» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Si erdhi deri tek ne Shqipja Dykrenare nė fushė tė kuqe ?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si erdhi deri tek ne Shqipja Dykrenare nė fushė tė kuqe ?

Mesazh nga Naki prej Mon 28 Mar 2011, 05:12

Nga Ilirjan Gjika - Historian
Njihet fakti se kėtė simbol ai e huazoi nga Muzakajt, duke e zėvendėsuar stemėn qė kishte trashėguar nga i ati, Gjoni. Ky i fundit pėrdorte si stemė figurėn e njė princi ose tė njė burri me flokė tė gjatė dhe togė (Gjin Varfi, Heraldika shqiptare, Tiranė, 2000, f. 27). Shqiponjėn dykrenore e kanė pėrdorur si simbol tė tillė edhe Arianitėt, Cernojeviēėt e Zetės, Lekė Dukagjini etj. Pėr herė tė parė nė histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjėn dykrenore shfaqet nė vitin 1451. Ajo paraqitet nė njė libėr uratash qė iu dhurua Skėnderbeut nga Alfonsi V
1. Sot ata shihen kudo, nė ēdo vend, kohė dhe stinė. I gjen pothuajse gjithandej nė aeroporte, porte, pika doganore, stadiume, institucione, shkolla, terrene sportive, tryeza pune etj. Flamurėt janė kėshtu simbole tė shtetit, kombit, organizatave, klubeve sportive, partive politike, si dhe tė nderit, lavdisė ushtarake, krenarisė sportive etj., megjithėse nuk janė gjė tjetėr veēse pėlhura qė mbartin trajta, pėrmasa dhe ngjyra tė caktuara, tė cilat kur vihet nė shtizė pėrfaqėsojnė e pėrēojnė kuptime tė simbolizuara. Secili flamur ka njė histori tė veēantė, pra njė "ditėlindje" tė tij.
Edhe flamuri ynė kombėtar ka nė vetvete njė histori tė gjatė dhe interesante, tė cilėn do ta zbulojmė pak e nga pak nė rubrikat e kėtij shkrimi.
I njohur ndėrkohė si flamuri shqiptar, ai bashkon nė vetvete shtatė milionė e mė shumė njerėz tė ndarė nė gjashtė shtete. I pėrbėrė prej shqiponjės sė zezė me dy krerė, me flatra tė shpalosura nė mėnyrė simetrike, brenda njė fushe tė kuqe, ai pėrfaqėson njė nga modelet e flamurit tė dikurshėm tė Bizantit.
2. Duke u futur thellė nė histori, mėsojmė se shqiponja ka qenė dikur nė periudhėn e Romės antike simbol i kėtij shteti. Edhe sot tė dyja klubet e njohura tė futbollit nė kryeqytet, Roma dhe Lacio, mbajnė pėrkatėsisht simbole antike, nga ku i pari ka si tė tillė kokėn e ujkonjės sė Kapitolit, ndėrsa i dyti njė shqiponjė tė kaltėr me krahė tė hapur.
Si simbol i Republikės romake, shqiponja u pėrdor pėr herė tė parė nga strategu i saj i shquar, Kaj Mari dhe mė pas nga Katilina, Pompei dhe Cezari. Ky i fundit pėrdorte si simbol tė tij shqiponjėn e artė tė vendosur nė njė fushė tė kuqe. Po kėshtu veproi me stemėn e Cezarit edhe nipi I tij, Perandori Oktavian Augusti, i cili u pasua mė vonė edhe nga Kostandini i madh. Me ndarjen e Perandorisė Romake nė vitin 395 nė dy pjesė, shqiponja u transformua me dy koka, duke simbolizuar njėra Perandorinė e Perėndimit me qendėr Romėn dhe tjetra Perandorinė e lindjes me qendėr Kostandinopojėn, (Bizantin). Ndėrkohė, Perėndimi u pushtua nga barbarėt nė vitin 476, duke humbur traditat mė tė vyera tė antikitetit, e bashkė me to edhe simbolin e tij. Ndėrsa Lindja vazhdoi tė jetojė edhe pėr 10 shekuj tė tjerė, duke e ruajtur kėtė simbol qė vinte qė prej kohėrave mė tė lavdishme tė Romės.
Formėn dhe ngjyrat e tij, flamuri bizantin i mori gjatė sundimit tė Justinianit (527-562), perandorit me origjinė ilire. Dukej se atij i pėlqente qė dy kokat e shqiponjės t’i identifikonte me vetveten dhe tė shoqen, perandoreshėn Teodora. Mė vonė, me kalimin e kohės, me anė tė martesave dhe dhėnies sė privilegjeve, Bizanti ia dhuroi simbolin perandorak fisnikėrisė sė kombeve, qė ishin integruar nė kėtė hapėsirė shumėkombėshe. Kėshtu ndodhi me princat rumunė, bullgarė, gjermanė, rusė, serbė, grekė dhe shqiptarė. Kjo ėshtė arsyeja qė kėtė simbol sot e pėrdorin njė duzinė popujsh e shtetesh, tė cilat dikur kanė pasur kontakte tė drejtpėrdrejta me Bizantin.
Duhet thėnė se sot flamuri bizantin shfaqet si simbol i Kishės Ortodokse, pasardhėse e drejtpėrdrejtė e Perandorisė sė Lindjes, Bizantit, ndėrsa njė kopje e tij ruhet nė njė nga manastiret e malit Atos nė Greqi, nė ngjyrat e tij origjinale: shqiponjėn e zezė me dy koka, tė vendosur nė njė fushė tė artė.
3. Njė nga njerėzit mė tė shquar tė kohės sė tij, nė Arbėrinė e shekullit XIV, ishte edhe princi Andrea II Muzaka. Me ndihmėn e Balshajve dhe aleatėve tė tjerė tė tij si: Arianitėve dhe Matrengėve, ai theu nė vitin 1371 nė betejėn e Kosturit, mbretin Serb Vukashinin, qė ishte zotėrues i Kosovės dhe Maqedonisė Perėndimore (Histori e Popullit Shqiptar. Tirane 2002, fq.294). Pas kėsaj fitoreje tė bujshme, Perandori bizantin, Joani i V-tė Paleolog, nė shenjė nderimi pėr kėtė fitore i konfirmoi Andrea Muzakės titullin e despotit (princit), duke i dhuruar stemėn perandorake bizantine, siē ishte shqiponja e zezė me dy krerė e me yll nė mes, vendosur nė fushė tė artė. Kėtė fitore despoti Andrea e pėrjetėsoi me ndėrtimin e Kishės sė Shėn Athanasit nė qytetin e Kosturit, nė afresket e sė cilės edhe sot mund tė shihet portreti i tij, anash sė cilit ėshtė pikturuar edhe shqiponja dykrerėshe, tė cilės Muzaka i shtoi sipėr edhe njė yll gjashtėcepash (P. Xhufi, Nga Paleologėt tek Muzakajt). Ky akt solli zėvendėsimin e emblemės sė hershme tė Muzakajve, e cila paraqiste njė burim qė shpėrthente nga toka dhe ndahej nė dy rrjedha, duke pasur njė pishtar nė mes, me stemėn perandorake Kėtė ndėrrim simbolesh, humanisti shqiptar Gjon Muzaka e pasqyron kėshtu nė memorien e tij tė titulluar “Historia dhe gjenealogjia e familjes Muzaka”, botuar nė Itali nė vitin 1510. "Duhet ta dini se qysh nga kohėt antike stema e derės sonė ka qenė njė krua i gjallė, i cili rridhte nė tokė me dy rrjedha nė dy anė. Pastaj kemi pasur shqiponjėn me dy krerė te kurorėzuar me njė yll nė mes". Ekzemplarė tė kėsaj steme ruhen po nė Itali, njėra nė kishėn e madhe tė Frankavilės nė Otranto tė Italisė, ku ndodhet epitafi i gdhendur mbi pllakėn e varrit tė despotit Gjon Muzaka, nė tė cilin lexohet. "I Plotfuqishmi Jezu tė falet kėtu Gjon Muzaka, i biri i Gjin Despotit, zot i Myzeqesė dhe i Epirit, qė nga qyteti i Bizantit trashėgoi shqiponjėn dykrenore qė mbante nė flamur". Edhe i dyti ndodhet nė altarin e Kishės sė Shėn Marisė sė Amalfit, nė Monopoli, ku lexohet njė tjetėr epitaf i varrit tė dom Thoma Muzakės, njė tjetri pinjoll tė kėsaj familjeje, qė emigroi kėtu nė vitin 1479 (P. Xhufi, Stema dhe familje fisnike nga Myzeqeja, Myzeqeja V, 1995).
Duhet theksuar se deri mė sot shumica e shqiptarėve mendojnė se flamuri i tyre ėshtė flamuri i Skėnderbeut, pa e ditur origjinėn e mėparshme tė tij. Edhe sot ne nuk e dimė me saktėsi se kur Skėnderbeu pėrdori si simbol tė shtetit tė tij shqiponjėn dykrenore. Njihet fakti se kėtė simbol ai e huazoi nga Muzakajt, duke e zėvendėsuar stemėn qė kishte trashėguar nga i ati Gjoni. Ky i fundit pėrdorte si stemė figurėn e njė princi ose tė njė burri me flokė tė gjatė dhe togė (Gjin Varfi, Heraldika shqiptare, Tiranė, 2000, f. 27). Shqiponjėn dykrenore e kanė pėrdorur si simbol tė tillė edhe Arianitėt, Cernojeviēėt e Zetės, Lekė Dukagjini etj. Pėr herė tė parė nė histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjėn dykrenore shfaqet nė vitin 1451. Ajo paraqitet nė njė libėr uratash qė iu dhurua Skėnderbeut nga Alfonsi V, Mbreti i Napolit, me rastin e nėnshkrimit tė traktatit tė Gaetės nė 26 mars 1451. (Gj. Varfi, Heraldika shqiptare, f. 32). Ai iu dorėzua ambasadorėve tė Skėnderbeut qė nėnshkruan kėtė traktat, peshkopit Stefan tė Krujės dhe at Nikola de Bergucit nga protonoteri i Alfonsit, Arnaldo Fonoleda. Simboli pėrfaqėsues i shtetit tė Skėnderbeut del pėrsėri nė njė katalog venecian stemash nė vitin 1463, kur Gjon Kastrioti, i biri i heroit, mori titullin "Fisnik i Republikės". (Akademia e Shkencės, Historia e popullit shqiptar, f. 434). Po kėshtu ky simbol ruhet i gdhendur nė varrin monumental tė Kostandin Kastriotit, ndėrtuar nė vitin 1500 nga gjyshja e tij, Donika, nė Kishėn e Shėn Marisė sė Engjėjve nė Napoli. Njėlloj si nė flamur, Skėnderbeu e pėrdori shqiponjėn dykrenore, me krahė tė ulur dhe yllin me gjashtė cepa sipėr, edhe nė vulėn e tij tė madhe, tė cilėn e pėrdorte nė dokumentet zyrtare. (Historia e popullit shqiptar, f. 433). Ndėrkohė, kur Kastriotėt u larguan nė Itali pas vdekjes sė tij nė 17 janar 1468, ata jo vetėm e ruajtėn simbolin e tyre, por e pėrdorėn gjerėsisht atė si stemė tė heraldikės sė tyre.
Sidoqoftė, nė gojėdhėnat e arbėreshėve, ky kumt mbeti i gjallė, thekson nė kujtimet e tij Eqrem Vlora, njė nga intelektualėt mė tė shquar shqiptarė tė shekullit XX. “Stemėn e mėsipėrme mbi varrin e nipit tė Skėnderbeut nė Kishėn e Shėn Marisė sė Engjėjve, nė Napoli, qė ishte shqiponja heraldike me njė yll tė bardhė e vezullues pesėcepash mbi tė dy krerėt”, e vendosėn midis viteve 1880-1895, Zef Skiroi e mė vonė Anselmio Sorekio, nė tė pėrmuajshmen e tyre arbėreshe dhe e botuan thuajse nė ēdo numėr. Kėtė emblemė si flamur tė Shqipėrisė, pas vitit 1900 e vė si simbol edhe Faik Konica nė tė pėrmuajshmen e tij, “Albania”, nė Bruksel. Nė shtator 1909, sė bashku me djelmėrinė e qytetit tė Vlorės unė organizova nė shtėpinė time shfaqjen e dramės “Pirrua” tė Mihal Gramenos, ku ngrita pėr herė tė parė flamurin shqiptar. Nė kohėn e kryengritjes sė malėsorėve katolikė nė vitin 1911, nė Cetinė, mbėrritėn vullnetarė arbėreshė pėr t’u bashkuar me kryengritėsit e qė pėr herė tė parė mbanin njė flamur kombėtar (Eqrem Bej Vlora, Kujtime, Tiranė, 2003, f. 313). Ngritja e flamurit vazhdon mė tej tregimin e tij Eqrem Beu (po aty, f. 313-314), ka njė histori tė tillė. E pra nė 28 nėntor kryeobjekti i ditės, flamuri si simbol i pavarėsisė me atė pakujdesinė shqiptaro-lindore ishte harruar. Pėr mė tepėr shumica nuk e dinte se si ishte ai, kurrkush mė pėrpara as e kishte parė, as e kishte mbajtur. Askush nė Vlorė nuk kishte flamur nė shtėpi. Shtetformuesit ranė nė hall dhe vėshtruan njeri-tjetrin tė hutuar. Atėherė ngrihet miku im Hydai Efendiu dhe thotė se nė dhomėn e gjumit tė Eqrem Beut varet nė mur njė flamur shqiptar i futur nė njė kornizė tė bukur. Dhe pyeti se a mund tė merrej pa qenė aty i zoti. Ismail Beu i dha leje dhe kėshtu flamuri qė dikur Don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht nė Paris, shtegtoi nė konakun fqinj dhe ra nė duart e Ismail Qemalit, i cili ia dorėzoi Murat Bej Toptanit me porosinė ta varte poshtė, ndėrkohė qė vetė qėndronte pranė nė dritare. Mijėra njerėz u mblodhėn nė kopsht duke brohoritur "Rroftė, rroftė!” Njė javė pas kthimit tim nė Vlorė ēova Murat Bej Toptanin dhe Hydai Efendiun tek Ismail Qemali, tė ma kthenin atė menjėherė sapo zonja Marigo Pozio, njė atdhetare e madhe demokrate, ta kishte qėndisur flamurin e ri.
4. Huan Pedro de Velasko, i vetėquajtur Don Alandro Kastrioti, ishte njė princ spanjoll. Njė stėrgjysh i tij kish qenė nėnmbret i Napolit dhe nė vitin 1600 ky fisnik ishte martuar me markezen Auleta Kastrioti. Me njė origjinė tė tillė, Don Alandroja, ish-ambasador i Spanjės nė disa vende tė Evropės, e shpalli veten nė fillim tė viteve 1900 pretendent tė fronit tė Shqipėrisė. Me famėn qė gėzonte, propagandėn dhe mjetet financiare tė shpenzuara prej tij, Alandro Kastrioti pati meritėn qė e bėri tė njohur problemin shqiptar nė qarqet politike evropiane. Diku nė vitin 1907, Eqrem Bej Vlora, njė nga kushėrinjtė e Ismail Qemalit dhe njėri prej personaliteteve mė tė shquara tė Shqipėrisė sė gjysmės sė parė tė shekullit XX, pati fatin tė vizitonte Don Alandron nė Paris (E. B. Vlora, Kujtime, Tiranė, 2003, f. 215). Takimin me kėtė "personazh tė ēuditshėm" ai e pėrshkruan kėshtu: “Don Alandro na ftoi pėr darkė nė vilėn e madhe si pallat, ku na njohu me shoqėrinė e lartė tė pranishme. Pasi pėrfundoi darka njė shėrbėtor solli njė kuti kadifeje tė kuqe mbi njė tabaka argjendi dhe e vendosi para don Alandros. Ai u ngrit dhe mbajti njė fjalim tė bukur... dhe pastaj hapi kutinė e kadifenjtė dhe nxori prej andej njė flamur shqiptar, njė shqiponjė e zezė dykrenore nė fushė tė kuqe dhe ma dha mua". Pesė vjet e ruajta kėtė flamur nė dhomėn e gjumit varur me njė gozhdė anash krevatit, derisa erdhi vėrtet dita qė kishte profetizuar don Alandroja. Krejt papritur e krejt rastėsisht ky flamur u ngrit vėrtet si simbol i Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Ndėrkohė qė nė publicistikėn historike vitet e fundit nė shtypin e shkruar kanė qarkulluar edhe dy hipoteza tė tjera rreth flamurit qė u pėrdor gjatė ceremonialit tė shpalljes sė pavarėsisė. E para thekson se flamurin e solli nga Bukureshti me Ismail Qemalin dhe grupin e patriotėve te tjerė shqiptarė, Spiridon Ilo. Ilo, firmėtar nė aktin e pavarėsisė thosh se, kushurira e tij Marigo Pozio, i qėndisi atij vetėm thekėt. Ndėrsa hipoteza e dytė thekson se flamurin e qėndisi Marigoja mbi vizatimin qė bėnė mbi pėlhurė patriotėt Petro Fotografi dhe dom Mark Vasa.
Duhet pranuar se ka ardhur koha qė shumė e shumė probleme hipotetike qė mbart historia jonė kombėtare tė sqarohen siē duhet. Kėshtu, mund tė themi nė mėnyrė tė argumentuar se flamuri ynė, pra "flamuri i Skėnderbeut", ėshtė trashėgimi e ndikimeve romako-bizantine nė Shqipėrinė e shekujve tė kaluar. I marrė nė trajtėn e njė difuzioni kulturor ai ruan edhe sot formėn e pėrgjithshme tė simbolit bizantin dhe vetėm ngjyrėn e zezė tė shqiponjės. Kjo e fundit ėshtė ridimensionuar me kalimin e kohės, duke marrė njė formė mė tė plotė e mė tė bukur, e cila i ka krijuar edhe origjinalitet tė veēantė. Flamuri i ngritur nė mėnyrė simbolike ditėn e 28 Nėntorit 1912 nė Vlorė, i cili kurorėzoi Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė ishte flamuri i Kastriotėve, i ruajtur prej tyre gjatė brezave dhe i sjellė nė Shqipėri nga Eqrem Bej Vlora, kushėriri i Ismail Qemalit. Ndėrkohė qė atdhetarja demokratike, zonja e respektuar Marigo Pozio, e pėrdori si model pėr ta riprodhuar flamurin zyrtar tė shtetit tė ri, flamurin e mėsipėrm. Kjo ėshtė shkurtimisht historia e flamurit tė Shqipėrisė, e simbolit tonė kombėtar.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi