» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Mr. Ukshin Hoti: FILOZOFA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mr. Ukshin Hoti: FILOZOFA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE

Mesazh nga Naki prej Thu 24 Feb 2011, 03:04

Tė dashur anėtarė dhe vizitorė tė faqes, nėpa mundėsi tė vehet nė flash libri i mr. Ukshin Hoti, po e vendosi nė disa pjesė.
Botimi i kėsaj vepre u realizua me pėrkujdesjen dhe bashkėpunimin e „Zėrit tė Kosovės“ Zvicėr
Shtėpia botuese
ROZAFA
Tiranė
U shtyp nė Tipografinė Ushtarake Tiranė, 1995
Nė vend tė parathėnies
Maikon Zeqo
Kam ndjerė njė tronditje tė madhe, tė pazakontė, tėrėsisht njerėzore, kur mė sollėn dorėshkrimin e kompjuterizuar tė librit "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare" tė Ukshin Hotit.
Kam ndjerė krenari tė vėrtetė duke e lexuar kėtė libėr.Kam pėrjetuar nė largėsi njė ndėrlidhje tė shumėfishtė, njė shqisim dhe pėrfytyrim universal dhe tė pashpėrbėrshėm me autorin, i cili ishte konvertuar fuqishėm dhe thellėsisht nė ēdo ind tė librit, nė kėtė pasaportė emblematike dhe tipike pėrfaqėsuese tė vetvetes dhe tė kombit qė e pėrfaqėson denjėsisht.Dhe kam besuar akoma mė shumė tek idetė e pavdekshme.Kam shpresuar te forca e pamposhtur e njeriut shqiptar.Kam parandjerė se historia nuk humb, nuk e asgjėson kurrė vetveten, nuk ėshtė vetėm njė vorbull e marrėzishme apo cikėl i pėrjetshėm humbjesh absurde, nuk ėshtė aspak njė "perpetuum mobile" ekzistencial i njė jete tė rreme, i njė kronologjie tė rreme, i njė statu kuoje fatale. Kam rigjallėruar vetėdijėn time.Kam luftuar dhe kam fituar mbi vetminė, mbi dėshpėrimin, mbi degradimin e neveritshėm, mbi kultet dhe mbi tabutė, mbi pėrēarjen e pėrbindshme, mbi mungesėn e stimuluar tė perspektivės, mbi vdekjen e programuar dinakėrisht dhe kafshėrisht tė kombit.Kam besuar jo vetėm tek idetė e pavdekshme, po akoma mė tepėr, tek interesat dhe tek tė drejtat e pavdekshme dhe tė patjetėrsueshme tė kombit.Kam kuptuar se humbjet janė tė pėrkohshme. Se disfatat potencialisht mund tė kthehen nė fitore.Kam analizuar edhe njė herė rrethanat antishqiptare pėr tė mėsuar se si mund tė kthehen nė shanse shqiptare. Se filozofia politike e ēėshtjes shqiptare buron nga filozofia e historisė shqiptare, e pashkėputur nga filozofia e historisė botėrore. Se kėnga funebre e mjellmės nuk mund tė jetė edhe kėnga e fluturimit tė lirė tė shqiponjės. Se vonesat historike mund tė jenė deri diku vonesa kalendarike po aspak edhe vonesa shpirtėrore e sidomos mendore. Se nė fundin e mijėvjeēarit tė dytė ne shqiptarėt nuk do tė kemi asnjė apokalips.Se mijėvjeēari i tretė ėshtė Shpresa e Madhe, me substancėn e shenjtė dhe ndjellandritėse tė realitetit.Libri i menēur dhe kurajoz i Ukshin Hotit ėshtė libri i njė tribuni popullor dhe kombėtar.
Ukshin Hoti, intelektual dhe politolog i klasit tė parė, njeri i kompletuar fuqishėm pėr nga dijet, pėr mė tepėr njė trim i pafrikshėm, ka shpalosur nė kėtė libėr kryetemėn vigane tė ēėshtjes shqiptare.Hoti nuk qėndis ornamente fjalėsh. Nuk bėn stolira tė kota retorikash luksoze e krejt tė padobishme.
Pėr Hotin ēėshtja shqiptare nuk ėshtė njė mit i rrugės. Po as edhe njė fantazi e kabinetit intelektual.Duke e lexuar kėtė libėr m'u kujtuan fjalėt e mrekullueshme tė dijetarit tė madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1636 shkruante: "Pėrkrahni lirinė e natyrshme tė njerėzve dhe diturinė e tyre me liberalitetin mė tė madh. Sepse vetėm kėshtu, -shton ai, -do ta paraqesin para syve tė tu tė vėrtetėn lakuriqe dhe tė panjollosur, sepse e vėrteta nuk ka nevojė tė lyhet dhe tė stoliset me fjalė tė bukura."350 vjet pas Frang Bardhit, Ukshin Hoti ecėn nė tė njėjtėn hulli tė filozofisė politike tė historisė.Ukshin Hoti e konsideron politikėn si njė modus operandi tė pashkėputur nga moraliteti historik dhe i perspektivės. Sipas Aristotelit, vėrtetė njeriu ėshtė "kafshė politike" po nė ato kushte dhe rrethana qė e realizojnė historinė, jo si njė zoologji instinktive, po si njė politikė mbikafshore dhe tėrėsisht njerėzore, pra tė kthimit tė kafshės nė njeri dhe jo tė njeriut nė kafshė, rrjedhimisht, tė politikės nė histori dhe jo tė historisė nė thjesht politikė.Politika si teori e njė pozitivizmi shkencor, si art, si funksionalitet, si tėrėsi kategorishė institucionale, ėshtė njė gjė jashtėzakonisht serioze dhe e rėndėsishme. Politika si operacionalizim i teorisė ėshtė e suksesshme nė raport tė drejtė me vėrtetėsinė racionale dhe vizionare tė vetė teorisė, nė pėrputhjen adekuate tė teorisė me realitetin. Sociologjia politike ka karakter progresiv, e kushtėzuar nga kėndshikimi, nga premisat dhe thelbi i socialitetit e i zhvillimit tė saj. Bota si politikė e njė hierarkie bizantine tė elitės nuk mund tė jetė edhe botė e njeriut kolektiv si popull, sepse homo politikus-i nuk mund t'i kundėrvihet e ta asgjėsojė homo homonis-in qė e parakupton edhe homo etnikus-in.Nocionet politike qė shpesh janė shumė relative dhe aspak tabu tė primitivitetit tė sė kaluarės, nuk mund tė jenė gjithmonė dhe in infinitus shtrat i Prokrustit. Nocionet politike burojnė nga historia e vėrtetė dhe jo nga historia e falsifikuar. Ato janė instrumente tė njeriut qė merret me politikė, pėr ta "asgjėsuar" njė ditė vetė politikėn, dmth., pėr ta bėrė atė tė panevojshme, mbasi kėshtu njeriu do ta realizojė vetveten si qenie e plotė njerėzore, pa qenė nevoja qė tė jetė vetėm qenie politike. Ky kuptim filozofik i politikės ėshtė i pėrjetshėm dhe i pakundėrshtueshėm.Ukshin Hoti e di mirė thelbin e politikės, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo tė llojit folklorik e tė vulgarizuar.Ukshin Hoti nė analizat e tij tė guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike nė optikėn shqiptare, por edhe nė atė globale-botėrore. Pėr tė bota evro-amerikane nuk duhet t'i kundėrvihet ēėshtjes shqiptare, pavarėsisht nga pengu tragjik i sė kaluarės, pavarėsisht nga luhatjet dhe marrėzitė e sotme tė politikave tė liderėve tė pėrkohshėm shqiptarė.Ukshin Hoti e shtjellon tezėn e njė demokracie autentike, si tezėn e njė integrimi universal, ku nuk zhduket dhe nuk humbet identiteti i kombit shqiptar, po afirmohet nė bazė tė njė tė drejte ndėrkombėtare tė pėrbashkėt pėr tė gjitha subjektet etnike tė botės, ashtu siē ka njė barazi funksionale pėr elementet e gjuhės tė garantuara pėrjetėsisht nga njė gramatikė e brendshme e padeformueshme. Demokracia autentike ėshtė njė gramatikė e lirisė dhe e dinjitetit, e kulturės, por edhe e kulturave, e sė veēantės, por edhe e sė tėrės. Nė njė Evropė, apo nė njė botė dialogjike, kombi shqiptar nuk ka pse tė jetė shurdhmemec, njė komb handikapat, ose njė manekin i skenės.Historia politike e fundit tė shekullit XX me bipolarizimin, me prishjen e Murit tė Berlinit, me projektin e Evropės sė Bashkuar etj., ėshtė nė fakt njė materie e gjallė pėrplot kontradikta. Naiviteti nė tė kuptuarit e kėtyre kontradiktave ėshtė i pafalshėm. Kėto kontradikta duhet tė na e mprehin vetėdijen akoma mė shumė ne shqiptarėve. Nuk mund tė jetė dhe nuk ka liri themelore tė njeriut pa lirinė e tij etnike. Tė drejtat civile nuk i mohojnė tė drejtat qė e strukturojnė kėtė liri etnike. Nė kėtė kuptim, demokracia e nėnkupton atdhetarizmin dhe atdhetarizmi ėshtė shprehje e demokracisė, nė atė masė qė lejon tė realizohet liria e lirive tė njeriut dhe tė kolektiviteteve etnike tė secilit njeri nė botė.Kombi shqiptar ėshtė i pjesėtuar padrejtėsisht nė struktura shtetėrore tė huaja dhe tė ndryshme, duke qenė de facto njė subjekt etnik i papjesėtueshėm dot.Ky komb po e pėrjeton nė imagjinatė atė qė kombet tjera e kanė realizuar prej kohėsh. Po duke qenė njė komb si tė gjitha kombet tjera, shqiptarėt nuk kanė pse tė pėrjetojnė gjithēka vetėm nė imagjinatė.Lufta e kombit shqiptar pėr liri nuk ka pse tė instrumentalizohet si njė luftė me terma fetarė midis kristianizmit ortodoks serb dhe muslimanizmit fundamentalist shqiptar. Kjo gjė ėshtė njė absurditet.Te shqiptarėt, ku ekziston njė pluralitet feshė, nuk ka ekzistuar ndonjėherė njė fetarizėm i lidhur me qenien etnike. Fundamentalizmi fetar pėr shqiptarėt ėshtė njė shpikje **---** dhe e kotė. Nga ana tjetėr, teoria e njė protektorati ndėrkombėtar mbi Kosovėn ėshtė e papranueshme nga Karta e OKB-sė, ku tė paktėn juridikisht nuk njihet asnjė formė e kolonializmit, sepse nuk pėrputhet me parimet universale tė tė drejtave tė njerėzve dhe tė kombeve.Njė Serbi qė e mban tė pushtuar Kosovėn nuk ėshtė as vetė e lirė. Liria e vėrtetė e Kosovės ėshtė njė premisė themelore edhe pėr lirinė e vėrtetė tė Serbisė. Kosova pėr Serbinė ėshtė kulti i robėrisė sė vetvetes, nėse nuk bėhet shans i lirisė dhe i evropeizimit tė saj tė ardhshėm.
Politika shqiptare e njė rezistence pasive ėshtė njė degradim dhe falsifikim i vetė gandizmit, i cili ēoi nė pavarėsinė e Indisė. Rezistenca si afirmim ėshtė e ndryshme nga rezistenca nė heshtje e humbjes sė personalitetit.Pėr Ukshin Hotin kompleksi i inferioritetit tė kombit shqiptar ėshtė njė fatalitet qė duhet kapėrcyer. Nuk mund tė ketė histori tė shqiptarėve tė bėrė nga tė tjerėt, po ka histori tė shqiptarėve tė njohur mė nė fund nga tė tjerėt.Nga kompleksi i inferioritetit kombi shqiptar ka pėsuar disa herė disfata gjatė historisė dhe e ka viktimizuar vetveten.Nga kompleksi i inferioritetit humbet perspektiva dhe tabuizohet statukuoja.Nga kompleksi i inferioriteit nuk do tė ketė asnjėherė kapėrcim tė Rubikonit nė historinė tonė, qė ėshtė njė kapėrcim nga ferri nė purgatorin e njė tė ardhme mė shpresėndjellėse.Prandaj ky libėr me plot argumente ėshtė kundėr kompleksit tė inferioritetit.Prandaj ky libėr ėshtė njė pasqyrė morali pėr secilin nga ne, njė monument sigurie dhe vetėdieje.Ukshin Hotin kam pasur rastin ta njoh mė 23 nėntor tė vitit 1992 nė Tetovė gjatė njė tubimi mbarėkombėtar pėr ēėshtjen shqiptare. Ai ishte me trupin plot plagė nga tė rrahurat e policisė serbe. Po erdhi nė tubim, sepse nė tė shihte njė shprehje tė ideve tė tij politike dhe tė jetės.Sot Ukshin Hoti ėshtė i burgosur. Por qė nga burgu, ai na i dėrgon akoma mė i plotfuqishėm dhe madhėshtor mesazhet e tij tė urta dhe afatgjata.Ai ėshtė njė intelektual i martirizuar dhe kjo ka njė kuptim tė vėrtetė dhe tė madh. Ėshtė vetė kombi shqiptar njė komb i martirizuar. Pėr ēdo intelektual shqiptar, tė veshur me kėmishat ceremoniale tė konferencave tė shtypit, tė masmedias, tė mjediseve moderne tė aeroporteve dhe tė hoteleve luksoze, imazhi i kėtij tė burgosuri ėshtė njė thirrje pėr ballafaqim moral dhe shpirtėror.
Vetėdija e tyre duhet tė bashkohet me vetėdijen e tij pėr tė mos u tjetėrsuar.Historia nuk e pranon asnjė lloj alibie, qoftė e formuluar mjeshtėrisht, si truket e prestidigjitatorėve tė paarritshėm. Historia ėshtė mbi individėt, dhe individėt bėhen tė saj nė atė kuptim kur ata shndėrrohen nė histori.
Ukshin Hoti ėshtė shndėrruar tashmė nė histori.
Moikom Zeqo, Durrės, 12 qershor 1995
(VIJON....)

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti: FILOZOFA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE

Mesazh nga Naki prej Thu 24 Feb 2011, 03:14

PJESA E PARĖ
KOSOVA DHE EVROPA
1. PĖR NJĖ QASJE SHKENCORE TĖ POLITIKĖS NĖ KOSOVĖ
Nė qoftė se pėrdorimi i nocioneve nė jetėn e pėrditshme ėshtė i lidhur me dukuri tė njė rėndėsie tė caktuar shoqėrore, atėherė nuk ėshtė krejt njėsoj se ē'do tė nėnkuptohet realisht me to. Pėr shumicėn e tyre supozohet se janė tėrėsisht tė njohura, por njė analizė pak mė e thelluar e pėrmbajtjes sė tyre nuk e pėrjashton mundėsinė e konstatimit tė kundėrt, vetėm pjesėrisht tė saktė, ose edhe tė manipulimit tė qėllimshėm me pėrmbajtjen e tyre. Pėr kėtė shkak, por edhe pėr shkaqe tė tjera tė lidhura me temėn nė shqyrtim, nuk do tė ishte i tepėrt precizimi i vetėm disa prej tyre, si p.sh. i termave: "politikė", "politikė e jashtme /e brendshme", "politikė ndėrkombėtare", "Evropė", etj., tė cilat nė kontekst tė rrethanave ekzistuese apo tė ndryshuara, nė kontekst tė qėllimit tė zhvillimit tė proceseve dhe tė paraqitjes sė dukurive tė caktuara, nuk mund tė kenė domethėnie tė njėjtė e statike. Nė tė vėrtetė, analiza e pėrdorimit tė tyre nė kontekstin e dhėnė shoqėror do tė ishte me rėndėsi tė shumėfishtė, por pėr shkak tė qėllimit tė parashtruar tė temės, vetėm pjesėrisht mund tė pėrqėndrohemi nė tė, duke filluar nga supozimi se ėshtė nė dobi tė shtjellimit tė saj (d.m.th. tė temės) dhe jo me qėllim tė shkoqitjes sė kuptimeve dhe tė nėnteksteve qė do tė dilnin nga njė analizė e tillė. Nga ana tjetėr, vėshtirėsitė nė precizimin e termave politikė janė tė lidhura me faktin se si ligjshmėritė e zhvillimit shoqėror, ashtu dhe dukuritė qė i pėrcjellin ato, kurrnjėherė nuk manifestohen drejtpėrsėdrejti, por tėrthorazi. Pėr disa nga kėto dukuri nuk ekzistojnė terma adekuatė jo vetėm nė gjuhėn shqipe, por edhe nė gjuhėt tjera me tė cilat shėrbehemi mė sė shpeshti. Ndėrkaq, pėr dukuritė tjera qė nuk ekzistojnė tek ne, kemi huazuar fjalė tė huaja, por shumė herė pa e precizuar kuptimin e tyre. P.sh. dukuria e ndarjes sė shoqėrisė indiane nė kasta nė kuptimin burimor nėnkupton rregulla tejet tė formalizuara tė raporteve midis tyre; pjesėtarėt e kastave tė ndryshme p.sh., nuk guzojnė as tė preken nė mes tyre. Kėsaj fjale tek ne mė sė shpeshti i jepet kuptimi i shtresės, fjalė sė cilės megjithatė i mungon rigoroziteti i fiksimit tė raporteve tė cilat i nėnkupton shprehja "kastė" e Indisė. Mirėpo, vėshtirėsitė mė tė mėdha lidhen me faktin se subjektet politike, gjatė fazave tė ndryshme tė zhvillimit tė ndonjė procesi ose tė paraqitjes sė ndonjė dukurie, duke e synuar kontrollimin e tyre, me metoda tė ndryshme dhe pėrmes mjeteve tė komunikimit, qėllimisht ua ndryshojnė kuptimin fjalėve dhe ua japin pėrmbajtjen qė u pėrshtatet interesave tė tyre nė momente tė caktuara politike. Shembuj tė kėtillė ka mjaft. E tėrė historia politike e cilitdo vend nė botė ėshtė e mbushur me fakte tė tilla. Mirėpo ėshtė detyrė e linguistėve qė tė gjejnė nė gjuhėn shqipe fjalė adekuate pėr tė shėnuar dukuri tė veēanta politike. Pėr kėtė shkak kėtu do tė pėrqendrohemi nė nocionet mė me interes pėr temėn tonė nė shqyrtim.
"Zoon-politikon"- Politika - strukturė e qenies sė njeriut
Termi i shquar i Aristotelit "zoon" (gr.-kafshė) e nėnkuptonte pjesėtarin e polisit (qytetit antik grek). Ky pjesėtar kishte tė drejtė tė merrte pjesė nė rregullimin e punėve tė polisit-shtet. Rregullimi i punėve nė polisin antik ishte i gjithėmbarshėm dhe gjithėpėrfshirės. Prandaj njė gjė e tillė nėnkuptonte qė etika, politika dhe ekonomia tė shkonin bashkė, d.m.th. tė ishin njė. Njeriu, natyrshėm, ishte qenie shtetėrore pėr tė cilin konvergimi me shtetin ishte gjithmonė karakteristik si njė "strukturė me rėndėsi e qenies" (shih Vilfred Röhrich -W.D. Narra, Politika kao znanost, Zagreb, 1989, f.28). Me fjalė tė tjera, njeriu antik i kohės sė Aristotelit, nė polisin (qytet-shtetin) e tij e gjente formėn e ekzistimit tė mundshėm, mė tė sigurt, formėn e realizimit tė tij si njeri. Mirėpo ai kėtė e bėnte spontanisht. Nė kėtė mėnyrė ai e kishte ndjekur karakterin e tij, njė veti natyrale njerėzore. Shumė mė vonė Hegeli, spontanitetin e tillė tė konvergimit tė njeriut me shtetin, do ta ngriste nė nivelin e aktit tė vetėdijshėm, dhe njeriu (d.m.th. ai i Hegelit), do ta realizojė veten nė organizimin e shtetit ideal borgjez. Ndėrkaq te Marksi shteti i tillė do tė shuhet nė "perandorinė e lirisė" tė "ēliruar nga detyrimi i punės (mbretėria e domosdosė)" dhe njeriu i realizuar nė kėtė mėnyrė nuk do tė ketė nevojė pėr politikė, sepse ai vetė do tė jetė politikė. Kjo pikė e botėkuptimit tė Marksit do tė tregohet nė praktikė si utopi dhe do tė cilėsohet si e tillė. Mirėpo realizimi i plotė i njeriut nė shtet pėr tė gjithė teorikėt, pavarėsisht nga synimet e tyre, akoma mbetet utopi. Konvergimi i njeriut me shtetin te Aristoteli p.sh. nuk e nėnkuptonte kategorinė e skllevėrve, sikundėr qė tek Hegeli liberalizmi borgjez mbetet i kufizuar. Megjithatė, politika dhe ekonomia edhe mė tutje do tė shkojnė sė bashku. Njė sociolog gjerman kėsaj do t'i japė kuptim praktik: "Autoriteti, fama ose prestigji i shtetit, -thekson ai, -ndikojnė ekonomikisht nė mėnyrė produktive" (shih Alfred von Martin, Sociologie der Renaissance...Frankfurt am Wein, 1949). Kjo e shpjegon njėherit edhe dukurinė negative tė pranishme nė shoqėritė bashkėkohore nė zhvillim kur politika vihet nė funksion tė pasurimit privat tė bartėsve tė saj dhe konsiderohet si rrugė e lehtė pėr "t'u bėrė i famshėm".
Politika - intelekt llogaritės dhe talent profesional
Nė kohėn e Rilindjes (Renesancės), mbisundonte bindja se aftėsia e njeriut konsiston nė superioritetin e arsyes mbi ekzistencėn, besim i cili pastaj e pėrcaktonte edhe luftėn si shkencė dhe si mjeshtri (Makiaveli psh., herė-herė kishte qenė strateg ushtarak nė qytetin e tij tė lindjes). Besimi i tillė e karakterizonte epokėn borgjezo-tregtare e cila politikėn e konsideronte si ēėshtje tė intelektit llogaritės dhe tė talentit profesional (Röhrich-Narra, vep.cit.f.29). Intelekti i kėtillė llogaritės duhej tė vihej nė shėrbim tė pasurimit tė tregtarėve qė e pėrbėnin bėrthamėn e borgjezisė sė ardhme. Ndėrkaq, talenti profesional duhej tė vihej nė funksion tė zgjerimit tė qyteteve tregtare. Kjo e presupozonte kuptimin e politikės si shkencė, mjeshtėri dhe aftėsi nė funksion tė forcimit tė pozitės sė qyteteve tregtare dhe tė tregtarėve si klasė nė forcim e sipėr.Pragmatizmi i tillė politik dhe tė kuptuarit pragmatik tė politikės te Hobsi nė shek. XVII e merr formėn e pushtetit, si kategori qendrore e politikės. Meqenėse tė drejtėn natyrale e definon si shumė tė tė drejtave tė pakufizuara tė individit, atėherė, sipas Hobsit, ėshtė e natyrshme qė individėt tė bien nė konflikt me njėri-tjetrin ("Homo homini lupus est"). Pasi qė gjendja e tillė do tė rezultonte nė kaos, individėt e lidhur me kontratė heqin dorė vullnetarisht nga tė drejtat e tyre (sė paku nga njė pjesė e tyre) nė favor tė shtetit. Nė kėtė mėnyrė, subjektet i nėnshtrohen pushtetit tė vetėformuar qendror. Kėshtu mė nė fund shteti mund tė shndėrrohej nė njė "lidhje politike" (verband). Qė prej kėndej, nocioni i politikės lidhet me pushtetin i cili pėr Maks Veberin do tė thotė "shans qė personat e caktuar t'i binden urdhėrit me pėrmbajtje tė caktuar". Ndėrkaq, "pushteti, -pėr Veberin, -ėshtė fuqi legjitime nė harmoni me tė drejtėn". Ai mbėshtetet mbi "pajtueshmėrinė mbi legjitimitetin". Pėr ndryshim nga kjo, fuqinė ose forcėn e pastėr e definon si "ēdo shans ose mundėsi qė brenda njė raporti social tė imponohet vullneti i njeriut edhe pėrkundėr rezistencės" (M.Weber Wirtschaft und Geselschaft", Tübingen, 1976,f.556).
E vėrteta e kohėshme (kohėsisht e pėrcaktuar) e shkencės
Botėkuptimi i tillė i politikės si intelekt apo shkencė nė funksion tė interesave tė caktuara mbėshtetet mbi funksionin e politikės si shkencė qė nė fillim tė konstituimit tė saj. Ishte e lidhur me raportin e njeriut ndaj natyrės, ose me pėrpjekjet e tij qė ta kontrollojė natyrėn. Mirėpo nė kėtė funksion, d.m.th. tė mbizotėrimit tė natyrės nga ana e shoqėrisė, vetė zhvillimi i shkencės dhe i teknologjisė e ka rrezikuar natyrėn: e ardhmja tani paraqitet si "obligim i sjelljes kolektive dhe i politikės moderne". "Nuk ėshtė e mundur as tė paramendohet, -konstatojnė Röhrih dhe Narra, -se ēfarė vdekje masovike dhe vrasje masovike do tė shkonte me njė situatė tė tillė pas thirrjes: -le tė shpėtojė kush tė mundet! (Röhrich-Narra, vep.cit.f.6). Ajo qė e ka mundėsuar njė zhvillim tė tillė negativ tė gjėrave, qė e ka reduktuar politikėn nė intelekt tė ftohtė llogaritės e pa ndjenja, sipas disa teorikėve dhe filozofėve ėshtė vetė funksioni i pavarėsuar i zhvillimit tekniko-shkencor. Kėtė pavarėsim tė funksionit tė shkencės gjatė procesit tė zhvillimit tė saj e vė re sidomos Maks Horkhaimeri. Atij i duket se ėshtė me rėndėsi vetėm kompleksi funksional i shkencės pėr tė konstatuar se "ajo qė zakonisht merret si qėllim -lumturia e individit, shėndeti dhe pasuria, -domethėnien e vet e fiton ekskluzivisht nga mundėsia qė tė bėhet funksionale". Funksionalitetin e tillė tė dijes megjithatė e vė nė funksion tė prodhimit material dhe shpirtėror (shih Maks Horkhaimer, Zur Kritik der instrumentellen Vernunft, Frankfurt a/M.1967.f.94). Kėtė e kishte bėrė mė parė edhe Marksi: "Ai vetė (d.m.th., njeriu) pėrkundrejt materies, nė natyrė paraqitet si fuqi natyrale" (Kapitali-I). Mirėpo, pa marrė parasysh shkakun, mbetet fakti se zotėrimi me sendet, me natyrėn, qė njėkohėsisht ėshtė edhe zotėrim me njerėzit, nė kohėn moderne, "godet prapa mbi qenien dhe mbi vetėdijėn e njerėzve" (Max Horkheimer und Theodor Adorno, Dialektik der Autklärung, Amsterdam 1947, f.56, dhe nė pėrkthimin serbokroat: Dijalektika prosvetiteljstva, Sarajevo, 1974, f.54) Goditja e tillė prapa nė kohėn e sotme manifestohet si frikė nga "vdekja masovike" dhe nga "vrasja masovike" tė cilat rezultojnė nga fakti se nė njėrėn anė ėshtė plaēkitur planeti, pėr shkak tė tendencės sė vazhdueshme pėr ndėrtimin e shoqėrisė sė mirėqenies, dhe nga ana tjetėr, pėr shkak se shumica e njerėzimit ėshtė reduktuar nė nivel tė ekzistencės. Andaj njerėzimit nė tėrėsi i kanoset edhe natyra (qė ajo tė mos e diktojė urdhėrin e saj dhe t'i kundėrshtojė kėrkesat e tepruara) d.m.th. duke "komanduar" ndonjė katastrofė ekologjike, por edhe eksplozioni demografik, si pėrgjigje ndaj sė cilės do tė rezultonte lufta totale, ose "vrasja masovike". Politika si shkencė (intelekt) ėshtė dashur ta vinte drejtpeshimin, por me njė zhvillim tė tillė tė pavarėsuar ėshtė shndėrruar edhe vetė nė njė "mendje instrumentale" duke e ndarė fatin e shkencės nė tėrėsi nė funksion tė profitit, sepse racionaliteti teknik ėshtė tretur nė racionalitetin e vetė zotėrimit me natyrėn dhe me njerėzit. Ky aspekt i politikės dhe i shkencės nė tėrėsi do tė mund tė quhej cinizėm i intelektit, po tė jetė i detyruar qė nė plan tė gjerė tė instrumentalizohet nė funksion tė dominimit me njeriun e jo nė funksion tė ēlirimit tė tij. Lufta e tanishme nė Gjirin Persik mund ta ilustrojė mjaft mirė kompleksitetin e ēėshtjes. Kėtu aspekti i politikės si intelekt, shkencė, ėshtė materializuar nė disa drejtime: 1) si mundėsi e programimit tė luftės pėr arritjen e qėllimeve tė caktuara nga ana e tė dy palėve. Pėr amerikanėt dhe aleatėt e tyre detyrimi i Irakut qė tė tėrhiqet nga Kuvajti, esencialisht do tė thotė mėnjanim i rrezikut potencial pėr humbjen e kontrollit mbi burimet e naftės, por edhe pėr shndėrrimin e arabėve dhe tė islamizmit nė tėrėsi nė faktor tė politikės botėrore. Pėr Irakun, detyrimi i amerikanėve dhe i aleatėve tė tjerė qė ta akceptojnė si tė tillė, do tė thotė pikėrisht atė qė ata mė sė shumti i druhen; 2) si teknikė dhe teknologji e avancuar ushtarake, duke i pėrfshirė edhe strategjitė e avancuara pėr arritjen e qėllimeve tė theksuara; dhe 3) aspekti cinik i ēėshtjes konsiston pikėrisht nė faktin se qė tė dy palėt janė tė vetėdijshme pėr rrjedhimet eventuale globale, edhe nė plan tė natyrės, edhe tė njerėzimit: nė plan tė natyrės, vėnia e zjarrit burimeve tė naftės, qoftė nga ana e Irakut (me qėllim tė pamundėsimit tė invadimit) qoftė aksidentalisht, nga ana e amerikanėve (pėr shkak tė bombardimeve) doemos do tė rezultonte nė ērregullime ekologjike tė natyrės pėrmasash tė tilla eventuale qė do tė mund t'i ndjente gjithė njerėzimi. Mirėpo njė cinizėm akoma mė i madh ėshtė programimi i pėrllogaritur i viktimave nė ushtarė. Qysh nga fillimi i luftės amerikanėt i kanė porositur 16000 thasė najloni pėr transportimin e kufomave. Irakianėt nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė, por megjithatė, zgjedhja e alternativės sė luftės prej tyre do tė thotė se edhe ata qė nė fillim kanė kalkuluar me numra tė kufizuar apo tė pakufizuar viktimash pėr arritjen e qėllimeve tė caktuara politike. Nė kėtė mėnyrė, politika si intelekt llogaritės ka ardhur nė shprehje si intelekt llogaritės i luftės, dhe pikėrisht ky ėshtė aspekti cinik i ēėshtjes. Mirėpo ky shembull njėherit tregon edhe se politika, si intelekt llogaritės e si shkencė, ėshtė nė funksion tė qėllimeve tė forcave dominante nė shoqėri, bile edhe nė funksion tė krijimit tė sė vėrtetės si e vėrtetė e dhėnė, sepse e vėrteta mbi luftėn nė Gjirin Persik "do tė varet" nga zhvillimi i proceseve pas pėrfundimit tė saj. Duke e spikatur kėtė veti tė politikės si shkencė e angazhuar, Theodor Adorno do tė konstatojė se e vėrteta nė pėrgjithėsi ėshtė "e kohėshme", d.m.th. kohėsisht e pėrcaktuar.
Me fjalė tė tjera, sipas botėkuptimeve tė theksuara mė lart, e vėrteta shkencore ėshtė ajo qė, jo vetėm zbulohet, por edhe qė krijohet gjatė procesit tė njohjes. Maks Horkhaimeri dhe Theodor Adorno nė "Dialektikėn e Iluminizmit" e bėjnė pėrshkrimin e historisė si luftė midis njeriut dhe natyrės, por nė lidhje me tė njohurit, shkencėn: "Njeriu i shkencės i njeh gjėrat pėr aq sa mund t'i ndėrtojė". Gjatė ndėrtimit tė tyre, qenėsia e gjėrave shkencėtarit i zbulohet si substrat i sundimit: "Ēdo tentativė qė me thyerjen e natyrės tė thyhet edhe detyrimi (dhuna) vetėm sa e detyron tė bjerė edhe mė thellė nė tė. Kėshtu kaloi udhėtimi i qytetėrimit evropian. Abstraksioni, vegėl e iluminizmit, pėrkundrejt objekteve tė veta qėndron si fat, nocionin e tė cilit e ka fshirė: si "likuidim". Qytetėrimi nė kėtė mėnyrė u shndėrrua nė "fitore tė shoqėrisė mbi natyrėn e cila gjithēka e shndėrroi nė natyrė tė thjeshtė" (shih Horkhaimer-Adorno, vep.cit., pėrkthimi serbokroat. f.54). Pėr ndryshim nga Kanti, pėr tė cilin iluminizmi e kishte kuptimin e ēlirimit tė njeriut nga frika dhe e shndėrrimit tė tij nė zotėrues tė sendeve, pėr Adornon, mendimi nė rrugė e sipėr prej mitologjisė nė logjikė "e ka humbur elementin e refleksionit mbi veten". Pėr kėtė shkak ai manifestohet nė formė tė makinės, si logjikė e makinės...nė procesin automatik i cili zhvillohet nė mėnyrė vetėvepruese". Andaj iluminizmi, nė mungesė tė refleksionit, tregohet si iluminizėm i pavetėdijshėm. Nga kjo gjė logjikisht rrjedh se atij i duhet kthyer refleksionin si njohuri e vetvetes e cila e ēliron njeriun nga vartėsia mbi hipostaziminė e fotografive" (Jürgen Habermas, Technik und Wissentschaft als Ideologie, Frankfurt a/M.1970.f.159 ose "Tehnika i znanost, kao Ideologia" Zagreb, 1968,f.122)) por edhe e ndryshon jetėn. Ndėrkaq autorefleksioni ėshtė njė akt qė e ndryshon jetėn dhe e paraqet lėvizjen e emancipimit e cila nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveē se njė "shprehje pėr atė qė quhet diferencim antropologjik. "Gjendja e tillė e jo-diferencimit antropologjik (njeriu-pjesė e natyrės) e nėnkupton jo-identitetin e njeriut qė manifestohet nė veprimet e tij. Ajo paraqitet nė shkencė me kėrkesėn mbi tė vėrtetėn e cila presupozon "tė dhėnėn ekzistenciale tė sė pavėrtetės" (shih Röhrich-Narra, vep. cit.f.10) por vetėm nė kuptim tė dukjes, aparencės, e cila duhet zbuluar nė interes tė emancipimit. Nga ky aspekt, shkenca ėshtė gjurmim racional i lidhjeve midis qenies dhe aparencės. Detyra e saj konsiston nė faktin qė aparencėn empirike tė mos e marrė pėr qenie. Pėr kėtė shkak, e vėrteta shkencore duhet tė pėrfitohet me pėrpjekje kėmbėngulėse tė njohjes sė pėrcaktimeve tė objektit tė dhėnė. Gjurmimi pėr tė vėrtetėn bėhet gjithmonė nė rrethana konkrete historike. Mirėpo kėmbėngulja nė racionalitet do tė thotė se e vėrteta shkencore nuk ėshtė njė ēėshtje e ndriēimit momental, por ēėshtje e punės mbi objektin qė duhet njohur. Pėr kėtė shkak e vėrteta shkencore, ose tė njohurit, mund tė ndryshohet, prandaj ajo ėshtė e kohėshme, (kohėsisht e pėrcaktuar). Interesi pėr emancipim ėshtė me rėndėsi pėr shkencėn politike e cila duhet t'i vė nė dukje kundėrthėniet midis nevojave tė individit dhe rendit shtetėror ekzistues... tė "zbulojė faktorėt qė e pengojnė iluminizimin (vetėdijėsimin) e individit mbi nevojat e veta" (shih Röhrich-Narra, vep.cit.f.11-12). Nė relacionet tona edhe njė shembull tjetėr do tė mund ta ilustronte kompleksitetin e ēėshtjes: Akademia e Shkencave Serbe nė fillim tė viteve '80 e shpalli, ndonėse jo nė mėnyrė tė rregullt, memorandumin e saj tė mirėnjohur mbi pozitėn e Serbisė nė federatėn jugosllave dhe mbi nevojėn pėr ndryshimin e asaj pozite nė raportet federale tė Jugosllavisė. Ajo pra, e bėri vetėdijėsimin (iluminizimin) e opinionit serb mbi pozitėn e supozuar inferiore tė Serbisė nė ato relacione. Nė frymėn e botėkuptimeve tė theksuara, ajo e bėri krijimin e njė tė vėrtete shkencore me tė cilėn synohej krijimi i sė vėrtetės tjetėr -ndryshimi i raporteve nacionale nė favor tė saj dhe nė disfavor tė shqiptarėve. Nė kėtė mėnyrė intelekti politik i Serbisė u vu nė funksion tė interesave partikulare tė kombit tė vet, ose tė njė pjese tė atij kombi, dhe jo nė funksion tė zgjidhjeve optimale pėr tė gjithė pjesėtarėt e federatės jugosllave. Kėtė pastaj e bėnė edhe tė tjerėt me opcionin mbi zgjidhjen konfederale tė krizės. Sikur Kosovės tė mos i sigurohej statusi i Republikės, i njėjtė me republikat tjera, atėherė praktikisht do tė argumentohej cinizmi i paparė dhe i padėgjuar i politikės si intelekt jugosllav. Kjo do tė thoshte se me Kosovėn ėshtė manipuluar gjatė 10 viteve tė plota pėr t'i realizuar qėllimet qė nuk kishin tė bėnin fare me tė. Kjo pastaj do ta kishte kuptimin e njė vulgarizimi ekstrem tė politikės nė funksion tė interesave partikulare. Mirėpo politika nuk mund tė qėndrojė si e tillė dhe nuk do tė ngjajė ashtu.
(VIJON...)

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti: FILOZOFA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE

Mesazh nga Naki prej Wed 21 Jan 2015, 19:21

Politika si nėnė e shkencave
 Ēdo e vėrtetė shkencore, qoftė "e kohėshme" ose jo, sikurse dhe ēdo shkencė, ėshtė nė
funksion tė diēkafit, ose nė funksion tė interesave tė caktuara. Shkenca, apo shkencat politike,gjithashtu nuk bėjnė pėrjashtim nga njė rregull i tillė. Natyrėn dhe karakterin e interesave tė tilla nuk e pėrcakton shkenca por raporti i forcave, vetė bartėsit e atyre interesave. Meqenėse politika ka tė bėjė me rregullimin e punėve shoqėrore (tė hetojė raportin midis aparencės dhe qenėsisė sė gjėrave nė dobi tė emancipimit) atėherė ėshtė e kuptueshme (deri diku) qė shumica e njerėzve e identifikojnė shkencėn me mjeshtėrinė politike. Nė raste tė tilla harrohet se politika ėshtė lėndė me tė cilėn merret shkenca politike. E vėrteta "e kohėshme" e politikės shndėrrohet nė objekt sundimi tė sė vėrtetės shkencore tė shkencės politike.
 Politikėn si veprimtari shoqėrore Adolf Bibiēi e definoi si "veprimtari shoqėrore...qė ka tė
bėjė me rregullimin e pozitės sė njeriut dhe tė elementeve strukturale tė shoqėrisė sė bazuar mbi ndarjen shoqėrore tė punės". Veprimtaria e tillė nė shoqėritė klasore para sė gjithash e rregullon pozitėn e klasave nė "raportin e pėrgjithshėm tė prodhimit". Nė qoftė se njė gjė e tillė rregullohet pėrmes shtetit "atėherė ėshtė fjala pėr politikėn nė kuptimin e ngushtė, nė qoftė se subjektet e kėsaj veprimtarie janė ēfarėdo, mendohet pėr politikėn nė kuptimin e gjerė "(shih A.Bibiē, Politicka Znanost, Predmet i Sustina, Hrestomatija Politicke Znanosti, Zagreb,1971). Nga kjo del se komponenta kryesore, e cila lejon qė njė veprimtari e caktuar ta ketė vulėn e politikės, e tė quhet politike dhe jo p.sh. ekonomike etj., ėshtė e lidhur me rregullimin e pozitės sė njeriut nė shoqėri dhe tė elementeve strukturale tė shoqėrisė. Mirėpo Adolf Bibiēi duket sikur nuk ėshtė plotėsisht i saktė, sepse rregullimi i pozitės sė njeriut nė shoqėri nuk e nėnkupton statizimin e asaj pozite, pa e marrė parasysh nivelin. Ėshtė nė natyrėn e njeriut qė tė mos jetė i kėnaqur me pozitėn e vet nė shoqėri dhe qė vazhdimisht tė luftojė pėr avancimin e saj. A.Bibiēi andaj e bėn definimin e politikės nga pozitat dominante shoqėrore: "Politika ėshtė veprimtari qė merret me rregullimin e pozitės sė njeriut nė raportet e produksionit nė shoqėri" dhe -mbaroi puna! Sikur politika tė kishte qenė e suksesshme dhe ta bėnte njė gjė tė tillė lidhur me pozitėn e shqiptarėve nė shoqėrinė jugosllave, nuk do tė kishte pasur nevojė qė ata tė kėrkonin republikė. Flamanėt nė Belgjikė, p.sh. nuk kishin pozitė edhe aq tė keqe nė shoqėrinė belge, e sidomos jo nė raportin e produkcionit, por megjithatė e kėrkonin vazhdimisht pėrmirėsimin e saj.Ndėrkaq pozita e shqiptarėve nė Jugosllavi nuk kishte qenė nė rregull. Pėrmes aktivitetit politik ata e kėrkojnė jo vetėm rregullimin e pozitės sė tyre autonome (vazhdimisht mė tė mangėt nga tė tjerėt) por nė radhė tė parė avancimin e
asaj pozite nė nivelin e Republikės sė barabartė me republikat tjera. Pėr kėtė shkak duket mė i arsyeshėm definimi i politikės si aktivitet pėr rregullimin dhe avancimin e pozitės shoqėrore tė subjekteve tė saj d.m.th. tė njeriut. Kėtė veēori tė politikės e vė re njė numėr i konsiderueshėm i autorėve nga vendet nė zhvillim. Ahmed Seku Ture, p.sh., duke e theksuar me ngazėllim tė tepruar kėtė veēori tė saj, politikėn e merr si nėnė tė tė gjitha shkencave: "Nė qoftė se ndokujt, -shkruan ai, -politika i duket lojė, mjeshtėri pėr t'u nxjerrė nga vėshtirėsitė, ose pėr t'i mashtruar tė tjerėt, pėr partinė tonė, nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, ajo ėshtė shkencė mbi jetėn shoqėrore. Politika shndėrrohet prandaj nė shkencė qė e mundėson pėrdorimin e shkencave tė tjera nė dobi tė njeriut dhe tė shoqėrisė. Me anė tė saj, dhe pėrmes saj, njeriu e kupton se ligji, e vėrteta, shkenca, vlejnė pėr aq sa i kthehen popullit, i cili, njėkohėsisht, ėshtė objekt i tė gjitha pėrkujdesjeve tona. Andaj e pėrgjithshmja ėshtė nė shėrbim tė individit, ashtu si individi duhet ngritur nė nivelin e sė pėrgjithshmes (shih Ahmed Sekou Toure, Demokratska Revolucija, nė librin e Ivan Vekoviqit "Afrika i Socijalizam", Beograd 1976)". A.S.Ture ishte Kryetar i Partisė Popullore Demokratike dhe i RD tė Guinesė - Konakri. Mė 1958 De Goli qe hidhėruar me tė sepse ai nuk ia kishte pranuar propozimin qė Guineja, pas fitores sė pavarėsisė, tė mbetej anėtare e Unionit francez. Pėr kėtė arsye Franca i tėrhoqi nga Guineja tė gjitha shėrbimet dhe tė gjithė konsultantėt e vet, por Seku Ture megjithatė mbeti demokrat, ndoshta vėrtetė i "tam-tamit",  siē do ta quanin kundėrshtarėt e tij, por sidoqoftė demokrat. Nė kėtė kontekst ishte fare e natyrshme qė ai ta mbitheksonte rolin e
faktorit politik nė zhvillimin e vendit tė tij dhe tė politikės si shkencė e shkencave, por e
vėrteta shkencore prapseprapė nuk mund tė reduktohet nė utilitarizėm tė kulluar. Ajo e
pėrmban nė vete edhe tė vėrtetėn e "kohėshme", por edhe atė pėr vete, tė vėrtetėn pėr hir tė ngritjes, por edhe tė destruksionit (p.sh. hulumtimet nė sferėn e atomistikės).
 Najdan Pashiqi, njė pėrfaqėsues tjetėr eminent i mendimit politik tė Jugosllavisė, kuptimin e politikės e lidh me dukuritė politike tė cilat gjithmonė janė tė dykuptimshme: 1. ato mund tė konsiderohen si aksion i vetėdijshėm i subjekteve tė ndryshme tė veprimit politik, por edhe si:
2. "realitet objektiv i raporteve politike, kompleks i fuqive politike", me njė fjalė, "realitet i raporteve politike" (shih N.Pashiq, Klase i Politika, Beograd, 1968). N.Pashiqi nė tė vėrtetė e bėn operacionalizimin e botėkuptimit francez mbi politikėn ose mė sakt, mbi dy aspektet e politikės, pėr tė cilat flet Moris Dyverzhe (shih Moris Diverzhe, Uvod u politici, Beograd 1966) duke i krahasuar me dy fytyrat e perėndisė Janus (shih Vojtech Zamarovsky, Heronjtė e miteve antike, Rilindja, 1985).
Politika si art = "policy" dhe "politics"
 Aktivitetin e vetėdijshėm tė forcave politike, ose tė subjekteve politike, gati tė gjithė teorikėt e politikės e vėnė nė kontekst tė shtetit, duke e konsideruar atė si instrument shoqėror me tė cilin udhėheqin forcat subjektive. Ndėrkaq Röhrich dhe Wolf-Dieter-Narra, duke e reduktuar kėtė aspekt tė politikės nė funksion tė rregullimit tė konflikteve, e pėrqendrojnė vėmendjen e tyre nė "format e rregullimit tė konflikteve" gjė pėr tė cilėn e huazojnė termin anglo-sakson "politics" dhe nė pėrmbajtjen e konflikteve, gjė pėr tė cilėn poashtu huazohet termi anglo-sakson "polic" ose "issue" qė do tė thotė ēėshtje. Meqenėse tė gjitha konfliktet, marrė logjikisht, nuk duhet tė kenė kuptim politik, ata e kontestojnė kėtė me faktin e totalitarizimit tė jetės shoqėrore dhe tė pėrzierjes sė shtetit modern madje edhe nė raportet private tė familjes (disa teorikė tė tjerė, tė cilėve njė ditė medoemos do t'u kushtojmė vėmendje, konstatojnė me pikėllim se "shtetėzimi" i jetės private ėshtė bėrė total:"asgjė e shenjtė nuk ka mbetur jashtė kthetrave tė pushtetit (ne do tė shtonim se ato, kthetrat, kėrcėnojnė tė rrezikojnė ēdo bashkėshortėsi dhe ēdo fėmijė legjitim tė martesave legjitime).
Nė diskutimin politiko-shkencor tė viteve '60 (Bachra/Baratc dhe tė tjerėt), u fut nocioni i jovendimeve (non-decisions) me qėllim tė tėrheqjes sė vėmendjes mbi numrin e temave qė nuk u lanė nė disponim tė tubimeve. Me fjalė tė tjera, si jo-politike mbetėn ato sfera tė jetės shoqėrore tė cilat politika, nė saje tė njė koncensusi tė pėrgjithshėm tė nėnkuptuar, nuk deshi t'i njihte si tė tilla. Ato megjithatė ekzistojnė dhe paraqiten si rryma tė ndryshme tė ujit nėn akullin politik; dalin nė sipėrfaqe atėherė kur krijohen kushtet dhe kur subjektet e saj dalin nė skenė. Prandaj ato nuk mbeten gjithmonė tė tilla, rryma tė ndryshme tė ujit nėn akullin politik, sepse edhe politika, po tė jetė e tillė, e humb kuptimin e vet.
 Hannah Arendt, duke e theksuar faktin mbi nevojėn e artikulimit tė kėrkesave dhe tė orientimit tė politikės nė rregullimin e konflikteve (politikė janė tė gjitha format joluftarake tė zgjidhjes sė konflikteve) e thekson tė folurit si kriterium tė shprehjes sė cilėsisė sė politikės: "Kudo qė ėshtė fjala pėr relevancėn e tė folurit, nė lojė doemos futet politika, sepse njerėzit janė tė prirur pėr politikė vetėm pėr shkak se janė qenie qė e kanė dhuntinė e tė folurit (shih H.Arendt, Vita Activa oder Vom tatigen Leben, München, ct. sipas W.Röhrich-W.D.Narra, vep.cit.f.63)." Megjithatė, njerėzit merren me politikė pėr shkak se kanė nevoja dhe interesa.
Dhuntia e tė folurit e mundėson artikulimin, por nuk e zhduk ekzistimin apo paraqitjen e tyre, sikurse qė politika nuk mund tė reduktohet vetėm nė format jo-luftarake tė zgjidhjes sė konflikteve. Teoria politike qė moti e ka pranuar definicionin e Klauzevicit mbi luftėn si
vazhdim i politikės me mjete tė tjera. Fjalėt e cituara tė H.Arendtit mund tė kuptohen vetėm nė kontekst tė intencės pėr zhdukjen e luftės si metodė dhe formė tė vazhdimėsisė politike, por kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr. 
(vijon)

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti: FILOZOFA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE

Mesazh nga Naki prej Wed 21 Jan 2015, 19:30

Politika si art dhe morali
 Nė fjalorin latinisht-shqip (Henrik Lacaj, Filip Fishta, Rilindja, Prishtinė, 1980) fjala art (ars) pėrkthehet me fjalėt: mjeshtri, muzė, por edhe dredhi, dinakėri, dhelpėri. Politika si
aktivitet pėr rregullimin e pozitės sė njeriut nė shoqėri, si aksion i vetėdijshėm i subjekteve politike, si intelekt llogaritės, si "policy", "issue" etj., pėr rregullimin e konflikteve nė shoqėri konsiderohet art, mjeshtėri. Puna ėshtė se arti inspirohet me tė bukurėn dhe tė mirėn. Ndėrkaq metodat me tė cilat realizohet e bukura dhe e mira nė art mund tė jenė gjithashtu tė bukura por mund tė jenė edhe jashtė saj, siē ngjet zakonisht me kushtet nė tė cilat realizohet ndonjė vepėr artistikisht e bukur. Dredhia, dinakėria dhe dhelpėria mund tė hyjnė nė kuadėr tė mjeshtėrisė sė artistit pėr tė realizuar tė bukurėn. Me kėtė rast pėrsėri do tė mbeten art, sepse qėllimi (vepra e bukur artistike) e pėrcakton pėrmbajtjen e tyre si aftėsi tė artistit pėr tė paraqitur tė bukurėn. Mirėpo ato mund tė jenė edhe metoda, madje prioritare, tė ndonjė imitatori apo falsifikatori tė veprave artistike. Nė rast tė tillė kėta do tė bėnin pjesė nė mjeshtėrinė e imitacionit, tė falsifikimit dhe tė hajdutllėkut. Pėrmbajtja e qėllimit tė imitimit (p.sh. pėr tė gėnjyer opinionin me qėllim tė pėrfitimit material) do t'i klasifikojė si tė pamoralshme dhe tė dėmshme pėr njerėzit. Nė politikė gjėrat qėndrojnė njėsoj si edhe nė art, por konsekuencat e njėrės dhe tė tjetrės janė tė pakrahasueshme. Pėrderisa me njė vepėr tė bukur artistike mund tė kėnaqen shumė njerėz, me ndonjė vepėr tė bukur politike mund tė shpėtojė njė popull apo mė shumė sish si dhe anasjelltas, me veprėn e falsifikuar mund tė dėmtohet blerėsi ndėrsa me politikėn e falsifikuar mund tė dėmtohen popujt. Nuk lypset ndonjė menēuri e veēantė pėr tė kuptuar se konceptimi i politikės si art apo mjeshtėri, veēuar nga morali shoqėror, i pėrgjigjej (nė tė kaluarėn) borgjezisė nė formim e sipėr, por jo edhe asaj tashmė tė formuar, sepse shkonte ndesh me botėkuptimin aristokratik mbi nderin, guximin dhe zakonet kalorėsiake, dhe se nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė i cėnonte botėkuptimet, por edhe interesat e pjesės mė tė madhe tė popullsisė. Pėr shkak tė interesit pėr avancimin e gjithmbarshėm shoqėror, dhe jo vetėm tė kategorive tė veēanta tė njė shoqėrie tė dhėnė, tė kuptuarit e politikės si art i sė mundshmes, nė rrethanat e sotme duhet tė jetė i diferencuar dhe duhet ta pėrjashtojė imoralitetin e metodave nė realizimin e qėllimeve politike. Opinioni i krijuar mbi atė se ē'ėshtė e moralshme dhe moralisht e lejueshme nė botėn e sotme, tė kuptuarit e padiferencuar tė politikės si art i sė mundshmes e quan anakronike dhe retarduese, ndonjėherė edhe pa marrė parasysh qėllimin. P.sh. mund tė ishte qėllim i arsyeshėm nga aspekti i logjikės sė shtetit - ruajtja e qetėsisė publike. Mirėpo helmimi i fėmijėve, si metodė pėr realizimin e njė qėllimi tė tillė, jo vetėm qė ėshtė akt i pamoralshėm, por akti i tillė automatikisht e vė nė pyetje karakterin e qėllimit. Nė kontekst tė kėsaj, qėllimi i ruajtjes sė qetėsisė publike ose i pengimit tė kaosit nė tė vėrtetė shndėrrohet nė qėllim tė ruajtjes sė dominacionit tė padėshiruar, imoral dhe tė padrejtė nė vetvete. Ndėr ne, p.sh., shpeshherė dėgjohet komentimi se serbėt janė politikanė tė zotė, qė do tė thotė se janė mjeshtėr tė politikės si art i sė mundshmes. Kritika serbe p.sh., shpalljen e Republikės dhe tė Kushtetutės nga ana e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės e quajti si akt "kaēaniko-kaēak" (Kaēaniēko-kaēaēki Ustav) duke e pasur pėr qėllim denigrimin e rėndėsisė sė kėtij akti si akt tė pamoralshėm meqė e shpallėn "kaēakėt" dhe jo deputetėt. Nė kėtė rast nuk vihej nė spikamė fakti se "kaēa(ni)kėt" e tillė ishin tė zgjedhur si deputetė pikėrisht me lejen e tyre, dhe se konspiracionin ua kishin imponuar vetė ata -serbėt, d.m.th. jo ata vetvetes, dhe se kishin qenė tė detyruar ta bėnin njė akt tė tillė nė kushte tė imponuara konspirative. Pėrkrahja masovike e popullsisė e bėn tė pamoralshėm tentimin e politikės serbe qė ta denigrojė njė akt tė tillė fisnik. Andaj thėnia se serbėt janė politikanė tė aftė nė sytė e shqiptarėve lidhet me konotacion negativ, ndėrkaq nė sytė e serbėve, pavarėsisht nga pėrparėsitė momentale qė mund t'ua sigurojė "aftėsia" e tillė, nė njė plan afatgjatė mund t'i kualifikojė vetėm si manipulues tė mirė pėr qėllime afatshkurtra por nė kundėrshtim me interesat afatgjata dhe pozitive tė popullit serb, siē ėshtė p.sh. miqėsia me shqiptarėt.
 Politika si art i sė mundshmes rezulton nga botėkuptimet e Makiavelit tė parashtruara nė
librin e tij "Il Principe" (Sundimtari), tė botuar pėr herė tė parė mė 1514. Pėr tė politika
esencialisht ėshtė shumė e mjeteve tė nevojshme pėr tė ardhur nė pushtet dhe pėr tė mbetur nė pushtet me qėllim tė shfrytėzimit tė tij. Mirėpo kėtij botėkuptimi pragmatist pėr politikėn qė nuk ka tė bėjė fare me moralin, pėrafėrsisht nė tė njėjtėn kohė i kundėrvihet Thomas Mori, nė librin e tij tė botuar mė 1516 Do optimo republicae statu deque nova insula Utopia. Utopia=vend qė nuk ekziston, si intencė, drejtim i mendimit (utopist) ėshtė ėndėrr mbi rregullimin e drejtė tė jetės, ėndėrr qė ėshtė nė kundėrshtim me kontekstin special, pėrkatėsisht, qė ėshtė negacion kritik i situatės historike. Projektet e tilla utopike, sipas Röhrich dhe Narra, manifestohen si pėrfytyrime mbi njė tė ardhme mė tė mirė. Ato nė kėtė mėnyrė, mė tepėr nė mėnyrė indirekte, komandohen nė pikėpamje pėrmbajtėsore si alternativė e sė tanishmes ekzistuese. Andaj, ēdo nocion relevant i Utopisė, doemos e reflekton momentin e saj shoqėror, luftėn e saj kundėr njėmendėsisė sė keqe"(shih Röhrich-Narra, vep.cit.f.31). Tejkalimi i njėmendėsisė sė keqe, pėr Makiavelin, varet nga aftėsia (virtu) e sundimtarit pėr tė ruajtur pushtetin dhe interesat e shtresės sė cilės i takon (d.m.th. borgjezisė nė lindje e sipėr). Pėr tė sistemi moral dhe politik qėndrojnė njėri pranė tjetrit, pothuajse paralelisht, por njėkohėsisht nuk kanė tė bėjnė me njėri-tjetrin. Ndėrkaq Utopia e Morit ėshtė njė alternativė e moralshme, e cila niset nga fakti se "nė asnjė shtet nuk mund tė ketė drejtėsi dhe as qė do tė sundojė ndonjėherė brenda tij lumturia" (vep.cit.f.33). Ky botėkuptim natyrisht do tė jetė "...pėrfytyrim i parė i ėndrrave-dėshira demokrato-komuniste (Ernest Bloch, Das Prinzip Hoffnung, Frankfurt a/M. 1973. cit. sipas Röhrich-Narra, ibd.) dhe tė cilat sėrish, sė paku nė Evropė, do tė mbeten midis utopisė dhe synimeve shoqėrore, meqė si komunizėm i praktikuar mendohet tė ketė dėshtuar. Kjo megjithatė nuk e nėnkupton dėshtimin e politikės si intelekt, si shkencė, por pėrkundrazi, dikur e tretur nė materializmin dialektik tė vendeve tė socializmit real, tani e gjen afirmimin e vet edhe atje, si njė nga shkencat qė nė vetvete i ngėrthen rezultatet e Ekonomisė Politike, Sociologjisė Politike, Psikologjisė Politike dhe tė disiplinave tjera tė lidhura me Marrėdhėniet Ndėrkombėtare. Mirėpo edhe si shkencė, edhe si aktivitet politik, gjithnjė e mė tepėr do ta marrė parasysh aspektin moral tė ēėshtjeve tė caktuara, qoftė si norma tė stabilizuara morale gjatė mijėra vjetėve tė historisė njerėzore, qoftė si norma tė kodifikuara tė se Drejtės Ndėrkombėtare Publike. Si aktivitet i vetėdijshėm pėr avancimin e interesave tė caktuara zhvillohet brenda ambientit tė dhėnė shoqėror, duke krijuar nė kėtė mėnyrė njė atmosferė tė caktuar shoqėrore. Realiteti politik i krijuar kėsisoji e lejon definimin e politikės si "sferė tė jetės shoqėrore me vend tė veēantė nė strukturėn e pėrgjithshme tė raporteve dhe tė institucioneve shoqėrore, dhe me ligjshmėritė e veta objektive"(N.Pashiq, Klase i Politika, op.cit.f.29). Si e tillė, ajo nė Kosovė gjer mė tani nuk ka ekzistuar, por tani janė hapur rrugėt pėr zhvillimin e saj tė gjithanshėm. Edhe me kėtė rast, si edhe mė parė, shteti, dhe gjithēka qė ėshtė e lidhur me shtetin, mbetet objekt i hulumtimeve tė shkencave politike, ndėrsa avancimi i pozitės dhe i interesave tė caktuara shoqėrore mbetet pėrmbajtje e politikės si tė tillė. Kosova, nė kėtė pikė, nuk duhet tė bėjė kurrfarė pėrjashtimi.
Lubjanė, mė 30 Janar 1990 

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti: FILOZOFA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE

Mesazh nga Naki prej Wed 21 Jan 2015, 19:33

Tė nderuar vizitor dhe anėtar pėr tė mos e sjellur tėrė librin ndaras faqe faqe po ju sjell nė PDF Format nga www.pashtriku.or

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti: FILOZOFA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi