» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

13 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 13 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Faqe tė panjohura tė historisė sė NDSH-sė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Faqe tė panjohura tė historisė sė NDSH-sė

Mesazh nga Naki prej Tue 08 Feb 2011, 03:02

Pjesa e parė

(Ramiz Qyqalla dhe bashkėluftėtarėt e tij)
Duke shfletuar historinė, konstatojmė se populli shqiptar, me luftėn heroike dhe me qėndresėn nėpėr periudha tė ndryshme kohore, ishte i pėrkushtuar, natyrshėm dhe me ēdo ēmim, t`i ruante tiparet dhe vlerat kombėtare, si dhe ta ruante mos copėtimin e Shqipėrisė.
Megjithatė, duke kujtuar periudhėn mė tė re historike, e cila thua se ishte e lėnė anash nga studiuesit, pa hezitim iu rreka gjurmimeve, nė mėnyrė qė, pėrmes atdhetarit Ramiz Qyqalla, ta vėshtroj rrugėn e vėshtirė tė shqiptarėve tė periudhės sė pas Luftės sė Dytė Botėrore, mė konkretisht, lindjen dhe veprimtarinė e NDSH-sė nė vitet 1944 - 1947.
Kjo periudhė, si periudhat e mėparshme, nxori shumė luftėtarė, tė cilėt ishin bėrė shkrues tė vėrtetė tė historisė dhe qė synonin, pėrmes tė drejtės pėr vetėvendosje, ta realizonin e ta gėzonin lirinė, si tė gjithė popujt tjerė. Liria e popullit shqiptar ishte nėpėrkėmbur qė nga Kongresi i Berlinit, i mbajtur mė 10 qershor 1878 dhe e vazhduar pas Konferencės sė Londrės nė vitet 1913 - 1919, ku bullgarėt, serbėt, grekėt dhe malazeztė pėrfituan mė shumė se sa kishin pritur.
Pėr fat tė keq shqiptarėt pėsuan shumė, e sidomos nė periudhėn kur ēuan krye tė gjithė fqinjėt tanė, me moton; ”Kush do tė fitojė mė shumė territor”, ose ”Merr sa tė mundesh”, duke synuar qė viktimės - Shqipėrisė sė lodhur e tė rraskapitur nga luftėrat e varfėria, t’i hidhen pa mėshirė prangat e reja tė robėrisė.
Luftėrat, nė tėrėsi, por edhe periudhėn pas Luftės sė Dytė Botėrore, mė shumė i ndjeu nė palcė populli shqiptar. Si asnjė popull tjetėr, shqiptarėt u gjendėn pėrballė ferrit dhe frikės,
pėrball qiellit pa dritė, pėrballė diellit pa rreze, pėrballė shpresės e vdekjes, pėrballė dilemės: - tė jesh a mos tė jesh!? Edhe pse shqiptarėt me ėndje i kėndonin lirisė, ishin tė vetėdijshėm se liria nuk vjen duke pritur. Pėrkundrazi, shqiptarėve iu “dhurua” ferri i robėrisė dhe torturat, tė papara nga popujt tjerė.
Vitet 1944 - 1947 paraqesin njėrėn nga periudhat qė lanė gjurmė tė thella nė historinė shqiptare. Jo rastėsisht mora personalitetin e Ramiz Qyqallės, si njė udhėrrėfyes i zbardhjes sė historisė sė bujshme tė Ēiēavicės dhe Artakollit nė kėtė periudhė historike.
Ramiz Qyqalla thoshte: “Nė asnjė mėnyrė nuk duhet ta shkelim krenarinė dhe dinjitetin kombėtar pėrballė asnjė kombi tjetėr, sepse kombi ynė ka me ēka tė krenohet; i ka virtytet mė tė larta njerėzore”.
Pėr tragjedinė e popullit tonė pėrgjegjės tė shumėfishtė janė evropianėt. Edhe pse sot mbahen si ”tė arsyeshėm”, ata kanė hartuar pėrsėri projekte politike nė dėm tė shqiptarėve. Ata asnjėherė nuk i kanė shqyrtuar konferencat famėkeqe, sidomos Konferencėn e Ambasadorėve tė Londrės, e mbajtur nė vitin 1913, e cila mbeti ngjarja mė tragjike pėr popullin shqiptar. Qė nga kjo konferencė, janė luajtur edhe shumė skena tjera tė tmerrit pėr popullin tonė. E pastaj, pas kėtyre skenave tė kobshme, rodhėn lumenj gjaku. Kurse shqiptarėt detyroheshin t’i mbronin trojet e veta, duke luftuar nė tė gjitha viset, krahinat, fshatrat e qytetet e Shqipėrisė.
“Si asnjė popull tjetėr, jemi tė copėtuar. Nganjėherė nga nxitimi a nga besimi i tepruar, kemi humbur gjėra me vlerė. Duke dashur ta mbajmė besėn, ajo na ėshtė kthyer kundėr, deri nė rrezikim pėr asimilim tė plotė. Gjatė luftės na ishte premtuar shumė. Shqiptarėt, me besimin e plotė, lidhėn besėn me udhėheqjen e luftės nė mėnyrė qė, sapo tė mbarojė lufta, tė zgjidhet njėherė e pėrgjithmonė ēėshtja shqiptare. Por, kjo fjalė qė nga atėherė ka mbetur peng. Dhe, jo vetėm se ka mbetur peng, por ata u hakmorėn ndaj njerėzve qė kėrkonin tė realizohet premtimi, ashtu siē ishim marrė vesh”, kishte thėnė Ramiz Qyqalla.
“Ndjeke rrugėn tėnde, bota le tė flasė ē’tė dojė”, ka thėnė Dante Aligieri. Kėshtu, dhe trimat shqiptarė kishin ndjekur rrugėn e tyre. Shpesh ka ndodhur qė dallgėt e jetės, shumė nga kėta njerėz, i ka shndėrruar nė ”heronj tė heshtur”. Jeta ėshtė pėr ta jetuar, por, pėr ta jetuar jetėn, duhet dhėnė shumė nga vetja. Trimat e kohės iu pėrkushtuan ardhmėrisė, por njėkohėsisht ishin modestė dhe nė asnjė mėnyrė nuk janė pėrpjekur tė imponohen pėr tė bėrė emėr. Ishin tė thjeshtė, me shpirt tė ēiltėr. Vepruan, punuan dhe luftuan shumė, nė mėnyrė mė tė ndershme, vetėm e vetėm qė tė triumfonte drejtėsia, qė ishte nėpėrkėmbur aq shumė. Pa dyshim, nė radhėn e atdhetarėve tė tillė hyn edhe i urti, Ramiz Qyqalla.
Populli qė nuk shuhet kurrė ėshtė ai popull qė ka bijė dhe bija, tė cilėt jetėn e tyre e vejnė nė shėrbim tė tij. Popull i tillė padyshim se ėshtė edhe populli shqiptar. Shumė bijė dhe bija tė popullit tonė kishin vendosur pėr ta ēuar deri nė fund ēėshtjen e ēlirimit tė popullit, pa e llogaritur ēmimin. Nė kėtė libėr do tė pėrpiqem t’i pėrfshij disa periudha tė rėndėsishme historike, qė nga viti 1945, tė shpjeguara pėrmes personazheve, tė cilėt paraqesin ngjarje qė kanė ndodhur, duke i ilustruar ato, qoftė me tė dhėna tė marra drejtpėrdrejt nga personazhet apo edhe pėrmes dėshmitarėve, nga rrėfimet e tyre me shkrim apo me gojė.
Librin mė shtyri ta shkruaj njė ndjenjė e fortė, duke parė se personalitetet dhe ngjarjet me vlerė, me qėllim apo pa qėllim, po harrohen apo po lihen anash. Kėtė fakt, fatkeqėsisht, do ta quaja mėkat njerėzor dhe historik, madje edhe ndaj kombit tonė.
Lufta pėr ta pėrjetėsuar lirinė dhe bashkimin nė njė trung tė vetėm nuk u ndal kurrė, edhe pse me shumė sakrifica, me humbje e pėsime. Shqiptarėt nuk u larguan kurrė nga lufta e drejtė dhe e domosdoshme. Lufta kundėr pushtuesve mori hov tė madh kur kryengritėsit u ngritėn tė patrembur, si dragonj, qė t’i dalin zot tokės mėmė - Shqipėrisė, qė nga Skėnderbeu, nga rilindėsit, nga Lidhja e Prizrenit, si Ēerēiz Topulli, Isa Buletini, Ali Pashė Gucia, Dedė Gjo Luli, Hoxhė Kadri Prishtina, Bedri Pejani, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Avni Rustemi, Elez Isufi, Asim Vokshi, Azem e Shotė Galica, Mehmet Konjuhi, Ramė Bllaca etj.
Pas Luftės sė Dytė Botėrore, jo vetėm se nuk u pėrmbush vullneti i shqiptarėve, ashtu siē ishte vendosur nė Konferencėn e Bujanit (31 dhjetor 1943 - 1 e 2 janar 1944), por Kosova dhe viset tjera shqiptare u penguan t“i bashkoheshin Shqipėrisė. Me kėtė fakt ngjau mė e keqja; trojet etnike shqiptare u ripushtuan dhe u ndanė nė katėr pjesė brenda ish-Federatės Jugosllave tė AVNOJ-it (Kosova dhe pjesėt tjera etnike shqiptare nė Maqedoni, nė Serbi dhe nė Mal tė Zi).
Populli shqiptar asnjėherė nuk u pajtua me ripushtimin. Ai po pėrjetonte padrejtėsi dhe tmerre, qė i shtoheshin dita-ditės. Megjithatė, mblodhi forcė, kurse bijtė e bijat e tij filluan tė organizohen dhe tė hartojnė programe politike e ushtarake. Me kėto organizime ringjallej aspirata pėr ēlirimin e trojeve shqiptare dhe pėr bashkimin e tyre me shtetin amė - Shqipėrinė.
Meqenėse shqiptarėt shihnin njė rrezik tė madh qė po vinte nga Serbia apo ish-Jugosllavia, filluan njė organizim tė ri pėr njė luftė tė re, qė ishte e pashmangshme, por shumė e kushtueshme. Shqiptarėt e kishin artikuluar mirė kėrkesėn e tyre nė Rezolutėn e Bujanit pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Zėri artikulues pastaj doli nga organizata NDSH-ja, e cila, me synimet e saj, kishte pėr qėllim bashkimin kombėtar. Kjo organizatė e kishte marrė pėrsipėr ta organizonte luftėn deri nė fund, edhe pse e dinte se pėr njė periudhė kohore nuk mund tė zgjidhej problemi, sepse forcat jugosllave ishin forcuar, kurse shqiptarėt ishin lodhur nga luftėrat e nga varfėria.
Pas njė veprimtarie tė palodhur, por shumė tė rrezikshme, kjo organizatė, nė pamundėsi pėr t’i vazhduar veprimet, me tė cilat ishte e ngarkuar, filloi gradualisht tė shpartallohej nga forcat ushtarake - policore tė ish-Jugosllavisė. Shumė nga veprimtarėt, pėr t’i shpėtuar familjet e tyre apo edhe familjet qė i kishin strehuar, u dorėzuan. Disa prej tyre u vranė tradhtisht nė pritat e organizuara nga OZN-a, si Azem Jashanica, Musli Dumoshi, Qazim Bajraktari, Haradin Vidishiqi etj. Me vdekje u dėnuan Ajet Gėrguri, Gjon Sereēi, Ukė Sadiku, Osman Bunjaku, tė cilėt u ekzekutuan nė Prishtinė mė 31 gusht 1947. U burgosėn shumė veprimtarė tė NDSH-sė, ndėr tė cilėt ishte edhe Ramiz Qyqalla. Ramizi i shpėtoi ekzekutimit, por jo edhe burgut. Lirimi i tij nga burgu ishte bėrė sepse ishte i sėmurė rėndė, nė mėnyrė qė tė vdiste nė shtėpi. Ishte i dėrmuar e i pashpresė se do ta shkelte pragun e shtėpisė. Por, edhe pse ishte i sėmurė pėr vdekje, megjithatė mbijetoi dhe shpėtoi.
Shqiptarėt i dinin projektet antishqiptare serbe, si ato tė Garashaninit, Ēubriloviqit, Andriqit, Moloviqit, Pashiqit, Mihajloviqit, Rankoviqit, tė cilat parashihnin spastrimin etnik tė trojeve tona nga shqiptarėt dhe kolonizimin e tyre me kolonė serbė, siē edhe ka ndodhur.
Pėr ta ndalur tragjedinė e spastrimit, u ngritėn forcat pėrparimtare, duke e alarmuar situatėn dhe duke e vetėdijesuar popullin. Gėnjeshtrat e Jugosllavisė sė Titos kishin arritur kulmin dhe mė atyre nuk duhej t’u besohej. Nė kėtė drejtim punonte NDSH-ja, nė krye me prof. Ymer Berishėn, Tahir Dedėn, Marije Shllakun, Gjon Sereēin, Adem Gllavicėn, Ukė Sadikun, Ajet Gėrgurin, Ramiz Qyqallėn e shumė tė tjerė, tė cilėt ishin prijėsit e rezistencės dhe tė luftės pėr bashkimin e Shqipėrisė me pjesėt e saj tė copėtuara.
Kundėr robėrisė, gjenocidit dhe spastrimit etnik u ngritėn shumė grupe politike, tė cilat ishin vazhdimėsi e NDSH-sė. Kėto grupe dolėn hapur kundėr politikės sė Rankoviqit, kundėr Marrėveshjes Tito - Qyprili tė vitit 1953 pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi, kundėr kolektivizimit, kundėr aksionit tė armėve etj. Periudha e viteve 1958 - 1968 ishte mė dinamike, sepse nė kėtė kohė, me veprimet e tyre tė matura dhe tė studiuara mirė, grupet politike ilegale ditėn t’i artikulojnė veprimet e mėtejshme kombėtare dhe konceptet e reja politike, siē ishte “Partia Revolucionare pėr Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amė“ (PRBTSHSHA), “Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve“ (LRBSH), nė krye me Adem Demaēin, njeriun i cili kurrė nuk u lėkund nga bindjet e tij politike dhe kombėtare. Periudha tjetėr, ajo e viteve 1969 – 1981, ishte periudha e formimit dhe e veprimit tė shumė organizatave ilegale ēlirimtare e kombėtare, si: Grupi Revolucionar (GR, GMLK, OMLK), Lėvizja Nacional-Ēlirimtare, Partia Komuniste Marksiste-Leniniste e Shqiptarėve nė Jugosllavi (PKMLSHJ), Besėlidhja Kombėtare Demokratike Shqiptare, Fronti i Kuq Popullor (FKP), Lėvizja Nacional-Ēlirimtare e Kosovės dhe Viseve Shqiptare nė Jugosllavi (LNĒKVSHJ). Por, periudha mė e rėndėsishme, e cila ia dridhi themelet Jugosllavisė sė Titos, ishte viti i demonstratave tė pranverės sė vitit 1981, kur edhe filloi shpėrbėrja e perandorisė sė AVNOJI-it.
Bartėse kryesore e veprimtarisė politike ilegale ishte Lėvizja pėr Republikėn e Shqiptarėve nė Jugosllavi (LRSHJ), e themeluar mė 17 shkurt 1982, me shkrirjen e tri organizatave ilegale: LNĒKVSHJ – OMLK – PKMLSHJ. Kjo organizatė politike atdhetare nė vitin 1986 e mori emrin Lėvizja Popullore pėr Republikėn e Kosovės (LPRK), kurse mė vonė u quajt Lėvizja Popullore e Kosovės (LPK). Nė tė ishin shkrirė pothuaj tė gjitha grupet e atėhershme ilegale politike nė trojet shqiptare dhe nė mėrgim. Ajo, me veprimtarinė e saj atdhetare, e mobilizonte masėn, edhe pse ishte e sulmuar dhe e ndjekur vazhdimisht nga makineria e pushtetit serb. Organizimi i saj shtrihej, pos nė Kosovė, edhe nė tė gjitha trevat ku jetonin shqiptarėt nėn ish-Jugosllavi, si nė Preshevė, Bujanoc, Tetovė, Shkup, Gostivar, Kumanovė, Plavė, Guci, Ulqin... LPK-ja ishte organizata mė e atakuar nga forcat e makinerisė serbe, por, pas vitit 1990, edhe nga partitė “legale” qė dolėn nė skenė. Ajo mė vonė e themeloi UĒK-nė.
Politika e pacifizmit ishte e karakterit tė ulėt, sa popullit i kushtoi me humbje gati tė tėrėsishme tė motivit pėr ēlirim tė atdheut. Sidoqoftė, nė saje tė LPK-sė dhe tė gatishmėrisė sė popullit pėr sakrificė, lindi forca ushtarake qė nuk pyeti askėnd por, heroikisht u doli para forcave tė armikut, qė kishin synim zhdukjen e tėrė popullit tonė nga trojet e veta. - Ne jemi zot tė kėsaj toke, nga kjo tokė duhen tė largohen pushtuesit e jo populli, qė rrėnjėt i ka nė kėtė truall. Ky ishte zėri i arsyes, ky ishte zėri i shpresės dhe i lirisė, ky ishte zėri i tė lavdishmes UĒK, nė krye me Komandantin Legjendar, Heroin e Kombit, Adem Jasharin.
LPK-ja, ishte organizatė qė mbėshteste ushtarakisht dhe financiarisht UĒK-nė, qė merrte pėrsipėr daljen nė skenė tė UĒK-sė, si tė njė ushtrie tė rregullt. LPK-ja i udhėzonte anėtarėt e saj tė organizohen nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės.
Lindja e UĒK-sė dhe rekrutimi i madh i ushtarėve nė tė paraqiste frikė pėr tė tjerėt, sa pushtuesi dhe pacifistėt mundoheshin ta minimizonin kėtė forcė e t’i quanin ushtarėt e saj si ”njerėz tė frustruar”, si “dorė e zgjatur e Serbisė” etj. Sado qė pacifistėt thėrrisnin Interpolin pėr t’i zbuluar ushtarėt e UĒK-sė, sado qė propagandohej zi e mė zi pėr kėtė ushtri, ushtarėt ishin tė vendosur deri nė vdekje pėr ēlirimin e Kosovės.
Prandaj, me tė drejtė konstatojmė se UĒK-ja i kishte fillet e para apo rrėnjėt e veta nė Lėvizjen Popullore tė Kosovės (LPK).Kurse UĒK-ja e solli lirinė e Kosovės me gjakun e mijėra luftėtarėve - dėshmorė e martirė, qė u rreshtuan nė ushtrinė e tė madhit, Adem Jasharit.

Njė historik i shkurtėr pėr fshatin Bardhi i Madh
Bardhi i Madh (Bellaēevc i Madh) shtrihet nė rrėzė tė Malit tė Ēiēavicės, bri lumit Drenica. Emėrtimi i tij, sipas arkeologes Edi Shukriu, lidhet me kalanė “Bardhoshi”, e cila gjendet pėrballė fshatit. Kalaja ka njė histori tė vjetėr dhe kjo histori i takon kohės ilire - dardane.
Fshati Bardh i Madh ėshtė formuar nė shek. XIX nga muhaxherėt, tė ikurit nga masakrat e ushtrisė serbe nė Toplicė, Kushumli, Nish etj. Shpėrngulja e dhunshme e shqiptarėve nga trojet e veta u bė nė vitet 1875 – 1878. Njė pjesė e madhe e tė ikurve u strehuan nė Fushėn e Kosovės. Nė Bardh tė Madh u vendosėn shumė familje qė vinin nga 26 fshatra tė Toplicės, tė Kushumlisė dhe tė Nishit. Erdhėn dhe u vendosėn nė kėtė fshat tė ri, me lot e dhembje pėr vendin qė kishin lėnė. Por, nga ana tjetėr, kishte shenja se edhe kėtu njė ditė mund tė fillonte dhuna ndaj tyre. Pozita me tė cilėn u pėrballėn ata ishte tepėr e vėshtirė edhe nė vendbanimin e ri.
Nga vendi i vjetėr ata ruajtėn me fanatizėm, si trashėgimi, origjinėn dhe historinė. Emrat e vendbanimeve tė tyre tė vjetra i shndėrruan nė mbiemra. Poashtu, ruajtėn traditat e tyre, kėngėt e folklorin burimor. Bardhin e Madh e pėrbėjnė kėto familje, tė cilat i kanė marrė mbiemrat e tyre apo emrat e familjeve nga ish-fshatrat e tyre, si: Qyqallėt, Gėrgurėt, Tėrnavėt, Berbatovcėt, Bajēincėt, Simnicėt, Rashicėt, Tėrmkollėt, Xhigollėt, Toēanėt, Zharkėt, Gashėt, Maxherėt, Kostanicėt, Prebrezėt, Pllanėt, Reēicėt, Hasollėt etj. Torturat, ndjekjet, vrasjet, burgosjet, trysnia pėr shpėrngulje ishin shtrirė nė tė gjitha pjesėt e Kosovės, me qėllim qė me represalie t’i shpėrngulnin shqiptarėt dhe nė vend tė tyre tė sillnin ardhacakė sllavė nga vise tė ndryshme tė Serbisė sė atėhershme. Kėshtu, ka ndodhur qė pjesėrisht tė zbrazej Kosova pas vitit 1913 e deri nė vitin 1941, si dhe nė kohėn e Rankoviqit, pas Luftės sė Dytė Botėrore, duke i dėrguar qindra mijėra shqiptarė nė Turqi e Shqipėri. Skemat e spastrimit etnik ishin hartuar nga regjimet shoviniste e hegjemoniste serbe, nga Kisha Ortodokse Serbe, nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisė, me akademikėt Garashanin, Ēubrilloviq, Andriq etj.
Artakolli, qė njihet si shtyllė e qėndresės dhe e burrėrisė, shumė herė kishte pėsuar masakra dhe ekzekutime. Aksionet pėr ekzekutime dhe masakrime tė popullsisė nga regjimet jugosllave ishin bėrė nė ēdo kohė. Ekzekutoheshin qindra shqiptarė vetėm pse ishin shqiptarė. Pėrmes kėtyre ekzekutimeve dhe torturave tė shfrenuara pushtuesi kishte pėr qėllim qė ta gjunjėzonte dhe ta ndiqte popullin shqiptar.
Siē dihet, kurdo kėndohej dhe flitej me krenari pėr Ēiēavicėn dhe pjesėn e saj, Artakollin. Njerėzit e kėsaj ane, me mburrje, thonė, siē mė kishte thėnė shpeshherė edhe gjyshi im: Biro, Ēiēavica nuk ka duruar kurrė ta shkelė i huaji. Nė kėto anė gjithmonė shkau ėshtė kthyer me qerret tė mbushura me arkivole. Po ashtu, edhe lufta e Azem Bejtės, e Shotė Galicės, e Shaban Polluzhės, e Mehmet Gradicės dikur i kishte trimėruar kėto anė. Mė vonė edhe shumė atdhetarė tjerė iu kishin veshur kėtij mali historik, qė pėr armikun ishte bėrė njė mal trishtimi. Edhe nė luftėn e fundit ēlirimtare armiku nė kėtė mal pėsoi shumė humbje.

Kush u ekzekutua mbi baza etnike?
Ekzekutimet nė kėto treva u bėnė kryesisht mes viteve 1917-1950. Pėr lexuesin dhe pėr familjet e tė ekzekutuarve po japim njė listė emrash tė shqiptarėve tė vrarė nga motivet politike nė Bardh tė Madh dhe nė rrethinėn e tij:
Hysen Maxhuni, Siboc, 1941; HazirMaxhuni, Siboc, 1941; Murtez Klinaku, Bivolak, 1945; Abdullah Klinaku, Bivolak, 1941; Fazli Tahiri, Stroc, 1921; Mehė Bregovina, Siboc, 1920; Hasan Krasniqi, Siboc, 1920; Ramė Breznica, Breznicė, 1920; Halil Raēi, Siboc, 1920; Adem Tahiri, Kollė, 1913; Behram Tahiri, Kollė, 1913; Sherif Rrahmani, Kollė, 1919; Hysen Hasani, Kollė, 1920; Sinan Hasani, Kollė, 1920; Ismail Behrami, Kollė, 1920; Fazli Behrami, Kollė, 1920; Hazir Haziri,Kollė, 1920; Osman Osmani, Kollė, 1920; SalihMiftari, Kollė, 1920; Xhemajl Osmani, Kollė, 1920; Nezir Hajdini, Kollė, 1920; Zeqir Osmani, Kollė, 1920; Mahmut Hajredini, Kollė, 1920; Zenė Osmani, Kollė, 1920; Hajriz Hajredini, Kollė, 1920; Ramadan Beqiri, Kollė, 1920; Avdi Ramadani, Kollė, 1920; Beqir Beqiri, Kollė, 1920; Islam Islami, Kollė, 1920; Sahit Beqiri, Kollė, 1920; Murat Islami, Kollė, 1920; Hamit Demiri,Kollė, 1920; Ferat Islami, Kollė, 1920; Rexhep Hamiti, Kollė,1920; FetahMusliu, Kollė, 1920; Zenel Shasivari, Kollė, 1920; Fazli Drevinja, Kollė, 1920; Rexhep Fazliu, Kollė, 1920; Ali Drevinja, Kollė, 1920; Arif Azemi, Kollė, 1920; Shaban Galica, mysafir nė Kollė, 1920; Latif Azemi, Kollė, 1920; Hasan Bajgora, mysafir nė Kollė, 1920; Abit Bajgora, mysafir nė Kollė, 1920; Idriz Bajrami, Kollė, 1920; Idriz Bajrami, Kollė, 1920; SejdiAzemi, Kollė, 1920; Hajriz Hajrizi, Shallc, 1920; Ramė Hajrizi, Shallc, 1920; Hazir Ismajli, Shallc, 1920; Alush Ismajli, Shallc, 1920; Zejnullah Avdiu, Shallc, 1920; Halim Hajrizi, Shallc, 1920; Ēun Sylejmani, Shallc, 1920; Mursel Salihu, Shallc, 1920; Hetem Sylejmani, Shallc, 1920; Xheladin Sylejmani, Shallc, 1920; Sefer Sejdiu, Shallc, 1920; Rexhep Sejdiu, Shallc, 1920; Vesel Sejdiu, Shallc, 1920; Lutė Luta, mysafir nga Brabaniqi, 1920; Rexhepi, ishte i nacionalitetit rom, punonte bari nė Shallc, 1920; Halil Halili, Shallc, 1920; Hysen Gela, Mihaliq, 1920; Bajram Zenuni, Mihaliq, 1920; Beqir Zenuni, Mihaliq, 1920; DeliAsllani, Mihaliq, 1920; Osman Abdullahu, Mihaliq, 1920; KadriAbdullahu,Mihaliq, 1920; Bajram Hoxha, Bequk, 1920; SelmanAlia, Bequk, 1920; Halim Mustafa, Stroc, 1920; Osman Hajrizi, Stroc, 1920; Zymer Hajrizi, Stroc, 1920; Shaban Ademi, Stroc, 1920; Nebih Jashari, Stroc, 1920; Mustafė Duraku, Stroc, 1920; Xhemajl Duraku, Stroc, 1920; SylejmanAliu, Stroc, 1920; Hajredin Aliu, Stroc, 1920; Bajram Hajrizi, Stroc, 1920; Hamit Hajrizi, Stroc, 1920; Zymer Hasani, Stroc, 1920; Hasan Bajra Hasani, Stroc, 1920; Selma Bajra Hasani, Stroc, 1920; Hysen Bajra Hasani, Stroc,1920; Islam Isufi, Stroc, 1920; Deli Tahiri, Stroc, 1920; Salih Jashari, Strofc, 1920; Beqir Hajrizi, Strofc, 1920; Sylejman Hajrizi, Strofc, 1920; Islam Obria, mysafir nė Strofc, 1920; Behrami nga Klina e Poshtme, mysafir nė Strofc, 1920; Ramadan Fazliu, mysafir nė Strofc, 1920; Shaban Krasniqi,
Zhilivodė, 1920; Hysen Krasniqi, Zhilivodė, 1920; Jetullah Krasniqi, Zhilivodė, 1920; Zenel Krasniqi, Zhilivodė, 1920; Isuf Krasniqi, Zhilivodė, 1920; Tafil Krasniqi, Zhilivodė, 1920; Liman Krasniqi, Zhilivodė, 1920; Fejzullah Krasniqi, Zhilivodė,31 1920; Zylfije Krasniqi, Zhilivodė, 1920; Musli Krasniqi, Zhilivodė, 1920; Adem Krasniqi, Zhilivodė, 1920; Xhemajl Krasniqi, Zhilivodė, 1920; Behram Krasniqi, Zhilivodė, 1920; Ismajl Smajl Halimi, Siboc, 1920;Ahmet Hajrizi, Siboc, 1920; Tahir Krasniqi, Shipitullė, 1920; Hazir Hyseni, nuk duhet nga ishte, 1920; Hazir Muzaqi, Brusnik, 1923; BajramMuzaqi, Brusnik, 1923; Shaqir Muzaqi, Brusnik, 1923; ShabanMuzaqi,
Brusnik, 1923; Ramė Muzaqi, Brusnik, 1923; TahirMuzaqi, Brusnik, 1923; Foshnja 3-muajshe e Ramė Muzaqit, 1923; Halil Hajrullahu, Kollė, 1923; Ajet Ymeri, Shallc, 1923; Dibran Dibrani, Shallc, 1923; Osman Fazliu, Shallc, 1923; Ymer Ismajli, Shallc, 1923; Salih Salihu, Shallc, 1923; Islam Hoti, mysafir nė Sallc, 1923; Behram Qorri, Dėrvar, 1923; Hajrullah Hyseni, Dėrvar, 1923; Bajram Salihu, Dėrvar, 1923; Xhemajl Azemi, Strofc, 1941; Zejnullah Saraqi, Bivolak, 1941, ishte 16-vjeēar, Abdyl Klinaku, Bivolak, 1941; Hafiz Isufi, Kollė, 1945; Ramadan Hetemi, Kollė, 1945; Ymer Hetemi, Kollė, 1945; Asllan Salihu, Dėrvar, 1945; Zenel Salihu, Dėrvar, 1945; Musli Salihu, Dėrvar, 1945; Nebih Salihu, Dėrvar, 1945; Islam Hajra, Dėrvar, 1945; Hajrullah Hajra, Dėrvar, 1945; Rizah Hajra, Dėrvar, 1944, 11-vjeēar, Hetem Murtezi, Dėrvar, 1944; Hazir Ibishi, Dėrvar, 1944, 14-vjeēar, Ali Tahiri, Dėrvar, 1944; Beqir Tahiri, Dėrvar, 1944; Hasan Tahiri, Dėrvar, 1944; Azem Tahiri, Dėrvar, 1944; Kadri Ymeri, Dėrvar, 1944; Zymer Ymeri, Dėrvar, 1944; Shaban Ymeri, Dėrvar, 1944; Selman Zeqiri, Dėrvar, 1944; Zeqir Zeqiri, Dėrvar, 1944; Mon Selmani, Dėrvar, 1944;Murat Abazi, Dėrvar, 1944; Veli Abazi, Dėrvar, 1944; Bajram Fazliu, Dėrvar, 1945; Shaban Fazliu, Dėrvar, 1945;Behram Haziri, Dėrvar, 1945; Sejdi Haziri, Dėrvar, 1945; Hana Koliqi, Dėrvar, 1945; Hala Bajra, mysafire nė Dėrvar, 1945; Ferat Koliqi, Dėrvar, 1945; Rifat Koliqi, Dėrvar, 1945; Ahmet Koliqi, Dėrvar, 1945; Murat Koliqi, Dėrvar, 1945; Muharrem Salihu, Dėrvar, 1945, Hysen Fejzullahu, Shallc, 1945; Halil Salihu, Dėrvar, 1945; Xheladin Salihu, Dėrvar, 1945;Ali Ymeri,Dėrvar, 1945; Kamber Jashanica, Dėrvar, 1945; Bajram Gali, sė bashku me djalė, Dėrvar, 1945; Bajram Haziri, Dėrvar, 1945;Behram Haziri; Hajdar Jashanica, Dėrvar, 1945; Kamber Jashanica, Dėrvar, 1945; ZymerMjeku, Graboci i Epėrm, 1945; Bajram Mjeku, Graboc i Epėrm, 1945; Rexhep Gjeli, sė bashku me djalė, Likoshan, 1945; Shaqir Bardiqi, Gradicė, 1945; Abaz Bardiqi, Gradicė, 1945; Emin Saraqi, Bivolak, 1946; Azem Jashanica, Bellaēec, 1947; Hajzer Jashari, Strofc, 1945; Halim Aliu, Strofc, 16-vjeēar, 1945; AhmetAdemi, Strofc, 1912; Fejzullah Hasani, Strofc, 1913, i varur; Zymer Duraku, Strofc, 1922; Fejzullah Haziri, Strofc, 1945; Hazir Haziri, Strofc, 1945;Ēun Hasani, Strofc, 1945; Rrahim Krasniqi, Siboc, 1945; Smajl
Kodra, Bellaqec, 1945; Xhemė Gjuraku, Sllatinė, 1945; Abdullah Ymeri, Mihaliq, 1947; Shaban Ymeri, Mihaliq, 1947; Lazim Gela, Mihaliq, 1947; MullaAhmet Kelmendi, Siboc,
1945; SylėMehana, Mihaliq, 1945; Qazim Gela, Mihaliq, 1945; Zenel Ymeri, Mihaliq, 1945; Ramadan Sadiku, Mihaliq, 1945; Asllan Prenku, Mihaliq, 1945; Selim Zhushi, Mihaliq, 1945; ZeqirMehana, Mihaliq, 1945; Rifat Hasani, Strofc, 1949; Rexhep Krasniqi, Zhilivodė, 1945; Shaqir Krasniqi, Zhilivodė, 1945; Hasan Krasniqi, Zhilivodė, 1945; Avdi Krasniqi, Zhilivodė, 1945; Daut Krasniqi, Zhilivodė, 1945; Hamdi Krasniqi, Zhilivodė, 1945; Kamber Zeqiri, Vėrnicė, 1941; Hetem Beqiri, Vėrnicė, 1945; Isuf Veseli, Kollė, 1945; Shaban Veseli, Kollė, 1945; Asllan Xhemajli, Kollė, 1945; Man Perquku, Kollė, 1945; Kadri Krasniqi, Zhilivodė, 1923; Rexhep Ukella, Strofc, 1947; Rushit Ukella, Strofc, 1945; Xheladin Luta, Resnik, 1945; Qazim Zena, Shallc, 1945; Rrustem Fejzullahu, Shallc, 1945; Hajdar Fejzullahu, Shallc, 1945; Isuf Mehmeti, Shallc, 1945; Bajram Sejdiu, Shallc, 1945; Istref Halili, Shallc, i vrarė nė Novi Pazar, 1943; ZymerMustafa, Resnik, 1923; Ahmet Halili, Resnik, 1945; Ymer Curri, Resnik, 1945; Behram Makiqi, Resnik, 1945; Bislim Rrustem, Vėrnicė, 1955; HalilMjeku, Graboc, 1912; Shaban Maxhuni, Siboc, 1941; Mustafė Maxhuni, Siboc, 1912; Xhemajl Maxhuni, Siboc, 1912; Bajram Klinaku, Bivolak, 1917; Hajriz Klinaku, Bivolak, 1917; AliMehmeti, Mihaliq, 1917; Rexhep Syla, Mihaliq, 1917;Arif Jakupi, Shallc, 1917; Salih Jakupi, Shallc, 1917; Rexhep Selimi, Shallc, 1917; Musli Jakupi, Shallc, 1917; Hashim Hasani, Strofc, 1917; Ēun Tahiri, Strofc, 1917. ( Lista e emrave tė tė pushkatuarėve ėshtė marrė nga libri i Muhamet Mjekut, „Vdekja nė bunker“)

Nė vitin 1923, nė familjen Muzaqi ndodhi masakra pėr hakmarrje. Kaēaku Musli Dervina kishte vendosur ta vriste malazezin kolonist, i cili ia kishte marrė tokėn me dhunė. Njė ditė kishte shkuar nė familjen eMuzaqėve nė Bruznik, pasi ishte mik i tyre. - Unė do ta kisha vrarė kėtė derr moti, po kam frikė se ata do t’u hakmerren juve, u kishte thėnė miqve. Burri mė i vjetėr i Muzaqėve ia kishte kthyer: - Besa, bremik, nuk ka qenė adet ta marrė tokėn shkau pėr sė gjalli. Musli Dervina, pasi nė njė mėnyrė e mori lejen nga miqtė e tij, doli dhe e vrau malazezin Boshko Besliqme gruan e tij. Pas kėsaj vrasjeje, organet e shtetit sikur ishin tėrbuar. Kishin organizuar hakmarrjen nė kohėn e tė korrave, kur ishin tubuar tė gjithė burrat e lagjes pėr t’i shirė tė korrat. Sulmi ishte bėrė nė pabesi, me ē’rast janė vrarė: Tahir Muzaqi, Jahir Muzaqi, Bajram Muzaqi, Hazir Muzaqi, Shaqir Muzaqi, Shaban Muzaqi, Ramė Muzaqi, njė mysafir dhe njė foshnje tremuajshe.

Ramiz Qyqalla, njeriu qė tėrė jetėn ia kushtoi atdheut
Bijtė dhe bijat mė tė mirė tė popullit tonė asnjėherė nuk hoqėn dorė nga aspirata e tyre pėr ēlirim e bashkim kombėtar. Ata qėndruan stoikė, prore nė shėrbim tė ēėshtjes sė shenjtė kombėtare. Vargut tė gjatė tė atdhetarėve tė tillė iu bashkėngjit edhe Ramiz Qyqalla nga Bardhi iMadh, si dhe shumė atdhetarė tjerė nga ky fshat.
Ramizi ka lindur nė vitin 1905 nė Bardh tė Madh. Ishte kalitur si fėmijė, dallohej pėr trimėri, ishte i guximshėm dhe in dashur. Por, jeta e tij ishte njė jetė jo zakonshme, qė dallohej nga jeta e tė tjerėve. Qysh nė moshėn nėntėvjeēare i vdes i ati, Rizahu. Ramizi mbetet fėmijė i pa fėmijėri, fėmijė i burrėruar para kohe, duke qėndruar pėrballė stuhive tė jetės. E kuptoi shpejt pse jeta e popullit tė tij po pėrjetonte ato vuajtje dhe pse nuk ishte i lirė, si popujt tjerė. E kuptoi edhe se kundėr kujt duhet drejtuar gishtin e duhet zbrazur mllefin. Kėshtu, u bė njėra nga figurat mė tė dalluara tė kohės dhe njė njeri qė e urrente aq shumė regjimin famėkeq tė asaj kohe.
Ramiz Qyqalla ishte i vetėdijshėm pėr rrugėn jetėsore qė po merrte, pėr vendimin pėr t’i dalė zot tokės sė vet. Inkuadrohet nė radhėt e luftėtarėve tė Luftės Nacionalēlirimtare, luftė e cila kishte pėr qėllim largimin e fashizmit italian dhe nazizmit gjerman, si dhe ēlirimin e Kosovės dhe viseve tjera tė okupuara nė vitin 1912. Sepse trojet shqiptare duhej ta shihnin dritėn, ta gėzonin lirinė, tė bashkoheshin me nėnėn Shqipėri. Bindja qė kishte formuar se me kėtė luftė do tė ēliroheshin viset e okupuara dhe do tė bashkoheshin me Shqipėrinė e kishte nxitur Ramizin t’i bashkohej radhėve tė Luftės Nacionalēlirimtare. Ramizi nė njėsi tė Luftės Nacionalēlirimtare ishte inkuadruar qysh gjatė pushtimit fashist italian, pastaj edhe gjatė pushtimit nazist gjerman. Ishte pėrfshirė nė tė ashtuquajturin “mobilizim”,duke luftuar deri nė Slloveni, nė Kroaci e nė Bosnjė e Hercegovinė. Ishte pėrjetues i masakrės sė njohur tė Tivarit, ku u vranė mijėra rekrutė shqiptarė. Ramizi tregonte se nė Trogir ishte bėrė njė luftė, ku ishin vrarė shumė shqiptarė, jo vetėm prej nazistėve, por edhe nga brigadat partizane. Jugosllavėt i pėrdornin shqiptarėt pėr ta ndjekur pushtuesin e jashtėm, duke pas pėr qėllim shfarosjen e elementit shqiptar nė kaosin e luftės. Shqiptarėt kishin mbetur si jetimė, duke qenė tė gėnjyer e tė tradhtuar nga kreu shtetėror jugosllav dhe nga Titoja.
Ishte viti 1944, qė paraqiste fazėn e fundit tė luftės. Jugosllavia pėrgatiste terrenin qė ta bėnte ēėshtjen e Kosovės akt tė kryer, qė Kosova tė mbetet nėn Jugosllavi. Luftėtarėt shqiptarė pėrdoreshim vetėm si argatė nė luftė. Kjo politikė vrasėse e shfarosėse zbatohej edhe kundėr elementit mysliman tė Bosnjės. Bandat partizane-ēetnike masakronin popullatėn e pafajshme.
Ramiz Qyqalla ka rrėfyer: - Mė kujtohet, njėherė, kur ishim duke marshuar nėpėr rajonin e Foēės, nė njė fshat qė quhej Ustikolinė, bandat partizane-ēetnike i kishin lidhur fshatarėt rreth njė stogu me kashtė dhe ishin pėrgatitur pėr ta djegur kashtėn bashkė me fshatarėt. Brigada jonė, me njė ndėrhyrje tė zjarrtė luftarake, i pėrzuri ēetnikėt. Njė fshatar i Ustikolinės thoshte me mirėnjohje: “Po tė mos ishit ju shqiptarėt, ēetnikėt neve do tė na kishin djegur pėr sė gjalli. Zoti ju shpėrbleftė, o shqiptarė!”
Deri sa Ramizi luftonte nė frontet e luftės nėpėr Jugosllavi, vėllai i tij, Shaban Qyqalla, bashkė me Nazmi Gėrgurin e Ramadan Berishėn, kanė qenė luftėtarė nė Brigadėn e Shtatė, qė vepronte nėpėr Kosovė, si nė Bujan, nė Gjyrkoc tė Shtimes e nė Kraishtė tė Lipjanit. Shabani ka rrėfyer: - Nė Kraishtė patėm zhvilluar sulm tė ashpėr kundėr njė bande ēetnike, e cila paraprakisht i kishte maltretuar banorėt e Bardhit tė Madh. Ēetnikėt e kėsaj bande ishin tė veshur me rroba civile, kurse nė kapelė mbanin yllin partizan. Tė maskuar, si partizan, ata terrorizonin shqiptarėt. Mobilizimin nė Brigadėn e Shtatė e kishte bėrė komandanti i njė batalioni, Ejup Binaku, nė muajin tetor tė vitit 1944. Ai na bėnte thirrje pėr t’u inkuadruar nė brigadė, me fjalėt: - Hajdeni nė brigadė! Ne i jemi pėrgjigjur: “Do tė vijmė, po me kusht qė tė qėndrojmė nė Kosovė, pėr me e mbrojt Kosovėn kėtu. Jashtė Kosove ne nuk pranojmė tė shkojmė! A po e sheh se ēka po bajnė ēetnikėt me popullin tonė! ! Kur forcat naziste gjermane e humbėn luftėn, pėr shqiptarėt erdhėn pėrsėri ditė tė zeza. U shtuan edhe mė shumė vrasjet, torturat, dhembjet, lotėt. Shqiptarėt u tradhtuan dhe u prenė nė besė nga regjimi serb. Premtimi i udhėheqjes jugosllave tė LNĒ-sė se pas ēlirimit nga nazifashizmi do tė zgjidhet edhe ēėshtja e shqiptarėve sipas tė drejtės pėr vetėvendosje, nuk u mbajt. Dhe, jo vetėm se nuk u mbajt premtimi, por u ushtrua dhunė e egėr, me qėllim tė frikėsimit tė popullit shqiptar pėr tė hequr dorė nga aspirata pėr t’u bashkuar me shtetin amė, Shqipėrinė. U pėrgatit dhe u realizua plani pėr aneksimin e Kosovės nga Serbia, u organizua Konferenca e Prizrenit nė vitin 1945, e cila hodhi poshtė Rezolutėn e Bujanit dhe shpalli aneksimin e Kosovės nga Serbia.
Kundėr kėsaj tradhtie dhe kundėr pushtimit tė sėrishėm tė Kosovės dhe viseve tjera shqiptarėt pėrparimtarė e atdhetarė filluan tė organizonin rezistencėn. U formua organizata ilegale Nacional Demokratike Shqiptare (NDSH), si njė forcė politike qė doli hapur kundėr politikės mashtruese tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė. Kjo organizatė, qė nga fillimi i veprimtarisė sė vet, shpalosi platformėn politike tė ribashkimit tė Atdheut dhe filloi organizimin e radhėve tė veta. Organizata kishte pėr qėllim ēlirimin dhe bashkimin e Kosovės dhe viseve me Shqipėrinė, me parimin “Guha - guhėn me sunue”.
Dokumentet arkivore dhe dėshmitarėt saktėsojnė se NDSH-ja ėshtė formuar nė Gjakovė nė vitin 1943, si organizatė atdhetare. Themelues ishin Selman Riza, Halim Spahiu etj. Ramizi thoshte se idenė pėr formimin e NDSH-sė i pari e ka shtruar Selman Riza nė vitin 1943, por nga rrethanat e luftės nuk kishin mundėsuar pėrhapjen e shpejtė tė Organizatės.
Organizata i kishte formuar komitetet nė Shkup, nė Prizren dhe nė vende tjera. Krahas anės politike, u formuan edhe njėsi tė armatosura, tė cilat kishin pėr qėllim largimin e ushtrisė pushtuese tė Jugosllavisė dhe, nė anėn tjetėr, rikthimin e besimit nė popull se ribashkimi me Shqipėrinė ėshtė i mundur dhe do tė bėhet. Mirėpo, pėr shkak tė rrethanave tė asaj kohe, organizata nuk kishte mundėsi tė pėrhapej nė tėrė Kosovėn. Pothuajse nė fillim tė veprimtarisė zbulohen dhe burgosen anėtarėt e saj. Janė dėnuar me pushkatim Tahir Deda, Rifat Krasniqi, Kajtaz Ramadani, SefedinAhmeti, Rexhep Kabashi etj. Selman Riza i kishte shpėtuar pushkatimit dhe kishte ikur nė Shqipėri.
Ramiz Qyqalla, qė nga fillimi, ishte inkuadruar nė organizatėn Nacional Demokratike Shqiptare (NDSH). Ishte njohur me Selman Rizėn, Halim Spahiun, Tahir Berishėn, Rifat Berishėn, Ibrahim Lutfiun, Sadik Tafarshikun, Rizah Strellcin etj. Ramizi kishte rėnė nė kontakt edhe me Gjon Sereēin, Ymer Berishėn, Ukė Sadikun, major Qinisin, kapiten Gjonin, Ajet Gėrgurin, Aleks Budėn e me shumė tė tjerė. Ribashkimin e rojeve shqiptare Ramizi nuk e quante “kapitull tė mbyllur”. Ai besonte se bashkimi do tė arrihej shkallė-shkallė. Si ēėshtje tė ngutshme e llogariste Kosovėn, e cila duhej tė nxirrej nga administrimi jugosllav.
Autor: Mustafė Krasniqi
Burimi: AlbaniaPress

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18451
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi