» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

11 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 11 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Si duket sot gjendja e tė drejtave tė fėmijėve?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si duket sot gjendja e tė drejtave tė fėmijėve?

Mesazh nga Kle@Love prej Sun 06 Feb 2011, 13:21

Si duket sot gjendja e tė drejtave tė fėmijėve?



Fėmijė qė festojnė nė Berlin pėr konventėn pėr tė drejtat e tyre
20 vjet mė parė, nė nėntor 1989, Deklarata e Pėrgjithshme e tė Drejtave tė Njeriut u pėrmirėsua pėr tė gjithė njerėzit nėn 18 vjeē, dhe kėta pėrbėjnė jo pak, por mbi njė tė tretėn e popullsisė sė Tokės.

Tė gjithė njerėzit janė tė barabartė dhe kanė tė njėjtat tė liri dhe tė drejta. Kėshtu thuhet nė Deklaratėn e Pėrgjithshme tė tė Drejtave tė Njeriut tė vitit 1948. Barazia e tė gjithė njerėzve vlen shprehimisht sipas deklaratės "pa dallim p.sh. race, ngjyre lėkure, gjinie, gjuhe, besimi, botėkuptimi politik a tjetėr, prejardhjeje kombėtare apo sociale, pasurie, lindjeje apo tjetėr". Megjithatė, autorėt e deklaratės sė tė drejtave tė njeriut nuk menduan atėherė pėr njė veēori dalluese, pėr moshėn. Eshtė fjala pėr tė drejtat e tė gjithė njerėzve nėn moshėn 18 vjeē.

Se pėrse nevojitet nė radhė tė parė konventa pėr tė drejtat e fėmijėve, kėtė e shpjegon Helga Kuhn, zėdhėnėse pėr shtyp e Fondit tė Emergjencės tė Kombeve tė Bashkuara pėr Fėmijėt, UNICEF.
Fėmijė kanė nevojė pėr mbrojtje tė veēantė

"Ja qė fėmijėt nuk janė tė rritur. Ata nuk janė nė gjendje tė bėjnė gjithēka, qė bėjnė tė rriturit. Ata kanė nevojė pėr mbrojtje tė veēantė, prandaj u duhet edhe njė mjedis i veēantė, qė i mbron. Pėr sigurimin e kėsaj pėrgjigjen tė rriturit. Prandaj ėshtė i nevojshėm pėrcaktimi, qė fėmijėt kanė tė drejta tė tyre, nė mėnyrė qė tė sigurohet vėnia nė jetė e tyre."
UNICEF-Gjermani, Organizatė e OKB-sė pėr tė drejtat e fėmijėve

54 pikat e konventės gėrshetojnė pėr tė parėn herė nė njė marrėveshje ndėrkombėtare me karakter detyrues tė drejtat civile politike, kulturore, ekonomike dhe sociale tė fėmijėve. Me konventėn pėr tė drejtat e fėmijėve tė gjithė banorėt nėn 18 vjeēarė tė botės morėn tė drejta tė garantuara pėr mbijetesė, zhvillim, mbrojtje dhe pjesėmarrje. Ndėr marrėveshjet e shumta ndėrkombėtare, qė janė arritur qė prej themelimit tė Kombeve tė Bashkuara nė vitin 1945 konventa pėr tė drejtat e fėmijėve qėndron, tė paktėn nė letėr, nė krye.

"Konventa e OKB-sė pėr tė drejtat e fėmijėve ėshtė konventa e ratifikuar mė shpejt prej shumicės sė shteteve. Me pėrjashtim tė SHBA-sė dhe tė Somalisė ajo ėshtė ratifikuar prej tė gjitha shteteve, do tė thotė ajo vlen atje."

Por bilanci i zbatimit tė konventės nuk duket dhe aq i mirė

"Nga njėra anė ėshtė rritur vetėdija pėr shkeljet e tė drejtave tė fėmijėve. Ndėrkohė shihet si krim dhe pjesėrisht dėnohet angazhimi i fėmijėve nė luftė, shfrytėzimi seksual dhe nėpėrmjet punės sė rėndė. Por kėto janė edhe probleme, qė do tė kėrkojnė ende kohė pėr t'u zgjidhur dhe me tė cilat duhet tė punojmė shumė."
Fėmijė tė infektuar me HIV nė spitalin Addis Abeba

Pėr luftimin e shfrytėzimit tė fėmijėve pėr shėrbim ushtarak si dhe pėr trafik njerėzish, prostitucion dhe pornografi janė nėnshkruar tashmė dy protokolle shtesė pėr konventėn e tė drejtave tė fėmijėve. Por deri tani kėto protokolle shtesė janė ratifikuar vetėm nga mė pak se njė e treta e tė gjitha shteteve.

UNICEF: Fėmijėt me SIDA tė diskriminuar kundrejt tė rriturve

Fėmijėt vazhdojnė tė diskrimohen qartė kundrejt tė rriturve pėr sa i takon luftimit tė SIDA-s. Kėtė e vėrteton njė studim i publikuar nė fund tė shtatorit 2009 bashkarisht nga UNICEF-i, Organizata Botėrore pėr Ushqimin dhe Programi i OKB-sė pėr Luftimin e SIDA-s. Sipas tij, fėmijėt e infektuar me HIV vazhdojnė tė marrin ndjeshėm mė pak ndihmė mjekėsore sesa tė rriturit. Kjo nė njė kohė qė me trysninė e UNICEF-it dhe tė organizatave tė tjera pėr tė drejtat e fėmijėve vitet e fundit sipėrmarrjet farmaceutike kanė prodhuar barna specifike pėr fėmijėt e infektuar me HIV.

UNICEF-i druan se kjo gjendje alarmuese e tė drejtave tė fėmijėve mund tė keqėsohet edhe mė shumė prej krizės ekonomike.



Autor: Andreas Zumach/Elert Ajazaj

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16632
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi