» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

8 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 8 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Varfėria tek fėmijėt nė Shqipėri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Varfėria tek fėmijėt nė Shqipėri

Mesazh nga Kle@Love prej Sun 06 Feb 2011, 12:59

Fėmijėt nė Shqipėri pėrbėjnė pjesėn mė tė prekur nė familjet qė jetojnė nėn nivelin zyrtar tė varfėrisė. Por reformimi i pėrkrahjes sociale nga shteti nė kėtė vit synon tė pėrmirėsojnė situatėn.


Indriti ėshtė fėmija i gjashtė i familjes Hasani nė Tiranė. Ai ėshtė vetėm 9 vjeē por ka gjetur njė mėnyrė pėr tė rritur tė ardhurat e familjes: rrit dhe shet pėllumba. Nėna e tij, Eva, 39 vjeē ėshtė invalide. I ati, Besniku, 45 vjeē ėshtė pa punė. Familja merr 50 euro nė muaj asistencė varfėrie nga shteti dhe 80 euro pension invaliditeti pėr Evėn. Me kėto tė ardhura dhe me ndonjė punė qė kapin vėllezėrit dhe motrat e tij mė tė rritura familja mezi ia del tė mbijetojė me bukė dhe djathė. Njė pjesė tė mirė tė nevojave tė pjesėtarėvetė saj plotėsohen nga bamirėsia e miqve dhe fqinjėve. Nga tė 6 fėmijėt vetėm mė i vogli, Indriti, shkon nė shkollė, nė klasė tė tretė.

Por varfėria e skajshme nė te ciliėn ndodhet familja e tij e bėn atė tė jetė i privuar nga ushqimi i duhur, argėtimet dhe pjesėmarrja nė aktivitetet jashtėshkollore tė klasės sė tij. E ėma e tij, Eva, thotė ” Djalit tim i mungojnė shumė gjėra. Por nuk kam mundėsi, nuk kam para t'ia plotėsoj. Veshjet, librat ia falin tė tjerėt, shokėt, mėsuesja. Ai i do tė gjitha... unė nuk kam”.



Pėrjashtim social- pėllumba dhe peshq nė vend tė lodrave

Kėtė e di mirė edhe vetė Indriti, megjithėse ėshtė vetėm njė fėmijė 9 vjeē. Ai nuk ka lodra dhe argėtohet me zogj dhe peshq tė kuq, kėta tė fundit i mban jo nė akuarium, por njė vazo tė madhe prej qelqi. "Mė pėlqejnė gardelinat, pėllumbat, peshqit. Nuk kam lodra sepse mami nuk ka lekė. Doja tė shkoja me shokėt rek kopshti zoologjik.. por mami nuk kishte leke dhe nuk shkova.” thotė ai.

Pėrjashtimin social si tė Indritit e vuajnė edhe shumė fėmijė nė Shqipėri. Tė dhėnat zyrtare nga Ministria e Punės, ēėshtjeve sociale dhe shanseve tė barabarta flasin pėr njė nivel prej 18 pėrqind tė varfėrisė. Cilėsimi i njė familjeje e varfėr pėrcaktohet nga tė ardhurat ditore pėr ēdo anėtar tė saj. Dorina Seferi, Drejtore e pėrkrahjes sociale nė kėtė ministri thotė: ”Familje tė varfėra nė Shqipėri konsiderohen ato qė jetojnė me mė pak se 2 dollarė tė ardhura nė ditė pėr person. Qė nga viti 2008, 12.4 % e popullsisė sė Shqipėrisė rezulton me mė pak se 2 dollarė nė ditė, pra ėshtė nėn nivelin e varfėrisė. E pėrkthyer kjo pėrqindje nė shifra del se rreth 360 mijė banore jetojnė nėn nivelin e varfėrisė.”



Zbutje e varfėrisė, pėrmirėsim i situatės pėr fėmijėt

Reformimi i sistemit tė pėrkrahjes sociale ndaj familjeve tė varfėra synon qė kjo situatė tė pėrmirėsohet dhe bashkė me tė edhe ajo fėmijėve, qė mbeten pjesa mė e prekur nga varfėria. “Nė vitin 2013 parashikohert qė numri i personave nėn nivelin e varfėrisė tė ulet nga 18% nė 10% qė do tė thotė 330 mijė persona nė nivel kombėtar,” thotė Dorina Seferi.

Ulja e niveli tė varfėrisė pritet tė shoqėrohet me reduktimin e numrit tė fėmijėve qė braktisin shkollėn. Shifra zyrtare nga Ministria e Arsimit flasin se rreth 40 mijė fėmijė nuk shkojnė nė shkollė pasi punojnė pėr t'u ardhur nė ndihmė familjeve tė tyre. Reformimi parashikon kushtėzimin e pėrkrahjes sociale. “Me dėrgiminm e fėmijėve nė shkollė, pėr tė kryer arsimin e detyrueshėm 9 vjeēar. Nėse familjet qė marrin kėtė pėrkrahje nuk dėrgojnė fėmijėt nė shkollė atėhere nuk do ta marrin mė atė.”

Njė shėrbim tjetėr, nė ndihmė tė fėmijėve ėshtė ai i kujdestarisė. Nėse njė fėmijė pėrballet nė familjen e tij me probleme tė rėnda ekonomike dhe sociale atėhere pėr atė gjendet njė familje kujdestare, nismė kjo qė ka filluar tė zbatohet me sukses nė Tiranė dhe nė Durrės, nė kėtė vit europian tė luftės kundėr varfėrisė dhe pėrjashtimit social.

Redaktoi: Aida Cama

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16974
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi