» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Trinia e shpirtit malėsor - Martin Bojaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Trinia e shpirtit malėsor - Martin Bojaj

Mesazh nga Kle@Love prej Sun 23 Jan 2011, 13:14

Besa, nderi dhe burrėria



Kanunet njihen tek shqiptarėt si sisteme tė pashkruara juridike. Cili ishte qėllimi i sė drejtės sė pashkruar shqiptare? A reflektojnė ato (kanune) elemente identifikuese tipike shqiptare, apo formuluar ndryshe, cilat janė institutet-shtyllat themelore qė sipas kėtij sistemi paraqesin edhe elementet tipike shqiptare dhe a janė tė pėrdorshme pėr aktualitetin e sotėm?

Martin Bojaj

‘“Ta nap besėn ēi o gjallė e mi dhe, o dekun e nar dhe”, tha Deda e nuk foli kush ma”.
Nėse pėr njė malėsor dhėnia dhe mbajtja e besės vjen vetėvetiu, sė brendshmi, pa e kuptuar, njė i huaj e gjykon atė si diēka tė rrallė. Kjo shpjegon edhe arsyen pse fjalės besė nuk i gjen dot njė tjetėr homologe nė asnjė gjuhė tė huaj. Ajo shkruhet kėshtu, shqip.
Ajo ėshtė njė koncept, njė kod, qė fjalėkyēin ia dinė vetėm shqiptarėt.
Besa ėshtė koncept thellėsisht i ngulur nė popullin tonė, i cili u ėshtė shtuar besimeve tė mėparshme se ėt apo mallkimet mund tė ēojnė tė vdekurin nga varri. Malėsorėt kanė pas fjalėn e shenjtė, besėn mbi gjithēka, e cila ka qenė pjesė e kanunit.
Kanunet njihen tek shqiptarėt si sisteme tė pashkruara juridike. Cili ishte qėllimi i sė drejtės sė pashkruar shqiptare? A reflektojnė ato (kanune) elemente identifikuese tipike shqiptare, apo formuluar ndryshe, cilat janė institutet-shtyllat themelore qė sipas kėtij sistemi paraqesin edhe elementet tipike shqiptare dhe a janė tė pėrdorshme pėr aktualitetin e sotėm?
Tė fillojmė me pėrgjigjen e pyetjes sė parė. Sistemi juridik i kanunit (kanuneve) nė gjirin e tij (tyre) pėrmban elemente qė, varėsisht nga interpretimi, pa asnjė mėdyshje mund tė konsiderohen si moderne pėr kohėn kur ai sistem aplikohej me intensitet. Elementet qė mund t`i gjejmė nė ato rregulla, sidomos disa institute mund t’i krahasojmė, me trendet aktuale moderne tė rregullave e ligjeve.
Lidhur me pyetjen e dytė qė nė fillim duhet tė saktėsojmė njė tė vėrtetė elementare tė qėllimit tė rregullave kanunore. Pra, duhet theksuar sidomos faktin, se ato rregulla kanė pasur pėr qėllim parėsor luftimin/sanksionimin e vetive negative nė shoqėrinė e Malėsisė pėr ta ruajtur qetėsinė nėpėrmjet caktimit tė disa rregullave qė nuk jepen nga njė instancė ligjore por vijnė dhe formėsohen nga njė proces historik nė formė tė pashkruar nga gjiri i popullit. Si tė tilla, rregullat e kanunit gėrshetojnė nė vete elemente tipike shqiptare qė definojnė shpirtin e malėsorėve, me karakteristika, tė cilat janė vlerėsuar lart nga studiues tė ndryshėm.
Tė ndalemi tani te pėrgjigjja e tretė. Tė identifikojmė cilat janė elementet specifike qė dalin nga kanunet qė njėkohėsisht e definojnė edhe “shpirtin malėsor”. Shpirti malėsor pėrkufizohet me tri fjalė: besa, nderi dhe burrnia.
T`i shtjellojmė kėto institute veē e veē, tė shohim nėse ato pėrkojnė me realitetin, kontekstin aktual, sa janė tė aplikueshme ato sot?

Besa

Instituti i besės te malėsorėt ėshtė kuptuar si njė fjalė e dhėnė edhe e mbajtur, armė sipas kanunit, besnikėri, mbėshtetje, siguri e sa e sa elemente tė tjera qė respektoheshin me pėrpikėri qoftė kundruall shqiptarit ndaj shqiptarit, qoftė shqiptari ndaj armikut e mikut. Dhėnia e besės ishte njė institut aq i rėndėsishėm sa qė ai qė e jepte atė, kur dhėnėsi ishte i qėndrueshėm e i pathyeshėm, ishte nė gjendje tė humbiste gjithēka, por jo edhe ta thejė atė. Besa definohet si “fuqi morale e teorisė dhe e vetėmohimit” qė vėshtirė kuptohet nga tė tjerėt, e qė vėshtirė e gjejmė te ndonjė popull tjetėr.

Nderi

Institutin e nderit do ta quaja si institutin kulmor pėr malėsorin, ai qėndronte mbi tė gjitha. Marrja e nderit ishte vdekje, edhe pse atij qė iu ishte marrė ishte gjallė, sipas kanunit ishte i vdekur.
Semantika e nderit nėnkupton “jo vetėm largimin prej ēka ka tė pėrpjekun me flligshti, por gjithshka i siell nderim faqe tė tjerėve dhe ja nalton ēmimin dinjitetit personal tė tij”. Nga ky definicion dalin edhe elemente qė lidhen drejtpėrsėdrejti me aktualen dhe modernen. Nderi sot nuk ėshtė institucion i prapambetur. Pėrkundrazi! Ai ėshtė i sanksionuar, varėsisht prej sistemeve dhe ligjeve, edhe nė vendet mė moderne perėndimore. Kėtu mund tė theksojmė nderin qė lidhet e sanksionohet nė tė drejtėn penale, pastaj edhe nė konstelacion me personalitetin e njeriut qė ėshtė shprehje moderne e sanksionuar, gjithashtu edhe nė aktet mė moderne ndėrkombėtare qė lidhen me mbrojtjen e individit, personit, si shembull tė drejtat e njeriut.
Te malėsori ky institut nėnkupton njėkohėsisht “njė shumė ndjesish tė veēanta, tė cilat kanė lidhni me gjithēka qė e rrethon e i pėrket atij drejtpėrsėdrejti a tėrthoras: person, familje, gjak e gjini, votėr e vendlindje e sidomos doket e tė parėve me “dy gisht nder nė lule tė ballit na i fali i Madhi Zot” na thotė kanuni. Vlerėsohet se ky institucion ishte, vendimtar edhe pėr ruajtjen e identitetit, traditės dhe gjuhės.

Burrnia

Burrnia krahasohet me fjalėn angleze “Gentleman” e cila ėshtė tipike angleze qė si fjalė pėrfshin njė kulturė nė vete mė shumė se sikur tė pėrkthehej. Andaj burrnia trajtohet si koncept tipik shqiptar qė nėnkupton shumė elemente tė lidhura ngusht ndėrmjet veti.
Si nocion rrjedh prej fjalės burrė qė “ka nji vėshtrim aqė tė hapun, sa āsht jeta dhe tė pjekunit e tij me ēka e rrethon” pėr tė shtuar mė tutje, sa njė analist i hollė a psikolog, shprehet ai, do tė gjente “krejt shprehjen e dinjitetit njerėzuer”. Me tė drejtė ėshtė vėrejtur, se pėrkthimi i kėsaj fjale nė gjuhė “tė gjalla a tė dekuna” do tė dilte krejt qesharak. Po cilat janė elementet qė e pėrshkruajnė kėtė institut dhe shprehje tipike shqiptare? Burrnia pėrfshin “nė tź krejt ēka mund tė veprojė mashkulli: vullnesė, guxim, qėndresė, bujari e ēdo virtyt qė e plotėson shpirtnisht e njerėzisht”. Ky nocion pėrfshinė po ashtu edhe “trimin” por edhe “zotnimin e vetvetit, nderimin pėr nder tė vet e tė tjerėve, qetėsinėze duresės pėr tė papritura e rreziqe, papėrkulshmėrinė dhe pathyeshmėrinė”.
Duhet theksuar se kėto tri elemente, nė vete pėrmbajnė disa parime tė pashmangshme moderne qė luajnė njė rol shumė tė rėndėsishėm edhe nė trendin e normave juridike aktuale perėndimore si ato qė rregullojnė ekonominė, tregtinė, ashtu edhe ato qė lidhen me kodin civil, penal e deri te tė drejtat e njeriut.
Me kėtė sy e ka parė edhe fotografi amerikan Norman Gershman, i cili ka hapur nė Uashington DC njė ekspozitė fotografike kushtuar shqiptarėve. Atyre, qė nėn besė mbrojtėn dhe strehuan gjatė viteve tė pushtimit nazist, familje tė pėrndjekura hebrenjsh nga armata e Hitlerit. Ekspozita e Gershman ėshtė hapur edhe nė Jerusalem, ku ėshtė pritur mjaft mirė dhe ėshtė fokusuar nga shumė media vendase.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16815
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi