» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Avni Rrustemi, Frymėzim i atdhetarizmit dhe qėndreses

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Avni Rrustemi, Frymėzim i atdhetarizmit dhe qėndreses

Mesazh nga ekatarina prej Mon 17 Jan 2011, 01:50

Avni Rrustemi, lindur nė Libohovė nė gjirin e njė familjeje atdhetare me tradita tė lashta pėrparimtare. Shkollėn fillore Avniu e mbaroi nė vendlindjen e tij. I etur pėr dituri ai, mėsimet i vazhdoi nė normalen e Elbasanit e mė pas edhe nė ato Shėn Mitėr Koronė, ndėrkaq studimet e larta pėr pedagogji i ndoqi nė Universitetin me zė tė Romės.
Avniu, biri i Libohovės dhe i Shqipėrisė, atdhetarė e patundur me orientime demokratike tė kohės, duke parė gjendjen e rėndė ekonomike dhe shoqėrore nė Shqipėri, ai „u shkri si qiriri“, i Namit duke dhėnė ēdo gjė nga vetja si shembull i brazave tė ri, qė tė edukojė gjeneratėn e re qė po rritej nė njė frymė krejt tė re pėrparimtare pėr t’i dalė zot shqiptarisė. Avniu i kuptoi mė mirė dhe mė ēartė nga tė tjerėt qėllimet grabitqare tė shteteve fqinje tė cilat hapur e fshehur po synonin ri copėtimin e Shqipėrisė, pėr fat tė keq e gjitha kjo mė mbėshtetjen dhe qėndrimin antishqiptar tė disa nga Fuqive tė Mėdha tė cilat nėn ndikimin e Rusisė Cariste po mbyllnin njėrin sy para invadimeve serbe, Greke e Bullgare nė territoret shqiptare. Nė kėtė mes, dorėn nė zemėr edhe me qėndrimin e imzanė e Portės sė lartė e cila pėr mė se pesė shekuj shqiptarėve ua kishte sjellė diellin mbi kokė! Kėshtu qė, politika e atėhershme Franceze, Angleze etj. atėbotė ishin tė gatshme qė Shqipėrinė ta fshinin qoftė edhe nga harta evropiane si shtet.
Pėrballur me kėtė gjendje tė rėndė Avniu dhe bashkėluftėtarėt e tij, nuk po rrinin duarkryq, ata kishin mobilizuar tė gjitha forcat e veta e me rininė djaloshare po vepronin anė e kėnd atdheut
Nė mėnyrė qė tė ishin gati edhe me armė nė dorė pėr t’i dalė nė mbrojtje tokės sonė tė shenjtė
, ku veē kishin filluar t’i ngulnin thonjtė e tyre nė tokat tona si Italia qė kishte mėsyrė Vlorėn!
Avniu, ishte atdhetar e demokrat, revolucionar dhe intelektual, qė ēėshtjen e atdheut e kishte vėnė mbi tė gjitha, madje edhe mbi jetėn e tij. Ai, duke e ndier si nevojė tė kohės qė djemtė atdhedashės t’i mobilizoi dhe t’i ketė kurdoherė tė gatshėm, pėr tė qenė pranė e pranė, themeloi Shoqėrinė Demokratike „Bashkimi“, shumė nga pikat e kėtij programi edhe sot e kėsaj dite nuk e kanė humbur aktualitetin e tyre. Avniu ishte pjesėtar i denjė i opozitės demokratike nė Asamblenė Kombėtare mu nė prag tė Revolucionit Demokratik Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924, ishte kjo Qeveria e parė Demokratike nė Ballkan e mė gjerė qė udhėhiqej nga bijtė mė tė devotshėm tė shqiptarisė nė krye me Fan Nolin e madh.
Avniu punoi si mėsues nė Libohovė, pastaj nė Targjas tė Vlorės, nė Tepelenė e nė Vlorė etj. Ai, ishte rreshtuar me kohė nė mjedise atdhetarėsh, qė po pėrpiqeshin e luftonin me pushkėn krahut pėr tė zmbrapsur lakmitė e armiqve te Shqipėrisė si dhe pėr tė penguar pėrēarjen e vendit nga agallarė e bejlerė dritėshkurtėr, tė cilėt i kishte verbuar lakmia pėr prona, ē’fliqe. Qėllimet e Avniut dhe bashkėmendimtarėve e bashkėluftėtarėve tė tij, ishin tė prera dhe tė ēarta: liria dhe pavarėsia e tėrėsisė tokėsore shqiptare, pra qėndresė, luftė dhe pėrpjekje pėr Shqipėrinė e lirė, sovrane e demokratike, qė do tė jetonte nė fqinjėsi tė mirė me tė gjitha ato shtate qė do ta respektonin kėtė parim universal ndėrkombėtar.
Nė vitin 1908, Avniu braktisi bankat shkollore dhe iu bashkua ēetės sė Ēerēiz Topullit. Qė mė 1910, Avniu me kobure nė dorė bėri pėrpjekje qe ta qėronte nga faqja e dheut (nė Shkodėr) Gjeneralin otoman, gjakpirėsin Shefqet Turgut Pashėn, komandant i ekspeditės turke nė Shkodėr. Atėbotė, Avniu ishte nė moshė fare tė re, por me veprimin tij tė guximshėm, ai tregoi se si duhet tė „dekorohen“ pushtuesit e tokave shqiptare dhe tradhtarėt e vendit! Ky ishte njė frymėzim i mirė pėr tė gjithė popujt e pushtuar e nė kėtė kontest edhe pėr ne, qė pėr liri dhe bashkim tė vendit jemi pėrpjekur pareshtur ndėr vite deri tek ditėt e sotme, ku shumė bijė tė devotshėm kanė ndjekur rrugėn e Avniut, Ēerēizit, Zaskocit, Micit, Vasilit, Kushit, e dhjetėra bijve tanė tė devotshėm, qė u flijuan pėr!
Nė vitin 1914, Avniu u radhit nė radhėn e forcave ēlirimtare tė vendit, qė pėr pikėsynim kishin ēlirimin e Jugut tė Shqipėrisė nga pushtuesit grek tė cilėt ishin futur nė tokat tona!
Mė 1918, Avniu e mori edhe njė nismėn pėr themelimin e Shoqėrie atdhetare tė tė rinjve Vlonjat, qė e pagėzoi me emrin: „Djalėria e Vlorės“. Drejtimin e shoqėrisė e mori pėrsipėr vet
Avniu, i cili pa humbur kohė sė bashku me bashkėveprimtarėt dhe bashkėmendimtarėt e tij u vunė nė njė lėvizje tė shpejt nė mėnyrė qė mė 28 Nėntor 1918, tė organizonin njė demonstratė tė fuqishme kundėr pushtuesit Italian, dhe kėtė e arritėn me sukses.
Njė vit mė vonė, pra mė 1919, nė Shėn Mitėr, Avniu themelon edhe; „Lidhjen Rinisė Shqiptare“ e cila kishte pėr qėllim mbrojtjen e tė drejtave tona kombėtare etj.
Akti historik dhe heroik qė Avniu e kreu mė 13 qershor 1920, kur me atentat vrau nė Paris Esat Pasha Toptanin- Kryetradhtarin e vendit, veglėn e shteteve fqinje, njėkohėsisht edhe tė fuqive tė huaja dhe shitėsin e interesave tė Shqipėrisė, tronditi Konferencėn e „Paqes“ nė Paris dhe prishi planet qė bėheshin pėr ricopėtimin e Shqipėrisė sė edhe ashtu tė pėrgjysmuar!
Ky akt heroik e historik i Avniut, qė ekzekutoi nė mes tė Parisit tradhtarin e kombit Pasha Toptanin, ishte akt atdhetarie e vendosmėrie qė do t’iu binte kokės tė gjithė atyre qė do tė guxonin tė bėnin pazar nė dėm tė tokave shqiptare!
Kushtrimi i krismave tė kobures sė Avniut, ishte kushtrim pėr bashkimin e tė gjithė atyre burrave qė pėrpiqen pėr ēlirimin e trojeve shqiptare, njėkohėsisht vėrejtje pėr tė gjithė ata qė ushqenin dhe ndihmonin pėrēarjen vendit, vėrejtje pėr te gjithė ata qė u shėrbenin pushtuesve tanė shekullorė sllavo-grek, vėrejtje pėr tė gjithė ata qė synonin kolltukėt e “pushtet” nėn tutelėn e pushtueseve tanė!
Avniu me aktin historik qė kreu, i tregoi botės se dora e popullit do t’i arrijė tradhtarėt e kombit tonė- edhe nė Paris, Londėr e kudo qė tė fshihen e strehohen ata! Avniu, gjyqin e Parisit, qė iu ngrit pėr ta dėnuar atė, e shndėrroi nė njė tribunė politike, ku mbrojti me konsekuencė tė drejtat shqiptare, duke fituar kėshtu simpatinė e qindra intelektualėve tė kohės, tė cilėt u solidarizuan me qėllimin e lartė tė veprės sė Avniut dhe me tė drejtėn e popullit shqiptar pėr tė qenė i lirė nė tokat e veta. Nėpėr tė gjitha qytetet e Shqipėrisė organizoheshin tubime e manifestime nė shenjė pėrkrahjeje tė Avniut me tė vetmen kėrkesė: „LIROJENI DJALIN TONĖ!”- tradhtarėt plumbin e kanė hak...
Avniu dhe populli shqiptar e fituan edhe kėtė gjyq. Nė dhjetor tė vitit 1920, Avniu kthehet nė Shqipėri. Masat popullore liridashėse e pritėn me entuziazėm, e pritėn si njė hero tė vėrtetė. Avniu pėr asnjė ēast nuk e ndali veprimtarinė e vet dhe as edhe njėherė nuk mendoi se „e kreva detyrėn ndaj atdheut!“. Ai nuk qe vetėm organizatori kryesor i shoqėrive demokratike – pėrparimtare dhe ēlirimtare, por edhe njėri ndėr ideologėt mė tė shquar tė asaj kohe. Idetė e tij tė publikuara, njė herė u bėnė edhe armė tė fuqishme nė duart e rinisė demokratike tė asaj kohe si dhe tė masave tė shtypura. Idetė e tij pėr pėrparimin e vendit ai i shprehu edhe nė Asamblenė Kushtetuese tė vitit 1924, ku edhe u zgjodh deputet nga populli i ish prefekturės sė Kosovės. Ai mbrojti me guxim e zjarr traditat luftarake tė popullit tonė, pėrpjekjet e tė drejtat e tyre pėr t’u ēliruar nga zgjedha serbo-sllave dhe greke, pėr tė jetuar tė lirė dhe tė bashkuar- ashtu siē jetojnė popujt e tjerė tė botės sė lirė...
Forcat e errėta Monarkiste, pėrgatitėn likuidimin e Avniut, ai ra me 22 prill, ra pėr tė mos rėnė kurrė!... Figura e Avniut do tė qėndrojė lartė nė ndėrgjegjen e luftėtarėve tė lirisė!
Nderim i pėrjetshėm jetės dhe veprės sė ndritur tė Avniut!

ATENTATORI I PARISIT, - 83 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit
Avni Rrustemi u lind mė 22 shtator 1895 nė Libohovė. Rrjedh nga njė familje me tradita atdhetare. Edukatėn dhe mėsimet e para i mori nė gjirin e familjes. Qe atdhetar i flakėt, luftėtar me pushkė nė dorė, veprimtar dhe themelues i shumė shoqėrive kulturore dhe politike, orator i shquar, mėsues i zellshėm dhe publicist me prirje tė theksuar liridashėse dhe demokratike.
Nė vitin 1910, krah me Bajram Currin dhe Isė Boletinin edhe Avni Rrustemi, do tė gjendet si pjesėmarrės vullnetar nė kryengritjen e Kosovės kundėr ushtrisė osmane. Nga kėto kontakte, sėpari nė Normalen e Elbasanit e pastaj nė luftėn e sipėrpėrmendur, Avniu lidhet shpirtėrisht me Kosovėn, me kosovarėt, me fatin e tyre dhe kėto lidhje do t’i forcojė gjithnjė edhe nė tė ardhmėn.
Nė vjeshtė tė vitit 1912, i pėrcjellur si gjithnjė nga familja dhe nga Nuēi Naēo, Avniu shkon nė Zvicėr qė tė studjojė. Puna e parė qė e bėn atje ėshtė themelimi i shoqėrisė “Shoqėri literare”, e cila mė vonė do tė quhet “Burimi”. Nga kėtu, puna nė themelimin e shoqėrive, do tė jetė shumė aktive. Ėshtė koha kur pėr fatin e atdheut, pas aq pėrpjekjesh, pas aq luftėrash tė gjata e tė pėrgjakshme, vendosin tė tjerėt, Fuqitė e Mėdha. Prandaj, ėshtė e natyrėshme dhe fare e arsyeshme qė njė shpirt kryengritės dhe luftarak si ai i Avniut tė mos mund tė heshtė dhe tė mos mund tė rrijė indiferent pėrpara ēėshtjeve qė aq me shpejtėsi i nxori koha. Nė mes tė tjrash, ai ka besim tė madh kur shkruan: “Bajram Curri, Isa Boletini e tė tjerė heronj tė Arbėrisė nuk do tė heshtin, po tė shikojnė se qeveria s’plotėson kėrkesat e tyre, por do tė kapin armėt e t’i japin fund njė herė e mirė qė tė gjithė tė jemi njė”.
Pas shpalljes sė Luftės Ballkanike, meqė edhe familja e tij bie shumė ekonomikisht dhe nuk ka mundėsi t’i ndihmojė, Avni Rrustemi kthehet nė vendlindje dhe fillon tė punojė si mėsues “gjoja i frengjishtes”, ku mė tepėr i jep rėndėsi gjuhės shqipe dhe ēėshtjeve tjera qė i kėrkonte koha. Viti 1914 Avniun me shokė e gjen nė malet e ****eleshit. Ai, tashmė burrė i formuar, pėrkrah kapedanit Cerēiz Topulli, lufton me pushkė nė dorė kundėr shovinistėve grekė qė kishin pushtuar Shqipėrinė jugore. Si themelues dhe udhėheqės i shoqėrisė “Lidhja djelmoshe” Avni Rrustemi organizon demonstratėn anti imperialiste dhe anti italiane tė 28 Nėntorit tė vitit 1918, e cila konsiderohet, me tė drejtė, si fazė e parė e Luftės sė Vlorės. Nė kėtė demonstratė Avniu foli bindshėm para popullit tė Vlorės dhe u pėrlesh fyt pėr fyt me karabinierėt italianė.
Pas kėsaj ngjarjeje Avniu nisėt pėr nė Kalabri e Romė qė t’i vazhdojė studimet e lėna pėrgjysmė, duke ua lėnė shokėve porosinė: “se largohej pėr studime, si njė shkėndijė e kėputur nga gjiri i atdheut, duke kėrkuar nga djalėria shqiptare qė tė mbajė lidhje me tė” porosinė e pėrfundon me fjalėt qė shprehin gatishmėrinė e tij: “kur tė duhem, thirrmė!” Kėtu shihet qėllimi i lartė i kėtij njeriu, qė kishte zgjedhur njė rrugė tė rrezikshme, por tė shenjtė, edhe pse mu pėr kėtė arsye dy herė qe pėrjashtuar nga shkolla dhe, gjithashtu, dy herė qe pushuar nga detyra e mėsuesit. Avniu me trup qėndronte nė Itali, por mendja dhe zemra i rrahte nė Shqipėri. Dukej qartė se Avniun e mundonte diēka e madhe. Njė shoku tė tij i thoshte vazhdimisht: “Akoma nuk e kam dhėnė provimin e madh qė njė ditė do ta jap dhe atėherė do tė gėzohen qė tė gjithė”. Dhe, njėmend, kur nė Vlorė u ndez lufta kundėr agresorėve italianė, me 21 maj 1920, me guxim e trmėri, Avniu niset nga porti i Durrėsit pėr nė Paris pėr ta zhdukė nga kjo botė agjentin e imperializmit, bashkėpunėtorin e Serbisė dhe armiqėve mė tė pėrbetuar tė popullit shqiptar, kriminelin faqezi qė shitej e blehej nga tė gjithė, ndihmėsin e vrasjes sė Cerēiz Topullit, Musa Qullit, Dedė Gjon Lulit, etj., armikun e Pavarėsisė dhe qeverisė sė pėrkohėshme tė Vlorės, Esat Pashė Toptanin.
Ditėn e 13 qershorit, mu nė mes tė Parisit, pikėrisht nė orėn 13,00 Avni Rrustemi e nxjerr nga xhepi i djathtė revolėn dhe me dy plumba e shtriu pėrdhe trdhtarin namzi, Esat Pashanė, akt tė cilin populli e pėrjetėsoi me kėto vargje: “Do ta vras, do ta vras fare/ Kush e shet Atdheun me pare”. Lajmi i gėzueshėm i kėtij akti heroik me shpejtėsi tė rrufeshme u pėrhap nė gjithė botėn shqiptare, si brenda ashtu edhe jashtė Shqipėrisė. Qindra e qindra fshatarė e punėtorė, intelektualė e atdhetarė i dėrgojnė telegrame gjykatės franceze me motivacion qė ta lirojnė Avniun sa mė parė. Telegrame me kėso pėrmbajtje dėrguan edhe Aleksandėr Moisiu, Luigj Gurakuqi, Asdreni, etj. Nė gjyq Avniu mbajti njė qendrim krenar dhe me maturi tė rrallė mbrojti interesat e veta dhe ato tė atdheut. I ndodhur nėn presionin e opinionit shqiptar dhe atij botėror, trupi gjykues do tė detyrohet ta lirojė Avniun si tė pafajshėm.
Pas kėtij akti Avni Rrustemi nė atdhe pritet me pėrzemėrsi. Si gjithherė, edhe tash e tutje, ai do tė gjendet krah patriotėve tė tjerė, nė organizimin e popullit, qė tė bashkohet dhe tė hidhet nė luftė kundėr gjakpirėsve shekullorė. Kudo qė gjendet Avniu porositė se “armiqtė nuk janė vetėm nė kufi”. Prandaj, duke e parė tek Avniu figurėn e njė revolucionari tė vendosur kundėr ēifligarėve dhe padrejtėsisė, A. Zogu vendos ta heq nga jeta. Atentatin e pėrgatitur e zbatoi, Isuf Reēi, mė 20 prill 1924, nė Tiranė. Pas dy ditėsh Avniu vdes nė spital.
Lajmi i hidhur u pėrhap kudo. Protestat dhe demonstratat shpėrthyen si stuhi nė ēdo kėnd tė atdheut. Kudo kėrkohej qė tė zbuloheshin dhe tė dėnoheshin fajtorėt e kėtij krimi. Varrimi i Avni Rrustemit, nga udhėheqėsit e shoqėrisė “Bashkimi” u bė me 1 maj nė Vlorė dhe u kthye nė njė demonstratė tė fuqishme kombėtare. Nė tė morėn pjesė rreth dhjetėmijė vetė. Mbi varrin e tij mbajtėn fjalime 17 oratorė, ndėr tė cilėt edhe Fan Noli e Halim Xhelo, tė cilėt e dėnuan ashpėr klikėn zogiste. Nė kėtė kohė Bajram Curri gjendej nė bjeshkė. Pasi fshiu lotėt pėr humbjen e shokut tė tij tė ngusht, pėr deputetin e Kosovė, e lėshoi kushtrimin dhe e zbrazi pushkėn e parė, e cila shpalli fillimin e shpėrthimit tė Revolucionit demokratik tė Qershorit 1924.
avatar
ekatarina

Shteti : Toka
Postime : 16
Kyējet nė forum : 9640
Regjistruar mė : 19/01/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi