» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

13 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 13 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Familja e Ēun Mulės prijsit tė Hotit e Malėsisė sė Madhe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Familja e Ēun Mulės prijsit tė Hotit e Malėsisė sė Madhe

Mesazh nga ekatarina prej Mon 17 Jan 2011, 01:45

Shkruar nga Dashnor Kaloēi

Njė nga ato familje tė mėdha qė ka nxjerrė burra tė shquar dhe ka bėrė emėr tė madh nė historinė e Shqipėrisė ėshtė dhe familja e Ēun Mulės apo siē njihet ndryshe Bajraktari i Hotit dhe i Malėsisė sė Madhe. Qė nga shekulli i XV-tė kjo familje ka qenė e pėrmėndėr gjithmonė nė Veriun e Shqipėrisė pėrkrah familjeve Zogolli tė Matit Gjonmarkajve tė Mirditės* Kaloshėve tė Dibrės dhe Mulosmanėve tė Krasniqes. Sipas disa gojdhėnave dhe dėshmive tė ndryshme historia e kėsaj familje apo mė saktė e fisit tė Bajraktarėve tė Hotit dhe Malėsisė sė Madhe njihet qė prej dymbėdhjetė brezash dhe njė nga tė parėt e trungut tė saj ka qenė Luc Gjori. Po kėshtu thuhet se ky person ishte ai qė fitoi dhe mori parinė e Bajrakut tė Hotit tė cilėn e trashėgoi mė pas dhe fisi i tij brez pas brezi deri nė mesin e shekullit tė kaluar. Luc Gjori e fitoi tė drejtėn tė mbante Bajrakun e Hotit dhe Malėsisė sė Madhe pasi u shqua pėr guxim dhe trimėri tė rrallė nė Luftėn e Tivarit nė Malin e Zi.
Po kėshtu nga pozita e Bajraktarit qė u fitua prej Luc Gjorit ajo familje kishte tė drejtė tė pėrfaqėsohej nė krye tė vėndit nė kuvendet e ndryshme qė mbaheshin nė Shqipėrinė e Veriut dhe bashkė me fisin tė ishin si udhėheqės (flamurtarė) nė krye tė luftrave qė zhvilloheshin nė atė krahinė dhe zonat pėrreth. Nisur nga tė drejtat e detyrimet qė i jepte posti i Bajraktarit shtėpisė sė tij. Luc Gjori krijoi Beslidhjen e Malėsisė sė Madhe pėr tė bėrė tė mundur mbrojtjen e krahinės dhe bajrakut tė tij nga situatat e vėshtira qė krijoheshin herė pas here. Njė nga kushtet e para qė u vu dhe u pranua nė atė Beslidhje tė krijuar prej Luc Gjorit ishte dhėnia e besės pėr ndalimin e ēdo vrasje grabitje apo gjakmarrje brenda krahinės gjė e cila u mbajt nga tė gjitha fiset e Bajrakut tė Hotit dhe e gjithė Malėsisė sė Madhe. Pas Luc Gjorit njė nga figurat mė tė njohura dhe mė tė famshėm tė asaj familje i cili ka bėrė emėr tė madh jo vetėm nė krahinėn e tij por nė tė gjithė Veriun e Shqipėrisė ka qenė dhe Ēun Mula i cili u lind nė vitin 1818-tė. Sipas tė drejtės zakonore tė sanksionuar nė Kanunin e Maleve Ēun Mula trashėgoi parinė e Bajrakut qė kishte pasur familja e tij dhe u vu nė krye tė malsorėve duke i udhėhequr ata me trimėri e besnikėri nė luftrat e shumta qė u zhvilluan nė atė krahinė kundra forcave serbo-malazeze dhe atyre turke. Po kėshtu nga dėshmi tė ndryshme rezulton se Ēun Mula tė ketė marrė pjesė si ushtar i Perandorisė Osmane nė luftrat e Krimėse dhe Moresė. Nisur nga emri i madh qė krijoi Ēun Mula nė atė krahinė nė vitin 1878 paria e Hotit dhe e Malėsisė sė Madhe e zgjodhi atė si pėrfaqėsues tė saj nė Kuvendin e Lidhjes sė Prizrenit qė u mbajt mė dhjetė qershor tė atij viti nėn kryesinė e Iljaz Pashė Dibrės (Qokut). Nė kėtė kuvend Ēun Mulės iu caktua edhe funksioni i Komandantit tė forcave vullnetare ushtarake pėr gjithė Malėsinė e Madhe. Nje nga betejat mė tė mėdha qė udhėhoqi Ēun Mula ku dhe u shqua pėr guxim e trimėri tė rrallė ka qenė lufta e Zharnicės ku ai me malsorėt vullnetarė qė komandonte i theu keqasi forcat ushtarake tė rregullta tė Krajl Nikollės sė Malit tė Zi. Po kėshtu disa vjet mė pas Ēun Mula luftoi pėrsėri edhe kundra forcave ushtarake tė Perandorisė Osmane* kur ajo doli hapur nė favor tė Malit tė Zi pėr lėshimin e Hotit* Grudės* Plavės dhe Gucisė. Njė nga betejat mė tė njohura qė zhvilloi Ēun Mula kundra forcave turke ėshtė ajo e zhvilluar nė Bajzė tė Kastratit kundra forcave ushtarake tė Bedri Pashės. Gjatė asaj beteje Ēun Mula kėrkoi mbėshtetjen e kapidan Hodo Beg Sokolit i cili ishte Komandant ushtarak i Veriut tė Shqipėrisė me qėndėr nė Shkodėr dhe ai e furnizoi me armatime tė shumta pėr forcat vullnetare qė Ēun Mula i mblodhi nė Postribė Shkrel dhe Kastrat. Thuhet se komandanti i forcave turke Bedri Pasha duke e parė tė pamundur pėrplasjen me malsorėt e udhėhequr prej Bajraktarit tė Hotit tė cilėt ishin tė vendosur tė luftonin me ēdo kush pėr tė mbrojtur tokat e tyre iu shmang pėrpjekjes sė armatosur dhe i hapi rrugėn Ēun Mulės. Kjo ngjarje asokohe bėri bujė tė madhe aq sa u pėrjetėsua edhe nė kėngėt e folklorin popullor duke u kėnduar me lahutė nga disa breza. Nė njė nga ato kėngė ndėr tė tjera thuhet:
"Ku po shkon more Ēun Mula / Prej Kelmendi sot u ula / Kam marrė vesht se m'ashtė zanė rruga / M' ashtė zanė rruga me shumicė / Prej Kastrati deri nė Kamicė".
Nga ato kėngė tė kėnduara prej malsorėve tė asaj krahine ėshtė frymėzuar dhe Padėr Gjergj Fishta i cili nė veprėn e tij madhore "Lahuta e Malcisė" ndėr tė tjera shkruan: "Vjen Ēun Mula* e vjen Mark Lula / Njeni i Hot e tjetri i Shalė / Tė rrebtė pėr pushkė e tė urtė pėr fjalė".
Pėrveē aktivitetit tė tij si prijės ushtarak nė krye tė malsorėve* Bajraktari i Hotit Ēun Mula njihej dhe respektohej edhe si burrė i urtė nė pajtimin e gjaqeve apo ndarjen e gjyqėsive tė ndryshme jo vetėm nė krahinėn e tij por edhe mė gjėrė. Po kėshtu Ēun Mula ėshtė i njohur edhe pėr kontributin e dhėnė nė pajtimin nė mes parisė sė Lezhės dhe bajraktarėve tė Mirditės nė grindjet e tyre tė vazhdueshme pėr caktimin e kufijve nė mes dy krahinave. Nė atė kohė qė ato grindje nė mes dy krahinave ishin acaruar jashtė mase dhe kishin arritur kulmin* kapidani i Mirditės Gjon Markagjoni* me pėlqimin edhe tė bajraktarėve tė Lezhės* e thėrriti Ēun Mulėn i cili i ndau kufijtė duke i lėnė tė kėnaqur tė dy palėt.
Thuhet se ato kufij ku i nguli gurėt Ēun Mula vazhdojnė tė jenė edhe sot kufijtė qė ndajnė dy krahinat e Lezhės dhe Mirditės qė asokohe kishin probleme tė vazhdueshme me njėra-tjetrėn. Ēun Mula vdiq nė vitin 1896 nė moshėn shtatėdhjetegjashtė vjeēare dhe u varros me nderime tė mėdha aty nė trojet e tė parėve tė tij nė krahinėn e Hotit. Pas vdekjes sė Ēun Mulės njė nga burrat e shquar qė nxorri ajo familje ishte nipi i tij Deli Meta i cili u lind nė vitin 1857. Ashtu si tė parėt e familjes sė tij edhe Deli Meta pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij e kaloi nė luftra kundra forcave serbo-malazeze. Nga dėshmi gojore tė shumta thuhet se Deli Meta u bė tmerri i serbo-malazezėve nga trimėritė qė ai tregoi nė Luftėn e Qytezės Nėn-Helmėsit e Grabanicit. Po kėshtu njė nga betejat e famshme ku u shqua Deli Meta ka qenė edhe ajo Koplikut nė vitin 1912 kundėr forcave serbo-malazeze tė cilat kėrkonin qė t'ia aneksonin Shkodrėn Malit tė Zi.
Nė kėto luftime pėrkrah Deli Metės luftoi edhe i biri i tij Mul Bajraktari si dhe Luc Nishi qė ishte prej fisit tė Dedė Gjon Lulit. Pas asaj beteje nė shėnjė hakmarrje forcat malazeze ia dogjėn tri herė shtėpinė Deli Metės nė Hot dhe tri herė Krajl Nikolla i Malit tė Zi bashkė me Mbretin Aleksandėr i kėrkuan atij qė t'ju hapte rrugė nė kėmbim tė florijve dhe gradave* gjė e cila u refuzua nė mėnyrė kategorike nga Bajraktari i Hotit dhe i Malėsisė sė Madhe. Mbasi Serbija dhe Mali i Zi aneksuan gjysmėn e krahinės sė Hotit* Grudės dhe Tuzin Krajl Nikolla i Malit tė Zi dėrgoi Ministrin e tij tė Jashtėm qė ta bindėte Deli Metėn dhe parinė e Hotit qė tė firmosnin njė deklaratė ku pjesa e mbetur e Hotit tė bashkohej me Malin e Zi.
Pėr kėtė gjė Ministri i Krajl Nikollės u propozoj Deli Metės njė shumė tė madhe me florij si dhe grada tė larta por Deli Meta bashkė me parinė e Hotit e refuzuan me neveri propozimin e ministrit malazez. Thuhet se gjatė njė gostije tė zhvilluar nė Pallatin e Krajl Nikollės ku ishin ftuar oficerėt mė tė shquar tė Malit tė Zi Krajli i pyeste ata se kush ishin prijsit shqiptarė mė tė rrezikshėm qė u paraqisnin atyre probleme serioze. Pas shumė pėrgjigjieve tė ndryshme tė oficerėve malazezė qė jipnin mendimet e tyre* Krajl Nikolla u drejtua tė pranishėmėve duke u thėnė: "Unė dy vetave ua kam frikėn: Bajraktarit tė Hotit Deli Meta qė ėshtė myslyman dhe qeveris njė krahinė katolike dhe Bajraktarit tė Grudės qė ėshtė katolik dhe qeveris njė krahinė myslymane. Sepse nė rast tė njė konflikti ata tė dy e kanė tė gjithė popullin me vete".
Me ardhjen e trupave austro-hungarze nė vitin 1916 Deli Meta sė bashku me tė birin e tij Mul Bajraktarin dhe 150-tė burra tė tjerė nga Hoti dhe Malėsia e Madhe u internuan nė Ashah Dynave (afėr Vjenės) ku u mbajtėn deri nė vitin 1918-tė kur mbaroi Lufta e Parė Botėrore. Pas pushtimit fashist tė Shqipėrisė* konsulli italian Meloni i propozoi dy herė Deli Metės qė t'ia ndėrtonte kullat e djegura nė Hot dhe t'i jepte njė shume tė madhe me para nė kėmbim tė ndjekjes sė politikės sė tij proitaliane nė atė krahinė. Por Deli Meta ia refuzoi nė mėnyrė kategorike atė propozim dhe pas kėsaj autoritetet italiane e internuan atė nė fshatrat e Beratit edhe pse ai nė atė kohė ishte nė moshėn 92-vjeēare. Deli Meta vdiq nė vitin 1945 dhe trashėgiminė e Bajrakut tė Hotit prej vitesh ia kishte lėnė tė birit tė tij Mul Bajraktarit i cili ishte shkolluar nė Austri dhe gjatė periudhės sė pushtimit tė Shqipėrisė mbante gradėn e nėnkolonelit
Gazeta Shqiptare-Gusht 26, 2002
avatar
ekatarina

Shteti : Toka
Postime : 16
Kyējet nė forum : 9634
Regjistruar mė : 19/01/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi