» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Legjenda e boksit Kosovar dhe Shqiptar AZIZ SALIHU

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Legjenda e boksit Kosovar dhe Shqiptar AZIZ SALIHU

Mesazh nga Naki prej Fri 07 Jan 2011, 17:26

Aziz Salihu u lind me 1 Maj 1954 nė fshatin Banullė, Lypijan. Azizi me boks filloi tė merret nga mosha 15 vjeēare. Ai hapat e parė tė boksit i mėsoi nė klubin e boksit Liria nė Shkup. Nė vitin 1970 ftohet nga traineri i famėshėm Zivko Doboskog pėr inkuadrim nė ekipin e pare. Azizi edhe pse u aktivizua shumė i ri me 16-vjet arsyetoi vlerėsimin e trainerit Duboskog duke fituar titullin e pare nė ish-Jugosllavi pėr junior. Kėtė sukses Azizi arriti t`a pėrsėrit edhe njė vit mė vonė. Pas njė suksesi mjaft tė mirė si junior dhe talentit tė treguar Azizi kalon nė Svetozarev tė Jagodinės nė klubin Kabllov. Atje qėndron deri nė vitin 1977 k`u pastaj kalon nė K.B.Prishtina me tė cilėn edhe arrit tė gjitha deri nė pėrfundim tė karrieres me 1990. Pėr Aziz Salihu-n kemi mjaft pėr tė folur vetėm se nuk do tė ndalemi nė detale por do tė tregojmė drejtpėrdrejt rekordet e tij.

Rekordet e Aziz Salihut:
1970 - Kampion i ish-Jugosllavisė pėr junior,

1971 - Kampion i ish-Jugosllavisė pėr junior ( pėr here tė dytė radhazi ),
1972 - 1990, Tetė here kampion i ish-Jugosllavisė nė konkurrencėn individuale,
1980 - Fitues i turneut tė Beogradit, 1980 - Pjesėmares nė Lojrat Olimpike nė Moscow, Rusi,
1981 - Vendi i tretė nė kampionatin Europian nė Tempore, Finlandė (medalja e bronzt),
1981 - Kampion Ballkanikė nė Pullė, Kroaci (medalja e artė),
1982 - Kampion Ballkanikė nė Bursė, Turqi pėr here tė dytė (medalja e artė),
1984 - Fitues i dorėzės sė artė nė Beograd,
1984 - Fitues i turneut ndėrkombėtar nė Bengazi, Libi (medalja e artė),
1984 - Vendi i tretė nė Lojrat Olimpike nė Los Angelos, SHBA (medalja e bronzt),
1985 - I treti nė kampionatin Europian nė Budapest, Hungari (medalja e bronzt),
1986 - Kampion Ballkanikė nė Prishtinė, Kosovė,
1987 - Kampion nė Lojrat Mediterane nė LLataki, Siri (medalja e artė),
1988 - Pjesėmarrės nė Lojrat Olimpike nė Seul, Korea Jugore pėr here tė tretė.

Duelet e Aziz Salihut do tė mbeten nostalogji pėr tė gjithė dashamirėt e boksit. Ka zhvilluar afėr 500 lufta ku shumicėn e tyre i ka fituar.

Disa kundėrshtar tė Azizit:
Ka fituar boksierin me renome botėrore Jakupinin ne finalen e turneut tė Beogradit (1980). Prap nė finale tė turneut tė dorėzės se artė nė Beograd nė vitit (1984) e mposht ish-kampionin botėrorė nga Rusia, Abagian. Ka fituar kampionin botėrorė nė amatorizėm dhe profesionalizėm Francesko Damian nė turneun ndėrkombėtar nė Bengazi tė Libisė nė vitin (1984). Ka fituar nga Tony Berton, Graig Page, Marvin Fraizer (djali i George Fraizer). Ka humbur nga kampioni Olimpik dhe botėrorė nė amatorizėm dhe profesionalizėm Tyrrell Biggs tre here i cili ka mposhtur nė kualifikime tė Lojrave Olimpike tė madhin Mike Tyson i cili pastaj ka mposhtur Biggs-in dy here nė profesionalizėm. Dhe ka humbur nga ish kampioni botėrorė nė amatorizėm nga rusi Zaev.

Pasi Bajram Hashani fitoi medaljen e parė tė bronzt nė kampionatin evropian me 1975 nė Katowicė tė Polonisė, u deshtėn gjashtė vite pėr tė dal njė tjeter shqiptar qė do tė fiton ndonjė medalje evropiane, ai ishte Aziz Salihu. Legjenda e boksit shqiptar Aziz Salihu mori pjesė gjithėsej nė gjashtė kampionate evropiane pėr 12-vite, Keln 1979, Tempere 1981, Varnė 1983, Budapest 1985, Torino 1987 dhe Athinė 1989. Nė kėto kampionate Salihu fitoi medaljen e bronzt me 1981 nė Tempere tė Finlandės dhe me 1985 nė Budapest tė Hungarisė. Po fillojmė me rend duke treguar tė gjitha plasmanet nė kompeticionin evropian:
1979, Keln Gjermani – Nė kampionatin evropian nė Keln, Aziz Salihu ka arritur deri nė ēerekfinale ku takohet me kampionin e Hungarisė, Ferenc Somodi. Hungarezi fitoi boksierin tonė me rezultat tė ngushtė 3:2.
1981, Tempere, Finlandė – Salihu nga Tempere kthehet me medalje. Ai doli qė pas gjashtė viteve tė fiton pėrsėri ndonjė shqiptar medalje. Salihu nė ēerekfinale mposhti bullgarin Petar Stojinov me 4:1, ku me pas nė gjysmėfinale humbi nga rusi, Vyacheslav Yakovlev me 3:2. Ky ishte njė sukses i madh pėr boksin tonė nė atė kohė.
1983, Varnė, Bullgari – Nė Varnė, Salihu nuk ishte me fat nė short, pasi nė ēerekfinale takohet me njėrin ndėr boksierėt mė tė mirė nė histori tė boksit amator, gjermanin e bllokut lindor tė asaj kohe tė Gjermanisė, Ulli Kaden. Kadeni e mposhti me rezultat 4:1.
1985, Budapest, Hungari – Nė Hungari, Salihu pėrsėri udhėton me ambicie tė mėdha. Pasi fitoi medaljen e bronzt olimpike me 1984 nė Los Angelos, Salihu nė Budapest ishte i bindur se do tė fitoj tė artėn por edhe kėsaj radhe u kthye me tė bronztėn, qė mund tė quhet prapė sukses. Nė ēerekfinale takohet me suedezin me origjinė turke, Hakan Brock, ku e mposht bindshėm me 5:0. Brock nga viti 1989-1991 kishte bėrė karierė tė sukseshme nė boksin profesionist duke arritur rekord 11 fitore (8 KO), 3 barazime, 0 humbje . Nė gjysmėfinale takohet pėrsėri me hungarezin Ferenc Simodi qė ishte pėrballur me 1979, ku ishte e vėshtirė tė fitohet pasi ishte vendas, dhe kjo ndodhi mė pastaj ku fitorja iu dha hungarezit 4:1, ēka ishte e kuptueshme. Salihu kthehet nė Prishtinė me medalje tė bronzt.
1987, Torino, Itali – Nė Torino Salihu nė ēerekfinale takohet me vendasin, italianin Biaggio Chianese ku humb me 3:2. Nė kėtė kampionat kishte marr pjesė edhe njė tjetėr boksier shqiptar, ai ishte Abedin Lika. Lika kishte mposhtur polakun Juliosz Sozcak me 5:0 por humbi nė ēerekfinale nga gjermani Andreas Tews me 5:0. Tė dy u kthyen pa medalje.
1989, Athinė, Greqi – Nė Greqi, Aziz Salihu nė ēerekfinale takohet me bullgarin Svilen Rusinov ku humb me rezultat tė ngushtė 3:2.
Kosovaboxing.org kontaktoi ish-boksierin tonė Aziz Salihu. Ai ishte i gėzuar pėr pėrkujtimin e rezultateve tė tij. Salihu deklaroi se shumė herė i janė bėrė padrejtėsi por ky ka qenė fati i tij dhe ka bėrė aq sa ka mundur. Ne e njoftuam pėr pjesmarrėsit qė do tė jenė nė Moskė. Ai nėpėrmjet Kosovaboxing.org uron, Enea Kovaēin, Aleksandėr Ramėn, Kristian Demaj dhe Fatlum Zhutėn. “Suksese tė gjithėve, tė gjithė jemi shqiptar , le tė fiton ndonjėri ndonjė medalje”, theksoi Salihu. Pėr sukseset e tėra tė Aziz Salihut mund ti lexoni tek rubrika e jonė “Legjendat”. Aty do tė jeni mė shumė tė informuar reth karierės sė tij.
Kėto ishin disa statistika dhe tė dhėna pėr boksierin e madh Aziz Salihu i cili solli mjaft rezultate nė arenėn ndėrkombėtare, mirpo ne u ndalėm vetem nė tė kampionateve evropiane pasi fillon me 4 Qershor. Nesėr mund tė lexoni pėr Luan Krasniqin, i cili ėshtė shqiptari i parė qė fitoi medaljen e artė nė kampionat evropian nė Velje tė Bullgarisė me 1996.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17491
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda e boksit Kosovar dhe Shqiptar AZIZ SALIHU

Mesazh nga Dode Progni prej Fri 07 Jan 2011, 19:38

Lexova me vemendje shkrimin biografik per kampionin e madh te boksit Aziz Salihi.I kujtoj me nostalgji vitet 70-80 te shek. te kaluar kur Aziz Saliu ishte ne kulmin e karieres se tij si boksjer.Ne ato vite ketu ne Shqiperi e kishim te ndaluar te shikonim TV Prishtinen per shkak te censures komuniste,por rinia e asaj kohe dhe te gjithe dashamiresit e boksit e njihnin dhe e adhuronin boksierin e madh Kosovar A.Salihi,prandaj fshehurazi me disa antena te improvizuara arrinim te kapnim transmetimet e ndeshjeve te A.Salihit.Ndjenim kenaqesi te veēante dhe krenari te madhe kur boksieri shqiptar perballej me boksieret me dinjitoz te ish Jugosllavise,te Ballkanit e te Europes dhe dilte fitues.Per ne shqiptaret ai ishte nje Muhamet Ali i dyte,ishte nje legjende qe ka mbetur i pa harruar ne memorjen tone. Me kete rast dua te falenderoj Z.Naki qe solli ne faqet e forumit tone kete shkrim te mrekullueshem per nje mrekulli te boksit shqiptar,te madhin Aziz Salihi.

Dode Progni
VIP

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 7540
Regjistruar mė : 09/04/2010
Profesioni : Historian-Pension

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda e boksit Kosovar dhe Shqiptar AZIZ SALIHU

Mesazh nga ekatarina prej Mon 17 Jan 2011, 21:18

E njof Azizin e vertet ėshtė legjendė e boksit mbarėkombėtar, mirpo tani atij jan duke ju bėrė shumė padrejtėsi nga federata e Boksit tė Kosovės duke mos i dhėnė asnjė post.

ekatarina

Shteti : Toka
Postime : 16
Kyējet nė forum : 8674
Regjistruar mė : 19/01/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda e boksit Kosovar dhe Shqiptar AZIZ SALIHU

Mesazh nga Sponsored content Today at 17:35


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi