» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Sfida e shoqėrisė civile shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sfida e shoqėrisė civile shqiptare

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 01 Jan 2011, 20:28

Nga Ajet Nuro - Sfida e shoqėrisė civile shqiptare, respektimi i tė drejtave tė heteroseksualėve. Ligji pėr martesat e homoseksualėve nė Shqipėri erdhi si rrufe nė qiell tė hapur dhe ka shkaktuar njė debat pasionant, tė tillė qė nuk e kanė shkaktuar as vetė zgjedhjet legjislative tė 28 qershorit. Sugjerimi i ligjit iu faturua shoqėrisė civile. Pėr tė kuptuar atė se ēfarė ndjeva kur dėgjova njė lajm tė tillė, po ju kopjoj njė histori qė e kam shkruar pėr vizitėn time nė vendlindje, nė vitin 2007. …. Njė histori, nga dhjetėra histori dhe anekdota tė xha Sefedinit (1). Xha Sefedini punonte pėr ndėrmarrjen pyjore, dhe kėshtu i binte tė shėtiste gjithė fshatrat e zonės. Goditi tė kalojė nė njė fshat, ku po bėhėj analiza vjetore e punės nė kooperativė. - Mund tė marr pjesė, - thotė xha Sefedini? - Po si jo, - ia kthejnė drejtuesit e mbledhjes. Dhe, siē ishte zakoni nė diskutimet tip tė asaj kohe, kishte vetėm lavdėrime, por, ēuditėrisht nė atė fshat kishte dy-tri veta qė ishin me njė dorė (sakatė) dhe gjithė diskutantėt mburrnin vetėm kėta kooperativistė: Shembull ka qenė filani e filani qė, me njė dorė… siē e tha edhe parafolėsi, shembull te ne ka qenė filani dhe filani qė, me njė dorė… Xha Sefedini nuk duroi dhe u ngrit e tha: - Mė falni, por, nga sa kuptova unė, nė kėtė fshat mė punėtorėt dhe mė tė dalluarit janė ata qė kanė nga njė dorė. Unė do t’u sugjeroja tė gjithė juve tė tjerėve tė prisni nga njė dorė, qė tė bėheni tė gjithė tė dalluar.… Qė forcimi i demokracisė kalon, veē tė tjerash, edhe nga njė shoqėri civile e organizuar dhe nė gjendje tė bėjė presion mbi qeverinė dhe struktura tė tjera tė politikėbėrjes, kjo nuk ka dyshim, por qė tė na serviret si produkt i shoqėrisė civile shqiptare, ligji pėr martesat brenda sė njėjtės gjinie, nė Shqipėri duket pak a shumė absurde. Nga dhjetėra probleme akute qė ka Shqipėria, shoqėria civile shqiptare ia doli tė kalojė njė ligj pėr martesat e homoseksualėve. Po heteroseksualėt, me problemin e pronave, banesave, tė drejtėn e votės, dosjet e ish-spiunėve, qėndrimi ndaj komunizmit, ēėshtja e gjakmarrjes… (mund tė kenė fund problemet e shqiptarėve?!…) Po kėto segmente tė shoqėrisė, nuk janė nė gjendje tė transmetojnė mesazhe nė qeveri dhe tė propozojnė ligje? A nuk do tė ishte e mira qė grupet e presionit, qė janė ngarkuar tė zgjidhin probleme tė ndryshme nė Shqipėri, nė mos tė kthehen nė homoseksualė, pėr tė pasur sukses, tė paktėn, tė shoqėrohen me ta, pėr tė pasur sadopak sukses, pra, le tė bėhen sakatėt e shoqėrisė shqiptare…

Homoseksualėt nė Shqipėri, si zezakėt dikur nė Amerikė. Kur Barack Obama u zgjodh President i Shteteve tė Amerikės, isha nė Washington DC dhe, me gazetarėt e Zėrit tė Amerikės u hap njė bisedė rreth racizmit tė shqiptarėve. Tė gjithė me kėnaqėsi konstatonin se shqiptarėt nuk ishin edhe aq racistė, tė paktėn, askush nuk kishte bėrė ndonjė koment negative rreth zgjedhjes sė njė tė ziu nė krye tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Por, debati i krijuar rreth martesės sė homoseksualėve nė Shqipėri tregon se shqiptarėt janė racistė, dhe se ligji do tė hasė nė rezistencė. Pėr ta provuar kėtė racizėm, zėvendėsoni fjalėt homoseksual me zezak, dhe do tė shikoni se diskutimet e sotme tė shqiptarėve, rreth homoseksualizmit, janė po ato tė racistėve dikur nė Amerikė. A i duhet Shqipėrisė njė ligj pėr martesat e personave me tė njėjtin seks? Procesi i adaptimit tė ligjeve dhe i politikave publike ka njė mėnyrė specifike dhe njė politikė adaptohet, pasi ka nevojė pėr njė politikė tė tillė. Adaptimi i njė ligji pėr martesat brenda tė njėjtės gjinie nė Shqipėri ėshtė gjė moderne, por qė, fatkeqėsisht, ngjan si njė FERRARI, qė udhėton nė njė rrugė gomarėsh. Politikisht, i pėrkrahur nga njė kryeministėr i njė partie qė mbahet pėr konservatore, ligji nuk do tė ketė kundėrshtar nga krahu tjetėr politik qė, falė pozicionit ideologjik, nuk mund tė thotė jo. Por, nė njė atmosferė politike, ku partia nė pushtet ka marrė njė pėrkrahje diēka mė pak se 50 % nga votuesit shqiptarė, opinioni i segmenteve tė tilla tė shoqėrisė, si kleri dhe organizmat qė luftojnė pėr mbrojtjen e vlerave tė familjes, por edhe patriarkalizmi, do tė jenė pengesa tė njė nisme tė tillė. Njė kundėrshtim i opinionit publik shqiptar nuk duhet injoruar. Nė fund tė fundit, ligjet janė konsensus i njė shoqėrie tė tėrė. Kush mendon se, duke adaptuar njė ligj pėr martesat mes homoseksualėve, problemi i homoseksualizmit nė Shqipėri u zgjidh, e ka gabim. Emancipimi i njė shoqėrie ėshtė njė rrugė e gjatė.
Ēfarė mendojnė intelektualėt shqiptarė? Adaptimi i njė ligji pėr martesat, brenda seksit, ėshtė kritikuar kryesisht nga njerėz “pa emėr”, pra nga komentues me njė pseudonim dhe nuk kanė munguar sharjet, mallkimet, thirrjet patriotike gjer edhe mburrje ndaj regjimit tė Hoxhės, qė i dėnonte homoseksualėt. Por sot, artikullit tė njė intelektuali, qė paraqiste para gjithė shqiptarėve me guxim mendimin e tij pro ligjit pėr martesat mes personave tė sė njėjtės gjinie, iu vėrsulėn hapur dhe fshehur, me njė gjuhė qė, mė e pakta, ėshtė jo e denjė pėr njerėzit me kulturė. Pas shumė kohėsh, ndoshta Shqipėria do tė ketė njė ligj, si ai qė po na serviret sot nga Berisha. Dhe atėherė do jenė harruar edhe ato qė po thuhen sot. E mira e tė mirave, do tė ishte qė intelektualėt tė flasin mė shumė, tė studiojnė, tė nxjerrin nė pah atė qė thonė nė kampin e “PO”-sė, dhe atė qė thonė ata tė kampit tjetėr, pra ata tė “JO”-sė. Duke bėrė thirrje se… ne shqiptarėt jemi kėshtu apo ashtu… Kur njė intelektual e pėrmbledh mendimin e tij nė njė sharje, kjo do tė thotė se debati ka degjeneruar. Njė komb pėrparon kur intelektualėt marrin pjesė nė debatet, nė tė cilat gjendet shoqėria shqiptare.
Po unė, si do tė veproja? A e keni pyetur ndonjėherė veten, se ēfarė do tė bėja unė, sikur tė isha kryeministėr i vendit, pra nė vend tė Berishės, secili nga ju ēfarė do tė bėnte. Unė jam konservator dhe tradicionalist dhe nuk do ta kaloja njė ligj tė tillė. Por kjo nuk do tė mė jepte as mua, as ndokujt tjetėr, tė drejtėn tė shaj, tė fyej apo kėrcėnoj ata qė mendojnė ndryshe. Detyra e njė kryeministri ėshtė tė krijojė kushte pėr dialog, tė nxisė tolerancėn, tė rrisė standardet e qytetarėve qė e kanė votuar (dhe ata qė nuk e kanė votuar…) tė mbrojė minoritetet e, ndėr ta edhe homoseksualėt. Pėr mua, njė ligj i tillė ndoshta ndonjė ditė do tė kalojė nė Shqipėri, por sot ėshtė i parakohshėm. Zėrat qė thonė se Shqipėria ėshtė e detyruar tė zbatojė standardet e Evropės, e kanė gabim. Le tė aplikojė zgjidhjet e shumicės sė vendeve evropiane Shqipėria, dhe askush nuk do ketė tė drejtėn t’i thotė “Ju nuk keni standarde”… Njė ligj pėr martesat e homoseksuale, fatkeqėsisht, nė vend qė t’u zgjidhė problemin, u hap problem, sepse intoleranca e shqiptarėve nuk frenohet me ligj. Reaksioni i kėtyre ditėve e tregon njė gjė tė tillė.
Dy fjalė pėr ta mbyllur. Kam parė, para disa kohėsh nė lajme, njė korrespondencė nga Moska, ku policė rusė godisnin veprimtarė homoseksualė, vetėm pėr faktin se ata ishin homoseksualė. Nėse njė gjė e tillė do tė ndodhte nė Shqipėri, do tė ishte fatkeqėsi. Dhuna ndaj femrės, ndaj homoseksualėve, romėve apo kujtdo qė pėrbėn tė ndryshmin nga shumica, ėshtė e dėnueshme. Zgjidhja e statusit tė grupeve tė caktuara zgjidhet nga debatet dhe nga presioni qė ushqejnė pėrfaqėsuesit e kėtyre grupeve mbi publikun dhe mbi politikėbėrėsit. Politika, duhet tė respektojė dėshirėn e shumicės dhe tė drejtat e pakicės. Gjetja e zgjidhjeve tė kėnaqshme, pėr tė gjithė, ėshtė arti i politikanit tė preokupuar pėr tė zgjidhur konfliktet sociale. Tė tentosh t’i zgjidhėsh konfliktet si me magji, do tė ishte demagogji dhe, pse jo, hipokrizi. Nėse shoqėria civile shqiptare ėshtė kaq aktive, urojmė qė ajo tė bėjė presion mbi klasėn politike, pėr tė respektuar standardet pėr gjithė shqiptarėt dhe, nė kėtė kuadėr, do zgjidhen shumė probleme, si ky i homoseksualėve.

(1) Sefdin Kreci (Sefedin Limja), njė nga personalitetet e shquara tė zonės sė Buzit, Tepelenė, i njohur pėr urtėsinė dhe, sidomos humorin e tij.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15864
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi