» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Patriotizėm apo nacionalizėm?... Pse jo, edhe ashtu, edhe kėshtu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Patriotizėm apo nacionalizėm?... Pse jo, edhe ashtu, edhe kėshtu

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 01 Jan 2011, 20:14

Gazeta “55” e sė shtunės kishte njė shkrim tė shkurtėr me titull “Atdheu? Ėshtė toka e bijve”. Shumėkujt, ndoshta, nuk do t’i ketė rėnė nė sy shkrimi dy gjysma kolonash, gjithė-gjithė njė e pesta e faqes 6. Mua, pėrkundrazi, mė tėrhoqi vėmendjen jo aq emri i autorit, shkrimet e tė cilit i lexoj me ėndje, sesa shqetėsimi i tij lidhur me ca ide kinse europiane, (nė tė vėrtetė, antikombėtare e konfuze), qė, pėr fat tė keq, duke qarkulluar nė trojet etnike, si edhe gjetkė, nė Bruksel a kudo qoftė, nxitin pėshtjellim ndėr shqiptarė. Me tė drejtė, autori shqetėsohet kur njė gazetar shqiptar qė punon nė Kosovė qenka “habitur tej mase nga reagimi patriotik i opinionit publik shqiptar ndaj raportit tė Dick Marty-t”. Jam i njė mendjeje me autorin, i cili nuk ėshtė i njė mendjeje me gazetarin qė punon nė Kosovė. Pra, unė dhe autori nuk jemi tė njė mendjeje me njė tė tretė. Nuk bėj lojė fjalėsh. Madje, qė tė jem fare i qartė, do tė theksoja se e gjykoj tė habitshme, nė mos dashakeqe, njė “habi” tė tillė. Nėse opinioni publik gjithėshqiptar ėshtė prononcuar njėzėshėm ndaj Raportit tė zviceranit, kjo do tė thotė se shqiptarėt diēka i ka ngacmuar nė kallo. Tė qenkėshim nė njė paradė mode, na u lejuakėsh tė veshkėshim kostume kombėtare e tė parakaluakėshim. Pse tė mos na lejohet tė reagojmė bashkėrisht pėr diēka qė na dhemb bashkėrisht? Ėshtė ngacmim i ndjenjės sonė kombėtare tė kultivuar nė shekuj, ndonėse tė lėnduar prej diktaturės komuniste ose prej pushtimit jugosllav. Nuk na e zhbėri dot atė ndjenjė as diktatura, as pushtimi. Aq mė pak mund ta bėjė sot njė Raport me konotacione tė pastra serbomėdha. Ende mė pak, ka tė drejtė tė na e lėndojė ndjenjėn tonė njė person i njohur pėr prirje proserbe, qoftė ky i veshur (qė tė mos them i kamufluar) me kostumin e diplomatit perėndimor.
...Debati ynė nisi miqėsisht dhe mbaroi po ashtu nė qendėr tė Brukselit. Rrėnjėt e paskėshin zanafillėn pėrtej ultėsirave ku fati mė hodhi tė jetoj. U zhvillua rreth raportit tė zviceranit. Ishim tre: unė, korēar, dhe dy miq tė mi, njėri dibran, tjetri pejan. Do tė pinim nga njė kafe dhe do tė bisedonim lidhur me njė veprimtari tė pritshme. Biseda nisi, si zakonisht, me gjėra anėsore, pastaj, u soll nga u soll, u ngul te njėra prej ēėshtjeve tė ditės, te Raporti i bujshėm i zviceranit. “Kor absurd me zėra nacionaliste”, u ngut ta quante njėri prej miqve tė mi shpėrthimin e njėzėshėm tė opinionit publik shqiptar. “Aspak, reagoi tjetri. Diēka e natyrshme”. “Meqė kam shkruar diēka, jam njė zė i atij kori kombėtar, por nuk ndihem nė absurd. Pėrkundrazi, thashė unė duke shmangur me qėllim fjalė nacionalizėm”. Kaq u desh. Fjala, fjalėn, kundėrshtari i “korit absurd me zėra nacionaliste”, u ngut pėr sė dyti dhe na e plasi dashur-padashur: “Nacionalizmi ėshtė streha e fundit e maskarenjve”.
Tolerantė dhe njerėz qė dimė tė merremi vesh, e shmangėm grindjen, ani se ballafaquam arsyetimet tona rreth nacionalizmit, atdhetarizmit, kozmopolitizmit, civilizimit ballkanik dhe atij perėndimor etj.
E pata dėgjuar edhe pėrpara thėnien se nacionalizmi na qenka streha e fundit e maskarenjve, por nuk e kam ditur dhe nuk e di ende kush e ka nxjerrė kėtė xhevahir, nė cilin kontekst dhe me ēfarė qėllimi. Sidoqoftė, e vėrtetė ose jo (pėr shkak tė mosdijes sime), e shoh tė udhės tė citoj thėnien e nobelistit francez Martin dy Gard, se nacionalistėt kėrkojnė “gjithnjė tė maskojnė tendencat e tyre luftėnxitėse nėn ndjesi patriotike”. E saktė. Madje shumė e pėrshtatshme pėr serbėt tė cilėt nxitėn gjakderdhjen nė Kosovė. Nė rastin konkret, pra, cili ėshtė luftėnxitėsi, kori ynė “nacionalist”, qė (sėrish, nė rastin konkret) kultivon krenarinė kombėtare apo njė raport i stisur mbi dyshime a mbi tė thėna njerėzish “qė nuk duan tė identifikohen”, nxjerrė nga thesi i shpuar i nacionalizmit serbomadh? Si zė jo luftėnxitės i korit nė fjalė, unė e pranoj me bindje kėtė farė soj nacionalizmi.
Po t’u referohesh fjalorėve pėr fjalėn “nacionalizėm”, do tė vėresh se ata arrijnė pak a shumė nė tė njėjtat shpjegime. “Le Petit Robert” e shpjegon kėshtu kuptimin e parė tė fjalės (kuptimin e drejtpėrdrejtė): “Doktrinė, lėvizje politike, qė kėrkon, pėr njė kombėsi tė drejtėn tė formojė njė komb (nation).” Kurse pėr fjalėn “komb” (nation): “Grup njerėzish, pėr tė cilėt supozohet njė origjinė e pėrbashkėt... qė karakterizohet nga ndėrgjegjja e tyre e njėjtė (historike, shoqėrore, kulturore)...”
Europa, me kufijtė e saj tė sotėm, ėshtė produkt i nacionalizmit qė gjeneroi shekullin XIX. Kėshtu qė tjetėr ėshtė tė pranosh Europėn e sotme, njė realitet historik, dhe tė tjetėr tė hedhėsh baltė mbi ndjenjėn kombėtare tė gjermanėve, ta zėmė, ose tė shqiptarėve, ėndrra e kamotshme e tė cilėve ėshtė bashkimi i tyre, sė paku, shpirtėror. Atėherė, ku qėndron e keqja e reagimit patriotik shqiptar ndaj Raportit tė Marty-t, tek Thaēi, siē pėrpiqet ndokush tė mbulojė konfuzionin e vet kombėtar, nė emėr tė njė civilizimi tė pretenduar europian? Unė e di mirėfilli se Thaēi, si individ, nuk e pėrfaqėson kombin shqiptar. Nuk besoj as qė tė ketė marrė pėrsipėr njė barrė tė tillė. Por, si Komandat i UĒK-sė, dikur, dhe si Kryeministėr, sot, i Republikės sė Kosovės, copa mė e madhe pas Shqipėrisė e shkėputur prej trojeve tona etnike, duam-s’duam ne, bart njė simbolikė qė s’mund ta mohojė kush. Tė mos shohėsh tendenciozitetin pakufi tė Raportit nė fjalė (Kosovė-Shqipėri, Shqipėri-Kosovė), do tė thotė ose tė jesh i verbėr dhe bėn mirė tė heshtėsh, ose dashakeq ndaj bashkėkombėsve tė tu. Nė kėtė rast, duhet qė ata tė ta mbyllin gojėn sa s’ėshtė vonė.
Shtetet e sotme tė Europės e kanė kaluar me kohė stadin e zhvillimeve tė tanishme ndėrshqiptare, madje, ndryshe nga ne, e kanė pėrjetuar jo pa dhimbje e pa gjakderdhje. Kjo ėshtė garancia qė ata, europianėt, siē ditėn ta vlerėsonin ēėshtjen kosovare nė fundin e shekullit qė lamė pas, ashtu do tė dinė tė kuptojnė edhe “korin” e njėzėshėm shqiptar nė mbrojtje tė dinjitetit tė tyre kombėtar, pavarėsisht njeriut ndaj tė cilit ngrihen dyshime tė pabazuara.
Ēikėrrimat pėr bezdisje tė ndėrkombėtarėve, ndaj tė cilėve do t’u shfaqkėshim tė pabesueshėm, pėr pretendime tė njė civilizimi qė e tejkalon atė ballkanik ose mė the, tė thashė kėsi farė gjepurash, unė ndihem fare mirė si zė patriotik, pse jo, edhe nacionalit, i atij “kori mbarėshqiptar”

Mare ne Gazeten Shqip .com

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15849
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi