» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Njeriu qė mbetet pa dashurinė e tė tjerėve ėshtė qenia mė fatkeqe nėn dritėn e dielli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njeriu qė mbetet pa dashurinė e tė tjerėve ėshtė qenia mė fatkeqe nėn dritėn e dielli

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 13 Nov 2010, 11:16

NJERIU QĖ MBETET PA DASHURINĖ E TĖ TJERĖVE ĖSHTĖ QENIA MĖ FATKEQE NĖN DRITĖN E DIELLIT...

Nė qoftė se do qė jeta tė tė buzėqeshė, buzėqeshi ti i pari jetės! Dije se s'ka asgjė nė botė qė tė ēarmatosė mė shumė e mė fortė sesa mirėsia, prandaj duaji tė afėrmit tuaj, nėse e do vetveten, dhe gjithēka dėshironi t'ju bėjnė juve njerėzit, bėni edhe ju atyre, nė qoftė se nė rrugėn tuaj jetėsore dėshironi tė keni hapin e sigurt, tė suksesshėm e tė ndershėm.

Pikėrisht sikur shenjat e trafikut, qė vihen buzė rrugės pėr ta orientuar shoferin tė arrijė nė cak lehtė, shėndoshė e mirė, edhe nė rrugėn tonė tė suksesit nė jetė duhet t'i vėmė shenjat orientuese qė na e lehtėsojnė ecjen e shėndetshme dhe arritjen e shpejtė e tė mirė deri te qėllimi.
Shenja e parė ėshtė njė mendim shumė i hershėm, ėshtė thėnė shtatė shekuj mė parė dhe tė menēurit e mbajnė si vetullėn mbi sy. E ka thėnė poeti i famshėm persian Saadi, i cili ka vdekur mė 1291 nė moshėn 107-vjeēare. Nė "Gjylistanin" e tij, ose kopshtin e trėndafilave, thotė: - "Nė qoftė se dėshiron tė tė buzėqeshė jeta, buzėqeshi ti i pari jetės".
E dyta ėshtė thėnė nga autori amerikan H.Boks, tashmė i njohur: "Nuk ka asgjė tjetėr nė botė qė tė ēarmatosė mė shumė e mė fort sesa mirėsia. Ēfarėdo lloj arme shkatėrrohet pėrpara saj".
Secili njeri ka nevojė ta duan tė tjerėt nė atė masė, siē ka nevojė organike pėr ushqimin e trupit. Nėse do tė tė duan, tė tė respektojnė e tė nderojnė tė tjerėt, ta bėsh kėtė ti i pari. Sepse ēdo gjė qė bėn njeriu, bėn pėr vete. Tė tjerėt mund t'i lėndosh me urrejtjen tėnde, por lėndimin mė tė rėndė do t'ia sjellėsh vetvetes, sepse urrejtja ka lindur nė ty, nė kokėn tėnde. Nėse i do tė tjerėt, sidomos tė afėrmit qė nga rrethi familjar, ata do t'i shėrosh me rrezatimin e gėzimit e tė dashurisė sate, por do ta shėrosh shumė mė shumė vetveten, sepse dashuria e gėzimi po lindin nė shpirtin tėnd.
Pėr kėtė Xh.Marfi do tė thotė: "Ndėrdija me pėrpikėri shėnon ēdo imtėsi qė ia pėrēoni pėr ta nxjerrė pastaj ēdo shėnim me besnikėri nė realitetin e sė pėrditshmes. Mu pėr kėtė shkak, nė marrėdhėniet ndėrmjet njerėzve do tė duhej pėrdorur rregulla e artė: "Gjithēka dėshironi t'ju bėjnė juve njerėzit, t'u bėni edhe ju atyre"!
Atė qė dėshironi ta ndiejnė tė tjerėt pėr ju, ndieni edhe ju pėr ta. Ashtu siē doni tė sillen tė tjerėt ndaj jush, silluni edhe ju ndaj tyre.
Mendimet janė krijuese, prandaj ēdo gjė qė e mendoni a ndieni pėr tė tjerėt, bėhet pjesė e pėrvojės suaj vetjake, sepse pėrmes veprimit tė ndėrdijes, mendimet tuaja materializohen nė realitetin tuaj. Veē kėsaj, ēdo sugjestion qė ia jepni ndokujt, nė tė vėrtetė e bėni pėr vetveten, sepse mendja si medium krijues e pranon atė dhe aty pėr aty fillon tė veprojė sipas tij.

Nėse ndokujt do t'i bėni njė tė mirė, e mira do t'ju kthehet; nėse ndokujt i bėni keq, poashtu edhe e keqja do t'ju gjejė. Nėse ndokush i mashtron dhe i gėnjen tė tjerėt, nė tė vėrtetė ai mashtron dhe gėnjen vetveten. Ndjenja e fajshmėrisė, pas njė kohe tė caktuar, edhe atij do t'i sjellė humbje.
Ndėrdija me kujdes shėnon aktin mendor tė mashtrimit dhe reagon nė pajtim me motivacionin mendor.
Ndėrdija ėshtė pavetore dhe e pandryshueshme, nuk dallon religjion, racė, institucion. Nuk ndien mėshirė dhe as ėshtė hakmarrėse. Mėnyra se si mendoni e silleni, nė fund do t'ju kthehet edhe juve.
Ata qė e njohin ligjin e tillė dhe mėnyrėn e veprimit tė ndėrdijes, gjithnjė do tė kenė kujdes tė mendojnė, tė ndiejnė dhe tė sillen mirė e drejt ndaj tė afėrmve tė vet.
Sa e madhe ėshtė nevoja e njeriut qė ta duan tė tjerėt, do tė shohim nė shembullin e vjehrrės dhe tė qenit. Nė fillim, kėta dy shembuj, vjehrra dhe qeni, dikujt do t'i duken qesharakė dhe joseriozė, por t'i shohim njėherė se ēfarė materiali ilustrues ofrojnė dhe pastaj tė gjykojmė pėr seriozitetin e kėtij krahasimi.
Nė pėrvojėn e popullit tonė ekziston njė thėnie, qė ėshtė bartur brez pas brezi, e cila nė mėnyrė tė mrekullueshme ilustron nevojėn shpirtėrore tė njeriut pėr tė qenė i dashur prej tė tjerėve.
Keni dėgjuar kėtė fjalė tė urtė: "Pėr inat tė resė teme, mė dektė djali", ose nė jug: "Pėr inat tim re, tė mė vdesė im bir". Kush e e thotė kėtė? Nėna e djalit. Vjehrra e nuses.
Djali nė popullin tonė ėshtė simbol i trashėgimisė, i ardhmėrisė, i jetės. Nėna qė ka djalė mund tė shpresojė ta martojė, tė ketė krah pune tė dyfishuar dhe tė ketė nipa e mbesa, do tė thotė ta sigurojė trashėgiminė.
Instinkti prindor, ėshtė thėnė sa herė, ėshtė mė i fortė te nėna sesa te babai. Ėshtė qartėsuar me tė njohurat qė dihen: babai mund tė jetė edhe i panjohur, edhe kushdo, por nėna ėshtė ajo qė nga trupi i saj e sjell nė jetė fėmijėn.
Prandaj cili ėshtė motivi, ai motiv aq i fortė, aq i tmerrshėm do tė thosha, qė e detyron njė zemėr qė nėna t'ia dėshirojė vdekjen djalit tė saj, bimės sė shpirtit dhe pėrmes kėsaj vdekjeje tė tė birit, t'ia dėshirojė vetes dhembjen mė tė thellė qė njeh njerėzimi dhe zhdukjen e ēdo gjėje tė bukur qė e lidh me jetėn e me ardhmėrinė?
Pėrgjigjja ėshtė e shkurtėr: frika nga humbja e dashurisė! Dashuria e fėmijės sė saj, bimės sė shpirtit, qė ėshtė gjėja mė e shtrenjtė nė jetėn e nėnės, tash ėshtė kthyer nė drejtim tjetėr: kah nusja! Dhe, nėna kėtė e ndien dhe e pėrjeton tepėr rėndė, duke e ndier veten se ka mbetur jetime, e vetmuar madje edhe pa dashurinė e fėmijės sė vet, bimės sė shpirtit.
Nėna e di se edhe vetė ka qenė nuse, se edhe vetė ia ka marė dikujt dashurinė e djalit. Nėna e di poashtu se nė kėtė botė raporti ėshtė plotėsisht i drejtė: "pa e dhėnė tė dhimbshmen, nuk e merr tė kėndshmen", pa e dhėnė dashurinė e vet, nuk mund t'i ketė dhuratė nipat e mbesat, pra, trashėgiminė, por, megjithatė, "krijesa njerėzore qė mbetet pa dashurinė e tė tjerėve, ėshtė qenia mė fatkeqe nėn dritė tė diellit", thotė njė urtėsi e lashtė kineze.
E pėrpunuam kėtė thėnie, qė shpreh njė gjendje tė skajshme tė mallkimit, sepse kėtė mallkim nuk ia bėn vetes secila nėnė, nuk e thonė as shumica e madhe e vjehrrave-nėna. Kjo thėnie sigurisht do tė ketė lindur nga gjendja e rėndė shpritėrore e nėnės, atėherė kur nusja e pakujdesshme nxjerr nė shesh tėrė brendėsinė e ndjenjave dhe sillet ndaj vjehrrės me arrogancė tė tepruar, duke i shkaktuar dhembje e pikėllim.
Pavarėsisht se kjo gjendje ėshtė e skajshme dhe u ndodh njė pakice tepėr tė vogėl tė nėnave-vjehrra, qėndron e vėrteta e plotė se re e vjehėrr nuk duhen. Nė rastin mė tė mirė, durohen! Pra, e durojnė njėra-tjetrėn duke i ndrydhur ndjenjat e veta. Qartėsimet pėr kėtė i gjejmė edhe nė krijimtarinė tonė gojore, sidomos kur thuhet se re e vjehėrr nuk durohen ndėrmjet vete, pėr shkak se nuk pajtohet koha me kohė, pėr shkak se janė tė ambienteve (fiseve) tė ndryshme e tė tjera, e tė tjera.
E vėrteta e plotė dhe e pamohueshme ėshtė njė dhe qenėsore: ndėrmjet tyre bėhet luftė e thellė shpirtėrore pėr ta marė dashurinė.
Prandaj a s'shihet nga ky shembull sa e madhe ėshtė nevoja e njeriut, qė ta duan tė tjerėt? Dhe, nė pajtim me kėtė ligjshmėri, cila do tė jetė rruga mė e mirė pėr sukses nė jetė: dashuria e natyrshme ndaj tė afėrmve tanė, dashuria e sinqertė e kuptimplote, apo urrejtja, cinizmi, zilia dhe prishja e plotė e drejtpeshimit real?
Shpejtova ta them kėtė fjali, me qėllim qė tė mos largohemi nga pika qendrore e temės.
E, tash tė shohim filozofinė e qenit. Po, hiē pa thonjėza. filozofinė e qenit e pėrpunon nė njė libėr tė tėrė besoj nė mėnyrėn mė komplete, autori amerikan. J. Fixherald. Meqenėse ėshtė njė libėr voluminoz dhe nuk kemi mundėsi ta citojmė nė interpretim tė lirė, po e them qenėsoren e kėsaj filozofie.
Gjithkund nė vendet perėndimore, pra, nė vendet shumė tė zhvilluara, qeni ka fituar statusin e anėtarit tė familjes. Madje ky status i qenit nė familje, ka nisur tė bėhet edhe aq i privilegjuar, sa ka marrė pėrmasa shqetėsuese.
Me fjalė tė tjera, s'ka familje nė botėn e zhvilluar, qė nuk e mban me dashuri e kujdes tepėr tė madh, njė qen, e mė pak njė mace apo kafshė tjetėr.
Njerėzit nė botėn e zhvilluar asnjė hap nuk e bėjnė pa interes. Por cilin interes praktik e ka njeriu qė mban qenin nė familje? A ka ndonjė pėrfitim prej qenit? A i hahet mishi? A i pėrdoret leshi, lėkura? Asnjė pėrfitim material! Asnjė!
E, shpenzime? Shumė mė shumė se pėr njė anėtar familjeje! E kujdesi? Disa herė mė shumė se pėr njerėzit, sepse njerėzit dinė tė kujdesen pėr vete, kurse qeni s'di!
E ushqejnė, e lajnė, e mjekojnė (madje mjekim tepėr i shtrenjtė), i bėjnė frizurė e shėtisin me orar tė caktuar: natėn, nė mėngjez, nė mbrėmje.
Dhe: gjithė ky kujdes dhe asnjė interes! A ėshtė e mundur? Jo. Nuk ėshtė e mundur.
Njeriu nė Perėndimin e zhvilluar pėrditė e mė thellė ndien vetminė. Fėmijėt, sapo ta arrijnė moshėn madhore, punėsohen dhe fillojnė jetėn e tyre tė pavarur. Me prindėrit, nė rastet mė tė mira, takohen njė herė nė javė.
Shokėt, miqėt, dashamirėt, qė tė gjithė janė tė zėnė me dinamikėn e punės dhe askush nuk ka kohė pėr askėnd.
Kush e plotėson, prandaj, atė nevojė tė thellė shpirtėrore tė njeriut qė ta duan tė tjerėt? Sidomos kush e plotėson atė nevojė aq tė theksuar kėtu, ku gjithkush i takon vetėm vetvetes dhe askujt tjetėr?
Qeni dhe askush tjetėr. Sepse qeni e do tė zotin, e do padronin me njė dashuri tė sinqertė e tė thellė. Dhe, prandaj, ėshtė e vetmja krijesė nė botė qė ekzistencėn e siguron me dashuri! Madje do tė thosha edhe jo ekzistencė ēkado, por me standard tė lartė e me komoditet tė plotė.
Kjo ėshtė filozofia e qenit!
Tė dy kėta shembuj, ma merr mendja, nė mėnyrėn mė komplete, mė tė thellė dhe mė tė gjithanshme, e ilustrojnė atė qė e pėrsėritėm disa herė: nevojėn e thellė shpirtėrore tė njeriut qė ta duan tė tjerėt.
Por, nėse nisemi nga zakoni i mirė i njerėzve tė menēur, qė asnjė ndejė, asnjė bisedė, asnjė veprim, madje dhe asnjė fjalė nuk e thonė pa njė qėllim, atėherė, sipas kėtij zakoni tė mirė, a ta pyesim veten: cili ishte qėllimi i potencimit dhe i ilustrimit tė nevojės shpirtėrore tė njeriut qė ta duan tė tjerėt?
Pėrgjigjja ėshtė e shkurtėr, thėnia e F.Bekonit: "Dituria dhe fuqia njerėzore pėrbėjnė po tė njėjtėn gjė, sepse mosnjohja e shkaqeve pengon suksesin."
Njeriu nė jetė nuk mund tė ekzistojė i vetmuar, prandaj qė t'ia lehtėsojė vetes rrugėn pėr arritjen e suksesit tė lartė, duhet t'i njohė njerėzit dhe tė sillet ndaj tyre nė mėnyrėn mė tė natyrshme, qė ndihmon krijimin e njė harmonie normale njerėzore.
Prandaj, nė qoftė se do qė jeta tė tė buzėqeshė, buzėqeshi ti i pari jetės! Dije se s'ka asgjė nė botė qė tė ēarmatosė mė shumė e mė fortė sesa mirėsia, prandaj duaji tė afėrmit tuaj, nėse e do vetveten, dhe gjithēka dėshironi t'ju bėjnė juve njerėzit, bėni edhe ju atyre, nė qoftė se nė rrugėn tuaj jetėsore dėshironi tė keni hapin e sigurt, tė suksesshėm e tė ndershėm.

Burimi i keti shkrimi Mar nga Gazeta Koha jone

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15849
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njeriu qė mbetet pa dashurinė e tė tjerėve ėshtė qenia mė fatkeqe nėn dritėn e dielli

Mesazh nga E Dashuruar prej Sat 13 Nov 2010, 12:13

Te dashurosh nuk do te thote te jetosh, por te vleresosh jeten.Te jetosh do te thote te kerkosh dashurine.Zoti eshte dashuri pasi Ai e dhuron jeten.

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9937
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njeriu qė mbetet pa dashurinė e tė tjerėve ėshtė qenia mė fatkeqe nėn dritėn e dielli

Mesazh nga Genci-fr prej Sun 13 Feb 2011, 01:44

Njeriu qe mbetet pa dashurin e te tjerve, jo qe ehst qenja ma fatkqe nen driten e diellit por esht edeh me e viktimizuar se nje ishull nen driten e heness.

Genci-fr

Shteti : kosov
Postime : 467
Kyējet nė forum : 8738
Regjistruar mė : 02/06/2009
Profesioni : ekonomist

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njeriu qė mbetet pa dashurinė e tė tjerėve ėshtė qenia mė fatkeqe nėn dritėn e dielli

Mesazh nga benita krusha prej Thu 07 Apr 2011, 16:09

askush nuk mbetet pa dashurine e te tjereve po qe se nuk e ben veten,
ate qe e kerkon e gjen
gjithmoooooooooooon...

benita krusha

Shteti : Prishtine
Postime : 757
Kyējet nė forum : 7115
Regjistruar mė : 10/03/2011

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njeriu qė mbetet pa dashurinė e tė tjerėve ėshtė qenia mė fatkeqe nėn dritėn e dielli

Mesazh nga Genci-fr prej Fri 08 Apr 2011, 02:15

Por si do qoft menyra e mbetjes, ekziston nje fenomen i till. dhe ne po e demostrojm gjendjen e personit te till.

Genci-fr

Shteti : kosov
Postime : 467
Kyējet nė forum : 8738
Regjistruar mė : 02/06/2009
Profesioni : ekonomist

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njeriu qė mbetet pa dashurinė e tė tjerėve ėshtė qenia mė fatkeqe nėn dritėn e dielli

Mesazh nga deti prej Fri 08 Apr 2011, 15:34

Njeriu qe mbetet pa dashurine e te tjereve le te mbeshtetet ne dashurine e Zotit sepse me kohe do t'a rikthejė dashurine e te tjereve. Mjafton te mos humbesh besimin dhe kurre nuk behet vone.
Duaj te tjeret ashtu qe te tjeret te te duan ty!

deti

Shteti : Kosovė
Postime : 2036
Kyējet nė forum : 11977
Regjistruar mė : 19/06/2007
Profesioni : Ekonomist

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njeriu qė mbetet pa dashurinė e tė tjerėve ėshtė qenia mė fatkeqe nėn dritėn e dielli

Mesazh nga Katilja prej Mon 18 Feb 2013, 17:27

asnjeher sepse njeriu kur esht i vetemmmm arrion te triumfoj e tu tregoj gjithve se cmund tbej e ateher syt e tij e suksesi tij shkelqen me shu se ndricimi diellit

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 

Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 5503
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njeriu qė mbetet pa dashurinė e tė tjerėve ėshtė qenia mė fatkeqe nėn dritėn e dielli

Mesazh nga Sponsored content Today at 05:25


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi