» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Historia e vertete e bajo dhe cerciz topullit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historia e vertete e bajo dhe cerciz topullit

Mesazh nga Kle@Love prej Sun 07 Nov 2010, 17:13

Nipi i Bajo dhe Ēerēiz Topullit hedh dritė mbi figurat e heronjve. Jo thjesht komitė, por edhe intelektualė dhe reformatorė. Njė material i dendur me dėshmitė e kohės mbi vrasjen e Dhespotit tė Korēės, Bimbashit, pėrplasja me Faik Konicėn, deri tek ceremonitė e lamtumirės pėr tė dy figurat

Kėngėt, qė iu kushtuan, trashėguar brez pas brezi, i theksuan edhe mė shumė konturet “fantastike” qė portretizonin kėto dy figura. Por faktet historike tregojnė qė Bajo dhe Ēerēiz Topulli, nuk janė thjesht komitėt qė rrėmbyen armėt e dolėn maleve. Nė njė monografi tė zgjeruar, qė Bajo Topulli (nipi i Topullarėve, qė ka marrė emrin pikėrisht nga xhaxhai Bajo) na tregon se mė sė pari, Ēerēizi e mė sė shumti Bajoja, ishin intelektualėt, qė luftuan jo vetėm pėr mėvetėsinė e Shqipėrisė, por edhe pėr gjuhėn shqipe. Janė diplomatėt, qė shėtitėn kryeqytetet evropiane e Amerikėn, pėr tė gjetur mbėshtetjen ndėrkombėtare dhe pėr tė organizuar shqiptarėt, kudo qė ishin pėr tė ndihmuar ēėshtjen e pavarėsisė. Pėr autorin e librit “Topullarėt e Gjirokastrės: Bajo dhe Ēerēizi - pararendėsit dhe pasardhėsit”, botimi i kėsaj vepre vinte si njė shtysė e brendshme. U rrit me bėmat e heronjve, jetoi nė po ato oda, ku u ulėn kėmbėkryq ata, nė ēdo gėzim gjirokastrit, dėgjoi tė kėndohej e famshmja “Tek Rrapi nė Mashkullorė”, ndėrsa nė qendėr tė qytetit pa tė ngrihej madhėshtor monumenti i Ēerēizit. Gjatė jetės sė tij ndoqi sesi politikat dhe sistemet vepruan me dy xhaxhallarėt e tij heronj, glorifikimin e figurės gjatė diktaturės, por edhe cungimin e historisė sė tyre, duke lėnė jashtė momente tė rėndėsishme nė jetėn e dy vėllezėrve, por edhe figura tė shquara qė shoqėruan nė tė gjallė e nė tė vdekur Topullarėt. Pas ndėrrimit tė sistemit iu desh tė shihte harresėn e qeverive demokratike, rrėnimin e shtėpisė-muze, dėmtimin e varreve. Njė gjendje pėr tė ardhur keq, qė nuk mund ta linte mė indiferent. Nė njė volum prej rreth 460 faqesh na ofrohet njė material i bollshėm mbi historinė e familjes sė madhe Topulli, por mė sė shumti tė Bajos dhe Ēerēizit. Njė material i mbledhur nga burime gojore dhe arkivore. Janė shfrytėzuar Arkivat e Shtetit, por edhe shtypi i kohės, ku bėmat e dy heronjve gjetėn hapėsira tė mėdha. Ka edhe citime nga fjalime e dorėshkrime tė vetė heronjve, nga ato tė pakta qė i rezistuan kohės.

Pėr ta drejtuar lexuesin deri tek Bajoja e Ēerēizi, autori ofron disa faqe histori, qė lidhen me paraardhėsit e Topullarėve, qė nga zbritja e tyre nga veriu i Shqipėrisė, nė jug tė vendit, ndėrrimi i fesė nga katolike, nė ortodokse e mė pas nė islame. Kėtė e dėshmon edhe njė pllakė varri, ku i pari i familjes quhej Vasil Sulioti (gėrma V fshihet mė pas), brez pas brezi, me shndėrrimin e mbiemrit nė Karagjozi e mė tej Topi- Topulli (pėr shkak tė njė beteje tė ashpėr qė Mehmet Karagjozi bėri me Ali Pashė Tepelenėn). E mė pas tregohet mbi njė dokumentacion tė dendur jeta e Bajo dhe Ēerēizit, dy nga 15 djemtė e Ago Topullit.

Mėsohet se qysh 11 vjeē Bajo niset pėr tė studiuar nė Stamboll, ku brumoset me idetė pėrparimtare dhe patriotike tė vėllezėrve Frashėri, Samiut dhe Naimit, por edhe Jani Vretos, tė cilin ai e vlerėsonte shumė. Sipas kėshillave tė tyre ai hidhet nė Selanik, ku fillon njė aktivitet tė gjerė si propagandues i gjuhės shqipe, edhe pse nuk ishte e thjeshtė, duke qenė se ndodhej mes dy zjarresh, atij turk e atij grek. Mė pas, nė vjeshtėn e vitit 1904, Bajon do ta shohim nė Manastir, ku bėhet pedagog dhe nėndrejtor i gjimnazit tė Manastirit. Bashkė me lėndėt mėsimore, nisi t’iu mėsonte edhe gjuhėn shqipe djemve tė gjimnazit e tė shpėrndante libra nė gjuhėn shqipe, edhe pse ishte gjithnjė nė shėnjestėr. Gjatė qėndrimit tė Bajos nė Manastir solli ngritjen e “Komitetit pėr Lirinė e Shqipėrisė”(1905), ku mblodhi rreth vetes patriotė shqiptarė. Nė nyjėn (nenin) e parė tė Kanonizmės sė komitetit thuhej se “qėllimi i kėtij komiteti ėshtė tė ngjallurit e Shqipėrisė, duke mbjellė vėllazėrimin, dashurinė, bashkimin, duke pėrhapur udhėn e qytetėrimit me anėn e librave qė do tė shtypen, duke dėrguar njerėz nė tė gjithė anėt e Shqipėrisė tė mbjellin kėto mendime… pėr mbrothėsinėkombit dhe tė shpėtuarin nga zgjedha dhe errėsira nė tė cilėn gjendet sot”. Do tė ishte po Bajo Topulli, qė disa muaj mė pas do tė ishte vullnetari i parė, nė tė parėn ēetė ēlirimtare, duke u quajtur “Garibaldi i Shqipėrisė”. Pas aktivitetit nė Jug tė Shqipėrisė dhe vrasjes sė Dhespotit tė Korēės, pėr tė larė gjakun e Papa Kristo Negovanit, Bajo Topulli e pati shumė tė vėshtirė qėndrimin nė Shqipėri, ndaj dhe nė fund tė nėntorit, Bajo i shoqėruar nga Ēerēizi dhe Zeman Haskua udhėtojnė drejt Sofjes, ku e priti njė grup shqiptarėsh me nė krye Shahin Kolonjėn. Aty gjejnė njė situatė po aq tė ndezur patriotike, nė Sofje e Bukuresht u njohėn me figura tė njohura, mes tė cilėve dhe Mihal Gramenon (kronikanin e betejave). Redaksia e gazetės “Drita” do tė bėhej njė shkollė e vėrtetė pėr Ēerēizin, i cili pėrmes faqeve tė saj u bėnte thirrje shqiptarėve pėr luftė. Pasi nis Ēerēizin, Mihalin dhe lufttarė tė tjerė drejt Shqipėrisė, Bajo ndėrmerr njė udhėtim tė gjatė nė kryeqendra tė Evropės dhe nė Amerikė (ku u shoqėrua nga Fan Noli), pėr tė gjetur mbėshtetje pėr ēėshtjen shqiptare. Ndėrsa Bajo Topulli merrej me propagandė jashtė vendit, ēeta e drejtuar nga Ēerēiz Topulli, kishte nisur veprimtarinė e saj, madje ishte vėnė nė shėnjestėr. Ndodhi pikėrisht nė kėtė kohė, nė 9 mars tė vitit 1908 kur nė Gjirokastėr vritet Bimbashi turk Halil Musa Beu. Njė ngjarje qė do tė bėnte bujė tė madhe nė atė kohė, por qė do tė shėnohet nė histori si bėma mė e madhe e Ēerēiz Topullit. Nėntė ditė mė vonė, do tė zhvillohej dhe beteja e famshme e Mashkullorės. Por njė ngjarje mė e madhe do tė ndodhte nė po atė vit. Ėshtė Kongresi i Manastirit, ku merrte pjesė dhe Bajo Topulli, madje ai u zgjodh nė komisionin e ngushtė tė Alfabetit, prej 11 vetėsh, ku ndėr tė tjerė bėnin pjesė edhe Fishta, Mjeda, Mit’hat Frashėri, Sotir Peci, etj. Bajo Topulli ishte pėrkrahės i variantit tė alfabetit me gėrma latine, i cili u pranua si njė nga dy variantet, bashkė me alfabetin e Stambollit, qė tė pėrdoreshin mes shqiptarėve. Kjo ngjarje e madhe u pasua me hapjen e shkollave dhe klubeve tė gjuhės shqipe.

Nga autori i librit, por edhe historianė tė tjerė enigmė mbetet mungesa e Bajos dhe Ēerēizit nė ngjarjen e madhe tė shpalljes sė Pavarėsisė, njė moment pėr tė cilin ata kishin luftuar pėr vite tė tėra. Ishte njė tėrheqje e vetė Topullarėve, apo njė “gabim” i Ismail Qemalit? Tė dhėnat historike janė tė mangėta dhe nuk hedhin dritė mbi kėtė fakt. Emri i Ēerēiz Topullit do tė ndeshet sėrish pa shpalljes sė Pavarėsisė, nė disa kryengritje tė armatosura, pėr sprapsjen e grekėve nga tokat e pushtuara nė jug (pas konferencės sė Londrės), por edhe kundėr rebelimit tė Haxhi Qamilit nė Shqipėrinė e Mesme. Nė shtator tė vitit 1914 Ēerēiz Topullin e Muēo Qullin i gjejmė nė Shkodėr, ku mendohet tė kenė shkuar pėr t’ju bashkuar mbrojtjes sė trojeve nga pushtimi serbo-malazez. Arrestohen pėr tė parėn herė nė 28 qershor dhe lirohen shumė shpejt. Por arrestohen sėrish nė 7 korrik. Tre ditė mė vonė do tė ekzekutoheshin duarlidhur rrugės pėr nė Ēetinė. Pėr 20 vjet eshtrat e dy heronjve mbetėn pa varr, nė Shtoj tė Shkodrės, deri sa u zbuluan nė vitin 1936 nga Javer Hrushidi, mik fėminie me Ēerēizin dhe prefekt i Shkodrės aso kohe. Ishte pikėrisht ai qė identifikoi dhe eshtrat e Ēerēizit nga njė dhemb floriri, qė e kishin tė dy tė njėjtė. Autori na thotė se nė zhvarrimin e eshtarve tė tyre mori pjesė edhe Enver Hoxha, i cili mbajti edhe njė fjalė lamtumire nė emėr tė Gjirokastritėve. (Dy vjet mė pare, nė 18 mars 1934, nė Gjirokastėr do tė ngrihej monumenti i tij, i realizuar nga skulptori Odhise Paskali me kontributin financiar tė shqiptarėve brenda e jashtė vendit.) Madhėshtore ishte pėrcjellja e eshtrave tė heronjve nė Shkodėr. Prekėse janė fjalėt e mbajtura nga patėr Anton Harapi e Ernest Koliqi, tė pabotuara mė parė nė kohėn e diktaturės. Ndėrkohė, tė dhėnat janė tė pakta pėr aktivitetin e Bajo Topullit pas shpalljes sė Pavarėsisė. Mėsohet se pėr 15 vjet jetoi e punoi nė Turqi, ku pati poste tė larta drejtuese nė kohėn e Mustafa Qemal Ataturkut. Thuhet se shėrbeu si vali e prefekt. Nė vitin 1925 ai kthehet nė Gjirokastėr. Gjirokastritėt shėnuan kandidaturėn e tij si kryetar bashkie, edhe pse Bajo, tashmė i sėmurė nuk e dėshironte njė gjė tė tillė. Megjithė fushatėn e shkurtėr, Bajo Topulli zgjidhet kryetar Bashkie, tė cilėn e drejtoi pėr tri vjet. Gjatė kohės sė drejtimit ndėrmori njė sėrė reformash. E nisi qė me pritjen e popullit nė zyrat e bashkisė, pastėrtia e qytetit, tregjeve, kontrolli ushqimor, ndriēimi, marrja nėn kontroll e rendit publik, pėrkrahja e familjeve tė varfėra, caktimi i ndihmave sociale, ngritja e shkollave, regjistrimi i tė gjitha fėmijėve, heqja e ferexheve tek gratė, shpallja zyrtarisht e sė dielės ditė pushimi, etj. Gjithashtu ai u bė nismėtar i ngritjes tė sė parės shoqėri aksionere tregtare nė Shqipėri, e cila u quajt “Dele”.

I sėmurė rėndė, Bajo Topulli u nda nga jeta nė 24 korrik tė vitit 1930, nė shtėpinė e tė vėllait nė Sarandė. Njė ceremoni lamtumire madhėshtore u organizua qė nga Saranda deri nė Gjirokastėr. “Nė emėr tė djalėrisė vinj t’i them Bajo Topullit lamtumirėn e fundit. Jo me lot grarie do ta varrosim, se sot nuk ėshtė ditė pėr zi. Ne do ta varrosim si burra. Sikundėr thotė i madhi Leonardo da Vinēi: “Sikur njeriu gėzon muzgun e mbrėmjes pas njė dite me punė plot, ashtu dhe vdekja ėshtė lumturi nė fundin e jetės pas njė jete tė pėrdorur mirė”, ashtu edhe ti o shpirt bujar, derdhe tėrė gazin e jetės pėr kėtė Shqipėri dhe tani, hero re dhe do flesh nė kėtė tokė qė t’i e deshe gjithė jetėn mė tepėr sesa shpirtin”. Kėshtu do tė shprehej pėr bajo Topullin, Eqerem Ēabej nė fjalėn e lamtumirės.

Nė ceremoninė e pėrcjelljes sė Ēerēizit

Nga fjala e lamtumirės sė Pater Anton Harapit

“Ndaluni! Ku veni burra?!

Ēerēiz e Muēo, dy fjalė ka me ju Shkodra Kreshnike, ktu nė log tė kuvendit para se tė daheni. Do ta leni Shkodrėn, tė shkoni e tė pushoni atje, ku sė parit pat t’amblat rreze tė diellit, ku, si filiza tė shndoshtė, gėzueshėm e rritėt shtatin, atje prej kah Shqypnija u qiti dhe u ndriti!

…Veē, o burra, qi, dekun, flitni, tė metun, njalleni, tė hupun, sod ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqypnis, deh, lshonie nji za, at zanin t’uej kumbues si tė luajve, diftoni djelmnis shqiptare shka u ushqeu idealin, shka u mbajti karakterin, shka u bani tė pavdekshėm.

….T’i diftojm, po, botės, se shqyptarėt janė njimend burra; se mund tė jemi Toskė e Gegė, muhamedan e kristjan, e njiherit shqyptarė tė njimendtė.

Zoti i vėrtetė e atdheu le tė na bashkojn, Zoti e atdheu tė na mbajn, me Zot e me Atdhe tė lumnojm!”

Nga fjalimi i lamtumirės sė Ernest Koliqit

E ju, o ju Hije madhore tė Ēerēiz Topullit e tė Mustafa Qullit, nisnju kah vendet jueja tue ngjallun nėpėr tė gjitha buzėt nji kangė shprese. Zgjoni nė kalim zemrat e fjetuna; fuqizoni shpirtrat e ligshtuem. Shka kėrkon djalėria prej Shqypnis? Drejtėsi tė plotė shoqnore.

O ti, Ēerēiz, o ti Mustafa qulli, qė ma t’kuq e batė flamurin tonė me gjakun e pastėr t’uj, shpallnja djalėris se pėrparimi mė i drejtė se drejtėsia ma e plotė shoqnore mund t’arrihen n’emėn tė shqypnis…

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16815
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi