» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Mesele nga Pleqtė tanė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mesele nga Pleqtė tanė

Mesazh nga E Dashuruar prej Tue 12 Oct 2010, 17:17

Nje dite me ra te takohem me nje plak, aman per qdo qeshtje ma tregonte nga nje mesele(anegdota) te mrekullueshme, e cila aq bukur tregohej nga ky plak sa qe dukej se eshte ndonje skenar hollywodi, per shkak se kaq bukur tregohej

Dhe duke e ditur qe kemi nje pasuri aq te madhe te kesaj natyre ne popullin tone, dhe poashtu i bindur se do kete shume anetar qe do te tregojn ndonje mesele qe kan ndegjuar nga me te vjeterit tanė, keshtu qe po hapi kete teme qe ti japim rast njeri-tjetrit te njoftohemi me keto storje te bukura te tradites sone shqiptare.

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9937
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesele nga Pleqtė tanė

Mesazh nga E Dashuruar prej Tue 12 Oct 2010, 17:19

Per vete e ke

Kishte qen nje person i cili e kishte pasur si shprehi gjithmon ti thoshte te tjereve "Per vete e ki", edhe nese i bente dikush mire apo keqė.

Dhe nje dite merr rruge te gjatė dhe e nxe vonja e aty rruges tek nje shpi, kerkon konak dhe i zoti i shpis i ofron konak dhe ky mysafiri i hyn brenda ne shtepi.

I zoti i shtepis i ofron te haj e te pije, te gjitha te mirat qe i posedonte dhe poashtu gjume te qet i ofroj, mirpo ky pas gjithe ketyre te mirave gjthmon i thoshte Per vete e ki!!

Dhe i zoti i shtepis, filloj te nervozohet, se si po ja kthen mysafiri ne kete menyre dhe thotė ne vete , hajt se ka me ja tregu qejfin ketij bukėpermysi.

Dhe neser ne mengjes, ky mysafiri u zgjua heret dhe u be gati te nisej dhe te vazhdoj rrugen, mirpo i zoti i shtepism po i thotė, pasi ke per te marr rruge te gjatė, merre kete ushqim te mbeshtjellur sepse te kap uria dhe e ha rruges, mysafiri po ia kthen perseri: Per veti e ki !! dhe po e merr ushqimin, fillon rrugen.

Ndersa i zoti i shtepis ne ushqimin e mysafirit kishte futur helm vdekjeprures...

Dhe per rastesi rruges ky udhetari, takon nje udhetar tjeter, aman i lodhur e i uritur tejmase, dhe po ndalet e po e pyet kete udhetarin, dhe per qudi ky udhetari i lodhur ishte djali i atij te zotit te shtepis i cili i ofroj konak keti udhetarit.

Dhe ky udhetari i cili kishte ushqimin e helmuar me veti, po i thot, pasi qe qenke i uritur, merre kete ushqim te cilin ma dha babai yt, sepse te nevoitet te shuash urinė.

Ky djali merr ushqimin dhe e falenderon, dhe ky ja kthen si gjithnje: Per vete e ki, dhe udhetari misterioz vazhdon rrugen, ndersa ky djaloshi, pasi qe ta han ushqimin e helmuar te cilin babai i tij e kishte pergatitur per ate udhetarin qe i kishte ofruar konak, helmohet dhe shkon disi deri te shpia e tij zhagazhi dhe kur e shef babai i tij ashtu te lodhur dhe te semure e pyet : o djali im qfar ke keshtu??

Djali: nje udhetar me dha ca ushqim per te ngrene dhe prej atij momenti po ndjehem keq dhe me ato fjal vdes djali.

Tash ketij babait i kujtohet se ate ushqim qe ia kishte pergatitur me helm, udhetarit e paska hanger djali i tij dhe poashtu i kujtohe ajo thenja misterioze e udhetarit : Per vete e ki dhe e kupton se vertet ate qe deshi te ja bere udhetarit ja ka bere djalit te vete dhe e ka mbytur djalin e tij .

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9937
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesele nga Pleqtė tanė

Mesazh nga E Dashuruar prej Tue 12 Oct 2010, 17:21

DUHET ME JA DITĖ HUJIN PELĖS

Dikur moti kanė pasė fjetė'ni odė edhe burrat edhe gratė. Njani shkoi mysafir tu ni shok i veti. Ai miku ish kanė i vetėm me gruen edhe e kish pasė sall ni odė. Grueja ish kanė shum e hijshme, po e nershme. Masi hangrėn darkė e ranė me fjetė, burri me mysafirin ranė n’ni anė t’odės e grueja n’anėn tjetėr.
Kur e zuni gjumi t’zotin e shpisė, mysafiri u ēue kadalė e shkoi tu grueja me mźne t’keqe. Grueja e kish pasė ni shtagė ngat veti. E muer shtagėn e i ra kresė. Mysafiri e rroku kryet me grushta e shkoi me ra prap n’vźn t’vet.
Nestra, kur u ēuen, i zoti i shpisė e pa mysafirin me krye t’ajun. Po e dvét:
- Ku e vrave, mik, kryet ashtu?
Mysafiri po i thotė:
- Natėn dula n’oborr e m’ra pela shkelėm.
Grueja ish kanė tuj sitė miell n’magje. Tha.
- Į’ kanė dashtė me ja ditė hujin pelės.

(Komaran, Drenicė)

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9937
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesele nga Pleqtė tanė

Mesazh nga E Dashuruar prej Tue 12 Oct 2010, 17:22

Dhandrri dhe grueja e mźēme

Ish kanė ni djalė koxha mźnjemadh edhe ish kanė martue.
Masi fjet natėn e parė me grue, t’nesėrmen u ēue e shkoi me mjellė grunė n’arė edhe u tha te shpija:

- Bukėn me ma pru djali!
Kur shkon te ara edhe ja nis me livrue. Po pret ēka po bājnė robt e shpisė - kush po ja ēon bukėn.
Kta te shpija s’dinė qysh me ja ba. A bāhet prāmė me u martuee e sod me ja ēue bukėn djali te ara. Mirėpo, ajo nusja ish kānė e meēme edhe u thotė robve t’shpisė:

- Binma bukėn edhe ni drapėn , se une kam me ja ēue bukėn.
Ja bien bukėn e drapnin e niset nusja me shkue te ara. Kur mrrin tu i shoqi i tha:
- Puna e marė!
- Marė paē!
- Ku me ja nisė me korrė, o njeri?
- Qysh me korrė - i tha i shoqi - po une qe sa ja nisa me livrue…!
- Po si qaj djali yt, o njeri - i tha grueja - promė u martove e sod po don me ta pru djali bukėn.
(Krilevė, Gollak)

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9937
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesele nga Pleqtė tanė

Mesazh nga E Dashuruar prej Tue 12 Oct 2010, 17:23

ZJARMI I ZHABARIT


Ish kane shku njani musafir n'Zhabar t'Eper.Aty ku bjen n'konak , i gjane edhe do musafir tjere.Ish kane dimen e f'toft i madh.Zhabari s'kan dru shum e e kane zakon mos me e kalle shum kaftorin.Ky musafiri qi shkoi vetun , kish pas nirthe.Me i than t'zotit shpis:"Kalle kaftorin ma shum!,s'kish pas mujte se i kish pas ardhe marre".Po dikur s'ju durue e foli: --Valla , more burra , me e dijte qi asht edhe zjarmi i xhehnemit si zjarmi i Zhabarit , tybe gja s'kisha lane pa ba.

PS: Per hire te origjinalitetit dhe mos humbjes sė kuptimit dhe porosis qė i gjejmė te anegdotat apo te njohura nė popull si MESELE ose BISEDA ME RROTULLA do ti tregojmė mu nė atė mėnyrė se si janė interpretuar nga vetė ata qė i kanė treguar ose qė janė ruajtur gjenerat pas gjenerate,deri ne ditėt e sotme.

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9937
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesele nga Pleqtė tanė

Mesazh nga E Dashuruar prej Tue 12 Oct 2010, 17:24

GEZIM MA T'MADH?--KUR JAM MARTUE VETE

Bajram Haliti e kish pas martue djalin.Kur shkojne shoket me ja ba per hajr , i thone:
--Per hajr , Bajram Haliti qi e martove djalin!
--Hajer paqi!
I thone:
--A ki pas gzim ma t'madh n'ymer tan se sot qi pe marton djalin?
--Po , qysh jo.
--Kur?
--Kur jam martue vete


PS: klara, emri plak nuk eshte emertim nenqmues, perkundrazi ka epitet pozitive, keshtu qe askė se rendon nese i thua plak, vetem ndonje plakufobi.

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9937
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesele nga Pleqtė tanė

Mesazh nga E Dashuruar prej Tue 12 Oct 2010, 17:25

Bukė e langė po ne sofren teme

Sylejman Lashi i Kaliqanit, shpi e madhe, n“za pėr kullė, toka e dhenė, njė ditė e thirri Micė Binakun argat me punue! Mici ish kanė i mencem po ma fukareja i Kaliqanit!Sylejmani i kishte porositė graninė qė pėr drekė tė gatuejnė cka asht hae ma e mirė pėr Micin dhe ato ashtu banė: prunė mazė tė zieme, pite, pulė...!

Kallxo drejtė o Micė, a ke hanger nojherė drekė ma tė mirė se sot, ia priti Sylejmani Micit, atėherė kur maruen se hangri!

Mici u kujtue dhe ia ktheu!
Po, mramė, nė darkė!
Po cpate pėr darkė!
Bukė e lagė po ne sofren teme!

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9937
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesele nga Pleqtė tanė

Mesazh nga E Dashuruar prej Tue 12 Oct 2010, 17:26

NDĖRMJET TĖ LAGTIT E TĖ THATIT

Ish kanė ni demel. Kijet i kish pasė, sźnet pėr punė po, pllugun po, edhe ish kanė metė pa mjellė. E vesin miqt:
- Pse s’molle sivjet?
- Vallahi, ni herė ke lagt e dikur u tha.
- Ani, ku ke ti nėrmje’ t’lagtit e t’thatit?
Puntori, mos m’e ruejtė kohėn nėrmje’ t’lagtit e t’thatit me mjellė, ai s’un mjellė kurr.
(Padalishtė, Drenicė)

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9937
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesele nga Pleqtė tanė

Mesazh nga E Dashuruar prej Tue 12 Oct 2010, 17:26

Kallamoqi s'ka sabėr

Ni hoxhė, me nifarė tubimi, kish pas thanė se veē me sabėr u bāhet ballė tė tana punėve. Njani po i thotė:
- Veē ni punė, hoxhė efźni, nuk ka sabėr.
- Cilla?
- Kallamoqi, kur t’bāhet m’u prashitė, s’ka sabėr.
(Ibėrticė, Gollak)

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9937
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesele nga Pleqtė tanė

Mesazh nga E Dashuruar prej Tue 12 Oct 2010, 17:27

O Babė a i kollitet kesaj rrene?

E ndegjova kete mesele para ca ditesh

Ne nje ode te nje fshati, mbildheshin burrat dhe kishte qen nje djal i asaj shpie, qe e kishte marr si shprehi, qe sa here rrente dikush, ky te i thonte: Po rrenė dhe ate me ze te lartė, dhe tash prinderit dhe te shpis po i thojn, more na morre ftyren, qysh po i thu musafireve ashtu nersy, po rren, a e di se eshte shprehi e keqe dhe i ngushton musafiret. Por tash e tutje, nese rren dikush, ti ski nevoj mi than qe po rren, mirpo mjafton qe sa here te rren dikush, ti te kollitesh si shenje qe po rren qe ne mandej ta dijm se po rren mysafiri.

Dhe pas disa diteve po vjen nje mysafir ne ode, dhe po fillon fjalen dhe po livdohet shume e shum dhe po thotė qe i kam mbjell disa qulaha dhe kunguj, dhe i kam punu mire, sa qe aq lozė te medha i ka bo, une me makine po eci neper lozet e saja.

Ky djali i ri, pi drejtohet babes tij, me keto fjal: O Babė, allahile a i kollitet qesaj rrene, leje bre mos ja kaj nonen??

- Baba: pernime nuk i kollitet kesaj rrene

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9937
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesele nga Pleqtė tanė

Mesazh nga E Dashuruar prej Tue 12 Oct 2010, 17:29

SI KAM QENĖ E SI U BANA

Ish kan ni burrė qi kish pas qef m'u livdue.Kur ish kan plakė,i kish pas thanė ni ditė t'shoqes:

-Valla,mori grue,qysh jam kan i zoti,kur jam kan i ri,e tash qi u plaka,jam ba me u vajtue.
Valla bre njeri,n'pac qef po t'vajtoj,ja priti e shoqja.
Besa vajtom se un po t'ngoj.-Edhe u shtri-
E sjoqja,tu kryet,ja nisi e pe vajton:
Njeri ,o njeri!Kur je kan i ri s'e ke pas shoqin!
T'hijshėm sikur ti nuk ka pasė!
Sahatin si ti kush s'e ka pasė!
Cigaren e sermit si ti kush s'e ka pasė!
Pushkėn si tanėn kush s'e ka pasė!
Atin t'shalės sikur ti kush s'e ka pasė!
Kullėn sikur tanėn kush s'e ka pasė!
Pleqnar sikur ti kurkun nuk ka pasė!
Burri tu ingue k'to fjalė,u pėrmallue edhe po kanė.E shoqja po i thotė:
-Shuej njeri.cka ke qi po kanė pėr sene t'hueja se,pasha zotin asnjo k'to tuajat nuk janė,vec i marova me ta ba qefin.

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9937
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesele nga Pleqtė tanė

Mesazh nga E Dashuruar prej Tue 12 Oct 2010, 17:29

DIJA E ZBULUEME DHE E PAZBULUEME

Ish kanė dalė ni njeri me shetit.Shkon deri n'stom detit.
Aty ish kanė ni pemė e madhe.N'at pemė ni shpen i bardhė.Ai shpen e kish pas ni pikė ujė n'kaqep.
Ky njeri cuditet shka ish ajo pemė aty e ai zog me ni pikė ujė n'kaqep.
Kah kthehet,n'kujtim,teshet n'ni plak t'mrrinė.E veti plaku:
-Ēka ki qi je kshtu menueshėm, more bir?
Ai u pėrgjegj:
-Kshtu e kshtu e pashė ni pemė n'stom t'detit e ni zog n'pemė me ni pikė ujė n'kaqep.
S'po di se cka domethanė kjo punė.
-Po t'kallxon plaku.i tha i mrrini.
-Pema n'stom āsht dyjeja.Shpeni n'pemė āsht insani-
Pika e ujit n'kaqep t'shpenit āsht dija sa kan mrri njerzit,e ata ujt tjetėr t'detit āsht dija e pazbulueme.

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9937
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesele nga Pleqtė tanė

Mesazh nga E Dashuruar prej Tue 12 Oct 2010, 17:30

HAJNAT EDHE BORXHLIJT KRYET E MBAJNĖ ULĖT

Kur ish kanė Shemsi pasha n'Mitrovicė,ishin kan vjedh dugajėt natėn shumė.Disa prej shehrit shkojnė e i thonė pashės:

-Cka u ba kjo punė si na fikėn hajnat? Me na i gjetė hajnat!
-Bre burra,-u tha Shemsi pasha,-une i kisha gjetė hajnat n'pikė dite,po m'u kan pėrzie me borxhlijt e s'po mij i daj.

-Qysh kshttu pėrzihen hajnat me borxhlit?
-Se si borxhlija qi shkon me krye ulėt e tuj u tutė se mos pe e zatet borxhlin e vet e nuk ka me ja pague paret,ashtu edhe hajni shkon me krye t'ulėt prej tute mos p'e ngjeh nakush qi asht hajn , edhe e kapin.

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9937
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesele nga Pleqtė tanė

Mesazh nga E Dashuruar prej Tue 12 Oct 2010, 17:31

TĖ KA HUPĖ EDHE LAMSHI

Njani s'i kish pas punėt kurrqysh.Po u ankohet disa dostllarve t'vet:
-M'ka hupė fija.
Ata dostllarėt ja dijshin punėt mirė e i thanė:
-Shka bahet qi t'ka hupė edhe lamshi,se pėr fije kallaj bahet!


KUR PO MĖ KUJTOHET DAJA....


E kish pasė njani dajėn e keq.Kish pas thanė:
-Kur po e kujtoj dajėn,edhe nana po m'mėrzitet.

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9937
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesele nga Pleqtė tanė

Mesazh nga E Dashuruar prej Tue 12 Oct 2010, 17:33

Xhemail Abria kur u nda pi Vllaut

Kur kish ardh koha qe te ndahet xhemail abria prej vllaznive te vet dhe tash u dufke me nda edhe pasunin dhe me marr hisen e tij, qka po ban ky dhe po del jasht shpis dhe po thot e bertet:

"Oj kajtė nashta ti me mue po, por une me tye kurren e kurres"

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9937
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesele nga Pleqtė tanė

Mesazh nga Sponsored content Today at 05:26


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi