» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Njerku/Njerka a mund te behen prind te vertete

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njerku/Njerka a mund te behen prind te vertete

Mesazh nga Arjana prej Thu 30 Sep 2010, 16:29

Ndarje,divorce,martesa qe marrin fund...tashme ne Europe jane gjithmone e me shume minorenet qe jetojne ne familje te shperndara.Eshte shum me i madh probabiliteti qe te dashurohesh me nje burre qe esht i divorcuar dhe ka femije,keshtu qe shpesh gjendesh ne rolin e veshtire dhe te frikshem te njerkes.Ky fenomen po perhaper ne mase edhe ne shqiperi.Pa frike,te jetosh rolin e ri,e qete brenda nje familjeje te formuar,eshte e mundur.Duhet te dish vetem disa sekrete...

TE JESH PARA TE GJITHASH NJE NJERKE
Domethenia e fjales njerke ngaterrohet me imazhin qe kjo fjale ka marre nga perrallat qe kemi pare ne femijerine tone.Nje njerke nuk eshte e keqe,e shemtuar dhe e padrejte.Behet thjesht fjale per "partneren e babait".E bukur ose e shemtuar,e mire ose e keqe,simpatike ose antipatike,nje gje eshte e sigurte:njerka nuk eshte mamaja.Dhe ky eshte rregulli i apre nga i cili duhet te nisesh per te marre nje bashkepunim dhe per tu simpatizuar nga femijet e partnerit tend.Ke te drejten te jesh e embel,e hapur,autoritare,argetuese,e kuptueshme,e nevrikosur dhe shume gjera te tjera,por duhet te kesh parasyesh qe nuk mund te zevendesosh figuren e nenes se tyre te keta femije."Ne realitet roli i njerkes eshte pak kompleks ne vetevte".E ndare mes aspiratave te tua,deshires per tju pelqyer femijeve te partnerit tende dhe vete atij.Ndjenja e fajit dhe frika se mos nuk je ne lartesine e duhur...

LEVIZ NGADALE!
Femijet kane nje aftesi impresionuese per tu pershtatur,me kusht qe te respektohet masa dhe te kihet kujdes.Para te gjithash nuk duhet te besh sikur ke dashur perhere te besh pjese ne jeten e tyre te perditshme,mbi te gjitha ne fillim,sepse as qe e ke iden se per cfare behet fjale.Per me teper ne kete menyre rrezikon te krijosh nje atmosfere mbytese dhe false,duke krijuar imazhin fals te nje njerke te lumtur.Per femijet e partnerit tend behet fjale per nje ndryshim te rendesishem qe vendos bazat e se ardhmes se re ne familjen qe do te ndertoni bashke.Duhet te besh hapa te vegjel dhe ngadale,mos u demoralizo nga tentativat per te prishur marredhenien tende me "babushin"e tyre.Eksepertja kujton:"mos harro se ne syte e femijeve njerkat rralle duken simpatike,shpesh shihen si persona qe u kane "vjedhur"babain,uzurpatore te paftuara.Kujdes sepse pas pamjes engjellore fshihen shpesh mistrece".

MOS U MUNDO TI BLESH
Sigurisht,tundimi eshte i forte:"do te dhuroj ate qe deshiron edhe pse nuk me do,keshtu qe do ndihesh ne borxh dhe do sillesh mire me mua".Me te vegjlit kjo teknike edhe mund te funksionoje fillimisht,por me me te medhenjte rrezikon te marresh efektin e kundert,sepse mund te ndihen te ofenduar nga kjo tentative e jotja"per tu blere"dashurine.Duhet te dish se kjo sjellje duhet evituar.Para te gjithash sepse do te futeshe ne nje rreth qe me kalimin e kohes do te kushtonte shtrenjte.Bazat e familjes tende te re duhet te jene te forta dhe ky mesazh fals eshte nje kurth qe mund te te kthehet mbrapsht.Rri spontane dhe nese ke deshire tu besh nje kompliment,nje dhurate,beji por vetem nese vjen nga zemra.E rendesishme esht te evitosh ekzagjerimet."Nese kupton se dhuratat e tua nuk pranohen dhe perfundojne ne plehra,mos bej me.Prit kohe me te mira".

MOS KERKO TE MARRESH VENDIN E NENES SE TYRE
Mos u perpiq te vihesh ne gare ose te marresh rolin e nenes se tyre te dashur.Behet fjale per njeriun qe i ka sjelle ne jete dhe qe i do pa kushte,qe kujdeset per ta gjithmone dhe do te jete gjithmone prezente ne jetet e tyre:ajo qe u njeh cdo teke dhe deshire qe ti ngushelloje gjithmone.Mos fol keq per te edhe nese nuk e respekton.Mos e perjashto nga jetet e tyre edhe kur jane ne shtepine tende.Flitet per nje terren delikat,mbi te cilin ecet ne majen e gishtave per te mos rrezikuar humbjen e respektit nga femijet."Nena eshte e pamundur per tu cmitizuar.E mire apo e keqe,ka imunitet ndaj kritikave.Rregulli eshte te rrish jashte territorit te saj!".

SHTEPIA JOTE ESHTE SHTEPIA E TYRE
Femijet nuk duhet te ndihen te huaj.Ne shtepine e babait te tyre dhe tenden duhet te ndihen rehat.Mos i ver te flene ne divan dhe ta rregullosh menjehere sa cohen.Ne kete menyre do te kene ndjesine se jane "mysafire kalimtare",prezenca e te cileve nuk eshte e pranuar.Kasollja juaj e dashurise eshte teper e vogel per nje dhome edhe per ta?Atehere eshte e rendesishme qe femijet te kene nje kend sa per ta,ta dekorojne sipas gustos se tyre.Leru akses tek frigoriferi dhe gjej nje menyre qe mos te te kerkojne leje sa here shkojne ne tualet.Sepse "shume njerka nuk ndihen me ne shtepi kur vijne femijet e partnerit.Bezdisen nga menyra se si femijet "zaptojne"shtepine dhe e transferojne.Nuk mund tu thuash ta rregullojne sic u thua femijeve te tu.Eshte me e komplikuar tua thuash atyre".

MOS U SILL SI SHOQE
Sigurisht qe je e re dhe nuk ke femije.Perdor te njetat produkte bukurie me vajzen e madhe te partnerit tend,por mos lejo qe mes jush te ndertohet nje raport miqesie!Harroi konfidencat intime dhe shetitjet neper dyqane...Nese do te ruash nje minimum autoriteti dhe besueshmerie eshte e nevojshme qe te mbash nje lloj distance.Ndoshta do te jete e veshtire,por sforcot do te te shperblehen.'Vajza e burrit tend nuk ka deshire aspak te jete mikja jote,perkundrazi ajo shpreson te te shohe te zhdukesh sa me shpejt.Dote donte qe babai i saj te rrinte me gruan e vetme te jetes se saj".

JI E GATSHME PER TE DEGJUAR
"Shpesh femijet e gjetur jane ne lufte me deshiren per tu hapur me njerken dhe ndihen ne faj se mos u japin rolin e nenes se tyre".Per kete motiv nuk duhet te jesh shume e gatshme,por edhe nuk duhet te refuzosh ndonje ndihme nese kane nevoje per ty.Duhet tu tregosh se mund te besojne tek ti edhe nese refuzojne ta bejne.Femijet duhet ta ndiejne mbeshtetjen tende.Nese ke femije ,femijet e partnerit tend nuk duhet te kene pershtypjen se ti ben diferencime.

MOS I BEZDIS
Femijet e partnerit tend,si gjithe femijet,kane nevoje per hapesirat e tyre.Leri te marrin fryme.Kane dy prinder qe i mbajne nen kontroll dhe nuk kane nevoje per nje njeri te trete qe ti vere ne presion.Rriten dhe kane nevoje gjithmone e me shume per hapesiren e tyre.Kujdes,mos ti bezdisesh nuk do te thote te jesh indiferente.Duhet te gjesh ekuilibrin e duhur dhe te kesh parasysh se nuk je nena e atyre femijeve.

NJE KESHILLE NGA PSIKIATRIA:
"Njerkat me te kenaqura jane ato qe jetojne jeten e tyre,qe kane hobi dhe qe jane autonome,nuk ndiejne detyren per te edukuar femijet e partnerit dhe jane prezente ne jeten e tyre pa i bezdisur".

KALONI KOHE BASHKE
Vetem nese babai ka kujdestarine e femijeve sepse ndryshe shum pak kohe mund te kalosh me ta.Ndonjehere dhe nje jave mund te duket shume nese nuk i kishe llogaritur femijet neper kembe.Per te bere te mundur qe momentet e kaluara bashke te jen te kendshme,babai duhet te jete prezent.Duhet te evitosh qe oret qe kalojne me ty te transfomohen me dicka tragjike.Sic thekson psikiatria;"Te kalosh kohen bashke eshte mire,por ajo qe te tremb esht qe femijet do ti tregojne babait dhe sidomos nenes per ty".Sa me shume kohe te kalosh me femijet,aq me shume do ti njohesh dhe do jeni ne sintoni.Pak nga pak do afiksionohesh dhe do i duash.

FAMILJE E BASHKUAR
Femijet e partnerit tend nuk duhet te kene konfidenca,sidomos nuk duhet tu tregosh detaje nga marredhenia jote me babain.Mos u anko per te dhe mos u trego sekrete mbi jeten tuaj te komplikuar ne cift.Qe kur eshte me ty,babai eshte me i lumturi dhe nje baba i lumtur ka femije te lumtur!

Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 13300
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerku/Njerka a mund te behen prind te vertete

Mesazh nga E Dashuruar prej Thu 30 Sep 2010, 18:04

Jooo asnjeher nuk mund te zevendesoj vendin e prinderve te vertet.

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9949
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerku/Njerka a mund te behen prind te vertete

Mesazh nga LeeA prej Mon 04 Oct 2010, 13:28

Nuk Ka vleren dhe nuk zevendson dashurine Prinderve te vertet ,Asnjehere !

firma.................................................................................................................................................................................
A dream es a Wish Your Heart Makes

LeeA

Postime : 41
Kyējet nė forum : 6817
Regjistruar mė : 04/10/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerku/Njerka a mund te behen prind te vertete

Mesazh nga Katilja prej Fri 13 Sep 2013, 17:52

joooo dashurin qe ndjeja per babain smund ta zevendesoj askushi

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 

Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 5515
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerku/Njerka a mund te behen prind te vertete

Mesazh nga albi prej Fri 13 Sep 2013, 17:53

jo sepse prindi esht bjellogjik

albi
Moderator

Shteti : mitrovice
Postime : 3374
Kyējet nė forum : 10521
Regjistruar mė : 09/07/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerku/Njerka a mund te behen prind te vertete

Mesazh nga Sponsored content Today at 10:35


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi