» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Poezite me te Mira Shqiptare te Shkruajtura Ndonjehere...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Poezite me te Mira Shqiptare te Shkruajtura Ndonjehere...

Mesazh nga E Dashuruar prej Wed 29 Sep 2010, 18:32

Ti dhe Uji nga ALI PODRIMJA

Diellin ta shikosh nga hija e plepit
Dhe ta matėsh
Kur hijen tėnde s'mund ta kapėrcesh mė
Qenit ruaju se tė kafshon ajo kafshė shtėpiake
Besnik i madh i Njeriut
Nga kafshimi i gjarprit mund tė shpėtosh
Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
Ajo s'ėshtė simbol i kohės sate as i artit tėnd

(Unė gjthmonė ia kam frikėn edhe Lules edhe
Femrės)

Kur tė flasėsh fol tė dėgjohesh nė bjeshkė
tė dėgjohesh nė shkretėtirė
Pėr tė dytėn herė mbetesh pa kokė ose kush
nuk tė beson:
Sa mė pak shikoje veten nė pasqyrė
Dhe kurrė mos mendo: I pari
Ai qė ka ekzistuar para teje jam UNĖ
Ai qė do tė kujdeset pėr ditėt e mia tė mbrama
Pėr ėndrrat e mia e qetėsinė je Ti
Me pleh kurrė mos u pajto: Nxirre nė gjysmė
tė natės
nė pikė tė vapės
Asgjė mos rrit asgjė mos krijo me dhunė
Rast i humbur nuk je edhe pse pylli
dendėsohet
Mund ta kalosh natėn nė Kullėn time tė vetmuar
nė botė
Dhe si tė duash Ti Lumi
Kryesorja: jetėn ta jetosh pa e vrarė
Dhe pa tė mbetur nė kėmbė ndonjė therrė
e saj e zezė
Bashkudhėtari im
Ta provojmė vetveten derisa kemi frymė.


----------------------------------------------

Kjo poezi ėshtė nga perlat e krijimtarisė poetike tė Ali Podrimjės madje dhe nė poezinė shqiptare. Ajo i pėrket vėllimit Lum Lumi botuar mė 1982, dhe i kushtohet djalit tė poetit, Lumit, tashmė tė pajetė. Ndėrsa poezia mban datėn e krijimit nė vitin 1979, kur Lumi ishte ende gjallė, por shumė i sėmurė. S'ka asgjė vajtuese, asnjė ankesė, asnjė mallkim nė kėtė poezi, pėrkundrazi poeti krijon atmosfere mjaft poetike, duke e pozicionuar veten nė vend tė prindit, i cili as qė mund ta shkojė nėpėr mend vdekjen e fėmijės sė vet, pasi kjo ėshtė kundėr vetė ligjeve tė natyrės. Ajo qė ėshtė mė e dhimbshme se vetė dhimbja nė kėtė poezi shfaqet nė formėn e kėshillave tė babait ndaj birit, sikur ai ka kėtė jetė tė gjatė pėrpara. Porositė, siē mund tė shihet shtrihen nė njė rrafsh tė gjerė tė ekzistencės, e sidomos nė planin e formimit etik dhe kombėtar tė personalitetit. Cili duhet tė jetė ideali, synimi kryesor i Lumit, Ēfarė duhet tė dojė dhe Ēfarė tė urrejė nė jetė, prej kujt duhet tė mbrohet dhe pėr kė duhet tė kujdeset. Kėto amanete tė nxjerra nga pėrvoja shekullore e trollit, e Kullės tingėllojnė tė pėrhershme e tė ēdokohshme. Ato pėrhapen si jehonė e hapėsirės etnike dhe njerėzore njėkohėsisht. Ai qė ka ekzistuar para teje jam unė. Dhe nė kėtė pėrhershmėri vdekja bėhet e papėrfillshme.

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9949
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezite me te Mira Shqiptare te Shkruajtura Ndonjehere...

Mesazh nga E Dashuruar prej Wed 29 Sep 2010, 18:34

..gjuha jone sa e mire ..
..sa e embel sa e gjere..
..sa e lehte sa e dlire..
..sa e bukur sa e vlere...


4 rreshta qe kane qene..jane e do jene..te pavdekshme..

firma.................................................................................................................................................................................
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 9949
Regjistruar mė : 20/05/2010
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezite me te Mira Shqiptare te Shkruajtura Ndonjehere...

Mesazh nga Arjana prej Wed 29 Sep 2010, 18:41


Fjalet e Qiririt

Nė mes tuaj kam qėndruar
E jam duke pėrvėluar,
Qė t'u ap pakėzė dritė,
Natėnė t'ua bėnj ditė.


Do tė tretem, tė kullohem,
Tė digjem, tė pėrvėlohem,
Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni,
Njėri-tjatėrin tė njihni.


Pėr ju do tė rri tė tretem,
Asnjė ēikė tė mos mbetem,
Tė digjem e tė qanj me lot,
Se dėshirėn s'e duronj dot.


Unė zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
Po tė digjem me dėshirė,
Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė.


Kur mė shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndė jetė
jam nė dritėt tė vėrtetė,


Unė jam nė shpirtin tuaj,
Mos mė kini pėr tė huaj,
M'ėshtė falurė durimi,
Andaj po digjem si trimi,


Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė,
Tė mos mbeti n'errėsirė.
Jakėni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,


Nė shpirt kam dashurinė,
Pa digjem pėr njerėzinė,
Lemėni tė pėrvėlohem,
nukė dua mė tė ftohem,


Dua ta djek trupn' e kretė
Pėr atė zotn' e vėrtetė.
Me zjarr ta djek mushkėrinė
E tė tretem pėr njerinė,


Bashkė me gėzimt tė tija
tė vete te perėndia.
Unė dua njerėzinė,
Mirėsin' e urtėsinė.


Nė bėhi shokė me mua,
Nė mė doni si u dua,
Njėri-tjetėrin nė doni,
Tė paudhė mos punoni.


O zėmėra fluturake,
Qasju pakė kėsaj flake!
Mase krahėt t'i pėrvėlon,
Po dhe shpirtin ta shėnjtėron.


Unė duke pėrvėluar,
Njerėzit i kam ndrituar.
Kam qėnė mik me njerinė,
Andaj i di e mė dinė.


Gjithė tuajt' i kam parė,
Mėm' e at' e fis e farė,
Si tani gjithė i kam ndėr mėnt,
Qė rrininė mė kėtė vėnt.


Edhe sot nėr ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unė si ju jam ndruar
E jam pėrzjer' e ndryshuar,


Pa jam bėrė shumė herė
Zjar e uj' e balt' e erė.
Jam njė shkėndijė pej qielli
dhe njė drudhėzė pej dielli.


Edhe ndėr qiej fluturonj,
Edhe brėnda nė det qėndronj,
Shumė herė fle nė baltė,
Diku ndodhem dhe nė mjaltė


Bėnem qėngj e kec i pirė,
Lul' e bar e gjeth i mbirė.
Dua shumė fjalė t'u them,
Po trėmbem mos i bėnj ujem.
E ku shkruhenė nė kartė
Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė?


NAIM FRASHERI

Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 13300
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezite me te Mira Shqiptare te Shkruajtura Ndonjehere...

Mesazh nga Arjana prej Wed 29 Sep 2010, 18:43

Mėmėdheu


Mėmėdhe quhetė toka
ku mė ka rėnurė koka,
ku kam dashur mėm'e atė,
ku mė njeh dhe gur' i thatė
ku kam pasurė shtėpinė,
ku kam njohur perėndinė,
stėrgjyshėt ku kanė qėnė
dhe varret q'i kanė vėnė,
ku jam rritur me thėrrime
ku kam folur gjuhėn time,
ku kam fis e ku kam farė,
ku kam qeshur, ku kam qarė,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dėshirė tė vdes.


ANDON ZAKO CAJUPI

Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 13300
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezite me te Mira Shqiptare te Shkruajtura Ndonjehere...

Mesazh nga Sponsored content Today at 08:41


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi