» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


QENDRESA POPULLORE E KODRĖS SĖ PALĒIT DHE QAFĖS SĖ AGRIT KUNDĖR EKSPEDITĖS NDĖSHKIMORE TĖ TURGUT PASHĖS,KORRIK 1910, - NGJARJE E SHĖNUAR NĖ HISTORINĖ E POPULLIT TONĖ

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

QENDRESA POPULLORE E KODRĖS SĖ PALĒIT DHE QAFĖS SĖ AGRIT KUNDĖR EKSPEDITĖS NDĖSHKIMORE TĖ TURGUT PASHĖS,KORRIK 1910, - NGJARJE E SHĖNUAR NĖ HISTORINĖ E POPULLIT TONĖ

Mesazh nga Dode Progni prej Sat 25 Sep 2010, 20:37

QENDRESA POPULLORE E KODRĖS SĖ PALĒIT DHE QAFĖS SĖ AGRIT KUNDĖR EKSPEDITĖS NDĖSHKIMORĖ TĖ TURGUT PASHĖS,KORRIK 1910,
Nga Dodė Progni

Pas qėndresės heroike tė luftėtarve tė Kosovės tė udhėhequr nga Idriz Seferi,Isa Boletini dhe Hasan Hysen Budakova nė Kaēanik,Caralevė e Budakovė,nė prill 1910,kundėr forcave tė ushtrisė osmane,kėto tė fundit,me 12 qershor 1910,filluan operacionin nė prendim tė Rrafshit tė Dukagjinit. Duke pas parasyshė qėndresėn e fortė qė Malėsia e Gjakovės qė i kish bėrė njė vit mė parė ekspeditės sė Xhavit Pashės nė Qafėn e Morinės,nė krye tė divizionit tė dytė qė do tė sulmonte Malėsinė u vu vetė gjenerali mė i shquar turk Shefqet Turgut Pasha,i cili u nis nga Gjakova pėr t’i ra Malėsisė.Plani i komandės xhonturke ishte qė operacioni tė kryhej nė drejtim tė Qafės sė Morinės – Qafės sė Kolēit – Qafės sė Agrit – drejt Shkodrės,ku do tė vepronin 18 batalione kėmbėsorie dhe disa skuadrone kavalerie tė pėrforcuara me bateri artilerie. Ndėrkohė rreth 2000 malėsorė nga Gashi e Krasniqja tė mobilizuar nėn kushtrimin tradicional dhe tė prirė nga prijėsit e njohur popullor Zeqir Halili,Sadri Bardhi,Halil Brahimi,Abdulla Hoxha etj. zun pritat nė frontin e Qafės sė Morinės pėr tė mos lejuar ushtrinė turke tė hynte nė Malėsi.
Turgut Pasha,ashtu si paraardhėsi i tij Xhavit Pasha,pėrdori metodat mė tė egra shnjerzore pėr tė nenshtruar vendin. Pėrveē qindra goditjeve me artileri,ai dogji e shkatėrroi pothuaj tė gjitha shtėpitė e krahinės sė Gashit. Nė kėto luftime tė pėrgjakshme dhe heroike u vranė dhe u plagosėn shumė luftėtarė malėsor. Forcat operative osmane duke pas epėrsi tė theksuar ushtarake nė numėr dhe armatime arritėn tė hyn nė Gash,Krasniqe dhe Bytyē, duke bėrė tė mundur edhe vendosjen e administratės xhonturke nė Malėsi. Kėto forca pushtuese sė bashku me shtabin e tyre drejtues u pėrqėndruan nė livadhin e Fangut tė Mulosmanaje,i njohur mė pas si “Livadhi i Turkut”,dhe prej aty ushtria sulmonte pa ndėrprerje fshatėrat,rrėzonte kullat,grabiste bagėtitė dhe kapte e arrestonte kryengitėsit,tė cilėt pasi i turturonte i dėnontė me burgim. Ata filluan menjėherė ēarmatimin e kryengritėsve,rregjistrimin e popullsisė e tė pasurise,mbi bazėn e tė cilit do tė vileshin taksat. Tė gjithė burrat nga 16 deri nė 60 vjeē u rregjistruan pėr t’i mobilizuar si rekrut nė ushtrinė turke. Njerėzit,veēanarisht tė rinjtė,kapeshin nepėr shtėpi, dėrgoheshin nė vendin e tubimit,pastaj transportoheshin drejt Selanikut dhe vendeve tjera tė Azisė pėr tė krye sherbimin ushtarak pėr hesap tė turqisė. Pėr t’u shpėtuar kėtyre raprezaljeve: ēarmatimit,rekrutimit pėr nė ushtri,rregjistimit tė tokave e bagėtisė dhe pagimit tė taksave shumė banorė tė Gashit e tė Krasniqes qenė detyruar tė dalin malit dhe tė organizojnė grupe kaēakėsh tė cilėt herė pas here sulmonin forcat turke.Nga masat qė mori qeveria xhonturke me kėtė rast kundėr shqiptarėve nė Kosovė e Malėsi.ēarmatimi i pėrgjithshėm ishte masa mė e rėndė qė bėri pėrshtypje tė thellė nė popull. Kjo masė u hiqte shqiptarėve mjetin mė tė efekshėm,jo vetėm pėr t’i rezistuar politikės shtypėse e arbitrare xhonturke,por edhe pėr tė mbrojtur vendin nga grabitėēarėt shovinistė serbo-malazezė.
Nė vijim tė planit tė tyre pėr nėnshtimin e plotė tė “malėsive tė pabindura” forcat turke bėnė organizimin pėr tė sulmuar Nikaj – Merturin e Dukagjinin. Ndėrkohė malėsorėt e Nikaj – Merturit qė ndiqnin me vėmėndje ngjarjet e zhvilluara nė Kosovė,Gash e Krasniqe,terrorin dhe mizoritė e pashembullta qė forcat turke kishin ushtruar kundėr popullsisė qė organizoi rezistencėn heroike nė Caralevė,Kaēanik,Rrafshin e Dukagjinit,Qafėn e Morinės,Gash.Krasniqe, Bytyē e kudo gjetkė,e shifnin ēdo orė e mė tė afėrt mundėsinė e ndėshjes me atė furtunė shkatėrruese qė kish vendosur tė nėnshtroi shqiptarėt. Pėr t’i bėrė ball asaj,nė fund tė qershorit 1910,rrėth 200 burra tė Nikaj – Merturit u mblodhėn nė kuvend tėk Kodra e Bek Selimit – Lekbibaj. Inisiatorėt e kėtij kuvendi - Prelė Tuli e Man Avdia etj.u pėrpoqėn tė bindin kuvendin qė rezistencėn kundėr forcave tė Turgut Pashės ta bėnin sė bashku dhe tė pėrqėndruar nė Qafėn e Kolēit. Por kjo nuk u arrit. Shumė pjesėmarrės argumentuan se krahina nuk kishte forca qė mundė tė pėrballeshin me njė ushtri moderne tė asaj kohe siē ishte ajo e Turgut Pashės. Malėsorėt nuk kishin as minimumin e armėve tė armikut. Nė kushte tė tilla,argumentuan ata,populli do tė terrorizohej dhe e tėrė krahina do tė digjej e plaēkitej,prandaj preferuan qėndresė tė organizuar me luftė kaēakesh,me sulme tė hėrėpasherėshme dhe tė befasishme. Por Man Avdi dhe Prelė Tuli kishin kėmbėngul pėr njė ndeshje tė dretpėrdrejtė me armikun,prandaj kur po largohej nga kuvendi ky i fundit kishte thėnė: “Do tė gjėndet njė qafė tjetėr ku turku ka pėr t’u ndesh me armėt tona”. Lidhur me kėtė kėmbėnguljė tė Prelė Tulit,kronisti i asaj kohe Kamilio Libardi do tė shkruante: “ Shkaktari e frymėzuesi i kėtij qėndrimi armiqėsor kundėr qeverisė turke ishte Prelė Tuli i Salcės,njė shqiptar i vėrtetė nga origjina,nga fama e nga bėmat”. Ndėrsa revista Hylli i Dritės 1937,kur pėrshkruan qėndresėn e vitit 1910,shkruante:“Prelė Tuli,ai Leonidhė i maleve, doli pėrpara ushtrisė mė tė madhe tė kohės me njė grusht malėsorėsh”. Pas kuvendit tė Lekbibajt,njė kuvend tjetėr do tė organizohej. Ai i fshatrave Salcė,Palē e Brisė,ku u lidh besa pėr qėndresė kundėr forcave turke. Kuvendi zgjodhi shtabin drejtues tė pėrbėrė nga Prelė Tuli,Man Avdia,Sadik Gjergji e Deli Tahiri,tė cilėt do tė udhėhiqnin luftėn kundėr njė ushtrie tė madhe tė paisur me armėt mė moderne tė kohės. Kodra e Palēit do tė ishte kryeprita qė do tu bėhej forcave turke, dhe aty qe caktuar Prelė Tuli e Deli Tahiri me dhjetra burra tė Salcės tė cilėt do tė mbronin vendin me ēdo ēmim. Mė nė jug do tė vendosej Man Avdia e Sadik Gjergji me burrat e Palēit,ndėrsa mė nė veri,nė Kokdoē e Sukė tė Mar Vatės do tė zinin pritat burrat e Brisės. Gjithashtu u muarėn masa pėr mbrojtjen e popullsisė,furnizimin e luftėtarve me ushqime e municion dhe vendosjen e lidhjeve me fiset tjera tė Dukagjinit. Pėr kėtė qellim,tre ditė pėrpara se tė niste lufta Prelė Tuli dhe Sadik Gjergji shkuan nė Shalė tek kisha e Abatit,ku morėn takim me Tė parin e Djelmnisė sė Shalės – Mehmet Shpendi,famulltain atdhetar Padėr Ēiril Cani dhe burra tė tjerė tė parisė si: Pepė Ndreun,Ēun Nikėn,Marash Delinė,Cukel Delinė,Mirash Ndoun etj. Kėta nė emėr tė krejt Dukagjinit deklaruan se Dukagjini do tė organizonte qėndresė tė armatosur nė kufij e tij. Pra,Kodra e Palēit dhe Qafa e Agrit do tė ktheheshin nė epiqendra tė rezistencės sė armatosur kundėr forcave osmane. Ato do tė bėhėshin dy llogore tė pakalueshme pėr ushtrinė pushtuese.
Me 5 korrik 1910,forcat operative tė ushtrisė turke me nė krye shtabin e tyre drejtues u nisėn nga Livadhi i Bujanit drejt Nikaj – Merturin nė dy drejtime: Grupi i pare nė drejtim tė Geghysenit e Qafės sė Kolēit,dhe i dyti,nė krye tė tė cilit qėndronte tradhėtari Ali Begu, nė drejtimin Bujan-Rajė – Tetaj dhe Nikaj. Pas disa orė luftimesh tė zhvilluara nė Qafėn e Kolēit,forcat turke nga tė dy drejtimėt arritėn tė depertojnė nė krahinė dhe tė vendosin shtabin e tyre nė kishėn e Nikajt,prej nga filluan operacionin e mbledhjes sė armėve nė fshatėrat e Nikaj – Merturit. Nė kuadrin e kėtij operacioni komanda turke thirri pėrfaqėsuesit e fshatėrave Palē,Salcė e Brisė,tė cilėve do tu kėrkonin dorėzimin e armėve dhe nenshtrimin ndaj kėrkesave tė forcave osmane. Ata, jo vetėm nuk u paraqitėn,po dhe i dėrguan fjalė komandės turke “Hajde merri armėt!” Ky ishte njė deklarim mospėrfillės e kėrcėnues qė tregonte qartė se kėto fshatėra kishin vendosur tė mos i bindeshin urdhėrave tė komandės turke. Tė indinjuar nga mosparaqitja e krerėve tė tre fshatėrave,forcat turke ,me 10 korrik 1910,sulmuan Kodrėn e Palēit. Qė nė pėrpjekjet e para nė afėrsi tė Kodrės sė Palēit,pararoja e armikut u ndesh nė rezistencėn e fortė tė 70 luftėtarve malėsor tė prirė nga Prelė Tuli. Lidhur me kėtė pėrpjekje,epika historike-kronikė kryesore e asaj kohe thotė: “ Qaj Prel Tuli trim i ēartun./ Qet manxerre e vret bimbashin./Zjerm i gjallė mbas tij djelmnia./ Trim i rrallė ky Man Avdia./...” Prej kėtu armiku,pasi la disa tė vrarė,u detyrua tė ndėrroj drejtim dhe mori rrugėn drejt Qafės sė T’therme nga ku mundė tė fuste mė mirė nė shėnjestrėn e artilerisė sė vet fshatrat Salcė,Brisė dhe Qafėn e Agrit. Luftėtarėt popullor menjėherė zun pritat nė Kodėr tė Palēit dhe pėrqendruan forcat kryesore tek Guri Murg,pėrballė Qafės sė T’thermes, duke u prerė tė gjitha rrugėt dhe mundėsitė e kalimit forcave armike. Guri Murg,ku ishin mbėrthyer fort,si shqipja pas shkėmbit, luftėtarėt e Palēit, Salcės dhe Brisės u bė fortesė e pathyeshme pėr forcat armike. “Guri Fatal” e quajtėn ata,pasi nė kėmbėt e tij lan shumė tė vrarė e tė plagosur. Armiku pėr disa ditė rresht ndėrmori sulme tė fuqishme kundėr pozicioneve tė luftėtarve popullorė. Ata goditėn me forca tė shumta e tė pėrqėndruara tė kėmbėsorisė dhe me artileri,por pa sukses. Sepse malėsorėt e njihnin mirė terenin dhe ishin zotėr tė tij. Kėta pėrdorėn me mjeshtėri taktikėn e kundėrsulmit tė shpejtė e tė befasishėm,ditėn dhe natėn,nė pika tė ndryshme e me forca tė pakta. Siē deklaronin vetė oficerėt osmanė, kishin tė bėnin me njė armik “qė duket nė njė pikė, sulmon,pastaj zhduket pėr tė dal menjėherė nė njė pikė tjetėr” Ndėrsa njė koresponden ushtarak i asaj kohe qė sherbente nė Stamboll shkruante ne revistėn “Novaja Vremja” tė Petėrburgut pėr luftėn e shqiptarve: “Luftojnė tue ndjekun njė sistem tė ri qė,po tė flasim troē,s’ėshtė mė luftė e guerileve. Me njė fjalė vihet rč se nė mėnyrėn e tyre tė tė luftuarit ka diēka tė re”.
Rezistencėn heroike tė malėsorve – qėndrestarė e mbrojtės tė lirisė nuk e thyen breshėritė e vazhdushme tė mitralozave,as gjylet e topave prej ēeliku qė u hodhėn pa kursim mbi ta dhe kullat e tyre. Sipas dėshmisė sė njė ushtari turk,pasqyryar nė kronikat e Kamilio Libardit, ”vetėm gjatė njė dite ai kishte hedhur nga pozicioni i tij 37 gjyle”. Me piskamėn kushtrimtare e vendosmėri shqiptari, malėsorėt mahnitėn pashallarėt turqė. Kėnga popullore me njė figuracion artistik mjaft tė goditur thotė: “ Pasha shkruen letra te mbreti:/ Kurr s’kam pa ksi soj mileti! Qes me top gjylen ma kap./Qes me pushkė m’i hallakatė!/ Mitralozit m’i thotė rrokaē./... “
Po cilėt ishin ata prijės e luftėtar trima e guximtarė qė ato ditė tė ndehta tė korrikut 1910,tė mbėrthyer nė shkėmbejt e kėsaj toke siē ishte Guri Murg,i kishin dalė ballė pėr ballė ushtrisė sė fuqishme osmane qė komandonte Turgut Pasha?! Ata ishin nikaj-merturės. Tėgjithė banorėt e fshatėrave Brisė,Salcė dhe Palē.I madhe i vogėl,qė nga fėmijėt dhe gratė e deri tėk pleqtė. Burrat qė ishin pėr pushkė i kishin rrokur ato dhe luftonin nė Kodėr tė Palēit dhe nė Gurin Murg, ndėrsa tė tjerėt: dikush silltė municion dhe ushqime luftėtarve,tė tjerėt bluanin dhe gatuanin e disa tė tjerė mbronin bagėtitė nga grabitjet. Tė pa harruar, me nder e lavdi jan skalitur nė historinė e Nikaj – Merturit emrat e grave nga Palēi,Zojė Markja dhe Lulė Sylja tė cilat u kacafytėn me ushtarėt turqė e dhan jetėn duke mbrojtur pragun e shtėpisė sė tyre. Nė ato luftime qė vazhduan disa ditė u derdh dhe gjak.Prel Tuli mori plagė tė rėnda,Vat Luci,Sokol Toma,Ēun Doda,Grimc Ndou gjithashtu u plagosen gjatė pėrleshjeve me armiqtė nė vijėn e parė tė frontit.Ndėrsa Vogėl Muslia dha jetėn duke mbrojtur shtėpitė e fshatit qė tė mos i djeg turku.
Ndėrsa, nga Kodra e Palēit e deri nė T’therme tė Nikajt e nė Gurin Murg kėrciste pushka,mitralozi dhe topi,nga Kunora,nė Qafė tė Agrit,tė Nėrmajėns, tė Valbonės e deri nė Qafėn e Pejės kishin zėnė pritat Shala,Shoshi,Toplana e gjithe Dukagjini. Me tė kris pushka nė Kodėr tė Palēit trimi i rradhe Mehmet Shpendi kishte lėshue kushtrimin nė Shalė e Dukagjin: “O hiq kushtrim se ne ra turku!”. E si vetima ishin organizuar e mėsy qafat mė shumė se 1000 burra tė armatosur. Epika historike e ka pėrcjell brez pas brezi kėtė moment heroik me vargjet: “Mehmet Shpendi trim si motit!/ Vrik piskati nepėr fis./ N’kamė o djelm’ heu ndima e Zotit! /Se n’Mertur pushka u nis./...” Ndėrsa revista “Hylli i Dritės”,1937,do tė pėrshkruante kėshtu gadishmerinė,shkathtėsinė dhe shpejtėsinė me tė cilėn Dukagjini ju pėrgjigj thirrjes sė Atdheut duke zėnė qafat e duke i kthyer ato nė istikame tė pakalueshme pėr ushtrinė turke: “ Nė atė bč,nė atė lidhje, - theksonte ajo- doli kush kje djalė pėr pushkė ,e nisėn me u shpėrnda malit me pushkė e sopata,me shyetėn e torrokopė,tuj kėndue e tuj qit pushkė si tė ishin tuj shkue nė dasėm. Puna ma e par kje me zan shtigjet ndėr qafa e lugje,me prishė rrugėt,me pre e me rrėzue landė pėr me pengue kalimin,me ēil hendeqe,gropa e llogore pėr me u mbrojtė prej plumbash t’anmikut”
Atė ditė kushtrimi fisi i Shoshit kishte natėn e Shqurkut,tė cilėn sipas traditės po e lusnin me mike bijė.Por me t’u ndigjue thirrja kushtrimtare: ”O hiq se ra turku!” shoshjanėt lan festėn,morėn pushkėt dhe qirinjtė nė gji dhe u nisėn drejt qafave dhe maleve ku kishin vendin e tyre. Kėnga popullore thotė:“ Ka dal Shoshi shpi pėr shpi./ Tuj lut festė me mik e bijė./ Pushkėn n’dorė qirat nė gji./ Deli Marashi u ka pri./ N’qafė Kunorė kan dal shefi./...”
Duke u mbėshtetur nė pėrvojėn e luftrave tė mėparshme,Mehmet Shpendi – udhėheqės i Djelmnisė sė Shalės,po dhe udhėheqėsi kryesor i kėsaj qėndrese antiosmane,do t’i ndante forcat e luftės sipas zonave pėrkatėse:- Luftėtarėt e Thethit me ne krye Prel Gjeloshin,Lekė Currin(Gjeēaj),Kolė Markun e Dush Perėn (Fushė),Mar Kolėn (Ndėrlysa) do tė ruanin ditė e natė Qafėn e Pejės dhe tė Valbonės. – Luftėtarėt e Pecaje,Abatit dhe Pjollit do tė zinin Qafėn e Ndėrmajėns ku do tė ishin: Mehmet Shpendi, Prelė Marku, e Pepė Ndreu nga shtėpia e bajraktarit tė Shalės ,Ēun Nika , Marash Delia e Shytan Nika (me Lekaj),Cukel Delia,Pal Vatush Leka e Mirash Vatė Leka (me Abat), Ēun Kola (me Qukė),Prel Gjeloshi (me Pjoll). – Qafėn e Agrit do ta zinin Lulash Preka e Mirash Ndou (me Vuksanaj), Bejte Ndoci,Shytan Vuksani (me Lotaj), Binak Kola (me Dakaj), Syk Marku (me Nėnmavriq),Ēuk Delia dhe Avdi Kola me Gimaj. – Shoshi dhe Toplana me prijėsit e tyre: Gjelosh Kola (bajraktar), Deli Marashi (prijės),Babun Celi ,Balė Gjoni,Mark Milani, Mėhill Nika, Zmal Preka,Shiqer Ndou,Qerim Ndou, dhe Rrustem Lulashi,do tė zinin Qafėn e Kunorės dhe tė Shtreziqes.Kėtu do tė pėrqendroheshin edhe luftėtarėt e Dushmanit: Lulash Dema (vojvodė) me Papaj; Sokol Bala (me Vasaj) e Mirash Prela (me Kokaj). Kėshtu brenda 6 orėve luftėtarėt nga i gjithė Dukagjini,tė betuar se, “kėtu turku nuk kalon!” kishin zėnė ēdo shteg e ēdo qafė,nga Shtreziqja deri nė Qafėn e Pejės,duke formuar njė front mbi 20 km.tė gjatė. Lidhur me kėtė Padėr Ēiril Cani – famulltar i Shalės,me 14 korrik 1910,do t’i shkruante kolegut tė tij nė Shosh P. Kamilio Libardi: “Dje kam kenė nė Qafė tė Agrit... shaljanėt e kan qit cekėn me u ba copė e grimė e me qindrue pėr Atdhe...”
Kėshtu forcat turke tė gjeneralit tė famshėm Turgut Pasha u gjetėn nė ditėt mė tė vėshtira qė nga krijimi e deri atėherė. Fronti i T’thermes nuk po ēahej! Pėrball kishte Gurin Murg,atė fotesė tė pathyeshme ku ishin mbėrtyer luftėtarėt e Salcės,Palēit e Brisė,tė cilėt sulmonin armikun pa pushim ditėn e natėn. Fronti tjetėr nė Qafė tė Agrit e tė Ndėrmajėns me tė shtėna armėsh,potėrė e zjermije tė ndezura qė shkulmonin flakėt pėrpjetė i priste nga ēasti nė ēast. E pėrveē kėtyre,turqit po pėrballeshin nga dita nė ditė edhe me njė front tjetėr mjaft tė vėshtirė nė prapavijat e tyre. Ata vėrtetė kishin mundur tė hynė nė shum fshatra tė Nikaj – Merturit,duke filluar nga Raja e deri ne Palē e Peraj. Kishin zaptuar kishėn e Rajės,tė Nikajt e tė Palēit duke nxjerr pėrjashta famulltarėt e kthye ato nė gazerma dhe komanda ushtarake, kėrkonin ēdo ditė ēarmatimin e popullsisė, sulmonin kullat e bagėtitė duke grabitur e plaēkitur ēfar mundėnin e ku mundnin,por malėsorėt e kėtyre fshatrave nuk ishin nėnshtruar. Ata krijuan grupe kaēakėsh tė cilat u vun nė mbrojtje tė popullsisė dhe tė pasurisė duke sulmuar here pas here forcat turke. Objekt i sulmeve tė kėtyrė grupeve,nė mėnyrė tė veēantė,ishin karvanet qė vinin me ndihma nga Gjakova dhe Krasniqja nepėrmjet rrugės sė Qafės sė Kolēit,tė cilat sillnin ushtarė,municion dhe ushqime pėr forcat turke. Siē thuhet nė “Hylli i Dritės”,1937,”Ndėr kėto luftime u dan nė shėj pėr trimni bajraktari i Nikajve Sokol Basha,Shytan Brahimi-krye i Nikajt,Gjelosh Rama i Currajt Epėrm,Dedė Trimi-krye i Merturit,Tunxh Miftari – bajraktar,Sadik Gjergji shpi e parė nė Palē e sidomos trimi i Salcės Prel Tuli,i cili ku me fjalė,ku me urti e burrni diti me trimnue Nikaj e Mertur,tuj pri ai vetė ma i pari nė ēdo luftim...”
I gjendur ne njė situat tepėr tė vėshtirė pas 14 ditė luftimesh,midis malesh dhe honesh tė pa shkelura ndonjėherė nga ushtritė e huaja,ku kriste pushka kundėr forcave turke nga Qafa e Kolēit deri nė Qafėn e Agrit,gjenerali Turgut Pasha e kish kuptuar mė nė fund se malėsia e Nikaj – Merturit dhe ajo e Dukagjinit ishin tė pakalueshme pėr ushtrinė e tij. Ai nuk e mori dot guximin tė sulmonte Qafėn e Agrit ndaj urdhėroi Ali Begun tė kthehej mbrapsht. Nė tėrheqje e sipėr,duke shfryrė gjithė mllefin pėr humbjen e turpėshme qė pėsoi,ushtria turke dogji dhe shkatėrroj pa mėshirė ēfarė zuri pėrpara. Tė tėrbuara,si kafshet e egra kur plagosen pėr vdekje,turqėt me 22 dhe 23 korrik 1910,ju turrėn Salcės dhe Palēit duke i djegur e rrenuar mbi 60 shtėpi. Shkatėrruan ekonominė,duke prerė dhe arat me misėr tė njomė,rrushėt dhe pemėt. Kėtė terror tė shfrenuar ata e ushtruan kudo ku kaluan gjatė kthimit pėr nė Gjakovė. Por, gjatė kėsaj rruge ata u gjetėn edhe nėn goditjet e herė pas herėshme tė luftėtarve malėsorė tė cilėt u shkaktuan humbje tė tjera si nė njerėz edhe nė materiale. Kėtė dėshtim tė turpshėm tė ushtrisė turke populli e ka pėrjetėsuar nė vargjet e kėngės sė tij: “Mos pushoni,bini burra!/ Anadolli s’po qindron./ U vu n’tikun nga kufini./ Asht ma hana ka kalon./...Qafės Kolēit rrugės shpume./ Ku ndjek rruga pėr nė Pejė./ Me ushtri tė pėrgjysmume./ I turpnuem si grue e vejė./...”
Me qėndresėn heroike tė vitit 1910 kundėr ushtrisė turke,krahina e Nikaj – Merturit dhe e Dukagjinit shkruan njė nga faqet mė tė lavdishme tė historisė sė tyre. Kjo u arrit,sepse kėtu nė kėto male kishte njė popull qė i printe flamuri kombėtar dhe ideali i lirisė pėr ruajtjen e vatanit. Qėndresa e Nika – Merturit dhe e Dukagjinit kundėr ekspeditės ndėshkimore tė Shefqet Turgut Pashės,dhe thyerja e saj kėtu nė kėto male ku ndėr shekuj jetonte,punonte e luftonte njė popull me mendje tė ngulur nė liri,ishte flakė e fuqishme nė zjarrin e kryengritjes shqiptare tė vitit 1910,e cila shėnoi fillimin e njė etape tė re e mė tė lartė nė luftėn e popullit tonė pėr pavarėsi kombėtare. Jehona e kėsaj qėndrese u pėrhap kudo nė Malesi,Kosovė e mbar Shqipėrinė. Ajo fitoj admirim kudo dhe rriti besimin e popullit pėr fitore tė reja. Kjo qėnderesė hyri dhe mbeti nė historinė e popullit shqiptar si njė nga ngjarjet e shėnuara tė saj.
avatar
Dode Progni
VIP

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 8503
Regjistruar mė : 09/04/2010
Profesioni : Historian-Pension

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: QENDRESA POPULLORE E KODRĖS SĖ PALĒIT DHE QAFĖS SĖ AGRIT KUNDĖR EKSPEDITĖS NDĖSHKIMORE TĖ TURGUT PASHĖS,KORRIK 1910, - NGJARJE E SHĖNUAR NĖ HISTORINĖ E POPULLIT TONĖ

Mesazh nga Jeta Love prej Sun 26 Sep 2010, 01:59

Te lumt mendja dhe duart O Dode Progni, ti je krenari per Nikaj Mertunin, qe na sjell historin tan; ndershekuj kenget na kan percjell historin dhe tani ti na ke dhan mundesin ku do qe gjendem ne per bot ta mesojm historin dhe tua mesojm femive tan si nga librat qe keni botu si ne forum si ne faqe tjera. Dhe ata qe harrojn gjakun qe asht derdh per atedhe nga te paret tan dhe jau falin turqve duke u lidh me ta nser mas nser edhe femit e tyre do te pajtohen me serbet duke jau fal gjakun e derdhur per atedhe, dhe bejn bashkim vllaznim sikur gjyshrit e tyre qe kan ber bashkim vllaznim me turq!
Nikaj Merturasit nuk ju kan nenshtru kujt kurr as turkut as sllavit as diktatures, nikaj merturasit jan te beses, burrnis dhe te nderit dhe te gjitha keto i bejn qe gjdo nikaj metruras te ndjehet krenar per ate qe asht! Jam krenare qe jam biė Merturi "Palci" ...aq me shum kur permendet emri i livatit te parit te familjes sime i cili asht njėri nga vendet ku asht zhvillu beteja kundraj turqve ne Suken e Mar Vates ne Palē.


http://www.youtube.com/user/Besinikaj#p/u/0/4j8PDDab9z4

http://www.youtube.com/watch?v=CSj6lY9IS4k

http://www.youtube.com/watch?v=QMA-U9r2WMw

firma.................................................................................................................................................................................
Na fal zot fajet tona ashtu si i falim ne fajtoret tan


pale 323232 pale
avatar
Jeta Love

Postime : 199
Kyējet nė forum : 8122
Regjistruar mė : 14/08/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: QENDRESA POPULLORE E KODRĖS SĖ PALĒIT DHE QAFĖS SĖ AGRIT KUNDĖR EKSPEDITĖS NDĖSHKIMORE TĖ TURGUT PASHĖS,KORRIK 1910, - NGJARJE E SHĖNUAR NĖ HISTORINĖ E POPULLIT TONĖ

Mesazh nga Kle@Love prej Sun 26 Sep 2010, 12:28

I nderuar Dode Progni sapo lexova kete histori edhe me ka ber shum pershtypje se si ne smundemi te lexojme keto histori te vendit tone edhe pse ne jemi jasht atdheut ..Me pelqej shum jam shum e nderuar ti them vetes me plot gojen qe jam shqiptare edhe uroj qe te gjithe ta lexojne edhe te kuptojne me te vertet se te jesh shqiptar duhet te ndjehesh krenar ne shpirt edhe ne zemer
Me rrespekt Klea@Love

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16812
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: QENDRESA POPULLORE E KODRĖS SĖ PALĒIT DHE QAFĖS SĖ AGRIT KUNDĖR EKSPEDITĖS NDĖSHKIMORE TĖ TURGUT PASHĖS,KORRIK 1910, - NGJARJE E SHĖNUAR NĖ HISTORINĖ E POPULLIT TONĖ

Mesazh nga Naki prej Sun 26 Sep 2010, 17:30

Botimet zyrtare tė derisotme tregojnė se historiografia shqiptare nuk e ka pasqyruar me objektivitet shkencor qėndresėn e popullsisė sė Nikaj-Mėrturit kundėr ekspeditės ushtarake tė komanduar nga gjenerali Shefqet Turgut Pasha nė vitin 1910. Nė tekstin “Historia e Shqipėrisė”, pėr shkollat e mesme, Tiranė, 1973, pėr kėtė ngjarje shkruhet nė mėnyrė tė pėrgjithshme dhe tė pėrciptė: “Pasi ra kryengritja e Kosovės, korparmata turke, nėn komandėn e Shefqet Turgut Pashės, kaloi nė korrik nė vilajetin e Shkodrės pėr tė kryer edhe kėtu ēarmatimin e popullsisė dhe rekrutimin e ushtarėve”

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18454
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: QENDRESA POPULLORE E KODRĖS SĖ PALĒIT DHE QAFĖS SĖ AGRIT KUNDĖR EKSPEDITĖS NDĖSHKIMORE TĖ TURGUT PASHĖS,KORRIK 1910, - NGJARJE E SHĖNUAR NĖ HISTORINĖ E POPULLIT TONĖ

Mesazh nga Dode Progni prej Mon 27 Sep 2010, 20:56

Tė nderuara Klea@Love & Arjeta.
Ju falenderoj sinqerisht pėr konsideratat dhe fjalėt e mira qė shprehni pėr mua dhe temat historike qė kam sjell nė faqet e kėtij forumi. Ndjej kėnaqėsi tė veēantė kur shoh tė rinjė dhe tė reja si Ju,qė jan te interesuar tė mėsojnė pėr historinė dhe trashėgiminė kulturore kombėtare shqipėtare.
Me sa dij unė,Ju jeni dy vajza tė reja shqiptare tė shkolluara dhe mjaft inteligjente,njėra nga Kosova dhe tjetra nga Shqipėria,por qė jetoni dhe punoni jashtė Atdheut,njėra nė Itali dhe tjetra nė Francė. Mbase kjo ėshtė zgjedhja e juaj,por unė do tė pretendoja dhe do tė apeloja tek shteti dhe shoqėria shqiptare,si nė Kosovė edhe nė Shqipėri,qė tė rinjėve dhe tė rejave si Ju t’u krijoheshin tė gjitha mundėsitė pėr tė dhėnė kontributin e tyre nė Atdheun e vet. Unė mendoj se detyra e brezave tė sotėm,veēanarisht e tė rinjėve,ėshtė qė,duke njohur e respektuar historinė dhe sakrificat e parardhėsve tanė,traditat e shkėlqyera qė ata na i lan trashegim,tė punojmė secili pėr ta bėrė Atdheun tonė mė tė begatė e mė tė fortė.Tė konsolidojmė demokracinė duke zgjeruar liritė dhe tė drejtat e shoqėrisė tonė,pėr tė arritur nivelet e kombeve tė qytetėruara tė Evropės. Por kam bindjen e thellė,se kėto mund tė realizohen vetėm nga tė rinjė dhe tė reja si Ju,tė pajisura me dije dhe kulturė, e mbi tė gjitha,qė e duan Atdheun e tyre e ndihen krenar me shpirt e me zemėr pėr qėnjen e tyre shqiptar, ashtu siē ndiheni Ju. Respekte pėr Ju tė nderuara!
avatar
Dode Progni
VIP

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 8503
Regjistruar mė : 09/04/2010
Profesioni : Historian-Pension

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: QENDRESA POPULLORE E KODRĖS SĖ PALĒIT DHE QAFĖS SĖ AGRIT KUNDĖR EKSPEDITĖS NDĖSHKIMORE TĖ TURGUT PASHĖS,KORRIK 1910, - NGJARJE E SHĖNUAR NĖ HISTORINĖ E POPULLIT TONĖ

Mesazh nga Dode Progni prej Thu 30 Sep 2010, 14:59

I nderuar Naki! I bashkohem mendimit tėnd se,”Qėndresa e malėsorve tė Nikaj – Merturit dhe Dukagjinit kundėr ekspeditės sė Turgut Pashės,nė korrik 1910”,nė tėkstet e historisė pėr shkollat e mesme tė vitit 1973,ėshtė lėnė pa trajtuar gabimisht. Duke mos shkruar asnjė rresht pėr atė qendresė,mendoj se autorėt e ati teksti nuk janė treguar objektiv. Ndėrsa nė tekstin, "Historia e Shqipėrisė,vell.II,4/1,1973,fq.45-46” pėr shkollat e larta, lidhur me kėtė ngjarje thuhet: “ Nė gjysmėn e dytė tė muajit (maj 1910) forcat operative tė Turgut Pashės u drejtuan nė prendim. Me 1 qershor ato hynė nė Pejė dhe nė Gjakovė. Me urdhėr tė qeverisė xhonturke,qė me kėtė rast synonte t’i jepte njė grusht vendimtar gjithė lėvizjes ēlirimtare nė Shqipėri,trupat e vazhduan mė tej operacionin; njė pjesė iu drejtua Shkodrės dhe njė pjesė u drejtua nė jug,drejt Lumės dhe Dibrės.
Kolona turke qė u nisėn drejt prendimit mundėn tė kapėrcenin Qafėn e Morinės me veshtirėsi tė mėdha pas luftimesh tė ashpėra me malėsorėt e Gashit,Krasniqes,Bytyēit,tė udhėhequr nga Zeqir Halili,Abdulla Hoxha e Shaban Binaku. Trupat turke u ndalėn mė tej te qafa e Agrit,ku grupi i kryengritėsve tė Shalės,Shoshit,Nikaj,Merturit tė udhėhequr nga Prel Tuli,Mehmet Shpendi dhe Marash Delia e gozhdoi Shefqet Turgut Pashėn nė vend pėr mė tepėr se 20 ditė. Tė armatosur keq e tė pakėt nė numėr kryengritėsit shfrytėzonin me mjeshtri njohjen e terenit dhe kushtet malore,dhe me sulm tė befasishėm e tė pandėrprerė ditėn e natėn paralizonin forcat e mėdha turke. Trupat e Turgut Pashės nė pamundėsi tė ēanin pėrpara u detyruan tė kthehen nė Gjakovė. Prej kėtej ata morėn rrugėn tjetėr pėr nė Shkodėr duke kaluar nepėrmjet Pukės...” Pra ,siē shifet, kėtu trajtimi i kėsaj ngjarje ėshtė disi mė i plotė.
avatar
Dode Progni
VIP

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 8503
Regjistruar mė : 09/04/2010
Profesioni : Historian-Pension

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: QENDRESA POPULLORE E KODRĖS SĖ PALĒIT DHE QAFĖS SĖ AGRIT KUNDĖR EKSPEDITĖS NDĖSHKIMORE TĖ TURGUT PASHĖS,KORRIK 1910, - NGJARJE E SHĖNUAR NĖ HISTORINĖ E POPULLIT TONĖ

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi