» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

6 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 6 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Nė cilėn moshė duhet tė pėrdorin fėmijėt celularin, kompjuterin dhe internetin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nė cilėn moshė duhet tė pėrdorin fėmijėt celularin, kompjuterin dhe internetin

Mesazh nga Arjana prej Sat 28 Aug 2010, 16:12




Disa kėshilla pėr prindėrit


Gjithkush e di se fėmijėt ecin kėmbadoras para se tė mėsojnė tė ecin, dhe tricikli vjen para biēikletės. Por nė cilėn moshė duhet tė mbajė njė fėmijė celularin e tij tė parė, laptopin apo tė njihet me persona virtuale? Kėto janė pyetje tė cilat i bėjnė prindėrit e shekullit XXI, dhe kėtu nuk ka dijė nga brezat e parė.
“New York Times” ka publikuar njė artikull ku tregon kėto probleme me tė cilat ndeshėn sot prindėrit. Ju nuk mund t'i thonė fėmijėve tuaj tashmė adoleshentė, "Kur unė isha djalė, unė nuk mund tė shkruaja mesazhe po limit derisa shkova nė shkollėn e lartė."
Disa prindėr i ekspozojnė fėmijėt e tyre para teknologjisė sė avancuar qė nė moshė tė re, duke i dhėnė atyre celular, videogame, kompjuter, etj. Por ēdo gjė ka kohėn e vet, dhe njė veprim i tillė mund tė jetė i dėmshėm pėr fėmijėn tuaj.
Nga mosha 0 deri nė 2 vjeē as nuk mund tė lėvizin mausin apo komandėn e televizorit, fazė tė cilėn njė studiues, Piaget, e quan faza "sensoromotore", ku njė fėmijė vetėm duke parė, prekur, dėgjuar njihet me botėn qė e rrethon.
Fėmijėt e moshės 3-5 vjeē nė ditėt e sotme mund tė hasen shpesh duke luajtur me telefonat e prindėrve tė tyre. Edhe pse kjo nuk duket aspak veprim i dėmshėm kėtu fillojnė defektet nė sjelljen e fėmijės tuaj.
Nga mosha 6-11 vjeē fėmijėt mund tė ecin me biēikletė, mund tė jenė tė aftė tė hyjnė nė botėn e internetit, t'i drejtohen kompjuterit pėr tė zgjeruar njohuritė e tyre, por nė ēdo moment duhet tė jenė tė kontrolluar nga prindėrit.
Kėtė stad Piaget e quan "operacionet konkrete" sepse deri mė tani fėmijėt kanė qenė plot me ide abstrakte.
Pas moshės 10-vjeēare disa fėmijė fillojnė tė redaktojnė video dhe programe softueri si M.I.T Scratch, program pa pagesė nė Windows. Scratch i ndihmon fėmijėt tė kėrkojnė dhe tė grumbullojnė disa rregulla edhe nga loja me bashkime pjesėzash tė figurave tė ndryshme.
Mosha 12 vjeē e lart edhe pse bėhen mė "pėrtacė" pėr t'u ēuar, nė shkollėn e mesme dhe tė lartė ata pasurojnė ndjesinė e tė qenit i rritur. Nė kėtė moshė adoleshentėt dėshirojnė tė bėjnė veprimet e njė tė rrituri dhe tė sillen si tė tillė.
Ata hyjnė nė atė moshė qė Piaget e quan "operacioni formal", tė aftė pėr tė zhbiruar nė botėn e kompjuterit, internetit, telefonit, celularit, lojėrat MP3 dhe laptopin personal. Kjo ndikon fuqishėm nė komunikimin e tyre nė shoqėri.
Nė fakt celularėt janė mė shumė apo mė pak tė detyrueshėm pėr fėmijėt nė kėtė moshė. Pėrveē se tregojnė avantazhin social, celularėt mund tė reduktojnė stresin, lejojnė qė fėmijėt dhe adoleshentėt tė komunikojnė me njėri-tjetrin pėr detyra tė ndryshme, etj.
T'i japėsh njė fėmijė gati pėr tė kaluar nė kolegj njė laptop, do tė bėnte qė ai t'i largohej lojėrave MP3, para se tė arrinte ēastin pėr t'iu drejtuar universitetit, duke u futur nė botėn e kompjuterit. Kėshtu ata mund tė krijojnė dosje tė veēanta nė Google Page Creator pėr tė parė gjithēka ata kanė dėshirė dhe nevojė, informacione pa fund dhe tė bėhen ndėrmarrės tė ardhshėm.
Nėse ai do tė ishte gjallė sot Piaget patjetėr qė do t'i kėshillonte prindėrit se pėr fėmijėt e vegjėl ēdo gjė, edhe nėse ka bateri apo jo, ėshtė njė zbulim qė pritet tė ndodhė ēdo ditė. Por lodrat funksionojnė mė mirė kur ato janė tė organizuara sipas nivelit tė zhvillimit tė fėmijės.
Rreziku i dėmtimit nga rrezet e celularėve
Shumė Organizata pėrfshirė industrinė e telefonave celularė zvogėlonin rrezikun e dėmtimit nga rrezet e celularėve. Rezultate studimi nė terma tė shkurtėr janė pėrdorur pėr tė bindur konsumatorėt se pėrdorimi i njė telefoni celular nuk ėshtė i shoqėruar me njė tumor nė tru ose kancer, qė zhvillohen vetėm dhjetė vjet pas ekspozimit. Pėr tė qenė tė plotė, asnjė nuk e njeh ekzaktėsisht sa dėme mund tė provokojė njė telefon celular. Studimi tregon sa i rrezikshėm ėshtė rrezatimi i celularėve. Personat duhet tė evitojnė pėrdorimin e tyre. Edhe pse deri tani asnjė nuk ka provuar qė rrezatimi i celularėve mund tė provokojė diēka tė tillė. Tek fėmijėt duhet tė ndalohet pėrdorimi i celularit sepse truri i tyre ėshtė akoma duke u rritur dhe ėshtė veēanėrisht truri i tyre qė dėmtohet mė shumė nga rrezatimi i celularėve. Tė pėrdorėsh njė telefon celular pėr mė shumė se dhjetė vjet rrit nė mėnyrė tė ndjeshme rrezikun pėr t'u prekur nga tumori nė kokė, tregojnė studimet mė tė fundit tė bėra nė kėtė fushė. Pavarėsisht "garancive" qė japin kompanitė e prodhimit se ata nuk e dėmtojnė shėndetin, tė pėrdorėsh njė telefon celular pėr mė shumė se dhjetė vjet rrit nė mėnyrė tė ndjeshme rrezikun pėr t'u prekur nga tumori nė kokė. Shkencėtarėt qė u morėn me kėtė studim arritėn nė pėrfundimin se pėrdorimi i telefonit pėr njė orė nė ditė ėshtė mė se e mjaftueshme pėr tė rritur rrezikun, ndėrsa standardet ndėrkombėtare tė pėrdorura deri mė tani pėr tė mbrojtur pėrdoruesit nga rrezatimet nuk janė tė sakta e duhen rishikuar patjetėr. Pas njė sėrė studimesh tė hollėsishme, ata kėrkuan tė tregonin se "duhet tė jemi tė kujdesshėm dhe tė pėrdorim nė mėnyrė tė limituar telefonat celularė. Sėmundje si artroza apo herni diskale janė shkaku i dytė i dhimbjeve tė qafės, por qė tė dyja situatat mund tė jenė aktive njėkohėsisht. Kush vuan nga kėto sėmundje mundohet t'i shmangė rrotullimet e kokės dhe lėvizjet e shpatullave pikėrisht pėr dhimbjen qė i shkakton kjo.
Rrezatimi i celularit mbi njeriun
Pėr sistemin GSM (sistemi i sotėm e telefonisė celulare), dihet se frekuenca bartėse ėshtė 900MHz, por nė tė vėrtetė ajo shtrihet ndėrmjet 890MHz dhe 915MHz. Brenda kėsaj bande, baza celulare i atribuon ēdo pėrdoruesi njė bandė mė tė ngushtė prej 0.2 Mhz pėr ēdo bisedė.
Kjo bandė ndryshon kur abonenti lėviz nga njė vend nė njė tjetėr, pasi nė kėtė rast edhe banda lėviz. Brenda ēdo bandė vėmė re se informacioni transmetohet me impulse ku njė impuls ėshtė rreth 576µs dhe pėrsėritet pėr ēdo 4.6 ms. Pra raporti ciklik ėshtė 1/8 dhe pėrsėritja ēdo 217Hz. Kjo bėn qė banda e frekuencave tė pėrdoret nga 8 pėrdorues tė ndryshėm. Njė pasojė e kėtij fraksionimi kohor, referuar bashkėveprimit me pėrdoruesit, ėshtė njė zvogėlim proporcional i fuqisė mesatare Pmes, nė krahasim me fuqinė maksimale, Pmax qė ėshtė 2 W.
Gati 40% e energjisė sė mėsipėrme qė rrezatohet nga celulari absorbohet nga koka. Po tė konsiderojmė se pesha e kokės ėshtė afėrsisht 3 kg arrijmė nė konkluzionin se debiti i absorbimit specifik ėshtė 0.03 W/kg. Ndėrkaq, thithja e energjisė nė kokė nuk ėshtė homogjen pasi 70% energjisė sė absorbuar shtrihet nė njė kub me brinje 5cm me njė peshė prej 125gr. SAR lokal ėshtė mė i lartė nė kėtė zone dhe arrin nė nivelin 0.6 W/kg. Pra si pėrfundim, rrezatimi i celularit nė kokė me njė intensitet tė SAR ose DAS nga 0.3 nė 0.6 W/kg qė tregon se madhėsia e SAR ėshtė akoma mė i madh nė brendėsinė e lėkurės.
Ne vitin 1968 ėshtė arritur nė konkluzionin se efektet negative nė radiofrekuencė nisin nė dozėn prej 4 W/kg e lart dhe mbi kėtė bazė ėshtė vendosur njė faktor sigurie 10 herė mė tė vogėl, duke pranuar kėshtu dozėn kufi prej 0.4 W/kg. Disa vite mė parė, kjo doze pėr qėllime sigurie ėshtė ulur me tej nė 0.08 W/kg pėr ekspozimin e publikut, pra 50 herė mė pak.


B:tirana observer..

Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 13282
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nė cilėn moshė duhet tė pėrdorin fėmijėt celularin, kompjuterin dhe internetin

Mesazh nga Elhamiu prej Sun 29 Aug 2010, 13:34

pc nga moshe 14 vjeqe, por ne disa pjes do i kisha kufuzu, kurse celularin nga mosha 16 at her kupton kohene friges

firma.................................................................................................................................................................................
Mua nuk me tremb vetmia e nates,
nuk me trembin as tingujt e ores ne qetesi,
kur prane te kam me tremb heshtja e fjales,
me tremb trishtimi ne qiellin plot me kaltersi.

... Nuk me trembin fjalet qe mund te thuhen diku,
jeta primitive ka qene dhe do te mbetet perhere,
trembem kur fjalet degjoj nga gjuha e nje miku,
trembem kur mendoj se s'me njohu asnjehere

Elhamiu

Postime : 2515
Kyējet nė forum : 11150
Regjistruar mė : 24/02/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi