» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

1 Pėrdorues nė Linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 1 vizitor :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Kur jeta ngjan si njė telenovelė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kur jeta ngjan si njė telenovelė

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 28 Aug 2010, 00:58

Kur jeta ngjan si njė telenovelė: I shet makinėn e i merr gruan!


Ėshtė njė telenovelė e vėrtetė e ndodhur nė kryeqytetin shqiptar. Njė nga ato ngjarje qė i shohim nė filma dhe qė na tėrheqin shumė pėr efektet sociale qė kanė. Histori dashurie, e pėrzier me intrigė, e cila pėrfundon nė divorc. Ngjarja ka filluar kur njė ēift bashkėshortėsh nga Tirana ka blerė njė autoveturė. Burri, iniciali i emrit tė tė cilit ėshtė Gj., ka vendosur t'i bėjė "qejfin" gruas E., dhe ta blejė njė makinė pėr tė... e kėshtu ka nisur gjithēka. Nuk e kishte menduar qė kjo "dhuratė" do t'i ndante pėrfundimisht rrugėt e tyre. Pas blerjes sė makinės, shitėsi i saj dhe blerėsi janė takuar disa herė pėr disa mangėsi nė dokumentacion. Kaq ka mjaftuar ... ēifti blerės tė mos ishin mė si mė parė. Nuk kanė kaluar veēse pak ditė dhe midis tyre lindin mosmarrėveshje tė forta qė i ēojnė deri nė gjykatė pėr tė kėrkuar zgjidhje martese. Dhe kur ēėshtja kėrkonte kohėn e vet pėr t'i dhėnė dorėn e fundit vendimit tė ndarjes, gjatė kėsaj periudhe burri ėshtė takuar rastėsisht me ish-shėrbėtoren M., qė kishte punuar nė shtėpinė e tij. Nė bisedė e sipėr, ai i tregon pėr atė qė po ndodhte dhe se martesa po merrte fund. Ndėrsa nga ana tjetėr i tregon se ish-bashkėshortja e tij i ka thėnė se M., (ish-shėrbėtorja) gjatė kohės qė punonte nė banesėn e tyre kishte vjedhur sende tė ndryshme nė banesė. Kjo duhej dhe historia merr njė tjetėr rrjedhė. Pas kėsaj "akuze" qė i shprehu ish-punėdhėnėsi, ajo kishte shpėrthyer dhe e irrituar nga ky fakt i ka treguar atij disa intimitete nga jeta e ish-bashkėshortes sė tij E., pasi me tė ka pasur miqėsi tė ngushtė dhe dinte shumė sekrete tė saj. Midis tė tjerash M., nėpėrmjet njė letre i ka shkruar njė deklaratė ku e informonte edhe pėr tradhti bashkėshortore tė E-sė me K., (personin qė i shiti makinėn). Pasi kishin kaluar vetėm disa ditė nga shkrimi i kėsaj letre, M., takohet mė E., dhe e vė nė dijeni pėr deklaratėn qė i kishte dhėnė ish-bashkėshortit tė saj. Kjo e fundit, pra E., nė mėnyrė ultimative sė bashku edhe me K., (shitėsin e makinės qė ishte kthyer nė tė dashurin e saj), i kanė kėrkuar dėshmitares M., tė pėrgėnjeshtrojė deklaratėn. Pėr kėtė shkak K., disa herė e ka kėrcėnuar dėshmitaren pėr pasojat qė mund tė kishte, nė qoftė se nuk do tė mohonte deklaratėn, ku fliste pėr marrėdhėniet intime mes tij dhe gruas sė personit qė i shiti makinėn. Por, asgjė nuk pėrfundon me kaq, grindjet fillojnė edhe nėpėrmjet telefonit, ku ka marrė emėr dhe objekti i padisė, i cili ėshtė pėr "keqpėrdorim tė thirrjeve telefonike". Sipas vendim tė zbardhur tė Gjykatės sė Tiranės, i pandehuri K., ka komunikuar shumė herė nė telefon me dėshmitarin e dėmtuar Gj., duke i kėrkuar qė tė mos e pėrmendė emrin e tij nė debatet e tyre familjare, pasi nė tė kundėrt jeta e tij do tė vihej nė rrezik, pra do tė kishte pasoja pėr jetėn. Historia vazhdon me kėrcėnime e fyerje nga tė gjitha palėt, ku "aktorė" janė; "shitėsi i makinės", "bashkėshorti i dėmtuar", "shėrbėtorja e zhgėnjyer", dhe "gruaja tradhtare". Debatet kanė vazhduar nė mėnyrė private, ku shpesh palėt janė takuar me njeri-tjetrin dhe Gj., i ka regjistruar bisedat, ku dalin nė pah kėrcėnimet qė i ka bėrė K.
Ngjarja ėshtė zhvilluar nė zonėn e Selitės nė Tiranė. Pėrballjet kanė qenė tė shumėfishta. Nga njėra anė tė dėmtuarit Gj., i vinte "inat" qė bashkėshortja e tradhtoi dhe akoma mė tepėr kur personi, mė tė cilėn ajo kishte kryer "mėkatin" ishte shitėsi i makinės. Por, nga ana tjetėr ish-shėrbėtorja e ēiftit tashmė tė ndarė mbartte me vete shumė sekrete tė zonjės sė shtėpisė, pėr tė cilėn ka mjaftuar njė pickimi i vogėl dhe ajo ka zbrazur gjithēka. Po K., (shitėsi i makinės)? I lumtur, por me dėshirėn e madhe pėr tė dalė pa lagur nga kjo amulli ku ishte pėrfshirė. Nga e gjithė historia qė ėshtė paraqitur, gjykata ka ēmuar se me veprimet e kryera, i pandehuri K., ka konsumuar plotėsisht elementėt e figurės sė veprės penale tė "pėrdorimit me keqdashje tė thirrjeve telefonike", vepėr kjo e parashikuar nga neni 275 i Kodit Penal. Togat e zeza tė kryeqytetit deklaruan fajtor tė pandehurin K., dhe e dėnuan atė me 100 mijė lekė tė reja gjobė. Ky ishte dėnimi, po morali...?


Marr nga Gazeta Shekulli.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15867
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kur jeta ngjan si njė telenovelė

Mesazh nga Arjana prej Sat 28 Aug 2010, 13:53

Keshtu ka qene gjithmone me grate dhe vajzat e ndershme shqipetare, vetem se pazari eshte ngrejt, nga nje cimcakiz ne kohen e xhaxhit, me nje dreke dhe nje xhiro me makine ne demokraci, deri te trotuaret dhe xhamat e Europes.Kurse blerjet e makinave tani nga dashnoret eshte ne mode. Zihet buri (jo burri) me grushta e me pistoleta po i shave dashnoren, po i shave gruan te ben shok. :thinking:

Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 13306
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kur jeta ngjan si njė telenovelė

Mesazh nga Kle@Love prej Tue 28 Sep 2010, 01:31

Gjithmon jeta ka qene edhe do ngeli per ata qe do vin pas nesh telenovele ... Mundohemi te jemi artist i jetes ne te gjitha gjerat ,,,,po edhe jeta na ven ne prove qe ne mundemi telenovelen ta luajme ne menyre ashtu sic mundemi pa u ushqyer me nje urrejtje te nje telenovele qe mundet te jet edhe enderr

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15867
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kur jeta ngjan si njė telenovelė

Mesazh nga Sponsored content Today at 01:12


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi