» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Ē'ti mėsoj nesėr fėmijės tim...?!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ē'ti mėsoj nesėr fėmijės tim...?!

Mesazh nga Arjana prej Sat 14 Aug 2010, 03:10

Prindėrit mė edukuan tė jem i urtė dhe i sjellshėm. Ky edukim ndoshta ka kėrkuar edhe disa dacka tė mira, pėr tė frenuar ēapkėnien fėminore ndaj njė bote tė paeksploruar.

Madje kujtoj qė edhe kur shkėmbenim vizita, isha i detyruar tė luaja pjesėn "Ngriva", tė lojės "Ngriva-shkriva", nė njė cep tė divanit tė komshiut.
U edukova tė respektoj tė madhin, mė tė vjetrin. Kam patur pėrherė mė tė drejtė se im vėlla, pikėrisht sepse kisha parė diellin pak vite mė parė.
Mė kujtohet njė plak nė shtėpinė tonė, qė mė pyeste rreth shėndetit, tė babait, tė mamasė, motrės apo vėllait, tė cilėt sapo i kishte pyetur personalisht pak mė parė dhe unė qė e kisha mėsuar pėrmendėsh ritualin, pėrgjigjesha vetėm duke thėnė"Mirė, mirė". Pastaj mė tėrhoqi vėmendjen njė pyetje e tij e pėrsėritur - "Miri", tė cilės i kthehesha "Mirė". Ai - Miri?, unė - mirė. Ai - Miri?, unė - mirė. Mė kishte pyetur pėr emrin...

Kyr hymė nė klasė tė parė, ēuditėrisht tė gjithė njhinim mrekullisht tė ashtėquajturin shkrimpule, por pas disa fletėve tė grisura tė fletores sė bukurshkrimit, tė cilat tė merrenin ditė tė tėra pėr ti mbushur, duart filluan tė miqėsohen me stilolapsin.
Dhe kėshtu duke dalė tek kėndi i nxėnėsve tė dalluar, ndjeheshe i suksesshėm.

Edhe kur rriheshim, kishim apo jo faj, godisnim apo na godisnim, pėrherė dėnoheshim nga prindėrit, mėsuesit, tė cilėt respektin ndaj tė tjerėve, e konvertonin nė dėnime ndaj nesh.
Na mėsuan tė flasim mė pak dhe tė dėgjojmė mė tepėr. Na edukuan tė tolerojmė, tė durojmė. I duruari i fituari thuhej...
E ndėrkohė fėmijėt e paedukuar, tė paduruar, rrjedhimisht duhej tė ishin tė humburit.

E sot bėj njė retrospektivė duke kujtuar e peshuar.
Luani, la 8-vjeēaren nė mes, e ndėrpreu investimin e tij pėr tė ardhmen... Sot jeton nė Romė, ėshtė i martuar me njė italiane dhe ka njė vajzė tė mrekullueshme me emrin Sara. Edi, kishte mbetur 2-vjet nė 8-vjeēare dhe kurrė nuk mėsoi tė lexojė. Sot jeton nė Gjermani dhe merret me shitje makinash. Gimi, me zor pėrfundoi 8-vjeēaren. Sot jeton nė Athinė. Drejton biznesin e tij, njė piceri tė madhe dhe ėshtė shumė i suksesshėm. E kėshtu vazhdon kjo listė e gjatė emrash tė njohurish, tė cilėve u uroj me gjithė shpirt mirėsi, dashuri dhe sukses nė jetėn e tyre.

Problemi qėndron diku tjetėr. E gjithė kultura qė morėm dhe e besuam, duket vėrtetė si pėr njė botė ideale. Nė realitetin e sotėm shohim sesi shumė nga ato virtyte e vlera me tė cilat u rritėm, po na kthehen kundra, nė armė kundra vetes. Na bėjnė tė ndjehemi inferiorė, tė humbasim shance, tė hedhim hapa tė vegjėl.

-Tolerojmė tė tjerėt duke u lėnė tė kuptojnė se po gabojnė. Dhe njė njeri i mirėedukuar, duhet ta kuptojė dhe ta vlerėsojė tolerancėn, jo tė pėrfitojė prej saj duke rritur dozėn e tė sjellurit gabim. Pėrkundrazi, ndaj personit qė nuk toleron, shfaqet respekt dhe akoma mė pak doza abuzimi.

-Njerėzit e edukuar, qė kanė sedėr dhe moral, kurrė nuk do tentonin tė punėsoheshin nė njė pozicion pune, ndaj sė cilit nuk do kishin pregatitjen e duhur pėr ta ushtruar. E kundėrta ndodh me njerėzit e quajtur "tė paedukuar". Ata nuk ngurojnė. Tentojnė pėrherė dhe po aq herė dalin tė fituar.

-Njerėzit e edukuar e pėrshėndesin policin kur ai bėn kontrrollin rutinė tė dokumentave. Kėtu polici, roja, nėnpunėsi, drejtori, menaxheri a kushdoqoftė nė cilėndo rrethanė, gjėja e parė qė nuhasin, ėshtė fakti qė kanė tė bėjnė me njė njeri tė dobėt, qė nuk flet rėndė, qė nuk shan, nuk ulėret, qė nuk kėrcėnon, qė nuk merr njerėz "tė fortė" nė telefon dhe mjafton kjo etikė, qė polici, roja, nėnpunėsi, drejtori apo menaxheri tė ofrojnė pikėrisht sjelljen e atij tė vrenjturit qė flet rėndė, qė shan e kėrcėnon.

E tė tilla krahasime mund tė bėjmė pa fund duke parė sesi njeriu i edukuar, nė rrethana tė ndryshme mė tepėr humbet sesa fiton...

A ėshtė ky realiteti, a ėshtė kjo normale pėr natyrėn njerėzore ?

A ėshtė e drejtė qė kultura qytetare tė pėrkthehet publikisht, si dobėsi ?

Nėse natyra njerėzore ėshtė e tillė, qė e mira abuzohet dhe e keqja respektohet, atėherė me ēfarė logjike prindėrit duhet tė edukojnė fėmijėt e tyre ? Pėr ti kthyer nė viktima tė njerėzve tė paedukuar?

Atėherė tė dashur miq mė ndihmoni. Si ta edukoj nesėr fėmijėn tim, tė bėhet njė dėshtak i kulturuar apo njė rrugaē i sukseshėm ?
avatar
Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 14071
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi