» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

6 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 6 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Vetėvrasjet, plaga e madhe e shoqėrisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vetėvrasjet, plaga e madhe e shoqėrisė

Mesazh nga Arjana prej Sun 08 Aug 2010, 15:23

Vetėvrasjet e kanė shoqėruar historinė e njerėzimit qė kur ai u bė i ndėrgjegjshėm pėr veten. "Nuk do tė mėsohet kurrė se pėrse njerėzit vendosėn t‘i jepnin fund jetės pa ndihmėn e askujt, por me vetė veten. Nė njė pikė tė historisė sė tij njeriu zbuloi qė, pėrveēse tė vriste kafshėt dhe njerėzit, kishte mundėsinė pėr tė vrarė edhe veten. Qė nga ai moment, sjellja e tij ndaj vdekjes dhe jetės nuk ishte mė e njėjta", shpjegojnė psikologėt. Sot, duke qenė se nė botė mė shumė se njė milion njerėz nė vit vetėvriten, vetėvrasja ėshtė emergjenca mė e madhe psikiatrike nė botė, siē vėren Brian Mishara, njė psikolog kanadez dhe president i shoqatės ndėrkombėtare pėr parandalimet e vetėvrasjeve, qė ēdo vit organizon kongrese dhe mbledhje mbi kėtė temė. "Akoma nuk ėshtė bėrė e mundur tė identifikohet njė sjellje e pėrcaktuar para njė vetėvrasjeje dhe mbi tė gjitha i deduktueshėm nga faktorė tė tjerė, nė mėnyrė qė tė parandalohet. Edhe sepse tendenca pėr t‘u vetėvrarė ėshtė njė sjellje qė lidhet shumė me moshėn, vendin dhe kushtet sociale".

Nė rrezik

Sipas kėrkimeve psikologjike, ėshtė e mundur tė zgjedhėsh kategorinė e personave qė janė mė tė rrezikuar. Pėr shembull, alkoolistėt, tė droguarit, personazhet e moshuar dhe depresivė, familjarėt e personave tė vdekur (sidomos nėse personi qė ka vdekur ka bėrė vetėvrasje), kush ka probleme me identitetin seksual, (tė burgosurit, sidomos nė ditėt e para tė burgosjes), tė sėmurėt rėndė dhe ata qė kanė tentuar edhe mė parė tė vetėvriten. Pastaj ekzistojnė edhe komunitete kulturore, apo grupe, ku vetėvrasjet praktikohen shumė, mes tė cilėve: piktorėt, shkrimtarėt (sidomos ata fantastiko-shkencorė dhe nė pėrgjithėsi protagonistėt e spektaklit). Megjithatė, kjo nuk i ndihmon aspak tė parashikojnė sjelljet e kėtyre kategorive. Mė e dobishme mund tė jetė nėse flasim pėr situata. Tė gjitha studimet bazohen nė rolin thelbėsor tė dy elementeve: 1) tė verifikojė ngjarjet stresuese qė nė pėrgjithėsi sjellin dhimbje pėr njė humbje, si tė njė personi tė dashur, si tė njė pune, shtėpie apo njė projekti dhe 2) prania e faktorėve tė tillė si situatat e veēanta psikologjike (nga depresioni te problemet me humorin), ose sėmundje organike, apo degjenerative. Pėr pjesėn tjetėr, harta e vetėvrasjeve ėshtė kaq e madhe, sa ėshtė e pamundur tė pėrcaktosh njė model standard.

Tė hidhesh nė zjarr

Sot, pėr shembull, nė Iran numri i vetėvrasjeve nga ana e femrave po barazohet me atė tė meshkujve (dhe praktikohet kryesisht duke u hedhur nė zjarr), ndėrsa nė Evropė, kryeqyteti i vetėvrasjeve pėr tė rinjtė ėshtė Milano, ku sipas shoqėrisė "Amico Charley" qė merret me problemet e adoleshentėve, ka vlerėsuar se rreth 20 mijė tė tillė janė nė rrezik. Edhe pėrkatėsia fetare luan njė rol tė rėndėsishėm. Historikisht pėrqindjet e vetėvrasjeve mes katolikėve kanė qenė mė tė ulėta, nė krahasim me ato tė regjistruara mes protestantėve dhe hebrenjve. Por, katolikėt, qė kanė emigruar nė njė tjetėr vend, kanė njė rrezik mė tė madh pėr tė kryer njė vetėvrasje se sa ata qė jetojnė ende nė vendet e tyre tė lindjes.

Efekti i kopjimit

Shumė i diskutueshėm ėshtė edhe i ashtuquajturi efekti "Werther", d.m.th. vetėvrasja pas imitimit tė njė modeli. Ky term i detyrohet "epidemisė" sė vetėvrasjeve nė Gjermani, pas publikimit nė 1774-ėn tė romanit "Vuajtjet e djaloshit Verter" tė Gėtes, nė fund tė sė cilit protagonisti vret veten. Pėrmasat e kėtij fenomeni ishin tė tilla, sa qeveritė e disa vendeve ndaluan qarkullimin e librit. Sipas studimeve, sugjestionueshmėria dhe imitimi luan njė rol thelbėsor nė dinamikėn e vetėvrasjeve. Por Emil Durkheim, studiuesi i parė qė u mor me kėto tema nė fund tė viteve 1800, nuk ishte dakord. Ai u mor me statistikat e viteve tė mėvonshme dhe duket se nuk i dhanė tė drejtė. Pėr shembull, nė Los Anxhelos vetėvrasjet u rritėn me 40 pėr qind nė ditėt e mėvonshme, pas vdekjes sė Merlin Monrosė. Por jo vetėm kaq: efekti i kopjimit ėshtė mė i mundshėm nėse ka njė ngjashmėri mes atij qė e praktikon dhe atij qė ndjek shembullin e tij. "Ekziston njė ngjashmėri befasuese mes vetėvrasjes sė ndonjė njeriu tė famshėm dhe atyre qė vendosin ta ndjekin. Nėse ai ėshtė i moshuar nė moshė, vdekjet mes tė moshuarve rriten, nėse i pėrket njė shtrese sociale tė caktuar, apo njė profesioni X, rriten vetėvrasjet nė tė njėjtat ambiente".

Interneti

Japonia ėshtė vendi ku pėrqindja dhe rreziku i vetėvrasjeve ėshtė shumė i lartė dhe kjo lidhet kryesisht me arsye kulturore. Statistikat flasin pėr rreth 32 mijė vetėvrasje nė vit, me njė rritje tė vazhdueshme. Aty pėrfshihen si tė rinjtė qė praktikojnė shinju (vetėvrasjet kolektive tė organizuara pėrmes internetit), e deri te gratė dhe burrat e ēdo moshe. "Marrim rreth 720 mijė telefonata pėr ndihmė nė vit. Vetėvrasjet nė Japoni janė ngjarje tė pranuara historikisht nga kultura e kėtij vendi dhe qeveria nuk ka punuar aq sa duhet pėr ta rrėzuar kėtė traditė", thotė Yoko Saito, pėrgjegjės pėr "Inochi no Denwa" (Telefoni i jetės).

Sektet fetare

Nė kohėt e fundit, vetėvrasjet nė masė janė tipike tė sekteve fetare. Mė mbresėlėnėsja ishte ajo e nėntorit tė vitit 1978, ku rreth 900 anėtarė tė sektit "tempulli i popullit", themeluar nga Jim Jones, u vetėvranė. Ishte njė rit i vėrtetė i bėrė nė Jonestown, gjatė tė cilit 398 burra, 293 gra dhe 219 fėmijė pinė njė shishe me cianur. Por nėse nė vetėvrasjet nė grup arsyet kulturore dhe psikologjike janė dominuese, nė ato individuale njė rol mund tė luajė edhe faktori gjenetik.

E trashėgueshme?

Kėtė pyetje e bėjnė shpesh tė gjithė, duke u nisur nga njė vėzhgim empirik. Nė botė ka familje (pėr shembull ajo e shkrimtarit Ernest Heminguej) ku vetėvrasjet janė mė tė mėdha se mesatarja. Nė vitet ‘80 u studiuan rastet e vetėvrasjeve nga ana e binjakėve homozigotė dhe u zbulua se "pėrqindja" ishte 13 te binjakėt homozigotė, nė krahasim me 0.7 tek ata heterozigotė. D.m.th., vetėvrasja e njė binjaku homozigot korrespondonte nė 13 pėr qind tė rasteve me vetėvrasjen e tjetrit. Por, pavarėsisht studimeve, psikologėt tregojnė se nuk bėhet fjalė pėr trashėgimi.

Faktori duhan

Roli i serotoninės ėshtė konfirmuar nga njė kėrkim i "Max Palnck" nė Mynih, qė e ka lidhur vesin e duhanpirjes me rrezikun e vetėvrasjes. Nga kjo u arrit nė pėrfundimin se pėrqindja e tentativave tė vetėvrasjeve ishin rreth 10 herė mė tė mėdha tek ata qė pinin duhan se sa tek ata qė nuk pinin fare.


Ura e rekordeve


"Golden Gate" nė San Francisko nė Kaliforni ėshtė njė vend "ideal" pėr t‘u vetėvrarė. Aty qė prej 1937-ės janė hedhur 1269 persona

Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 13282
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasjet, plaga e madhe e shoqėrisė

Mesazh nga Naki prej Tue 24 Aug 2010, 23:31

Arjana teme e bukur per debate analiza dhe komente. Ti ke sjellur shume faktor dhe nuk kam cka te shtoj aq shume. Une do te perqebdrohesha eshe ne keto gjera. Mungesa e sigurimit te ekzistences, problemet familjare, depresioni, vuajtjet ne dashuri, jane disa nga arsyet per shkak te cilave nje numer i madh i personave gjate ketij viti kane hequr dore nga jeta duke bere vetevrasje. Shkaqet kryesore qe detyrojne nje individ per vetevrasje, nderlidhen me faktore te personalitetit si p.sh: depresionin, c’rregullime tjera psikologjike, kushtet ekonomike, megjithate edhe rrethanat jetesore stresuese, nxisin, provokojne, individet te cilet jane me temperament te c’ekuilibruar, shume shpejte te ngushtojne vetedijen, te humbin arsyen dhe te ndermarrin aktin e vetevrasjes. Mirpo san e po ndikojme ne parandalimin e tyre? Ne ne vend se te mirremi me ndihma dhe kujdes e bejme bum kur degjojme se akti u krye. Kush ka fajet ketu. Burreshtetasit tone nuk i kan keto depresione e per popullin e varfer kush qan koken. Tmerr shekulli 21 nuk do koment me shume.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17485
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasjet, plaga e madhe e shoqėrisė

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Tue 24 Aug 2010, 23:52

Gjithashtu nuk mund te shtoja dicka me teper per menyren e ketij veprimi, perderisa vetem dhimbja te percjell ne keto kulme...
Vec se shembulli konkret per tu shmangur skajeve te tilla eshte pranimi i sakrifices qe i jep jetes duke e sheruar vullnetin nga thelbi i tij.

firma.................................................................................................................................................................................
http://www.youtube.com/watch?v=65TQotAQiA0

Luan_Valikardi

Postime : 651
Kyējet nė forum : 7639
Regjistruar mė : 06/08/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasjet, plaga e madhe e shoqėrisė

Mesazh nga Arjana prej Wed 25 Aug 2010, 00:00

TIRANE- Partia Socialiste shpreh shqetėsimin pėr shtimin e numrit tė vetėvrasjeve nė tė gjithė vendin pėr shkaqe tė cilat sipas saj kanė zanafillėn “nė gjendjen e vėshtirė ekonomike, nivelin e lartė tė stresit, pasigurinė pėr jetėn, mungesėn e shpresės pėr tė ardhmen”. Nė njė reagim pėr median tė ardhur sot paradite nga selia rozė thuhet se numri i vetėvrasjeve nė Shqipėri ėshtė nga mė tė lartėt nė rajon

“Portofoli i ēdo familje shqiptare e tregon mė sė miri kėtė krizė. Varfėria ka trokitur edhe nė dyert e shtresės sė mesme tė popullsisė, duke ulur kėshtu nivelin e jetėsės edhe mirėqėnies sė familjeve shqiptare nė qytet edhe nė fshat. Nuk ka edhe nuk mund tė gjendet jusitifikim pėr rritjen shqetėsuese tė numrit tė vetėvrasjeve nė Shqipėri, numėr i cili ėshtė nga mė tė lartėt nė rajon.”

PS i bėn thirrje qeverisė tė marrė masa tė menjėhershme pėr mbledhjen e tė dhėnave tė sakta tė rasteve tė vetėvrasjeve nė Shqipėri si dhe tė bėhet njė analizė e thellė tė shkaqeve tė kėtij problemi social.
Ajo sugjeron hartimin e njė strategjie e cila duhet tė synojė parandalimin dhe trajtimin e vetėvrasjeve si problem tė tė drejtave tė njeriut dhe problem tė shėndetit publik, cka do tė krijonte premisa pėr zbutjen e kėtij problemi social.

Cdo ditė mediat raportojnė raste tė vetėvrasjeve nė qytete tė ndryshme tė vendit. Vetėm gjatė ditės sė djeshme media raportoi pėr vetėvrasjen e dy persona, 44 vjecarė, njė burrė dhe njė grua nė kryeqytet, ndėrsa njė fėmijė 12 vjecar u vetėvar pak metra larg banesės sėė tij nė fshatin Dukat tė Vlorės.

Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 13282
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasjet, plaga e madhe e shoqėrisė

Mesazh nga Sponsored content Today at 12:34


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi