» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

11 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 11 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Beso tek vetja qe te te besoje edhe femija ty

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Beso tek vetja qe te te besoje edhe femija ty

Mesazh nga Arjana prej Mon 02 Aug 2010, 16:04

Hapat ne rrugen e krijimit te vetebesimit tek femija.
Nga pergjegjesite me te rendesishme qe marrin persiper prinderit eshte rritja e besimit te femijes tek vetja. Pra kjo ndjenje vendos tek ai bazen e suksesit dhe lumturine e tij. Ajo gjithashtu ndikon ne perfeksionimin dhe rritjen e ambicjes se tij. Nuk gjendet ndonje prinder me tipare te plota dhe nuk mundet qe ai te plotesoje te gjitha deshirat e femijes se tij.Por nese mbizoteron nderveprimi, dashuria ,deshira dhe besimi kjo do te vendose baza te forta ne formimin e femijes dhe krijimin e besimit tek vetvetja.



Faktoret kryesor qe ndikojne ne krijimin e vetebesimit

Manifestimi i dashurise se pakushtezuar

cdo njeri ka nevoje per ndjenjen e dashurise , vleres, prestigjit dhe konsiderohet familja vendi i pare ne te cilin ai ushqehet me ndjenjen e te qenit dikush, dhe ndjen ngrohtesi ne kete ambjent. Keshtu femija ka nevoje per shfaqjen e shenjave te dashurise ndaj tij si perqafimi, prekja e dores dhe vendosja e kraheve rreth shpatullave te tij.

Gjithashtu ai ka nevoje qe dashuria te shprehet edhe me fjale kur zgjohet, kur ben ndonje veprim te pelqyeshem. Ne rastet kur femija meriton te qortohet duhet te jemi te kujdesshem ne zgjedhjen e menyres per ta keshilluar, duke perdorur fjalet: me mire te beje keshtu, mundohu qe te jesh me i kujdesshem.Mbajtja e nje qendrimi armiqesor si dhe perdorimi i fjales ti pakeson bashkepununimin, dhe ngjall tek ai ndjenjen per te fshehur gabimet.

Inkurajimi I femijes per sfidat dhe eƂĀ§eshtjet e veshtira

Duke filluar nga femijeria e hershme femija duhet te inkurajohet per te marre persiper perpjekje dhe eksperienca te reja. Kjo gje duhet te filloje te stimulohet gradualisht te femija qe ne moshe te vogel. Me pas ne vitet e para te shkolles femija fillon qe te shoqerohet me shoke te rinj, te mesoje gjera te reja, dhe ne te njejten kohe provon kenaqesine e suksesit dhe te humbjes. Ne momentet kur prindi shikon se femija merzitet ne momentin nese nuk realizon ate qe do, prindi duhet te tregohet i kujdesshem ne kete moment qe ti rrije prane ta inkurajoje duke i treguar se jeta ka arritje dhe deshtime, momente kenaqesie dhe deshperimi.

3. Tregohu krenar per femijen tend

Prindi duhet te flase pozitivisht per femijen ne syte e te tjereve, sidomos kur femija eshte present.Nese ai paraqet punet dhe suksesin e tij ne shkolle, pergezoje. eshte e mira qe te ndash nje pjese te mire te kohes duke qene pjese ne aktivitete si p.sh.konkurse, gara sportive, dhe ne te njejten kohe ta orientosh drejt shtigjeve te panjohura qe do ta ndihmojne ne jete.

Gjate grumbullimit familjar ne kohen e ushqimit jepi rastin atij qe te flase per veprimtarine e tij ditore. eshte e domosdoshme qe ata prinder qe kane me shume se nje femije ti kushtojne kohe secilit prej tyre ne menyre qe te njohin aftesite dhe talentin e cdo femije.

4. Degjoje me vemendje femijen tend

Mendo mire cfare thote femija juaj dhe mos ia nderprit fjalen ta kundershtosh, ose ti hedhesh poshte fjalet e tij.Ne rastin kur ai shpjegon i forcohet ndjenja e vetebesimit dhe permireson aftesite e te shprehurit. Pranimi yt per fjalet e femijes e ben ate qe te bashkohet ne largpamesi me ndjenjat e tua. Lere menjane gazeten kur femija yt perpiqet tee bisedoje me ty. Ndiqi shikimet e syve te tij dhe degjo me vemendje cfare thote. Ti mundesh ta largosh degjimin ne nje nga programet e televizionit dhe ta shfrytezosh ketee kohe me femijen tend ne ceshtje te dobishme si : dalja per shetitje ose leximi , loja me per rreth 20 min. Pune te perqendruara mund te bejne mrekulli ose cudira ne rritjen e ndjenjes se respektit tek femija.

5. Beja te ditur femijes per pergjegjesite e tij ne menyre te pranueshme

Rregullat dhe kufinjte qe i vendos familja i japin femijes ndjenjen e pergjegjesise dhe obligimit ndaj familjes te afermve. Ne te njejten kohe kerko nga femija yt kontributin ne vendosjen e rregullave qe te jete me e lehte per te ne zbatimin e tyre. Ngarkoje femijen me detyra qe i pershtaten moshes se tij, si p.sh. mbledhejn e lodrave ose te librave, ushqimin e nje kafshe, vendosjen e rrobave ne vendin e duhur.

Vleresoji perpjekjet e tij per ta kryer punen. Nese ai harron qartesoje se ti pret me shume nga ai, dhe se nuk eshte prej zakonit te tij qe ai te jete I pakujdeshem ne kryerjen e detyrave.

6. Festoje suksesin e femijes tend

Besimi I femijes rritet kur ai ndeshet me sfida dhe prindi vazhdon perpjekjen per ti mesuar mjeshteri te reja. Duhet te jeni te kujdesshem qe te mos shpejtoni ne mbingarkimin e femijes nga ana mendore ose fizike, sepse kjo mund ta eƂĀ§oje femijen ne zhgenjim.Prindi duhet te mos beje komente te tilla qe ulin masen e besimit te femijes tek vetja dhe e bejne ate qe te mbeshtetet tek dikush tjeter.

7. Ndihmoje ate ne korrigjimin e gabimeve

Femijet zakonisht bejne gabime te thjeshta por qe kane pasoja te renda nese nuk vihen ne dukje ne momentin e duhur. Theksimi i pergjegjesise te femijes per gabimet e tij i mesojne faktin qe veprimet dhe zgjedhjet kane pasoja.

8. Ushqeje me krenarine per origjinene dhe traditen.

Femija meson ndjenjen e personalitetit, dhe marredhenieve shoqerore

Forco tek ai krenarine per origjinen dhe traditen.

Grumbullimet dhe festat familjare, perzgjedhja e ushqimit tradicional, si dhe degjimi per historine e familjes ndihmon femijen ne vleresimin e tradites.

Lere femijen te njihet me personalitete historike.

9. Pohoje gabimin tend perpara tij

Te kerkuarit ndjese dhe pohimi per gabimin e tij nga ana e prindit konsiderohet si nje nder faktoret me te rendesishem ne edukimin e femijeve.Kur pohon gabimin e tij dhe kerkon ndjese prindi i tregon femijes, se nuk ka njeri te persosur, te gjithe gabojne, por e rendesishme eshte qe te kerkosh te falur dhe te mesosh prej gabimit te bere.

10. Perpiqu te fshehesh ato pika te erreta te personalitetit tend ne sy te femijes?

Nje fjale e urte thote:Nese nena nuk eshte e lumtur asnje person ne familje nuk mund te jete i tille.

Rritja e motivimit ne vetvete rrit suksesin e prindit ,lumturine e tij dhe femijes njekohesisht:

Shfaqi anet positive te vetes

Perpiqu te permiresohesh gradualisht

Kushtoji rendesi nevojave dhe deshirave tuaja

Perpiqu qe te besh dicka qe eshte e vecante ne sy te femijes tend ne menyre qe te behesh shembull per te



11. Gabime e prindit ne procesin e krijimit te vetebesimit tek femija

Mospranimi i tipit te personalitetit te femijes

Referimi tek motrat dhe vellezerit e tij per nje ceshtje te caktuar

Shperfillja e ndjenjave te femijes

Percaktimi I sjelljes se femijes ne nje forme te vecante si kokeforte , I turpshem trazovac qe pakeson ndjenjen e lirise dhe pengon shikimin e tij tek vetja

Perpjekja e prindit per ta mbajtur femijen gjithmone nen kontroll

Mungesa e terheqjes se vemendjes per probleme te rendesishme.

Shfajesimi I femijes ne syte e njerit prej prinderve kur tjetri e keshillon
avatar
Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 14071
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi