» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


SYNIMET SERBE PĖR SHFAROSJEN E IDENTITETIT TĖ SHQIPTARĖVE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

SYNIMET SERBE PĖR SHFAROSJEN E IDENTITETIT TĖ SHQIPTARĖVE

Mesazh nga Naki prej Sat 31 Jul 2010, 23:38

Shkruan: Gilbert GARDES
1 - Nė mes dy botėve
Sikur Parisi dhe Venediku qė banohej dikur nga S. Toptani dhe P. Vasa, qė luftonin pėr tė nxjerrė Shqipėrinė nga zgjedha Otomane, ashtu edhe Lioni dhe regjioni i tij, qė gjendet afėr qytetit tė Gjenevės, janė bėrė qė njė kohė tė gjatė vendstrehim pėr gjenerata shqiptarėsh, si pėr ata qė iknin nga shtypja komuniste ashtu edhe pėr ata qė iknin nga robėrimi serb. Reciprokisht, Ballkani ka tėrhequr pėr arsye tė ndryshme edhe njerėz me origjinė nga regjioni i Ronės (Rhōne) dhe Luarės (Loire) . Njė pyetje e parė shtrohet, “Ēka ėshtė tė jesh kosovar” ? si do tė kishte thėnė filozofi Monteskiy, qė nuk ishte i influencuar as nga injoranca historiko-gjeografike as nga dezinformata serbe . Kosovari ėshtė njė njeri me origjinė nga Kosova, njė vend malėsor plot bukuri, nė zemėr tė Ballkanit, qė ka nė kufi Shqipėrinė, Maqedoninė dhe Malin e Zi, qė konsiderohet si pjesė e Serbisė qė nga shpėrbėrja e Jugosllavisė por administrohet nga OKB-ja. Sipėrfaqja e saj, 10.887 km katrorė ėshtė sa tri herė sipėrfaqja e departamentit tė Ronės (Rhōne) apo sa njė e treta e regjionit Ronė-Alpė (Rhōne-Alpes). Popullata e saj "vlerėsohet" se mund tė jetė afėr tre milionėshe, shumica e tė cilės jeton nė Prishtinė, kryeqyteti i kėtij vendi. Mė shumė se 90% e popullatės ėshtė shqiptare, prej tė cilėve njė e treta gjendet nė diasporė. Ata luftojnė pėr tė krijuar njė shtet demokratik tė pavarur, Kosovėn, siē e thotė gjuha shqipe, me plot dashuri, nė gjininė femėrore. Kjo betejė pėrfundimtare pėr pavarėsinė vjen si rezultat i vuajtjeve tė panumėrta qė duroi gjatė dekadave tė fundit njė popullatė fshatare, gjysmė malore, e nėnēmuar si njė racė inferiore dhe e shtypur si e tillė nga qeveria serbe. Historia i kishte vu shqiptarėt e Kosovės nė njė pozitė tė paqėndrueshme ndėrmjet dy botėve. Fakti mė i vjetėr qė mund tė pėrmendet ėshtė konfrontimi ndėrmjet civilizimit perėndimor (krishterė) dhe atij lindor (mysliman), kur popullatat e krishtera nuk arritėn ta ndalin pushtimin Otoman, simboli i tė cilės mbetėt beteja e Fushė Kosovės mė 28 qershor 1389.Duke e rivendikuar kėtė veprim vetėm si tė tyre, megjithėse osmanėve iu pėrball njė koalicion i shteteve feudale nė tė cilin morėn pjesė sė paku tre feudalė shqiptarė , serbėt nxjerrin argumentin se nė njė Kosovė serbe shqiptarėt janė tė ardhur vonė dhe tė padėshirueshėm. Nga kjo disfatė njė pjesė e shqiptarėve katolikė, siē edhe njė pjesė e ortodoksėve serbė, e ndėrruan fenė tyre pėr shkak tė dhunės apo oportunizmit. Por, pėrkundėr asaj qė thuhet, feja zė njė vend minimal tek kosovarėt. Ata nuk janė tė gjithė myslimanė dhe ndėr ta, duhet tė dallohet komuniteti aristokratik i Bektashive i vendosur si rrjedhė e njė bashkimi ndėrfetar. Gjithashtu, njė minoritet katolikėsh tė pėrbetuar, sidomos nė komunėn e Vitisė, vazhdon tė merr pjesė aktivisht nė jetėn dhe zhvillimin demokratik. Por, duke i imponuar Shqipėrisė nė 1913 kufij qė i dhanė asaj njė territor minimal kurse shqiptarėt kėrkonin qė nga kohėt e hershme Prizrenin, Mitrovicėn dhe Prishtinėn; fuqitė perėndimore (Austro-Hungari, fuqitė Ballkanike dhe Rusia) janė pjesėrisht pėrgjegjėse pėr situatėn qė ēoi deri nė luftėn e 1998, pėr shkak se popullimi shqiptar nuk koincidonte me kufijtė. Njė paradoks i ēuditshėm qė tė bėhen barriera tė reja kufijsh tė thirrura pėr t’u zhdukur nė tė nesėrmen pėrfshirė Evropėn regjionale. Ashtu, shumė shqiptar tė Kosovės vetėdija e tė cilėve legjitimonte njė aksion kundėr diktaturės serbe, tė burgosur, tė torturuar, nuk kishin tjetėr zgjidhje pėrveē se tė shpėrngulen, tė ikin nga mėmėdheu i tyre i vogėl, tė marrin udhėn e mėrgimit dhe tė gjinden prapė ndėrmjet dy botėve dhe tė kishin tė vetmen shpresė shembullin e paraardhėsve tė zotė qė i kishin mundėsuar Shqipėrisė tė ekzistonte.
2) Shpėrngulja e shqiptarėve Tė mohuar, tė deportuar, tė dėbuar
Nuk ėshtė as mė i vogli paradoks qė njė nga kualitetet e shqiptarėve, lehtėsia me tė cilėn ata arrijnė tė dalin dhe tė adaptohen jashtė vendit ka pėr revansh vullnetin e pėrhershėm tė shteteve ballkanike qė tė shfrytėzojnė nė maksimum prezencėn e tyre kur i konvenon qeverive pėrkatėse dhe t’i dėbojnė kur ata fillojnė tė kėrkojnė ēdo lloj lirie dhe rivendikojnė nė vendin e tyre tė drejtat dhe vendin qė iu takon. Nga 1876 deri mė 1878, serbėt dėbuan popullatėn e 650 fshatrave nė regjionet e Nishit, Leskovcit, Toplicės dhe Vrajės. Mė 1937 Vasa Ēubriloviē prezantoi nė Beograd raportin dhe propozimet e tij tė turpshėm, tė pabesueshėm, pėr dėbimin e shqiptarėve qė mbetet qė atėherė platformė e politikės serbe. Me cinizėm ai thotė me besim tė plotė se perėndimi do tė qėndrojė indiferent nė rast aplikimi tė kėtij plani:“Blloku Shqiptar nė shtetin tonė jeton nė njė vend nga mė tė rėndėsishmit...Kush e mban atė, sundon sigurisht, gjithė Ballkanin Qendror.. Ėshtė e pamundur t’i dėbojmė shqiptarėt me njė kolonizim gradual...Mbetet atėherė vetėm njė zgjidhje, depėrtimi masiv... Opinioni botėror do tė alarmohet... Por bota sot... ėshtė aq e merakosur nga probleme tė pėrditshme, sa qė nuk kemi pse tė frikohemi pėr kėtė ēėshtje...Ne do tė dominojmė plotėsisht nga pikėpamja etnike... Pėr tė realizuar kėtė depėrtim masiv, kushti i parė ėshtė krijimi i njė psikoze tė pėrshtatshme... Duhet t’i bėjmė pėr vete njerėzit e tyre me ndikim duke i blerė me para... Mėnyra tjetėr ėshtė t’ju bėjmė shqiptarėve presion nga shteti. Shteti duhet... t’ua bėjė shqiptarėve qėndrimin nė trojet e tyre tė pamundur...; duke i gjobitur, i burgosur, duke i dėnuar dhe me ēdo mėnyrė tjetėr qė mund t’i vie nė mendje njė forcė policore tė sprovuar... Mosnjohja e pronave tė tyre... duhet tė shoqėrohet me njė politikė tatimore tė pamėshirshme... t’i vėmė fund koncesioneve qė kishin.. .T’ua marrim licencat e punės... T’i nxjerrim nga puna punėtorėt e shtetit, tė komunave... T’i persekutojmė priftėrinjtė, t’ju shkatėrrojmė varrezat... Duhet tė riaktivizojmė aksionet ēetnike dhe t’i ndihmojmė fshehurazi... Mbetėt edhe njė mėnyrė qė Serbia e pėrdori me shumė efikasitet pas 1878... T’i vėmė zjarrin fshehurazi fshatrave dhe lagjeve tė tyre nė qytet... Kur psikoza do tė jetė instaluar mirė, duhet tė pėrgatisim tė gjitha kushtet qė tė dėbojmė fshatra tė tėra... Shqiptarėt e dėbuar do tė lėnė pas tyre jo vetėm tokėn, por edhe shtėpinė dhe mjetet e punės...” Ky etnocentrizėm serb i hap zemrėn racizmit. Nga 1919 deri nė 1940, edhe 260 000 shqiptarė dėbohen pėr nė Turqi dhe 28665 pėr nė Shqipėri, ndėrmjet 1951 dhe 1965 dėbohe 414 500 pėr nė Evropė, Australi dhe SHBA.
Dėbimi Shpėrbėrja e Jugosllavisė ēon nė kulm tė skajshmėrisė dhe nxit urrejtjen ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve duke i detyruar mė se njė milionė kosovar tė lėshojnė atdheun; 300 000 largohen nė Gjermani, 200 000 nė Zvicėr, 40 000 nė Britaninė e Madhe, 20 deri nė tridhjetė mijė nė Francė, Suedi..etj
Rreth 4000 kosovarė qė sot jetojnė nė regjionin e Lionit, kanė ardhur nė valė tė njėpasnjėshme. Nė vitet 1970/74 vijnė emigrantė qė ikin nga bota komuniste duke shpresuar se do tė gjejnė kushte materiale mė tė mira. Viti 1981, njė vit pas vdekjes sė Titos, mbetet vit i shėnuar. Nė qytetet e Kosovės, studentė e punėtorė manifestojnė, duke kėrkuar, nė njė Jugosllavi afėr shpėrbėrjes, statutin e Republikės sė shtatė pėr Kosovėn. Arrestimi masiv i dhjetė mijė personave do tė jetė e vetmja pėrgjigje. Dėnimet shqiptohen njėri pas tjetrit; 15 vjet burg pėr Bajram Kosumin (kryeministėr i tanishėm), tridhjetė muaj burg pėr Xhevat Bislimin (deputet i tanishėm i Partisė Demokratike) tė cilit shteti serb i detyron qėndrimin nė burgjet e Gjilanit, Prizrenit, tė Pejės...Tė burgosurit politikė iu nėnshtrohen keqtrajtimeve tė shumėllojshme qė shkojnė deri nė torturė, SHIK edhe ekzekutimin, qė pėr banim kanė njė ēeli 12 metra katrorė nė tė cilat flenė dhjetė tė burgosur. Kanė rastin tė dalin nė “shėtitje” dhjetė minuta nė ditė. Nė Pejė qelia nuk ka as dritare, ndriēimi i dhomės varet nga vullneti i rojtarėve.Pastaj viti 1991/92 - njė lloj prove para tė 1999-ės - shteti serb dėbon autobusė tė tėrė aktivistėsh jashtė Kosovės. Nė vitet 80-dhjeta shteti jugosllav nuk i kurseu as ata qė gjendeshin jashtė shtetit. Mė 17 janar 1982 vriten nė Gjermani, nga shėrbimet sekrete serbe, vėllezėrit Gėrvalla, Jusufi dhe Bardhoshi, dhe Kadri Zeka.
Shoqėria Kulturore Shqiptare Fan Noli Nė 1989, kur Xhevat Bislimi vjen nė Lion, numri i refugjatėve politikė ėshtė nė rritje sipėr. Tė arratisur, shpeshherė tė ndarė nga familja, pak nga ata flasin frėngjisht, duke u pėrballur me vėshtirėsi tė mėdha ata shpejt ndiejnė nevojėn t’i riforcojnė dhe bashkojnė forcat. Dy mundėsi do tė ekzistojnė atėherė; tė formohet njė shoqėri politike si “Rugova” e formuar nė Bron nė vitin 1991, qė siē kuptohet nga emri i saj kishte pėr qėllim tė mbėshtesė Lidhjen Demokratike tė Ibrahim Rugovės, ose tė formohet njė shoqėri kulturore qė do t’i ndihmonte emigrantėt e ri. Ashtu lindi mė 11 mars 1991, nėn impulsin e Xhevat Bislimit e para shoqėri kulturore “Shoqėria Kulturore Shqiptare Fan Noli ”, e udhėhequr nga Fatmir Idrizaj i ndihmuar nga Adem Zeneli, lokali i tė cilės ishte nė Vo en Vėlin (Vaulx en Velin), avenue Garibaldi. Mė vonė shpėrngulėt pėr nė 6 chemin du Mont Cindre dhe mė 10 qershor 2000, ndėrron emrin e saj nė “Iliria”.Nė vitet nėntėdhjeta shoqėria luan njė rol vendimtar, hapė njė bibliotekė me mė se 2000 libra, aty jepen kurse tė gjuhės shqipe dhe tė frėngjishtes nga njerėz vullnetarė, organizohen ekspozita, festa, koncerte folklorike.Kur u ndie nevoja, Shoqėria Fan Noli madje kthehet edhe nė veprim politik, mban gjallė nė aktualitet ēėshtjen e Kosovės, duke i mbledhur njerėzit e vullnetit tė mirė me gazetėn e saj “Rruga Jonė” qė publikohet nga muaji shkurt i vitit 1994 deri nė shtator 1997 dhe koordinon demonstratat nė gjithė “Heksagonin” (territorin francez). Pasi qė konstatoj qė ēlirimi i Kosovės nuk mund tė bėhet vetėm me mjete paqėsore dhe diplomatike siē pretendonte zoti I. Rugova, Xh. Bislimi, i emėruar pėrfaqėsues i UĒK-sė nė Francė, mbledhė fonde, organizon demonstrata dhe dėrgimin e vullnetarėve pėr nė luftė deri nė Marrėveshjen e Kumanovės mė 10 qershor 1999, qė i vė fund zyrtarisht luftimeve.
Vijon

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SYNIMET SERBE PĖR SHFAROSJEN E IDENTITETIT TĖ SHQIPTARĖVE

Mesazh nga Naki prej Sat 31 Jul 2010, 23:45

3) - Lufta
Lufta ka arsyet e veta qė arsyeja nuk i kupton
“Lufta e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė ka filluar nė Kosovė dhe nė Kosovė do tė mbarojė” kėshtu shkruante gazeta kosovare Koha Ditore nė vitin 1992. E vėrtetė, tragjike, por tragjikisht e vėrtetė. Siē e konstatuam , frika se do tė mbeten minoritet i pafuqishėm dhe tė humbin pėrballė njė etnie me njė pėrqindje lindshmėrie mė tė madhe, pasuritė nėntokėsore tė Kosovės dhe pozita gjeopolitike e saj janė vetėm arsye tė njė konflikti ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve qė paraqitet gabimisht si njė luftė civile ndėrmjet dy popullatave, njėra prej tė cilave ka mundėsinė tė zhdukė tjetrėn.Aq mė shumė qė Jugosllavia shpartallohet, aq mė shumė Serbia ndien nevojėn t’i referohet idealit tė saj mesjetar tė “Serbisė sė Madhe” nga Kraina nė Dubrovnik dhe deri nė Maqedoninė serbe, por kjo mė 1996, derisa e ardhmja shkonte drejt zhdukjes sė kufijve dhe hegjemonėve. Nė fakt, nėse ėshtė e vėrtetė se shoqėria serbe ėshtė e sėmurė, kjo pėrzierje e kohėrave ėshtė njėri prej simptomave, vonesė e veshur me pėrtėritjen e njė mentaliteti komunist. Si pėr ironi, Serbia vjen duke u zvogėluar dita ditės. Kjo vjen nė rend tė dytė edhe si rrjedhė e njė legjitimimi tė falsifikuar qė ata e morėn duke i bėrė serbėt tė besojnė se Kosova ėshtė djepi i tyre i shenjtė mesjetar, lexim tendencioz i historisė qė shėrben pėr tė ringjallur njė nacionalizėm qė nuk ka asgjė tė bėjė me patriotizėm. Kėto janė idetė e shekullit XIX-tė forma mė e pėrfunduar e tė cilave kristalizohet nė njė projekt monument pėr Kosovėn e skulptorit Ivan Mestroviē. Lufta e Kosovės vjen sidomos si rezultat i njė lufte identitare, i betejave ndėrmjet memorieve antagoniste, i njė beteje ndėrmjet miteve themelore... Serbėt si japonezėt janė tė sėmurė nga historia. Ashtu nė vitet 1998/99 erdhi njė tentativė “exterminimi identitar” i shqiptarėve tė Kosovės qė synonte ose tė vriten ose tė bėhen “tė paatdhe” duke u shqyer para syve letrat e identitetit qė iu ishin grabitur.
Shfarosja e identitetit tė shqiptarėve,Shqiptarėt sipas kėtij regjimi nacional-populist dhe fashist, janė njė kėrcėnim i brendshėm sepse “vetėm njė shtet i banuar me banorė autoktonė mund tė ketė sigurinė.” E forcuar nga marksizmi, ideologjia anti-shqiptare u formulua si strategji qysh nė vitin 1844 nga Garashanini, dhe nė 1937-tėn me Vasa Ēubrilloviēin, programin e tė cilit e adaptoi nė praktikė me pėrpikėri Sllobodan Millosheviēi.Vėrja nė praktikė e “zgjidhjes finale” u bė progresivisht; miting serb nė Fushė-Kosovė mė 1987, lutje dhe liturgji politike; 1989 serbėt dėrgojnė ushtrinė pėr tė shtypur tė rinjtė kosovarė nė protesta (24 tė vrarė); 1990 fundi i autonomisė sė Kosovės. Shqiptarėve pra iu hoqėn tė drejtat tyre njerėzore dhe shpesh liria e tyre. Mbase u kryen masakra masive nė Bosnjė e Kroaci nga serbėt pa u detyruar Serbia t’i jep asnjė llogari perėndimit, Millosheviēi i dha tė drejtė vetes tė shpejtojė punėn nė Kosovė nė vitin 1998. Ai filloi terrorin dhe organizoi masakra masive nė Kosovė me synim dėbimin masiv tė shqiptarėve, krim i karakterizuar kundėr njerėzimit. Atėherė kur popullata shqiptare ende ngurronte ndėrmjet politikės sė rezistencės pasive tė I. Rugovės dhe njė lufte tė armatosur mė radikale, filloi ofensiva e parė serbe, mė 28 shkurt, nė regjionin e Drenicės ku po organizohej njė rezistencė guerile. Nė fshatrat e para qė u sulmuan, popullata civile e frikėsuar, lėshoi vendbanimet dhe iku tė gjejė strehim nė fshatrat pėrreth. Nė Prekaz vriten 49 veta, familjarėt e Adem Jasharit (1955-1998) qė u bė qė atėherė figurė emblematike e UĒK-sė, qė formohet dhe lufton pėr tė pavarėsuar Kosovėn. Nga ca qindra ushtarė qė ishin, kjo ushtri nėn hije, arrin nė 15000 ushtarė nė verėn e vitit 1998, duke u forcuar nga numri i madh i studentėve dhe tė rinjve nga diaspora, qė tė zhgėnjyer nga politika pacifiste e I. Rugovės, iu bashkėngjitėn UĒK-sė. Ibrahim Rugova i zgjedhur mė 22 mars nga komuniteti shqiptar, takohet nė maj pėr tė biseduar me Millosheviēin. Por, nga ky takim nuk del gjė, terrori dhe masakrat vazhdojnė nė verėn e 1998-tės, duke u shoqėruar me njė ofensivė tė re serbe. Nė tetor OSBE-ja dėrgon 2000 "vėzhgues" nė Kosovė. Mė 15 janar 1999, 45 shqiptarė masakrohen nė Reēak. Franca merr atėherė, me 6 shkurt, iniciativėn e nisjes sė “ bisedimeve tė Rambujesė” qė do tė zgjasin deri mė 22 mars dhe do tė kenė si rezultat njė marrėveshje qė do tė nėnshkruhet vetėm nga shqiptarėt e Kosovės. Gurėt janė hedhur dhe Millosheviēi dėrgon 50000 veta nė Kosovė tė armatosur me armatim tė rėndė, artileri, tanke, dhe izolon provincėn.“Tė mėrkurėn me 24 mars nė ora 18H50 NATO ka filluar sulmin ushtarak mbi Republikėn Federale tė Jugosllavisė. Me vendim tė kryetarit tė Republikės dhe me pajtimin e qeverisė, Franca merr pjesė pėrkrah aleatėve tė saj.”Kėshtu Hubert Vedrini ministėr i jashtėm i shtetit francez deklaron pjesėmarrjen e Francės nė bombardimet kundėr Jugosllavisė. Mė 25 dhe 26 mars tė gjithė gazetarėt nxirren jashtė Kosovės. Atėherė, nė pranverėn e vitit 1999, Kosova e shkėputur nga bota vihet nėn njė presion tė egėr barbarie, fillon manu militari (nėn kėrcėnimin e armėve) dėbimi i dhunshėm, sistematik dhe i ēmendur i banorėve shqiptarė tė Kosovės. Pėr fat tė mirė, kjo luftė qė rrezikonte “paqen dhe sigurinė ndėrkombėtare” rikualifikohet nga rezolutat e OKB-sė si konflikt ndėrkombėtar. Mė 10 qershor 1999 Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė nxjerr rezolutėn 1244. Gjatė bombardimeve, lufta zhvillohet nė dy fronte: ajrore mbi territorin e Serbisė dhe tokėsore nė territorin e Kosovės, ku, UĒK-ja luftonte kundėr makinerisė serbe. Nga ajo kohė na mbetėn dėshmi tė panumėrta tė vrasjeve, dhunimeve, vrasjeve kolektive dhe zbulime tė varrezave masive, akte qė nga poshtėrsia e tyre mbulojnė me turp pėr njė kohė tė padefinuar kombin serb dhe do tė pengojnė marrėdhėniet e besueshme nė tė ardhmen nė Ballkan.
Vuajtja e njė populli“ Refugjatėve kosovarė iu ėshtė dashur tė lėnė shtėpitė e tyre brenda ca minutave, duke u detyruar nga dhuna tė lėnė gjithēka pas vete, mė fatlumėt nga ta kanė marrė me vete gjėrat personale elementare. Shumė prej tyre iu ėshtė marrė gjithēka, shtėpitė e tyre iu janė vjedhur, iu janė djegur para syve. Nė shumė raste janė qėlluar, janė kėrcėnuar. Familjet u ndanė, burrat i morėn dhe nuk i panė mė. Ata qė kanė shpėtuar, dėshmojnė pėr masakrat, (pėr dhunimet sistematike), ata kanė parė ekzekutime nė masė, varreza masive. Dhe shpėrngulja e tyre filloi, nė kėmbė, me traktorė, nė male, kishin tė ftohtė, kishin uri, letrat e tyre iu kishin marrė, kaluan fshatrat tjera tė cilat ishin tė shkreta, ata i grumbulluan, i ndoqėn, i zėnė dhe i ngarkuan nėpėr trena pa e ditur se ēka iu kishin pėrgatitur xhelatėt e tyre. Nė kufi ata janė ndaluar nga serbėt. Maqedonėt i shtynin sė prapthi dhe kur kanė arritur mė nė fund ta kalojnė kufirin, ata qė nuk kanė gjetur strehim te ndonjė familje shqiptare janė vendosur nėpėr kampe. Aty, kanė gjetur tė ftohtėt, varfėrinė, mungesėn e higjienės, mbipopullimin dhe ankthin qė tė mos dinin se cili do tė jetė fati i tyre dhe ēka iu kishte ndodhur familjarėve tė tyre dhe dėshpėrimin pasi qė kanė humbur gjithēka”, raport i njė hetimi tė parė. Mė 12 maj 1999 numri i shqiptarėve qė janė dėbuar nga shtėpitė dhe vendi i tyre dhe janė pritur si refugjatė arrin nė 427000 nė Shqipėri, 231000 nė Maqedoni, 64000 nė Mal tė Zi. Shumė prej tyre janė kthyer nė vendlindje, po ēka kanė gjetur aty ?

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi