» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

13 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 13 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


ĒAMĖRIA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

ĒAMĖRIA

Mesazh nga Naki prej Sat 31 Jul 2010, 23:17

KU U ZHVILLUA GjENOCID, SPASTRIM ETNIK, LUFTĖ FETARE, SHKELJE E TĖ DREJTAVE NJERZORE DHE KOMBĖTARE
Ēėshtja ēame lindi si problem i mprehtė nė marrėdhėniet midis dy vendeve, Shqipėrisė dhe Greqisė, qysh nė Kongresin e Berlinit mė 1878 dhe u pėrligj mbas vendimeve tė Konferencės se Ambasadorėve nė Londėr mė 1913, ku Ēamėria dhe viset e tjera tė Shqipėrisė iu shkėputėn me pa tė drejtė, duke i kėnaqur me aneksimin e tyre, shtetet fqinje.
Qe nga viti 1913 Ēamėria konsiderohet nga ne, tokė e pushtuar me dhunė nga Greqia.
Ēėshtja Ēame ėshtė njė tragjedi kombėtare jo vetėm nė njerėz por edhe nė territore. Marrja e Krahinės sė Ēamėrisė kėsaj barriere pėr Greqinė i hapi dyert pretendimeve absurde tė shovinizmit grek pėr tė marrė hapėsira tė tjera shqiptare.
Tragjedia Ēame njė padrejtėsi qė kėrkon zgjidhje
Nė skajin mė Jugor tė Shqipėrisė sė sotme fillon krahina shqiptare e Ēamėrisė ose siē quhet sot nga administrata greke Thesproti. Ajo pėrbėn pjesėn mė jugore tė trevave etnike tė Epirit tė Jugut tė banuara prej shqiptarėve qė nga antikiteti (nga kohėrat Pollazgo-Ilire) e deri mė sot. Njė popull e njė vazhdimėsi territori etnik. Kėtė e dėshmojnė autorėt e lashtėsisė greke dhe gjithashtu Enciklopedia e madhe greke si dhe shumė autoritete shkencore botėrore. Kėtė e vėrteton prezenca e gjallė, faktori njeri, shqiptar ne gjuhė, kulturė dhe tradita. Popullsia e Ēamėrisė ka qenė homogjene shqiptare 99% nė qytetet, 100% nė fshatra. Historikisht pėrkatėsia fetare e krahinės sė Ēamėrisė,ka kaluar nė njė proces tė gjatė ndryshimesh tė diktuara nga rrethana tė caktuara historike. Nga paganizmi,ne lashtėsi,ne katolicizėm nė shekujt e parė pas erės sė re deri nė shekullin trembėdhjetė-katėrmbėdhjetė. Prezencėn e besimit katolik nė Ēamėri e dėshmojnė emrat e shqiptarėve nė ato kohė,sidomos e princave tė saj si Pjeter Losha,Gjin Bue Shpata,etj,(prania nė masė e emrave Gjin,Gjon,Mark,Lek,Pal etj..). Nė kėto periudha (shekulli 13-14) si rezultat i dyndjeve bizantine nė krahinėn e Epirit (invazionet greko-serbe),kjo krahinė kaloi nė ortodoksizėm. Deri nė fillim tė shekullit 18,popullsia e kėsaj krahine ishte e besimit ortodoks. Mbas kėsaj periudhe fillon procesi i islamizmit nė mes tė shqiptarėve. Si rezultat i kėtij procesi sipas tė dhėnave statistikore tė administratės turke,50% e popullsisė shqiptare u kthyen nė besimin islam dhe 50% ruajtėn besimin ortodoks. Rreth kėtyre shifrave nė dėm tė etnisė shqiptare ėshtė spekuluar deri mė sot. Regjistrimi i vitit 1910 i administratės sė Turqve tė rinj dėshmon se nė kėtė krahinė jetojnė 83.898 shqiptarė mysliman dhe ortodoks. Ndėrsa vjetari statistikor i qeverisė greke i vitit 1936 shėnon se nė Ēamėri banojnė vetėm 26.000 shqiptarė duke mos pėrmendur shqiptarėt ortodoksė tė cilėt qeveria greke i konsideron si grekė. Si rezultat i spastrimit etnik (gjenocidit) qė u bė nė 1944-1945 nė krahinėn e Ēamėrisė u dėbuan me dhunė 30.000 shqiptarė mysliman tė cilėt gjetėn strehė nė Republikėn e Shqipėrisė ku jetojnė edhe sot. Kjo popullatė sot kap shifrėn mbi 150,000 vet,shifrėn e cila shpjegohet me natalitetin e lartė tė kėsaj popullate mbas gjenocidit. Ndėrkohė qė nė Ēamėri-Thespasi (Greqi) Komuniteti autokton i shqiptarėve tė besimit ortodoks kap shifrėn 250-300,000. Ky komunitet sot nuk guxon tė vet deklaroj identitetin e vet si rezultat i politikes mohuese e asimiluese qe ndjekin qarqet qeveritare greke ndaj prezencės se etnive nė territorin grek. Dėshmi e pakontestueshme pėr prezencėn e shqiptarėve ortodokse sot nė Ēamėri (Greqi)ėshtė edhe gjaku e lidhjet e hershme fisnore qė kanė me ta Ēamėt myslimane,sa do tė pėrpiqen e ta mohojnė kėtė prezencė qarqet greke. Me vendim tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr mė 1913 kjo Krahinė ju shkėput trungut amė dhe ju aneksua shtetit Grek. Me gjithė rezistencėn dhe kundėrshtitė e veta historike,popullata autoktone e Ēamėrisė,ju nėnshtrua fatit tragjik tė saj,duke e konsideruar si minoritet etnik shqiptar nėn Greqi. Fati i minoritetit shqiptar tė Ēamėrisė pėrbėn njė tragjedi kombėtare shqiptare jo vetėm nė territore,por edhe nė njerėz. Politika dhe qėndrimi zyrtar grek ndaj minoritetit etnik shqiptar nė ĒamėriMbas aneksimit tė Ēamėrisė mė 1913 deri mė sot popullsia e saj gjatė tėrė viteve nėn shtetin Grek nuk ka gėzuar asnjė tė drejtė njerėzore e kombėtare qė i takon. Qarqet zyrtare greke mbėshtetur nė Konceptin absurd tė mohimit tė ekzistencės sė grupeve etnike nė territorin e saj,kanė ndjekur njė politike shovene tė drejtuar nė dy drejtime.
1. Ndaj shqiptarėve tė besimit ortodoks,politikėn e asimilimit,duke i privuar nga ēdo e drejte etnie,;kulture,apo gjuhėsore,duke i konsideruar grek,pra ngatėrronin me qėllim fenė dhe kombėsinė, veprim qė e bėjnė edhe sot ndaj shqiptarėve duke pretenduar se tė gjithė ortodoksėt janė grek.
2. Ndaj shqiptarėve tė besimit islam aplikuan politiken e gjenocidit dhe shfarosjen duke mohuar gjithashtu etninė. Nė shumė raste me qėllim i kanė konsideruar turko-ēam dhe jo shqiptaro-ēame.
Kjo tragjedi e projektuar afro 1 shekulli mė parė,nga Greqia ju arrit qėllimit nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore mė 1944-1945 kur banda kriminale tė Gjeneralit famėkeq Napolon Zerva realizuan pastrimin etnik tė shqiptarėve mysliman tė Ēamėrisė.

Gjenocidi (Spastrimi etnik)i vazhdueshėm i shqiptarėve nė Ēamėri
Pėr tė realizuar synimet e veta grabitqare qarqet zyrtare greke asnjėherė nuk e respektuan popullatėn shqiptare tė Ēamėrisė duke u treguar mosmirėnjohėse ndaj ndihmesės sė vyer historike,qe ky popull dhe kjo krahinė kanė dhėnė historikisht nė shekuj pėr popullin grek.
1.Fill mbas aneksimit ajo ka nėnshtruar me dhunė popullatėn e pafajshme shqiptare,duke vrarė me pabesi 72 burra nga paria e kėsaj krahine mė 1913 nė vendin e quajtur Selan Paramithia (Ajdonat),te cilėt kishin shkuar pėr bisedime me palėn greke,si dhe dhjetėra e dhjetėra njerėzve tė tjerė tė pafajshėm.
Pėr tė ndalur persekutimet e qeverisė greke kundėr popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė,mė 8 qershor 1913,patriotėt ēam kanė protestuar pranė qarqeve Evropiane.
2.Ajo qė tmerroi Ēamėt si veprim vdekjeprurės pėr Ēamėrinė ishin pėrpjekjet satanike tė qeverisė greke mė 1923-1924 pėr t’u pėrfshirė edhe ēamėt myslimanė midis Turqve myslimanė qė banonin nė Greqi,tė cilėt sipas marrėveshjes sė Lozanes,Janar 1923,midis Turqisė dhe Greqisė,do tė shkėmbeheshin me Grekėt e Anadollit.(1) Qeveria greke duke e shkelur nė mėnyrė flagrante kėtė marrėveshje nuk ju pėrmbajt deklaratės tė pėrfaqėsuesit tė saj nė Lozan Kalamanos,mė 19 janar 1923 ku deklaroj se qeveria e tij nuk kishte aspak ndėrmend ti fuste nė shkėmbim “myslimanėt me origjinė shqiptare”,pėr tė cilėt ai vetė kishte propozuar se “banojnė me njė krahinė tė pėrcaktuat fare e qartė – Epirin”dhe se”ndėrsa janė bashkėfetarė me Turqit,nuk janė aspak bashkatdhetarė tė tyre”.(2) Komisioni mikst greko-turk ( nė mars 1924)(3),vendosi qė kundrejt popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė,njė realitet etnik dhe historik qė njihej edhe nga pala greke,tė mos zbatoheshin kurrfarė procedurash apo formalitetesh nė kuadrin e shkėmbimit tė popullsisė greko-turke.
Nė kundėrshtim me realitetin historik dhe marrėveshjeve tė arritura,qarqet zyrtare greke e detyruan me forcė kėmbimin (si skllavėrit zezak nė mesjetė) tė ēamėve qė arrijnė disa dhjetėra mijėra vetė,duke realizuar nė atė kohė njė pjesė tė planit tė harruar pėr njė spastrim etnik tė “minoritetit”etnik autokton nė trojet e veta.
3. Me ardhjen nė fuqi tė qeverisė fashiste tė Joani Metaksanit mė 1936,gjendja e popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė u rėndua mė shumė.
Kjo qeveri zbatoi njė politik diskriminimi tė paparė. Vazhdoi konolizimi me grekė me qėllim ndryshimin e raporteve tė popullsisė. Ndėrrimi i emrave shqip tė vendbanimeve tė shqiptarėve me emrat grek.
Aplikoi njė gjenocid tė vėrtetė,arrestime,internime,konfiskime tė pasurisė. Ky program thellohej hap pas hapi duke e bėrė jetėn e shqiptarėve tė padurueshme.
4.Gjendja nė Ēamėri u bė mė e turbullt dhe mė e rėndė sidomos nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė prag tė pushtimit tė Greqisė nga Italia fashiste, Qeveria Greke bėri mobilizimin e pėrgjithshėm tė popullatės pėr luftė. Shqiptarėt e Ēamėrisė si nėnshtrues tė kėti shteti i kėrkuan qeverisė sė atėhershme greke qė t’i mobilizonte edhe ata nėn armė pėr ta luftuar armikun e pėrbashkėt.
E “prekur” thellė nga ky gjest liridashės i ēamėve,qeveria greke i falėnderoi ata dhe i mobilizoi,por nė vend tė armėve u dhanė kazma e lopata duke i ēuar nė prapavijė pėr tė bėrė punime tė dorės sė dytė.
Qeveria Greke me kėtė veprim mosbesimi tė demonstruar hapur e fyen rėndė gatishmėrinė e ēamėve dhe i distancoi prej saj me qėllim tė paramenduar, pėr tė akuzuar mė vonė ēamėt myslimanė si bashkėpunėtorė me pushtuesin.
5. Me pushtimin e Greqisė nga Italia autoritetet greke nga frika dhe pėr ēka kishin bėrė ndaj popullatės tė pambrojtur ēame,urdhėruan internimin me forcė tė meshkujve nga 14 vjeē e lartė nė kampet e pėrqendrimit nė ishujt e detit Egje,Hio,Medilin,Korinthe,etj.
Gjatė rrugės pėr nė internim qarqet zyrtare greke pėrpunuan psikozėn se ata ishin robėr lufte qė u kishin vrarė djemtė popullit grek,duke nxitur urrejtjen dhe njėkohėsisht pėr tė maskuar tė vėrtetėn,si tė pafajshėm tė marrė me forcė nga shtėpitė e tyre dhe jo nga fronti i luftės.
Gjatė internimit nė kampe tė tipit Mathuazen,ēamėt u keqtrajtuan deri nė njė zhdukje fizike gradualet tė tyre.
Ndėrkohė nė Krahinėn e Ēamėrisė kishin mbetur gra,pleq e fėmijė tė pambrojtur duke u bėrė pre e vrasjeve, grabitjeve ,pėrdhunimeve nga banda kriminale greke.
Kur u kthyen nga internimi ēamėt me shpirtin e tyre tė durueshėm pėr tė mos acaruar e thelluar mynxyrėn qė po ju kanosej nuk ndėrmorėn asnjė veprim tė hakmarrjes por filluan vetėmbrojtjen e tyre duke zgjedhur rrugėn e pajtimit. Kėtė e dėshmojnė vetė historianėt grekė serioz e tė ndershėm,dhe qytetarėt e tjerė tė kėsaj krahine. Gjenocidi i pashembullt dhe zbim i shqiptarėve etnik (mysliman) nga vendbanimet e tyre historike. Mė 27 qershor tė vitit 1944 nė krahinėn e Ēamėrisė, ndaj popullatės shqiptare myslimane filloi akti i fundit i gjenocidit qė ēoj nė spastrim etnik tė kėsaj popullate martire. Banda kriminale e shovinizmit grek derdhen mbi kėtė krahinė mizorit mė tė pashembullta tė njerėzimit. Barbarizmat qė ndodhen nė kurrizin e kėsaj popullate tė pafajshme kalojnė ēdo cak njerėzor. Vrasje,pėrdhunime, groposje pėr sė gjalli. Prerje tė organeve tė ndryshme trupore,hundė,vesh,etj. Gra me gjinjtė tė prera e tė masakruara,fėmijė tė djegur nė furrė,gra shtatzėna me barkė tė ēarė. Nė qytetin e Paramithisė ditėn e martė tė 27 Qershorit 1944 qė ėshtė dita e“Shėn Bartolemeut”pėr gjithė Ēamėrinė brenda 24 orėve u vranė mbi 600 burra,gra e fėmijė. Nė Filat gjatė periudhės qershor 1944-mars 1945 u masakruan dhe u vranė 1286 persona. Nė Gumenicė u vranė 192. Nė Margelliq e Pargė 626 persona, etj.
Ka me qindra tė tjerė tė paidentifikuar e tė zhdukur pa lėnė gjurmė. Janė grabitur tė gjitha llojet e orendive shtėpiake nė masė ( fshatrat e Ēamėrisė kanė qenė tė pėrmendura pėr pajisjet e shtėpive)etj. Kjo ėshtė pasqyra e barbarizmave shoviniste greke.

PASQYRĖ MASAKRASH GRABITJESH DHE DHUNUMESH TĖ KRYERA NGA SHOVINISTĖT GREKĖ TEK POPULLSIA SHQIPTARE E ĒAMĖRISĖ GJATĖ VITEVE 1944-1945
-U shkatėrruan 68 fshatra;
-U dogjėn dhe u rrėnuan 5800 shtėpi;
-U shkatėrruan tė gjitha objektet e kultit si dhe u grabitėn pasurit,prona tė kėtyre kulteve (mbi 80 xhami).
Banorė tė masakruar
Tė moshuar e tė rijnė, 2900
Gra, 214
Fėmijė, 96, nėn 3 vjeē 32
Gra tė dhunuara, 745
Gra tė grabitura, 76
GRABITJE PASURIE
Vaj ulliri 8475200 kg
Drithėra 6743400 kv
Kafshė pune 4453
Bagėti tė imta 46 435, tė trasha 5 137
Terrori ishte i pėrmasave tė tilla deri sa detyrohej popullsia shqiptare myslimane tė braktisė pėr shkak tė dhunės,trojet e tė parėve tė tyre mijėvjeēare duke gjetur strehė nė Republikėn e Shqipėrisė mbas marsit tė vitit 1945. Mbi pėrmasat e kėsaj tragjedie dhe qėllimin e saj e dėshmojnė qartė nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme edhe misionet anglo-amerikane qė vepronin nė kėtė kohė nė Greqi dhe nė Shqipėri.
Pėrpjekjet pėr tė ndėrkombėtarizuar ēėshtjen Ēame. Mbas dėbimit tė dhunshėm, emigrantėt ēamė qė rezultonin me nėnshtetėsi greke e nėnkombėsi shqiptare,u organizuan nė Shqipėri menjėherė gjatė vitit 1945 dhe nėn drejtimin e Komitetit Antifashist Ēam sensibilizuan organizmat e ndryshme ndėrkombėtare si dhe shtetin amė lidhur me tragjedinė e tyre dhe kėrkesat e tyre tė ligjshme. Qeveria e re shqiptare e pas luftės iu drejtua konferencės sė Paqes nė Paris dhe Konferencės sė Ministrave tė Jashtėm tė Fuqive Aleate jo vetėm duke pėrkrahur gjendjen rėnqethėse tė ēamėve,por edhe duke kėrkuar riatdhesimin e ripronėsimin e tyre. Dhe kjo ishte e drejta e tyre e ligjshme qė mbrohej edhe nga vendimet e atėhershme ndėrkombėtare pėr tė drejtat e pakicave kombėtare. Tabloja e mjerimit tė ēamėve dhe kėrkesat e tyre u parashtruan edhe nė Konferencėn e Parisit (1946) prej Ministrit tė Jashtėm Shqiptar. Megjithatė, pėrpjekjet mė tė mėdha pėr ta ndėrkombėtarizuar problemin dhe pėr ta tėrhequr pėrkrahjen e fuqive Aleate i bėri Komiteti Antifashist Nacionalēlirimtar Ēam,si pėrfaqėsuesi mė i drejtpėrdrejtė i popullatės ēame. Janė tė shumta Memorandumet dhe telegramet e protestės,qė u ka dėrguar Fuqive Aleate dhe forumeve pėrkatėse si Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara nė Londėr e New-York, Kryesisė sė Ministrave tė Jashtėm Aleate nė Londėr e Moskė, Konferencės sė San Franciskos, Qeverisė sė Anglisė, Amerikės, Bashkimit Sovjetik, Dhomės sė Deputetėve nė Uashington, Londėr e Moskė, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut, etj. Nė vitin 1946-1947 Komisioni Ndėrkombėtar Hetimor i OKB-sė gjatė verifikimit tė kėsaj tragjedie nė tė dyja anėt e kufirit shtetėror konkludoi me fakte dhe dėshmi tė gjalla mbi pėrmasat dhe realitetin e masakrave dhe tė kėsaj tragjedie tė dhimbshme. Mbas kėsaj, vetė Forumi Ndėrkombėtar i UNRRA-sė duke e kategorizuar popullatėn ēame tė dėbuar si emigrante, dhe njė ndihme ekonomike mbi 1.2 milion dollarė USA dhe ndihma tė tjera materiale pėr mijėra refugjatė tė pa bukė dhe tė pastrehė ēam. Ndėrkohė qė ēamėt shpresonin pėr njė zgjidhje tė tė drejtave legjitime,pėrpjekjet e tyre u pasuan me njė heshtje tė patolerueshme. Kjo periudhė ( 1947-1990)ėshtė njė nga aktet mė tė rėnda tė kėsaj tragjedie. Njė heshtje e tillė me shkaqe dhe pasoja tė thella ende ėshtė enigmė.
Qėndrimi zyrtar grek mbas dėbimit tė myslimanėve nga Ēamėria
1. Ndaluan me dhunė ēdo pėrpjekje pėr ta ruajtur identitetin e origjinės sė popullatės shqiptare tė besimit ortodoks tė cilėt banojnė sot e kėsaj dite nė Ēamėri (Thesporoti).Ndalej pėrdorimi i gjuhės amtare shqipe tė flitej nė mjediset urbane dhe njė sėrė masash tė tjerat asimiluese me qėllim qė tė humbasin vetėdijen e origjinės sė tyre kombėtare.
Si rezultat i kėsaj politike asimiluese shtypėse e diskriminimi ,popullsia shqiptare e besimit ortodoks nuk guxon sot tė vetė deklarohet nė Ēamėri.
2. Mbas vitit 1945 filloi edhe aksioni pėr ndryshimin e strukturave demografike tė Ēamėrisė,kolonizimi me grek,arumun,rom,etj. i vendbanimeve tė ēamėve tė pėrndjekurit. Qėllimi qė krahina e Ēamėrisė tė ndryshoj fizionominė,por edhe pėr faktin tjetėr se qarqet zyrtare greke nuk kishin besim qė kjo krahinė tė mbetej nėn duart e ēamėve ortodoks.
3. Pronat dhe pasuritė e ēamėve tė dėbuar pjesėn mė tė madhe tė tyre qeveria greke jua ka dhėnė nė pėrdorim kėtyre kolonėve por pa tė drejtė tapie.
4. Qeveria e sotme greke ndjek njė politikė diskriminimi ndaj ēamėve nė Shqipėri duke i penguar pėr ti parė vatrat e tyre.
Ajo i frikohet tė vėrtetės, ringjalljes tradicionale tė vėllamėrisė,midis ēamėve ortodoks dhe myslimanė.
5. Ndryshoi pėrfundimisht toponomastikėn shqipe me grekė nė vendbanimet e shqiptarėve nė Ēamėri.
Demokratizimi nė Shqipėri dhe trajtimi i problemit
Si rezultat i pluralizmit nė Shqipėri,nė janar 1991 u krijua Shoqėria Politike Atdhetare “Ēamėria”si vazhduese e pėrpjekjeve dhe aspiratave tė popullatės martire tė Ēamėrisė.
Problemi i Ēamėrisė ėshtė nė programin e shumicės sė partive politike nė Shqipėri tė cilat po bėjnė pėrpjekje pėr zgjidhjen e kėtij problemi nė pėrputhje me frymėn e standardet e dokumenteve ndėrkombėtare tė OKB-sė,KSBE-sė,e Kėshillit tė Evropės mbi tė drejtat e njeriut. Qeveria greke dhe personalitetet e larta tė saj deri tani kanė mbajtur njė qėndrim mohues. Sipas qėndrimit zyrtar grek, ēamėt myslimanė nuk do tė lejohen tė kthehen nė Greqi,”sepse kanė bashkėpunuar me okupatorėt italo-gjermanė nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe si tė tillė ata janė kriminel Lufte dhe janė dėnuar sipas ligjeve greke”.(K.Micotaqis,Tiranė,maj 1992). Kjo ėshtė njė “hipotezė” sa e pa vėrtetė aq edhe e falsifikuar. Tė konsiderohesh ēamėt “kriminel”nė njė kohė kur ata kanė derdhur gjakun,bashkė me grekėt, pėr ēlirimin e pėrbashkėt,ėshtė krim i inskenuar politiko-diplomatik. Sepse: ēamėt nuk kanė bashkėpunuar me okupatorėt tė ēfarėdolloj qofshin por janė viktima tė tyre.
-Nė qoftė se nė Ēamėri ka patur disa dhjetėra “Kolaboracionalistė” (fenomen qė ėshtė vėrtetuar pėr tė gjitha shtetet qė janė pushtuar nga nazifashizmi,gjatė Luftės sė Dytė Botėrore)nė Greqi si tė tillė kanė qenė 30.000 veta me gjeneral Ralisin nė Krye.
Askush ata sot nuk i akuzon nė Greqi,pėrkundrazi janė rehabilituar me amnistinė e pėrgjithshme qė ka bėrė ky shtet.
-Ėshtė fakt historik se ēamėt janė rreshtuar ndėr tė parėt nė rezistencėn greke kundėr pushtuesit tė pėrbashkėt (nė radhėt e ELAS-it dhe EAM-it).
-Ekzistojnė dokumente e dėshmi tė pakundėrshtueshme mbi tė vėrtetėn e tragjedisė ēame.
-Ekzistojnė dokumente tė RAJH-ut gjerman qė dėshmojnė se Napolon Zerva njė nga pėrgjegjėsit kryesore tė gjenocidit ndaj ēamėve ka qenė bashkėpunėtor i Gestapos Gjermane.
-Nuk mund tė fajėsohet njė popullatė prej 30.000 vetė sepse ,sipas gjyqeve speciale politike tė inskenuara e nė mungesė tė ēamėve tė dėbuar se janė dėnuar sipas ligjeve greke 1930 vete.
Ky qėndrim zyrtar grek nuk ėshtė aspak nė nderin e Qeverisė “Demokratike” Greke,e cila ka firmosur tė gjitha konventat ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut dhe nuk e akuzojnė sot si fajtore pėr kėto tragjedi,por nuk ėshtė aspak humane qė tė bėhesh bashkėfajtor me autorėt e njė tragjedie nga mė tė rėndat e pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Evropė duke pėrdorur akuza falėse e tė fshehėsh qėllimin e vėrtetė. Kjo tragjedi pėr sa kohė do tė qėndroj pezull ajo edhe mė shumė do tė rėndoj ndėrgjegjen e popullit grek.
Problem qė pret zgjidhje.
Popullsia shqiptare e martirizuar e Ēamėrisė sot nė Evropėn e dimensionit humane kėrkon pėrpara tė gjitha forumeve ndėrkombėtare. Pėrpara tė gjitha qarqeve shtetėrore, politike-diplomatike Evropiane. SHBA-sė e mė gjerė, i drejtohet Qeverisė dhe Popullit Grek pėr pėrkrahje dhe zgjidhjen e drejtė tė kėrkesave tė saja legjitime e njerėzore:
1. Kėrkojnė qė Shteti dhe Qeveria Greke si anėtare e Komunitetit Evropian, si shtet qė ka firmosur tė gjitha Aktet Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut dhe respektimin e pakicave kombėtare, tė njohin tė drejtat e mohuara tė Ēamėrisė.
2. Kėrkojnė qė Shteti dhe Qeveria Greke tė pranojnė realitetin historik tė “Ēėshtjes Ēame”.
3. Tė njihen tė drejtat juridike e civile tė ēamėve tė dėbuar me dhunė mė 1944-1945 nga vatrat e tyre autoktone, tė drejtėn mbi pasuritė dhe pronat e ligjshme tė tyre.
4. Kėrkojnė qė Shteti dhe Qeveria Greke tė lejojė dhe mundėsojė Qarkullimin e lirė tė kėsaj popullate pėr tė parė vatrat e tė parėve.


Edituar pėr herė tė fundit nga Naki nė Tue 16 Aug 2011, 19:45, edituar 1 herė gjithsej

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ĒAMĖRIA

Mesazh nga Naki prej Tue 16 Aug 2011, 19:40

Si u realizua pėr 40 vjet zbrazja e Ēamėrisė
Ndėrrimi i emrave tė qyteteve dhe fshatrave tė Shqipėrisė sė jugut nga grekėrit para dhe pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore ėshtė i qartė. Bashkėpunimi i kėtyre tė fundit me gjermanėt nė dėm tė Shqipėrisė pėr pastrimin dhe kolonizimin e zonės sė Ēamėrisė si nė Janinė, Gumenicė etj., ėshtė gjithashtu i dokumentuar. Ēėshtja ēame ose e quajtur atėherė minoritet shqiptar nė Greqi, lindi qė me vendimin e Konferencės sė Londrės, mė 1913, e cila e shkėputi kėtė trevė shqiptare dhe ia aneksoi Greqisė. Qė nga kjo kohė fillon njė presion i vazhdueshėm, njė politikė sistematike e shtetit tė atėhershėm grek dhe e forcave tė ndryshme nacionaliste pėr shkombėtarizimin e kėsaj treve. Pėr kėtė qėllim u pėrdorėn tė gjitha mėnyrat, si tatimet e rėnda, grabitja e tokės, pėrjashtimi i popullsisė nga pjesėmarrja nė administratėn shtetėrore, ndalimi i dhunshėm i arsimit nė gjuhėn amtare, madje edhe nė shkollat fillore; vrasjet, burgimet, nga dėbimi me dhunė deri nė masakrat e pėrgjakshme.

MASAKRA E 72 KRERĖVE ĒAM NĖ VITIN 1913
Dėshmitė historike hedhin dritė mbi masakrėn nė Pėrroin e Selamit (Paramithi), mė 1913, tė 72 krerėve tė Ēamėrisė nga kapiteni Deli Janaqi. Nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, mė 1918, u pėrpilua plani i grabitjes sė tokave tė popullsisė ēame. Ligji i tė ashtuquajturės Reformė Agrare, i aplikuar vetėm nė Ēamėri, u rrėmbeu shqiptarėve, qė u degdisėn nė Anadoll, me mijėra hektarė tokė buke, sipėrfaqe tė mėdha me vreshta, qindra mijė rrėnjė ullinj, tė cilat u bėnė prona tė grekėve. Kėto masa u pasuan nga organizimi i ēetave terroriste nė territorin e Ēamėrisė, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisė shqiptare nė injorancėn mė tė thellė, inkurajimi i kryqėzatave fetare. Pėrpjekjet e dhunshme tė vitit 1923, pėr ta shpėrngulur me forcė popullsinė ēame nė Turqi, shėnojnė njė kulm tė paparė nė politikėn shoviniste greke. Bilanci ishte shumė tragjik pėr popullsinė shqiptare. Nė gusht tė vitit 1936, Joan Metaksai filloi goditjet sistematike nė Filat, Pituljetė, Gumenicė pėr zhdukjen e popullsisė ēame. U shkua deri atje sa popullit tė Paramithisė iu ndalua tė fliste nė gjuhėn shqipe. Qeveria greke bėri ēmos qė tė pėrēante popullsinė shqiptare ēame, duke u pėrpjekur tė kundėrvejė tė krishterėt ndaj myslimanėve. Popullsisė ēame iu ngarkuan taksa tė rėnda, tė cilat nuk kishin vetėm natyrė fiskale, por synonin ta detyronin atė tė emigronte nė Shqipėri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarė tė fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, perkatesisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika, duke i kolonizuar me grekėr me qėllim ndryshimi tė raporteve tė popullsisė.
Praglufta italo-greke, ēamėve nė vend tė pushkėve kazma e lopata Para se tė hynte nė Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi njė fushatė tė re masakrash kundėr popullsisė shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria e Metaksait kreu njė akt ndofta pa precedent nė historinė botėrore. Tė gjithė meshkujt nga 16-70 vjeē, mbi 5000 burra, u burgosėn dhe u dėrguan nė ishujt e largėt tė Egjeut. Ky veprim u krye nė bazė tė vendimit tė marrė mė parė nė Gumenicė, nga njė mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinės, Spiridoni, ku merrnin pjesė edhe zv.prefekti i Gumenicės, Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisė dhe pėrfaqėsues tė grekėve tė Ēamėrisė. Nga ky kontigjent, 350 vetė u masakruan, 400 tė tjerė vdiqėn mė vonė gjatė internimit nga torturat dhe uria. “Nė kėtė mėnyrė, shkruan Jani Sharra, qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi nė kampin e armikut”, duke e paragjykuar popullsinė ēame. Rekrutėt ēamė, si shtetas grekė tė mobilizuar nė vitet 1939 dhe 1940 qė nė atė kohė ndodheshin nė shėrbim ushtarak, me urdhėr tė Korparmatės sė Janinės, u vunė tė thyejnė gurė dhe tė ndreqin rrugė nė formėn e punės sė detyrueshme. Nė takimin qė pati komandanti i Divizionit VIII tė Epirit, gjenerali Kaēimitro, me 2000 djem ēamė, u kėrkonte mendime pėr rrezikun qė i kanosej vendit nga Italia fashiste. Ēamėrit u treguan tė gatshėm pėr tė luftuar armikun e pėrbashkėt.
Por, pėr ēudi, nė vend tė armėve u dhanė kazma dhe lopata pėr tė vepruar nė prapavija pėr ndėrtim rrugėsh. Ishte njė qėndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj ēamėve dhe njėherazi dhe njė fyerje e poshtėrim pėr ta, duke i trajtuar jo si bashkėluftėtarė, por si robėr lufte. Nga ana tjetėr, Italia gjatė pėrgatitjeve tė luftės me Greqinė nuk mund tė mos merrte nė considerate pėr interesat e saj gjendjen diskriminuese tė shqiptarėve tė Ēamėrisė. Ēiano, ministėr i Jashtėm i Italisė, nė gusht tė vitit 1940, do t’i vinte nė dukje ambasadorit grek nė Romė se “Greqia ishte e vendosur me tė gjitha mjetet qė disponon tė vazhdojė njė program politik, ka diskriminuar nė mėnyrė tepėr tė rėndė shqiptarėt nė favor tė grekėve. Dhe kėtė e ka bėrė nė tė gjitha fushat e veprimtarisė, qė nga ajo e lirisė personale e nė atė ekonomike, deri nė atė tė mėsimit tė gjuhės... i kanė larguar shqiptarėt nė rajone larg qendrave tė mėdha, duke i mbajtur nė kushte primitive”.
LUFTA SOLLI TENSION NĖ ĒAMĖRI
Shpėrthimi i luftės italo-greke, mė 1940, thelloi tensionin politik nė Ēamėri. Megjithė pėrpjekjet e pushtuesit pėr ta tėrhequr minoritetin shqiptar nė anėn e tij dhe pavarėsisht se popullsia ēame gjatė regjimit fashist tė Metaksait kishte vuajtur shumė, ajo pėrgjithėsisht mbajti njė qėndrim neutral ndaj palėve nė konflikt. “Edhe kur italianėt pushtuan Gumenicėn, shkruan Jani Sharra, rrallė ndonjė ēam u bashkua me ta”. Edhe nė situatat e vėshtira dhe tė komplikuara, kur Greqisė po i trokiste lufta nė derė, autoritetet greke me gjakftohtėsi u pėrpoqėn tė pėrfitonin ē’tė mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar njė moment i pėrshtatshėm nė marrėdhėniet ndėrkombėtare pėr spastrimin etnik pėrfundimtar tė Ēamėrisė. Kėtė e provon edhe fakti se, pas shpėrthimit tė luftės, pasi u bė e qartė se kapitullimi i Greqisė pėrballė ushtrive italiane ishte i afėrt, autoritetet lokale greke tė Ēamėrisė pėrgatitėn listat dhe po pėrpiqeshin tė siguronin mjetet e nevojshme tė mbartjes pėr tė gjitha gratė dhe fėmijėt, qė kishin mbetur nė Ēamėri me qėllim qė kur tė hynin ushtritė e huaja kėtu, tė mos gjenin kėmbė shqiptari. Pas thyerjes sė ushtrive italiane dhe tėrheqjes sė tyre nga Greqia u intensifikua dhuna e qeverisė sė re greke mbi popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė.
Tė burgosurit dhe tė internuarit ēamė u liruan vetėm pas pushtimit tė Greqisė nga ushtritė gjermane nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe shpirtėrore. Pas pushtimit tė Greqisė nga gjermanėt, pritej qė ēamėt e kthyer nga internimi tė hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke, qė kishin qenė shkaktarė tė vuajtjeve. Por, ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritėn mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhėn rrugėn e bashkėpunimit dhe tė bashkėjetesės pėr tė pėrballuar bashkėrisht gjendjen e rėndė, qė u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanė. Pėr kėtė qėllim u organizuan dy mbledhje tė gjera nė Koskė dhe nė Spatar. Njerėz me ndikim nė krahinė si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Ēafuli, Jasin Sadiku dhe shumė tė tjerė punuan me pėrkushtim pėr tė krijuar atmosferėn e mirėkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje, fshatarėt e Varfanjit, Salicės, etj., dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė fshtatrat e krishtera, ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qė tė ktheheshin, se asgjė e keqe nuk do t“i gjente. Nė zonėn e Gumenicės dhe tė Filatit ishte bėrė rregull qė asnjė grup i rezistencės greke nuk dilte nė zonat e lira pa qenė i shoqėruar nga njė shqiptar ēam.
Pėr kėtė situatė, studiuesi Niko Zhangu shkruante: “Sikur shqiptarėt ēamė tė ishin kriminelė, do tė zhdukeshin tė gjithė fshatrat e krishterė tė Thesprotisė rreth fshatrave shqiptaro-ēame”. Pėr qarqet shoviniste greke, nuk ishte i pranueshėm mirėkuptimi dhe bashkėveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Pėr tė nxitur pėrēarjen e tyre, ata nxitėn vrasjen e ēamėve me influencė si Tefik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarėve tė tjerė nga ēeta e Koēnikollės, punėt morėn njė drejtim tė rrezikshėm. Tė revoltuar nga kėto akte, njė grup ēamėsh u drejtuan pėr tė djegur Rahulin, por u doli pėrpara popullsia e Karbunarit, njė fshat i madh i pėrbėrė prej shqiptarėsh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpėtoi nga njė katastrofė e sigurtė, “mė pas njerėzit e Zervės therėn edhe gratė dhe fėmijėt e atyre qė shpėtuan Rahulin”, domethėnė banorėt e Karbunarit.

ĒAMĖT NJĖ BATALION PĖR VETĖMBROJTJE
Disa krerė tė Ēamėrisė u pėrpoqėn tė formonin njė batalion pėr mbrojtjen e saj. U formua njė batalion, i cili kishte vetėm gjysmėn e efektivit tė njė batalioni tė zakonshėm, afro 300 vetė. Pėr arsye se gjermanėt nuk donin tė prishnin marrėdhėniet me qeverinė kuislinge tė Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikė tė shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi tė bashkėpunonte me gjermanėt, nuk u fut nė kėtė batalion dhe nuk i pėrdori armėt kundėr popullsisė greke, por, pėrkundrazi, u rezistoi nė mėnyrė demonstrative pėrpjekjeve tė gjermanėve pėr ta hedhur kundėr elementit grek. Qėllimi i armatosjes sė popullsisė ēame ishte thjesht njė masė vetėmbrojtėse, pasi ata kishin vuajtur shumė nga shovinizmi grek. Por ajo qė i shqetėsoi mė shumė atėherė forcat shoviniste greke, ishte ngritja e kėshillave shqiptare nė tė gjithė Ēamėrinė.

FORMACIONET ĒAME NĖ LUFTĖ KUNDĖR FASHIZMIT
Nė mars tė vitit 1943, u formua ēeta e parė mikste, e cila bashkėpunonte me EAM-in. Tashmė, edhe biografėt e Zervės, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnė kontributin dhe pjesėmarrjen e ēamėve myslimanė nė radhėt e rezistencės antifashiste greke, nė formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpėrmendur thekson se ēamėt nxorėn mbi 1000 luftėtarė. Popullsia ēame filloi tė organizohej nė luftėn kundėr fashizmit nė dimrin e viteve 1942-1943, madje qė nė verėn e vitit 1942 u krijua nė Filat grupi ilegal i rezistencės antifashiste, i pėrbėrė nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumė tė tjerė. Ata punuan nė rrėzė tė kufirit tė Shkallės sė Zorjanit e mė thellė pėr organizimin e rezistencės, pėr krijimin e bazave tė luftės, pėr popullarizimin e ideve tė Kartės sė Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe tė drejtėn e vetėvendosjes pas fitores mbi fashizmin.
Nė shkut tė vitit 1943, u krijua ēeta “Ēamėria” dhe pak mė vonė batalioni “Ēamėria”, i cili zhvilloi nė shtator 1943 betejėn e famshme tė Konispolit kundėr gjermanėve, qė zgjati 55 ditė. Ajo betejė u shqua pėr pjesėmarrjen e gjerė tė popullsisė sė Ēamėrisė, tė Delvinės dhe tė minoritetit pa dallim kombėsie e shtresash shoqėrore. Nė mars tė kėtij viti u krijua formacioni i parė mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimėri kundėr gjermanėve dhe zervistėve nė Mallun, nė Revani, nė Theojefira, nė Pleshavicė, nė malin Kacidhjar e gjetkė. Nė pranverė tė vitit 1944, nė Qeramicė, u formua Batalioni IV “Ali Demi” me mė shumė se 500 djem ēamė. Ky batalion hyri nė pėrbėrje tė Regjimentit XV tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare Greke (EAM). Gjatė luftimeve tė tij, nė rrugėn Janinė-Gumenicė, Koskė, Smartė e Lopės si dhe nė Mallun, ranė trimėrisht dėshmorėt Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumė ēamė morėn pjesė nė Brigadėn VI, VII, IX dhe XI tė ushtrisė greke. Edhe misioni britanik qė kreu hetime nė Ēamėri nuk e mohonte pjesėmarrjen e ēamėve nė radhėt e EAM-it. Edhe gjermanėt u pėrpoqėn t“i hedhin ēamėt nė luftė kundėr EAM-it dhe Frontit Nacionalēlirimtar Shqiptar. Kėto pėrpjekje regresive shoqėroheshin me njė propagandė me ngjyra tė theksuara nacionaliste.

PĖRPJEKJET PĖR TĖ VENDOSUR LIDHJET LANĒ DHE EAM
Nė kuadrin e bashkėpunimit tė popullit shqiptar dhe atij grek, u bėnė pėrpjekje pėr tė vendosur ura lidhjeje nė linjėn e atyre forcave qė udhėhiqeshin nga Partitė Komuniste. Nė bisedimet midis pėrfaqėsuesve tė tė dy palėve ishte vendosur qė nė tetor tė vitit 1943, tė harmonizohej puna nė minoritet. Pėr kėtė qėllim ishte pranuar qė tė vinin nė minoritetin grek nė Shqipėri anėtarė tė Partisė Komuniste Greke “qė tė bėjnė punė nė minoritete, duke qenė nė lidhje gjithmonė me ne”. Po kėshtu do tė procedohej edhe nė Ēamėri. Minoriteti grek nė Shqipėri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek pėr tė depėrtuar nė tė, me qėllime tė hapura antishqiptare. Tė dėrguarit e EAM-it nė minoritet, si Aleks Janari, me propagandėn e tyre shfrytėzuan marrėveshjen qė pėrmendėm mė sipėr, pėr tė ngjallur ndjenjat nacionaliste tė minoritetit, “pėr t’i bėrė masat e minoritetit t’i drejtojnė sytė nga Greqia”. Nė njė miting, qė ishte bėrė nė Akrovjan, ishte deklaruar hapur se “ne pranojmė tė jemi njė Greqi qoftė komuniste, qoftė djalliste, por vetėm Greqi tė jemi”. Sipas tė njėjtit burim, del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me tė holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnica ishin dėrguar pėr te Zerva 23 vetė, “pasi ky paguante 1 stėrlinė pėr tre anėtarė tė familjes” (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcė nė shqiptarėt ēamė nė Greqi, domethėnė nė Ēamėrinė e pėrtejme, duke ndikuar nė ēoroditjen e popullsisė ēame ndaj situatės nė luftės dhe tė mbėshtetjes sė saj.

NJĖ DELEGACION SHQIPTAR NĖ KONFERENCĖN E EAM
Megjithatė, Kryesia e Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė Shqipėrisė, duke pasur bindje nė vijėn e bashkėpunimit midis dy popujve, dėrgoi njė delegacion nė Konferencėn Panepirotike tė EAM-it sipas ftesės sė bėrė nga Komiteti Panepirotik Nacionalēlirimtar i Greqisė, mė 14 qershor 1944. Duhet shėnuar se ky bashkėpunim inspirohej nga qėllime fisnike tė bashkėjetesės midis fqinjėve me devizėn: luftė e ashpėr dhe e paprerė armikut nazist dhe gjithė reaksionit nė shėrbim tė tij. Peshė jo tė vogėl nė trajtimin e ēėshtjes ēame dhe tė pozitės sė Ēamėrisė nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore do tė luante dhe qėndrimi i nacionalistėve ēamė, i cili aspironte hapur me qėndrimin e vet bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė. Kėtė lėvizje e drejtonte njė kėshill krahinor me organizmat e tij nė nėnprefekturat dhe fshatrat. Pjesėtarė tė kėshillit krahinor tė Ēamėrisė ishin njerėz me influencė si vėllezėrit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj.
Kėshilli krahinor kryente nė njė farė mėnyre detyra tė qeverisjes, siē ishin mbajtja e rregullit dhe qetėsisė, zgjidhja e mosmarrėveshjeve, interesohej pėr hapje shkollash shqipe etj. Njė veprimtari e tillė ishte e papranueshme pėr qeveritarėt e Athinės. Ndaj, Qeveria greke e Ralisit shtroi kėrkesėn kėmbėngulėse pranė tė dėrguarit tė posaēėm gjerman pėr Evropėn Juglindore, Nojbaherit, “pėr rivendosjen e prefektit tė administratės greke nė Thesproti”, “tė cilėt do tė kryenin funksionet e tyre zyrtare nė Ēamėri, duke u mbėshtetur nė Vermahtin gjerman”. Mirėpo, autoritetet gjermane mbanin njė qėndrim tė dyfishtė. Sipas kėtij qėndrimi, gjermanėt nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinė e kėshillit krahinor ēam, ē’ka presupozonte njohjen e administratės shqiptare. Nga ana tjetėr, nuk i jepte pėrgjigje tė prerė as qeverisė sė Ralisit. Megjithatė, nė heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punėn e kėshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetėsisė nė krahinė, gjė qė u interesonte edhe gjermanėve.
Nacionalistėt shqiptarė ēamė nuk pėrkrahnin pėrpjekjet e oficerit anglez tė ndėrlidhjes pėr njė marrėveshje bashkėpunimi me grupin nacionalist tė Zervės, pasi ata synonin bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė, ndėrsa pėrkrahėsit e Zervės e kundėrshtonin me ēdo mėnyrė njė gjė tė tillė. Madje, zervistėt prisnin rastin e volitshėm pėr njė sulm vendimtar mbi Ēamėrinė, pėr tė ushtruar mbi tė shfarosjen kombėtare. Pėr tė realizuar synimet e tyre, nacionalistėt ēamė bėnė pėrpjekje pėr t’u lidhur me Shtabin Aleat tė Mesdheut, pėr tė mėnjanuar rrezikun zervist pėr fatin e Ēamėrisė. Njė qėndrim tė tillė e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. Sipas raporteve, qė i kanė ardhur tė dėrguarit tė posaēėm tė Rajhut, Nojbaherit, vėrenin gjermanėt - grupi nacionalist shqiptar po punon pėr t“ia aneksuar Ēamėrinė Shqipėrisė”. Nė pėrgjigje tė kėtij telegrami, pohohet me gojėn plot se “ky grup ėshtė gati tė lidhet me kėdo, mjaft tė bashkojė Ēamėrinė me Shqipėrinė”. Rreziku i njė raprezaljeje nga shovinistėt e Zervės i bėn mė tė vetėdijshėm nacionalistėt ēamė qė tė ngulnin kėmbė nė pikėpamjen e tyre se rruga e bashkimit tė tyre ishte rruga e bashkimit tė forcave politike shqiptare.

MUKJA, RRITET SHPRESA E ĒAMĖVE
Edhe pse Marrėveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH nė mėnyrė tė njėanshme, nacionalistėt ēamė i referoheshin asaj si e vetmja rrugė pėr tė zgjidhur ēėshtjen kombėtare shqiptare. Pėr kėtė ata bėnė disa herė thirrje pėr tė shmangur luftėn vėllavrasėse dhe pėr bashkimin e tė gjitha forcave pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare, nė kėtė kuadėr dhe atė tė Ēamėrisė. Nė njė letėr, qė Nuri Dino i dėrgonte, mė 21 shkurt 1944, Shefqet Peēit, konstatonte se nė Greqi po bėheshin pėrpjekje pėr bashkimin e dy forcave kryesore politike tė EAM-it dhe EDES-it, me synimin qė “grekėrit tė shkatėrrojnė Shqipėrinė edhe nėn maskėn komuniste...”. Dhe mė tej, ai i kujton Sh.Peēit se “mjaft gjak shqiptari vaditi tokėn tonė, mjaft larg u dėgjua afshi i popullit tonė pėr liri dhe kjo mjafton pėr tė nesėrmen, por e nesėrmja duhet tė na gjejė tė bashkuar mė shumė se kurrė”. Thelbin e kėsaj letre e pėrbėnte kėrkesa kėmbėngulėse pėr bashkim “pėr hir tė gjakut qė na bashkon dhe tė zakonit, qė s’mund tė na ndajė”. Ai kėrkonte mendimin pėr bazat e bashkimit, por me “kusht qė tė mos preken parimet tona dhe karakteri kombėtar”. Pėrballė bashkimit tė armiqve tė kombit shqiptar, njė qėndrim i tillė pėr bashkimin e forcave politike shqiptare ishte mėse i justifikuar. Por njė gjė e tillė nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalēlirimtare e Labinotit (shtator 1943). Nė anėn tjetėr, popullsia ēame gjendej pėrballė veprimtarisė sė ethshme antishqiptare tė EDES-it tė Zervės, i cili e kėrcėnonte atė me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u pėrpoq ta pėrdorte popullsinė ēame si forcė kundėr ELLAS-it.
Kjo manovėr djallėzore synonte sė pari, ta fuste popullsinė shqiptare nė kurthin e luftės midis forcave politike nė Greqi, sė majtės ekstreme dhe sė djathtės ekstreme, me synimin qė cilido tė ishte rezultati i konfrontimit politik nė Greqi, tė krijohej preteksti dhe koniunktura e pėrshtatshme politike pėr shfarosjen dhe dėbimin e saj. Sė dyti, tė shtonte forcat pėr tė goditur EAM-in kundėrshtar, pra ta pėrdorte popullin shqiptar si mish pėr top. Nė bisedimet e zhvilluara nė fshatin Mininė, mė 3-6 korrik 1944, tė dėrguarit e Zervės i parashtruan popullsisė ēame ēarmatimin e plotė, mobilizimin e pėrgjithshėm nė radhėt e EDES-it, si dhe tė pranonin pushtetin e EDES-it nė Ēamėri. Populli ēam u gjend nė pozita tė vėshtira. Ai nuk pranoi tė futet nė luftėn midis forcave rivale nė Greqi dhe si ndėshkim Zerva filloi ndaj kėsaj popullsie sulmin e pėrgjithshėm tė 8 korrikut 1944. Ky fakt pohohet dhe nė letrėn e Kėshillit Antifashist tė Ēamėrisė dėrguar: Qeverisė greke tė Bashkimit Kombėtar, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut, Qeverive tė Fuqive tė Mėdha, Komitetit Qendror tė EAM-it, Guvernatorit tė Epirit, Komitetit Panepirot tė EAM-it. Ka mjaft dokumente me dėshmi tė emigrantėve ēamė lidhur me krimet e forcave zerviste.

autori: Luan Kondi

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi