» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

16 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 16 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

Mesazh nga Naki prej Sat 31 Jul 2010, 22:46

Kanė kaluar afėr tri dekada qė nga Pranvera e vitit 1981, nga ajo Pranverė qė lėkundi themelet e Federatės Jugosllave, pėr t’u shkėputur pastaj prej saj tė gjitha republikat, e mė nė fund edhe Republika e Kosovės. S’ka dyshim se pėr ngjarjet e vitit 81 kanė shkruar shumė dhe shumica e atyre shkrimeve ka qenė reale dhe kanė paraqitur porosinė e tyre. Por ka edhe tė atillė qė janė munduar ato t’i shtrembėrojnė dhe t’u japin dimensione tėrėsisht tė gabuara duke i kualifikuar ato si kundėrrevolucionare, separatise, irredentiste, marksiste-leniniste, nacionaliste e lloj-lloj ngjyre politike.
Pas atyre ngjarjeve madhėshtore dolėn teza tė ndryshme, se ato ishin tė organizuara nga Serbia e Shqipėria. Udhėheqėsit e Kosovės thonin se i organizoi plehi i Kosovės (Fadil Hoxha rinė revolucionare e quante, pleh i Kosovės). Ca thonin se nuk ėshtė dashur tė orgnanizoheshin fare, sepse mirė ishim, ca tė tjerė se u prish bashkim- vėllazėrimi, u cenua Jugosllavia etj, etj,.
Unė nuk do t’i pėrshkruaj ato si ishin por do tė mundohem tė pėrshkruaj, kush vėrtet ishte organizator i tyre dhe cilėt ishin faktorėt qė u shkaktuan ato demonstrata.
Nė radhė tė parė duhet thėnė qartė se ato u organizuan nga grupet ilegale prej tė cilave GRK (Grupi Revolucionar i Kosovės) gjegjėsisht OMLK-ja ishte mė e organuzuara dhe mė jetėgjata nė veprimtari ilegale. Nė radhė tė dytė pėrkrahja masive e rinisė, e popullit tonė dhe tė gjitha shtresave e sidomos klasės punėtore ishte i pakrahasueshėm, sepse ata tanimė ishin pėrgatitur nga Adem Demaēi e shumė veprimtarė tė tjerė qė dergjeshin nėpėr burgjet jugosllave, kurse shtypja e shfrytėzimi i shqiptarėve padyshim qė ishte faktori kryesor qė i detyroi shqiptarėt tė dalin nė rrugė pėr tė kėrkuar tė drejtat e tyre.
GRK, ishte formuar nė vitin 1970 dhe udhėhiqej nga Kadri Osmani, Mehmet Hajrizi, Xhafer Shatri e Binak Ulaj. Ndėrsa ky grup kishte edhe Komitetin e Studentėve qė udhėhiqej nga Rexhep Mala. Njėherit GRK-ja kishte edhe komitete tė rretheve si ai i Dukagjinit i udhėhequr nga Xhafer Shatri e Jashar Alia. GRK-ja edhe pse kishte anėtarė pak, puna e palodhshme e anėtarėve tė tij e bėri tė njohur nė tė gjitha viset e banuara me shqiptarė. GRK-ja shpėrndau trakte nė vitin 1973 e 1974 nėpėr tėrė Kosovėn. Njėherit GRK-ja ato vite kishte botuar Buletinin “Zėri i Kosovės”, tė cilin buletin shumėkush kishte dėshirė ta lexonte sepse nė tė shpehej e vėrteta pėr shqiptarėt e robėruar nėn Jugosllavi, qė atėherė askush nuk mirrte guximin ta thoshte.
Pas arrestimit tė anėtarėve tė GRK-sė, prej tė cilėve vetėm Mehmet Hajrizi mbetet jasht grilave, dhe denimit tė tyre nė fillim tė vitit 1975, GRK-ja, avansohet apo emrohet si GMLK e pastaj nė OMLK (Organizata Marksiste Leniniste e Kosovės). Mehmet Hajrizi zgjerohet me anėtarė tė tjerė si Kadri Zeka, Gani Sylaj, Hydajet Hyseni etj.
Anėtarėt e GRK-OMLK-sė, tani mė janė tė njohur pėr shumkėnd sepse ata ju prinė demonstratave tė vitit ’81 si brenda nė Kosovė ashtu edhe jashtė saj, u vranė, u burgosėn, qėndruan stoikisht nėpėr burgjet jugosllave, ishin komandant qėndror e tė rretheve tė UĒK-sė dhe sot janė nėpėr vendet udhėheqėse tė Republikės sė Kosovės.
OMLKJ-ja tani ishte zgjeruar me anėtarė tė tjerė dhe kishte Komitetin Drejtues qė ishte i pėrbėrė nga:
* Mehmet Hajrizi
* Hydajet Hyseni
* Kadri Zeka
* Jakup Krasniqi
* Berat Luzha
* Gani Sylaj
* Nezir Myrtaj
* Bejtullah Tahiri
* Basri Musmurati

Njėherit OMLK-ja kishte edhe Komitetin Ekzekutiv i cili ishte i pėrbėrė nga:
* Hydajet Hyseni
* Jakup Krasniqi
* Saime Isufi
* Ismail Sylaj
* Jahir Hajrizi
* Bejtullah Tahiri
Natyrisht anėtarėt tjerė tė OMLK-sė qė ishin tė organizuar nėpėr rrethe ishin shtyllat e OMLK-sė si: Azem Sylaj, Jashar Alia, Xhevat Ajvazi, Hasan Malaj, Kadri Abdullahu, Nazmi Hoxha, Teuta Hadri, Teuta Bekteshi, Mustafė Ademi, Shaip Ismajli, Shemsedin Hoxha, Naim Salihu, Sabit Rexhepi, Sadri Sherifi, Sabri Sherifi, Qamil Isufi, Ismet Isufi, Ahmet Isufi, Nuhi Berisha, Sami Hoxha, Xhymshit Osmani, Nijazi Idrizi, Tahir Lubishtani, Hysen Demelezi, Nexhat Kamberi, Kadri Luzha, Refki Halili, Xhevat Ademi, Abdullah Tahiri, Ibrahim Tahiri, Muhamer Shabani, e shumė tė tjerė.
U deshtė kohė e gjatė tė pėrgatitej populli pėr t’ju kundėrvėnė njė politike aq tė egėr siē ishte ajo jugosllave. Njė politike qė kishte si qėllim kryesor rrėnimin e ekonomisė kosovare, shtypjen e shfrytėzimin e popullit tonė si dhe zhdukjen e gjithēkaje shqiptare.
Udhėheqja kosovare pėrpos karrigave tė tyre asgjė tjetėr nuk mbronte. Ajo nuk guxonte tė mbronte asnjėherė kėrkesat e popullit. Ajo mbronte interesat titiste e jugosllave. Bijtė e bijat e udhėheqėsve kosovarė ishin tė interesuar dhe orientuar tėrėsisht nga Beogradi. Ata shoqėroheshin dhe jetonin me rininė jugosllave e jo me atė shqiptare, sepse kėshtu ishin edukuar nga prindėrit e tyre.
Mė kujtohet si sot kur u ndal stafeta e famshme e Titos sė qarkulluari, duar mė duar, sikur qimja e Car Llazarit, e bija e tradhtarit Selim Brosha, Rajmonda Brosha qante dhe thoshte ēfarė do tė bėjmė ne tani pa Titon e stafetėn e tij.
Tė brengosur ishin edhe shumė bijė udhėheqėsish kosovarė sepse ishin mėsuar tė shkonin nė pėrgatitje tė ndryshme rinore e sportive nėpėr Serbi bash sikur Serbia tė ishte atdheu i tyre. Atyre siē duket, asnjėherė prindėrit e tyre, nuk u folėn pėr shqiptarėt, pėr Shqipėrinė, pėr historinė tonė tė lavdishme, pėr kulturėn, pėr tė parėt tanė etj, apo nėse u folėn u folėn mbrapsht. Me siguri qė nuk ju kanė folur sepse ajo dashuri e madhe ndaj pushtuesit kurrė nuk do tė kish qenė nė atė masė qė tė harrojnė vetvehten e popullin tonė.
Duhet tė thuhen kėto fakte sepse atėherė nga tė gjitha anėt tentohej tė degjenerohej rinia jonė. Tentohej me ēdo kusht qė ajo tė ketė orientim jugosllav. Grupe e kėngėtarė tė ndryshėm nga tė katėr anėt e Jugsllavisė vinin pėr kėtė qėllim. Vinte Zdravko Qolliē, vinte e dėgjohej kudo Bjello Dugme. Degjoheshin me ėndje tė tjerė kėngėtarė dhe harrohej Dervish Shaqa, Fatime Solkoli, qė aq shumė i kėnduan Kosovės sė dashur, ndėrsa harroheshin shumė kėngėtarė nga Kosova e Shqipėria. Tentohej tėrėsisht tė harrohej historia e kultura e jonė.
Para kėsaj gjendje tė tillė nuk ishte lehtė tė dilje pėrpara dhe tė triumfosh. Grupet, e veprimtarėt ilegalė ishin tė pakėt qė tė bėnin ndryshime tė mėdha e pėr njė kohė tė shpejtė. Por pėrkushtimi i tyre me tėrė qenien qė tė ērrėnjoste kėtė mentalitet jugosllav ishte i madh dhe dalngadalė dolėn triumfues. Mė kujtohet kur si student shkova pėr tė herė tė parė nė Prishtinė. Thoshin se njė grup qė kėndonte kėngė me orientim jugosllav, Rexhep Mala e ka shkatėrruar, duke ua thyer tė gjitha veglat etj,. Rexhep Mala, jo vetėm qė theu ato vegla tė huaja nė vendin tonė, por theu edhe atė mentalitet jugosllav dhe me qėndrimin e tij kaliti breza tė tėrė tė shkonin rrugės sė lirisė.
Nė anėn tjetėr rininė e Kosovės e ka shpėtuar dhe edukuar propaganda e madhe ilegale qė kanė bėrė grupet ilegale e sidomos OMLK-ja. E ka shpėtuar e ndihmuar TVSH-ja, e ka ndihmuar e orientuar drejt Radio Tirana. Radio Tirana ishte e vetmja qė paraqiste realisht gjendjen e shqiptarėve nė Jugosllavi. Radio Tirana ishte ajo qė ndriēoi Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit. Nė Radio Tirana dėgjohej emisioni “Heroizmi i popullit tonė nė shekuj”; nga Radio Tirana mėsuan shumė shqiptarė se kush ishin rilindasit tanė, kush ishin prijėsit e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe ēfarė qėllimi kishte ajo lidhje si dhe Lidhja e Pejės. Nė Radio Tirana populli ynė mėsoi pėr prijėsit luftarak si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi, Isa Boletini, e pėr shumė luftėtarė tjėrė. Vetėm nė Radio Tirana populli ynė mėsoi tė vėrtetėn dhe qėndresėn heroike tė Tahir Mehės. Pra Radio Tirana ėshtė njėri prej faktorėve kryesorė qė e ngriti , brumosi, edukoi dhe mėsoi rininė dhe popullin tonė pėr tė vėrtetėn historike. Radio Tirana ishte ajo qė u doli nė pėrkrahje tė plotė demonstratave tė vitit 1981, duke iu bėrė njė analizė tė qartė pse ndodhėn ato.
Sot, pas tri dekadave, literatrua ilegale dikuj mund t’i duket ēudi dhe mund tė thotė ēfarė ishte ajo literaturė?!. Ėshtė e vėrtetė pėr ata qė nuk e dinė edhe mund tė jetė e tillė, por pėr ata qė i kanė pėrjetuar gjėrat ėshtė krejt ndryshe. Atėherė kur njė libėr si Shota e Azem Galica, Mic Sokoli, Hasan Prishtina, e tė tjera lexoheshin me ėndje s’ka si tė mos e thyente mentalitetin falls e jugosllav. Krejt ndryshe ishte tė lexosh diēka tė huaj e tė imponuar, e krejt ndryshe tė lexosh diēka nga historia e kultura e popullit tėnd, qė ruhej nė arka, sirtarė, nėn tokė e mbi tokė.
Krejte ndryshe ishte kur shqiptarėt e shikonin Epoka para Gjyqit nė TVSH, se sa tė shikonin ēfarėdo drame nė emisionet jugosllave; krejt ndryshe ishte kur fliste Pajazit Nushi pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe ndryshe kur fliste Dushko Ristiqi;krejt ndryshe ishte kur gazeta “LIRIA” shprehte realitetin e rinisė, ekonominė kosovare, e krejt ndyshe kur flisnin Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi. Them ndryshe sepse nė gazetėn “LIRIA” thuhej e vėrteta, kurse udhėheqėsit e lartpėrmendur ishin shkėputur nga realiteti dhe e vėrteta. Mė kujtohet mua, apo shumkujt mund t’i kujtohet, ēfarė pompoziteti i bėnė udhėheqja kosovare vizitės sė Titos nė vitin 1978 nė Kosovė. Dashurinė apo nostalgjinė e madhe qė ishte krijuar pėr udhėhqėsin shpirtėror jugosllav, e theu njė trakt qė e kishte shpėrnda OMLKJ-ja.
Vlen tė thuhet se ky trakt u shpėrnda me sukses dhe pati jehonė tė madhe. Populli pasi e lexoi kėtė trakt mėsoi tė vėrtetėn e vizitės sė carit sllav nė Kosovė. Pra ai nuk kishte ardhur pėr ta ndihmuar Kosovėn, por pėr ta plaēkitur e shtypur edhe mė tepėr atė. Nė Kosovė atėherė parullat “Rroftė shoku Tito”,” Rroftė Bashkim Vėllazėrimi”, “ Rroftė Jugosllavia”, t’i nxirrnin sytė nė tė gjitha anėt e banuara me shqiptarė. Kėto parulla u fshinė pėr njė kohė tė shkurtėr nė vitin 1978/79 dhe nė vend tė tyre shkruhej “Rroftė Enver Hoxha”, “Rroftė Shqipėria” etj,.
Traktet “MOS U SHKRUANI MYSLIMANE, POR SHQIPTARE”, “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT” e shumė tė tjera qė bėnė kthesė nė mentalitetin e popullit tonė, gjithashtu i shkruajtėn dhe i shpėrndanė natėn anėtarėt e OMLK-sė. Parapėrgaditjen e kėrkesės sė Republikės sė Kosovės e bėri Nr.1 i gazetės “ LIRIA”, nė tė cilėn thuhej se tė gjitha viset e banuara me shqiptarė nė Jugosllavi duhet tė pėrfshihen nė njė njėsi administrative qė ndryshe populli e shkoqiti dhe e tha se kjo njėsi administrative duhej tė quhet, Republika e Kosovės.
Dihet mirėfilli se demonstatat e vitit 1981, filluan hapur nga studentėt e Prishtinės. Grupi i studendtėve si: Bajram Kosumi, Ali Lajqi, Riza Demaj, Sylė Muja, Merxhan Avdyli, Gani Koci, Hamdi Hajdini, edhe pse nuk i takonin asnjė organizate ilegale pėrpos Hamdi Hajdinit qė ishte anėtarė i GRK-sė, apo shok celule me Jashar Alinė, tėrthorazi ishin tė ndikuar nga propaganda qė kishin zhvilluar anėtarėt e OMLK-sė nė mesin e studentėve. Me ta nė forma tė ndryshme ishte punuar gjatė. Ismail Sylaj ishte anėtar i Komiteti Ekzekutiv, Saime Isufi ishte gjithashtu anėtare e Komiteti Ekzekutiv. Abdullah Tahiri ishte simpatizant i flaktė i OMLK-sė. Kėta nė forma tė ndryshme propaganduan qė gjendja e studentėve tė ndryshoi. Gani Koci ishte simpatizant i Jakup Krasniqit, Ismail Sylaj kontaktonte me Merxhan Avdylin, etj,. Abdullah Tahiri kontaktonte dhe e kishte shok tė pandashėm Riza Demajn Sylė Mujėn, Ibrahim Nikqin e Hamdi Hajdinin etj,. Njėherit Abdullahu e kishte angazhuar vėllaun e tij, Ibrahim Tahirin, qė tė merrej nė mbikqyrje tė Televizionit te Tiranės nė Konviktin Nr.3., Televizion qė ishte njė shkollė e madhe drejt rrugės sė lirisė.
Grupi i studentėve qė i kishin filluar protestat e studentėve, nuk doli rastėsisht nė ballė tė protestave, por dikush kishte punuar me ta. Edhe tavolina e parė qė u pėrmbys nga Abdullah Tahiri, nuk u bė rastėsisht dhe nuk u bė pse ai kishte dėshirė tė pėrmbyste tavolina. Pėrmbysja e asaj tavoline donte tė thoshte pėrmbysje e sistemit jugosllav. Kjo kishte kėtė domethėnie, sepse Abdullahu atė ditė nuk kishte shkuar nė mensėn e studentėve pėr tė ngrėnė, por pėr tė ndryshuar ēka mund tė ndryshohej. Kėtė e thotė edhe Riza Demaj, se per artikulimin e kerkesave tė studentėve nga ato ekonomike nė politike, njėri prej nismėtarve ishte edhe Abdullah Tahiri.
Pra protestat e studentėve tė 11 marsit 1981 dhe ato tė 26 marsit 1981, i organizuan kėta studentė qė tani pėr popullin tonė mė nuk janė emra tė panjohur sepse ata tani dikush prej tyre si Abdullah Tahiri ėshtė dėshmor i kombit, ndėrsa tė tjerėt pasi kaluan nėpėr burgjet jugosllave, janė tė pozicionuar nė instanca tė larta politike e shtetėrore.
Ndėrsa demonstratėn e 1 prillit 1981, kryesisht e ka udhėhequr Komiteti Drejtues i OMLK-sė e hero i asaj dite ka qenė ilegali mė i kėrkuar i asaj kohe, qė nga 12 prilli 1978, Hydajet Hyseni. Nuk duhet askush tė harrojė se Hydajet Hyseni ka qenė i vetmi djal i bacės Ramiz. Ai ka lėnė bacėn Ramiz nė ple qėri tė thyer e fėmijėt e vet tė vegjėl, nė mėshirėn e zotit. Ai ju kishte pėrkushtuar ēėshtjes sė Kosovės dhe kur mė 1 prill 1981, hipi nė bli pranė Komitetit Krahinor, pėr shumėkend ishte befasi e madhe. Pėr organet e sigurimit tė brendshėm ishte befasi sepse ata kishin menduar se Hydajet Hyseni sė bashku me Kadri Zekėn kishin dalė nė Perėndim. Pėr klasėn punėtore ishte befasi qė “njė punėtor” tė fliste aq bukur ( sepse ilegali ishte veshur si punėtor). Pėr ata qė e njihnin ishte befasi sepse kurrė nuk besonin qė ai tė kishte jetuar nė Prishtinė e tė mos takohej me ta. Pra befasi ishte pėr tė gjithė, pėrpos shokėve qė e dinin dhe kishin pritur qė tė ndodhte kėshtu. Nė qoftė se atėhėrė ishte i panjohur ai qė shpalli mė 1 prill Kosovėn Republikė, tashmė ėshtė i njohur dhe ai ėshtė Hydajet Hyseni.
Demonstratat qė nga 1 prilli 1981 e deri nė pėrfundimin e tyre si nė Prishtinė e qytete tjera tė Kosovės, pra u profilizuan po thuaj nė njė kėrkesė: atė tė Republikės sė Kosovės dhe u udhėhoqėn nga anėtarėt e OMLK-sė. Ndėrsa pothuaj tė gjithė anėtarėt ishin pjesėmarrės tė atyre demonstratave nė tė katėr anėt e Kosovės. Nė Prishtinė ishte i tėrė Komiteti Drejtues e Ekzekutiv, ishin shokėt e posadalur nga burgu si Jashar Alia. Nė Drenas ishte Azem Syla mė vonė Komandant i UĒK-sė.
Ndėrsa demonstratat e organizuara jashtė Kosovės nė perėndim dihet mirė se kryesisht u organizuan nga Kadri Zeka e vėllezėrit Jusuf e Bardhosh Gėrvalla. Pra kėta ishin organizatorėt, ndėrsa punėtorėt gurbetēarė ishin ata qė i ndihmuan dhe nuk kursyen asgjė pėr t’ju pėrgjigjur thirrjes sė Kadriut e tė Jusufit. Roli i demonstrateve dhe i Kadri Zekės nė diasporė, ndryshonte nga ato nė Kosovė. Kadriu, Jusufi, Bardhoshi e tė gjthė ata qė i ndihmuan, pėrpos qė paraqitėn kėrkesat e popullit tonė ata treguan edhe kulturėn e lashtė tė popullit tonė. Perėndimi, tek demonstruesit shqiptarė panė njė popull tė kulturuar dhe me dinjitet, qė ishte i vendosur nė kėrkesat e tija dhe qė asgjė nuk kėrkonte tjetėr pėrpos tė barazohej me popujt tjerė nė Jugosllavi. Kėtė imazh e krijuan puna e madhe e Kadriut e Jusufit, ndryshe tė huajt na kishin njohur si rebelė, si tė pakulturė, etj, etj, epitete qė na kishin mveshur serbosllavėt.
Nė demonstratat e vitit 81 ranė dėshmorė Naser Hajrizi, Asllan Pireva e Riza Matoshi, shokė tė pandashėm tė veprimtarisė ilegale. Edhe emri i Naserit nėse atėherė ka qenė i panjohur tanimė ėshtė i njohur. Pra Naseri kishte dy xhaxhallarė tė organizuar nė instancat mė tė larta tė OMLK-sė, Mehmet Hajrizin dhe Jahir Hajrizin dhe njėherit ishte edhe vetė anėtarė i denjė i po tė njėjtės organizatė. Pra Naseri Hajrizi, tani dėshmor i kombit, nuk ndodhej rastėsisht nė demonstrata. Ai kishte vepruar edhe mė parė dhe ishte njėri prej tė rinjve mė tė gjallė nė ēdo organizim antijugosllav tė atyre viteve, deri mė 2 prill, kur para policisė ishte i pamposhtur dhe shumė i vendosur nė kėrkesėn qė Kosova tė bėhet Republikė.
Sherif Frangu i cili ra dėshmor mė 3 prill 1981 nė Ferizaj, vinte nga fshati Sllatinė e Komunės sė Vitisė. Edhe ai rastėsisht nuk ishte ndodhur nė demonstratė. Me tė dhe njė grup nga Komuna e Vitisė kishin punuar anėtarėt e OMLK-sė, si Xhymshit Osmani, Nijazi Idrizi e Hysen Demelezi. Edhe tė tjerė dėshmorė tė atyre qė ranė nė ato demonstrata sigurisht se rridhnin nga familje patriotike se pėrndryshe ata rastėsisht nuk dolėn. Nė ato demonstrata askush nuk doli pėr tė bėrė numėr, as pėr dekor por pėr tė vdekur dhe kėtu qėndron madhėshtia e tyre.
Pra kush dėshiron tė flasė pėr realitetin e asaj kohe dhe tė atyre ngjarjeve qė rrėnjėsisht i ndryshuan gjėrat dhe i dhanė kahje tjetėr orientimit tė shqiptarėve, si dhe filluan tė rrėnojnė pushtetin jugosllav, kėto janė shkaqet kryesore dhe kėta janė protagonistėt kryesorė qė disa prej tyre janė dėshmorė si: Kadri Zeka, Jusuf Gėrvalla, Bardhosh Gėrvalla, Zijah Shemsiu, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Abdullah Tahiri, Ibrahim Nikqi etj, ;ndonjė tjetėr ėshtė kryetar parlamenti si Jakup Krasniqi, tė tjerėt kėshilltarė si: Mehmet Hajrizi e Basri Musmurati, dikush ishte Komandant u SHP tė UĒK-sė si Azem Syla, dikush deputet parlamenti si: Hydajet Hyseni, Berat Luzha, Gani Koci, Ahmet Isufi, Ramė Buja, Bajarm Kosumi; ndonjė tjetėr si udhėheqės i Radio Kosovės gjatė luftės, si Nezir Myrtaj e Berat Luzha etj,; njė tjetėr si i organizuar nė instanca shtetėrore si Ilmi Ramadani, Nijazi Idrizi, Gani Sylaj, Ismail Sylaj; ndonjėri punėtor si: Jahir Hajrizi; tė tjerė nė Diasporė si: Bejtullah Tahiri, Saime Isufi, Qamil Isufi, Jashar Alia, Sadri Sherifi, Sabri Sherifi, Hasan Malaj, Musli Kosumi, Kadri Luzha, Mustafė Ademi e shumė tė tjerė.
Pra kėta janė ata qė bėnė ēfarė mundėn pėr Kosovėn e sotme Republikė tė pavarur. Dėshmorėt tė prehen tė qetė pėr sakrificėn qė bėnė pėr atdheun e tyre, sepse amaneti po realizohet. Tė gjallėt gjithashtu duhet tė jenė krenarė pėr punėn e tyre, sepse edhe kontributi i tyre hodhi themelet e formimit tė shtetit tė ri tė Kosovės Republikė.

Burimi: Bejtullah Tahiri
Rrjedha Shqipetare

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18604
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi