» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Zoti-Hipoteze e vjeteruar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zoti-Hipoteze e vjeteruar

Mesazh nga Arjana prej Wed 21 Jul 2010, 01:05

Pa dashur te mos respektoj besimtaret kjo teme ka te beje me teper me
nje hipoteze qe disa profesore Franceze hodhen ne 1880. Ata ngriten nje
moral laik duke e quajtur Zotin nje hipoteze te panevojshme, qe nuk
duhet marre plotesish parasysh, por qe nje shoqeri te funksionoje ne
perfeksionim duhet qe disa gjera ti marre dhe ti konsideroje si a priori
si psh: te qenurit i ndershem, te mos genjyerit, te mos vjedhurit, te
mos rrafurit e gruas, te berit te femijeve...etj. Detyra jone ne kete
rast ka te beje me "mbushjen e mendjes dhe vertetimin qe keto vlera
egzistojne te nenshkruara ne nje 'qiell te kuptueshem' dhe pervec kesaja
Zoti te mos egzistoje".

Ne France u njoft me temrin
'Radikalizem' kjo rryme mendimi, e cila thote: "Asnje nuk ndryshon nese
Zoti nuk egziston. Do te gjenden ne shoqerine njerezore vlerat e
mesiperme humaniste dhe per rrjedhoje Zoti kethehet ne nje hipoteze te
vjeteruar qe dale nga dale do te vdese harmonisht dhe qetesisht nga
vetvetja".

Duke patur parasysh mendimet e Sartre, More apo dhe
Voltaire, cili eshte qendrimi juaj ne lidhje me ceshtjen e Zotit? A
gjeni shpjegimin qe kerkoni ne faqet e shumta te dijetareve apo keni
arritur ne racionalizimin tuaj per egzistencen e tija? Pra si e
shpjegoni ju egzisten e Zotit dhe si e shpjegoni ju mos-egzistencen e
tija?


Diskutimi te behet larg atij fetar.


P.S.
Nqs
nje teme e tille eshte hapur me perpara le te bashkohet kjo e imja.

Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 13297
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zoti-Hipoteze e vjeteruar

Mesazh nga Kotelja prej Wed 21 Jul 2010, 14:50

Teme interesante Arjana.
Ne momentin qe flet per Zotin, ke folur per fene dhe kjo teme nuk mund te trajtohet nga ndonje kendveshtrim tjeter. Te besuarit qe natyra ka krijuar gjithcka shtron pyetjen kush eshte natyra ne kete rast. U krijuam nga drunjte, deti, qielli, fushat apo lulet? Po natyren kush e krijoi?! Erdhem nga majmuni, specie e vecante e cila supozohet te jete zhdukur gati teresisht. Po njerezimi do te perballet me nje transformim te llojit te tille? Kush vjen pas ketij 'transformimi'? Keto jane pyetje konkrete qe kane pergjigje abstrakte.
Franca eshte nder shtetet e para ku ka lindur civilizmi dhe shume hipoteza qe i ka leshuar kane pasur prapavije politike. Sot Franca eshte nder shtetet me problematike kur behet fjale per vendimmarrje globale. Qyteti i Marsejes eshte i populluar me mbi 90% me arab dhe vet Franca e quan Arabia e vogel kete qytet, nderkaq deklarohet shtet laik.
Edhe Kosova ne Kushtetuten e saj deklarohet si shtet laik, kur 9/10 e popullsise jane muslimane qe praktikojne fene islame. Prapavija politike ishte pranimi ne familjen e Unionit Europian si shtet qe nuk idenifikohet me termin 'muslimane terroriste'.
Nuk dua te lidhem me shtete, perderisa po trajtojme nje fenomen qe nuk njeh kufij. Te besuarit se nuk ka Zot eshte sikur te besosh qe deget rrine pa trung. Esenca e besimit ne Zot eshte nje jete me limite racionale per shoqerine dhe te besosh qe shoqeria mund te jete e njejta edhe nese eshte ateiste eshte sikur te besosh qe ke hyre ne det dhe nuk je lagur nga uji. Njerezit jane te lidhur me shume me fene sesa me ligjin. Kjo tregon ku gjejne prehje ata! Sot me shume se kurre eshte vene ne pah fenomeni ZOT dhe BESIM.
Lufterat kane eren e ndasive fetare. Aleancat midis shteteve kane tendencen e nje homogjeniteti fetar: Zoti jemi ne, Amerika, Europa apo Azia, nderkaq populli bart pasojat! Ndryshimet e medha ne strukturen dhe klimen e Tokes i kane frikesuar deri ne palce ata qe thonin: natyra na do! Keto ndryshime ndjellin frike dhe njerezimi ka nevoje te besoje qe i takon dikujt, qe ka nje mbrojtes. Dikush i drejtohet qiellit, dikush perkulet ne toke, por lutjet i drejtohen Zotit, Krijuesit. Hipotezat qe nuk e vertetojne ekzistencen e tyre behen pjese e historise, nderkaq qeshtja e Zotit ka lindur para universit dhe do te perfundoje e fundit!

firma.................................................................................................................................................................................
Mjauuu...!

Kotelja
Webmaster

Shteti : Nen rrenojat e dashurise!
Postime : 3135
Kyējet nė forum : 12158
Regjistruar mė : 04/06/2007
Profesioni : Viktoriane

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zoti-Hipoteze e vjeteruar

Mesazh nga Katilja prej Sat 20 Jul 2013, 12:54

Zoti fjalė nė gjuhėn shqipe me tė cilėn thirret krijuesi i gjithėsis. Varrėsisht nga besimet fetare dhe pikpamjet e tyre edhe formulimi i pėrkufizimeve pėr krijuesin e gjithėsisė ndryshojnė. Po ashtu nė gjuhėn shqipe tė ndikuar nga disa fe tė cilat nuk e lejojnė predikimin e librave tė tyre tė shenjtė nė gjuhėt tjera pėr Zotin pėrdoren edhe terme tjera me tė njėjtin kuptim si p.sh.: Allahu. Nė anėn tjetėr pėr tė njėjtin kuptim pėrdoren edhe terme tjera si: natyra, perėndia dhe gjithėsia. Si do qė tė jetė tė gjitha kėto shprehje edhe pse pėr nga pėrkufizimet dallojnė pėr bazė kanė krijuesin e gjithėsi. Disa nga pėrkufizimet krijuesit tė gjithėsis d.m.th Zotit i japin edhe njė rol aktiv nė dukurit e ndryshme natyrore dhe shoqėrore.

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 

Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 5512
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zoti-Hipoteze e vjeteruar

Mesazh nga Sponsored content Today at 19:09


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi