» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

13 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 13 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


SAMI FRASHĖRI. PIKĖPAMJET POLITIKO - SHOQĖRORE DHE FILOZOFIKE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

SAMI FRASHĖRI. PIKĖPAMJET POLITIKO - SHOQĖRORE DHE FILOZOFIKE

Mesazh nga Dode Progni prej Tue 13 Jul 2010, 21:38

SAMI FRASHĖRI



PIKĖPAMJET POLITIKO – SHOQĖRORE DHE FILOZOFIKE



Njė kontribut tė rėndėsishėm nė zhvillimin e mendimit politiko – shoqėror dhe filozofik shqiptar ka dhėnė ideologu i shquar i Rilindjes kombėtare shqiptare Sami Frashėri,vėllai mė i vogėl i Abdylit dhe Naimit.Ai u lind nė Frashėr me 1 qershor 1850. Mėsimėt e para Samiu i mori nė fshatin e lindjes,kurse ato tė mesme i kreu nė gjimnazin “Zosimea” tė Janinės.Me 1871 u vendos nė Stamboll,ku filloi punėn krijuese letrare – shkencore dhe veprimtarinė nė tė mirė tė lėvizjes kombėtare shqiptare. Nė tė njejtėn kohė ai u lidh edhe me lėvizjen pėrparimtare politiko – shoqėrore turke. Gjatė kėsaj kohe dhe veēanarisht nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit e mė vonė u dallua si njė mbrojtės i vendosur i tė drejtave tė popullit shqiptar,si njė organizator i shquar dhe njė udhėheqės i mėnēur i lėvizjes politike dhe kulturore kombėtare shqiptare. Inisiativa dhe kėshilla e Samiut ishte kudo ku bėheshin punė tė rėndėsishme pėr ēeshtjen kombėtare shqiptare. Ai mbante lidhje dhe kishte letėrkėmbim me shumė atdhetarė e dasha mirės tė ēeshtjes shqiptare. Samiu u dallua nė njė varg fushash tė krijimit letrar e shkencor. Veprat e tij deshmojnė pėr njė erudicion tė thellė,i cili u vu para sė gjithash nė sherbim tė ēlirimit politik dhe tė pėrparimit shoqėror tė popullit shqiptar dhe tė njejtėn kohė tė emancipimit shoqėror tė popullit turk. Nė veprat shqipe mbisundon motivi i luftės kombėtare kundėr sundimtarit turk,kurse veprat turqishte i pėrshkon fryma e luftės kundėr absolutizmit despotik dhe dogmatizmit klerikal tė Perandorisė osmane.Ato synojnė,pra,tė shembin tė njejtėn kėshtjellė,pushtetin shtypės dhe feudal tė sulltanėve pėr tė ēliruar njėkohėsisht si popullin shqiptar ashtu dhe atė turk. Kėsht qė shkrimet shqipe dhe veprat turqishte tė Samiut janė njė krijim i vetėm i frymėzuar nga njė qellim i vetėm. Pėrballė despotizmit politik tė sulltanėve osmanė Samiu vinte demokracinė dhe lirinė e humbur.Pėrball obskurantizmit mesjetar Samiu vinte dituritė e mbėshtetura nė shkencat,tė cilat kan qė tė gjitha njė vegėl,njė mjet,mendjen,inteligjencėn njerėzore. Dituria ėshtė pėr Samiun rruga e lirisė. Ajo ėshtė burimi i pėrsosjes morale, “tė metat dhe gabimet rrjedhin vetėm nga injoranca”. Prej diturisė rrjedhin mirėqėnja dhe tė gjitha tė mirat e kėsaj bote,”njerėzit kan njė detyrė tė madhe;tė njohin natyrėn dhe tė vertetėn e materjeve qė gjenden nė botė dhe veēanarisht mbi lėmsh tė Dheut tonė,tė dinė tė pėrfitojnė nga cilėsistė e atyre materjeve she t’i shtinė ato nė punė pėr mirėqėnjen e mbarė rruzullimit”. Prandaj gjėja mė e mirė pėr njeriun ėshtė tė pėrpiqet tė fitojė dituri – “argėtimi mė i mirė pėr njeriun ėshtė studimi e shoku mė i mirė ėshtė libri”.Tė gjitha kėto pikėpamje tė samiut dhe gjithė puna qė ai ka bėrė pėr pėrhapjen e diturive e bėjnė atė njė nga iluministėt mė mė tė mėdhenj tė asaj kohe nė Shqipėri dhe nė tėrė Perandorinė osmane. Si iluminist,si mbrojtės i diturisė dhe i shkencės,Samiu ishte kundėr obskurantizmit klerikal qė mbisundonte nė atė kokė nė Perandorinė osmane. Ai zbuloi kuptimin social tė fesė si njė vegėl e njerėzve qė e kan humbur betejėn mbi tokė dhe janė dorėzuar – “njeriu vetėm kur merzitet nė tokė ēon kryet nga qielli” – “e shumta e njerėzve qė s’vlejnė kurrgjė kapen pas fesė pėr tė gjetur ngushėllim”. Ai luftoi kundėr fanatizmit fetar tė cilin e quante “njė pėrrallė qė e ka shpikur mėria,e ka ushqyer frika dhe e ka ruajtur budallallėku”.Lufta kundėr obskuarntizmit klerikal dhe fanatizmit fetar nuk e ēoi Samiun nė ateizėm. Ai mbeti nė kuadrin e deizmit d.m.th. nė kuadrin e pranimit tė Zotit si njė fuqi e mbinatyrshme qė krijoi universin dhe tokėn tė cilat,sipas tij me t’u krijuar ekzistojnė dhe zhvillohen nė bazė tė ligjeve tė tyre. “Ēdo gjė qė ekziston nė natyrė,shkruante ai,gjithė trupat qiellorė u shtrohen njė ligji dhe njė rregulli”. Dhe nė botėn osmane,ashtu si nė botėn evropiane nė atė kohė deizmi ishte njė mjet i pėrshtatshėm ideologjik pėr tė ēliruar dijen e pėr t’i hapur rrugėn zhvillimit tė pavarur tė shkencės. Nė qoftė se nė rrjedhėn e ngjarjeve nuk ndėrhyn vullneti i Zotit,nė qoftė se ato ecin nė bazė tė ligjeve tė tyre tė brendshme atėherė,sipas Samiut,forca vendimtare ėshtė “mėndja”, “inteligjenca” e njeriut,qė i lejon tė zbulojė tė fshehtat e botės dhe tė ecė pėrpara. Mė anėn e “mėndjes”,“inteligjencės”,njeriu – shkruante Samiu – “u largua gjithnjė e mė tepėr nga kafsha dhe u bė pėrherė e mė tepėr njė levė e fortė qė e shpuri lartė e mė lartė qytetėrimin”. Nepėrmjet deizmit Samiu vjen nė njė kuptim idealist tė procesit tė zhvillimit shoqėror. Nė bazė tė tij ai vėn njė forcė ideale mendjen, inteligjencėn. Botkuptimi filozofik i Samiut ishte botkuptimi mė i pėrparuar i asaj kohe nė Shqipėri dhe nė Perandorinė turke. Nė emėr tė arėsyes Samiu ngrihej kundėr rendit tė paarėsyeshėm feudalo-despotik,kundėr injorancės dhe obskurantizmit fetar; ai kėrkonte lirinė pėr popullin e vet,barazinė dhe mirėqenjen tė mbėshtetur nė punė pėr tė gjithė. Arėsyeja e Samiut dhe kėrkesat e tij janė nė thelbin e tyre arėsye dhe kėrkesa borgjeze. Samiu kishte besim nė forcat potenciale tė njeriut pėr t’u pėrsosur materialisht dhe moralisht dhe pėr tė ecur gjithnjė pėrpara nė rrugėn e qytetėrimit. Ai kishte besim nė tė ardhmen e ndritur tė shoqėrisė njerėzore,nė mundėsinė e saj pėr tė kapėrcyer ēdo pengesė drejt progresit shoqėror. Historia,vinte ai nė dukje,nuk njeh ndėrprerje,shoqėria njerėzore ka qenė dhe ėshtė njė entitet qė zhvillohet vazhdimisht nga njė shkallė mė e ulėt nė njė shkallė mė tė lartė tė qytetėrimit. Qytetėrimi i vjetėr grek,shpjegonte ai, pati njė epėrsi tė pamohuar ndaj qytetėrimit tė fenikasve dhe popujve tė tjerė tė Azisė,qytetėrimi i sotėm evropian ėshtė mė i pėrparuar se qytetėrimi islam,por ky qe,pa dyshim mė i pėrsosur se qytetėrimi grek. Arėsya mė e thellė e kėtij progresi historik,ajo qė e bėn qytetrimin e mėvonshėm mė tė pėrsosur se atė mė tė hershmin,shpjegon Samiu,ėshtė fakti se “njė komb i qytetėruar bėn pėr vete veprat e njė kombi tjetėr tė qytetėruar,bile ua shton atyre veprave prodhimet e fuqisė sė tij intelektuale,i pėrsos dhe i shton mė tej ato vepra”.Nė kėtė kuptim ēdo popull ka meritat e tij para historisė,sepse ēdo popull,kush mė shumė e kush mė pak,me veprat e veta ka kontribuar nė thesarin e pėrgjithshėm e qytetėrimit botėror. Me vlerėsimin e lartė qė i bėn ēdo kombi Samiu mbronte njė tė vertetė historike, nga e cila delte vetvetiu pėrfundimi se dhe populli shqiptar,ndonse i vogėl ka vlerat e tij dhe ka tė drejtėn e ekzistencės. Me vlerėsimin qė i bėnte qytetėrimit tė ri evropian,si njė shkallė mė e pėrparuar e zhvillimit shoqėror se qytetėrimi islam i lidhur me sistemin feudal,qė mbizotėronte nė Perandorinė osmane, Samiu mbronte njė tė vertetė tjetėr historike nga e cila delte vetėvetiu pėrfundimi se Perandoria osmane qė ngrihej mbi themelet e sistemit feudal duhej tė shembej dhe,mbi gėrmadhat e saj,duhej tė ndėrtohej njė shoqėri e re nė njė Shqipėri tė pavarur dhe nė njė Turqi tė re. Samiu e ka aq shumė pėr zemėr idenė e progresit shoqėror dhe tė drejtėsisė shoqėrore prandaj shpreson nė njė rend qė do ta shpėtojė njrėzimin dhe do ta ēojė atė “drejt qeverisjes sė drejtė,drejt begatisė dhe lumturisė,drejt lirisė dhe barazisė tė tė gjithė njerėzve pa pėrjashtim,drejt mosuzurpimit tė tė drejtave natyrore tė kujdo qoftė,drejt vendosjes tė sė vėrtetės dhe tė drejtėsisė,qė secili t’i gėzojė dhe tė ketė pjesėn e tij nė pasuritė natyrore”. Por idetė qė kan qenė mė tė afėrta pėr Samiun,ato qė ndeshen mė shpesh nė veprėn e tij dhe qė shprehen mė me forcė janė ato qė kan tė bėjnė me kombin,me tiparet e tij,me rrugėn e ēlirimit kombėtar,me tė sotmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė. “Sendet mė tė shtrenjta nė botė,shkruante Samiu, janė nderi dhe atdheu. Ata qė pėr dobi pėrsonale shkelin dashurinė e atdheut ata shkelin njėkohėsisht edhe nderin e tyre”. Atdhedashurinė ai e njihte si njė ndjenjė tė tillė,sė cilės asgjė nuk mund t’i bėjė ballė.”Topi qė shemb kėshtjellat mė tė fuqioshme ėshtė atdhedashuria",thoshte Samiu. Njė problem i lidhur ngusht me kombin ėshtė ai i gjuhės. Gjuha ėshtė ajo qė e bėn njė komb. “Shenja e kombėsisė ėshtė gjuha,shkruante Samiu,ēdo komb mbahet me gjuhėt”. Kur njė komb humb gjuhėn,humb dhe veten. Me ē’gėzim tė madh shkruanin Samiu dhe Naimi me 1898,nė njė letėr dėrguar njė mikut tė tyre pėr sukseset nė shkrimin e lėvrimin e gjuhės shqipe.”Armiqtė e kombit tonė,shkruanin ata, donin tė na gėnjenin qė prej kohe se gjoja gjuha shqipe ėshtė njė gjuhė e prishur dhe trashamane,se nuk mundė tė shkruhet,se s’ka gramatikė,se me tė nuk mėsohen shkencat e tjera. Por nė fund panė se shqipja u bė,u shkrua,u krijua alfabeti i saj,u hartua gramatika,u shtypėn librat e shkencės,u pėrkthyen poezi tė bukura prej ēdo gjuhe tė huaj. Me njė fjalė u kuptua se ē’gjuhė e pėrsosur dhe e rregullt ėshtė shqipja.” Nė luftėn pėr ēlirimin e atdheut nga robėria njė rol tė madh,sipas Samiut,do tė luante bashkimi i popullit shqiptar. Ai flet me admirim pėr forcėn e bashkimit dhe pėr denimin e grindjes dhe tė pėrēarjes. “Bashkimi, shkruante ai,bėn tė mundur sendet e pamundėshme,kurse grindja bėn tė pamundura sendet e mundėshme”. Njė pengesė e madhe nė rrugėn e bashkimit politik ishin ndasitė fetare,prandaj Samiu mė gėzim bėnte njė konstatim qė ishte nė tė njejtėn kohė dhe njė deshirė e tij.”Shqiptari nuk njeh grindjet e fesė dhe luftėrat e pėrgjakėshme fetare,qė kan njohur popujt e Lindjes dhe tė Prendimit”. Bashkimi i vertetė dhe i fortė ėshtė ai qė mbėshtetet mbi njė themel parimor,mbi bindje tė pėrbashkėta. “Bashkimi i ideve dhe i parimeve, shkruante ai, ėshtė mė i fortė se bashkimi i shteteve”. Njė bazė e tillė parimore pėr Samiun,ishte dashuria pėr Shqipėrinė,sėcilės duhej t’i nenshtrohej ēdo lloj ndjenje dhe vlere tjetėr. “Shqiptari ėshtė shqiptar para se tė jetė musliman apo i krishter” ,shpallte ai,duke ngritur kėshtu idenė e kombėsisė mbi idenė e fesė. Samiu i bėri njė luftė tė ashpėr shoqėrisė feudale dhe pamjes mė tė shemtuar tė saj – shfrytėzimit tė masave fshatare nga feudalėt ēifligarė dhe nga fajdexhinjtė gjakpirės parazitė tė vertetė tė shoqėrisė njerėzore. “Nė se ka njeri,shkruante Samiu,mė tė dėmshėm pėr shoqėrinė njerėzore ėshtė ai i cili jeton me tė ardhurat e njė ēifligu qė nuk punon vetė ose me kamatėn e tė hollave qė ai ka dhėnė me fajde”. Ai ishte pėr kthimin e fshatarve nė pronar tokash tė cilėt t’i qeverisnin vetė pronat e tyre.Pėrball parazitizmit Samiu vinte vlerėn e punės,dobinė e saj. Ai ėndėrronte pėr njė shoqėri, begatia e sė cilėsdo tė mbėshtetej nė punėn e pjestarve tė saj. Nė punė ai shifte tė ardhmen e shoqėrisė;aty ai shihte kuptimin mė tė thellė tė jetės sė njeriut. “Njeriun nuk e lodh puna,po merzia,shkruante ai. Makina ndryshket jo kur lėviz,por kur nuk punon”.Samiu ishte njė luftėtar i tė drejtave njerėzore njė paralajmėtar i njė bote pa despotizėm dhe pa shtypjen e dinjitetit tė njeriut.Njė dėshmi,ndoshta mė kuptimplotja,ėshtė qėndrimi i Samiut ndaj gruas. Problemit tė gruas,tė vendit tė saj nė shoqėri,tė rrugėve tė emancipimit tė saj Samiu i kushtoi njė libėr tė tėrė. Gruas ai i njihte njė rol shoqėror – atė tė edukimit tė brezit tė ri dhe nėpėrmjet tij atė tė konsolidimit tė vetė shoqėrisė. “Njė shte i qytetėruar,shkruante Samiu,mbėshtetet nė edukatėn e gruas” Gruas ai i njihte njė tė drejtė tė barabartė me burrin nė familje dhe ishte kundėr sundimit tė gruas nga ana e burrit. “burri qė do tė jetė sundues mbi gruan ka humbur cilėsisnė e burrit”,thoshte Samiu. Shkrimet e Samiut,e gjithė vepra e tij nė shqip dhe nė turqisht,ėshtė e mbushur me njė besim tė madh nė ēlirimin e afėrt tė Shqipėrisė,nė njė tė ardhmė mė tė mirė tė saj. Kėtė besim ai e mbėshtet nė njė varg faktorėsh historiko – politikė e psikologjikė. Tė tillė faktorė pėr Samiun ishin lashtėsia e popullit shqiptar,trimėria e tij,talenti dhe zgjuarsia,dashuria pėr punėn dhe mbi tė gjitha atdhedashuria. Atdhedashuria e popullit shqiptar, e bashkuar me trimėrinė e tij ishin pėr Samiun ajo forcė,tė cilėn s’mund ta ndalte asgjė nėrrugėn e saj drejt qellimit tė caktuar. “Kur pengohet ideja,shkruante Samiu,kjo pėrlan ēdo gjė qė gjen pėrpara”. Besimin nė ēlirimin e afėrt tė Shqipėrisė Samiu e gjente dhe dhe nė bindjen qė ai kishte se Perandoria osmane ishte njė kalbėsirė,se koha e despotizmit politik dhe e shtypjes nacionale ishte duke perėnduar dhe,si rrjedhim vitet e sundimit otoman nė Ballkan ishin tė numruara. Bashkėkohėsit tregojnė se Samiu isht i pregatitur ēdo ditė tė dėgjonte lajmin e gėzuar tė shembjes sė despotizmit anakronikė tė Sulltanit.Qėndrimi i tij ndaj Perandorisė osmane,konceptet dhe bindjet e tij ndaj tė tashmės dhe tė ardhmes sė Shqipėrisė,Samiu i shprehu dhe i argumentoi me qartėsi nė veprėn e tij “Shqipėria ē’ka qenė ē’ėshtė dhe ē’do tė bėhet”.

TRAKTATI POLITIK “SHQIPĖRIA Ē”KA QENĖ,Ē’ĖSHTĖ E Ē’DO TĖ BĖHET?”( 1899 )
Kjo vepėr ėshtė njė pėrgjithėsim i pėrvojės sė pasur politike tė Samiut dhe tė gjithė lėvizjes kombėtare shqiptare dhe njė program i luftės pėr ēlirimin e Shqipėrisė e pėr organizimin e saj politiko – shtetėror ,dhe ekonomik. Nė tė janė hedhur themelet e strategjisė sė lėvizjes kombėtare qė pėrcaktohej nga rraporti i atėhershėm i forcave nė Perandorinė osmane dhe nė Evropė si dhe tė taktikės,tė rrugės qė duhej ndjekur pėr tė siguruar formimin e njė shteti tė pavarur shqiptar. Me veprėn e tij “Shqipėria ē’ka qenė,ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė?” S.Frashėri u bė ideologu i shquar i lėvizjes kombėtare shqiptare dhe njė nga figurat mė tė ndritura tė historisė sė mendimit politik shqiptar.Pas njė pėrshkrimi tė shkurtėr tė historisė sė lashtė dhe mesjetare tė Shqipėrisė,me qellim qė tė ngjallte nė bashkatdhetarėt e vet krenarinė kombėtare pėr tė kaluarėn e tyre,Samiu trajtonte me ngjyra tė forta gjendjen e mjerueshme ku e kishte zhytur Shqipėrinė sundimi turk. “Sot shqiptarėt janė robėr,tė poshtėruar dhe tė unjurė,tė shkelur e tė ēpėrndarė shumė mė tepėr se tė tjerėt kombe.... Turqia – vazhdonte Samiu – sot shqiptarė e merr ushtar,e mundon e rreh qė tė mėsoj gjuhėn e ti....Shqiptarėt janė futur nė aq tė rėnda pagesa,sa s’mundin tė ngrenė krye...,janė lakuriq me njė kėmishė,qė s’ka ku tė zėrė qeni. Vete dhe zaptia e tahsildari e nge shkopin e i rreh duke thirrur: paguani!” Samiu ngre zėrin kundėr politikės sė egėr antishqiptare dhe asimiluese tė sunduesve osmanė. Nė kohėn kur ndihmon grekėt, serbėt e bullgarėt tė ēelin shkolla tė huaja nė Shqipėri – shkruante Samiu qeveria turke “nuk le tė hapet ndonjė shkollė shqipe e tė shkruhet ndonjė libėr shqip”. Varfėria,paqeveria,padituria ishin sipas Samiut karaktristikat kryesore tė sundimit turk nė Shqipėri. Nė veprėn e tij Samiu analizonte nė mėnyrė tė plotė gjendjen e brendėshme dhe ndėrkombėtare tė Shqipėrisė nė kuadrin e Perandorisė osmane dhe nė raportin e atėhershėm tė forcave nė Ballkan dhe nė Evropė. Kjo analizė e ēoi S.Frashėrin nė konkluzionin e drejtė se armiku kryesor i popullit shqiptar ishte Perandoria osmane qė e mbante atė tė robėruar prej 500 vjetėsh dhe pas saj shtetet fqinjė tė Ballkanit qė synonin tė coptonin e tė ndanin midis tyre tokat shqiptare dhe qė pėrkraheshin nga Fuqitė e Mėdha. Ai provonte gjithashtu se Perandoria osmane e kalbur qysh nė themelet e saj,nuk ishte nė gjendje tė pėrballonte goditjet e shteteve ballkanike dhe tė Fuqive tė Mėdha,se shkatėrrimi i saj ishte i shpejtė dhe i pashmangshėm,se sundimi i saj nė Evropė do tė merrte fund. Duke u mbėshtetur nė kėtė S.Frashėri argumentonte nė mėnyrė shkencore domosdoshmėrinė e shkėputjes,tė veēimit tė Shqipėrisė nga Turqia dhe tė formimit tė njė shteti tė pavarur shqiptar si rrugė e vetme pėr shpėtimin e kombit shqiptar dhe tė Shqipėrisė nga zgjedha turke dhe nga copėtimi. “Turqia nė Evropė jetėn e ka fort tė shkurtėr – shkruante Samiu. Shqipėria s’ka bėrė themel as ka lėshuar rrėnjė nė vetėhe;rron nė themelet e gremisura tė Turqisė e nė rrugėt e kalbura tė saj. Me tė rėnėt e kėsaj stuhie tė madhe (tė Perandorisė osmane) do tė bjerė edhe Shqipėria e do tė shtypetė nėn gėrmadhat e rėnda tė saj...” Nė qoftė se Shqipėria,arėsyetonte ideologu i madh,do tė vazhdonte tė ishte e ndarė nė katėr vilajete tė zakonshme turke pa asnjė tė drejtė tė veēantė dhe nė qoftė se shqiptarėt do tė luftonin kundėr shteteve fqinjė pėr mbrojtjen e tokave tė tyre duke shprehur njėkohėsisht besnikėrinė ndaj Sulltanit pa kėrkuar prej tij tė drejtat kombėtare,ishte rrezik qė shqiptarėt tė identifikoheshin me turqit dhe,kur Perandoria osmane tė shembej,Shqipėria tė trajtohej si njė pjesė e trashegimit turk,si objekt pėr t’u ndarė midis monarkive ballkanike. Prandaj, - shkruante ai, - ėshtė e domosdoshme qė gjithė shqiptarėt tė luftojnė kundėr sundimit osman,qė Shqipėria tė shkėpuet nga Perandoria osmane,qė tė shpėtojė nga shkatėrrimi e nga katastrofa drejt sė cilės po shkon kjo perandori. Shembja e saj duhet ta gjej Shqipėrinė tė organizuar nė shtet mė vehte me qeverinė e vet. Ėshtė detyrė e parė qė shqiptarėt tė kėrkojnė nga Sulltani dhe shtete evropiane qė Shqipėria tė veēohej nga trungu turk qė “njė orė e mė parė tė ndahetė Shqipėria e tė dihetė qė ku e gjerė ku ėshtė. Tė njihet vendi ynė pėr Shqipėri,ta njohė edhe Evropa pėr Shqipėri”. Megjithėse nė tėrė veprėn e tij “Shqipėria ē’ka qenė,ē’ėshtė e ē’do tė bėhet?” Samiu argumenton domosdoshmėė rinė e shkėputjes sė plotė tė Shqipėrisė nga Perandoria osmane,ai lejonte nė tė njejtėn kohė qė “kjo qeveri Shqiptare tė jetė sot pėr sot nėn Turqinė...” por nė njė mėnyrė qė nė rėntė Turqia,tė mundėnjė Shqipėria si kundėr qė ėshtė tė qėndrojė mė vete. Formimi, nė fazėn e parė,tė njė shteti autonom shqiptar,tė njė qeverie shqiptare nėn sovranitetin e Sulltanit,Samiu e argumentonte me faktin se nė shtresat e ndryshme tė popullsisė shqiptare ende nuk qe formuar bindja mbi nevojėn e shkėputjes sė plotė tė Shqipėrisė nga Perandoria osmane. Samiu theksonte gjithashtu nevojėn e luftės me armė pėr realizimin e qellimeve kryesore tė lėvizjes kombėtare shqiptare,pėr ēlirimin e atdheut nga zgjedha turke. Duke ju drejtuar atyre krerėve shqiptarė qė shpresonin se Porta e Lartė do t’ua jepte me “hirin” e vet reformat e premtuara, ai shkruante: “Turqia me dashuri e mirėsi s’jep gjė kurrė. Do mė mirė Turqia tė humbasė Shqipėrinė e ta ndaj nė mes armiqve tė saj se sa t’i japė njė qeveri tė urtė e tė mirė,e cila tė ndreqnjė e tė zbukuronjė e ta bėjė vend tė ndritur si tė gjithė bota...Prandaj edhe shqiptarve me hir Turqia s’u ka pėr t’u dhėnė gjė. Shqiptarėt duhet tė marrin ato qė duan me pahir: t’i kėrkojnė me fjalė,po tė ken edhe pushkėn plot”. Ata “janė tė zotė t’i ruajnė dhe t’i kėrkojnė tė drejtat e tyre edhe me armė nė dorė. Kur pėrzihet e drejta me fuqinė – theksonte Samiu – merr njė forcė tė cilės gjė s’i rri dot kundrejt”. Nė veprėn e vet Samiu parashtronte edhe njė projekt tė kushtetutės qė sipas mendimit tė tij,duhej tė kishte Shqipėria kur tė fitonte autonominė,gjė qė formulohej pėr tė parėn herė nė mėnyrė tė plotė nė historinė e mendimit politik shqiptar. Projekti ishte njė zhvillim i mėtejshėm i mendimeve tė parashtruara nė manifestin e Komitetit Shqiptar tė Stambollit tė vitit 1897. Sipas Sami Frashėrit,Shqipėria autonome nuk do tė ishte njė bashkim i thjeshtė i vilajeteve ose i tokave shqiptare,por njė shtet mė vete nėn sovranitetin e Sulltanit. Si shtet mė vete,ajo duhej tė ishte njė republikė parlamentare. Pushteti ekzekutiv do tė ishte i ndarė nga ai legjislativ; tė parin do ta ushtronte qeveria e pėrbėrė prej shtatė ministrash,tė dytin Kėshilli i Pėrgjithshėm (Parlamenti) i pėrbėrė nga deputetėt qė do tė zgjidheshin njė pėr 20 mijė banorė.Nė krye tė shtetit shqiptar do tė qėndronte Kėshilli i Pleqėsisė qė do tė pėrbėhej prej 15 vetash. Ky organ,sipas mendimit tė Samiut,do tė ishte si njė lloj presidiumi i Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe do tė ngarkohej me detyrat qė nė shtetėt e tjera i kryente mbreti ose princi ose presidenti i republikės. Sa kohė qė Shqipėria do tė ishte autonome nė kuadrin e Perandorisė osmane,nė krye tė kėshillit tė Pleqėsisė do tė vihej njė guvernator i pėrgjithshėm,i cili do tė emrohej nga Sulltani pėr 5 vjet pasi tė merrej pėlqimi nga Kėshilli i Pleqėsisė dhe nga Kėshilli i Pėrgjithshėm. Kur Shqipėria tė fitonte pavarėsinė,nė vend tė guvernatorit,Kėshilli i Pleqėsisė do tė zgjidhte njė kryetar nga gjiri i vet. Nė tė dy rastet qėveria do tė ishte e detyruar tė jepte llogari pėrpara Kėshillit tė Pėrgjithshėm,i cili do tė kishte gjithashtu tė drejtė tė pranonte ose tė rrėzonte ligjet dhe vendimet e paraqitura prej saj. Kushtetuta e Samiut pėrshkohet nga njė frymė demokratike. Idėsė mbi Shqipėrinė autonome Samiu i jepte njė pėrmbajtje tė pėrparuar ekonomike e shoqėrore. Ai kėrkonte qė nė Shqipėrinė e lirė tė merreshin masa tė shpejta me anė investimesh tė mėdha pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e vajtueshme ekonomike tė vendit. Samiu kėrkonte tė ngrihėj njė industri kombėtare,tė mėkėmbej bujqėsia e prapambetur,tė pajisej vendi me njė rrjet tė gjėrė transporti,tė forcoheshin financat dhe tė vendosej njė sistem arsimor mjaft i pėrhapur dhe i pėrparuar. Ai i kushtonte arsimit njė kujdes tė veēntė dhe idetė e tij nė kėtė pikė janė thellėsisht pėrparimtare. Samiu kėrkonte njė arsim tė pėrgjithshėm dhe tė detyrueshėm pėr tė gjithė tė rinjtė dhe tė rejat e vendit,tė njėllojtė si pėr djemtė dhe pėr vajzat,njė arsim nė gjuhė amtare si pėr shqiptarėt ashtu edhe pėr pakicat kombėtare qė do tė bėnin pjesė nė Shqipėri. Ai kėrkonte njė shkollė laike tė shkėputur nga kisha dhe xhamia e tė varur krejtėsisht nga shteti,njė shkollė qė tė ishte vatėr diturie dhe patriotizmi,shkollė qė tė bėhej bartėse e lulėzimit dhe e qytetėrimit tė Atdheut. Sistemi arsimor i rilindasit tė shquar parashikonte shkolla fillore,qytetėse, gjimnaze,teknikume,universitete dhe institute tė larta,pėr minjera,bujqėsi,pyje,histori,gjeografi,gjuhėsi,
akademi ushtarake e detare etj.
Vepra “Shqipėria ē’ka qenė,ē’ėshtė e ēdo tė bėhetė” la pėrshtypje tė thellė nė rradhėt e atdhetarve. Megjithse u botua pa emėr,shumė shpejt u kuptua se autori i saj ishte Samiu. Si pasojė,kundėr tij filloi pėrsekutimi nga ana e qėverisė. Ai u urdhėrua nga policia e Stambollit tė qėndronte i mbyllur brenda nė shtėpinė e tij dhe tė ndėrpriste ēdo kontakt me shokėt e miqtė e vet,nėn vėzhgimin e rreptė tė policisė; ky izolim u kthye pas disa muajsh nė burgim tė vėrtetė deri sa rilindasi i madh vdiq me 18 qershor 1904.

avatar
Dode Progni
VIP

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 8584
Regjistruar mė : 09/04/2010
Profesioni : Historian-Pension

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi