» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

11 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 11 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Si ka mundesi qe gjithe Rinia jone ne Shqiperi rrethohet nga nje luks i papare?!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si ka mundesi qe gjithe Rinia jone ne Shqiperi rrethohet nga nje luks i papare?!

Mesazh nga Arjana prej Wed 07 Jul 2010, 15:03

Fakti eshte qe ne Shqiperi, pothuajse gjithe te rinjte Shqiptare qe jane akoma ne gjimnaz apo ne shkolle te larte (fakultet/universitet) nuk jane me marredhenie pune. Madje ka shume te rinj qe jane ne lule te moshes 22-6 vjec dhe me diplome ne xhep madje, dhe s'jane ne pune, ose maks punojne nje pune part-time apo nje pune qe ju ofron nje rroge shume te vogel. Atehere tek une gjithmone ka lindur pyetja se si rrojne mes luksit tere keta te rinj?! Me se ju merren prinderit valle qe gati te gjithe mund te ulen 2-3 here ne lokale apo pube perdite, te blejne here pas here rroba te reja e te shtrenjta madje, te nderrohen nga 2-3 here ne dite, te jene me celular mbas vetes duke ditur qe atje vetem nje karte telefonike e kushton afro 12$ apo 10-11 Euro?! Si valle jeton rinia jone mes ketij luksi?! Ata i ke te veshur per mrekulli, dmth nuk u mungojne veshjet e shumta, apo nga 20-30 pale kepuce gocave, nuk u mungojne as rrobat firmatto. Atyre s'u mungojne te shkuarit per kafe e pije alkoholike jashte, madje as paketat e cigareve qe s'jane shume shtrenjte atje por qe nje kosto tjeter eshte gjithsesi. Atyre nuk u mungojne as fundjavat qe kalojne jashte qytetit apo ne plazh, apo 2-3 jave pushime ne Vere cdo vit me shoqerine. Le pastaj qe nje pjese e madhe e rinise sone nget makina, dhe shumica prej tyre ngasin makina te mira, te reja e luksoze biles. Nga valle gjendet gjithe ky luks?!

Me thene te drejten te tilla lukse as mua s'me mungojne dhe une vete jam nje e re, por ndryshimi eshte qe une vete jetoj ne USA jo ne Shqiperi (ku papunesia eshte shume e madhe) dhe kam qe ne moshen 17 vjecare qe punoj vete dhe qe pak a shume qekur isha 19020 vjec vete pergjigjesha vete per gjithcka, persa i perket shpenzimeve te mia, duke filluar me ato me te voglat si te dalat per qejf apo veshjet, deri ato me te medhate si pushimet dhe makina ime. Pra, te gjitha thuajse te gjitha kane qene ne kurrizin tim. Edhe fustanet, lulet apo gjerat e tjera te dasmes nje pjese e kam blere vete. E pra dua te them qe kam qene e pergjegjshme per shpenzimet e mia, sikurse sot jam e pergjegjshme per faturat, kredit kartat dhe bill-at e mia.

Une e kuptoj qe ka familje ne Shqiperi ku te dy prinderit punojne dhe kane rroga shume te mira, di qe ka edhe biznesmene te medhenj me fitime te medha, sikurse ka te rinj qe jane shume te pavarur e qe kane jo vetem punerat e tyre shume te mira e qe i paguajne mire, por edhe llogarite e tyre bankare, veturat dhe vilat e tyre. Megjithate, ve doren ne zjarr qe shumica e familjeve Shqiptare maks arrijne gjendjen mesatare te jeteses jo ekonomine e kategorise me te larte. Atehere nga vjen gjithe ky luks dhe si i'a arrijne ata prinderit Shqiptare t'ua plotesojne gati te gjitha deshirat, nevojat dhe tekat femijeve te tyre, sidomos nese ata jane adoleshente apo te rinj?! Une vertet nuk e di , prandaj edhe e kam hapur kete diskutim. Eshte teme vertet aktuale dhe do mireprisja kendveshtrimet dhe idete tuaja. Faleminderit shume.
avatar
Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 14245
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi