» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Tė ēmendur pėr luks!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tė ēmendur pėr luks!

Mesazh nga Arjana prej Wed 30 Jun 2010, 23:46

Luksi, mania e mrekullueshme e kohės sė sotme, koncepti injorues i ēdo krize ekonomike qė pėrmbyt vazhdueshėm imagjinatėn tonė. Herė ėshtė njė qen i racės dalmat “i rrallė” nė ekzistencėn e fiziologjisė sė tij, njė yorkshire terrier i zbukuruar me varėse Swarovski, njė celular qė tingėllon verbueshėm mes diamantesh, njė kallashnikov i larė me flori, teka tė paimagjinueshme tej mureve tė supervilave, superteknologji apo mirėqenie qė estetikisht realizohen me anė tė mekanizmave tė amplifikimit, tė ekzagjerimit ekstrem tė formave tė kushtueshmėrisė sė pamotivueshme tė objekteve, ambienteve deri nė atė pikė sa tė duken banale, “provinciale” e shpesh “kitsch”. Gjithēka nė maksimum, mė e mira nė kulmin e ēmimit, jo pėrkundrazi e paēmueshme. Ndėrsa ekspertėt ekonomikė alarmohen pėr rrezikun e zhvlerėsimit tė euros, flasin pėr daljen o ende jo nga kriza ekonomike botėrore apo rritjen e ēmimit tė naftės, kronika rozė mbushet me supertituj; “X blen njė hapėsirė nė kozmos!”, “Y ka prenotuar njė udhėtim nė Hėnė!” apo me lajme ekskluzive nga realiteti shqiptar, derivat i shkėlqyer i provincializmit kulturor tė shoqėrisė: “X i blen veshjet e saj vetėm nė shtetin Y evropian”, “X ka blerė njė makinė tė re”. Luks objektiv, subjektiv, paradokse nėn paradokse e disa qeshin, disa ėndėrrojnė tė paimagjinueshmen, tė tjerė mllefosen nga bota e tyre e tė tjerė akoma mendojnė se kjo nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm luks.

“Prej dy mijė vitesh flitet kundėr luksit, por ai ėshtė gjithmonė i adhurueshėm”, - me kėto fjalė Voltaire shpjegonte fenomenin kaq abstrakt tė tejmbushur me superflu, me tepri kuptimplote, me vetėdukje vulgare, me bukuri tė parregullt, e pra pa dyshim ai, luksi.

Edhe pse me mbi dy mijė vite kritikė nė kurriz, luksi qėndron ende i varur midis vlerave tė tij ekstreme, nė pritje pėr tė fituar kuptimin e plotė real. Rinovimi i adhurimit tė tij tė pėrjetshėm evulohet diagonalisht me tė gjitha aspektet e jetės sė pėrditshme: modė, ushqim, estetikė, kohė e lirė, pushime. Prej disa dekadash luksi ka fituar qytetarinė si fjalė me njė autoritet tė denjė nė botėn e leksikut ekonomik e financiar: shenjat e luksit, imazhet e luksit, polet e luksit, marka luksi, tė ardhura luksi. Autoritetin e forcės joshėse tė tij e kishin kuptuar qysh gjatė ‘700-s filozofėt Diderot e Montesquieu, Condillac e Mandeville, duke i dedikuar traktate e polemika. E akoma mė mirė e shpjegon nė fillim tė ‘900-s sociologu gjerman Werner Sombart me demonstrimin se si luksi qe motori themelor i akumulimit tė kapitalit fillestar, nė kundėrshtim me bindjet “veberiane” ndaj karakterit “kalvinist” e kursimtar tė borgjezisė. Megjithatė, sfera ekonomike nuk shpjegon dot plotėsisht se dhe pse nė krizat mė tė rėnda ekonomike, luksi ėshtė gjithmonė aktual, qoftė dhe nė formė jokomode, jo tė rregullt e dukshmėrisht jo morale.

Po ēfarė ėshtė luksi? Pyetja, dhe pse fillimisht duket banale, nuk ėshtė aspak e tillė sidomos nga tė gjithė ata qė jetėn e tyre ia kanė dedikuar promovimit tė tė ashtuquajturės “markė luksi”. Disa mendojnė se luksi ėshtė antonimi i varfėrisė, disa tė tjerė e shohin si e kundėrta e vulgaritetit e dikush e identifikon nė emocion, nė vlerė qė vė nė lėvizje esencėn me marrėdhėnien. “Nuk ka asgjė mė tė nevojshme sesa ajo ēka konsiderohet superflu”, - vazhdoj tė citoj Volatire e luksi herė ėshtė njė qen dalmat me paruke, njė yorkshire terrier me veshje tė personalizuar, njė mbajtėse cigaresh platini, trajtime trupi nga mė tė paimagjinueshmet, kapriēo tė shprehura nė super bit, automjete tė personalizuara apo tė epokės, design e food, pra pothuajse gjithēka qė estetikisht realizohet me anė tė mekanizmave tė amplifikimit, tė ekzagjerimit ekstrem tė formave tė kushtueshmėrisė sė pamotivueshme tė objekteve e ambienteve deri nė atė pikė sa tė duken banale, “provinciale” e shpesh “kitsch”. Luksi hedh nė skenė teprinė, atė qė shėrben pėr njė qėllim jokomod e qė kapėrcen nevojėn e thjeshtė. Ėshtė “riprodhimi teknik i sublimes”, ėshtė zotėrim i tė jashtėzakonshmes, harxhim e dallim pa ēmim.

Interpretimi i parė, i sinqertė e mė i pėrhapur identifikon me luks ēdo objekt tė kushtueshėm e kuptimi i pėrgjithshėm nė fjalorin e ēdo gjuhe e pėrkufizon si: “ēdo gjė qė kushton shumė nė raport me pėrdorimin e tij, me nevojat qė kryen o me mundėsitė ekonomike tė atij qė e dėshiron; ėshtė ēdo gjė qė nuk ėshtė e nevojshme; shprehje e pasurisė e bollėkut”. Por realiteti aktual na largon pak nga kėta rreshta, nė fakt sot mund tė pohojmė se ēdo luks ėshtė subjektiv, madje luksi i vėrtetė nuk shfaqet, mbetet i fshehur brenda njė fasade thjeshtėsie qė ka “luksin” pėr tė jetuar kushtet e tij nė mėnyrė tė qetė e tė rezervuar.

Luksi nuk ka nevojė pėr njė shfaqje agresive e provokuese, i mjafton tė ekspozojė vlerat e tij nė mėnyrė lineare, pasi aktualisht luks do tė thotė tė zotėrosh tė ashtuquajturat “rezerva nė zhdukje”, kohė e lirė, pėrkushtim nga dikush, hapėsirė, ujė… Nė fakt, tė kuptosh sot se cili ėshtė luksi i vėrtetė tė ēon tė analizosh jo sjelljet e njerėzve pėrkatės tė rretheve elitare qė njihen qysh nė shikimin e parė, por jetojmė nė njė epokė, e cila po njeh lindjen e tipave tė ndryshėm tė luksit, deri nė privilegjin ekskluziv tė dėshirės qė shumė kanė, pėr tė hyrė e qenė pjesė e kėtyre rretheve elitare. Studiozėt e sotėm janė pėrpjekur tė japin njė “vademecum” tė karakteristikave tė kėtij fenomeni pėr ta bėrė sa mė pak enigmatik nė sytė e tė gjithėve. Duke identifikuar katėr pėrgjegjėsit e mundshėm e tė ndryshueshėm tė fjalės luks, sociologėt sot hapin tematika e polemika pėr ēdonjėrin prej tyre. Pra, pėr ta luksi ėshtė: cilėsi ekselente, ēmim, estetikė dhe vlerė unike. Luksi ėshtė njė bashkėjetesė sensesh, ėshtė njė stil jete, ėshtė njė eksperiencė qė tė lejon tė kesh momente kėnaqėsie ndaj vetvetes, duke vėnė nė lojė tė pesta senset, si dhe sensin e gjashtė; emotivitetin e kėnaqėsisė sė tė ndjerit se i pėrket njė kategorie tė zgjedhur e shumė speciale. Dėshira pėr luks ėshtė gjithmonė e lidhur me nevojėn e vetafirmimit bazuar nė pėrkatėsinė e njė grupi tė caktuar social.

“Mė jepni luksin. Do ta pėrdor vetėm pėr nevojė”, - thoshte Oscar Wilde e ēdokush, duke u ndalur mė gjatė nė konceptin e luksit, mund tė kuptojė se jo ēdo gjė ndalet kėtu. Nė disa zona tė botės luks ėshtė pėrdorimi i ajrit tė kondicionuar, dėshira pėr tė udhėtuar, pėr tė mos dėgjuar zhurmė armėsh, ashtu siē mund tė jetė nė shkretėtirė edhe njė gotė ujė i freskėt, e pirė nėn hijen e njė palme.

Sot gjėrat ndryshojnė shpejtėsisht dhe rėndėsia e perceptimit tė luksit tė drejton nė konsiderimin luksoz tė objekteve qė nuk janė aspak tė tilla, saktėsisht ashtu siē thotė dhe njė proverb e vjetėr: “Jo ēdo gjė qė shkėlqen, ėshtė luks” ose siē thotė slogani historik i Coco Chanel: “Luksi ėshtė kėrkesa e pėlqimit ndaj vetes, dhe jo e flamurizimit tė saj”. Luksi mė i madh ėshtė koha e sot ėshtė gjithnjė e mė e pakėt. Koha pėr tė menduar, pėr tė reflektuar, pėr tė medituar, pėr tė kuptuar, pėr tė ndryshuar, pėr t’u pėrmirėsuar. Koha pėr tė gjetur ekuilibrin me vetveten, me tė tjerėt, pėr tė stabilizuar energjinė e dedikimin ndaj personave qė tė rrinė pranė fizikisht e mendėrisht, ashtu siē thotė shkrimtari francez Antoine Marie Rogerde Saint-Exupery: “Ekziston vetėm njė luks i vėrtetė, ai i raporteve humane”.

Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 13300
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė ēmendur pėr luks!

Mesazh nga Arjana prej Wed 30 Jun 2010, 23:48

Udhėtim historik i luksit

Imazhet e luksit janė pėrmbajtje tė natyrshme nė skenarin e jetės imperiale tė epokės sė vonė romake. Tė kthehesh pas nė kohė e tė jetosh nė kohėn e Romės antike ėshtė njė gjė e mrekullueshme, por vetėm pėr tė pasurit. Luksi i kėsaj kohe nuk ndryshon shumė nga ai i kohės sė sotme, pasi kanė tė njėjtin objektiv “dukjen sa mė mirė” e jo vetėm pėr njė kėnaqėsi personale, por pėr tė nėnvizuar mbi tė gjitha statusin mė tė ngritur politik, social e ekonomik ndaj tė tjerėve. Shtėpi madhėshtore, tekstile tė ēmueshme, vepra arti tė paēmueshme nė vlerė, por dhe jetė nate elektrizuese me festa e bankete mbretėrore. Mjete e metoda estetike, bizhuteri, trajtime termike, teatėr, palestėr, shfaqje teatrale e lojėra sportive ishin argėtimet luksoze tė romakėve tė pasur. Nė mendimin e krishterė mesjetar, luksi mori njė veshje negative e shpesh renditej midis veseve e mėkateve kapitale. Megjithatė, ai vazhdon tė mbetet njė pjesė integruese e jetės ekonomik e sociale, shembull i tė cilit nė tė gjithė Evropėn qe oborri mbretėror i Luigjit XIV me pallatin e tij madhėshtor tė Versajės. Me iluminizmin merr jetė njė epokė e re nė debatin ndaj luksit, i parė tashmė nė njė kėndvėshtrim tė ri. Kontributin mė tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim e dha vepra e Bernard Mandeville e vitit 1729, sipas tė cilit, luksi pėrfaqėson njė ves privat e nė tė njėjtėn kohė pėrbėnte njė tė mirė pėr shoqėrinė, pasi favorizonte qarkullimin e pasurisė, industrisė dhe ekonomisė nė pėrgjithėsi. Ky vizion u ritrajtua nga Robert Turgot e nga njė pjesė e iluministėve si p.sh. Voltaire nė poemat e tij “Le Mondain e Défense du Mondain ou l'Apologie du Luxe” (1737) e kėto ide po u pėrgjigjeshin kėrkesave tė njė borgjezie treguese e prodhuese pėrherė e nė rritje. Gjatė shekullit XVIII njė rrymė mendimi vazhdoi tė ushqente polemikat kundėr luksit, rehatllėku e pasuria konsideroheshin simptomat e dekadencės sė shoqėrisė aristokratike. Nėn fluksin e Jean-Jacques Rousseau u rivlerėsuan ideali i normalitetit, thjeshtėsisė e aktivitetit tė jetės republikane. Nė Zvicėr gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XVIII debati i luksit u bė njė nga pikat kyēe tė ditės dhe pėrfshiu mjaft intelektualė tė kohės si Isaak Iselin e Leonhard Meister, Beat Ludwig von Muralt e Johann Heinrich Pestalozzi.

Punimi mė i plotė, mė interesant e mė i dokumentuar mbi atė ēka prezanton luksi, qe pa dyshin libri i historianit, sociologut e ekonomistit gjerman, Werner Sombart “Luksi e kapitalizmi” i botuar mė 1913. Nė pesė kapitujt e kėtij libri radiografohet fenomeni i origjinės sė kapitalizmit, ku sipas autorit tė tij, lindi e pati rritje nė mbretėritė e shekullit XV. I pėrpiktė, i dokumentuar e interesant ėshtė pėrshkrimi qė i bėhet luksit tė 1400-s e deri nė vitet nė vazhdim. Shpenzimet e Mbretit tė Francės, tekat e dashnoreve tė Luigjit XIV qė rėndonin mbi arkėn e shtetit, preventivat dhe paratė e pėrdorura pėr tė ndėrtuar e pėrmirėsuar rezidencat mbretėrore nė njė Francė me njė ekonomi rurale qenė shprehje luksi dhe shenjat e para tė kapitalizmit. Me mbarimin e Mesjetės asistohet nė njė zhvillim tė jashtėzakonshėm tė jetės mbretėrore e oborri i parė modern qė shfaq hapur luksin superflu qe ai i Avignone-s. Principet italiane tė Rilindjes amplifikojnė kėto tendenca e u dhurojnė damave aristokratike njė influencė tė madhe nė administrimin e kapitaleve. Supremacia femėrore ėshtė dukshėm objektivi final i oligarkive qė qeverisin Perėndimin modern. Ndėrsa nė Mesjetė luksi shfaqej nė pasuri territori, nė Rilindje shfaqet nė vleftė monetare e fillon tė qarkullojė njė sasi e madhe paraje dhe pėr shkak tė arit e floririt qė vinte nga Amerika. Shumėfishohen titujt aristokratikė, asistohet nė futjen e elementeve tė reja borgjeze dhe koncepti tregtar nė botė pėrhapet shumė, duke infektuar tė gjitha shtresat sociale. Qytetet zmadhohen e fillon tė lindė njė proletarizėm urban, forcat e tė cilit do t’u vihen nė shėrbim shekujve tė mėvonshėm. Nga pasuria e luksi po lindte kapitalizmi me aleatėt e tij natyralė qė dikur Mesjeta i konsideronte tė dyshimtė. Paraja qė pėr Kishėn mesjetare konsiderohej “njė skelet i demonit”, pėr protestantėt konsiderohej si njė dhuratė e Zotit. Vetė Mbretėresha Maria Antonieta ishte e ēmendur pas luksit tė shfrenuar me njė jetė aristokratike pothuajse tėrėsisht tė korruptuar.

Fundi i shekullit XX dhe shekulli XXI e kthehu luksin nė skenėn e njė shqise tė gjashtė qė kapėrcen kodet tradicionale materiale pėr t’u projektuar drejt njė sfere akoma mė tė rrallė, mėnyra e tė qenit unik e tė jashtėzakonshėm triumfon nė ēdo fushė. E faji ėshtė i konsumatorit, gjithnjė e mė kritik, mė kėrkues drejt njė autorealizmi mbi koncepte si personalizmi i gjithēkaje qė zotėron apo vetėpėrkatėsia e njė grupi social tendencioz i shoqėrisė. Si njė ngjarje sociale identifikohet nė aftėsinė pėr tė flirtuar me intelektin e linjėzohet me sensacionet qė arrin t’i transmetojė ēdo konsumatori tė vetėm, ėshtė njė lojė pa mbarim manish, kontradiktash, kontrastesh infinite qė turbullojnė edhe studiuesin qė edhe pse i vėzhgon pa moralizėm e paragjykime, ndien forcėn shtrėnguese dhe bashkėkohore tė joshjes sė tij.

Alba Kepi Gazeta Standard

Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 13300
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė ēmendur pėr luks!

Mesazh nga Katilja prej Wed 03 Jul 2013, 19:56

interesante kjo tem

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 

Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 5515
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė ēmendur pėr luks!

Mesazh nga Sponsored content Today at 01:01


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi