» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Pse po zgjerohet e “keqja sociale” dhe “njerėzit e kėqinj”?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pse po zgjerohet e “keqja sociale” dhe “njerėzit e kėqinj”?

Mesazh nga Arjana prej Wed 30 Jun 2010, 22:49

Nė shoqėrinė modern shqiptare ėshtė shtuar shqetėsimi social nga qė ėshtė duke u shtuar prania e tė “keqes” nė kuptimin mė polyvalent tė termit nė sjelljet sociale dhe individuale tė shumė njerėzve tanė. Ndėrkaq, nga ana tjetėr dhe me tė njėjtin intensitet duket se nė ambientet sociale tė shoqėrisė po zvogėlohen motivet, lidhjet njerėzore dhe njerėzillėku nė marrėdhėniet qė zhvillohen midis njerėzve. Po tė vėzhgosh me kujdes realitetin tonė duket se nė shumė drejtime nė sjelljet e njerėzve ka shumė aspekte negative, po zgjerohet neurotizmi social dhe mungesat e ndjeshme tė komunikimit, brutalitetit, po pėrhapet gėnjeshtra dhe po bėhet mėnyrė jetėese mashtrimi social. Tė gjitha kėto tė kėqija morale, sociale dhe individuale, tashmė nuk janė fenomene tė veēanta, sporadike.Ato po bėhen gradualisht dukuri sociale tė shtrira nė pėrmasa sociale, tė cilat janė bėrė tejet shqetėsuese.

Nuk ka dyshim qė progresi material dhe social i shoqėrisė tonė drejt modernitetit, nuk ėshtė proces i qetė dhe zhvillim harmonioz, simetrik, i ekuilibruar nga pikėpamja sociale. Pėrkundrazi siē po duket, procesi i modernizimit tė shoqėrisė shqiptare ka marrė deformime tė thella dhe shumė dukuri tė sė keqes sociale dhe individuale janė pėrhapur nė pėrmasa tė tilla, qė jo vetėm pėrbėjnė shqetėsim moral, por dhe po ndikojnė nė deformimin social tė shoqėrisė tonė. Pėrhapja e tė keqes, veseve sociale, negacionit, mashtrimit, janė nė pėrmasa tė tilla, qė sipas meje momentalisht tė duket se ato e kanė kaluar kufirin e natyrshėm tė shfaqjes sė tė keqes, qė ka vetė natyra njerėzore dhe qė mund tė jetė i pranishėm nė marrėdhėniet shoqėrore. Pėrmasat e veseve sociale, tė mungesave qytetare, egėrsisė sė sjelljeve individuale, tė mashtrimit pėr qėllime pėrfitimi janė bėrė epidemi tė frikshme, qė sociologjikisht tė venė para dilemės qė tė mendosh, se cila ėshtė rruga nėpėr tė cilėn po ecim: drejt qytetėrimit apo drejt “gjendjes paranjerėzore” ? Pėr tė mirėn dhe tė keqen historikisht ėshtė folur dhe shkruar nga shumė filozofė, antropologė, moralistė, nga feja dhe etika sociale dhe individuale. Nuk ėshtė rastėsi qė kėtė ēėshtje filozofė tė shumtė si Spinoza, fjala vjen, por dhe shumė tė tjerė pas tij, e kanė definuar tė mirėn si “mjet” me anėn e tė cilit njerėzit afrohen me modelin e “natyrės njerėzore” dhe tė “keqen” si diēka qė na pengon tė arrijmė njė gjė tė tillė.Padyshim shumė tė kėqija sociale tė shpirtit, mendjes, sjelljes dhe marrėdhėnieve midis njerėzve, tė bėjnė tė pyesėsh nė se kėto dukuri sociale tė deformuara tė shoqėrisė dhe qytetėrimit tone, kanė vetėm shkaqe objektive dhe janė tė lidhura vetėm me ndryshimin e kushteve materiale tė jetės shoqėrore dhe ekonomike? A ėshtė ndryshimi i sistemit politik, social, ekonomik shkaku qė nė jetėn tonė erdhėn kėto pasoja negative kaq eruptive, kaq asociale dhe shqetėsuese pėr jetėn dhe qytetėrimin tonė, apo ka edhe arsye tė tjera qė nuk janė domosdo tė lidhura me kushtet e jetės sė sotme politike dhe material? Pse ka marrė pėrmasa tė tilla zgjerimi i ndjenjave tė tilla jo humane si egoizmi, individualizmi, ftohtėsia sociale, shkėputja e lidhjeve, dhuna, agresiviteti, divorci, amoraliteti ? Pse ato gati po eklipsojnė disa vlera tė mėdha tė shoqėrisė dhe qytetėrimit modern qė janė instrumente tė ndėrtimit tė marrėdhėnieve njerėzore nė shoqėri. Pse po ndodh qė nė vend tė qėndrimeve tė arsyeshme tė zhvillohen veprime irracionale, pse humanizmi po mbytet nga egoizmi, dashurisė po ja ze vendin urretja?Ne jemi vėrtet tė tronditur me agravimin e situatės sociale dhe morale tė shoqėrisė tonė, me inondimin e situatės nga sjelljet brutale dhe nėpėrkėmbjen pa skrupull tė tėrė sistemin tonė tė vlerave tradicionale dhe tė qytetėrimit. Ndėrkaq nuk ka ditė tė mos ketė fakte, ngjarje, ndodhi tė cilat na tregojnė se tani shumė tė kėqija qė kanė hedhur rrėnjė nė realitetin tonė e kanė kaluar kufirin e tė keqes njerėzore dhe janė bėrė sjellje gati animaleske qė po e kalojnė tė keqen nė kufijtė e papranueshėm tė tė tmerrshmes dhe tragjikes. Vrasjet nė familje, krimet pėr pronė apo xhelozi, rrėmbimet e personit, vjedhjet me armė, e shumė dukuri tė tjera nuk janė mė veprime njerėzore tė kėqija, por janė veprime ekstremisht tė shėmtuara, nė pėrmasa anti-humane dhe me pasoja tragjike.Duke vlerėsuar nga pikėpamja sociologjike situatėn qė po zhvillohet nė shoqėrinė tonė, duket se nuk na shqetėson aq shumė fakti, qė pėrmasat e tė keqes janė pėrhapur dhe zgjeruar sė tepėrmi, se sa duhet tė na alarmojė fakti qė nė shoqėrinė tonė po lulėzon “psikologjia e pėrshtatjes” me tė keqen, qė njerėzit tanė po mėsohen me tė, qė ata po “familjarizohen” dhe po e vlerėsojnė tė keqen sociale si diēka tė pranueshme, qė justifikohet si pasojė e modernitetit dhe qė mėsohen tė bashkėjetojnė me tė, duke e konsideruar sit ė keqe tė “domosdoshme” apo tė “pashmangshme”. Nė se duam tė pėrmirėsojmė situatėn sociale nė shoqėrinė tonė, nė se duam qė marrėdhėniet midis njerėzve tė pėrmirėsohen, duhet sė pari tė krijojmė njė kuptim tė pėrbashkėt social dhe tė nisemi nga parimi se e keqja nė shoqėri ėshtė e keqe. Nuk ėshtė normale qė njeriu tė mėsohet ta pranojė apo tė kėnaqet me tė. Pėrkundrazi pėr aq kohė sa njeriu do tė jetė njeri, ai nuk mund tė pranojė tė “drejtėn e ekzistencės” dhe ca mė pak tė “qytetarinė” sė tė keqes, dhe mundėsinė fatale tė adoptimit tė njerėzve tanė pasivisht dhe fatalisht me tė. Nė familje, nė shkollė, nė institucionet fetare, nė komunistėt duhet tė bėjmė gjithēka qė njerėzit normal tė krijojnė bindjen se zgjidhjet e kėqija personale nuk janė zgjidhje sociale dhe humane. Natyrisht janė shtuar njerėzit justifikues tė realitetit dhe banalizimit tė sė keqes, njerėz qė me mendjelehtėsi thonė, se kjo ėshtė shoqėria moderne dhe se tė kėqijat sociale dhe sjelljet eksentrike individuale, janė sipas tyre thjesht pjesė endemike tė saj. Nė tė vėrtetė nuk ėshtė kėshtu. Qėndrimi pasiv, konformist dhe sidomos miratues dhe pranues i tė keqes sociale nė shoqėrinė shqiptare janė bėrė qėndrime tė patolerueshme. Kėtė tentativė pėr tė mėsuar njerėzit qė tė bashkėjetojnė pa shqetėsim me tė keqen, pėr ta pranuar atė, dhe ca mė keq pėr t’i dhėnė saj tė drejtėn e qytetarisė, sociologėt e kohės moderne e kanė quajtur tentativė transhedentale pėr tė afruar “njerėzoren me jonjerėzoren”. Padyshim e keqja nė shoqėri dhe nė jetėn e njeriut tonė ekziston. Ajo ėshtė pjesė e jetės njerėzore. Por standardet e jetės sė lire dhe modern, janė tė tilla qė kanė forcė organizuese dhe drejtuese pėr ta orientuar njeriun nė rrugėn e duhur, duke mos e lėnė atė qė tė orientohet nga e keqja dhe qė ta bėjė njeriun “kafshė”, apo nga ana tjetėr ta bėjė tė imunizuar nga ēdo e keqe e mundshme dh eta bėjė njeriun e vėrtetė “hyjni”. Duhet tė mėsohemi dhe tė pranojmė se e keqja ėshtė diēka njerėzore, ajo jeton brenda njeriut, por nė ēdo rast ajo pėrfaqėson drejtimin drejt regresit, drejt pakėsimit tė humanitetit.Nuk ėshtė normale ajo qė po ndodh nė shoqėrinė tonė qė po shtohen njerėzit qė kanė sjellje tė kėqija, asociale, qė nė njė farė mėnyre ata bėhen njerėz “tė ēliruar nga rėndesa e qenies sė vet njerėzore” (Fromm). Duke vlerėsuar pėrmasat, zgjerimin e shpejtė dhe intensitetin e tė keqes qė ka kapur njerėzit tanė, pasoja qė po sjellin nė shoqėrinė tonė, duket se kemi njė “devijim social” nga bazamenti human. Potenciali i tė keqes sociale nė shoqėrinė tonė po rritet, nga qė po shtohen njerėzit qė e kanė orientuar veten dhe sjelljen e tyre drejt tė keqes, duke u sjellė nė rrugė jo humane dhe antisociale.Njė gjė ėshtė e sigurt dhe evidentohet nė shoqėrinė tonė si problem social dhe sociologjik njėherėsh. Njeriu ėshtė i lirė dhe ka mė shumė mundėsi pėr shkak tė natyrės dhe sidomos tė orientimit tė tij personal, qė tė ecė para dhe mbrapa, duke qėnė i prirur edhe pėr tė qėnė i mirė por edhe pėr tė qėnė i keq. Nė se duam tė edukojmė njerėzit tanė nė familje, nė shkollė dhe komunitet ėshtė mė mirė t’i mėsojmė tė dinė tė orientohen nė ēdo rast me alternativat qė ka jeta, qė janė tė mira dhe tė kėqija. Aftėsia pėr tė zgjedhur midis tyre ėshtė mjeti edukativ qė ndihmon njeriun tė orientohet kah e mira, humania, e bukura, e shėndetshmja. Nėpėrmjet kėtyre institucioneve kemi mundėsi si askund tjetėr qė tė edukojmė tė njeriun, tė ndihmojmė prirjen organike tė tyre pėr tė qėnė tė orientuar drejt sė mirės duke shmangur rreziqet e devijimeve sociale deri nė limitet ekstreme tė “veprimeve jo tė njerėzishme” qė pastaj pėrfundojnė me sundimin e sė keqes dhe dominimin e “sjelljes jonjerėzore”. Kėtė kėrkon shoqėria jonė, nė mėnyrė qė tė mund tė dalim nga qerthulli i sjelljeve jo humane, nga procesi i dehumanizimit tė njeriut, i njeriut tė ftohtė, indiferent me shoqėrinė, sidomos tė atyre qė kanė humbur shpresėn, se ka edhe nė shoqėrinė tonė kushte qė ndihmojnė qė ēdo njeri mund tė “gjejė rrugėn” e duhur, tė mire, tė humanitetit social.

Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 13285
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse po zgjerohet e “keqja sociale” dhe “njerėzit e kėqinj”?

Mesazh nga Elhamiu prej Wed 30 Jun 2010, 22:55

e keqja sociale, po rrritet , nga dembelija qe pertojm per te punuar ,edhe nga hajnija ne qeveri

e nga njerzit ekeqij , kur jan pa shpirt pse mos behen njerz te keqij veq dem te bejn siq po bjen

firma.................................................................................................................................................................................
Mua nuk me tremb vetmia e nates,
nuk me trembin as tingujt e ores ne qetesi,
kur prane te kam me tremb heshtja e fjales,
me tremb trishtimi ne qiellin plot me kaltersi.

... Nuk me trembin fjalet qe mund te thuhen diku,
jeta primitive ka qene dhe do te mbetet perhere,
trembem kur fjalet degjoj nga gjuha e nje miku,
trembem kur mendoj se s'me njohu asnjehere

Elhamiu

Postime : 2515
Kyējet nė forum : 11153
Regjistruar mė : 24/02/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse po zgjerohet e “keqja sociale” dhe “njerėzit e kėqinj”?

Mesazh nga Katilja prej Tue 25 Jun 2013, 14:59

zilia edhe etja per pushtet tbejn te till

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 

Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 5500
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse po zgjerohet e “keqja sociale” dhe “njerėzit e kėqinj”?

Mesazh nga Eidisi prej Thu 27 Jun 2013, 18:44

Stili jetes jemi shum inatqare te  medhenj

firma.................................................................................................................................................................................
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi)

Eidisi
Admin

Shteti : Europe
Postime : 280
Kyējet nė forum : 4598
Regjistruar mė : 10/01/2013
Profesioni : Duke rritur Cunin

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse po zgjerohet e “keqja sociale” dhe “njerėzit e kėqinj”?

Mesazh nga Sponsored content Today at 02:54


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi