» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

6 pėrdorues nė linjė: 1 anėtar 0 tė fshehur 5 vizitorė :: 1 Bot

sirena

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Pushimet, nė det, mal apo nė fshat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pushimet, nė det, mal apo nė fshat

Mesazh nga Arjana prej Wed 30 Jun 2010, 21:09

Pushimet qė na bėjnė mirė

Pėr alergjikėt ėshtė mė mirė deti, kush ėshtė i stresuar mund tė zgjedhė fshatin, ndėrsa astma mund tė kurohet nė mal. Pushimet e verės sjellin me vete plot tė mira dhe rreziqe pėr shėndetin nėse nuk di t’i organizosh ashtu siē duhet. Ja kėshillat e mjekėve se ku duhet tė shkojmė.

DETI

Kujt i bėn mirė

Pushimet nė det mbeten mė tė preferuarat pėr pjesėn mė tė madhe tė njerėzve gjatė kohės sė verės. Ato fillojnė qė nga fundi i majit, kur rrezet e diellit janė mė tė shėndetshme, e zgjasin deri nė fund tė shtatorit. Por, pėrveēse njė mjet i mirė pėr t’u ēlodhur, shumė njerėz e pėrdorin atė si “kurė” pėr qindra sėmundje. Deti kėshillohet pėr anemitė, depresionin, tiroidet, artrozėn, sėmundjet alergjike tė lėkurės, sėmundjet reumatizmale dhe rakitizmin. Ajri i detit ka njė pėrqendrim tė madh lagėshtire dhe mund tė “gjallėrojė” rrugėt e frymėmarrjes dhe t’u shėrbejė atyre si njė mbrojtės natyral. Sipas mjekėve, deti kėshillohet shumė pėr ata qė vuajnė nga tiroidet, pėr shkak tė pasurisė sė madhe tė jodit, por edhe pėr ata qė vuajnė nga varicet, ku shėtitjet e gjata buzė detit me kėmbėt e zhytura nė ujė, qė falė efektit tė valėve shėrben si njė masazh, ndihmon nė qarkullimin e gjakut.

Kujt nuk i bėn mirė

Nė periudha ankthi dhe irritimi, sėmundje infektive, tension shumė i lartė i gjakut, sėmundjet e zemrės dhe tiroidet nė fazė kritike. Por personat qė vuajnė nga stade tė avancuara tė tiroideve nė fillim duhet tė konsultohen me mjekun para se tė vendosin pėr t’i kaluar pushimet nė det. Jodi nė fakt ėshtė thelbėsor pėr sintezėn e hormoneve tiroide dhe ta furnizosh me sasi mė tė madhe se ē’duhet njė gjėndėr qė nuk “punon” mirė ėshtė njėsoj si t’i hedhėsh benzinė zjarrit.

Masat mbrojtėse

Kujdes, mos e ekzagjeroni me diellin. Mania pėr tė marrė sa mė shumė rreze ėshtė mjaft e rrezikshme. Nė mesditė pėr asnjė ēast mos rrini nė diell, pasi jeni shumė tė ekspozuar ndaj sėmundjeve tė ndryshme tė lėkurės, pėrfshi kėtu edhe kancerin. Edhe tė moshuarit dhe kardiopatikėt apo diabetikėt qė janė nėn kontrollin e vazhdueshėm tė ilaēeve duhet tė tregojnė kujdes, sepse disa prej tyre mund tė shkaktojnė reaksione nė lėkurė pas njė ekspozimi tė tejzgjatur nė diell. E rėndėsishme pėr tė gjithė ėshtė aplikimi i kremrave rreth 20 minuta para se tė dalėsh nė diell dhe riaplikimi i tyre pas banjės nė det.

Bukuria

Kėtu qėndron magjia e detit: mjafton pak ditė nė plazh pėr t’u ndier mė nė formė. Gjithēka i detyrohet jodit tė diellit dhe ujit tė kripur, qė luftojnė ėmbėlsisht plakjen, stresin dhe celulitin.


MALI

Kujt i bėn mirė

Pushimet nė mal janė sinonim i relaksit. Duke qenė se thithim ajėr shumė tė pastėr lartėsia na ndihmon tė pėrmirėsojmė sistemin e frymėmarrjes, sidomos tek ata qė kanė probleme me astmėn. Ndėrkaq, prania nė ajėr e joneve negative pėrmirėson metabolizmin dhe sasia e madhe e oksigjenit nė atmosferė stimulon sistemin imunitar. Pastaj ecjet e gjata mes ajrit tė pastėr i bėjnė mirė zemrės, duke na ndihmuar tė humbim nė peshė dhe tė qėndrojmė nė formė. Lartėsia ka efekt stimulues nė sistemin nervor dhe ndihmon nė lehtėsimin e simptomave tė astmės bronkiale, por jo formave alergjike tė saj.

Kujt nuk i bėn mirė

Lartėsitė e mėdha nuk rekomandohen pėr personat qė vuajnė nga sėmundjet e rėnda reumatizmale dhe sėmundjet e veshkave. Alergjikėt duhet tė jenė tė kujdesshėm nga bimėsia nė vendin qė kanė zgjedhur pėr tė pushuar. Kush vuan nga tensioni i lartė i gjakut, jo i mirėkontrolluar nga ilaēet, duhet tė tregohet shumė i kujdesshėm nė vendet me lartėsi mė tė madhe se 1800 metra mbi nivelin e detit, sepse pėrtej kėsaj lartėsie organizmit i duhet tė punojė nė mėnyrė tė sforcuar, pėr shkak tė mungesės sė pėrqendrimit nė ajėr, qė e vėshtirėson shumė punėn e zemrės.

Relaksi

Nuk ka asnjė dyshim qė mali ėshtė mė qetėsues se deti, sidomos nėse je nė vende ku nuk kap celulari dhe nuk pėrdoret kompjuteri.

Fshati

Shikimi qetėsohet, mushkėritė mbushen me ajėr tė pastėr, zemra ngadalėson rrahjet pėr tė ndjekur ritmin e natyrės. Mjafton vetėm kaq pėr tė kuptuar se sa mirė mund tė na bėjė njė pushim mes gjelbėrimit tė fshatit. Pushimet nė fshat janė mėnyra mė e mirė e tė gjithė atyre qė jetojnė dhe punojnė nė qytete tė mėdha tė zhurmshme dhe tė stresuar. Tė jetuarit nė fshat, sipas studimeve tė ndryshme, largojnė ankthin dhe madje na bėjnė mė inteligjentė. Sipas njė studimi tė bėrė nga “Sages Colleges di Troy” nė Nju Jork, ka treguar se njė lloj bakteri mycobacterium vaccae, qė gjendet nė fusha, ėshtė nė gjendje tė pėrmirėsojė inteligjencėn dhe ėndimin te qeniet njerėzore. Ndėrkaq, bakteri qė transportohet pėrmes erės vepron si antidepresiv, duke e stimuluar trurin tė prodhojė seretoninėn, hormonin e humorit tė mirė, qė rrit edhe ndjesinė e mirėqenies.

Kujt i bėn mirė

Pothuajse tė gjithėve. Mė kujdes duhet tė tregojnė alergjikėt ndaj insekteve dhe personat nė mbipeshė, duke qenė se ushqimi i bollshėm dhe i freskėt ėshtė njė nga karakteristikat kryesore tė fshatit. Gjithmonė ushqime tė freskėta dhe larg yndyrės e mishit.

Recetat e bukurisė

Pushimet nė fshat janė vendi ideal pėr t’u kujdesuar pėr veten. Pėr shembull trajtimet antimoshė pėr fytyrėn, ku mė mirė tjetėr se nė fshat mund tė pėrgatiten me qumėshtin e freskėt, mjaltin dhe kosin e pėrgatitur vetė. Po ashtu tė gjitha frutat apo vaji i freskėt i ullirit shėrbejnė pėr t’i dhėnė fytyrės njė pamje tjetėr.

Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 13300
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pushimet, nė det, mal apo nė fshat

Mesazh nga Vizitor prej Thu 01 Jul 2010, 13:58

Ne te trijat do te doja pse jo deti ka bukurin e vet ,mali ka ajrin e paster ,dhe fashati me pelqen shume,sepse i ka te gjitha.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pushimet, nė det, mal apo nė fshat

Mesazh nga Katilja prej Wed 03 Jul 2013, 19:57

det tbejn mir rrezet e diellit

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 

Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 5515
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pushimet, nė det, mal apo nė fshat

Mesazh nga Vizitor prej Thu 04 Jul 2013, 23:07

Ne te trejat do me pelqente , secila ka bukurin dhe vleren e vet.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pushimet, nė det, mal apo nė fshat

Mesazh nga Sponsored content Today at 14:27


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi