» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


PĖRMBAJTJA SHOVINISTE E NJĖ MEDALJEJE SERBE TĖ VITIT 1912

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

PĖRMBAJTJA SHOVINISTE E NJĖ MEDALJEJE SERBE TĖ VITIT 1912

Mesazh nga Dode Progni prej Wed 30 Jun 2010, 20:50

PĖRMBAJTAJA SHOVINISTE E NJĖ MEDALJEJE SERBE TĖ VITIT 1912

Nė fondet e Muzeut Historik Kombėtar nė Tiranė gjendet njė relikt, qė paraqet interes jo vetėm pėr vizitorėt,por edhe pėr studiuesit. Ky ėshtė njė medalje serbe prej bronzi e vitit 1912,me formė rrethore,me diametėr rreth 4 cm. Ėshtė dhuruar nga veterani H.Meta,me banim nė Gurėz tė rrethit tė Krujės. Pėrpara se tė kalonte nė duart e tij, ajo ishte mbajtur nga njė vojvodė malazezė qė u vra nė vitet 20 tė shek.XX nė pėrpjekje me njė ēetė kryengritėsish kosovarė, luftėtarė tė lėvizjes pėr ēlirim,kundėr politikės shkombėtarizuese antishqiptare tė regjimit shovinist tė Karagjergjoviēėve. Medalja me mbishkrimin “Osveqeno Kosovo” (Hakmarrje pėr Kosovėn),e shpėrndar me rastin e fitores sė Serbisė nė Luftėn e I Ballkanike (1912) kundėr Perandorisė Osmane,ka kuptimin – hakmarrje pėr humbjen e pėsuar nė Betejėn e Kosovės tė vitit 1389. Dihet se nė atė betejė pėrball hordhive osmane tė sulltan Muratit II u kundėrvunė forcat e bashkuara serbe me nė krye princin Llazar,forcat shqiptare tė Gjergjit II Balshaj,tė Teodor Muzakės,etj.ato boshnjake,tė Tvėrtkos,forcat kroate,bullgare,rumune etj. Dihet gjithashtu se humbja e kėsaj beteje u kushtoi shtrenjtė popujve ballkanikė nė pėrgjithėsi,tė cilėt,dikush mė heret e dikush mė vonė,ranė nėn sundimin osman. Por qarqet drejtuese te Serbisė nė shek. e XIX dhe fillim tė shek XX e revokonin tė kaluarėn pėr tė ushqyer synimet ekspansioniste ndaj fqinjėve.Kjo u pasqyrua edhe nė simbolikėn e medaljes. Nė faqen e pėrparme tė medaljes,lart,ėshtė shkruar me shkronja kapitale me alfabetin cirilik “Osveqeno Kosovo”,nė qendėr njė diell qė rrezaton ka shėnuar datėn,vitin 1912,kurse nėn tė njė top dhe njė karrocė municioni qė duhet tė kenė kuptimin e trofeve,sepse topi mban shenjėn osmane (gjysėmhėnė me yll nė mes). Dy degė dafine tė lidhura me njė fjongo qarkojnė anėt e gjysmės sė poshtme tė medaljes, duke futur nė mes trofetė e pėrmendura. Nė anėn e brendėshme tė tyre,nė krahun e djathtė lart,paksa mbi top,nė reliev,qė jep kuptimin e njė sfondi,paraqitet njė lartėsi e thepisur me njė kėshtjellė mbi tė. Kjo faqe e medaljes le tė kuptohet se qėllimi ėshtė tė pėrkujtohet fitorja mbi armikun e vjetėr,pushtuesin shekullorė osman. Por tėrheq vemendjen faqja e mbrapme e medalje. Njė shqiponjė me njė mburojė me kryq nė gjoks qarkohet nga dy degė dafine nė gjethet e tė cilave janė shkruar emrat e disa qyteteve.Nė tė djathtė gjethet nga poshtė lart mbajnė kėto emra: Draē (Durrės),Prishtin (Prishtinė),Elbasan.Ijesh (Lezhė)Tetovo (Tetovė),Sjenica (Sjenicė),Dorjan,Ohrid (Ohėr),Skadar (Shkodėr),Bitol (Manastir),kurse nė krahun e majtė nga poshtė lart: Prizren,Mrdare (Merdar),Shtip,N.Pazar (Tregu i Ri),Debar (Dibėr),Jedrene (Edrene) Veles Prilip (Prilep),Sloplje (Shkup),Kumanovo (Kumanovė). Nga pikėpamja etnike e pėrbėrjes sė popullsisė,asnjėri prek kėtyre 20 qyteteve nuk ėshtė serb. Prej tyre 8 kan qenė dhe janė edhe sot qytete Shqiptare,kurse nė 5 tė tjerė shqiptarėt pėrbėjnė shumicėn e popullsisė ose janė nė njė pėrqindje tė konsiderueshme. Nė tė njejtėn gjendje paraqitet pėrbėrja etnike edhe nė trevat fshatare tė gravitonit nė kėto qytete. Ndėrkohė Elbasani,Durrėsi,Lezha,Shkodra njiheshin si qendrat mė tė rėndėsishme tė trevave shqiptare qėndrore e prendimore. Nė disa nga qytetet e shėnuara trupat serbe depertuan pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė ose kur nė to ishte ngritur flamuri. Nuk ishte pra fjala pėr qytete tė ēliruara nga sundimi osman e aq mė pak pėr qytete serbe tė ēliruara. Nuk ishte fjala as pėr tė pėrkujtuar vende betejash tė fituara,sepse nė pjesėn mė tė madhe ato u morėn pa luftė. Madje fjala nuk ishte as pėr qytete,ku trupat serbe arritėn tė hynin,sepse Shkodra ose Edreneja,pėr shembull,nuk u shkelėn dot prej tyre. Fjala ishte pėr treva e qytete tė lakmuara pėr pushtimin e tė cilave duhej tė luftonte ēdo ushtar,ēdo serb. Kuptimi i faqes sė pasme tė medaljes bėhet i qartė po tė kemi parasyshė shtrirjen e pretendimeve ekspansioniste maksimale tė qarqeve drejtuese tė Mbretėrisė sė Serbisė qė nga hartimi i “Naēertanies” sė Garashaninit,pėr ripėrtritjen e perandorisė mesjetare tė Stefan Dushanit. Bėhet edhe mė i qartė,kur njihen edhe pėrpjekjet e diplomacisė sė Beogradit, veēanarisht prej vitit 1912,pėr tė aneksuar treva shqiptare,e jo shqiptare,sa mė tė gjera. Por medalja e tregon fare hapur simbolikėn e vet kur hulumtohen tė dhėnat konkrete pėr frymėn shoviniste antishqiptare qė ushqenin prej kohėsh nė Serbi autoritetet fetare e laike,duke filluar nga pėrsonalitetet mė tė njohur tė shtetit si Millan Obrenoviēi,Peter Karagjergjoviēi,Vlladan Gjorgjeviēi,Nikolla Pashiqi etj. Prej tyre shqiptarėt,bashkėluftėtarė tė serbėve dhe tė gjithė popujve tė tjerė ballkanikė gjatė gjithė qėndresės shumėshekullore antiosmane,u denigruan si aleatė, u injotuan si njerėz,u mohuan si popull e si komb,bile u cilėsuan si jo autoktonė,por tė ardhur me dhunė e armiq,qė duheshin trajtuar njėsoj si pushtuesit. Fryma shoviniste ishte e pranishme edhe nė vlerėsimin dhe nė trajtimin e popujve tė tjetrė,banorė tė trojeve tė pretenduara nga qarqet drejtuese tė Beogradit. Nė rastin mė tė mirė ata duhej tė pranonin se ishin serbė “pa vetėdije tė mjaftueshme nacionale” dhe tė ndiheshin tė lumtur me rastin qė u jepej pėr t’ shpėtuar “shkombėtarizimit”
Pra medalja “Osveqeno Kosovo”, e cila iu shpėrnda ushtarėve dhe vullnetarėve me merita pėr fitoret e Serbisė gjatė Luftės sė Parė Ballkanike,nė fakt,nuk ka kuptimin e shpagimit ndaj Perandorisė Osmane pėr humbjen e pėsuar nė betejėn e njohur tė Kosovės,tė shek.XIV. Duke pasqyruar aspiratat shoviniste tė qarqeve drejtuese tė Serbisė pėr krijimin e njė shteti tė madh serb nė Ballkanin Prendimor ajo ishte,njėherazi,pjesė e asaj propogande,e cila kishte pėr qellim tė krijonte bindjen tek opinioni i brendshėm dhe i jashtėm se sakrificat po bėheshin pėr “ēlirimin” e tokave qė i takonin Serbisė. Ajo ėshtė njė dėshmi mė shumė nė vargun e pambarim tė provave qė demaskojnė synimet dhe politikėn tradicionale,thellėsisht shoviniste dhe antishqiptare,tė qarqeve drejtuese tė Beogradit.
avatar
Dode Progni
VIP

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 8506
Regjistruar mė : 09/04/2010
Profesioni : Historian-Pension

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi