» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


RRETH PREJARDHJES SĖ LAHUTĖS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

RRETH PREJARDHJES SĖ LAHUTĖS

Mesazh nga Dode Progni prej Tue 15 Jun 2010, 23:14

RETH PREJARDHJES SĖ LAHUTĖS

Nga Ramadan Sokoli

Nė Shqipėrinė Veriore lahutė quhet njė vegėl muzikore me njė kordė,prej qimesh kali,sė cilės i bihet me hark; ndėrsa nė Shqipėrinė jugore llahutė quhet njė vegėl tjetėr e gjinisė kordofone,e pajisur me katėr palė tela,tė cilėve u bihet me pendėz. Pra,pavarėsisht nga emri i pėrbashkėt,kemi tė bėjmė me dy vegla tė ndryshme si pėr ndėrtimin e tyre,ashtu edhe pėr mėnyrėn e pėrdorimit, veēoritė e tingėllimit,prejardhjen ose historikun e tyre etj. Pa u zgjatur rreth burimit dhe ndryshimeve qė ka pėsuar ky emer gjatė kalimit tė kohės,nė kėtė shkrim do tė ndalemi kryesisht rreth lahutės sė Shqipėrisė veriore.
Malėsorėt tanė e pėrdorin me ėndje kėtė vegėl dhe e dėgjojnė me vėmendje kur shoqėron kėngėt e trimėrisė nga epika jonė historike ose baladat dhe rapsoditė e epikės sonė legjendare. Lahuta pėrdoret nė ato krahina tė Shqipėrisė Veriore ku kėndohen kėngėt e kreshnikėve,domethėnė nėpėr trevat mbi lumin Drin. Nepėrmjet shtegėtimeve blegtorale tė malsorėve tanė kjo vegėl ka zbritur deri nė jugun e Lezhės. Kurse nepėr krahinėn e Matit e tė Dibrės nga njėra anė deri nė rrethin e Krujės e nepėr malėsitė e Tiranės nga ana tjetėr, pėrdoret njė variant i lahutės (“laurija”) me dy,tre ose katėr tela,tė cilėt nxjerrin tinguj nėpėrmjet fėrkimit me hark. Njė vegėl e tillė pėrdoret gjithashtu nga arbėreshėt e Greqisė.Pėrhapja gjeografike e kėtyre dy veglave nuk ėshtė e kufizuar vetėm nepėr krahinat e Shqipėrisė Veriore dhe verilindore. Vegla muzikore pak a shumė si lauria dhe lahuta jonė ( e cila pėrfaqėson tipin mė tė hershėm tė veglave kordofone me hark) pėrdoren nga disa popuj tė afėrt e tė largėt. Tė tilla janė psh “gusla” e sllavėve jugorė qė banojnė nė vargmalet Dinarike,apo “ravanastroni” i Indisė,gjithashtu “kobizi” i Kazakistanit,”hixhaku” i Uzbekistanit dhe i Armenisė,”komisi” i Kirkizisė,”Uhr-Sieni” i Kinės,”rebabi” i Arabisė,”ceravali” i Etiopisė etj. Po kėshtu e afėrt me laurinė tonė ėshtė “lira” e disa krahinave tė Greqisė,apo “lirica” e Bullgarisė e Maqedonisė. Gjithė kėto vegla kan pak a shumė tė njejtin ndėrtim dhe tė njejtėn mėnyrė pėrdorimi. Por kjo nuk do tė thotė se ato kan gjithashtu tė njejtat shprehi muzikore. Padyshim midis kėtyre veglave ka lidhje origjine ose “farefisnie”. Rreth prejardhjes sė tyre studiuesit kan shprehur mendime tė ndryshme. Disa thonė se ideja pėr nxjerrjen e tingujve nepėrmjet fėrkimit tė kordave me anė tė harkut paska lindur nė kohėn e lashtė nga imitimi i sharrės ose nga vetė harku i shigjetės. Kjo ėshtė vetėm njė hamendje. Historikisht dihet se kultura e vjetėr egjiptiane,asiro-babiloneze,greko-romake etj. nuk ka pasur vegla muzikore me hark. Ndėrkohė studimet muzikologjike mė tė pėrparuara e kan flakur tezėn antihistorike tė prejardhjes sė veglave kordofone me hark nga Skandinavia apo nga India dhe kan provuar me argumente se djepi i tyre ėshtė Lindja e Mesme,kryesisht Persia. Sė andejmi kėto vegla janė pėrhapur gjatė shekujve nepėr shumė vise tė Azisė,Evropės dhe Afrikės. Me sa duket shtegėtimi i tyre pėr nė Evropė ka filluar pas shekujve VIII – IX,nepėrmjet Bizantit, nga njėra anėdhe,nga ana tjetėr,nepėrmjet dyndjes sė arabėve nė Spanjė. Hė pėr hė ėshtė ende shumė e vėshtirė tė pėrcaktohet koha e depertimit tė kėtyre veglave nė vendin tonė. Dėshmia mė e hershme qė kemi rreth pėrdorimit tė veglave muzikore me hark nepėr vendbanimet e shqiptarėve ndodhet nė manastirin e Deēanit,konkretisht nė njė afresk tė pikturuar rreth vitit 1335,ku paraqitet njė grup burrash qė vallzojnė sipas tingujve tė laurisė,gloriskės,lodėrtisė dhe tullumbacit. Kjo ėshtė dėshmia mė e herėshme qė njihet nė Ballkan. Meriton tė vihet nė dukje roli i rėndėsishėm etik dhe edukativ qė kan luajtur lahutarėt nė jetėn e shoqėrisė sonė,duke ruajtur,pėrpunuar dhe pėrēuar brez pas brezi repertorin e tyre. Gjatė robėrisė shumėshekullore kėngėt e rapsodėve qė lartėsonin virtytet, veprimtarinė dhe shpirtin liridashės tė trimave,ngjallnin tek dėgjuesit, dėshirėn pėr tė ndjekur shembullin e mė tė mirėve.

Dode Progni
VIP

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 7543
Regjistruar mė : 09/04/2010
Profesioni : Historian-Pension

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi