» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


CIV per Yjet e Muzikes dhe Kinematografise Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

CIV per Yjet e Muzikes dhe Kinematografise Shqiptare

Mesazh nga Naki prej Fri 06 Jul 2007, 16:39


Leonora Jakupi

Leonora Jakupi lindi mė 3 mars 1978 nė Skenderaj, Kosovė. Njė ndėr kėngėtaret mė tė njohura, bukura dhe preferuara nė trojet shqiptare. Karriera e Leonorės ka filluar nė moshėn 15 vjeēare ku ka kėnduar pėr herė tė parė nė festivalin "Zėri e Drenicės". Kėnga e parė ishte "Dallėndyshe bukuroshe". Ka marr pjesė edhe nė festivale tė tjera si pėr shembull Festivali nė Radio Televizionin Shqiptar. Albumet e Leonorės pėrmbajnė muzikė tė rrymave tė ndryshme. Albumet e fundit pėrmbajnė kėngė pop tė inspiruar nga muzika turke.
Ja disa nga hitet e saj per adhuruesit e Leonora Jakupit
Sahara
Nė zemėr tė mė ndjesh
Ngushėllim
Zog i dashuruar
Mulliri
Oj Lulie
Kapėrolle
Ēapkėnja
Mos mė thuaj
S'di tė lutem
Kėngė pėr Ilaz Kodrėn
Xhamadani
A vritet pafajsia
S'jam ajo qė isha

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17503
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: CIV per Yjet e Muzikes dhe Kinematografise Shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Mon 16 Jul 2007, 16:20

Inva Mula-Ēako

Lindur nė/Born in Tiranė nė 27 . 06.1963
Arsimi/Education: Nė vitet 1982-86, studioi kanto dhe piano nė Akademinė e Arteve, Tiranė. Nė pėrfundim tė shkollės realizoi edhe figurėn e parė operistike (Violeta, nė operan Traviata, Verdi).

Mė 1992 shkon nė Paris me njė bursė specializimi, pėr tė pėrsosur repertorin dhe teknikėn e saj./



Inva Mula-Ēako - Veprimtaria:

Mė 1988 u emėrua soliste nė TOB, ndėrsa viti 1992 shėnoi fillimin e karierrės sė saj jashtė vendit.
Mė 1992 fillon punė nė korin e Operas sė Parisit, ku qėndroi vetėm 6 muaj.
Po nė kėtė kohė merr pjesė nė Konkursin e parė “Domingo” qė u organizua nė Operėn e Bastijės, dhe aty fiton ēmimin e parė. Prej asaj kohe Inva kalon nga njėri sukses nė tjetrin. (cui fanno seguito alcuni concerti con il celebre tenore all'Opéra Bastille, nonché a Bruxelles nell'ambito di "Europalia Mexico", a Monaco di Baviera e a Oslo).

Rolet dhe skenat ku ajo ka kėnduar janė:
Zhulieta, te Roméo e Zhulieta; Zholi te Bizet; Elvira tek Italiania nė Algjeri; Norina nė Don Paskuale; Karmen te Opera Komike e Parisit dhe nė Arenėn e Veronas mė 1999; Margerita te Fausti, Suzana tek Dasma e Figaros. Nė Operan e Bastijės interpreton rolin e Micaelas te Karmen dhe atė tė protagonistes te Lady Macbeth del distretto di Mzensk tė Šostakovic; Nė Operan e Bonit luan Lisetta te Rondine dhe Antonia te “Pėrrallat e Hofmanit”, ndėrsa nė Operan e Hamburgut ėshtė Adina te Elisir d'amore.
Qė nė fillimet e karrierė ajo pėrballon role tė ndryshme tė repertorit verdian: Oscar te Ballo me maska (Opera e Montekarlos); Naneta te Falstaff (Teatro alla Skala, Ravenna Festival me Rikardo Muti, Opera Lirike e Ēikagos, Opera e Marsejės); Gjilda te Rigoleto (mė 1998 dhe 2001 nė Arenėn e Veronės, Teatri Verdi nė Trieste, Musik Center tė Los Angeles, Teatro alla Scala); Violeta te Traviata nė Teatrot e Avignone, Los Angeles, Toulouse e nė vazhdimėsi nė Arena e Veronas mė 2000 e 2001, nė Opera e Montpellier, Teatro alla Scala, Opera e Nisės, nė Deutsche Oper tė Berlinit, nė New National Theatre tė Tokios dhe nė Royal Opera House-Covent Garden, Londėr.
Mes impenjimeve mė tė fundit tė Invės pėrmendim:
Lucia di Lammermoor nė Wiener Staatsoper, Les contes d'Hoffmann nė Teatro Verdi Trieste e Vienė, Carmen nė Opéra de Paris, Opéra de Nice e Bilbao, Manon nė Avignone, Rigoletto nė Teatro alla Scala dhe Firenze, L'Elisir d'amore nė Teatro Regio di Parma, Don Pasquale nė Romė, La Bohčme nė Opera Pacific di Los Angeles dhe Metropolitan Opera New York. Nė mars 2004, nė Kaljari (Itali), ka luajtur nė rolin e Liu` nė operan lirike me tre akte “Turandot" tė Puēinit.

Inva gjithashtu ka marrė pjesė nė njė numėr tė madh koncertesh si nė Kiev, Beirut, Zyrih(Zvicer), Avignone, Madrid, Festival di Colmar (Requiem e Krönungsmesse tė Mozart) e Dresda (Petite Messe Solennelle nga Rossini). Nė sezonin 1998/99 Inva Mula ka interpretuar mes tė tjerash Exsultate, Jubilate nga Mozart me Orchestra del Maggio Musicale Fiorentino e drejtuar nga Daniel Oren.

Inva Mula rikthehet ēdo verė nė teatrin antik tė Butrintit (Shqipėri), me njė koncert tė titulluar “Inva live nė Butrint".

Film:
Zėri i Inva Mulės mund tė dėgjohet nė kolonėn zanore tė filmit "The Fifth Element" nė gojėn e Diva Plavalaguna, rol i cili ėshtė interpretuar nga aktorja franceze Maļwenn Le Besco. Gjatė filmit Inva kėndon arien e operas Lucia Di Lammermoor tė Gaetano Donizetti. Zėri i Invės ėshtė pėrdorur nė partin e fundit tė operas me emrin The Diva Dance...

Ēmimet:
Nė 1987 fiton Ēmimin e I nė Konkursin e Zėrave Lirikė Tefta Tashko (Korēė, 1987),
Mė 1988 , Konkursin "George Enescu" nė Bukuresht.
Nė 1992, ėshtė fituese absolute e Konkursit "Butterfly" nė Barcelonė.
Nė1993, Ēmimi I nė Konkursin Ndėrkombėtar tė Zėrave Operistikė "Placido Domingo" nė Paris.




Artikuj nė Media/Articles published
Kritiku i njohur francez Jacques Doucelini, nė shkrimin e tij nė "Figaro", do tė theksonte se Ajo (Inva Mula) posedon nje timber zėri tė mrekullueshėm, ndoshta shumė mė tė pasur se sa vetė ky Hater i Kompienjes.
Pėr rolin e saj nė operan "Rigoleto" gazeta "La Repubblica" do tė shkruante pėr "Njė Xhildė me njė freski tė jashtėzakonshme. Kėnga e saj elegante e sensuale zhvillohet nė gjithė tėrėsinė dhe shtrirjen e vet"./

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: CIV per Yjet e Muzikes dhe Kinematografise Shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Mon 16 Jul 2007, 16:23

Lindur nė/Born in Korēė nė 24.01.1935
Arsimi/Education: Diplomohet pėr kanto mė 1963 nė Konservatorin e Tiranės./


Gaqo Ēako - Veprimtaria:
Studioi disa vjet nė Kons. Ēajkovski tė Moskės, pėr t’u diplomuar mė 1963 nė KSH tė Tiranės.
Qė prej vitit 1961 filloi karierrėn intensive si kėngėtare pranė TOB nė Tiranė, ku realizoi rolet kryesore pėr tenor nė tė gjitha operat qė u vunė nė skenė gjatė viteve 1960-90, ndėr tė cilat u dallua nė interpretimin e roleve tė Pinkertonit (Madam Baterflaj), Rodolfit (Bohema) dhe Kavaradosit (Toska) nga Puēini, tė Alfredit (Traviata) dhe Dukės (Rigoleto) nga Verdi, Nadirit (Peshkatarėt e Perlave) dhe Don Hozesė (Karmen) nga Bize, tė Dhimitrit (Lulja e Kujtimit, Kono), Skėnderit (Zgjimi, Harapi), e shumė tė tjera.
Ishte interpretues kryesor nė vepra madhore vokalo-koncertale, realizoi njė numėr tė madh koncertersh brenda e jashtė vendit (Itali, Kubė, SHBA, Rusi, Greqi, Turqi, Austri, Gjermani, etj.).
Veprimtaria e tij u shtri edhe nė fushėn e regjisė operistike (nė TOB), tė padagogjisė sė kantos nė Akademinė e Arteve.
Me njė jetė tė gjatė skenike dhe me arritje cilėsore, Gaqo Ēako u dallua pėr cilėsi tė veēanta timbrike, pėrthyeshmėri, dinamikė dhe muzikalitet tė rafinuar e diapazon maksimal vokal.
U vlerėsua me shumė ēmime e medalje nė aktivitete kombėtare e ndėrkombėtare (Ēmime tė para nė Koncertet e Majit, Medalja e Argjendtė nė Fest. e Rinisė nė Helsinki, etj.).
Mban titullin Artist i Popullit.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: CIV per Yjet e Muzikes dhe Kinematografise Shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Mon 16 Jul 2007, 16:25

Miriam Cani

Lindur nė/Born in Elbasan nė 1985
Miriam Cani - Veprimtaria:
Kur u largua nga Shqipėria ishte vetėm 5 vjeē, megjithatė ajo thotė se ndihet shumė shqiptare dhe kėtė kėrkon ta tregojė edhe me pjesėmarrjen e saj nė Festivalin e Kėngės nė RTSH.
Miriam Cani, ėshtė njė nga vajzat bukuroshe tė grupit “Preluders”, qė ka ēmendur jo vetėm tė rinjtė gjermanė, por edhe kudo nė Evropė. Pasi ka marrė pjesė me grupin nė disa aktivitete nė Shqipėri, Miriam rikthehet, por kėtė herė nė festivalin e RTSH-sė, me njė kėngė tė Alfred Kaēinarit, tė titulluar “Shko!”. Prej tri vitesh sė bashku me grupin, ajo ka zhvilluar turne gjithandej nėpėrGjermani.

Ndonėse ėshtė bėrė e njohur kėto vitet e fundit, ajo merret me muzikė qė nė moshėn 13-14 vjeēare, kur i ati e dėgjoi tek kėndonte nė dhomėn e saj. Fillimisht i bleu njė piano, ndėrsa mė vonė, nisi studimet pėr muzikė me mėsues gjermanė.
Nė 2006 “Preluders” nxjerrin njė album tė ri, i cili paraprihet nga njė kėngė e re qė del nė muajin janar dhe kanė planifikuar disa turne.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: CIV per Yjet e Muzikes dhe Kinematografise Shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Mon 16 Jul 2007, 16:27

Parashqevi Simaku

Lindur nė/Born in Kavaje
Parashqevi Simaku - Veprimtaria:
Simaku qe e vogel ka kenduar me familjen e saj e me pas ne festivalet e femijeve ne Kavaje. Ne moshe fare te re ajo ka perfaqesuar kulturen shqiptare duke kenduar kenge popullore ne radion dhe televizionin kombetar shqiptar dhe ka performuar ne festivale nderkombetare.

Prezantimi i saj i pare me skenat e huaja ishte ftesa par te marre pjese ne festivalin “Roskilde” ne Danimarke, ku kendoi rreth tridhjetė kėngė popullore dhe tė muzikės sė lehtė.
Mė pas ka kėnduar dhe nė vende tė tjera, si nė Algjeri, Turqi, Itali, Gjermani, Norvegji, Suedi, etj. me ansamblet dhe formacionet e ndryshme orkestrale te Shqiperise.

Ne Shqiperi ajo ka bashkepunuar me kompozitoret Pjeter Gaci, Nikolla Zoraqi, Agim Krajkė, Limos Dizdari, Spartak Tili, Avni Mula, Hajg Zaharia, Rexhep Hasimi.

Nė vitin 1999 u rikthye nė Shqipėri me njė turne me emrin “Kėngėt e popullit tim”. Koncertin e parė e dha nė Kavajė nė qytetin e lindjes,po kėshtu edhe nė Tiranė, Vlorė, Elbasan, Fier. Njė turne tjetėr me titullin “Mos ja prishni lumturinė” e ka realizuar nė Zvicėr, Kosovė dhe Greqi.

Pas kėtyre realizoi disa koncerte nė Amerikė, me kėngė tė kėnduara anglisht, bashkė me njė formacion tė vogėl orkestral nė disa klube nė Hollivud, Martini Long, Galapagos, Nju Jork, Antoni Pier 4, nė Boston, Piaca Bela, etj.

Njė nga kėngėt e para nė SHBA ishte njė bashkėpunim me muzikantin dhe producentin Stivi Snou. Me pas kėndoi kėngėn “Noi siamo uno”, njė bashkėpunim me producentin Lemel Humes, i cili ka shkruar kėngė pėr Rei Ēarls, Uitni Hjuston, Stevi Uonder. Ka bashkėpunuar edhe me producentė tė tjerė amerikanė.

Me pas i kthehet muzikės popullore ku fillon te shkruaj kėngėt e saj tė para, duke i kėnduar me kitare dhe i incizoi me bashkėshortin e saj.

Gjithashtu ka bashkėpunuar me kompozitorė amerikanė nė Los Anxhelos si Matt Chaitt, John Vaughn dhe Rae Dileo.

Albumi “Jehonė nga Iliria”, pėrmban 10 kėngė origjinale nė shqip e miksuar me muzikėn Folk dhe muzikėn amerikane moderne. Kėngėtarja Simaku ka shkruajtur dhe ka qenė producente e kėtij albumi, me ndihmėn e bashkėshortit tė saj Robert Nolfe. Albumi ėshtė realizuar nga studioja Sony/BMG, u shpėrnda nėpėr dyqanet diskografike mė 21 shkurt 2006 dhe lanēohet pėr shitje nė disa website si: Tower Records, Amazon, Best Buy, Circuit City dhe shumė tė tjera

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: CIV per Yjet e Muzikes dhe Kinematografise Shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Mon 16 Jul 2007, 16:53

Margarita XHEPA

Lindur nė/Born in Lushnje, Shqiperi. nė 02/04/1934
Margarita XHEPA - Veprimtaria:
Nje nga Zonjat e Medha te teatrit shqiptar. Ne maj 2004 u rikthye ne skenen e Teatrit Kombetar, per te shkelqyer ne dramen "Streha e te harruarve", nje tjeter sukses ne karrieren e saj 50-vjecare.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombėtar) dhe njekohesisht studioi ne Liceun Artistik, Dega e Drames.
Ka krijuar mbi 150 role ne teater, midis te cileve mund te permendim: Majlinden tek "Majlinda" (Xh. Broja), Dafina tek "Lumi i vdekur" (dramatizim nga K. Velēa i romanit me te njejtin titull te J. Xoxes), Filja tek "Cuca e maleve" (L. Papa), Zonja Meme tek "Kush e solli Doruntinen" (dramatizim nga E. Budina e P. Mani i romanit me te njejtin titull te I. Kadarese), Nena "Perballe vetes" (R. Pulaha) etj.
Ka qene njesoj e suksesshme ne rolet e dramaturgjise boterore, si Ofelia tek "Hamleti", Vajza e dyte tek "Mbreti Lir", Dado tek "Romeo e Xhulieta" Mbreteresha Margaret tek "Rikardi i III", te Shekspirit.
Ne rolet e tjera nga dramaturgjia boterore spikasin Klea tek "Dhelpra dhe rrushte" (Figereido), Lena tek "Xhaxha Vanja" (Ēehov), Ledi Milford tek "Luiza Miler" (Shiler), Zonja Berling tek "Vizita e inspektorit" (Pristli), Zonja Lomen tek "Vdekja e nje komisioneri" (A. Miller), Ana Andrejevna tek "Revizori" (Gogol), Marsela tek "Qeni i kopshtarit" (De Vega), Mashenka tek "Mashenka" (Afigenov), ShejIa tek "Morali i zonjes Dulska" (Zapolska), apo Dado tek "Elektra" e Sofokliut, nen drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, ne Teatrin Kombetar te Greqise, ne Athine.
Veē roleve ne teater, ka realizuor edhe 32 role ne kinema, duke punuar me shumicen e regjisoreve shqiptare. Me K. Dhamon xhiron "Vitet e para" dhe "Gjurmet", me I. Muēajn e K. Mitron "Dimri i fundit", "Toke e pergjakur", "Nje djale dhe nje vajze" dhe "Apasionata", me V. Gjiken "Gjeneral Gramafoni", me E. Musliun "Rrethi i kujteses" dhe "Vitet e pritjes" (E. Musliu), me K. Ēashkun "Dora e ngrohte", me Dhe. Anagnostin "Guret e shtepise sime", me P. Milkanin "Pranvera s'erdhi vetem", me S. Kumbaron "Koncert ne vitin 1936", me Gj. Xhuvanian "E diela e fundit" dhe "I dashur armik".
Ne vitin .... interpretoi ne filmin grek "Mirupafshim" (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Ēmimin e Madh ne Festivalin Nderkombetar te Filmit Mesdhetar ne Selanik, ndersa Margarita Xhepa, Ēmimin e Nderit.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: CIV per Yjet e Muzikes dhe Kinematografise Shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Mon 16 Jul 2007, 16:55

Kadri ROSHI

Lindur nė/Born in Ballsh nė 1924
Kadri ROSHI - Veprimtaria:
Njė nga aktorėt mė tė shquar nė historinė e teatrit shqiptar. Kaloi nga biletashitės nė kinema “Gloria”, nė sufler e mė pas aktor nė Teatrin Kombėtar tė Tiranės.
Nė vitin 1944 dhe 1946 u regjistrua nė Shkollėn Dramatike pranė Teatrit Popullor, por nuk fitoi, pasi ishte i belbėt. Sidoqoftė, mė 1948 nisi studimet e larta pėr aktor nė Zagreb dhe mė pas i vazhdoi ato nė Pragė. Nė 1952 u emėrua aktor nė Teatrin Popullor (sot Teatri Kombėtar) dhe luajti rolin e Osipit te “Revizori” i Gogolit. Njė rol i pėrmasave dramatike ku ndihet karakteri shqiptar ėshtė ai i Jonuz Brugės nė dramėn “Familja e peshkatarit” (1956). Me Hamletin dėshmoi aftėsinė pėr tė operuar me fjalėn dhe poezinė e saj, duke zbuluar kuptimet e fshehta tė tyre, nėntekstet, filozofinė e jetės. Nga Shekspiri luajti edhe Jagon (1959) te tragjedia “Otello”, ku vuri nė dukje njeriun cinik, me ironinė dhe mllefin e fshehur pas shtirjes, njė sumum ligėsie, hipokrizie, poshtėrsie.
Nė vitin 1961 ai mishėroi njė nga rolet mė tė bukur, duke mbritur nė njė kulm interpretativ, rolin e Ezopit nė dramėn “Dhelpra dhe rrushtė” e Guilherme Figueredos. Pėr tė mbritur nė pėrfytyrimin e filozofit dhe fabulistit tė lashtė, aktori provoi mbi 30 variante vetėm tė makjazhit, krahas elementėve tė tjerė tė aktrimit, duke na dhėnė pamjen poetiko-dramatike tė atij skllavi mendjendritur e filozof, qė arrin gjer nė njė sintezė tė menēurisė popullore.
Roli i Arturo Ui nga drama me tė njėjtin emėr e B. Brehtit (1971) mbetet njė nga rolet mė tė spikatura tė historisė sė aktrimit shqiptar. Figura e gangsterit politik dhe e tiranit kundrohet nė motėrzimet figurative qė aktori bėri nė rrafsh historik e bashkėkohor, duke mbritur nė caqet e njė abstragimi shprehės, me elementet e simbolit, alegoritė, aluzionet.
Ėshtė aktor i larmisė sė karaktereve nga shtresat e gjera popullore, njohės i psikologjisė sė njeriut, ka njė zė tė veēantė, metalik, ka punuar mjeshtėrisht me nėntekstin, me planet e fsheta, me maskėn aktoriale, me plastikėn dhe elementėt e tjerė shenjues tė interpretimit. Ai ka realizuar njė shndėrrim sa tė brendshėm, psikologjik, po aq tė jashtėm, fizik nė njėmendėsimin e personazheve tė shumtė.
Ka interpretuar mbi 160 role, nga kėto 30 nė filma.
Roshi ka dhėnė ndihmesė tė vyer edhe nė fushėn e pedagogjisė si profesor i mjeshtėrisė sė aktorit nė Akademinė e Arteve pėr shumė vite. Mė 1995 iu dha Ēmimi i Karrierės, mė 1997 Ēmimi i Madh i Nderit nė Festivalin e 38-tė Ndėrkombėtar tė Filmave nė Selanik, kurse mė 1999 ia dha titulli i lartė Nderi i Kombit. Mban titullin Artist i Popullit.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: CIV per Yjet e Muzikes dhe Kinematografise Shqiptare

Mesazh nga Guest prej Sat 16 Feb 2008, 01:24

shum flm motrushe arla qe i ke qitur kengetaret e vjeter qe kan pasur shum vleft se per kengetaret e rinj po e dijm Naki

Guest
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: CIV per Yjet e Muzikes dhe Kinematografise Shqiptare

Mesazh nga Sponsored content Today at 04:47


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi