» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

13 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 13 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Kosova dhe viset tjera shqiptare ishin, janė dhe do tė jenė Shqipėri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kosova dhe viset tjera shqiptare ishin, janė dhe do tė jenė Shqipėri

Mesazh nga Kle@Love prej Tue 11 May 2010, 16:42

Kosova dhe viset tjera shqiptare ishin,
janė dhe do tė jenė Shqipėri

Sami Frashėri

“Shqipėri i thonė gjithė atij vendi tek rrinė shqiptarėt” (Sami
Frashėri)
Pas deklarimit tė pavarėsimit nga Serbia,
rryma e vjetėr titiste, filosllave, e pėrkrahur fuqishėm nga vende dhe
qarqe tė njohura kundėrshqiptare, ka marrė hyxhym kundėr flamurit,
kundėr gjuhės dhe kundėr ēdo gjėje shqiptare. Dikur tė veshur me petkun
ideologjik tė titizmit dhe patriotizmit jugosllav, ndėrsa sot me petkun
ideologjik tė “solanomisė” dhe patriotizmit evropian, ky soj i
“shqiptarėve” po pėrpiqen tė na bindin se copėtimi i Shqipėrisė dhe i
kombit shqiptar ėshtė i pėrfunduar dhe i pėrjetshėm!? Shqiptarėt e
krahinės shqiptare tė Kosovės tashmė, sipas tyre, janė “kosovarė”, gjuha
e tyre ėshtė “gegėrishtja”, ndėrsa “flamuri” i tyre ėshtė lecka e
propozuar nga plani i Atisarit dhe e miratuar nga klasa politike kozmopolite dhe kombmohuese e Kosovės. Gjithmonė
sipas tyre, Kosova dhe “kosovarėt” tashmė janė vend dhe popull mė vete!?
Me vendin dhe shtetin e tyre, Shqipėrinė, mund tė kenė vetėm
marrėdhėnie tė fqinjėsisė, njėsoj si me Serbinė, si me Malin e Zi dhe si
me “Maqedoninė”!? Madje, ndaj Serbisė dhe Malit tė Zi, Kosova duhet tė
jetė mė e hapur se ndaj vendit tė saj AMĖ, Shqipėrisė! Pastaj, nė Kosovė
secili mund tė jetė dhe ėshtė ai qė ėshtė (serb, malazez, rom, turk,
hashkali, egjiptian, etj.), vetėm shqiptari nuk mund tė jetė SHQIPTAR,
por duhet tė bėhet “kosovar”!? Secila nga kėto pakica mundet dhe do ta
pėrdor lirshėm flamurin e saj, pėrveē shumicės, shqiptarėve (95% e
popullit tė Kosovės), tė cilėt duhet “doemos” tė heqin dorė nga flamuri i
tyre dhe ta pėrvetėsojnė si tė vetin “flamurin” (leckėn) e Atisarit!?
Ky pėrfundim doli edhe nga njė debat nė RTK-nė kundėrshqiptare nga
sahanlėpirsit e tipit Kelmendi, Matoshi e Spahiu. Ndėrsa filozofi i
shkretė, Kullashi, tha se “flamuri i ri ishte bėrė me plebishit”!? Nėse u
besojmė shpjegimeve qė japin fjalorėt pėr fjalėn “plebishit”, del se
Kullashi ka gėnjyer… Plebishit, sipas fjalorit, do tė thotė “votim i
pėrgjithshėm pėr njė ēėshtje politike me rėndėsi tė veēantė; referendum:
plebishit popullor”. Pėr leckėn-flamur, more zoti filozof, jo qė nuk ka
pasur votim tė pėrgjithshėm, referendum, por pėr tė nuk ėshtė votuar as
nė Kuvendin e Kosovės!! Sikur nuk ėshtė votuar as pėr planin dhe
kushtetutėn e Atisarit. Mbase ke qenė larg, nė Paris, e s’e ke marrė
vesh!


Propagandė dhe dhunė e shfrenuar institucionale dhe mediale ndaj
identitetit shqiptar
Kėta kalemxhinj tė paguar mirė nga qarqe,
fonde dhe shtete kundėrshqiptare kanė nė dorėn e tyre dhe i kontrollojnė
plotėsisht edhe mediat e shkruara dhe ato elektronike. Soji dhe
sorollopi i tyre ishin tė lirė dhe tė paguar mirė edhe nė kohėn e
pushtimit. Pena e tyre villte helm e vrer kundėr pėrpjekjeve kombėtare
pėr ruajtjen e identitetit gjuhėsor, kulturor e kombėtar dhe kundėr
pėrpjekjeve pėr ēlirimin e tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė nga Serbia,
Maqedonia dhe Mali i Zi. Kjo bandė mercenarėsh dhe soji i tyre atėherė
pėrpiqeshin dhe angazhoheshin pėr krijimin e kombit “jugosllav”.
Eksperimenti i tillė u kushtoi popujve jo serbė tė Jugosllavisė qindra
mijėra viktima dhe shkatėrrime kolosale. Fitorja e kombit shqiptar ndaj
forcave pushtuese serbe nė Kosovė i frikėsoi dhe i luhati pėrkohėsisht
kėto forca, qė vepronin si kolonė e pestė brenda kombit shqiptar.
Mirėpo, kalimi i disa drejtuesve tė Luftės Antipushtuese Ēlirimtare tė
UĒK-sė nė anėn e tyre u dha zemėr dhe forcė kėtyre bastardėve tė gjuhės
dhe tė kombit shqiptar. Shpalosja e leckės sė Atisarit nė kullėn e
Komandantit Legjendar, Adem Jashari, nuk ishte vetėm fyerje dhe provokim
i pashembullt pėr KULLĖN e Jasharajve dhe pėr KULLĖN shqiptare, por
ishte edhe njė shenjė dhe dritė e gjelbėrt pėr forcat kundėrshqiptare nė
Kosovė e mė gjerė nė trojet shqiptare.

“Ai qė s’do kombin e mėmdhenė e tij ėshtė tradhtar e i
lig; i tilli s’mund tė quhet njeri. Shqiptarėt mė tepėr se ēdo komb duan
dhe e nderojnė kombin e mėmdhenė e tyre. Shqiptari i vėrtetė vritet pėr
kombin e tij dhe s’mund kurrė tė duroj e tė dėgjoj njeri t’i shaj
shqiptarinė” – shkruante i madhi Sami Frashėri. Sot, njėqind e
nėntėmbdhjetė vjet pas botimit tė veprės madhore tė S. Frashėrit,
“Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ēdo tė bėhet”, sot, gati nėntė vjet pas
ēlirimit tė krahinės mė tė madhe shqiptare tė pushtuar, Kosovės, jetojnė
ca matoshėr, ca kelmendėr, ca spahinj e ca politikanėr, tė cilėt, me
moton “grusht bashkuar”, kanė marrė pėrsipėr zhbėrjen e shqiptarisė nė
Kosovėn e mbetur pas copėtimit dhe ndarjes sė tokave tė pushtuara tė
Shqipėrisė midis Serbisė, “Maqedonisė” dhe Malit tė Zi. Veprimtaria e
kalemxhinjve tė paguar mirė dhe e politikanėve tė dalur nga shkolla
titisto-kolaboracioniste nuk i habit shqiptarėt. Ajo qė ka ngjallur habi
dhe shqetėsim ėshtė nėnshtrimi dhe bashkimi me shkollėn
titisto-kolaboracioniste i disa figurave tė dalura nga shkolla e
qėndresės dhe e luftės kundėrpushtuese!! Tė parėt janė betuar e
stėrbetuar para padronėve tė vjetėr e tė rinj pėr zhbėrjen e qenies
shqiptare nė Kosovė, ndėrsa tė dytėt ishin betuar e stėrbetuar pėr
ēlirimin dhe bashkimin e tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė!! Populli
shqiptar i Kosovės dhe i gjithė Shqipėrisė nuk mund ta besonte kurrė se
pas Luftės sė UĒK-sė, pas gjithė atyre pėrpjekjeve, flijimeve dhe pas
atij gjenocidi e holokausti serb do tė pėrpiqej dikush t’ia ndėrronte
flamurin dhe pėrkatėsinė kombėtare!?

Klasa politike dhe institucionale atisariane, media e
shkruar dhe ajo elektronike, si dhe njė pjesė e inteligjencies nė Kosovė
po prodhojnė dhe ushtrojnė dhunė tė pashembullt institucionale,
mediale, politike, psikologjike dhe shpirtėrore ndaj popullit shqiptar.
Nuk po lėnė formė as mjet pa pėrdorur pėr ta detyruar kėtė pjesė tė
popullit shqiptar tė heq dorė nga identiteti i tij kombėtar, gjuhėsor,
kulturor, shpirtėror, etj., nė njė kohė qė tė gjitha pakicave nė Kosovė u
njihet e drejta, madje janė paraparė garanci kushtetuese, ligjore,
administrative, politike, financiare, etj., pėr mbrojtjen dhe fuqizimin e
identitetit tė tyre!!

Askush nuk ia ndalon Matoshit, Kelmendit, Spahiut dhe
sojit tė tyre, por as atyre qė kanė tradhtuar bindjet dhe shpirtin e
tyre shqiptar, tė deklarohen francezė, italianė, evgjitė, romė,
“kosovarė” ose “jugosllavė”, e ēka tė duan, sepse kombi shqiptar nuk
mbetet keq pa ta, por duhet t’u ndalohet tė ushtrojnė dhunė mediatike,
politike dhe institucionale ndaj popullit shqiptar. Kėtė e ndalojnė edhe
tė gjitha dokumentet dhe aktet ndėrkombėtare, tė cilat ėshtė zotuar t’i
respektojė “paria” e Kosovės. As ata, dhe askush nė botė nuk ka tė
drejtė ta pėrdor gazetėn, televizionin, institucionin shtetėror, arsimor
a politikė pėr t’ia mohuar tė drejtėn njė populli dhe pėr t’ia dhunuar
dhe nėpėrkėmbur identitetin e tij gjuhėsor, kulturor dhe kombėtar. Po tė
bėhej njė fushatė dhe dhunė e pėrmasave shumėherė mė tė vogla se kjo
ndaj pakicės serbe, ndaj gjuhės, flamurit dhe kulturės sė saj, do tė
bėheshin fletėparaqitje dhe ndjekje penale, do tė dėnoheshin autorėt dhe
tė mbylleshin mediat me arsyetimin “e nxitjes sė urrejtjes kombėtare”,
etj. Edhe pėrpjekjet dhe dhuna pėr spastrimin shpirtėror, kulturor dhe
gjuhėsor tė popullit shqiptar nė Kosovė duhet tė denoncohen, tė ndiqen
penalisht dhe tė dėnohen e tė ndalohen. Barra kryesore pėr mbrojtjen e
shqiptarėve jashtė kufijve tė shtetit shqiptar bie mbi Tiranėn zyrtare, e
cila pėr kėtė detyrohet edhe nga Kushtetuta. Kjo fushatė dhe dhunė e
shfrenuar ndaj shqiptarisė duhet tė denoncohet edhe nė gjykatat
ndėrkombėtare.

Nuk mund tė zhbėhet identiteti shqiptar nė Kosovė
Kėta maskarenj tė tipit Matoshi, Kelmendi e Spahiu, qė
kapen shumė pas demokracisė evropiane (sa pėr t’i hedh hi syve
opinionit), asnjėherė nuk e ngritėn zėrin kundėr ndarjes dhe copėtimit
tė tokave shqiptare. Kėta mercenarė, qė thirren nė filozofinė e
integrimeve evropiane, kur vjen puna te integrimet shqiptare, kanė
fytyrė dhe guxim tė ngriten edhe kundėr gjuhės sė njėsuar shqipe!!
Porosinė e Samiut tė pavdekshėm se “s’mund tė ketė Shqipėri pa
shqiptarė, s’mund tė ketė shqiptarė pa gjuhė shqipe, s’mund tė ketė
gjuhė shqipe pa shkronja shqipe, pa shkolla nė tė cilat mėsohet gjuha
shqipe” e kanė kuptuar ashtu siē e ka kuptuar Serbia dhe shovinistėt
tjerė, qė i tremb pėr vdekje ribashkimi i Shqipėrisė dhe i kombit
shqiptar. Prandaj, janė kaq tė zėshėm kundėr ēdo gjėje qė bashkon, janė
pėr njė copėzim sa mė tė madh tė qenies shqiptare. Sepse, vetėm kėshtu
Serbia, Greqia, Rusia, etj. mund tė shpresojnė tė sundojnė nė Ballkan pa
asnjė telashe dhe t’i shfrytėzojnė dhe zhbėjnė tokat e pushtuara tė
Shqipėrisė. Kėta paloshqiptarė kur shkruajnė dhe flasin gjuhėn e Vuk
Stefanoviē Karaxhiēit, kur shkruajnė dhe flasin gjuhėn angleze apo
ndonjė gjuhė tjetėr tė huaj u pėrmbahen tėrėsisht normave tė atyre
gjuhėve. Vetėm normėn dhe njėsimin e gjuhės shqipe nuk mund ta durojnė
kėta maskarenj tė padenjė pėr emrat mė tė bukur nė botė, SHQIPTAR dhe
SHQIPĖRI. Ata parapėlqejnė tė vetėquhen “kosovarė”, sepse kėshtu ndihen
mė afėr Serbisė se sa Shqipėrisė… Tė bindur se kanė marrė pėrsipėr njė
“mission impossible”, ky grup dhe politikanėt qė e mbėshtesin atė po
kėrkojnė shpėtim dhe mbėshtetje kudo dhe te kushdo qė ėshtė i gatshėm
t’i pėrkrah. Pėr realizimin e kėtij misioni dhe tė kėtij programi tė
papėrfunduar (pjesė tė tij janė realizuar mė herėt) tė Garashaninit,
Cvijiēit, Ēubriloviēit, Pashiēit, Rankoviēit e Titos kanė dėshtuar dhe
kanė thyer qafėn dhe kokėn e tyre sa e sa presednikė dhe sa e sa laro tė
tipit Hasani, Shukriu, Vllasi, Morina, etj. Nė pėrpjekjet e tyre pėr ta
zhbėrė popullin shqiptar, gjuhėn dhe flamurin e tij kanė dėshtuar edhe
sa e sa perandorė, sulltanė e krajla. Do ta thyeni qafėn dhe kokėn tuaj
edhe ju nė murin shqiptar. Pėr kėtė nuk ka asnjė dyshim.

Nė ndihmė tė kėsaj bande “kosovare” ditė mė parė u vu
edhe Solana, i cili deklaroi se “nė Kosovė po lind njė komb i ri”. Po ta
“pėrkthejmė kėtė deklaratė i bie qė nė Kosovė nuk do tė ketė mė popull
shqiptar!? Kjo deklaratė sigurisht qė ishte njė frymėzim i fuqishėm pėr
zvarranikėt e tipit Matoshi. Mirėpo, tė nesėrmen, Ambasadori amerikan nė
Tiranė, i erdhi nė ndihmė popullit tė pathyeshėm shqiptar, duke
deklaruar se “nė Kosovė duhet tė fuqizohet identiteti shqiptar”.
Deklarata e Solanės u botua nė tė gjitha gazetat e Kosovės dhe u dha nė
media elektronike, ndėrsa deklarata e Ambasadorit amerikan, qė ishte
pėrgjigje publike nė deklaratėn e Solanės, nuk u botua nė asnjė gazetė
dhe as u transmetua nga ndonjė medium elektronik “kosovar”!! Megjithatė,
populli shqiptar i Kosovės, i pėrkrahur nga mbarė kombi, po ecėn rrugės
sė tij shekullore, rrugės shqiptare. Ėshtė fat qė kjo rrugė e ka edhe
pėrkrahjen e Amerikės dhe tė gjitha vendeve qė respektojnė tė drejtėn e
popujve dhe tė njerėzve pėr ta ruajtur dhe deklaruar identitetin e tyre
kombėtar. Por, nuk duhet tė mungojnė edhe pėrpjekjet dhe bashkėrendimi i
tyre nga tė gjithė atdhedashėsit dhe shqiptarėt pėrparimtarė, tė cilėt,
bashkė me mbarė kombin shqiptar, do tė duhej tė krijonin njė digė tė
pakapėrcyeshme pėr fundrrinėn e kombit dhe pėr vendet kundėrshqiptare,
qė duan njė gjeografi, njė histori, njė kulturė shpirtėrore e materiale,
njė gjuhė, njė ekonomi dhe njė komb shqiptar tė copėzuar dhe tė
shkėrmoqur. Kjo DIGĖ (ribashkimi i Shqipėrisė nė njė shtet) do tė ishte
ndihmesė jashtzakonisht e madhe edhe pėr paqen dhe qėndrueshmėrinė
afatgjate nė Ballkan e mė gjerė. Zaten edhe nuk kemi rrugė tjetėr. Jemi
tė detyruar ose “tė dėnuar” tė bashkohemi dhe tė jetojmė si popujt tjerė
tė qytetėruar me nder dhe dinjitet…

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16815
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi