» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Historia e Manastirit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historia e Manastirit

Mesazh nga Vizitor prej Tue 04 May 2010, 09:43

Historia e Manastirit











100-vjetori i ABC-se, Manastiri *hap
krahet*

Manastiri ka veshur petkun e festes. Vetem pas pak ditesh ketu do te
festohet me madheshti 100-vjetori i alfabetit shqip. Qendroj perpara nderteses
historike ne oborrin e gurte te saj para kesaj porte historike, ndersa pyes
veten *Vertet ketu lindi alfabeti yne?!* ā€¦Ate 14 nentor te vitit 1908 kur
delegatet nga tere trevat shqiptare kaluan kete prag, frynte ere dhe binte
debore, e cila i kishte veshur kesulen e bardhe Pelisterit piktoresk duke i
dhene nje hijeshi te vecante ate dite Manastirit. Te gjitha trevat shqiptare e
ndjene se kishte filluar nje kohe e re, koha e te mesuarit te gjuhes meme me
shkronjat e saj, qe shqiptaret e kishin ruajtur ne shekuj si gjuhe qe flitej,
por nuk shkruhej. Te moshuarit ua kishin transmetuar me te rinjve brez pas
brezi, ndersa ato dite te jashtezakonshme hodhen themelet e endrrave te
shqiptareve per gjuhen e tyre. Ne oret e para te mengjesit, para kesaj ndertese
historike ishin grumbulluar mijera shqiptare qe te ftohtin e madh e peballonin
mes kengeve dhe valleve kombetare. Kostumet shumengjyreshe nga te gjitha trevat
shqiptare dhe hareja te jepnin idene se aty zhvillohej nje dasme e madhe. Para
nderteses, ne te dyja anet e lumit Draguar, pervec qytetareve, ishin rreth 100
nxenes shqiptare, te cilet mesonin ne shkollat e mesme te Manastirit. Ne keto
gjimnaze kishte edhe 4-5 profesore shqiptare, midis tyre edhe Bajo Topulli,
zv.drejtor i njerit nga gjimnazet turke te Manastirit. Kenga dhe vallja pushoi
duke u kthyer ne ovacione te zjarrta kur filluan te vijne delegatet prane
nderteses.
Ne sallen e Kongresit, rruga drejt bashkimit
Ne sallen e madhe u futen delegatet pjesemarres te ardhur nga te gjitha
trevat e Shqiperise, si dhe nga komuniteti shqiptar ne Rumani, Itali, Greqi,
Turqi, Amerike etj. Ne Kongres moren pjese pjesemarres te cdo feje, njerez te
ditur qe erdhen ne kete Kongres per nje qellim te madh kombetar. Kryetar i
Kongresit u zgjodh me vota te fshehta Mithat Frasheri, nenkryetar Luigj Gurakuqi
dhe Gjerasim Qiriazi. Diten e trete te punimeve u krijua Komisioni i Alfabetit
te Gjuhes Shqipe dhe kryetar i ketij komisioni u zgjodh poeti Gjergj Fishta me
anetare te tjere Ndre Mjeden, Luigj Gurakuqin, Sotir Pecin, Bajo Topullin etj.
Kongresi i Manastirit u nda ne kater grupe dhe tri dite rresht punuan vecmas.
Grupet paten diskutime te gjata dhe te ashpra per te zgjedhur variantin e
secilit grup, madje debati zgjati saqe u rrezikua edhe kompromisi. Por
kembengulja e Ndre Mjedes coi ne arritjen e nje kompromisi te madh historik. Ne
procesverbalin origjinal te Kongresit lexojme: *Te nesermen, para se te fillonte
punimet kongresi Dom Ndre Mjeda shkoi tek Mithat Frasheri dhe i paraqiti dy
alfabete. Zoti Frasheri, pas nje diskutimi te shkurter ngeli i kenaqur dhe i tha
Mjedes qe keto dy variante ti paraqiteshin komisionit.
Shfletojme dokumentacionin e Kongresit, flete te zverdhura nga koha,
por qe shndritin nga idete. Aty ndodhet edhe kumtesa e Gjergj Fishtes qe njihej
si Homeri shqiptar. Fjale zemre qe prekin zemrat e te gjithe delegateve:
*Vellezer nuk kam ardhur ketu qe te mbroj asnje alfabet, por qe te gjithe se
bashku te krijojme nje alfabet te perbashket. Jemi ketu jo per tu percare, por
per tu bashkuar...* dhe ne fund te fjaleve, nje perqafim ne foltore me lot ne sy
nga kleriku mysliman, Ibrahim Efendiuā€¦
Mjeda, teper i emocionuar e ndez sallen kur ngrihet dhe reciton vargjet
e tij, te skalitura mjeshterisht: *Permbi za qe leshon bilbili/ Gjuha shqipe
mshungullon/ Permbi ere qi nep zymbyli/ Pa da zemren ma ngushellonā€¦
Aty jane kujtimet e Mihal Gramenos, i cili kete moment historik e
pershkruan keshtu: *Ah, me sa gezim e pritem kete dite te Kongresit tone te
ABC-se, sepse ky kongres nuk ishte thjesht nje kongres gjuhetaresh, por nje
kongres kombetar per ceshtje te rendesishme te levizjes sone kombetare*.

Cfare ka mbetur sot nga Manastiri i Kongresit?
Qyteti historik i Manastirit, ashtu si 100 vjet me pare, pret shume miq
dhe te ftuar per te festuar kete ngjarje te madhe historike per te gjithe
shqiptaret kudo qe jetojne. Shume njerez kane sjelle ne dhomen-muze te kongresit
relike. Kryetari i Shoqates se Historianeve Shqiptare ne Maqedoni, prof. Nebi
Dervishi, ka sjelle ne muze foto te rralla te 11 anetareve te komisionit te
Kongresit te Manastirit te papublikuara me pare, nje abetare e vitit 1909, qe
mban firmen e Parashqevi Qirjazit, nje fjalor te Sami Frasherit, i botuar ne
vitin 1901. Por, tek shetit neper Manastir, kete qytet i cili ka mbartur shume
ngjarje historike per shqiptaret, eshte e veshtire te gjesh gjurmet e kohes se
shkuar. Nga shtypshkronja Universale qe shtypi abetaret dhe librat shqip, nuk ka
mbetur as nam, as nishan. Edhe pse familja Qirjazi me pese anetaret e saj kane
dhene kontribut te jashtezakonshem per kete ngjarje historike ku u ngrit
shtypshkronja dhe mbajti delegatet ne hotelin e saj te Germenjeve, nuk ka asnje
rruge me emrin e kesaj familjeje ne Manastir. Ndertesa historike e Kongresit te
Manastirit ishte ne gjendje te mjerueshme dhe gati drejt rrenimit. Nje nderhyrje
e para disa koheve me pare shpetoi rrenimin e saj. Kati i pare i nderteses
historike i eshte shitur per biznes ish-prefektit te pare te Manastirit! Ajo qe
ka mbetur si gjurme ne Manastir dhe qe nuk mund te zhduket, eshte vetem fusha e
Pellagonise qe na kujton te paret tane, pellazget. ABC-ja e Manastirit e 14
Nentorit 1908 do te mbetet ne qiellin e gjuhes dhe kultures shqiptare si ylli i
mengjesit.
Skica e Poradecit
Poeti i mirenjohur Lasgush Poradeci, atehere nxenes ne vitin e pare te
kolegjit rumun ne Manastir, ne nje skice te tijen (qe mund te jete krijimi i tij
i pare), e pershkroi keshtu kete moment: *Ishte nje i ftohte i madh me debore
dhe ne prisnim ne te dyja anet e lumit Draguar qe nanuriste me qetesi perendie.
Pas pak castesh filluan te vijne delegatet. Vijne me radhe llandonet me nga
kater kuaj secili, te zbukuruar me flamuj kombetare dhe kuajve iu kishin lidhur
fjongo kuqezi neper kembe. Siper mbi nje karroce fluturonte nje korb. Ndalon
karroca dhe prej saj del Cerciz Topulli. Me pas ai mori ne shenje korbin, duke
share ashtu sic shajne burrat kur korbi ra para kembeve te Mihal Gramenos. *Te
lumte Cerciz, - i thote Mihali. - Kongresi i ABC-se do te na veje
mbare*




Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Manastirit

Mesazh nga Interesant prej Tue 04 May 2010, 10:00

Artikulli kryesor

Manastiri ka qenė kryeqendėr gravituese e Vilajetit tė Manastirit, i cili ka pėrfshirė njė sipėrfaqe prej 22.000 km katorė dhe, nė tė cilin bėnin pjesė tokat shqiptare tė Iliridės gjėr nė Elbasan.

Manastiri ėshtė qytet i hershėm mesjetar i banuar nga popullsia arbėrore. Ky qytet ėshtė ngėrthyer nė arteriet mė tė rėndėsishme tė Ballkanit mesjetar. Nė kėtė qytet janė tė njohura karavanet tregtare, tė cilat ekspozonin mallrat dhe produktet nga Lindja dhe Pėrėndimi.Duke qenė se Manastiri ka paraqitur njė pozitė tejet strategjike nė Ballkan, pushtuesit otomanė pas betejės sė Savrės (Lusnjė) kundėr Balshės II, iu sulėn Manastirit dhe Kosturit si qytete, ku do tė mund ta pėrqėndronin ushtrinė e tyre pėr pushtime tė mėtutjeshme.Manastiri si njė nga qytetet mė tė rėndėsishme tė Ballkanit Jugor dhe nė veēanti tė Shqipėrisė, ėshtė pushtuar kopaskohe nga pushtues tė ndryshėm tė huaj: Perandoria e Nikesė (Azi e Vogėl), Perandoria Bizantine (formacion pasues i Perandorisė Bizantine tė hershme), Perandoria Bullgare e mbretit Asen dhe nga Perandoria e Car Dushanit.

Manastiri ėshtė qyteti i dytė pėr nga madhėsia nė Republikėn e Maqedonisė. Shtrihet nė pjesėn jugpėrėndimore tė kėtij vendi.Nė Manastir gjendet potenciali mė i madh ekonomik pas qytetit tė Shkupit. Manastiri ėshtė qendėr e industrisė sė materialit ndėrtimor, e industrisė metalpėrpunuese. tekstilit, lėkurės, ushqimit, etj.

DEMOGRAFI


Shqiptarė ka kryesisht nė rrethinė tė Manastirit, pra nė fshatra ėshtė pėrqėndruar pjesa mė e madhe e shqiptarėve. Ndėrkaq, popullata shqiptare brenda qytetit tė Manastirit, ka pėsuar paksa rėnie pėr arsye qė tashmė dihen. Manastirin vetėm gjatė decenies e kanė lėshuar njė numėr i madh shqiptarėsh tė cilėt emigruan nė Turqi, Rumani, Bullgari dhe nė vende pėrėndimore tė Evropės. Duke u nisur nga ky fakt, nė deceniet e fundit ėshtė rritur popullata sllavo maqedonase, jo si rrjedhojė e shtimit tė lartė, por ardhjes nga viset e tjera tė Maqedonisė Lindore pėr nė Manastir ku kanė siguruar punėsim solid dhe tė mira materiale

KULTUR


Gjatė fillim shekullit XIX, Manastiri ka qenė njė nga vatrat kryesore tė klubeve shqiptare, tė cilat aspironin pėrhapjen e arsimit shqip kudo ndėr shqiptarė. Pas revolucionit xhonturk (1908), duke pėrfituar nga koncesionet e vogla qė i bėnė nė fillim xhonturqit, Manastiri bėhet ēerdhe e vėrtetė e klubeve shqiptare, patriotėve shqiptarė dhe shtypshkronjave tė librave nė gjuhėn shqipe. Nė kėtė qytet shqiptar u mbajt Kongresi i Manastirit (1909) i cili vendosi pėr njė alfabet tė njėsuar tė gjuhės shqipe. Mbas Luftėrave tė pėrgjakshme ballkanike, Manastiri u pushtua nga hordhitė serbe tė cilat bėnė mizori tė papapara mbi popullsinė shqiptare tė Manastirit. Manastiri poashtu njihet edhe si njė nga qytetet shqiptare, i cili e ka mbėshtetur Kryengritjen e Ilindenit (Ilirdės) (1903) e cila i siguroi Republikės sė Krushevės njė autonomi tė shkurtėr. Nė kėtė qytet janė takuar shpeshherė pėrfaqėsuesit patriotė shqiptarė si Ēerēiz Topulli, Bajo Topulli, Mihal Grameno, Nazmi Bej Resnja me krerėt e rezistenėcs maqedonase

Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhės shqipe
Gjatė zhvillimit tė letėrsisė shqipe u hartuan disa alfabete tė ndryshme. Njė nga mė tė fundit ishte ai i krijuar nė Stamboll. Megjithatė, mendimi i pėrgjithshėm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak tė pranueshme pėr prodhimin e letėrsisė shqipe dhe gjuhės kombėtare shqipe. Pėr kėtė arsye, shoqėria aktive dhe idealiste "Bashkimi" nė Manastir, thirri Kongresin e Parė tė Pėrgjithshėm pėr diskutimin e njė alfabeti tė njėsuar. Njė alfabet i njėsuar do tė ishte fillimi i letėrsisė mbarė shqiptare. Prandaj mė 14 Nėntor 1908 nė Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.Nė kėtė kongres ishin tė pranishėm 150 delegatė, tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipnisė, si dhe nga komunitetet shqiptare nė Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikė etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashėri, i biri i Abdyl Frashėrit. Mithat Frashėri ishte nė atė kohė redaktor i dy revistave qė botoheshin nė Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mėsuese e shkollės sė vashave nė Korēė. Nėnkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korēa si dhe 11 antarė tė tjerė. Nė atė Kongres merrnin pjesė shqiptare te fese moslemane, katolike, ortodoksė, protestant, njerės tė ditur dhe te gjithė erdhėn sė bashku tė bashkuar si vėllezėr pėr njė qėllim tė madh kombėtar.Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku tė gjithė pjesmarrėsit sa njė hoxhė rendi ta pėrqafonte para tė gjithėve. Kėrkesa e kombėtaristėve shqiptarė ishte qė gjuha jonė Shqipe tė mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjė qė nėnkupton mosnėnshtrimin qoftė ndaj otomanėve qoftė ndaj grekėrve. Kongresi vendosi me votė unanime tė lenė mėnjanė alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhėn shqipe vetėm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe qė pėrdoret deri mė ditėt tona. Gjithashtu, u vendos qė pas dy vjetėsh tė mbahej njė Kongres i dytė nė Janinė pėr tė shqyrtuar problemet drejtėshkrimore e letrare, si dhe pėr tė bėrė pėrpjekje pėr shkrirjen e dialekteve gegė dhe toskė nė njė gjuhė tė njėsuar shqipe. Duke qenė se para Kongresit tė Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo pėrshtatiet e tyre, vendosmėria e delegatė vepėr t'i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi njė shpallje kulturore e panvarėsisė, gjė qė nuk kaloi pa u vėnė re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatėt e tyre sllavė.

Ndre Mjeda, njė studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta mė tė bukura gjuhės shqipe nė atė kohė:

Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.


Nė Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga njė grup tregėtarėsh atdhetar moslemanė shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit shpejtė u bė e njohur nė tė gjithė Shqipninė si shpėrndarėse e librave dhe gazetave nė gjuhėn shqipe. Nė kėtė punishte ishin tė punėsuar 17 vetė, tė cilėt punonin me njė makinė tė re elektrike, qė vihej nė lėvizje me dorė, pėr tė shtypur gazetėn e pėrjavėshme Bashkimi i Kombit si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.Ndėrkohė ēėshtja e gjuhės shqipe shpesh bėhej shkas shpėrthimin e dhunės sė fanatikėve qė sulmonin pa mėshirė pėrparimin e gjuhės shqipe. Babė Dudė Karbunara (1842-1917) i lindur nė Berat, bashkėpunonte ngushtė me Kostandin Kristoforidhin. Babė Karbunara shumė herė filloi gjatė kremtimit tė meshės tė lexonte ungjullin nė gjuhėn shqipe dhe kėshtu i filluan kėrcėnimet e para nga eprorėt klerikė otodoksė dhe mė 1895, fanatikėt i dogjėn tė tėrrė shtėpinė. Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani vraponte me librat shqip nė gji dhe me pushkėn nė krah fshat mė fshat nė Shqipninė e jugut pėr pėrhapjen e shkollės shqipe dhe kishėn shqiptare. Veprimtaria e At Stath Melanit ra nė sy tė autoriteteve turke. Tri herė turku ja dogji shtėpinė dhe librat shqip, por At Melani nuk pyeti. Mė 24 Dhjetor 1917 At Stathit i kishin zėnė pritė banda e kusarėve tė Josif Suropullos, tė cilėt e vranė duke i prerė kokėn At Stath Melanit.

Petro Nini Luarasi (1865-1911) ėshtė njė nga atdhetarėt e shquar qė punoi pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe nė rrethin e Korēės. Qe drejtor i shkollės sė djemėve nė Korēė. Petro Nini Luarasi shkonte fshati nė fshat pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Mė 20 Shtator 1892, peshkopi i Kosturit Fillaterri nxorri njė lajmėrim me titull "Mallkimi i shkronjave shqipe". Mė 1909, qeveria turke mbylli tė gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhėr tė prerė tė shuhen nė zjarr tė gjitha librat, dokumentat dhe letėrsia shqipe. Gjendja politike nė vend nė atė kohė ishte kritike pėr tė marrė flakė nga ēasti nė ēast. Pėr atdhetarėt shqiptarė u bė mė se nuk do t'i realizonin dot kurrė qėllimet e tyre tė larta pa hapur mė parė shkollat shqipe pėr formimin e rinisė. Deri nė atė kohė rinia shqiptare kishte qenė objekt i propagandės sė huaj nė shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke. Megjithatė, gjatė punės pėr krijimin e sistemit tė tyre shkollor, atdhetarėt shqiptar u ndeshėn me tri probleme tė mėdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e tė hollave dhe mungesa e mėsuesve tė shkolluar.Shuma tė vogla por tė dobishme tė hollash ishin mbledhur aty-kėtu brenda vendit, kurse ato mė tė mėdha kishin ardhur nga shoqėritė dhe klubet shqiptare nė vendet e tjera. Mirėpo kishte fare pak mėsues tė shkolluar tė gjuhės shqipe. Pėr tė bėrė ballė kėsaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri njė tjetėr Kongres nė Elbasan, nė zemėr tė Shqipnis, nga data 20 deri 27 Gusht tė 1909. Nė kėtė Kongres tetėditore, qė kishte synim zhvillimin e lėvizjes arsimore anembanė vendit, erdhėn delegatė nga 28 shoqėri e klube shqiptare. Nė Kongres u vendos qė tė themelohet "Shkolla Normale nė Elbasan" njė shkollė gjashtėvjeēare pėr pregatitjen e mėsuesve tė rinjė. Njerės tė mėsuar nė Universitetet e huaja Evropjane u gjetėn dhe u caktuan pėr tė formuar trupin pedagogjik.

Klubi i Manastirit u caktua si qendra pėr krijimin e njė Federate tė Klubeve Shqiptare nė Shqipni dhe nė kurbet. Qėllimi i Klubeve ishte pėhapja e gjuhės dhe arsimit shqip, pa u pėrzier me politik. Klubi korēar "Pėrparimi" u caktua si qėndra financiare, qė do tė adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave tė ditės dhe tė natės. Pėrgjegjėsia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollės Normale tė Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti tė gjithė shqiptarėt tė futnin gjuhėn shqipe nė shkollat e huaja, tė pėrhapura anemban Shqipnis. Mė 18 Nėntor 1909 u bė thirrja haptazi, "Pėrmbajtjen e Shkollės Normale tė Elbasanit duhen, para, para e mė shumė para". Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet niveli i ulėt i jetesės sė njerėzve, qė u bėhej njė propozim i tillė! Mirėpo, me ose pa mjetet e pėrshtatėshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi tė pregatiste pionierėt e arsimit pėr Shqipnin qė po rilindėte. Drejtori i parė i Normales ishte, Luigj Gurakuqi qė vite mė vonė kjo shkollė u pagėzua me kėtė emėr. Shkolla Normale u hap mė dhjetor tė 1909, me 143 nxėnės.

Shpėrthimi i shqiptarizmit i kaloi tė gjitha parashikimet e armiqėve tė gjuhės shqipe. Nė atė kohė dolėn nė dritė rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, qė botoheshin nė Shqipni dhe nė kolonitė shqiptare jashtė vendit. Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashėn, tė friksuar nga ky shpėrthim i shpejtė i arsimit shqip, reaguan ashpėr, duke ndaluar shoqėritė, shkollat dhe botimet nė shqip. Nė Vlonė atdhetarėt e ndershėm arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonės u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naēi u largua nga Shqipnia, nga frika e vrasjes. Nė Gjinokastėr pionieri i arsimit shqip kombėtar, Koto Hoxhi, u internua nė kėshtjellėn e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i sė parės shkollė shqipe nė Korēė, u internua nė Selanik. Zhonturqit i kishin vėnė detyrė vetes pėr tė rrjepurr tė gjallė tė gjithė shqiptarėt e ndershėm qė punonin pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Gjėrat po shkonin keq mė keq.

Dalja nė pah e gjuhės shqipe, me shkronja latine, provokoi mosleimanėt injorantė e konservatorė. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetėm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarėve shqiptarė pėr shkronja latine perendimore ishte njė pėrēmim pėr fenė moslemane. Njerės tė paditur dhe injorantė formuan me mbėshtetjen edhe tė Qeverisė sė Zhonturqėve nė Stamboll shoqėrinė Mahfeli me synimin pėr pėrēarjen e shqiptarėve dhe frenimin e arsimit nė shqip. Nė fundė tė vitit 1909, Qeveria turke ndaloi pėrdorimin e gjuhės shqipe me shkronja kombėtare, nė tė gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu, nxorri njė dekret, sipas tė cilit gjuha shqipe do tė shkruhet vetėm me shkronja arabe. Shoqėria reaksionare "Mahfeti" me mbėshtetjen e qeverisė turke, shtypi dhe shpėrndau abetaret e para me gėrma arabe. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė 1910, u mbajt nė Elbasan njė miting proteste, ku 7000 njerės protestuan kundra pėrdorimit tė shkronjave arabe pėr gjuhėn shqipe. Kėshtu po atė muaj protestat vazhduan nė Korēė, Berat, ku mbi 15.000 mijė vetė dogjėn nė qendėr tė qytetit abetaret shqiptare me gėrma arabe, tė dėrguara nga Stambolli.Telegrame tė shumta nga shoqėritė, shqiptare tė Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehėn nė mbrojtje tė alfabetit shqip. Nė Shkodėr, njė grup myslimanėsh u bėnė gati tė organizonin njė manifestim nė pėrkrahje tė shkronjave arabe. Mirėpo ndėrruan mėndje kur 60000 katolikė dhe mysliman tė ndershėm shqiptar, nga Malėsia e Madhe, organizuan ditė mė parė njė manifestim madhėshtor nė pėrkrahje tė shkronjave latine. Protesta tė ngjashme u organizuan nė Pėrmet, Kolonjė, Tepelenė, Frashėrė, Konicė etj. Por turqit nuk deshėn t'ia dinin. Atėherė nė mars tė 1910 u thirr Kongresi i dytė i Manastirit. Aty u vendos qė tė vazhdojė pėrdorimi i alfabetit kombėtar me shkronjua latine dhe protestat kundėr vendimit tė padrejt tė Qeverisė Turke.

Gazeta atdhetare "Shkreptina" e Kajros botoi njė momerandum tė hartuar nga kryengritėsit qė luftonin nė malet e Shqipnis. Nė tė theksohej se qėllimi i tyre nuk ishte pėr plaēkitur apo pėr tė vrarė, por pėr tė luftuar pėr ‘'lirinė e edukimit nė gjuhėn shqipe dhe me alfabetin kombėtar, lirinė pėr tė hapur tė gjitha shkollat shqipe tė mbyllura nga qeveria turke dhe vėnien nė punė tė shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave tė ndaluara, lirimin e tė burgosurve politikė. Dhe pėrfundonte me mesazhin: “E gjithė bota e qytetėruar dhe veēanėrisht qeveria e perandorisė Otomane le ta dijė mirė se t ė gjithė shqiptarėt, gegė e toskė, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnė luftėn pėr kėto tri kėrkesa, derisa qeveria tė na i garantojė ato me siguri”.

Edhe nė kėtė luftė, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mėsues, por me dėshirėn nė shpirt pėr dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, nga armiqtė e afėrmt dhe tė largėt, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri nė jug tė Shqipnis dhe pregatiti breza tė rinjė atdhedashės. Megjithėse ky zhvillim kulturor ishte pėrfytyruar si jo i dhunshėm, shpejt ai ishte kthyer nė njė zjarr tė rrezikshėm. Qė shqiptarėt trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat pėr tė shpallur mėvetėsinė e Shqipnisė mė 28 nėntor tė 1912 nė Vlorė. Mbas pak muajsh filloi Lufta Balkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht tė banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavėt. Tė gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjėn dhe shumica e atdhetarėve shqiptar u therrėn nga serbėt, disa u burgosėn. Popullata moslemane shqiptare u detyrua tė braktiste qytetin e Shkupit dhe tė Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare qė mbetėn aty, me kalimin e viteve dhe me dhunė u nėnshtruan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.
avatar
Interesant

Shteti : Pejė
Postime : 4173
Kyējet nė forum : 13076
Regjistruar mė : 02/03/2008
Profesioni : Jurispodenca

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Manastirit

Mesazh nga Interesant prej Tue 04 May 2010, 10:02



Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombėtar


Veprimtaria kombėtare, ose mė konkretisht, ajo kulturo-arsimore dhe gjithė proēeset qė shkojnė nė favor tė ēėshtjes kombėtare kanė patur momente kur janė lartėsuar, kanė qenė tė ēmuara dhe tė domosdoshme pėr kohėn dhe rrethanat ku edhe ishin tė krijuara ose tė inicuara, dhe, ka patur momente kur kanė patur rrėnie, rrėnie jo nga vet koha, por zhdukje me qėllim pėr tė humbur ose ndaluar realizimin e idealeve. Nė periudhėn para 1908, dimė se nė ēfarė kushte kanė punur atdhetarėt tanė, sidomos ata qė merej me aktivitete letrare ose kulturore. Duke marrė parasysh se territori shqiptar ka qenė i ndarė nė 4 vilajete, ai i Kosovės, i Shkodrės, Janinės dhe i Manastirit, secili vilajet ka patur nga ndonjė ose nga pak mė shum figura me tė cilėt ne sot mburremi dhe do tė mburremi edhe mė tepėr sikur ta dimė saktėsisht mėnyrėn tė veprimitarisė sė tyre. Dua tė them, qė tė gjithė nė mėnyr tė vet kanė punuar duke iu pėrshtatur kushteve dhe rrethanave. Atdhetarėt e Shkodrės e pėrdornin alfabetin e “Agimit”, gjithashtu edhe ata tė Kosovės ose gegėt me njė fjal shėrbeheshin me alfabetin e lartpėrmendur. Toskėt ose banorėt tė vilajeteve dy qė na mbetėn shėrbeheshin me atė latin dhe ai i Samiut ose i “Stambollit”. Ishte vėshtirėsi pėr botuesit tė librave, sepse ishte rėndė pėr t’u gjetur shtypshkronjė e cila i pėrmban kėto germa, pėrveē ajo e alfabetit latin, pėr tė cilin alfabet ka patur shtypshkronja nė tėrė Evropėn. Dallimi qė ka ekzistuar ndėrmjet alfabeteve tė ndryshme e bėri qė tė sillet vendim pėr krijimin e njė alfabeti, njė pėr tė gjithė dhe i pranishėm nga tė gjithė. Fjala vjen, kur erdhi momenti qė tė tre alfabetet tė bashkohen nė njė, sepse, sipas planit tė Kongresit, duhej qė tė formohej njė alfabet, njė kombinim nga ata qė ekzistonin dhe alfabetet ekzistues tė liren mėnjanė, kjo solli pra edhe mosmarėveshjet ndėrmjet pėrfaqėsuesve ose themeluesve tė alfabeteve nė fjalė, sepse secili e mbronte tė vetin. Ka qen tepėr vėshtirė qė tė sillej vendim i cili do t’ia plotėsonte dėshirat tė gjithėve. Edhe vet themeluesit tė alfabeteve tė ndryshėm nuk ishin mė faj qė pa bashkėpunim krijonjin vepra individuale, sepse tė rihej dhe tė pritej kaq kohė d.m.th. deri mė 1908-ėn ishte mėkat dhe dobėsi e madhe pėr letėrsinė shqipe, sepse, rrethanat ishin tė tilla qė ishte patjetėr pėr tė botuar libra dhe punime tė ngjajshme. Ishte medoemos, sepse gjuha nuk pėrparonte, shkolla nuk ecte pėrpara, punimet nuk do tė kishin vlerėn e tyre pa njė alfabet tė vetėm. Ky pra ishte hapi i parė drejt bashkimit etnik duke parė nga njė aspekt. Nėse vazhdohej nė kėtė mėnyrė dhe tė mos ish krijuar njė alfabet i ri si qė ishte ose si qė ėshtė ky i Manastirit ose alfabeti i “Bashkimit”, a vall sot ne shqiptarėt do tė ishim nė kėtė gjendje? Ėshtė realitet kur themi se alfabeti ne bashkoi. (na bashkoi si komb e jo teritorialisht) Nė atė periudhė ishte rėndė dhe e palogjikshme qė njė njeri tė mund tė paramendojė se ēfar mund tė ndodhte me botėn shqiptare sot, ose mbas 100 vjetėve. Ose kemi patur fat qė u soll vendim pėr pėrdorim tė alfabetit latin, ose ata tė cilėt e pėrmbanin kishin patur vizione tė zhvilluara dhe burrėrisht qendruan prapa interesave mbarkombėtare. Me vetė themelimin tė Alfabetit tė Manastirit, shqiptarėt treguan se janė popull i civilizuar, po i afrohen botės sė qytetėrimit, njė alfabet i njėsuar ishte fillimi i letėrsisė mbarė shqiptare. Duke lexuar mjaft vepra dhe fejtone lidhur me kėtė temė, si nga autori Reshat Nexhipi, Tomor Osmani, etj., konstatova se meritat mė tė mėdha pėr bashkimin tė tre alfabeteve pa tjetėr qė i ka patur dhe i ka klubi “Bashkimi”, por ai qė e nxiti edhe mė tepėr punėn del se ėshtė Gjergj Fishta. Kjo vėrehet kur ai paraqitet nė foltore dhe drejtohet para tė gjithėve me fjalėt: “S’kam ardhur qė tė mbroj asnjė alfabet, por, tė mbroj njė alfabet tė pėrbashkėt”. Me fjalėt e tij, nė punimet e kėtij Kongresi, tregoi qė nuk kish ardhur pėr tė pėrēarė por pėr tė bashkuar. Dhe ai qė e kuptoi dhe qė e ndjeu vlerėn tė kėtyre fjalė sma mer mendja qė se ka pėrmbajtur njė alfabet tė pėrbashkėt. Nuk ishte gjė e rastit kur njė nga tė pranishimit, fjala vjen, kleriku musliman Ibrahim Efendiu del nė foltore dhe me lot nė sy e pėrqafon Gjergj Fishtėn duke e kuptuar rėndėsinė tė fjalėve tė tij. Por, kishte tė tillė qė e mbronin tė veten, dhe ishte e logjikshme qė ta mbrojnė, sepse, ende nuk kuptonin se ēfar do tė fitohet me alfabetin latin, ndėrsa kėta qė ishin organizator, ose ideologėve qė iu kujtua nuk mundnin tė shprehen haptas pėr shkak tė prezentės tė mjaft “jabanxhinjėve”, si qė ishte valiu i Manastirit, etj. Rymat sundonin rreptė duke i mbrojtur alfabetet vendase. Pėrpjekjet e atdhetarėve shqiptarė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e njė alfabeti tė vetėm u dendėsuan shumė. Por, nė mėnyrė direkte ose indirekte u pajtuan pothuajse tė gjithė dhe fund i fundit, shqiptari kur ėshtė nė pyetje interesi kombėtar nuk e kursen as veten. Shkurt, vendosmėria e delagatėve, synimi kah perėndimi i intelektualėve shqiptar ishte aq i fuqishėm sa qė si dilte pėr ball as propaganda greke, sllave dhe as ajo turke. Dhe nė fund delegatėt nuk u dėshpėruan, pėrkundrazi atė zgjidhje qė i dha Kongresi i Manastirit, mėsimin e alfabetit tė shqipes, e konsideronin si njė fitore tė madhe qė arriti qė t’i bashkoj shqiptarėt dhe kėshtu t’u japė njė shtyllė tė fuqishme gjuhės dhe shkollės. Bashkim i Gegėrisė dhe Toskėrisė. Theksova pra mė sipėr ce ka patur edhe momente tė rėnies, kėto ishin pra ato momente tė rėnies, diēka qė e ke kriuar vet, me sakrifica tė mėdha, duke menduar se ajo ėshtė e vėrteta, duhet nė njė moment ta hedhėsh ose ta lėsh prapa nė histori. Politika e armikut e cila i perngjante tepėr asaj “pėrēa dhe sundo” u zhduk nga atdhetarėt tė cilėt pa rezervė dhan kontribut pėr bashkimin e popullit. Pra, ka patur metėvėrtet momente tė rėnda tė papėrshkruara, dhe mos themi edhe njėher se ēfar bėn shqiptari kur ėshtė nė pyetje interesei kombėtar. Tani do tė kėthehem prapa. Ēfar do tė ndodhte me shqiptarėt nėse Kongresi mbaronte pa efekt? Ēfar mendimi do tė kishte pėr ne bota sot nėse e pėrdornin alfabetin arab, ose Amerika dhe Evropa, tė jem mė i qartė? A vall nuk e pėrforcojmė tezėn pėr lashtėsinė e gjuhės shqipe me pėrdorimin e alfabetit latin, e cila tezė ėshtė vėrtetuar nė institutin e gjuhėve nė Zvicėr, ku nė mėnyrė figurative nė formė tė njė druri, gjuha shqipe e ka vendin ose e mban vendin e rrėnjės? Dhe mė nė fund thjesht tė them, a vall do tė egzistonim si komb? Kongresi i Manastirit nuk e pėrqėndroi vėmendjen vetėm nė problemin e zgjidhjes sė alfabetit tė tė gjuhės, por edhe nė ēėshtje tė rėndėsishme politike. U vendos qė tė shpallej si klub qendror klubi “Bashkimi“ i Manastirit, ngase luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr shkrimin dhe shkollėn shqipe, i shėrbeu ngritjes sė ndėrgjegjes kombėtare tė popullit shqiptar dhe unitetit tė tij. Kongresi i Manastirit, me atė qė e bėri, qė krioi njė alfabet tė ri, jo vetėm qė u mundėsoi shqiptarėve tė ken njė alfabet tė pėrbashkėt, por njer pėr ēdo her u krye problemi rreth shqiptarizmit anemban botės. Njė komb, njė gjuhė, njė abece. Abece manastirase e cila ndriti historinė dhe ne gjeneratave tė rea nai hoqi atė problem nga koka, rreth asaj ēėshtje ėshtė kryer puna, na mbetet vetėm qė ta kryejmė edhe njė akt, pėr tė cilėn rilindasit tanė tė bekuar ose nuk patėn kohė ose nuk mundėn, sidoqoftė ne na mbeti, dhe nuk duhet theksuar, duke menduar se e dinė tė gjithė se pėr ēfar bėhet fjalė, gjė qė e mundon ēdo shqiptar tė Ballkanit dhe tė diasporės. Tani un prap do ta ndėroj temėn, ajo nuk ėshtė e ndėruar por do tė shkoj disa vjet mė pas, nė Luftėrat Botėrore. Paramendoni sikur gjith shqiptarėt t’i bashkoheshin ēetave tė Xhem Hasės, ose Ballistėve trima, a vall sot nuk do tė kryhej problemi rreth asaj qė duhet ne ta bėjmė? “Njė komb, njė gjuhė, njė flamur, njė abece, njė.....” Tė fundit, tė pambaruarėn, i lė lexuesit ta gjejnė.

Kontributi i Skėnderbeut dhe Ali Pashe Tepelenės pėr shėndrimin e Manastirit nė qendėr vilajeti dhe nė vendlindje tė Alfabetit Shqiptar


Pėr Kongresin e Manastirit kam shkruar disa herė, madje edhe njė fejton relativisht tė gjatė, para disa vjet, prandaj, pėr tė mos u bėrė i mėrzitshėm dhe i bezdisshėm, vendosa kėsaj rradhe tė pėrqėndrohem vetėm nė rrugėn e cila solli kėtė Kongres. Gjeneza ose fillimi i kėsaj rruge ėshtė mjaft e gjatė, por unė do tė filloj nga koha e Skėnderbeut e kėtej. Jam i vetėdishėm qė titulli i kėti shkrimi, shumė lexuesėve, nė shikim tė parė, do t’iu duket si apsurd, por nėse kanė durim dhe e lexojnė me kujdes deri nė fund kėtė shkrim, do binden nė tė kundėrtėn. Ja pse. Po filloj me Skėnderbenė. Kongresi i parė i Manastirit nuk do tė ndodhte sikur ky qytet mos ishte qendėr vilajeti, e, pėr kėtė, nė mėnyrė indirekte ka kontribuar edhe rezistenca e shqiptarėve, duke filluar nga koha e Skėnderbeut. Pushtuesėt osmanė, me tė shkelur nė Manastir, shqetsime tė mėdha patėn pikėrisht nga rezistenca nė fjalė, nė krye me heroin ynė kombėtar. Ky, pėrveē asaj qė ka dashur Manastiri, themeluar nga stėrgjyshėt e tij – Linkestėt, mos mbetet nė duart e osmanėve, deshte tė hakmeret edhe pėr helmimin e vėllezėrve tė vet nga ana e sulltanit. Ky i fundit, i vetėdishėm qė me forcė nuk do mund tė pėrballojė dot Skėnderbenė, trimėrinė e tė cilit e kishte njohur derisa e kishte peng, vendosi ta qetsojė pėrmes islamizimit tė shqiptarėve. Pėr ta kryer kėtė, patjetėr duhej tė ngrihen objekte fetare islame nė Manastir. Prandaj, nuk ishte gjė e rastit qė xhamia e parė nė Ballkan u ngrit pikėrisht nė kėtė qytet dhe atė, me iniciativėn e njė komandanti tė shquar turk i cili posa ishte kthyer nga njė betejė e pasuksesshme me shqiptarėt e Skėnderbeut, vetėm disa vjet pas vdekjes tė kėtij tė fundit. Pas xhamisė tė parė, filluan tė ngrihen edhe tė tjera, numri i tė cilave, nė fund, mbriu nė 72, gjė qė e shėndroi Manastirin nė qendėr mė tė rėndėsishme dhe mė atraktive fetare nė Ballkan. Pėr kėtė pra, nė mėnyrė indirekte, ka kontribuar edhe Skėnderbeu dhe rezistenca shqiptare nėpėrgjithėsi. Nga kjo qė theksova mė sipėr del pėrfundimi se shqiptarėt pushtetin osman e rrezistonin mė tepėr se ēdo popull tjetėr qė jetonte nė Manastir. Me tė drejtė, ndonjė nga lexuesit do tė dojė tė dijė shkaqet pėr kėtė. Pėrgjigja ime do tė ishte kjo. Historia ka dėshmuar se ai qė rruan pragun e shtėpisė sė tij, reziston mė tepėr nga mysafiri. Nėse kėtė shtėpi rastėsisht e pėrfshin zjarri, mysafiri do dalė prej saj, pėr tė shpėtuar jetėn, kurse i zoti qendron deri nė fund dhe bėn ēmos pėr ta shuar zjarrin, duke sakrifikuar jetėn. Ose, pėr ta elaboruar mė mirė kėtė, do shėrbehem me njė shembull mjaft tė thjeshtė, por me plot kuptim. Nėse njė fėmijė mban nė dorė para tė veta, vėshtirė ėshtė qė t’ia marrish, e nėse ato para i ka tė vjedhura, menjėherė ti jep dhe ia mbath kėmbėve, sepse si ka fituar me djersė. Besoj se u kuptuam. Por, ti kthehemi Skėnderbeut. Manastiri, pėrveē qendėr fetare, mė vonė, u bė edhe qendėr ushtarake. Rezistenca e Skėnderbeut dhe e shqiptarėve pas vdekjes sė tij, kontrobuoi tepėr nė kėtė drejtim sepse, edhe pse njė pjesė e madhe e shqiptarėve, pėr ti shpėtuar asimilimit tė egėr sllav, pėrqafoi islamizmin, por ata nuk e pranuan sundimin osman, kėshtu qė, rezistenca shqiptare nuk u ndėrpre. Kjo e detyroi sulltanin tė sjellė forca tė mėdha ushtarake, pėr nevojat e tė cilėve u ngritėn objekte tė ndryshme ekonomike etj, nė Manastir, tė cilat kėtij qyteti ia ndryshuan krejtėsisht tiparet ose fizionominė, duke e shėndruar nė qendėr vilajeti dhe nė qytet konsujsh, gjė qė, mundėsoi qė Manastiri tė shėndrohet edhe nė Qendėr tė Lėvizjes Mbarėkombėtare Shqiptare, me vepra tė shumta atdhetare, siē ėshtė edhe Kongresi i Alfabetit. Nė kėtė drejtim, ka kontribuar edhe Ali Pashė Tepelena. Ky, si kundėr Skėnderbeu, pėrveē qė ka dashur Manastiri, si vatėr e vjetėr ilire, mos mbetet nėn turqit, hakmerrej edhe pėr vrrasjen e vjehėrit tė tij, Kapllan Pashės, tė cilit, akoma pa zbritur nga kali, ia prenė kokėn dhe e lanė nė atė gjendje tė mjerueshme disa ditė me rradhė nė njė shesh tė Manastirit. Kontributi i Ali Pashė Tepelenės pėr afirmimin e Manastirit, ka tė bėjė edhe me vllehėt. Ai, siē dihet, dogji Voskopojėn dhe disa vende tė tjera, jo pėr ti plaēkitur, siē thonė kundėrshtarėt e tij, por pėr t’ia shkulur rrėnjėt e propagandės greke. Kjo djegie bėri qė shumė familje vllehe nga ato vende, tė shpėrngulen nė Maqedoni, pra edhe nė Manastir. Kėta vllehė, njihnin nga disa gjuhė dhe zanate dhe si tė tillė i dhanė impuls tė veēantė zhvillimit ekonomik, gjegjėsisht tregėtisė dhe zejtarisė, gjė qė edhe mė tepėr i hapi rrugėn Manastirit pėr t’u shėndruar nė qendėr vilajeti, pa tė cilin nuk do tė mbahej dot Kongresi i Alfabetit. Ja pse. Manastiri si qendėr e rėndėsishme ekonomike, u mundėsoi disa familjeve shqiptare, tė pasurohen dhe njė pjesė tė pasurisė ta shfrytėzojnė nė dobi tė veprave kombėtare, siē ishte edhe Kongresi i Manastirit. E them kėtė, sepse ky kongres zgjati rreth 10 ditė dhe kėrkonte shpenzime tė mėdha, tė cilat rranė kryesisht nė kurriz tė familjeve tė pasura, siē ishin ajo e Gėrmenjėve, nė hotelin e tė cilėve – “Liria”, u mbajt kongresi nė fjalė, si dhe ajo e Qiriazėve, familja mė patriotike nė mbarė kombin shqiptar dhe nė tė gjitha epokat pas asaj tė Frashėllinjėve, prej tė cilės fitoi frymėzimin e saj kombėtar dhe atdhetar. Kėsaj familje, gjegjėsisht, rolit tė saj nė Kongresin e Alfabetit, unė i kam kushtuar edhe njė fejton tė veēantė. Prandaj, nė kėtė rast, do theksoj vetėm disa momente mė kryesore. Kjo familje pėrbėhej prej 5 antarėve, 3 meshkujve dhe 2 femrave, secili mė patriot se tjetri. Pėr kėtė ka kontribuar, siē thamė, familja e Frashėllinjėve, posaēėrisht bilbili i gjuhės shqipe – Naim Frashėri. Ky, veē tjerash, i ka mundėsuar Sevasti Qiriazit, tė kryejė me sukses dhe nė kohė fakultetin e mėsusisė nė Stamboll dhe gjatė ceremonisė sė diplomimit, i dha porosi tė tilla kombėtare, tė cilat ajo i respektoi dhe i realizoi nė maksimum. Sevastia dhe motra e saj Parashqeva njihnin nga 8 gjuhė dhe si tė tilla ishin femrat mė tė emancipuara nė Ballkan, kurse e dyta ishte e vetmja femėr nė botė, nė Konferencėn e Paqes nė Paris, mė 1919-1920. Librat e Naim Frashėrit ishin pasuria mė e madhe e familjes Qiriaze. Nga shkrimet e tij ishte frymėzuar sidomos Gjerasim Qiriazi, gjė qė shihet edhe nė vjershat e tij, siē ishte edhe strofa nė vijim: Do punoj pėr mėmėdhenė, gjithė jetėn sa tė roj, do t’i zgjoj edhe ata qė flenė, kėshtu jetėn ta mbaroj. Patriotizmi i Naim Frashėrit kishte frymėzuar edhe nėnėn e Qiriazėve, e cila, edhe pse e pashkolluar, kontribuoi tepėr nė shkollimin e fėmijėve tė saj dhe e cila nuk lejonte qė nė shtėpinė e saj tė flitet gjuhė tjetėr pėrveē shqipes, kėshtu qė aty hynin e dilnin vetėm patriotė tė shquar, posaēėrisht para, gjatė dhe pas Kongresit tė Manastirit. Nė shtėpinė e saj mbaheshin mbledhjet e fshehta qė kishin tė bėjnė, jo vetėm me Alfabetin, por edhe me ēėshtjen e ēlirimit tė vendit nga sundimi pesė shekullor osman. Pėr Qiriazėt, e zgjata njėēikė mė tepėr pėr tė konstatuar se pa kėtė familje Manastiri nuk do tė bėhej dot qendra e Lėvizjes Kombėtare, pra, as edhe vendlindje e Alfabetit shqiptar. Nė oborrin e kėsaj familje, u ngrit edhe Shtypshkronja Universale Shqiptare. Pėr ngritjen e saj u vendos nė Kongresin e Manastirit. Nga kjo shtypshkronjė dollėn 300 tituj tė shkrimeve, librave, abetareve dhe publikimeve tė ndryshme shkencore e tj., nė 13 gjuhė tė botės tė cilat disperzoheshin nė tė katėr anėt e rruzullit tokėsor, gjė qė ēėshtjen shqiptare e afirmoi tepėr nė tėrė anėt e Globit dhe hapi rrugėn drejt Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Pikėrisht kėtu qendron roli i familjes Qiriaze dhe i Kongresit tė Alfabetit, nė tė cilin, siē thashė, ra vendimi pėr ngritjen e Institucionit nė fjalė. Pėrndryshe, Kongresi i Manastirit ishte urrė midis Lidhjes sė Prizrenit dhe Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Sepse, nė Lidhjen e Prizrenit tė v. 1878 u aktualizua nevoja e aprovimit tė Alfabetit tė pėrbashkėt. Prandaj, jo rastėsisht, vetėm disa muaj pas kėsaj, gjegjėsisht gjatė vitit 1879, u krijua Alfabeti i Stambollit, i njohur edhe si Alfabeti i Sami Frashėrit, sepse ky me duart e veta i krijoi gėrmat e atij Alfabeti, i cili u vlerėsua lart nė Kongresin e Manastirit. Ndėrsa, lidhja e Kongresit me Pavarėsinė e Shqipėrisė qėndron nė faktin qė para kėtij kongresi, shqiptarėt pėrdornin alfabete tė ndryshme, tė cilat, jo vetėm qė pengonin komunikimin normal midis tyre, pėrmes letrave, por shkakėtonin edhe grindje, sepse bihej nėn ndikim tė vendeve nga tė cilat fitohej alfabeti. Me aprovimin e Alfabetit tė Manastirit, pengesat nė fjalė si dhe grindjet, morėn fund, gjė qė hapi rrugėn e trasuar nga Lidhja e Prizrenit drejt Pavarėsisė sė Shqipėrisė, e cila u realizua nė tė njėjtin muaj, pas 4 vjet nga Kongresi i Manastirit, mė 28 nėndor, 1912. Me siguri, lexuesve do t’iu interesojė se si ishte atmosfera para objektit tė Alfabetit ditėn e fillimit. Ishte 14 nėntori 1908. Dėbora kishte mbuluar Pelisterin piktoresk dhe kulmet e shtėpive tė Manastirit. Megjithatė, qysh nė orėt e para tė mėngjezit, para objektit ishin grumbulluar qindra shqiptarė e tė tjerė, tė cilėt tė ftohtin e pėrballonin pėrmes kėngėve dhe valleve kombėtare, gjė qė krijonte pėrshtypjen sikur aty bėhet ndonjė dasmė e madhe shqiptare. Para objektit, nė tė dy anėt e Dragorit, ishin mbledhur edhe mė tepėr se 100 nxėnės shqiptarė tė cilėt mėsonin nė shkollat e mesme, sidomos nė Gjimnazin turk tė Manastirit qė ndodhej pranė objektit tė Kongresit. Nė atė gjimnaz kishte edhe 4-5 profesorė shqiptarė, midis tė cilėve edhe Bajo Topulli, zavėndės drejtor i atij institucioni arsimor. Kėngėt dhe vallet pushuan nė momentin kur filluan tė vijnė kongresmenėt tė cilėt ishin ajka e kombit tė atėhershėm shqiptar, siē ishin: Mitat Frashėri – kryetar i kongresit, kurse mė vonė edhe i Ballit Kombėtar, Gjergj Fishta – “Homeri shqiptar”, Luigj Gurakuqi, Shain Kolonja – dhėndėr i Naim Frashėrit, etj. Pėrqafimet dhe lotėt nga gėzimi nuk kishin fund. Interesant ishte fakti qė midis kongresmenėve kishte myslimanė, tė krishterė, synitė, bektashinj, ortodoksė, katolikė, prtotestantė, toskė, gegė, ēamėr, labėr, etj. Prandaj edhe para objektit ishin tė pranishėm njerėz pothuajse tė tėra konfesioneve nė fjalė. Pas kėsaj ceremonie madhėshtore, njerėzit u kthyen nėpėr shtėpitė e veta duke pritur padurim epilogun, kurse pjesėmarrėsit e Kongresit hynė nė sallėn e madhe, e cila sot nuk ekziston mė dhe pas disa mbledhjeve tė njėpasnjėshme, aprovuan Alfabetin. Kėshtu qė, kongresmenėt, tė shprehem nė mėnyrė figurative, lojtėn rolin e krushqėve tė cilėt nga ky objekt, gjegjėsisht nga Manastiri, morėn “nusen” mė tė mirė e cila rreth njė shekull po i shėrben dhe sa tė jetė bota do t’i shėrbejė tėrė shqiptarėve kudo qė kanė jetuar dhe do jetojnė paskėtaj. Siē dihet, Kongresi i Manastirit nuk do tė ndodhte pa Hyrijetin. Shtrohet pyetja: Pse kėtė ngjarje e pėrfituan mė tepėr shqiptarėt, e jo edhe popujt e tjerė. Pėrgjigja ėshtė kjo. Revolucionin xhonturk qė solli Hyrijetin, e filloi dr. Ibrahim Temo nga Struga nė Stamboll, kurse e realizoi bashkatdhetari i tij – Nijazi Be Resnja mė 1908 nė Manastir. Pra, pa shqiptarėt, nuk do tė ndodhte Hyrijeti. Xhonturqit tė cilėt u kapardisėn nė krye tė shtetit, ishin tė vetėdishėm pėr kėtė, prandaj s’kishin guxim as edhe fytyrė qė tė pengonin Kongresin e Alfabetit, edhepse ky ishte nė dėm tė Perandorisė osmane, sepse zavendėsoi alfabetin e mėparshėm, turko-arab, dhe krijoi kushte pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė, gjegjėsisht pėr ndarjen e kėtij shteti nga Turqia. Nga kjo qė thashė gjer tani, del pėrfundimi se historia e Manastirit ėshtė e pasur me plot ngjarje tė lavdishme pėr popullin shqiptar. Por, ēka mbetur sot nga kjo histori nė kėtė qytet? Asgjė. Nga Shtypshkronja Universale s’ka as nam as nishan, edhe pse ajo ka afirmuar tepėr emrin e kėtij qyteti dhe sikur tė ishte vepėr e ndonjė maqedonasi, kushedi se ēfarė pėrmendore do tė vendosej aty. Madje, as emrin e ndonjėrit nga 5 antarėt e familjes Qiriaze ku u ngrit ajo shtypshkronjė nuk e ka marrė, tė paktėn ndonjė rrugicė e qytetit. Objekti ku u mbajt Kongresi ėshtė nė ditė tė hallit, gabim ky qė duhet tė korigjohet, sidomos tani kur po bėhen pėrgatitje pėr manifestimin e 100-vjetorit. Ajo qė ka mbetur si gjurmė, tė cilėn autoritetet albanofobe s’kanė mundur ta zhdukin, ėshtė emri i fushės sė Pellagonisė, qė kujton Pellazgėt e para 12.000 viteve tė kaluara, Heraklea Linkesits, qė kujton fiset ilire – Linkestėt dhe Bardhylin, emri i lumit Dragor, qė ka tė bėjė me fjalėn shqipe dragua, si dhe emri sllav i Manastirit – Bitolla, qė ka tė bėjė me fjalėn shqipe i butė. Sikur kėto sqarime t’i dinin autoritetet serbe dhe komuniste maqedone, me siguri do tua ndėronin emrin.
avatar
Interesant

Shteti : Pejė
Postime : 4173
Kyējet nė forum : 13076
Regjistruar mė : 02/03/2008
Profesioni : Jurispodenca

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Manastirit

Mesazh nga Interesant prej Tue 04 May 2010, 10:04

Kongresi i parė i Manastirit




Pėr nė Kongresin e Parė tė Manastirit komisioni pregatitor ftoi edhe motrėn time Sevasti tė pėrfaqėsonte shkollėn shqipe tė vajzavet nė Korēė. Vjeshtėn e motit 1908 pėr shkak tė rrethanave politike tė krijuara me shpalljen. e regjimit konstitucional nė Turqi, shkolla jonė u ēel me njė numėr shumė mė tė madh nxėnėsish se sa nė vjetėt e mėparshėm.

Puna e shumtė pėr tė zmadhuar shkollėn dhe internatin e penguan drejtoreshėn tė largohet, prandaj ajo mė delegoi mua me tė drejtėn, pėr tė pėrfaqėsuar shkollėn e vajzave tė Korēės nė kėtė Kongres tė parė kombėtar, sikundėr u quajt atėhere prej shqiptarėvet.

Siē dihet, inisiativėn e mori klubi i Manastirit *Bashkimi+, i cili u themelua fill pas Hyrietit, dhe vėllai im Gjergj Qiriazi pati luajtur njė rol kryesor. Klubi i Korēės nė kėtė mbledhje tė shėnuar dėrgoi pėrfa-qėsues Mihal Gramenon, Gligor Cilkėn, Sami Pojanin dhe Thoma Avramin. Si grua qė isha nuk munda tė udhėtoja vetėm, prandaj mora shoqen time Fillomena A. Bonati tė mė shoqėronte nė atė mision interesant.

Nuk do tė flas kėtu mbi vėshtirėsitė qė patėn hasur im vėlla Gje-rasim Qiriazi me motrėn Sevasti, pėr tė ēelur shkollėn shqipe tė vaj-zavet e pėr ta mbajtur hapur njėzet vjet me radhė gjatė sundimit tiranik tė sulltan Hamitit.

Por dua tė them se vetė ne mėsueset e shkollės kur dėlnim nga shkolla, Mitropoliti grek porositte rrugaēėt tė na shanin "Masonka, Protestante, Papistė" - megjithėse nuk ishim as gjė tjetėr veēse shqiptare patriote. Nė njė kohė tė kėtillė pra kur sundonin kushte barbare pėr femrat, pa tė drejta politike pėr ato, dhe gratė muhamedane nė rrugė s'mund tė delnin pa ferexhe, do tė ishte e parmindur dhe e padėgjuar qė njė .grua tė delte sheshit nė njė kon-gnes burrash.

Im vėlla Gjergji mė kėshilloi tė mos ekspozohesha nė kongres e tė mos dilja nė tribunė. Megjithatė mua prapė m'u dha njė rast i mirė tė shėrbej nė komisionin qė zgjodhi Kongresi pėr tė caktuar abecenė. Ky komision i bėnte mbledhjet nė shtėpi tė Gjergj Qiriazit.

Nėna jonė, Maria ishte e pamundur, por unė ndihmoja zonjėn e Gjergjit pėr tė pritur e pėrcjellė tė tetė anėtarėt e komisionit, tė cilėt punonin me ditė tė tėra, tė veēuar, pėr tė shikuar ēėshtjen e alfabetit, por edhe dhashė dorė duke mbajtur shėnime pėr komisionin.

Por kjo puna ime gjatė kongresit qe e rėndėsishme. Ajo qė mbeti nė formė koirkrete dhe e dobishme prej dorės sime, punė e frymėzuar prej kongresit tė parė tė Manastirit, ėshtė botimi i abetares sime tė hartuar sipas rregullavet qė vendosi kongresi vetė. Kjo abetare, e para e llojit tė saj, doli pas disa muajve dhe u lajmua prej shtypit kombėtar si njė pimė e vlefshme.

"Bashkimi kombėtar" mė 5 tė vjeshtės sė tretė 1909 shkruante: *Kjo Oibėr e vogėl me 32 faqe dhe me 18 fytyra ėshtė radhitur bukur e pas methodhės sė re me abecenė qė vendosi Kongresi i Manastirit". Abetarja vėrtet mbante ēminnin 20 para copa, por e vėrteta ėshtė se ajo 01 shpėrnda gratis jo vetėm tek tė vobektit por edhe nė gjithė nxėnėsit e shkollavet shqipe tė atėhershme.

Qė nė Kongresin e Manastirit turqit dhe grekėrit treguan planet e tyre ndaj shqiptarėvet. Bėnė ēmos qė tė merret alfabeti arab edhe grek 'pėr tė shkruar gjuhėn shqipe.

Pėr tė luftuar punėn e vlefshme tė Kongresit tė parė tė Manastirit dhe pėr tė penguar mbrodhėsinė e popullit shqiptar e tė arėsimit me gjuhėn amtare, xhonturqit nisėn fushatėn kundėr abecesė shqipe duke botuar njė abetare tė tyren me shkronja arabe. E zemėruar ruga kjo punė e keqe e xhonturqvet kundra abecesė aty pėr aty shkrova hymnin e alfabetit kombėtar, i cili u kėndua nė katėr anėt e Shqipėrisė mė 1909.

Alfabeti

1. Sot ėshtė dita, shqiptarė, tė ipėrpiqemi,
Alfabetin ton' ta mprojmė,
Shpejt o burrani;
Shkronjat tona jan' tė arta,
Kėto duamė


------------------------------------

Udhėtimin nga Korēa nė Manastir e bėmė atė kohė nė dy dite Nuk mė del nga mendja nata qė ngrysėm nė han tė Stenjas. Katėr burra dhe dy gra nė njė kthinė trualli pa tavan e pa oxhak. Me rrobat e udhės e me pallton e madhe krahėvet u mblodhėm tė gjithė rreth zjarrit tė ndezur nė mes tė vatrės me tymin qė ntrashej sa mė shumė, se s'kish nga tė delte.

Natėn e gdhimė me biseda kombėtare dhe rreth ēėshtjes sė abecesė dhe herė herė duke dėgjuar ndonjė shaka prej Xha Mihalit, i cili ndėrsa derdhnim lotė prej tymit, pėrpiqej tė na bėnte tė qeshnim. Kur arritėm nė Manastir njė ditė para se tė ēelej Kongresi qemė pa gjumė e tė lodhur prej udhės.

Edhe ky udhėtim edhe kongresi vetė mė shtynė tė mendohem se ē'duhej bėrė pėr ta shpėtuar gruan nga gjendja nė tė cilėn kredhej. Pėrveē abetares dhe hymnit tė alfabetit, vendosa ashtu e heshtur, qė kur tė kthehesba nė Korēė tė ftoja shoqet e mija tė qytetit dhe sė bashku tė fillonim organizimin tė njė shoqėrie kombėtare pėr gruan.

Brenda vjetit e themeluam me emrin *Yll'i Mėngjezit” me qendėr nė Korēė.

Kjo shoqėri bėri punė tė mirė pėr tė mbrojtur tė drejtat e gruas duke mbajtur konferenca kulturore patriotike dhe duke ēelur kurse pėr tė rejat qė nuk vinin dot nė shkollė.

Kjo shoqėri nuk u themelua -pa vėshtirėsi, mė thirėn dhe nė gjyq disa herė. Kundėrshtarėt e ēėshtjes shqipe e shpiegonin kėtė thirrjen time nė gjyq si njė turp, sikur tė kisha bėrė ndonjė punė tė keqe, - "njė grua ta bėnje veten sa tė shpien nė gjyq", - thoshin turkomanėt dhe grekomanėt. Por unė do ta kisha pėr nder sikur tė mė shpinin edhe hė litar pėr ēėshtjen shqipe.

Kurrė nuk mė shkonte ndėr mend se do tė rroja tė shoh ėndrrat e mia tė realizuara. Nuk jam mė e zonja tė marr pjesė nė punėn e madhe qė bėhet pėr gruan dhe prej gravet, nė kėtė zhvillim madhėshtor tė qytetėrimit e tė kulturės nė Shqipėri, mė mbetet tė pakėn e drejta natyrale tė gėzohem edhe unė pėr kėtė punė tė mbarė...

(Marrė nga libri "Alfabeti i gjuhės shqipe dhe Kongresi i Manastirit", Tiranė 1972)
avatar
Interesant

Shteti : Pejė
Postime : 4173
Kyējet nė forum : 13076
Regjistruar mė : 02/03/2008
Profesioni : Jurispodenca

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Manastirit

Mesazh nga Interesant prej Tue 04 May 2010, 10:05

Kongresi i Dytė i Manastirit (2-3 prill 1910)


Nė kėtė gjendje tė acaruar tė marrėdhėnieve shqiptaro-turke, kur konflikti me xhonturqit pėr ēėshtjet e kulturės shqiptare kishte arritur kulmin e tij, atdhetarėt shqiptarė mblodhėn njė kuvend tjetėr kombėtar, Kongresin e Dytė tė Manastirit. Ky tubim u thirr me nismėn e klubit “Bashkimi” tė Manastirit dhe i zhvilloi punimet nga 2-3 prill tė vitit 1910.
Nė Kongres morėn pjesė 20 delegatė, qė pėrfaqėsonin 34 klube e shoqėri tė vilajeteve tė Shkodrės, tė Kosovės, tė Manastirit e tė Janinės, si edhe klubet shqiptare tė Stambollit, tė Selanikut e tė qendrave tė tjera. Kongresit i erdhėn telegrame pėrshėndetjeje nga anė tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe nga shoqėritė atdhetare tė mėrgimit.
Ndryshe nga kongreset e mėparshme kombėtare, nė kėtė kuvend pati njė numėr mjaft tė madh delegatėsh nga qytetet e vilajeteve tė Kosovės dhe tė Manastirit, nga Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vuēiterna, Shkupi, Tetova, Dibra, Struga, Ohri etj. Midis delegatėve ishin Dervish Hima, Fehim Zavalani, Petro Nini Luarasi, Hysni Curri, Ferit Ypi, Bedri Pejani, Qamil Shkupi, Gjergj Qiriazi, Bejtullah Gjilani, Themistokli Germenji, Tefik Panariti, Hajdar Blloshmi, Abdullah Efendiu (nga Struga), Qazim Iliaz Dibra, Rexhep Mitrovica, Xhafer Kolonja etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Bedri Pejani, ndėrsa sekretarė Ferit Ypi dhe Petro Nini Luarasi.
Sikurse dėshmon “Zėdhėnia” qė klubi “Bashkimi” i Manastirit shpėrndau me kėtė rast, qėllimi i kėtij Kongresi ishte tė diskutonte ēėshtjet qė kishin tė bėnin me mbrojtjen e shkollės, tė shkrimit e tė kulturės kombėtare kundėr reaksionit xhonturk dhe kundėr politikės asimiluese tė xhonturqve. Kongresi do tė merrte masa tė mėtejshme pėr zgjerimin e rrjetit tė shkollave shqipe dhe pėr zhvillimin e kulturės shqiptare nė tėrėsi.
Kongresi i Dytė i Manastirit ishte njė manifestim politik e kombėtar shqiptar. Si nė fjalimet e delegatėve, ashtu edhe nė vendimet e Kongresit u shpreh protesta kundėr pėrndjekjeve qė po u bėheshin shkollės e alfabetit shqip nga Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim” dhe nga qeveria turke.
Dervish Hima, qė mbajti edhe fjalėn e hapjes nė Kongres, foli “pėr nevojat e zhvillimit tė arsimit, tė pėrhapjes sė diturisė dhe tė pėrparimit tė kombit shqiptar”. Ai dhe delegatėt e tjerė, si Ferit Ypi, Tefik Panariti etj., kritikuan Komitetin Qendror “Bashkim e Pėrparim”, i cili, nė kundėrshtim me premtimet qė u kishte bėrė shqiptarėve, po u mohonte tė drejtėn e arsimit kombėtar dhe tė pėrdorimit tė lirė tė gjuhės shqipe, ndėrhynte egėrsisht nė ēėshtjen e alfabetit tė gjuhės shqipe, qė ishte njė e drejtė e natyrshme e njerėzore si pėr ēdo popull. Ky qėndrim i xhonturqve u cilėsua nga delegatėt si njė pėrpjekje pėr tė pėrēarė shqiptarėt sipas dasive fetare, pėr tė osmanizuar myslimanėt shqiptarė dhe pėr tė penguar pėrparimin kulturor dhe emancipimin politik tė kombit shqiptar. “Na kanė shpallur luftė nė fushėn e shkronjave”, theksoi Dervish Hima nė Kongres, prandaj “ne qė jemi mbledhur kėtu, bashkė me gjithė atdhetarėt shqiptarė, do t’i mbrojmė me ēdo mjet shkronjat tona kombėtare…”.
Kongresi tėrhoqi vėmendjen e gjithė atdhetarėve shqiptarė pėr rrezikun e shkombėtarizimit dhe tė aneksimit tė territoreve tė Shqipėrisė nga shtetet fqinje, nga Serbia, Greqia e Bullgaria. Serbia, u tha nė Kongres, duke ndjekur njė politikė shoviniste, synon tė pushtojė Kosovėn, tė cilėn e ka pagėzuar me emrin “Stara Serbia”, ndėrsa qarqet politike tė Greqisė po pėrpiqen me tė gjitha mjetet, duke pėrdorur klerikėt ortodoksė konservatorė e progrekė, shkollat e mėsuesit grekomanė, tė asimilojnė shqiptarėt e krishterė dhe tė aneksojnė territoret e Shqipėrisė sė Jugut. Petro N. Luarasi theksoi nė fjalėn e tij se kėta klerikė fanatikė e grekomanė, tė nxitur nga Greqia, mallkojnė e shkishėrojnė banorėt e fshatrave Progėr, Negovan e Bellkamen sepse ēojnė fėmijėt nė shkollat shqipe, ndėrsa bandat e andartėve grekė, tė paguar nga Athina, vrasin atdhetarėt mė tė dalluar qė pėrhapin mėsimin e shkrimin shqip. Gjatė 5 vjetėve tė fundit ishin vrarė nė Negovan nga bandat greke 45 shqiptarė. Pėr tė paralizuar kėtė veprimtari Petro Nini Luarasi, pėrveē tė tjerave, i propozoi Kongresit qė tė kėrkonte qė kisha shqiptare tė ndahej nga Patrikana greke.
Aktet kryesore tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit ishin Programi prej 10 pikash dhe njė Promemorje prej 4 pikash, qė iu dėrgua qeverisė turke. Nė kėto dokumente parashikoheshin masa tė rėndėsishme pėr zhvillimin e arsimit kombėtar, pėr mbrojtjen e alfabetit tė shqipes, pėr botimin e librave dhe tė teksteve shkollore shqipe. Pėr kėtė qėllim do tė ngrihej pranė klubit qendror njė komision arsimor-kulturor, qė nė program quhej Akademi, i cili do tė merrej me botimin e teksteve shkollore, tė veprave letrare dhe tė njė fjalori shqip-turqisht e anasjelltas. Parashikohej tė hapej nė Shkup njė shkollė normale me konvikt, e ngjashme me atė tė Elbasanit, dhe tė themelohej kėtu njė gazetė e re nė shqip dhe nė turqisht, me anėn e sė cilės do tė informoheshin shqiptarėt dhe opinioni publik evropian pėr ngjarjet e rėndėsishme qė po zhvilloheshin nė kėtė vilajet. Kongresi ngarkonte klubet dhe gjithė atdhetarėt shqiptarė qė tė punonin pėr zgjerimin e mėtejshėm tė rrjetit tė shkollave shqipe, pėr sigurimin e lokaleve shkollore, tė mėsuesve dhe tė mjeteve tė nevojshme financiare.
Nė Promemorjen prej katėr pikash, qė iu dėrgua Portės sė Lartė, parashtroheshin kėto kėrkesa: tė jepej liri e plotė pėr mėsimin e gjuhės shqipe, nė pėrputhje me tė drejtat kushtetuese; tė mėnjanoheshin tė gjitha pengesat qė nxirrnin autoritetet shtetėrore pėr zhvillimin e lirė tė kombit shqiptar dhe veēanėrisht tė mos lejohej asnjė lloj ndėrhyrjeje nė mėnyrėn e mėsimit tė gjuhės kombėtare (shqipe), duke ua lėnė tė drejtėn e zgjedhjes sė alfabetit tė shqipes, siē qe vendosur nė Kongresin e Dibrės, mėsuesve (shqiptarė); tė caktohej nga qeveria njė subvencion pėr shkollat e tė krishterėve shqiptarė, pėr t’i shkėputur ato nga ndikimi i Greqisė dhe t’i kėrkohej Patrikanės nga qeveria qė tė lejonte pėrdorimin e gjuhės shqipe gjatė predikimit nė kisha. Promemorja ngarkonte klubin qendror shqiptar qė tė kėshillohej me Shejhylislamin rreth “dėmit” qė gjoja i shkaktohej fesė myslimane nga pėrdorimi i alfabetit latin pėr mėsimin e shqipes.
Kongresi mori masa edhe pėr forcimin e lidhjeve organizative ndėrmjet klubeve shqiptare dhe pėr bashkėrendimin e veprimtarisė sė tyre. U vendos qė klubet shqiptare tė kishin njė rregullore tė njėjtė dhe tė detyrueshme pėr tė gjithė. Kjo rregullore a kanonizėm e pėrgjithshme do tė njihej zyrtarisht edhe prej qeverisė turke. Njė vendim i tillė ishte marrė edhe nė Kongresin e Elbasanit, por nuk ishte vėnė nė zbatim. Tė gjitha klubet do tė drejtoheshin nga klubi qendror shqiptar, atributet e tė cilit tani, ndryshe nga vendimet qė ishin marrė nė kongreset e mėparshme, do t’i kishte klubi i Stambollit. Kongresi mendoi se duke e shpėrngulur qendrėn udhėheqėse tė klubeve nga Manastiri nė Stamboll do tė krijohej njė udhėheqje e vetme e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, ku tė bashkoheshin drejtuesit e klubeve dhe deputetėt atdhetarė shqiptarė tė parlamentit, si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja etj. Kėta deputetė parashikohej tė pėrfshiheshin edhe nė kryesinė qendrore tė klubit tė Stambollit.
Megjithatė, vendimi i Kongresit tė Dytė tė Manastirit, pėr tė caktuar si klub qendror atė tė Stambollit, nuk u pėlqye nga rrethet e gjera atdhetare tė vendit. Edhe ngjarjet e mėvonshme, sidomos qėndrimi i udhėheqjes sė kėtij klubi ndaj kryengritjes shqiptare tė vitit 1910, kur ajo mori hapur nė mbrojtje xhonturqit, provuan se ky vendim ishte i gabuar.
Po kėshtu u vendos qė tė thirrej nė korrik tė vitit 1910 njė kongres mė i gjerė nė Janinė, i cili, krahas problemeve tė tjera, do tė zgjidhte pėrfundimisht problemin e alfabetit, duke zgjedhur njėrėn prej dy abėcėve latine, tė miratuara nga Kongresi i Parė i Manastirit.
Nė Kongresin e Dytė tė Manastirit, ashtu si nė ato tė mėparshmet, u mbajtėn edhe mbledhje tė fshehta, nė tė cilat u diskutuan ēėshtje tė tilla politike, siē ishin forcimi i komiteteve tė fshehta dhe masat qė duheshin marrė pėr pėrgatitjen e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme. Por, ndėrsa pėr komitetet e fshehta u mor vendim qė tė zgjeroheshin e forcoheshin mė tej, pėr pėrgatitjen e kryengritjes sė pėrgjithshme nuk u mor ndonjė masė. Kjo ēėshtje u la tė diskutohej e tė vendosej nė kongresin e ardhshėm. Sipas tė dhėnave tė bashkėkohėsve, nė mbledhjet e fshehta u hartua edhe njė program politik, tė cilin ata e quanin platformė “tė autonomisė sė Shqipėrisė”, ku, pėrveē tė tjerave, parashikohej njohja zyrtare e kombit shqiptar, mėsimi i gjuhės shqipe nė tė gjitha shkollat e Shqipėrisė dhe njohja e saj si gjuhė zyrtare. Megjithatė, ky program nuk u pėrfshi nė asnjėrin nga dy aktet e shpallura botėrisht tė Kongresit.
Kongresi i Dytė i Manastirit, ashtu si mitingjet, protestat dhe manifestimet e tjera qė u zhvilluan nė Shqipėri nė pragun e kėtij kuvendi, nė shkurt-mars tė vitit 1910, shprehėn vendosmėrinė e shqiptarėve pėr mbrojtjen e shkrimit shqip, tė shkollės dhe tė kulturės kombėtare nė tėrėrsi. Ato ishin, njėherazi, njė paralajmėrim pėr kryengritjen e armatosur qė do tė shpėrthente nė pranverėn e vitit 1910.
avatar
Interesant

Shteti : Pejė
Postime : 4173
Kyējet nė forum : 13076
Regjistruar mė : 02/03/2008
Profesioni : Jurispodenca

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Manastirit

Mesazh nga Interesant prej Tue 04 May 2010, 10:12

95 VJETORI I KONGRESIT TĖ ALFABETIT NĖ MANASTIR

\
Dy caqe tė gjuhės Shqipe


Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit (1210)
I gjetur nė Vatikan, ai ėshtė botimi mė i vjetėr i njohur deri tani i gjuhės Shqipe. I tėri ėshtė nė pergamen dhe ka 208 faqe. I gjithė dorėshkrimi ėshtė i shkruar me shkronja latine dhe i tėri nė gjuhėn shqipe, nė dialektin e veriut. Dorėshkrimi ndahet nė tre kapituj, nė faqet 1r-97r mbi teologjinė; faqet 98r-146r mbi filozofinė dhe faqet 147r-208r mbi historinė. Ndėrsa nė fund, autori ka firmosur vetė duke shkruar: Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t' Lummnummitt ZOT e mbaronjj n'Vitte MCCX dittn ee IX t' Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE. Rėndėsia e kėtij libri (qė nuk ėshtė abetare) ėshtė se tregon qė ka patur shkrues, botues dhe lexues te shkolluar te Shqipes nė vitin 1210.
Alfabetet origjinale shqiptare (1761-1844)
Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve njihet si Anonimi i Elbasanit (1761) ėshtė teksti mė i hershėm Shqip i shkruar me njė alfabet origjinal. Autor ėshtė Gregori i Durrėsit, i njohur edhe si Gregori i Voskopojės, i cili qėndroi pesėmbėdhjetė vjet nė Elbasan para hartimit tė dorėshkrimit. Ai u pėrpoq tė shkruante nė njė gjuhė tė pėrbashkėt qė ta kuptojnė shqiptarėt nga krahinat e ndryshme. Njė gjė bie nė sy nė Dorėshkrimin Elbasanas: Ka shumė pak fjalė tė huaja, vetėm tri fjalė latine dhe shtatė fjalė turke. 59 faqet e pėrkthimeve biblike nė Dorėshkrimin Elbasanas pėrmbajnė 6113 fjalė tė shkruara nė njė alfabet prej 40 gėrmash: 35 gėrma tė zakonshme dhe 5 gėrma tė rralla. Shumica e gėrmave tė kėtij alfabetit janė krijime tė reja pa ndikim tė gjuhėve dhe tė alfabeteve tė popujve fqinjė.
Nė kapakun e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve gjėndet njė vizatim dhe afėr dymbėdhjetė fjalė tė shkruar me njė alfabet i cili ndryshon krejtėsisht nga alfabeti i dorėshkrimit; por i pa zbėrthyer akoma.
Alfabeti i Todri Haxhifilipit (1730-1805) nga Elbasani, i cili ėshtė njė sistem grafik i ndėrlikuar prej 52 gėrmash qė u pėrdor nė mėnyrė sporadike nė Elbasan nga fundi i shekullit XVIII.
Alfabeti i Kodeksit tė Beratit (1764-1798), njė dorėshkrim prej 154 faqesh. Nė faqen 104 gjejmė dy radhė Shqip tė shkruara me njė alfabet origjinal prej 37 gėrmash tė ndikuara nga glagolishtja.
Nga Gjirokastra kemi njė alfabet tjetėr nga fundi i shekullit XVIII ose nga fillimi i shekullit XIX, i cili ėshtė njė sistem grafik prej 22 gėrmash, por pak i pėrhapur.
Njė alfabet tjetėr i shpikur nė jugun e Shqipėrisė ėshtė ai i Jani Vellarait (1771-1823). Ai ishte autori grek i shėnimeve gramatikore greqisht-shqip tė vitit 1801 pėr t'i mėsuar shqip grekėrve. Gjuhėn shqipe e shkroi me njė alfabet origjinal prej 30 gėrmash nė bazė tė latinishtes dhe tė greqishtes.
Alfabeti i Naum Veqilharxhit (1797-1846) nga Korēa prej 33 gėrmash tė botuarai nė abetare e tij Shqipe nė vitin 1844. Jehona e kėtij alfabeti, i cili i ngjan njė lloj armenishtje kursive, ishte e pakėt.
Kjo periudhė njėqindvjeēare 1750-1850 ishte njė kohė shumėllojshmėrie shkrimesh tė habitshme nė Shqipėri. Me tė gjithė, gjuha shqipe u shkrua me DHJETĖ ALFABETE: shtatė alfabetet origjinale tė lartėpėrmendur si dhe pėrshtatjet pas vitit 1850 tė alfabeteve latin, grek dhe arab. Ėshtė pėr t’u ēuditur qė kultura shqiptare arriti ta dallonte veten dhe tė mbijetonte me njė madhėshti tė tillė letrare. Egzistenca e tyre ējerr poshtėrsinė me tė cilėn u ndesh delegacioni Shqiptar nė Kongresin e Berlinit mė 1878 ku iu tha nė vend tė JO-sė pėr shtetin Shqiptar se: nuk mund tė ketė komb pa gjuhė tė shkruar. Ndėrkohė qė kishte jo njė, por 10 alfabete qė mund tė pėrzgjidheshin e zbatoheshin.

Kongresi i Manastirit ose ndryshe Kongresi i Alfabetit (14 Nėntor 1908)


Atdhetarėt qė pėrpiqeshin tė bashkonin popullin kishin pėrpara njė pėrēarje nė popull qė shkatohej nga: 1- politika ‘pėrēa e sundo’ e qeverise osmane; 2- struktura shoqėrore feudale-fisnore nė Shqipėri; 3- drejtimet e huaja tė grupeve tė ndryshme fetare, tė cilat pėrdornin turqishten, greqishten, italishten e gjermanishten nė vend tė Shqipes. Nė ato kushte, shoqėria Bashkimi e Manastirit thirri mė 14 Nėntor 1908 kongresin e parė tė pėrgjithshėm pėr diskutimin dhe miratimin e nje alfabeti tė njėsuar.
Aty ishin tė pranishėm 150 delegatė tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė dhe nga bashkėsitė shqiptare nė Rumani, Turqi, Egjipt, Itali, Amerikė e gjetkė. Ata zgjodhėn si kryetar Mithat Frasherin, tė birin e tė shquarit Abdyl qė kishte kryesuar mbledhjen nė Prizren. Pėrfaqėsuesi i Shoqėrisė Biblike Gjergji Qiriazi u zgjodh nėnkryetar, kurse prifti protestant nga Korēa Grigor Cilka mori pjesė bashkė me tė nė Komisionin e Alfabetit tė pėrbėrė prej 11 vetėsh. Parashqevi Qiriazi, e Shkollės sė Vajzave nė Korēė, shėrbeu si sekretare e komisionit. Ajo ishte e vetmja grua delegate nė Manastir dhe e para grua nė histori qė mori pjesė nė njė forum gjithėshqiptar. Zonja Fineas Kenedi, njė misionare amerikane nė Korēė, e pranishme aty si vezhguese, shkruante pėr poetin Gjergj Fishta: Kumtesa mė e mirė u mbajt nga njė prift katolik nga Shkodra, fjalėt e tė cilit bėnė qė dėgjuesve t'u rridhnin lotė; njė hoxhė u prek aq shumė, saqė rendi ta pėrqafonte para gjithė tė pranishmeve.
Kongresi nėntėditor vendosi me votė tė plotė qė shqiptarėt tė linin mėnjanė alfabetin e Stambollit me dhjetė shenjat e tij tė veēanta dhe ta shkruanin gjuhėn e tyre vetėm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar nė Manastir pėrmbante 36 shkronja e ndėrthurje shkronjash latine. Duke qenė se para kėsaj mbledhjeje gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke e sllave apo pėrshtatje tė tyre, vendosmėria e kėtyre delegatėve pėr t'i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi nje shpallje kulturore e pavarėsisė, gjė qė shkaktoi kundėrveprime tė ashpra nga qeveria osmane, sllavėt dhe kisha ortodokse e grekėrve.
Njė pjesėmarrės i shquar nė Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetė nga trembėdhjetė propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonėse jetoi nė disa vende tė huaja dhe mėsoi tė fliste 13 gjuhė, mbi gjuhėn Shqipe ai nuk vinte gjė tjeter.

Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera

ku e shkoj jetėn tash sa mot,

veē per ty rreh zemra e mjera

e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhė, qi jam tue ndie

janė tė bukra me temel
por prep’ kėjo, si diell pa hije,
pėr mue t’tanave ju del.


Kongresi vendosi gjithashtu ngritjen e Shtypshkronjės Shqipe nė Manastir nėn drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bė shpejt e njohur anembanė vendit si shpėrndarėse e librave dhe gazetave Shqipe. Por shpejt qeveria osmane i mbylli tė gjitha shtypshkronjat shqipe. Mė 1911, Hoxhson, pėrfaqesuesi i Shoqėrisė Biblike tė Kostandinopojės, raportonte: Tė gjitha shkollat shqipe janė mbyllur pa pikė mėshire, kurse pėrpjekjet ngulmuese pėr ndalimin e gjuhės dhe zhdukjen e letėrsisė Shqipe nuk kanė rreshtur kurrė. Gjendja e rėndė politike mund tė marrė flakė nga ēasti nė ēast. Tashmė shqiptarizmi kishte shpėrthyer dhe nuk do ndalej mė!
Shkrimi ėshtė bėshtetur edhe nė botime pėrkatėse tė mėparshme.
Pėrgatitur nga Saimir Lolja
Nėn-Prof. Dr. PEng.
Nėndor 2003
avatar
Interesant

Shteti : Pejė
Postime : 4173
Kyējet nė forum : 13076
Regjistruar mė : 02/03/2008
Profesioni : Jurispodenca

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Manastirit

Mesazh nga Kle@Love prej Tue 11 May 2010, 16:29

Pėrhapja e shkollave dhe e mėsimit tė
gjuhės shqipe, si edhe zhvillimi i kulturės kombėtare nė pėrgjithėsi,
shtruan nė rend tė ditės nevojėn e caktimit tė njė alfabeti tė vetėm.
Rilindėsit me tė drejtė e shihnin mungesėn e njė alfabeti tė njėjtė tė
gjuhės shqipe jo vetėm si njė problem gjuhėsor e kulturor, por edhe si
njė ēėshtje politike, njė shenjė dasie, qė pengonte bashkimin e
shqiptarėve. Zgjidhja e saj do tė ndihmonte si nė lėvrimin e mėtejshėm
tė gjuhės e tė letėrsisė shqipe, ashtu edhe nė konsolidimin e unitetit
kombėtar dhe tė bashkimit politik tė popullit shqiptar.
Vendosja e njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe u pėrgatit gjatė njė
epoke tė tėrė tė Rilindjes, falė veprimtarisė krijuese nė lėmin e
gjuhėsisė dhe tė letėrsisė tė brezave tė tėrė tė iluministėve shqiptarė,
gjuhėtarė, shkrimtarė, poetė, publicistė etj. Njė ndihmesė tė vyer
dhanė organet e shtypit, sidomos ato tė viteve tė fundit tė shek. XIX
dhe tė fillimit tė shek. XX, ku spikati nė mėnyrė tė veēantė revista
“Albania” (Bruksel-Londėr, 1897-1909) e Faik Konicės. Miratimi i alfabetit (alfabetares) sė Stambollit,
nė vitin 1879, ndonėse shėnoi njė hap tė rėndėsishėm pėrpara nė rrugėn e
vendosjes sė njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe, nuk arriti ta
zgjidhte pėrfundimisht kėtė ēėshtje. Alfabeti i Stambollit u pėrhap
vetėm nė Shqipėrinė e Jugut e tė Mesme, ndėrsa nė Shqipėrinė e Veriut,
posaēėrisht nė Shkodėr pėrdoreshin tri alfabete tė tjera pėr shkrimin e
shqipes, ai i shoqėrisė “Bashkimi” (1899), i “Agimit” (i jezuitėve) dhe
alfabeti i shkrimtarėve tė vjetėr tė Veriut, qė pėrdorej mė shumė nga
klerikėt katolikė. Organet e shtypit shqiptar, ndonėse botoheshin tė
gjitha me alfabetin latin, kishin ndryshime ndėrmjet tyre.
Nė rrethana tė tilla, vendosja e njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe
do tė arrihej jo vetėm nė luftė me sunduesit e huaj osmanė, qė
pėrpiqeshin ta pengonin atė si njė arritje qė do tė ēonte nė afirmimin e
mėtejshėm tė kombit shqiptar, por edhe duke kapėrcyer frymėn dhe
interesat lokalė tė shoqėrive e tė grupeve kulturore shqiptare, qė
ushqeheshin edhe nga dasitė krahinore tė trashėguara nga e kaluara.
Ndonėse nė thelb ishte njė ēėshtje kulture, njėsimi i alfabetit tė
gjuhės shqipe paraqitej njėherazi njė nga problemet mė tė rėndėsishme
politike tė kohės, zgjidhja e tė cilit do tė varej nga zhvillimi i
lėvizjes kombėtare nė pėrgjithėsi. Nė tė vėrtetė, thirrja e kongresit
pėr njėsimin e alfabetit tė gjuhės shqipe u bė e mundur vetėm nė
rrethanat e reja, qė u krijuan pėr lėvizjen kulturore-kombėtare pas
shpalljes sė kushtetutės nė vitin 1908.
Nismėn pėr thirrjen e kongresit pėr njėsimin e alfabetit tė gjuhės
shqipe e mori klubi “Bashkimi” i Manastirit, qė luante rolin kryesor
ndėrmjet klubeve shqiptare. Drejtuesit e kėtij klubi, menjėherė pas
themelimit tė tij, e shpallėn zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje si detyrėn mė
tė ngutshme tė lėvizjes kombėtare. Gjatė muajve gusht-shtator, pasi
kishte marrė edhe pėlqimin e klubeve e tė shoqėrive tė tjera atdhetare,
klubi i Manastirit ndėrmori masat konkrete pėr thirrjen e kongresit
kombėtar pėr ēėshtjen e alfabetit. Nė “Zėdhėnien” qė u shpėrnda me kėtė
rast, ftoheshin tė merrnin pjesė nė kongres “gjithė shqiptarėt, brenda
dhe jashtė Shqipėrisė”, si edhe “ēdo filolog” shqiptar. Nisma e tij u
prit mirė nga atdhetarėt shqiptarė dhe nga klubet e shoqėritė patriotike
brenda e jashtė vendit, qė u treguan tė gatshme tė dėrgonin
pėrfaqėsuesit e tyre nė kėtė kongres.
Kongresi u hap nė Manastir mė 14 nėntor 1908 dhe i vijoi punimet deri mė
22 nėntor. Nė Kongres morėn pjesė 32 delegatė me tė drejtė vote, qė
pėrfaqėsonin 26 qytete e shoqėri tė ndryshme shqiptare brenda dhe jashtė
atdheut, si dhe 18 delegatė tė tjerė si pjesėmarrės pa tė drejtė vote.
Kongresi i Manastirit u shndėrrua kėshtu nė njė kuvend tė vėrtetė
mbarėshqiptar, nė tė cilin morėn pjesė gjithsej 50 delegatė nga tė
gjitha anėt e Shqipėrisė, nga qytetet e vilajeteve tė Manastirit, tė
Kosovės, tė Janinės e tė Shkodrės, si edhe nga shoqėritė shqiptare tė
Bukureshtit, tė Sofjes, tė ShBA-sė, tė Egjiptit, tė Italisė etj.
Kongresi i Manastirit pėr ēėshtjet qė diskutoi e zgjidhi dhe si njė nga
tubimet mė tė gjera e mė pėrfaqėsuese nga pėrbėrja e tij, vlerėsohet me
tė drejtė si kuvendi mė i rėndėsishėm kombėtar nė historinė politike e
kulturore tė shqiptarėve nė fillim tė shek. XX. Delegatė tė tij ishin
shkrimtarėt dhe publicistėt mė tė njohur, lėvrues tė gjuhės shqipe,
laikė e klerikė, si Gjergj Fishta, Nikollė Kaēori, Ndre Mjeda, Gjergj
Qiriazi, Mithat Frashėri, Hilė Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir
Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Adam Shkaba; veprimtarė tė
lėvizjes kombėtare dhe tė klubeve shqiptare, si Bajram e Ēerēis Topulli,
Mihal Gramenoja, Fehim Zavalani, Dhimitėr Mole, Nyzhet Vrioni, Rrok
Berisha, Leonidha Naēo, Dhimitraq Buda, Akil Eftimi, Shefqet Frashėri,
Refik Toptani, Gligor Cilka, Emin bej Shkupi, Hafiz Ibrahim efendiu (nga
Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal Beu (nga Ohri), Fahri Frashėri (nga Resna)
etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashėri, ndėrsa nėnkryetarė
Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi. Megjithatė, pėr njė varg arsyesh tė
diktuara nga rrethanat e kohės, pati edhe intelektualė tė shquar (si
Faik Konica etj.) qė nuk arritėn tė merrnin pjesė nė punimet e kėtij
Kongresi.
Gjatė dy ditėve tė para tė Kongresit u zhvilluan mbledhje tė gjera e tė
hapura, ku morėn pjesė, pėrveē delegatėve, edhe intelektualė e nxėnės tė
shkollave tė Manastirit, si edhe banorė tė tjerė tė kėtij qyteti, rreth
400 veta. Kėto mbledhje u shndėrruan nė manifestime kombėtare, nė tė
cilat u mbajtėn fjalime patriotike pėr nevojėn e bashkimit tė tė gjithė
shqiptarėve, gegė e toskė, myslimanė e tė krishterė, si dhe pėr
pėrparimin e kombit e tė kulturės sė tij.
Vendin kryesor nė punimet e Kongresit, duke pėrfshirė edhe mbledhjet e
hapura, e zuri ēėshtja e caktimit tė njė alfabeti tė pėrbashkėt pėr tė
gjithė shqiptarėt. Gjatė diskutimeve qė u bėnė nė ditėt e para, tė
gjithė shfaqėn mendimin se alfabeti qė do tė vendosej duhej tė kishte si
bazė atė latin. Por pikėpamjet e delegatėve mė tej u ndanė, prandaj nė
ditėn e tretė tė punimeve Kongresi zgjodhi njė komision prej 11 vetash,
tė kryesuar nga at Gjergj Fishta, ku bėnin pjesė njohėsit mė tė mirė tė
gjuhės shqipe, pėrkrahės tė alfabeteve tė Stambollit, tė “Bashkimit”, tė
“Agimit”, si dhe intelektualė tė tjerė tė shquar. Komisionit iu dhanė
fuqi tė plota pėr tė vendosur pėr kėtė ēėshtje.
Pas shumė diskutimesh Komisioni vendosi qė tė mos merrej nė vėshtrim
asnjėri nga tri alfabetet e pėrmendura mė sipėr, por tė krijohej njė
alfabet i ri mbi bazėn e atij latin, duke u dhėnė shkronjave latine
vlera fonetike nė pėrputhje me nevojat e gjuhės shqipe. Por Komisioni
ndeshi nė vėshtirėsi pėr caktimin e shkronjave dyshe, qė nevojiteshin
pėr ata tinguj tė shqipes, qė i mungonin latinishtes (pėr dh, gj, nj, th
etj.). Nė kėto rrethana, pas tri ditė diskutimesh (17-19 nėntor),
anėtarėt e Komisionit, sikurse thuhej nė vendimin e Kongresit, “tė
shtyrė edhe nga disa shkaqe tė pėrjashtme”, nuk arritėn tė caktonin njė
alfabet tė vetėm pėr gjuhėn shqipe, prandaj vendosėn “tė kthehen prapa”,
duke pranuar alfabetin e Stambollit “e me tė bashkė edhe njė abece
thjesht latine, qė tė pėrdoreshin e tė mėsoheshin bashkarisht nė mes tė
shqiptarėve”. Tė dy alfabetet do tė pėrdoreshin detyrimisht nė shkolla.
Ky vendim, qė vetė Kongresi e quajti kthim prapa, u argumentua nga
Komisioni me “disa shkaqe tė pėrjashtme” dhe pikėrisht me nevojėn pėr tė
shtypur me alfabetin thjesht latin libra jashtė Shqipėrisė dhe pėr
korrespondencat me jashtė. Nė tė vėrtetė, me shkaqe tė jashtme nuk
kuptoheshin vetėm ato thjesht teknike, por edhe trysnia e ushtruar mbi
Komisionin nga qarqet e shoqėritė e ndryshme shqiptare, qė ishin pėr
alfabetin e Stambollit (nė Shqipėrinė e Jugut) dhe atė tė “Bashkimit” nė
Gegėri e sidomos nė Shkodėr. Vendimi pėr tė pėrdorur bashkėrisht dy
alfabete u mor pėr tė mos shkaktuar pėrēarje nė radhėt e delegatėve dhe
tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Nė tė njėjtėn kohė ai u quajt si njė
zgjidhje e pėrkohshme pėr tė kaluar nė tė ardhmen nė pėrdorimin e njė
alfabeti tė vetėm.
Ndonėse nuk caktoi njė alfabet tė vetėm, vendimi i Kongresit tė
Manastirit ishte njė hap i rėndėsishėm pėrpara nė rrugėn e zgjidhjes
pėrfundimtare tė ēėshtjes sė alfabetit tė shqipes dhe ushtroi njė ndikim
tė fuqishėm nė bashkimin politik dhe pėrparimin e mėtejshėm kulturor tė
kombit shqiptar. Me kėtė vendim iu dha fund kaosit qė mbretėronte deri
atėherė nė ēėshtjen e shkrimit tė shqipes. Nė vend tė alfabeteve tė
shumta qė ishin pėrhapur nė Shqipėri e nė kolonitė e mėrgimit, tani do
tė pėrdoreshin vetėm dy, edhe kėta bashkėrisht. Pėrveē kėsaj, duke
vendosur pėr dy alfabete, qė mbėshteteshin nė atė latin, Kongresi i
Manastirit ripohoi edhe njėherė vendosmėrinė e shqiptarėve pėr tė
mbrojtur individualitetin e tyre kombėtar, kundėr orvatjeve tė
xhonturqve pėr t’u imponuar alfabetin arab dhe pėr t’i identifikuar ata
me turqit.
Atė qė nuk e ēoi dot deri nė fund Kongresi i Manastirit, e zgjidhi
pėrfundimisht vetė jeta e popullit shqiptar. Alfabeti thjesht latin,
duke qenė i papėrzier e mė homogjen nga karakteri i shkronjave, mė i
lehtė e mė praktik pėr shtyp, u pėrhap gjithnjė e mė shumė dhe nga fundi
i Luftės sė Parė Botėrore u bė tashmė alfabeti i pėrbashkėt e i vetėm
pėr gjithė shqiptarėt, alfabeti i sotėm i gjuhės shqipe.
Megjithėse ēėshtja e njėsimit tė alfabetit zuri vendin kryesor nė
punimet e Kongresit tė Manastirit, vetė Kongresi nuk ishte njė mbledhje
thjesht gjuhėsore, por edhe njė manifestim politik. Krahas tubimeve tė
hapura, u organizuan edhe mbledhje tė fshehta kushtuar ēėshtjeve
politike tė ditės. Objekti kryesor i diskutimeve nė kėto mbledhje ishin
marrėdhėniet e shqiptarėve me turqit, lufta pėr tė drejtat kombėtare tė
popullit shqiptar, pėr zhvillimin kulturor dhe ekonomik tė vendit, si
edhe marrėdhėniet me shtetet evropiane. Pėrfundimet e kėtyre diskutimeve
dhe vendimet qė u morėn nė kėto mbledhje, u pėrfshinė nė programin
kombėtar prej 18 pikash qė iu dha deputetit tė Korēės, Shahin Kolonjės,
pėr ta paraqitur nė parlament nė emėr tė shqiptarėve. Ky program ėshte
njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme tė Kongresit tė Manastirit, nė tė
cilin u pasqyruan aspiratat e shqiptarėve pėr autonominė
territoriale-administrative tė Shqipėrisė.
Vendin kryesor nė program e zinin kėrkesat politike pėr “njohjen zyrtare
tė kombėsisė shqiptare dhe tė gjuhės shqipe”. Nė lidhje tė ngushtė me
kėtė kėrkohej emėrimi i nėpunėsve shqiptarė nė tė katėr vilajetet,
zgjedhja e tė gjitha organeve lokale, zgjerimi i kompetencave tė tyre
dhe kryerja e shėrbimit ushtarak nga dy deri nė dy vjet e gjysmė nė
Shqipėri, nėn drejtimin e oficerėve shqiptarė tė dalė nga shkollat
ushtarake qė do tė ngriheshin nė vend.
Pjesė pėrbėrėse e kėrkesės pėr njohjen e kombėsisė shqiptare dhe e tė
drejtave tė saj, ishte edhe themelimi i shkollės sė pavarur shqipe, qė
do tė arrihej duke i kthyer tė gjitha shkollat shtetėrore turke nė
Shqipėri, ato fillore, qytetėse e tė mesme, nė shkolla kombėtare dhe
duke vendosur gjuhėn amtare shqipe “si gjuhė mėsimi nė tė gjitha kėto
shkolla shtetėrore”, ndėrsa turqishtja do tė mėsohej si lėndė e veēantė,
duke filluar nga viti katėrt i shkollės fillore. Tė lidhura ngushtė me
kėtė ishin edhe masat qė parashikohej tė merreshin pėr kthimin e
shkollave nė gjuhėn greke, qė funksiononin pėr shqiptarėt e krishterė,
nė shkolla kombėtare, me gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi, duke i hequr ato
nga administrimi i klerit dhe duke i shpallur shkolla shtetėrore. Kėto
shkolla do tė mbaheshin me tė ardhurat nga pasuritė e kishave, tė cilat
duhej tė administroheshin nga shteti dhe me tė ardhurat e buxhetit tė
shtetit osman. Pėr t’u prerė rrugėn ndėrhyrjeve tė Austrisė, tė Italisė e
tė Greqisė nė Shqipėri, kėrkohej qė klerikėt katolikė e ortodoksė tė
paguheshin nga shteti turk. Me kėto masa do tė kufizohej ndikimi i
propagandave tė huaja shkollore e kishtare nė Shqipėri, sidomos i asaj
greke.
Njė nga kėrkesat mė tė rėndėsishme nė fushėn e arsimit ishte ajo pėr
themelimin e njė universiteti shqiptar, qė kishte qenė aspiratė e
hershme e rilindėsve. Pėr pėrgatitjen e profesorėve pėr kėtė universitet
do tė dėrgoheshin ēdo vit, me bursa tė shtetit, tė rinj qė do tė
mėsonin nė shkollat e larta tė Evropės dhe tė ShBA-sė. Po kėshtu
kėrkohej tė themelohej njė muze arkeologjik kombėtar nė njė nga qytetet e
Shqipėrisė.
Programi pėrmbante gjithashtu njė varg masash, qė kishin pėr qėllim
zhvillimin ekonomik tė vendit, pėr tė cilin ishte interesuar borgjezia
shqiptare. Tė tilla ishin masat pėr hapjen dhe shfrytėzimin e minierave,
pėr ndėrtimin e hekurudhave nga sipėrmarrės shqiptarė, pėr ngritjen e
ekonomive tė mėdha bujqėsore nė Myzeqe etj. Nė pjesėn ekonomike
pėrfshihej edhe kėrkesa pėr kufizimin e depėrtimit tė kapitalit tė huaj
nė ekonominė shqiptare, qė kishte pėr qėllim tė ndalonte ekspansionin
ekonomik tė shteteve tė huaja dhe nė mėnyrė tė veēantė t’u jepte mundėsi
borgjezisė shqiptare e kapitalit vendas tė shtinte nė dorė tregun dhe
ekonominė e Shqipėrisė.
Programi politik, i miratuar nė Kongresin e Manastirit, megjithėse nuk
pėrmbante kėrkesa tė domosdoshme pėr organizimin e njė shteti autonom,
si veēimi i territoreve shqiptare dhe forma e qeverisjes sė tyre, ai
pati rėndėsi tė veēantė, sepse i pėrmbysi shpresat e tyrqve tė rinj dhe
tė bashkėpunėtorėve tė tyre shqiptarė pėr ta kufizuar Kongresin vetėm me
ēėshtjet e alfabetit, pėr ta mbajtur larg problemeve politike e luftės
kundėr regjimit xhonturk. Miratimi i tij dėshmonte gjithashtu se Lėvizja
Kombėtare Shqiptare edhe pas shpalljes sė kushtetutės kishte ruajtur
karakterin e saj politik e tė pavarur dhe kishte si objektiv themelor
realizimin e autonomisė sė Shqipėrisė.
Kongresi i Manastirit shėnoi gjithashtu njė hap tė rėndėsishėm nė
ngritjen e shkallės sė organizimit tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Vetė
thirrja e tij si njė forum mbarėkombėtar, vendimet qė mori pėr ēėshtje
tė tilla qė i takonin gjithė kombit dhe, nė mėnyrė tė veēantė, njohja
faktike e klubit tė Manastirit si klub qendror, me tė cilin do tė mbanin
lidhje gjithė klubet e tjera, dėshmojnė pėr vendosjen e njė
bashkėrendimi tė veprimtarisė organizative e politike-kulturore tė
klubeve dhe tė shoqėrive shqiptare, nėn drejtimin e klubit “Bashkimi” tė
Manastirit. Jo rastėsisht konsujt e huaj e trajtonin kėtė masė si njė
pėrpjekje qė do tė krijonte njėlloj federate tė klubeve shqiptare.
Vendimi pėr t’i dhėnė klubit “Bashkimi” tė Manastirit, qė qėndronte nė
krye tė luftės pėr tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve, atributet e njė
klubi qendror, u arrit pas kundėrshtimit tė pėrpjekjeve tė krahut tė
moderuar tė lėvizjes kombėtare pėr t’u imponuar klubeve e shoqėrive
shqiptare udhėheqjen politike dhe organizative tė klubit tė Stambollit,
drejtuesit e tė cilit, pėrgjithėsisht, njiheshin si pėrkrahės tė
xhonturqve.
Kongresi i Manastirit dhe vendimet e tij pėrbėjnė njė nga ngjarjet mė tė
rėndėsishme nė historinė e re tė popullit shqiptar. Pėr herė tė parė
pas kuvendeve, qė u mbajtėn nė periudhėn e Lidhjes sė Prizrenit
(1878-1881) dhe tė Lidhjes sė Pejės (1899-1900), u mblodhėn nė kėtė
Kongres pėrfaqėsues nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė dhe u morėn
vendime tė rėndėsishme pėr ēėshtjen e alfabetit e pėr ato politike, qė
ndihmuan pėr ngritjen nė njė shkallė mė tė lartė tė kulturės e tė
arsimit shqiptar, si edhe pėr bashkimin e tij tė mėtejshėm nė luftėn pėr
ēlirimin kombėtar.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16809
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Manastirit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi