» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Te pathenat e ish liderit komunist ENVER HOXHA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Te pathenat e ish liderit komunist ENVER HOXHA

Mesazh nga saimir_is prej Mon 03 May 2010, 16:38

Njeriu mė i pushtetshėm i Shqipėrisė nė shekullin e kaluar ėshtė sot pjesė e rubrikės “Sekretet e njerėzve tė vdekur”.

Enver Hoxha ėshtė njeriu i cili nė historinė e Shqipėrisė ka marrė me vete shumė mistere, jo vetėm si drejtues i njė sistemi i cili kishte nė thelb tė fshihte tė vėrtetėn por dhe si njė diktator i famshėm nė periudhėn qė drejtoi vendin. Misteret e Hoxhės fillojnė qė nė rininė e hershme tė tij ku edhe sot nuk njihet aktiviteti, shkollimi dhe formimi intelektual.

Askush nuk thotė dot me siguri nga erdhi dhe si arriti tė mbante nėn urdhra njė popull qė historikisht njihej pėr kryeneēėsi ndaj udhėheqėsve. Misteret vijojnė me marrjen e PKSH-sė, marrjen e pushtetit, afrimin me Lindjen, eliminimin e kundėrshtarėve dhe aleatėve tė tij, prishjen e marrėdhėnieve me aleatėt mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė, Rusinė dhe Kinėn, planet kundėr tij nga anglo-amerikanėt pėr ta rrėzuar dhe deri nė fund te “heqja qafe” e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Edhe momenti i fundit i jetės sė tij ėshtė i mbushur me mistere, sėmundjet e tij kurrė nuk u bėnė publike, po ashtu vdekja u arrit tė mbahej e fshehtė pėr dy ditė. Mė 11 prill bėhen 25 vjet qė Enver Hoxha ka ndėrruar jetė, por thuajse ėshtė bėrė shumė pak pėr tė zbuluar misteret e tij. “Tirana Observer” boton sot dhjetė mistere, tė cilat nė shkrimet e ardhshme do tė jenė objekt studimi mė i thelluar pėr tė zbardhur jetėn e njeriut mė tė pėrfolur tė Shqipėrisė. Enver Hoxha ėshtė ndėr tė paktėt, qė kundėrshtarėt e donin nga frika dhe tė vetėt e donin nga mallėngjimi. Sistemi qė ai instaloi nė Shqipėri me gjithė pėrparėsitė dhe mangėsitė qė ka, kurrė nuk mund tė hiqet nga memoria historike e vendit. Ēdo fakt i ri qė del pėr diktatorin komunist, aq mė shumė rrit pikėpyetjet pėr tė kaluarėn e tij. Nė kėto 20 vjet janė thėnė e stėrthėnė njė pafundėsi faktesh pėr tė, por askush nuk ka marrė pėrsipėr tė bėjė njė biografi tė tij, jo vetėm pėr ndjesitė qė ai shkakton nė popull, por dhe pėr faktin se do duhet njė punė voluminoze nga historianė seriozė pėr tė nxjerrė nė dritė anėt e errėta tė Enver Hoxhės.

1. Mosha e rinisė sė Enver Hoxhės edhe sot ka pikėpyetje tė mėdha. Ish-diktatori komunist, nė kujtimet e tij e kalon periudhėn e rinisė si revolucionar, por kurrė nuk jepen pėrmasat reale tė aktivitetit. Pse nuk e shau kurrė pushtetin e Mbretit Zog?
Ish-diktatori komunist ėshtė padyshim njeriu qė ka marrė me vete nė botėn e pėrtejme mė shumė mister se ēdokush tjetėr qė ka drejtuar kėtė vend. Misteri i parė, qė edhe nė ditėt e sotme ka tė bėjė me rininė e tij, shkollimin dhe aktivitetin nė Francė. Pjesa e errėt e jetės sė ish-udhėheqėsit komunist, Enver Hoxha, ajo qė ka tė bėjė pikėrisht me vitet e rinisė sė tij, ėshtė formėsuar nė kujtimet e tij dhe nė tekstet e pafundme tė biografėve tė tij, si kohė aktiviteti revolucionar, pa marrė asnjėherė pėrmasat e saj reale dhe tė vėrteta. Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos nė periudhėn 1927-¬1939, ngec nė arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjetėve tė regjimit tė tij, ka bėrė kėtu punėn e saj. Aktiviteti "revolucionar" i djaloshit Hoxha, nė kėto vite, ka tė bėjė me qėndrimin e tij nė Korēė (1927-¬1930), "studimet" nė Montpelje (1930-¬1934), jetesa nė Paris (1934-¬1935), detyra e diplomatit nė Bruksel (1935¬-1936) dhe ardhjen nė liceun e Korēės, nė kohėn kur kėtu kish filluar pėrhapja e propagandės bolshevike dhe kėrkohej qė tė kontrollohej nga shėrbimi sekret. Nė misteret e shumta qė mbulojnė jetėn e ish-diktatorit komunist, ėshtė ajo qė Enver Hoxha kurrė nuk e shau shėrbimin sekret tė Mbretit Zog, ndonėse nuk la qelizė tė kėtij regjimi pa sharė e mallkuar. Sė dyti, asnjėherė Hoxha nė kujtimet e tij kilometrike dhe as biografėt e tij tė shumtė, nuk japin sqarime pse shefi i mėvonshėm i komunistėve nuk kreu sipas ligjit, shėrbimin e detyrueshėm ushtarak.

2. Njė nga misteret e mėdha tė Enver Hoxhės ėshtė padyshim dhe ardhja e tij nė krye tė Partisė Komuniste mė 8 nėntor 1941. Nė mbledhje ai nuk u caktua tė ishte drejtues, ndėrkohė qė mė parė del si lider i komunistėve, cili ishte ndikimi i jugosllavėve nė ngritjen e tij?
Mbledhja pėr formimin e PKSH filloi nė mbrėmjen e 8 nėntorit 1941 dhe aty erdhėn pėrfaqėsuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korēės ishte Koēo Tashko, Pilo Peristeri, Koēi Xoxe dhe Sotir Vullkani. Nga Grupi i Shkodrės ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i tė Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Ēitaku dhe Sinan Hasani. Po kėshtu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviē e Dushan Mugosha, pėr tė cilėt tė tre grupet kishin rėnė dakord qė tė ishin si ndėrmjetės dhe t'i ndihmonin pėr punėt procedurale. Nė mbledhje, ishte Koēi Xoxe ai qė mori nė dorė frenat e partisė, por me vonė kjo gjė u kalua nė hije dhe drejtimin e PKSH-sė e merr Enver Hoxha, i cili e drejton deri nė prill tė vitit 1985.

3. Vrasja e Qemal Stafės ėshtė njė pjesė e errėt e historisė sė Enver Hoxhės. Edhe pse ish-sekretari i Rinisė Komuniste u vra nga pushtuesit enigmė, kanė ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti pėr tė shkuar nė Vlorė nė 5 maj tė vitit 1942.
Nė datėn 4 maj 1942, Qemal Stafės iu caktua njė detyrė nga udhėheqėsi i PKSH-sė, Enver Hoxha, pėr tė shkuar nė qytetin e Vlorės. Qemali, duke qenė nė ilegalitet tė plotė, strehohej nė njė shtėpi tiranase, e cila nuk bėnte pjesė te shtėpitė e dyshuara pėr strehim komunistėsh. Vendndodhjen e tij nė atė shtėpi e dinin shumė pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjėherė nuk ka dalė me siguri nėse ishte njė kurth prezenca e Qemal Stafės nė atė shtėpi, apo ishte thjesht njė rastėsi. Megjithatė, gjatė periudhės sė komunizmit nuk ėshtė folur shumė me kėtė temė pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjatė asaj kohe pėr vrasjen e Qemal Stafės, ka bėrė qė pas viteve '90 tė diskutohet qė vrasja e tij tė ketė ardhur si pasojė e ndonjė drejtuesi tė lartė tė Partisė Komuniste tė asaj kohe, qė ishte nė dijeni tė vendndodhjes sė tij. Por tė gjitha kėto dyshime nuk janė zbardhur ende, megjithėse shpeshherė tė njohurit apo personat qė kanė qenė dėshmitarė tė asaj kohe, kanė hedhur idenė duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund tė jetė spiunuar. Fakt ėshtė qė djali 21-vjeēar nuk arriti tė realizonte dot dėshirat dhe synimet qė ai kishte.

4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, ēfarė ndikimi kishin jugosllavėt dhe rusėt nė vendimmarrjen e Hoxhės, pse i prishi marrėdhėniet me Titon dhe ēfarė synonte me refuzimin e planit Marshall?
Enver Hoxha ashtu dhe si Stalini njihet nė histori si diktator qė ka eliminuar me radhė bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė. Qysh nga vitet e Luftės, Hoxha nisi procesin e spastrimeve. Akuzat e para vijnė pėr Qemal Stafės, vdekja e tė cilit edhe nė ditėt e sotme ėshtė e mistershme. Kulmi ėshtė dėnimi i Koēi Xoxes, apo dhe vetėvrasja e Nako Spiru. Nė vitin 1948 Hoxha prishi marrėdhėniet me njė nga aleatėt e tij tė ngushtė, qė drejtonte Jugosllavinė, Jisif Tito. Njė vit pėrpara kėsaj, Enver Hoxha kishte refuzuar tė merrte pjesė nė planin Marshall. Fakti qė Hoxha refuzoi planin Marshall erdhi dhe pėr faktin se do tė cenohej ndjeshėm marrėdhėnia me Stalinin, qė aso kohe ishte aleati mė i ngushtė i Shqipėrisė dhe i vetė pushtetit komunist. Plani Marshall, si njė plan pėr rimėkėmbjen e ekonomisė, nėse do tė pranohej nga Shqipėria, do tė sillte njė sėrė pėrparimesh nė vend. Edhe sot kanė mbetur mister bisedat e Hoxhės me Stalinin pėr tė refuzuar propozimin amerikan.

5. Arsyet e eliminimit tė disa figurave kryesore qė ishin bashkėpunėtorė tė tij si Koēi Xoxe dhe tė tjerė, janė padyshim sekrete qė Enver Hoxha i ka marrė nė varr. Cilat janė taktikat e tij pėr tė mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u pėrball me tentativat pėr ta rrėzuar nga pushteti, ēfarė qėndrimi mbajti me diversantėt?
Misterin pėr dėnimin e Koēi Xoxes, fare mirė e zbardh dėshmia e Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė asaj kohe, Bedri Spahiut. Ashtu siē deklaron vetė Spahiu, ai u detyrua qė tė deklaronte se Koēi Xoxe ishte fajtor. Duhet thėnė qė pendimi i Bedri Spahiut bėhet mė i besueshėm kur kujton qė kėta tė dy kishin marrėdhėnie jo fort tė ngrohta. Me vdekjen e tij, Koēi Xoxe mori dhe shumė mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllavėve? Kishte plane pėr rrėzimin e Enver Hoxhės, donte apo njė rilidhje me shtetin fqinj, kėto e tė tjera mistere mbulohen me trupin tij. Gjatė gjithė periudhės qė Enver Hoxha ishte gjallė, deri nė vitin 1985 propagandoi me tė madhe qė Koēi Xoxe e kishte tradhtuar atė vetė, por edhe atdheun, duke punuar pėr armiqtė mė tė mėdhenj, siē i cilėsonte Enver Hoxha, jugosllavėt. A ishte Koēi Xoxe agjent i jugosllaveve, pse e dėnoi Enveri me njė motivacion tė tillė absurd po t'u referohesh rrethanave tė kohės? Nė kohėn e Luftės, Shqipėria kishte marrėdhėnie shumė tė mira me shtetin jugosllav. Kjo erdhi pėr njė sėrė arsyesh, por sidomos pėr faktin qė kishin njė qėllim tė pėrbashkėt, atė tė luftimit tė armikut nazi-fashist, i cili kishte marrė me dhunė territorin e dy vendeve, por edhe bashkimi drejt njė ideali siē ishte komunizmi. Me mbarimin e Luftės edhe marrėdhėniet midis kėtyre dy vendeve filluan tė ftoheshin. Kėshtu, nė vitin 1948 vjen dhe divorci i njė marrėdhėnieje disavjeēare. Por kėtė zhvillim do tė vinin dhe viktimat e para pas saj. Kėshtu Koēi Xoxe, i cili kishte qenė nė marrėdhėnie mjaft tė mira me jugosllavėt, u etiketua nga Enver Hoxha dhe klika e tij drejtuese, si njė agjent me rrezikshmėri tė lartė dhe njė devijant i asaj qė quhej "vija e Partisė". Goditjen mė tė madhe ndaj ushtarakėve tė lartė, Enver Hoxha e filloi nė prag tė Kongresit tė Parė tė PKSH-sė. Asokohe dhe mė pas, gjatė vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkėpunėtorin e tij mė tė afėrt gjeneral-leitenant, Koēi Xoxen. Me 1949 Shtetet e Bashkuara dhe organizata tė zbulimit britanik ishin duke punuar me Mbretin Zog. Ata rekrutuan refugjatė shqiptarė dhe emigrantė nga Egjipti, Italia, dhe Greqia, ata qė ishin trajnuar nė Qipro, Maltė dhe Republika Federale e Gjermanisė dhe ata tė infiltruar nė Shqipėri. Njėsitet guerile hynė nė Shqipėri nė vitin 1950 dhe 1952, por ata u vranė apo u kapėn nga forcat e sigurimit shqiptar. Kim Philby, agjent i dyfishtė sovjetik, duke punuar si njė oficer ndėrlidhės nė mes tė shėrbimit tė zbulimit britanik dhe Shtetet e Bashkuara, Central Intelligence Agency, ka zbuluar detajet e planit tė infiltrimit nė Moskė, si dhe mėnyrėn se si Enver Hoxha arriti tė mbante pushtetin.

6. Pse i prishi Shqipėria marrėdhėniet me Jugosllavinė, Rusinė dhe mė pas me Kinėn, ēfarė qėllimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kėrkoi aleatė tė rinj nė vendet komuniste?
Padyshim qė nė listėn e gjatė tė mistereve tė cilat Enver Hoxha i ka marrė nė botėn e pėrtejme janė dhe arsyet e prishjes sė marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me tre vende ish-komuniste siē ishte Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Pas prishjes sė marrėdhėnieve me Jugosllavėt, Enver Hoxha, njė dekadė e gjysmė mė vonė u prish dhe me rusėt, tė cilėt sipas tij kishin shkelur vijėn marksiste-leniniste dhe nuk pėrfaqėsonin mė as idealet e Stalinit. Kjo padyshim mbetet objektiv studimi pėr historianė tė ndryshėm, pasi ėshtė e pamundur qė tė gjesh njė arsye tė vėrtetė pėrse Hoxha largohet nga aleati i tij mė i madh qysh prej ardhjes nė pushtet. Pas BS, Enver Hoxha afrohet me Kinėn, e cila po e ndihmonte mjaftueshėm ekonomikisht vendin tonė. Mirėpo dhe kjo marrėdhėnie do tė pėsonte krisje nė mėnyrė tė pashpjegueshme. Politika e Shqipėrisė ishte njė gėrshetim i maoizmit dhe respektit pėr Stalinin, busti i tė cilit ishte karakteristikė nė ēdo qendėr tė qyteteve dhe fshatrave tė Shqipėrisė. Por, pavarėsisht borxhit ekonomik tė Shqipėrisė ndaj Kinės, i cili zinte njė pjese tė madhe tė mallrave tė importuara nė vend, qė nga letrat higjienike, e deri tek traktorėt, sloganet qė vlerėsonin miqėsinė Shqipėri-Kinė, shiheshin shumė rrallė. Thuhej se Hoxha nuk ishte i kėnaqur me pajtimin e Kinės me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė vend gjendeshin shumė pak kėshilltarė kinezė. Ata tė gjithė mbanin veshje perėndimore. Nė historiografinė e Shqipėrisė, prishja e marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me tre aleatė tė rėndėsishėm tė saj, ėshtė ende e pazbardhur dhe do tė duhet ende njė kohė e gjatė pėr ta zbardhur.

7. Si ruhej Enver Hoxha, ēfarė tė vėrtete ka lidhur me sozitė e tij dhe kush ishin ata qė Hoxha i shikonte realisht si armiq tė tij?
Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja qė ka munduar prej kohėsh shqiptarėt, ka marrė pėrgjigje nga me tė ndryshmet. Por nė vend qė tė sqaronin, ato e kanė dendėsuar edhe me tepėr mjegullėn rreth temės intriguese. Vetėm tashmė, pas 18 vitesh pas vdekjes sė njeriut qė udhėhoqi me dorė tė hekurt Shqipėrinė, njė dėshmitar pranon tė flasė. Ėshtė rrėfimi i njėrit prej njerėzve tė sigurimit tė afėrt tė jetės sė Hoxhės, ai qė duket se ka shkundur pluhurin qė mund tė varroste pėrfundimisht enigmėn e madhe. Historia e tij dhe e sozive tė Hoxhės, ėshtė e thjeshtė. Enver Hoxha jo vetėm ka patur dytės, por njerėzit nė njė rol tė tillė, mėsohet tė kenė qenė plot katėr. Pėr sigurimin e jetės sė Enver Hoxhės, nė udhėtimet jashtė Tiranės, sidomos gjatė pushimeve nė malin e "Dajtit", nė vilat e plazhit tė Durrėsit, nė Vlorė, Pogradec ose vizita tė ndryshme tė vendit, mobilizohej Drejtoria e dytė ose drejtoria e "sigurimit tė Udhėheqjes", Garda dhe grupi i sigurimit tė afėrt. Byroja Politike kishte hartuar njė rregullore tė posaēme, e cila detyronte tė gjitha Degėt e Punėve tė Brendshme nė rrethet ku do tė kalonte autokolona, tė qėndronin nė gatishmėri numėr njė, 24 orė pėrpara dhe pėr disa orė me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve nė rruge. Tė gjithė shqiptarėve, qė kanė jetuar nė atė kohė nė qendrat e banimit pranė rrugėve nacionale, i ka rėnė rasti tė paktėn qė njė herė nė jetė tė jetojnė kėtė skenė: "Njė autokolonė me 4-5 makina lėvizte me shpejtėsi, por pa zhurme, pa sirena e drita tė ndezura. Nė mes tė tyre, zakonisht qėndronte njė limuzinė e zezė, e ndryshme nga benz-at e zinj tė udhėheqėsve tė tjerė komunistė. Njė grumbull i tillė makinash luksoze ishte njė ngjarje e jashtėzakonshme pėr rrugėt e vendit, ku nuk lejoheshin makinat private. Kjo autokolone, qė ishte mė e gjatė se e udhėheqėsve tė tjerė, ishte shenja mė e mirė se nė tė po udhėtonte Enver Hoxha. Ajo qė ėshtė e vėrtetė nė tė gjithė kėtė histori, ėshtė fakti se sozitė e tij, mė sė shumti ishin manekinė, pra njerėz qė mbanin veshur brenda makinės gjatė udhėtimit, vetėm rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane "luajtur" kurrė Enver Hoxhėn jashtė hapėsirės sė brendshme tė "Mercedezit" tė zi. Megjithėse askush nuk e pranon kėtė fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizėm, si njė nga shumė enigmat qė kanė shoqėruar regjimin komunist nė Shqipėri. Por, pėr tė kuptuar mė sė miri detyrėn specifike ekstra tė katėr sozive tė diktatorit, mjafton tė pėrmendet njė fakt i panjohur: Megjithėse ata kanė siguruar nė 46 vjet pa ndėrprerje jetėn e Hoxhės, nė dhjetėra e qindra dalje tė tij nė publik, portreti i tyre nuk figuron nė asnjė prej mijėra fotografive tė publikuara tė ish kreut tė shtetit. Madje as nė njėrėn nga fotot e albumit tė madh e luksoz tė botuar me rastin e 80 vjetorit tė lindjes sė Enverit.

8. Ka pas njė plan tė CIA-sė pėr tė eliminuar Enver Hoxhėn? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikanėve, kur ndėrkohė ishte krahu i djathtė i Hoxhės?
Ai qė hedh dritė mė shumė mbi enigmėn e ekzistencės sė njė komploti nė fund tė viteve '40 dhe fillim tė viteve '50, kundėr qeverisė komuniste nė Shqipėri, ėshtė Nikolas Beathels. I cili, nė librin e tij "Tradhtia e madhe",- bazuar nė tė dhėnat e dokumenteve autentike arkivorė tė shėrbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan: "Qeveritė amerikane dhe britanike, kishin miratuar nė parim njė operacion tė fshehtė me synimin pėr tė shkėputur njė vend tė Evropės Lindore nga blloku socialist. Pėr shumė arsye, pėr realizimin e kėtij objektivi, ishte zgjedhur Shqipėria. Ky ishte vendi me i vogėl dhe me i dobėti nė radhėn e vendeve tė tjera socialiste. Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanisė sė Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, nė bazė tė ligjit mbretėror tė Luftės sė II Botėrore, e konsideronte Shqipėrinė shtet armik dhe i kishte shpallur asaj luftė (njė vendim qė formalisht ėshtė ende nė fuqi?!). Nė veri dhe nė Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas ekspertėve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante njė qėndrim neutral pėr ēfarėdolloj ndryshimi qė mund tė ndodhte nė Tiranė. Nė kėto rrethana, Shqipėria dukej e izoluar dhe me mundėsi tė mira pėr t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit tė Maltės". Sipas Bethelit, "anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte tė vazhdueshme me grupet e emigrantėve shqiptarė, tė gjithė fraksionet e tė cilėve filluan tė bashkonin pėrpjekjet e tyre pėr ēėshtjen e kundėrrevolucionit". Nė kėtė kohė, nė Itali ndodheshin 750 emigrantė, ndėrsa nė Greqi, 800 shqiptarė tė arratisur. "Pėr tė ndihmuar nė riorganizimin e emigracionit shqiptar, qeveria angleze dėrgoi nė Romė lordin Xhulian Emer". Zv/ Ministri i Luftės nė qeverinė e Londrės, pas eksperiencės gjatė luftės nė pėrbėrje tė misioneve angleze nė territorin tonė, konsiderohej si njohės i mirė i Shqipėrisė. Britania vuri nė dispozicion tė pėrgatitjes se grupeve desantė, ishullin e Maltės, e cila "ishte njė baze e avancuar dhe terren i pėrshtatshėm pėr imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave pėrmes detit dhe ajrit nė Shqipėri". Oficerėt britanikė Maikell Bruke dhe David Smajli, u morėn me pėrgatitjen speciale tė trupave desantė. Njė grup nė pėrbėrjen e tė cilit bėnte pjese edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mėsimet e shifrimit tė radiokomunikimit.
Ndėrsa amerikanėt, morėn pėrsipėr pjesėn mė tė madhe tė mbėshtetjes financiare dhe logjistike tė operacioneve ushtarake. Si bazė prapavije dhe depo materialesh, ata vunė nė dispozicion aeroportin e Mhelus nė Libi. Gjate 5 viteve, pėr pėrgatitjen dhe realizimin e operacioneve desantė pėr rrėzimin e qeverisė komuniste tė Hoxhės, anglo- amerikanet angazhuan rreth 100 vetė. Sipas ish-Drejtorit tė CIA-s, Eilliam Colby, "operacioni dėshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar nė organizatat e emigrantėve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumicės sė grupeve pothuajse qė nė kohėn kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashutė". Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenjė e rrjedhjes sė sekretit rreth operacioneve nė Shqipėri. Sipas Shėrbimeve Sekrete Perėndimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambientet e Komiteteve tė emigracionit shqiptar nė Rome, ku personeli i ambasadės shqiptare atje ishte shume aktiv. Po ashtu edhe nė Athine. Dėshtimin ndoshta e ka pėrshpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te "qeverisė shqiptare nė mėrgim", Mit'hat Frashėri. Sipas Beathelit, rreth kėsaj vdekje ende tė mistershme "ekziston edhe njė variant i vrasjes (shkaktimit tė infarktit nėpėrmjet ilaēeve apo nėpėrmjet gazit nga agjentėt e KGB-sė). Kim Filbi, agjent i dyfishtė, i cili kishte qenė nė Londėr nė shtator tė vitit 1949, kur Mit'hat Frashėri e kolegėt e tjerė tė Komitetit "Shqipėria e Lirė" ishin atje, mendohet se kishte njoftuar ndėrkohė agjentėt e KGB-sė nė New York qė tė vepronin mbi Mit'hat Frashėrin, ashtu siē kishin vepruar edhe mbi disa personalitete tė tjera antikomuniste tė Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mit'hat Frashėri u gjend i vdekur siē supozohej nga njėe atak zemre, atėherė kur Kim Filbi udhėtonte pėr nė New York me anijen "Coronia".

9. Pse i prishi marrėdhėniet me Mehmet Shehun dhe mė pas me Kadri Hazbiun, cilin kėrkonte Enveri tė linte pasardhės tė tij, a ishte Ramiz Alia njeriu qė po projektonte pėr tė drejtuar vendin? Ēfarė kishte biseduar me Hysni Kapon deri nė vitin 1979?
Jo rastėsisht, vetėm pak ditė pas prishjes sė lidhjes mes Silva Turdiut dhe Skėnder Shehut, gjėrat morėn pėr keq nė familjen kryeministrore. Para vdekjes misterioze tė Mehmet Shehut, Byroja Politike gumėzhinte me historinė rozė tė djalit tė kryeministrit dhe fanatikėt e luftės sė klasave luftuan me mish dhe me shpirt qė ēifti tė ndahej. Por, dilema mė e madhe edhe sot e kėsaj dite ėshtė nėse historia e Silva Turdiut u pėrdor si armė nė luftėn e brendshme tė Byrosė, apo ajo ishte thjesht njė viktimė nė kurthet e Bllokut? Nė debatet e shumta tė ekspertėve dhe historianėve, kur flitet pėr kryeministrin mė jetėgjatė tė regjimit komunist, jepen detaje qė tregojnė se nė nivelet e larta tė Partisė Komuniste, Shehu kishte jo pak kundėrshtarė, tė cilėt luftonin me ēdo mjet qė tė gjenin prova pėr ta rrėnuar karrierėn e tij. Njėra prej armėve qė u pėrdor ishte vajza me biografi jo tė mirė qė hyri nė shtėpinė e kryeministrit. Por ka edhe hipoteza tė tjera, tė cilat lidhen me motive tė tjera, tė cilat e shtynė kryeministrin t’i jepte fund jetės. Gjithsesi, prishja e njė lidhjeje pėrfundoi me njė fund tragjik edhe pėr Mehmet Shehun dhe rrėnimin e familjes sė tij. Po ashtu, disa kohė mė vonė Enver Hoxha dėnoi Ministrinė e Brendshme, tė cilės i kishte besuar njė pjesė tė mirė tė pushtetit. Edhe dėnimi i Kadri Hazbiut mbetet misterioz. Ka shumė hipoteza lidhur me dėnimin e tij. Ato qė mė shumė duket se kanė zėnė vend, janė hipotezat e frikės sė Hoxhės pėr marrjen e pushtetit nga njė njeri i cili dilte nga sfera e influencės sė tij. Mendohet se Hoxha si pasardhės tė tij kishte parashikuar Hysni Kapon. Por vdekja e tij nė vitin 1979 prish planet dhe nė skenė del ideja e Ramiz Alisė. Pėr tė trashėguar pushtetin tek Ramiz Alia, sigurisht duhej tė largoheshin njerėzit mė tė fortė siē ishin Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.

10.Misteri i fundit ėshtė padyshim sėmundja dhe vdekja e Enver Hoxhės. Pse u mbajt sėmundja dhe vdekja, e fshehtė pėr njė kohė tė caktuar?
Enveri ishte njė koleksion sėmundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, mė 1983-in dhe 1984-ėn, kishte humbur gati krejtėsisht sytė nė mėnyrė tė pakthyeshme, ndėrkohė qė dy ditė para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashmė ėshtė shkruar mjaft pėr faktin se diabeti i rėndė kishte ndikuar nė kėtė fund tė keq. Humbja progresive e mundėsive tė tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij tė tmerrshėm, atė pushtet, qė njerėzit e tij tė afėrm, me njė fshehtėsi gjithnjė e mė tė madhe, e ruanin deri nė absurditet, duke shkaktuar situata tragjike. Momentet e fundit tė Hoxhės janė shoqėruar nga hije dyshimi tė mėdha. Dyshimtarė tė kohės tregojnė se vdekja e tij u mbajt e fshehtė pėr dy ditė. Mė 11 prill tė 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur. Ceremonia e tij u shoqėrua me homazhe madhėshtore, sa nė psikozėn e njerėzve u duk se nga ai moment e pas Shqipėria nuk do tė kishte mė tė ardhme. Trupi i tij u vendos nė varrezat e dėshmorėve. Shumė pikėpyetje u ngritėn asokohe, nėse do tė ishte Piramida vendi ku do tė vendosej trupi i balsamosur i Enver Hoxhės.







Kush ishte Enver Hoxha?
Lindi mė 16 Tetor 1908 nė lagjen "Palorto", Gjirokastėr (Shqipėri), nė familjen e njė nėpunėsi qė pėr shumė vite kishte emigruar nė Amerikė. Mėsimet e para i mori nė Gjirokastėr, pastaj vijoi studimet nė Liceun e Korēės. Nė vitin 1930 shkoi tė studionte, me njė bursė studimi shtetėrore, nė Fakultetin e Shkencave Shoqėrore nė Montpelje tė Francės, por shumė shpejt e la. Pas njė viti nė Fakultetin e Biologjisė ai shkoi nė Paris ku kėrkoi tė studionte nė Fakultetin e Filozofisė. Nė Nėntor tė 1933-tės la Parisin pėr tė punuar si sekretar nė Konsullatėn Shqiptare nė Bruksel. Aty filloi studimet universitare nė Fakultetin e Jurisprudencės dhe vazhdoi me korrespondencė studimet e filluara nė Paris. Pėr shkaqe politike u pushua nga puna dhe nė vitin 1936 u kthye nė Shqipėri.
Sekretar i Pėrgjithshėm i KQ tė PKSH 1943-1948.
Sekretar i Parė i KQ tė PPSH-sė 1948-1985.
Kryeministėr i Shqipėrisė me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer mė 10 janar tė vitit 1946 si pjesė e kabinetit tė parė komunist.
Kryetar i Kėshillit tė Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer mė 30 qershor tė vitit 1950.
Ministrave i Jashtėm i Shqipėrisė me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer mė 30 qershor tė vitit 1950.
Kryetar i Kėshillit tė Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer mė 23 korrik tė vitit 1953.
Ministrave i Jashtėm i Shqipėrisė me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer mė 23 shtator tė vitit 1953.
Kryetar i Kėshillit tė Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer mė 19 korrik tė vitit 1954.

Gjatė vitit 1980 u diagnostikua me sėmundjen e diabetit dhe nė 1983 pėson njė ishemi cerebrale, e cila ju pėrsėrit nė vitin 1984. Mė 11 Prill 1985 ndėrron jetė nė Tiranė. Nė vitin 1990, me rėnien e regjimit diktatorial qė ai instaloi, ēdo embleme dhe simbol i tij u shkatėrrua plotėsisht, dhe u cilėsua si diktatori.

saimir_is

Shteti : turqi
Postime : 19
Kyējet nė forum : 7250
Regjistruar mė : 03/05/2010
Profesioni : paradite pushim pasdite papune:D:D:D:

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Te pathenat e ish liderit komunist ENVER HOXHA

Mesazh nga Vizitor prej Tue 11 May 2010, 11:19

Nuk ka mister, ka vetem te pathena zyrtare qe behen per ta quajtur nje kapitull te mbyllur udheheqjen e Njeriut te Hekurt.Lexoni burime te sakta dhe jo shkrime qe mbushin faqet e gazetave.
Si kane shkruar ne kete shkrim qe u lind ne familjen e nje nenpunesi qe per shume vite kishte emigruar ne Amerike!?Enver Hoxha ka lindur ne nje nga familjet me te varfra gjirokastrite,babai i tij ka qene njeriu me i urte dhe i heshtur me profesion bari.Mamja e tij ka qene nje grua fisnike.Enveri e la Gjirokastren ne moshe te re me kerkesen e xhaxhait te tij.Xhaxhai u kujdes, e edukoi dhe e shkolloi.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi