» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

7 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 7 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


QĖNDRESA E MALĖSISĖ SĖ GJAKOVĖS KUNDĖR EKSPEDITĖS NDĖSHKIMORE XHONTURKE TĖ KOMANDUAR NGA XHAVIT PASHA,PRANVERĖ 1909

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

QĖNDRESA E MALĖSISĖ SĖ GJAKOVĖS KUNDĖR EKSPEDITĖS NDĖSHKIMORE XHONTURKE TĖ KOMANDUAR NGA XHAVIT PASHA,PRANVERĖ 1909

Mesazh nga Dode Progni prej Mon 03 May 2010, 01:28

QĖNDRESA E MALĖSISĖ SĖ GJAKOVĖS KUNDĖR

EKSPEDITĖS NDĖSHKIMORE XHONTURKE TĖ

KOMANDUAR NGA XHAVIT PASHA,PRANVERĖ 1909



Burimi: Dodė Progni



Pas fitores sė revolucionit xhonturk tė vitit 1908,turqit e rinjė si nacionalistė shovinistė qė ishin,u pėrppoqėn se si e si tė ripėrtėrinė perandorinė e tyre tė kalbur. E vetmja rrugė qė zgjodhėn ata pėr t’ia arritur kėtij qellimi qė otomanizimi me pahir e sa mė i shpejtė i popujve tė ndryshėm.1) Ata me politikėn e otomanizimit (turqizimit tė plotė tė popujve qė bėnin pjesė nė perandorinė turke,sidomos tė elementit musliman),me konēesionet ndaj fuqive tė mėdha nė dėm tė poujve tė kombėsive tjera tė perandorisė e me masat centralizuese politike dhe ekonomike qė muarėn,fundosėn ēdo shpresė tė shqiptarėve se rendi i ri kushtetues (Hyrjeti) do t’u siguronte kushte tė favorshme pėr tė fituar autonominė,pėr tė pėrmirėsuar gjendjen ekonomike dhe pėr tė larguar rrezikun e coptimit tė vendit.Vertetė popullsia e Kosovės, pėrfshirė kėtu dhe Malėsinė e Gjakovės, pėrkrahu kryengritjen e turqėve tė rinj,madje luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm dhe qe faktori vendimtar nė fitoren e revolucionit,por kjo “s’kish ndėrmend qė tė pranonte asgjė tjetėr qė e sillte mė tepėr nėn zgjedhėn turke.” 2) Kėta si gjithė shqiptarėt patriotė e kishin mendjen te Atdheu i tyre dhe s’i hante malli pėr turqinė e sėmurė,ose dhe n’i hante,i hante pėr aqė sa e gjykonin dhe e shihnin tė nevojshme pėr Atdheun e tyre. Kėtej rridhte antagonizmi dhe papajtueshmėria nė mes tė lėvizjes shqiptare pėr ēlirim kombėtar nga njėra anė,dhe turqėve tė rinj qė pėrpiqeshin tė ruanin tė paprekur tėrėsinė e perandorisė sė tyre dhe rendin ēifligaro-borgjez nga ana tjetėr. Ky antagonizėm doli nė shesh qysh nė ditėt e para pas revolucionit, erdhi duke u thelluar e u ēfaq dukshėm nė kryengritjen e malėsorėve tė Pejės,Gjakovės e tė Dibrės kundėr autoriteteve xhonturke nė shkurt tė vitit 1909. Njė pikė kulmore arriti nė konfliktin e ashpėr tė armatosur tė Qafės sė Morinės, nė qershor tė vitit 1909,nė mės malėsorve tė tropojės dhe forcave tė shumta osmane tė komanduar nga Xhavit Pasha.
Le tė ndalemi nė disa fakte ,tė cilat ndriēojnė shkaqet reale e thelbėsore, mbi bazėn e tė cilave u ngrit qėndresa e Malėsisė e aftė pėr tė zgjithur atė konflikt nė tė mirė tė saj, si dhe vlerat krahinore e kombėtarė qė pati ajo.Nė vargun e masave centralizuese dhe fuqizimin ekonomiko-politik tė perandorisė,xhonturqit nė gusht tė vitit 1908 shpallėn ligjin e ri mbi sherbimin e detyruar ushtarak pėr tė gjithė shtetasit e perandorisė,dhe pėr tė mbuluar defiēitet e mėdha ekonomike filluan tė mbledhin taksat,jo vetėm pėr vitin 1909 po edhe ato tė prapambeturat.3) Pėr zbatimin e kėtyre masave nė Nahijen e Gjakovės qė nė fillim tė majit 1909,u dėrgua Xhavit Pasha,i njohur pėr egėrsi dhe si mbrojtės i parimit “me hekur e zjarr”, tė cilit iu vunė nė dispozicion 10 taborre kėmbėsorie,5 batalione artilerie dhe 2 bylykė mitralierėsh.4) Nė planin e pėrgjithshėm tė Xhavit Pashės pėr nenshtrimin dhe vendosjen e qetėsisė nė Nahijen e Gjakovės,padyshim njė vend tė rendėsishėm zinte nėnshtrimi i Malėsisė sė Gjakovės,e cila prej vitesh kish qenė nė kryengritje dhe ishte bėrė varri i disa ekspeditave ndėshkimore tė komanduar nga gjeneral tė njohur tė ushtrisė osmane. Pikėrisht pėr kėtė arėsye ai,sapo shkeli nė Nahijen e Gjakovės,me 2 maj 1909,thirri krerėt e Malėsisė sė Gjakovės,e pasi u kėrkoi tė dorėzonin armėt qė nė hyrje tė qytetit iu komunikoi kėto masa qė pushteti xhonturk kishte vendosur tė zbatonte nė Malėsi: - Tė bėhėj regjistrimi i gjithė popullsisė. – Tė zbatohej ligji mbi sherbimin e detyruar ushtarak. – Tė bėhej regjistrimi i bagėtive dhe tė vileshin taksat pėr ēdo kokė. – Tė ēamatosej gjithė popullsia. – Tė zmadhoheshin tė gjitha dritaret e kullave.5) Mbi krerėt u bė presion qė ata tė pėrdornin gjithė autoritetin e tyre mbi popullsinė pė zbatimin pa kundėrshtim tė kėtyre masave,nė tė kundėrt Xhaviti iu tha nė formė tė prerė: “...Bėhi gati mirė e bleni fishekė e barut se atje do te vij.” 6) Pasi nuk mori asnjė pėrgjigje nga krerėt e Malėsisė deri me 25 maj,gjė qė do tė thoshte se ata nuk ishin dakort me zbatimin e kėrkesave,me 26 maj Xhavit Pasha nė krye tė 12000 ushtarėve tė pajisur me dhjetėra topa e mitraloza u nis nė drejtim tė Malėsisė duke djegur e pėrvėluar fshatėrat gjatė rrugės dhe u pėrqendrua nė fshatin Ponoshec.7) Kėtu ai nė vazhdim tė kursit tė pacifikimit mori takim pėrsėri me disa krerė tė Malėsisė,nė mesin e tė cilėve ishte dhe Shaban Binaku,i njohur deri atėherė pėr qėndresė antiosmane,tė cilėve u kėrkoi nėnshtrimin e Malėsisė ndaja urdhėrave tė qeverisė. Si duket krerėt nė kėtė takim u thyen pėrpara presionit,ose premtimeve tė Xhavitit,dhe i dhan fjalėn se do tė bėnin ēishte e mundur pėr tė penguar qėndresėn e armatosur tė Malėsisė.8) Dhe nė fakt,nė kuvendin e madh tė Kolgecajt qė u mbjat nė fillim tė muajit qershorė dhe ku mori pjesė Gashi e Krasniqja “burrė pėr shpi”,kėta krerė nė kundėrshtim me vullnetin e vegjėlisė bėnė pėrpjekjė pėr tė penguar qėndresėn e armatosur,duke trumbetuar forcėn dhe egėrsinė e ekspeditės sė Xhavit Pashės, e cila sipas tyre “do tė digjte e shkatėrronte gjithė Malėsisnė.” 9) Mundė tė mendohet se fjalėn nė Ponoshec kėta krerė u detyruan ta jepnin sa pėr tė shpėtuar aty pėr aty kokėn e tyre,por qėndrimi qė mbajtėn nė mbledhjen e Kolgecajt,duke kundėrshtuar organizimin e qėndresės, dhe sidomos mungesa e tyre nė betejėn e Qafės sė Morinės,nuk mundė tė quhet ndryshe veēse kapitullim. Pėrkundrazi,masa e popullit e udhėhequr nga krenėt e dytė u tegua e gatshme dhe e flaktė pėr tė qėndruar deri nė piken e fundit tė gjakut,duke luftuar dhėmb pėr dhėmb me armikun, sado i fuqishėm tė ishte. Djelmėnia e Malėsisė,qysh nė mbledhjen e Kolgecajt iu kundėrvu haptaz krerėve tė lėkundur,dhe mu nė atė mbledhje zbrazėn pushkėt e kushtrimit pėr luftė,duke marr kėshtu nė dorė gjithė organizimin e Betejės sė Qafės sė Morinės. Pėrfaqėsuesit e saj si Zeqir Halili,Sadik Rama,Halit Dula,Brahim Hoxhė Dollapi,Sadri Bardhi etj. me trimėrinė dhe vendosmėrinė e tyre u bėnė shembull frymėzimi pėr tė gjithė malėsorėt.Masa e gjėrė e popullit u tregua e gatėshme pėr qėndresė tė armatosur e tė vendosur pėr tė hedhur poshtė tė gjitha kėrkesat e xhonturqėve. Dhe s’mundė tė ndodhte ndryshe nė atė gjendjė tė mjeruar ekonomike qė e kishin katandisur Malėsinė pushtuesit osmanė,ku siē thoshte asj kohe patrioti Nikollė Ivanaj, “shumkund e shumicės pėrpos bukės sė pėrditshme s’i tepron ndonjė send prej tė ardhurave tė tokės e bagėtive pėr nevojat e tjera.” 10) “Djemtė e maleve tė Shqipnisė theksonte gazeta “Liria” dt. 6 qershor 1909 – sado tė paqytetruar,tė pa mėsuar e tė rreptė qė janė,kan mjaft mendje dhe gjykim qė tė kuptojnė tė drejtėn dhe tė mirėn.” Dhe vertetė ata,me mendjen dhe gjykimin e tyre tė drejtė dhe tė mirė shpreheshin : “...Sa pėr pagesėn qė po ndjejmė se po na lypėt – na tash pėr tash s’dimė se ē’me pague, e pėrse ? “...ē’na vjejti,ē’na punoi e ēpagoi pėrne Turqia?” 11) Nga kjo del se malėsorėt ishin tė vetėdishėm pėr qėndrimin qė mbanin dhe se kjo ishte rruga e vetme pėr t’u ēliruar nga pushtuesit osmanė. Po kaq tė padrejtė dhe tė pa mundura e konsideruan malėsorėt edhe kėrkesėn pėr t’ju nenshtruar sherbimit ushtarak pėr hesap tė turqisė. Shkuarja ushtar ishte e zeza mė e keqe,nga se shqiptarėt e rekrutuar nė ushtri dėrgoheshin nė vise tė largėta,nė provincat e Azisė sė Vogėl e gjetkė,ku pėr shkak tė klimės dhe malarjes vdisnin nė masė,kėshtu qė njė pjesė e mirė e tyre nuk i shihte mė shtėpitė e veta.12) Mbi kėtė problem shumė tė paduruar tė asaj kohe hedh dritė dhe epika historike ku midis tjerash thuhet: “...Kem ka i djal’ nizam po i ēojmė./ Djelt po thon nizam nuk shkojmė. /Gjuhėn turke s’mun e msojmė. Gjuhėn turkė turqeli. / Po na shtinė nė gjemi. / E na kcejnė nė Det tė Zi./ S’shohim ma Shqipni me sy..../13) Ndėrsa kėrkesat pėr tė dorėzuar armėt dhe pėr tė hap dritarėt e kullave - kėtyre istikameve tė luftės kundėr armiqėve,ishin po aq tė pa pranueshme sa dhe tė tjerat. Kuptohej lehtė se qėllimi i xhonturqėve nuk ishte “pėr tė sjell qytetrimin dhe pėrparimin nė male”,siē shkruante njė gazetė e kohės e cila kish arrrritur deri aty,sa t’i bėntė thirrje popullit qė “...tė thyente dyfekėt,thikat,jataganat” e tė hiqte dorė nga lufta e armatosur.14) Nė kundėrshtim me kėto thirrje pacifiste,populli i Malėsisė sė Gjakovės ishte i njė mendje me forcat e pėrparuara tė vendit tė cilast bėnin thirrje qė, “tė pėrdorim mė nė fund edhe armėt pėr tė mbrojtur tė drejtat tona.” 15) Kėtu duhet theksuar fakti se,Malėsia e Gjakovės vendosi pėr t’u ndeshur pėr jetė a vdekje me njė fuqi aq tė madhe ushtarake,siē ishte ekspedita e Xhavit Pashės,e shtyrė jo vetėm nga interesa thjeshtė krahinore,ekonomike,apo qė djmtė e saj t’i shpėtonin sherbimit ushtarak, po sepse,kėtė qendresė e lidhi me interesat mė tė gjera tė shkallės kombėtare antiosmane dhe antishoviniste. Populli e vlerėsoi tė domosdoshme mbajtjen e armėve qė me to tė luftonte,jo vetėm kundėr pushtetit osman,po dhe kundėr shovinistėve ballkanikė dhe fuqive imperialiste,qė prej kohėsh kishin vėnė nė shėnjestėr trojet shqiptare. “Kėto armė – siē thoshte Nikollė Ivanaj nė analizėn e kėtyre ngjarjeve, - lypseshin pėr ēlirimin dhe vetardhmėrinė e Shqipėrisė,tė cilat qysh kėtu pėr atė qellim hynė nė veprim.” 16) Dhe nė njė vend tjetėr po ky autor na transmeton kėto fjalė qė i kish dėgjuar nga vetė goja e malėsorve nė vitin 1909: “ Pra,thoshin malėsorėt, - si duket zotnija, Turqia,na paska shit si (Bosnjen e Hercegovinėn) Austrisė e Malit tė Zi, mbasi dashka me na i marr armėt,me tė cillat e kena pru deri sot tė gjallt e gjanė e vet,e se lamė Austrinė e Malin e Zi me na i marr vendet tona; na ndėr ne s’shohim as s’njohim nji Turqi tė fortė e mikneshė e besnike; na vetėm emnin ja ndjejmė.” 17) Ja pra ē’motive tė mėdha dhe ē’qellime tė larta e shtynė popullin e Malėsisė sė Gjakovės qė tė rrokin armėt i madh e vogėl,e me kushtrim e kėngė asqeēe sipas traditės shumėvjeēare t’i dal hasmit pėrpara nė Qafėn e Morinės.
Nga ana tjetėr Xhavit Pasha qysh nė fillim tė qershorit ishte pėrqendruar nė rrajonin e Qafės sė Morinės,nga ku pėr t’u futur tmerrin luftėtarve dhe popullsisė bombardonte me artileri fshatėrat e Gashit. Gjendja ishte mjaft kritike. Ēdo kullė ish futur nė shėnjestrėn e topave dhe mitralozave tė Xhavitit.U shembėn ose morėn flakė dhjtėra kulla. “ Fshatarėt e ngratė – shkruante nė atė kohė gazeta “Dielli”, -ishin para gjyleve tė Xhavitit me gra e me fėmijė nepėr male,tuj lan mbrapa shpi e gja,qė topat e Xhavitit ja u bajshin hi.” 18) Por, kėto masakra shnjerėzore,kėto raprezalje tė papara,bėnė efektin e kundėrt nga ai qė mendonin turqėt. Populli i Malėsisė sė Gjakovės,i madh e i vogėl,pa u tutur aspak ,i organizuar dhe i vendosur pėr tė mos lejuar armikun tė bėnte asnjė hap pėrpara,bėri njė qėndresė heroike disa ditė me rradhė. Nė kushtet e njė raporti shumė tė pabarabartė me armikun,si nė njerėz ashtu edhe nė armatime,malėsorėt pėrdorėn me mjeshtėri sulmet e njėpasnjėshme,tė befasishme dhe tė rrufeshme,duke synuar nė dobėsimin gradual tė forcave tė kundėrshtarit deri nė shkatėrrimin e plotė tė tyre. “Kjo luftė – theksonte gazeta “Dielli” e datės 16 korrik 1909, - i ngjante asaj qė bėnte Skendėrbeu me sulltan Mehmetin kur rrethoi Krujėn me ushtrinė e madhe tė vet.” Ato ditė Qafa e Morinės u kthye nė njė arenė pėrleshjesh tė ashpėra deri edhe trup me trup,nė mes tė malėsorve dhe forcave tė armikut.Nė kėto pėrleshje spikati trimėria dhe heroizmi i popullit luftėtar tė Malėsisė. Kan mbetur nė kujtesėn e popullit e janė pėrjetėsuar nė kėngėt e tij,aktet e rradha tė trimėrisė e tė heroizmit tė malėsorve tė thjeshtė si: Ali Jakupi (Papuēa),nga Bujani,i cili u turr drejt pozicionit tė topit dhe ra aty pasi vrau oficerin turk, i Halit Dulės nga Myhejani,qė i plagosur pėr vdekje gjente forca pėr tė thirrur: “Bini burra bani gajret! / Mos m’i leni martinė e rreth, / se m’ka marr pushka bukur keq.../”19),i Zmajl Zenun Qeliajt ,Adulla Hoxhės, Elez Isuf Shiqerukaj,Col Isuf Buēpapajt,Sejdi Selim Malaj,Zmai Sadik Kuēana ,Zenel Mehmet Papaj,Osman Hysen Prengzi,Shpend Zenun Hoxha etj. tė cilet dhan jetėn nė kėto luftime.I ndodhur pėrball kėtij heroizmi masiv,pėrball kėtyre trimave tė Malėsisė,qė pėr liri e vatanin e tyre,edhe me pushkė tė gjata,martina e kapakli,ishin nė gjendje tė sfidojnė topat,Xhavit Pasha pasi la nė fushėn e luftimit me dhjetėra tė vrarė, tė plagosur dhe shumė armė e municione u detyrua,me 12 qershor 1909 tė kthehej me turp nė Gjakovė.20)
Thyerja e Xhavit Pashės nė Qafė tė Morinės bėri njė jehonė tė madhe brenda e jashtė vendit. Shumė gazeta tė kohės e lajmeruan dhe e pėrshkruen kėtė betejė. Gazeta “Dielli” e datės 16 korrik 1909 shkruante midis tjerash: “Hasi sharra nė gozhdė - thotė njė fjalė e moēme shqipe.Kėshtu edhe Xhavit Pasha i cili me turr qė kish marr me farosur shqiptarėt tanė,ose ma mirė me thanė me sjell dobėsinė anadollake ndėr ne,ndeshi ndėr burrat e maleve tona tė Malėsisė sė Gjakovės.” Dhe nė njė vend tjetėr,po kjo gazetė shtonte se: “Shplaka qė do tė hante Xhaviti,e pritėte ndėr male tė Malėsisė,ndėr ato shkėmbej ku kama e ushtrisė anadollake s’ka mujt me shkelė kurrė.”
Jehona dhe vlerėsimi qė ju bė qėndresės sė Malėsisė sė Gjakovės kundėr ekspeditės ndėshkimore tė Xhavit Pashės nė Qafė tė Morinės,lidhet me rėndėsinė qė kishte ajo nė ato rrethana historike. Sė pari, kjo nuk lejoi zbatimin e asnjė reforme ose detyrimi qė e sillte Malėsinė nėn zgjedhėn e rėndė tė pushtetit xhonturk. Sė dyti,kjo i tregoi ēdo krahine dhe ēdo shqiptari se ē’duhej bėrė pėr tė ndaluar rreaksionin e egėr xhonturk,i cili ishte ngritur me gjithė ashpėrsinė e vet pėr tė mbytur lėvizjen ēlirimtare kombėtare tė popullit tonė. Sė treti, u bė shembull frymėzimi pėr qėndresėn e malėsorve Lumjanė kundėr tė njejtės ekspeditė,nė vjeshtė tė vitit 1909 Dhe tė dyja sėbashku,kėto ngjarje, siē theksonte shtypi i asaj kohe, “ngjallėn aq shumė lėvizjen kombėtare e idenė e deshirin pėr vetėqeverimin e Shqiprisė,sa qė as me njė propogandė 20-vjeēare s’do tė ishte arritur.21)
Kjo qėndresė ishte prologu i kryengritjeve tė mėdha tė viteve 1910,1911,1912 qė ēuan nė fitoren e madhe historike tė popullit tonė,shpalljen e pavarėsisė kombėtare me 28 Nentor 1912. Mbi bazėn e fakteve dhe dokumentave tė paraqitura pėr Qėndresėn e Malėsisė sė Gjakovės kundėr ekspeditės ndėshkimore xhonturke tė komanduar nga Xhavit Pasha nė qershor tė vitit 1909, mundė tė themi me tė drejtė se,nė vargun e gjatė tė betejave qė zhvilloi Malėsia e Gjakovės pėr lirinė dhe pavarėsinė kombėtare,ajo mbetet njė nga monumentet e trimėrisė dhe heroizmit qė mbush me krenari brezat e sotėm dhe tė ardhėm.


Referenca Bibliografike:
1 – Edith Durham,Njėzet vjet ngatrresa ballkanike,Tiranė,1944,fq.202
2 – Po aty , fq.190
3 – Historia e Shqipwrisw,Vwll.2,Disp.4/1,Tiranw 1973,fq.25: 4 – Zekirja Cana,Lėvizja kombėtare shqiptare nė kosovė,1908-1912,fq.57
– Gazeta “Liria”,Nr.49,dt.20.qershor.1909,Nr.52,dt.11 korrik 1909.
5 – “ “ ,Nr.52,dt.11 korrik 1909;Gazeta “Korēa”, Nr.10,dt.27 maj 1909.
6 – “ “ “ “ “ “
7 – “ “Dielli”,Boston,16 korrik 1909
8 – “ “Liria” Nr. 50,dt.20 qershor 1909
9 – Nga kujtimete veteranwve dhe Kwngw popullore pwr Kuvendin e Kolgecajt. Muzeu Historik i Tropojws.
10 – Gazeta “Korēa” Nr.2 (36),25 mars 1910
11 – “ ‘ Nr.3,dt.1 prill 1910
12 – Zekirja Cana, Vepėr e cituar,fq.50
13 – Kėngė popullore historike,Tiranė1956
14 – Histori e Shqipwrisw,Vell. 2,Disp.4/1,Tiranė,1973,fq.11
15 – “ “ “ “ “ “,fq.27
16 – Arkivi Qendror i RSH,f.44, Autobiografi e Nikollė Ivanajt.
17 – Gazeta “Korēa” Nr.3,dt. 1 prill 1910
18 – “Dielli”,Boston dt.16 korrik 1909
19 – Kėngė popullore historike,Tiranė,1956,fq.234-235
20 – Histori e Shqipwrisw,citimi si mė sipėr,fq.8
21 – “Dielli” ,Boston,Nr.35,dt.26 nentor 1909
avatar
Dode Progni
VIP

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 8668
Regjistruar mė : 09/04/2010
Profesioni : Historian-Pension

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi