» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

13 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 13 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Reagimet e forcave kombėtare nė Kosovė ndaj vendimeve tė Kuvendit tė Prizrenit (1945)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Reagimet e forcave kombėtare nė Kosovė ndaj vendimeve tė Kuvendit tė Prizrenit (1945)

Mesazh nga Naki prej Sun 02 May 2010, 00:12

Reagimet e forcave kombėtare nė Kosovė ndaj vendimeve tė Kuvendit tė Prizrenit (1945)

Shkruan : Prof. Dr. Sabile Keēmezi-Basha

Pas ripushtimit dhe aneksimit tė Kosovės mė 1945, dhe pas ngritjes sė murit mė makabėr tė ndarjes ndėrmjet Shqipėrisė dhe shqiptarėve, ēėshtja e Kosovės dhe e trevave tjera qė ngelėn nėn ish-Jugosllavi edhe mė tutje do tė mbetej e pazgjidhur. Nė Kuvendin e Prizrenit, mbajtur mė 8-10 korrik 1945, Kosova edhe zyrtarisht do tė aneksohej nga Serbia. Me aprovimin e Rezolutės nga Kuvendi Federativ mė 23 korrik 1945 dhe nga ai serb mė 1 shtator 1945 ēėshtja e Kosovės do tė konsiderohej ēėshtje e mbyllur. Pavarėsisht se gjatė LANĒ-it ishin marrė shumė vendime dhe ishin bėrė shumė marrėveshje pėr vetėvendosjen sipas vullnetit tė popullit, ato jo vetėm qė nuk u respektuan, por nė mėnyrėn mė tė vrazhdė u shkelėn, dhe u quajtėn vendime armiqėsore, kurse njerėzit, qė i pėrpiluan ato, u quajtėn armiq tė popullit, tė cilėt si tė tillė u ndoqėn dhe u likuiduan.
Nė Rezolutėn e Kuvendit tė Prizrenit (Mbledhja e dytė e "Kėshillit Nacionalēlirimtar" tė Kosovės, Prizren, korrik 1945), u shpall se Kosova " me dėshirė tė popullsisė sė saj i bashkohej Serbisė Federale nė kuadėr tė Federatės Jugosllave". Njė zgjidhje e tillė e ēėshtjes "me dėshirė tė vetė popullsisė sė Kosovės" kundėr logjikės sė karakterit objektiv tė strukturės kombėtare tė Kosovės dhe tė hapėsirės sė gjerė e, me vazhdimėsi tė shumicės etnike shqiptare nė Ballkan, jo vetėm qė nuk mbyllte historikisht problemin e Kosovės dhe atė shqiptar, por e rihapte kėtė ēėshtje nė mėnyrė virtuale nė kontekst tė ri historik, nė masė gjeopolitike nė Ballkan. E tėrė kjo qė pasoi ndikoi qė forcat nacionaliste nė Kosovė tė reagojnė ashpėr pėr vendimet qė solli kuvendi nė mėnyrė arbitrare.
Gjatė hulumtimeve qė kam bėrė pėr hartimin e kėsaj teme vetvetiu mu imponua pyetja se kur dhe kush mori vendim pėr aneksimin e Kosovės me zonat e tjera shqiptare tė ish-Jugosllavisė, dhe copėtimi i saj midis Serbisė, Malit tė Zi dhe Maqedonisė.
Kuvendi i Prizrenit nuk ishte as i pari e as i fundit i cili solli vendime qė Kosova tė aneksohej nga Serbia e Jugosllavia. Aneksimi nga kjo njėsi federale kishte filluar qysh mė herėt, ndėrsa nga Kuvendi i Prizrenit pushtetarėt jugosllav kėrkonin formalisht vetėm njė "verdikt tė popullit"
Nė tė vėrtet, me 9-12 nėntor 1944 nė Beograd, nė mbledhjen e Kuvendit Antifashist tė Ēlirimit Kombėtar tė Serbisė, para se sa Tito tė priste njė grup shqiptarėsh nga Kosova qė vinin pėr tu interesuar pėr fatin e saj jetik u bė fjalė pėr Kosovėn. Thėnė mė drejt, pėr Kosovėn ishte bėrė fjalė edhe me 2 shtator tė vitit 1944, kur Shtabi Kryesor i UNĒ dhe AP tė Kosovės, me urdhrin e Shtabit Suprem tė UNĒ dhe APJ u vu nėn komandėn e Shtabit Kryesor tė UNĒ dhe AP tė Serbisė. Prej kėsaj kohe, Shtabi Kryesor i UNĒ tė Kosovės u bė Shtab Operativ i UNĒ dhe AP tė Kosovės.
Nė shkurt tė vitit 1945, nė KQ tė PKJ-sė u organizua njė mbledhje, ku veē debateve tjera u fol edhe pėr Kosovėn dhe statusin e ardhshėm tė saj. Nga e tėrė kjo doli se zgjidhja mė e mirė dhe mė e drejtė ishte se "Kosova e Metohija t’i bashkohen Shqipėrisė, kurse Shqipėria tė hyjė nė federatėn jugosllave", por, meqenėse rrethanat ndėrkombėtare nuk janė tė favorshme pėr njė hap tė tillė- pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė dhe hyrjen e Shqipėrisė nė federatėn jugosllave, Kosova dhe Metohija si autonomi duhet ti bashkohen Serbisė. Kishte edhe aso propozime qė Kosova ti takojė vetėm Malit tė Zi, ngase kishin njė "histori tė ngjashme" dhe njė mentalitet tė pėrafėrt me shqiptarėt.
Nė dokumentet e Kuvendit Antifashist tė Ēlirimit Kombėtar tė Serbisė, qė u mbajt me 7-9 prill tė vitit 1945 nė Beograd, nga Kosova merrnin pjesė si mysafirė Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha, tė cilėt nė seancė diskutuan dhe sipas dokumentit thuhej se shprehėn "dėshirėn" nė emėr tė popullit tė Kosovės qė "Kosova tė jetė nėn Serbinė federale". Nė diskutimin e Dushan Mugoshės nė mes tjerash veēojmė kėtė kur ai nė emėr tė Kėshillit Nacionalēlirimtar tė Kosovės e tė Rrafshit tė Dukagjinit "pėrcjellė pėrshėndetjet dhe dėshirat se popujt e Kosovės e tė Rrafshit tė Dukagjinit, t’i bashkohemi Serbisė federale vėllazėrore". Duke shprehur kėtė "vullnet" tė Kėshillit Krahinor "Nacionalēlirimtar", shpreh "dėshirėn e popullit shqiptar", tė popullit serb e malazias.
Po nė kėtė frymė diskutoi edhe mysafiri tjetėr nga Kosova, Mehmet Hoxha, i cili me diskutimin e tij vėrtetoi fjalėt e tė mėparshmit duke thėnė se "Dėshira, tė cilėn e shprehu shoku Mugosha, qė Kosova e Rrafshi i Dukagjinit t’i bashkohen Serbisė Federale, nuk e frikėson popullin shqiptar tė Kosovės e tė Rrafshit tė Dukagjinit", por "e forcon dhe i jep siguri" se do tė ketė po ato tė drejta qė i kanė edhe popujt e tjerė tė Kosovės e Rrafshit tė Dukagjinit. Nga kėto diskutime qė u bėnė nė Beograd mund tė konkludohet se Kosova iu bashkua Serbisė nė mėnyrė arbitrare, nė bazė tė diskutimeve qė u bėnė nga dy mysafir, e dihej mirė nė bazė tė dokumenteve historike se Kosova dhe populli i saj asnjėherė nuk diskutoi, nuk u pyet dhe nuk votoi qė ajo tė ngeli nė kuadrin e Serbisė federale.
Pėr tė qenė "ēdo gjė nė rregull dhe e ligjshme", Serbisė dhe Jugosllavisė iu nevojit edhe ana formale pėr tė marrė "pėlqimin, e popullit nė njė Kuvend" sado formal qė tė jetė, meqė para opinionit tė gjerė donte qė ta justifikojė tradhtinė e menduar me aq perfiditet.
Andaj, pėr tė dal "vendimet e ligjshme" u thirr Kuvendi i Dytė i Kėshillit Krahinor "Nacionalēlirimtar" i Kosovės e Rrafshit tė Dukagjinit. Mbledhja e Kuvendit u mbajt me 8-10 korrik 1945, dhe i tėrė ky tubim kaloi me presione nga mė tė ndryshmet ngase aty merrnin pjesė shumė atdhetarė e patriotė tė shquar tė cilėt as me ēmimin e jetės nuk pranonin qė tokat shqiptare tė ngelnin nėn ish- Jugosllavi.
Ata qė e kundėrshtuan njė hap tė tillė, mė vonė u njekėn, u burgosėn pa arsyetim, e disa edhe u likuiduan tinėzisht nga organet e OZN-ės. Tė tillėt ishin shumė, por po pėrmendim vetėm rastin e patriotit tė shquar tė Anamoravės, Ramiz Cėrrnicėn i cili nė kuvend doli haptas kundėr qėndrimeve gllabėruese tė Serbisė duke thėnė se "Ne jemi shqiptar, kemi njė gjuhė e njė gjak me shqiptarėt e Shqipėrisė... Ku keni parė ju nė historinė e njerėzimit qė fėmija t’ia kthej shpinėn nėnės e ta pėrqafojė njerkėn? Kjo s’ėshtė as e logjikshme e as e pranueshme pėr ne shqiptarėt, por pas kėtij diskutimi, nė sallė pasoi njė tollovi e paparė. Disa nga udhėheqėsit kėrkuan qė ti ndėrpritet fjala, disa kėrkuan qė tė nxirret jashtė dhe dolėn shumė propozime tė tjera. Por, kalvari i Ramiz Cėrrnicės nuk pėrfundoi me kaq, ai mė vonė u ndjek dhe u arrestua nga organet e OZN-es, ku u dėnua me 20 vjet burg tė rėndė. Edhe pas daljes nga burgu, atė nuk e lanė tė qet njėherit edhe anėtarėt e tjerė qė morėn pjesė nė kuvend dhe nuk u pajtuan me vendimet qė u morėn nė te, u pėrcollėn nga udbashėt dhe disa nga ta kaluan vite tė tėra nėpėr burgjet jugosllave.
Aneksimi i Kosovės nga Serbia do tė shohim mė vonė se, ishte vetėm njė pjesė e padrejtėsisė qė u bėhej shqiptarėve nė Jugosllavinė komuniste. Sepse ēėshtja e Kosovės nuk ishte krejt ēėshtja shqiptare. Padrejtėsia qė i bėhej popullit shqiptar nė ish-Jugosllavi e rėndonte edhe mė tepėr copėtimi i trevave nė tė cilat shqiptarėt ishin popullatė e vetme apo shumicė dėrmuese nė tri republika jugosllave: nė Republikėn e Serbisė, tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi. Kosova, jo vetėm qė u shkėput nga trungu amė, por asaj iu shkoqėn jo vetėm trevat e banuara kryekėput ose kryesisht me popullatėn shqiptare nė Maqedoninė Veri-Perėndimore dhe nė Mal tė Zi, por edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, nė tė cilat shqiptarėt ishin shumicė dėrmuese.
Nė mbarim tė vitit 1945, menjėherė pas mbarimit tė luftės, tė gjitha problemet, qė lidheshin me Kosovėn dhe tė ardhmen e saj, ato u shtruan dhe u tentuan tė zgjidhen nė kuadėr tė Jugosllavisė sė Titos. Gjatė luftės, udhėheqėsit e PKJ-sė kishin premtuar se e ardhmja e Kosovės do tė zgjidhej nga vetė popujt qė jetonin atje, me mirėkuptim, nga partitė e regjimet demokratike popullore qė do tė vendoseshin nė Shqipėri e nė Jugosllavi, pas fitores mbi fashizmin. Gjatė luftės vazhdimisht ishte folur e shkruar se pas saj ( luftės), do tė respektohet Deklarata e Moskės, Karta e Atlantikut, Deklarata e Teheranit, Letra e Titos e botuar nė gazetėn "Proleter", Rezoluta e Bujanit e, shumė dokumente tė tjera me rėndėsi historike.
Nė ish-Jugosllavi nė fund tė luftės, deklarohej se kriteri kombėtar do tė vihej nė themel tė ndarjes territoriale dhe administrative tė vendit. Por, pas pėrfundimit tė saj, kėto kritere pėr pushtetin jugosllav, nuk ekzistonin, dhe si tė tilla nuk u morėn parasysh. Edhe pse territoret shqiptare pėrbėnin njė tėrsi territoriale, ishin kompakt nga pikėpamja kombėtare, kishin njė vijueshmėri e shtrirje tė pėrcaktuar qartė nga pikėpamja gjeopolitike gjatė kufirit me trungun amtar dhe me republikat e tjera tė Jugosllavisė, u ndanė midis njėsive federale. Tė gjitha kėto, ndikuan qė te populli shqiptarė tė rritet pakėnaqėsia. Kėtė mė vonė e pranuan edhe vet udhėheqėsit jugosllav.
Aneksimi i Kosovės nė Serbinė Federale shėnon manovrimin mė dinak sllavo-komunist, dhe fillimin e njė tragjedie tė re pėr shqiptarėt kėndej kufirit. Shqiptarėt e Kosovės edhe pėr kundėr sakrificave tė mėdha qė bėnė nė luftėn antifashiste, nuk pėrfituan nga rasti nė pėrmbushjen e ėndrrės sė tyre tė ēlirimit kombėtar. Ata, pas legalizimit tė ri-okupimit nė Kuvendin e Prizrenit, u detyruan tė ndiqnin njė politikė mė ndryshe dhe mė tė pranuar nė kohė e hapėsirė. Se, lufta pėr ēlirim dhe pėr tė ardhmen e tyre kombėtare nuk do tė pushoi, natyrisht me forma tė reja, tė imponuar nga situatat e krijuara.
Ato forca nacionaliste dhe ata patriotė, qė kishin luftuar gjatė tėrė kohės pėr njė Shqipėri etnike, pas kėsaj qė ndodhi, vendosėn qė nė mėnyrė tė organizuar, legalisht, por edhe ilegalisht tė luftojnė dhe tė veprojnė pėr bashkimin e tokave shqiptare. Shi pėr kėtė, ishte e natyrshme qė tė bėhej njė organizim i atillė, sepse ku ka okupim dhe robėri, lind edhe rezistenca e qėndresa e popullit.
Pas aneksimit tė Kosovės, pėr popullin shqiptar filloi njė etapė e errėt, njė kalvar i vėrtetė. Filluan pėrsėri masakrat masive mbi popullatėn e pafajshme, dhe likuidoheshin patriotėt dhe intelektualėt e paktė. Nė Drenicė dhe nė shumė vende tė tjera tė Kosovės bėhej gjenocid i vėrtet. Edhe pse ishte e pushtuar Kosova, ajo edhe mė tej trajtohej si zonė e rrezikshme dhe e pasigurt pėr shkak se banohej me njė popullsi shumicė jo sllave, e shtypur dhe e diskriminuar. Andaj edhe ekzistonte frika tek okupuesi.
Me kėtė gjendje tė imponuar, ku "liria" dhe "barazia" e popullit shqiptar ishin shndėrruar nė robėri nga njė pakicė kombėtare –serbėt dhe malazezet, kuptohet se populli liridashės nuk ishte i kėnaqur. Meqė popullata shqiptare qė jetonte pėrgjatė kufirit me shtetin amė, edhe zyrtarisht ishin shpallur si element i pabesueshėm, pėr kėtė arsye edhe ndiqeshin, burgoseshin, torturoheshin, detyroheshin tė shpėrnguleshin, madje edhe vriteshin dhe askush nuk merrej nė pėrgjegjėsi. Fundja, tė gjitha masakrat, qė ua bėnė shqiptarėve, ishin tė legalizuara nga organet shtetėrore, qė si bazė u shėrbenin "Naēertania " e Garashaninit, elaboratet e I. Andriqit, I . Vukotiqit, elaboratet I,II tė Vasa Ēubrilloviqit, tė cilat vazhduan tė zbatohen me pėrpikėri si dhe projekte tė tjera tė mėvonshme.
Duke e parė tradhtinė e madhe qė ndodhi me 8-10 korrik 1945, forcat nacionaliste shqiptare u detyruan qė tė kėrkonin pėrkrahjen, mbėshtetjen dhe bashkėpunimin e forcave demokratike nė vendet perėndimore. Ilegalja shqiptare duke e parė se tokat shqiptare po rrėshqitnin nė prehrin sllav, filluan organizimet pėr t’iu kundėrvėnė qėllimeve gllabėruese tė tyre.
Viti 1945, vlen tė cekėt se tek populli shqiptarė do tė kujtohet si viti mė i pėrgjakshėm nė historinė e Kosovės, sepse do tė pushkatohen disa dhjetėra mijėra veta, shumė tė tjerė do tė zhdukėn pa gjurmė, mbi 30 mijė do tė futėn nė burgje dhe do tė vendosėn nė kampe, qindra mijėra tė tjerė do tė marinė botėn nė sy ( si nė Turqi, Greqi e vende tė tjera), e shumė tė tjerė do tė vriten jashtė Kosovės . Tė gjitha kėto do tė bėhen nėn maskėn e njėfarė "Vėllazėrim-bashkimit" iluzor.

Administrimi ushtarak nė Kosovė
Ndėrsa Pushteti i Administrimit ushtarak nė Kosovė u vendos nė kohėn kur organet mė tė larta tė PKJ-sė dhe tė LANĒ-sė, vendosėn qė Kosova, si njėsi autonome, t’i aneksohej Republikės sė Serbisė. Kjo koincidencė nuk ishte e rastit, ajo ishte e lidhur ngushtė me detyrat qė qėndronin pėrpara tij. Qėllimet e kėtij pushteti ishin :

1. Administrimi ushtarak synonte t’u mohonte shqiptarėve arritjet dhe tė drejtat qė kishin realizuar gjatė luftės,
2. T’u impononte zgjedhjet qė ishin projektuar pėr ta nė rregullimin federativ tė Jugosllavisė sė pasluftės.
3. Ai kishte pėr detyrė tė pengonte me ēdo mjet shpėrthimin e pakėnaqėsisė tek shqiptarėt, e cila mund tė ēonte edhe nė njė kryengritje tė pėrgjithshme popullore,
4. Tė thyente rezistencėn e popullit shqiptarė qė kishin filluar nė anė tė ndryshme tė Kosovės.
5. Nė rast nevoje, tė pengonin ndėrhyrjen e Ushtrisė Shqiptare, qė do ti vije nė ndihmė Kosovės, dhe
6. Administrimi Ushtarak, justifikohej me pretekstin se gjoja ishte vendosur pėr luftimin e forcave "kundėrrevolucionare " shqiptare nė Kosovė.
Administrimi ushtarak nė Kosovė u vendos me 8 shkurt 1945, me propozimin e J.B.Titos dhe e tėrė kjo u konceptua edhe si riorganizim i formacioneve ekzistuese ushtarake nė Kosovė dhe u shoqėrua me formimin e brigadave dhe tė divizioneve tė reja, ndėrmarrjen e masave pėr thyerjen sa mė tė shpejt tė rezistencės nė Kosovė, qė u organizua nė disa pjesė tė saj. Gjatė ekzistencės sė pushtetit ushtarak, vėmendja kryesore u pėrqendrua nė largimin e kontingjenteve tė tė rinjve shqiptar nga kėto treva, tė cilėt pėr kėtė shkak u dėrguan nė veri tė Jugosllavisė, ose nė radhėt e "brigadave tė punės". Rruga qė pėrshkuan kėta tė rinj ishte shumė e vėshtirė, pėr arsye tė presioneve tė shtabeve jugosllave.
Ndryshime tė shumta u bėnė nė organizimin e reparteve ushtarake, nė kuadrin komandues tė kėtyre reparteve dhe tė seksioneve tė shtabit tė qarkut. Pėr drejtimin e tyre u caktuan kuadro serbe e malazeze, tė cilėt nė shumė raste u thirrėn nga rajonet e tjera tė Jugosllavisė. Nga detyra u shkarkua Fadil Hoxha, i cili nė kėtė kohė ishte komandant i Shtabit Kryesor, e mė pas i Shtabit Operativ tė Kosovės. Shef i Shtabit Operativ pėr Kosovė u emėrua Dushan Vukotiqi, i cili deri nė atė kohė kishte qenė zėvendės komandant i Divizionit tė 46- tė jugosllav. Shef i prapavijės u caktua Stevo Dobėrkoviq, i cili u dėrgua nga Shtabi Kryesor i Serbisė.
Mu nga kėto ndryshime qė u bėnė nė kreun ushtarak nė Kosovė, del se nė riorganizimin e ri nuk u emėrua asnjė nga shqiptarėt, vetvetiu kuptohet edhe qėllimi i administrimit ushtarak.
Komandės sė Administrimit ushtarak iu dhanė autorizime tė plota, ndėrsa pėr tė gjitha veprimet ajo jepte pėrgjigje vetėm para Komandantit Suprem. Me fillimin e veprimit tė pushtetit ushtarak nė Kosovė, gjenocidi ndaj popullatės sė pafajshme shqiptare, mori formėn e jetės sė rėndomtė, populli filloi tė jetojė nė ankth, pėr ditėt qė do tė vijnė.
Ndėrsa me 19 shkurt 1945 (11 ditė pasi u vendos administrimi ushtarak), nė Prishtinė, OZNA dhe ushtarakėt thirrėn mbledhjen e Komitetit Krahinor tė PKJ- sė dhe morėn vendim qė organizata partiake e Kosovės t’i bashkėngjitej organizatės partiake tė Serbisė. Pėr tė gjitha kėto ndėrmarrje populli e as anėtarėsia nuk pyetej fare. Por, edhe sikur tė pyeteshin, pėrfaqėsimi i shqiptarėve nė radhėt e PKJ-sė ishte shumė i vogėl. Nga kjo del se pas luftės aspiratat kombėtare tė popullit shqiptar nė ish—Jugosllavi nuk u morėn parasysh, por u shtypen me dhunė e terror. Udhėheqja e PKJ-sė dhe politika serbe i shfrytėzuan si marrėdhėniet qė u krijuan ndėrmjet PKJ-sė dhe PKSh-sė ashtu dhe parullat pėr "vėllazėrimin, bashkėpunimin e internacionalizmin", pėr realizimin e qėllimeve tė veta grabitqare ndaj Shqipėrisė dhe popullit shqiptar qė u manifestua edhe mė vonė.
Po qe se shqyrtojmė hollėsisht dokumentet ushtarake (LANĒ) dhe partiake (PKJ), nxjerrim pėrfundime, se Kosova si njėsi autonome nuk lindi pas vitit 1945, por autonomitetin e saj e gjejmė shumė mė herėt. Ajo gjatė gjithė viteve tė luftės pati tė drejta tė barabarta, si edhe republikat tjera tė ish-Jugosllavisė. Mirėpo, ē’ėshtė e vėrteta, populli shqiptar asnjėherė nuk e shikoi me "admirim" pushtetin e ri, qė kishte gdhirė mbi Kosovėn pa dashjen e saj. Edhe nė dokumentet partiake tė kohės thuhet se shqiptarėt me vėshtirėsi pranonin tė anėtarėsoheshin nė radhėt e PKJ-sė. Ta zėmė se vetėm nė mars tė vitit 1945, nė Kosovė kishte 1020 anėtarė tė PKJ-sė, prej tyre vetėm 328 ishin shqiptarė, ose 33% nga numri i pėrgjithshėm. Pėrbėrja kombėtare ndryshonte edhe nė komitetet partiake tė rretheve. Pas lufte, organizata partiake nė Kosovė u nda nė shtatė komitete partiake tė rretheve. Vetėm nė komitetin e rrethit partiak tė Gjakovės, sekretar i organizatės ishte shqiptar ( Xhevdet Hamza). I cekėm sekretarėt e komiteteve vetėm e vetėm qė ilustrimi i padrejtėsive nė pėrfaqėsimin e strukturės kombėtare tė jetė mė argumentues.
Diskriminimi kombėtar vėrehet edhe nė udhėheqėsin mė tė lartė partiake tė Kosovės. Sekretar politik i Byrosė sė Komitetit tė Partisė pėr Qarkun e Kosovės ishte Milladin Popoviqi, sekretar organizativ ishte Dushan Mugosha, ndėrsa anėtar tė saj ishin :Pavle Joviqeviq, Spasoje Gjakoviq, Ismet Shaqiri, Fadil Hoxha, Boshko Ēakiq, Xhavit Nimani, Kėrsta Filipoviq dhe Mita Milkoviq. Po kjo gjendje e organizimit partiak pėr nga struktura kombėtare u ruajt edhe pas vrasjes sė Milladin Popoviqit ( 13 mars 1945), e cila zgjati deri mė vitin 1968, kur pėr herė tė parė u zgjodh njė shqiptar- Veli Deva. Mund tė themi lirshėm se e tėrė kjo ishte bėrė me paramendim, ngase organet partiake luanin njė rol shumė tė madh pėr vendosjen e fateve tė kombeve nė ish- Jugosllavi.
Dhe do tė shtoja se, asnjė komb nė ish- Jugosllavi nuk ishte i ndarė nė dysh dhe i copėtuar si shqiptarėt, ku gjysma e tij quhej komb dhe gjysma tjetėr kombėsi. Asnjė komb nė ish-Jugosllavi nuk ishte mė i ekspozuar ndaj dhunės, dhe, nuk e ka pėrballuar atė, ashtu sikur se e pėrjetoi populli shqiptar, dhe, asnjė kombi, nuk i ėshtė rrezikuar ekzistenca e substancės kombėtare, sikur e shqiptarėve.
Mė 8-13 maj 1945, nė Beograd u mbajt Kongresi Themelues i PK tė Serbisė. Nė tė, pėrveē konstatimit se "ėshtė zgjidhur ēėshtja e pakicave kombėtare", qė e zuri nė gojė sekretari politik i Komitetit Krahinor tė PKS-sė pėr Kosovė- Gjoka Pajkoviqi. Ai nė mes tjerash kishte cekur edhe dobėsitė dhe gabimet e shumta qė u bėnė ndaj popullit tė Kosovės.
Po nė kėtė tubim, pėr tė njėjtat gabime foli edhe Aleksandėr Rankoviqi, njeriu mė i dėshmuar pėr krimet qė kishte bėrė ndaj shqiptarėve. Kėto dy dėshmi dolėn mu nga ata, qė nuk kursyen asgjė pėr likuidimin e shqiptarėve. Shtrohet pyetja athua pse e bėnė kėtė?! Pėr tė lehtėsuar ndėrgjegjen e tyre, apo pėr tė fshehur masakrat e tjera, qė u bėnė nė mėnyrėn mė tinėzare, nė natėn e historisė. Mendoj, se, kjo e dyta ėshtė shumė mė afėr mendjes, e nė favor tė saj flasin shumė likuidime dhe shumė varre masive tė shqiptarėve, si nė Drenicė, nė Gjilan, nė Pejė, nė Gjakovė, nė Prizren e pėr tė cilat askush nga kompetentėt nuk mori pėrgjegjėsinė.
Planet pėr Kosovėn dhe trevat e tjera shqiptare ishin, qė ato tė serbizohen dhe tė sllavizohen, prandaj me nguti, menjėherė pas "ēlirimit" nė vende kyēe udhėheqėse nė Kosovė, u caktuan serbėt e malazezėt si nė gjyqe e vende tė tjera. U hoq Gjyqi Krahinor dhe me kėrkesėn e drejtpėrdrejt tė Dushan Mugoshės, u krijuan katėr gjykata qarqesh: nė Pejė, nė Prizren, nė Prishtinė dhe nė Gjilan ( me qendėr nė Ferizaj), ku tė katėr kryetarėt e gjykatave ishin serbomalazezė: Petar Shoshkiq, Dragutin Jakiq, Voja Stankoviq dhe Svetozar Nediq. Serbėt e malazezėt dominonin edhe nė Kėshillin Krahinor, nė Komitetin Krahinor dhe nė ēdo vend tjetėr me rėndėsi politike.
vijon...


Edituar pėr herė tė fundit nga Naki nė Sun 02 May 2010, 00:20, edituar 1 herė gjithsej

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18451
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Reagimet e forcave kombėtare nė Kosovė ndaj vendimeve tė Kuvendit tė Prizrenit (1945)

Mesazh nga Naki prej Sun 02 May 2010, 00:15

vazhdim...
Kosova e dėrrmuar nga pushteti ushtarak, me 8-10 korrik 1945 do tė arrij nė Konferencėn e Dytė tė Kėshillit NĒ pėr Kosovė qė u mbajt nė Prizren. Siē ėshtė tani veē e ditur, kjo konferencė u mbajt nėn presion dhe nėn kėrcėnimet e grykės sė pushkėve. Pjesėn mė tė madhe tė delegatėve e pėrbėnin serbėt e malazezėt, por pėr tė krijuar huti te delegatėt shqiptarė ata kishin vėnė plisa tė bardhė nė koka.
Nė mėnyrė arbitrare, ky kuvend, shpalli tė paligjshme dhe korigjoi vullnetin dhe aspiratat shekullore tė popullit tė Kosovės, tė shprehura nė Konferencėn e Parė tė Kėshillit NĒ pėr Kosovė e Rrafsh tė Dukagjinit, tė mbajtur nė fshatin Bunjaj tė Malėsisė sė Gjakovės ( 31 dhjetor 1943-1 e 2 janar 1944). Konferenca u mbajt nė kohė lufte dhe pikėrisht nė atė kohė kur edhe kombet e tjera tė Jugosllavisė themeluan organet mė tė larta tė pushtetit tė dala nga LANĒ-i, nė kohėn kur ēdo komb po realizonte sipas dėshirės e vullnetit tė tij tė drejtėn pėr vetėvendosje, por pėr shqiptarėt sipas tė gjitha gjasave nuk vlenin kėto parime.
Duke ecur nė gjurmėt e nacionalizmit shqiptar, mbledhja e Bunjanit ( 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944), pėrcaktoi si synim madhor bashkimin e tokave shqiptare. Kėto vendime qė u morėn nė kėtė mbledhje, nuk ishin shfaqje e ndonjė nacionalizmi ekstrem, edhe pse mė vonė nuk u pėrfillėn vendimet e saja. Nuk u mor parasysh e drejta e vetėvendosjes sė popullit shqiptarė pėr luftėn e sakrificėn qė bėnė. Periudha e mėvonshme provoi se ky copėtim, ishte burim kryesor i pakėnaqėsive qė ndodhėn nė popullatėn shqiptare.
Tė tėra kėto padrejtėsi me arsye krijuan tek shqiptarėt pakėnaqėsi. Shi pėr kėtė, njė organizim mė i shpejt dhe mė i mirė pritej nga patriotėt e intelektualėt. Nė kėtė periudhė dhe nėn kėtė trysni tė vazhdueshme lindėn dhe vepruan forcat nacionaliste qė nė mėnyrė tė organizuar, nėpėr mes tė organizatave ilegale artikuluan qėllimet e kėrkesat e veta parėsore e supreme tė cilat ishin: Ēlirimin e Kosovės dhe bashkimin me shtetin amė- Shqipėrinė.
Edhe pse pushteti jugosllav i dinte qėllimet e nacionalizmės shqiptare, ajo propagandonte se, kėto organizata ishin armiqėsore, nacionaliste, separatiste, dhe qė vepronin pa sukses, tė nxitura nga shtetet perėndimore.
Nė kėto momente kritike tė historisė, nacionalizma shqiptare ende zotėronte njė potencial njerėzor si nė aspektin politik, ekonomik dhe nė atė ushtarak, i cili pas padrejtėsive tė shumta po vihej nė veprim pėr ta ndryshuar situatėn.
Bėrthamėn e forcave nacionaliste pėr formimin e Ushtrisė Demokratike Shqiptare e gjejmė diku nė nėntor 1944. Pas formimit tė Komitetit Suprem tė Kosovės tė Adem Gllavicės mė 1 dhjetor 1944, lindi ideja qė nė ēdo pjesė tė Kosovės, aty ku jetojnė shqiptarėt tė formohen organizatat ilegale si dhe grupet mė tė vogla tė ilegales shqiptare. Nė vazhdėn e kėtij aktiviteti tė lėvizjeve atdhetare, u formuan shumė organizata patriotike shqiptare, me njė distancė kohore tė caktuar, e, qė manifestoheshin sidomos pas vitit 1944 dhe nė fillim tė vitit 1945. Nė kėto vite, nga populli i okupuar formohen organizatat mė tė fuqishme nacionaliste siē ishin : Lėvizja Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH), Besa Kombėtare (BK), Organizata nr.2 dhe Kėshilli i tė Dymbėdhjetėve e disa tė tjera mė pak tė njohura.
Nė kėto grupime nacionaliste pėrfaqėsoheshin gjerėsisht inteligjencia e re shqiptare e cila aspironte pėr njė Shqipėri tė bashkuar dhe demokratike.
Nga ana tjetėr, ėshtė e domosdoshme tė nėnvizohet se nacionalizmi shqiptar ka njė dallim esencial nga nacionalizmat e tjerė ballkanik. Ai nė veprimtarinė e vet nuk ishte ekstrem, nuk kishte parashtruar revizionizmin e dhunshėm territorial, nuk bazohej nė fundamentalizėm fetar dhe nė ekskluzivizmin etnik.

Delegacioni shqiptar nė takim me Titon
Duke i parė rrjedhat politike, tė muajve tė parė tė vitit 1945, gjenocidin e terrorin e paparė ndaj popullatės sė pafajshme shqiptare, me iniciativėn e disa patriotėve shqiptarė meret qėndrimi qė tė bisedohet shtruar pėr ēėshtjen e Kosovės me vetė Titon. Ngase, gjatė luftės ishte premtuar e thėnė shumė herė pėr vetėvendosjen e popujve. Duke u nisur nga kėto premtime populli shqiptar, mori pjesė aktive nė luftė pėr ēlirimin nga fashizmi, dhe pėr bashkimin e tokave shqiptare nė njė shtet tė vetėm. Vizita e delegacionit shqiptarė nė Beograd u zhvillua me 6 prill 1945, dhe sipas dokumenteve thuhej se temė kryesore ishte statusi i ardhshėm i Kosovės dhe ēėshtja agrare. Nė delegacion merrnin pjesė: Mehmet Hoxha, Halim Spahija, Mehmet Krileva, Qamil Luzha, Demė Taraku, Ahmet Nishku, Hilmi Zariqi, Rifat Berisha, Ismajl Haxhi- Kaēaniku, Ahmet Efendi Mitrovica, Vesel Rexhepi etj.
Ata (Delegacioni shqiptar), kishin pėrgatitur me shkrim shtatė kėrkesa, tė cilat ia dorėzuan Titos, dhe nė ato pika kėrkohej :

1. Ligji agrar tė pėrmirėsohet
2. Administrata tė mbahet nė gjuhėn shqipe nė Kosovė
3. Tė sillėn arsimtarėt nga Shqipėria nė Kosovė
4. Shitblerja e tokave qė janė bėrė me kėrcėnime nga serbėt mos tė pranohen
5. Tė burgosurit pa faj me u fal
6. Tė garantohet pėrdorimi i Flamurit Kombėtar dhe
7. Tė njihej e drejta pėr vetėvendosje

Tė pesė (5) pikat e para sipas njė deklarate tė Qamil Luzhės, Tito i pranoi,
por dy tė fundit publikisht i refuzoi, dhe nga kjo ishte shumė e qartė se ēka po i priste shqiptarėt.
Nė Konferencėn e Tretė tė PKJ-sė pėr Kosovė, Bllagoje Neshkoviqi, mohonte ēdo pjesėmarrje tė shqiptarėve nė LANĒ, duke thėnė: "Ju nė Kosovė dhe nė Rrafshin e Dukagjinit nuk keni njeri qė nuk ka pushkė dhe kėta njerėz nė ēdo ēast mund tė ēohen nė kryengritje", pėr tė vazhduar mė tutje se " sa i pėrket fitores politike ėshtė e qartė se pėr tė as qė mund tė flitet, sepse ne jemi mjaft larg prej saj. Populli nuk ėshtė me ne. Po e shohim se shqiptarėt nė numrin mė tė madh janė kundėr Lėvizjes Nacionalēlirimtare.
Kėto vlerėsime bėheshin kur Tito nė bisedimet me delegacionin e shqiptarėve tė Kosovės nė prill tė vitit 1945, kur ai nė njė mėnyrė pranonte, por edhe nė njė tjetėr e qortonte delegacionin se ata nuk ishin me LANĒ-in. Nė kongresin Themelues tė PKS-sė 8-12 maj 1945, e prezanton diskutimin me delegacionin shqiptar, duke iu rrėfyer tė pranishmėve se ēfarė iu kishte thėnė shqiptarėve nė takim: "Ne e dimė se ju keni qenė me ushtrinė gjermane dhe se keni luftuar kundėr nesh, mirėpo kjo nuk do tė thotė se ne do tė iu thėrrasim nė pėrgjegjėsi...Ne nuk duam qė shqiptarėt nė Kosovė tė jenė qytetar tė rendit tė dytė apo tė tretė. Ne duam qė ju tė keni tė drejtat tuaja, barazi, tė keni gjuhėn tuaj, mėsuesit tuaj, tė ndiheni si nė vendin tuaj. (Me gjasė Tito-ja kishte harruar se shqiptarėt ishin nė tokat e tyre, e ata -serbet ishin vetė okupuesit, qė donin tė ndjeheshin si nė vendin e vet).

Formimi i Shtabit Suprem tė Ushtrisė Popullore Demokratike Shqiptare nė Kosovė
Pa dyshim se Shtabi Suprem i Kosovės ishte fryt i pamohueshėm i aktivitetit tė forcave nacionaliste shqiptare, qė vepronin nė Zonėn IV tė Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės. Ish- anėtarėt e Shtabit tė kėsaj zone, me 1 dhjetor 1944 u takuan nė fshatin Tėrpezė dhe formuan Shtabin Suprem tė Kosovės. Nė takim merrnin pjesė krerėt e Lėvizjes Kombėtare siē ishin : Adem Gllavica, Mulla Idriz Gjilani, Qazim Llugaxhiu, prof. Ibrahim Kelmendi e shumė tė tjerė. Pas njė diskutimi tė gjatė e tė gjithanshėm tė situatės nė Kosovė, u zgjodh udhėheqja e re e Shtabit Suprem tė Kosovės. Komandant i SH.S.K u zgjodh Adem (Selim) Gllavica dhe zėvendės i tij u zgjodh Qazim Llugaxhiu.
Kuvendi Themelues i Shtabit Suprem pėr Kosovėn u mbajt nė ndėrtesėn e xhandarmėrisė nė fshatin Tėrpezė tė Moravės sė Epėrme, ku merrnin pjesė edhe shumė nacionalist tė njohur si: Luan Gashi, Hamdi Gashi (Mramur), Selim Maqestena, Mehmeti i Zi, Bahtir Dumnica, Abdyl Henci etj.
Gjatė kėsaj kohe u shtrua nevoja e ngutshme dhe e domosdoshme qė krerėt e lėvizjes tė vepronin nė ilegalitet tė thellė. Kjo do tė thoshte qė duhej tė bėhej njė organizim tjetėr, tė cilėn e impononte rrjedha e ngjarjeve, nga ai i mėparshmi. Gjatė kėsaj periudhe, u formuan, vepruan dhe njėherit u zbuluan shumė patriot tė shquar. Shumė veta u pushkatuan dhe shumė tė tjerė u dėnuan me shumė vite burgu. Kėshtu me 15-16 gusht tė vitit 1945, Adem Gllavica si komandant i Shtabit Suprem tė Kosovės mori qėndrim qė t’i ftojė krerėt e ilegales shqiptare, dhe pėrfaqėsuesit e tė gjitha organizatave tė NDSH-sė. Tubimi u mbajt nė Kopilaēė, me 15-16 gusht, vend ndėrmjet Moravės sė Epėrme e Karadakut tė Shkupit. Nė kėtė takim kishin ardhur krerėt kryesor tė forcave nacionaliste si: Hysen Tėrpeza, Adem Gllavica, Ibrahim Haki- Kelmendi, Luan Gashi, Tefik Tanisheci, Hasan Kabashi, Dinė Hoxha, Qazim Llugaxhiu, Sylė Hotla etj. Po ashtu nė kėtė tubim merrnin pjesė edhe shumė anėtar tė LNDSH-sė si: Qemal Ali Skenderi, Mexhid Haki –Zyberi, Xhemail Bllaca etj, qė pėrfaqėsonin KQ tė NDSH-sė nė Shkup.
Tubimi i Kopilaēės zgjati dy ditė, dhe nga aty dolėn qėndrimet mė tė rėndėsishme historike, lėvizja e rezistencės shqiptare do ta konsiderojė tubimin si Kongresi III i Ballit Kombėtar ose si do tė quhej mė vonė si Kongresi i Parė i NDSH-sė.
Vendimet qė kishin rėndėsi e peshė tė madhe pėr lėvizjen ishin: Lėvizja e Rezistencės Shqiptare u vendos tė quhej "Lėvizja pėr Lirimin e Tokave Shqiptare", Ndėr vendimet e tjera, kongresi mori qėndrim, qė Komiteti Qendror i NDSH-sė nė Shkup, tė jetė organi mė i lartė partiak i Lėvizjes pėr Lirimin e Tokave Shqiptare. Tė gjithė nacionalistėt, qė luftonin pėr lirimin e tokave shqiptare tė quhen "Ushtria Popullore Demokratike Shqiptare". Po nė kėtė kongres u vendos se duke pasur parasysh numrin e madh tė luftėtarėve, tė njėsive dhe grupeve qė ndodheshin nė terren dhe ishin nėn armatim, qė tė bėhet njė organizim mė i mirė dhe mė i avancuar.
Nė kongres u formuan pesė batalione. Secili batalion nė kuadrin e vet do tė ketė edhe Shtabin komandues, i cili nėn urdhrat e tij do tė veprojė aty ku paraqitet nevoja. Po nė kėtė tubim u caktuan edhe komandantėt e batalioneve sipas terrenit se nga ishin luftėtarėt. Komandant i Batalionit tė Parė, i cili si terren veprimi do tė kishte Malet e Kopilaēės dhe pjesėn kryesore tė Karadakut, u caktua patrioti Hasan Kabashi. Ndėrsa, Batalioni i Dytė u caktua tė vepronte nė malet e Presedelit me udhėheqės Bajrush Xhaklin. Batalioni i Tretė, i cili do tė vepronte nė malet e Keēekollės u caktua tė udhėhiqet nga Rexhep Okllapi. Si udhėheqės i Batalionit tė Katėrt u caktua Shaban Haliti dhe do tė vepronte nė Malet e Jezercit dhe tė Budakovės. Ndėrsa nė Malet e Kaēanikut dhe tė Shkupit u caktua tė vepronte Batalioni i Pestė me udhėheqės Din Hoxhėn, i cili ishte njė luftėtar i rryer dhe kishte njė eksperiencė tė begat organizuese.
Po nė kėtė tubim u formua edhe "Shtabi i luftės". Komandant Suprem i "Ushtrisė Popullore Demokratike Shqiptare" u caktua Hysen Tėrpeza. Nė Shtabin e Luftės u caktuan tė merrnin pjesė Adem Gllavica, Luan Gashi dhe Ibrahim Kelmendi, qė ishin tė caktuar nė sektorin e propagandės, por i cili do tė veprojė edhe nė zonat e Shkupit e Tetovės nėn pėrkujdesjen e Ibrahim Kelmendit, dhe nė zonat e Therandės (ish-Suharekės) e Prizrenit nėn pėrkujdesjen e Luan Gashit. Nga ky kongres Shtabi Suprem aprovoi edhe platformėn qė populli shqiptar t’i drejtohej me njė proklamatė.
Proklamata e cila u hartua nga Adem Gllavica, Abdullah Musliu e Ibrahim Cėrnilla- Grainca, pėrfshinte pikat kryesore tė situatės aktuale nė Kosovė, siē ishin : aktet e tradhtisė komuniste, tė komunistėve jugosllavė ndaj aleatėve komunistė e antifashistė shqiptarė, mandej nė njė pjesė tė madhe u pėrfshin format e dhunės jugosllave ndaj popullit shqiptar. Veē tjerash nė tė hidhet poshtė ēdo lidhje e imponuar e Kosovės me Serbinė dhe me Jugosllavinė.
Pėr tėrė aktivitetin qė zhvillonte Ushtria Popullore Demokratike Shqiptare dhe anėtarėt e Organizatave ilegale, OZNA ishte e njoftuar dhe ēdo lėvizje tė tyre e pėrcillte me njė kujdes tė veēantė. Ajo kishte ndėrmarrė masa ndėshkuese kundėr forcave nacionaliste, anėtarėve tė NDSH-es dhe familjeve tė tyre. Shpeshherė ndodhte, qė nė aksionet e shumta UPDSH-ja tė largohej me humbje tė mėdha, ngase OZNA, e pėrcillte ēdo lėvizje tė tyre, andaj nuk ishte e rastit qė tė zbuloheshin. Pėr tė gjitha kėto qė ndodhnin nė Kosovė ishin tė njoftuar Mithat Frashėri dhe Muharrem Bajraktari. Ishte krejt e natyrshme, qė nė fillim tė tetorit 1945, nga kėta tė vijė njė kėrkesė pėr kalimin e forcave tė rezistencės pėr nė Greqi. Ndaj kėsaj kėrkese reaguan shumė personalitete tė nacionalizmės, por ndaj saj reagoi edhe KQ i NDSH-sė nė Shkup.
Krerėt e Shtabit luftarak tė UPDSH-sė dhe tė lėvizjes sė rezistencės shqiptare, pas kėrkesės sė Muharrem Bajraktarit dhe Mithat Frashėrit, para vetės kishin dy alternativa: Alternativa e parė ishte : tė rrinė nė Kosovė, tė zhvillojnė njė lloj lufte, qė do tė ndryshonte nga ajo qė ishte zhvilluar deri mė atėherė, e qė pas situatės sė nderė, qė ishte krijuar nė vend, mund tė pasonte me viktima tė mėdha, si nė luftėtarė po ashtu edhe nė popullatėn e pėrgjithshme shqiptare, ngase nė mėnyrė intensive filloi tė bėhej ndjekja dhe arrestimi i jatakėve tė ilegalėve dhe i tė gjithė atyre, qė strehonin dhe ndihmonin luftėtarėt e lirisė.
Alternativa e dytė ishte: qė pėr krerėt e lėvizjes ishte edhe mė e afėrt dhe mė e pranueshme pėr ta, largimi jashtė vendit ishte njė shans i mirė, pėr tė shpėtuar luftėtarėt dhe, pėr tė kursyer popullatėn nga maltretimet e OZNA-sė dhe tė UDB-es. Qėndrimi u mor, tė pėrkrahet alternativa e parė, sepse rruga mė e mirė ishte mėrgimi i luftėtarėve jashtė atdheut, qė mė vonė pėr tė hyrė nė shėrbim tė planeve globale anglo-amerikane pėr destabilizimin dhe pėr rrėzimin e pushtetit komunist nė Shqipėri dhe nė Jugosllavi, ndėrsa ēėshtja e ēlirimit dhe e bashkimit tė tokave shqiptare tė aneksuara nga ana jugosllave do tė vijė si pasojė e ndryshimeve tė sistemit tė dy vendeve fqinje, tė Shqipėrisė dhe Jugosllavisė.
Me 28 nėntor 1945, Komandanti i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UPDSH, Hysen Tėrpeza me Batalionin e Parė mori qėndrim qė tė kalojė kufirin. Ky batalion fillimisht kapte rreth 100 veta, por nė udhėtim e sipėr numri i luftėtarėve sa vinte e shtohej. Kėshtu nė kalim tė kufirit ky grup arriti nė mbi 300 luftėtarė. Largimin e luftėtarėve, populli e pėrcillte me njė shqetėsim tė madh dhe me lot nė sy. Ēdo kund kah kaluan ata u pėrcollėn me pikėllim. Athua vallė, kėta trima tė lirisė i pėrcillte vetėm populli, apo me kujdesin mė tė madh i pėrcillte edhe OZNA dhe bashkėpunėtorėt e saj. Pėr largimin e luftėtarėve me kohė ishte e njoftuar ushtria jugosllave. Kėshtu nė territorin e Maqedonisė, afėr kufirit jugosllavo-grek hasėn nė pritėn e Armatės jugosllave, ku pasoi njė luftė e rreptė nė mes tyre.
Pėr tė dal jashtė vendit mori qėndrim edhe Batalioni i Dytė i udhėhequr nga Adem Gllavica. Ky grup, mė 31 dhjetor 1945, kaloi kufirin jugosllavo- grek. Nė rrugė e sipėr, sikurse Batalionit tė Parė, nė pritė i kishin dal forca tė mėdha tė ushtrisė jugosllave. Edhe nė kėtė pėrleshje pati humbje tė mėdha nga tė dy palėt.
Kėtij grupi nuk iu bashkua Ajet Gėrguri, i cili me disa luftėtarė u kthye nė Drenicė dhe vazhdoi luftėn e armatosur derisa u zbulua dhe u arrestua. Edhe pse kėta dy luftėtarė (Ajet Gėrguri dhe Adem Gllavica), nuk u pajtuan rreth qėndrimit apo daljes jashtė atdheut, megjithatė edhe pse ishin larg njėri- tjetrit ata mbajtėn lidhje tė vazhdueshme ndėrmjet veti, duke kėmbyer mendime e ndihma, qė pėr kėtė i raportonin KQ tė NDSH-sė nė Shkup.
Edhe pse kėto grupe e lėshuan Kosovėn, konsolidimi i ri u bė shumė shpejt dhe, nė Kosovė vepronin mė tepėr se 55 grupe ilegale si dhe organizatat patriotike- politike si LNDSH-ja, "Besa Kombėtare" e Prof. Ymer Berishės, "Organizata NO-2 " e Ajet Gėrgurit dhe qė tė gjitha mbanin lidhje tė ngushta me KQ tė NDSH-sė nė Shkup.
Pas luftės nacionalizmi shqiptar do tė zhvillohej nė emigracionin e detyruar, ndėrsa ato forca apo elemente, qė mbetėn nė trevat etnike shqiptare nė ish- Jugosllavi do tė ndesheshin me kėto regjime nė njė betejė tė pabarabartė, fundi i sė cilės ishte tragjik pėr ilegalen shqiptare.
Nė njė dokument (Rekapitulim), qė ishte pėrgatitur nė zyrat e UDB-es, mė 1947, e qė kishte hiq mė pak se 220 faqe shkrim, nė mes tjerash thuhej se, nė Kosovė, nė nėntor-1944 dhe gjatė vitit 1945, vepronin 55 grupe tė armatosura, tė udhėhequra nga ana e njė parie komanduese qė e pėrbėnte njė efektiv prej 60 vetave mė tė vendosur. Grupet nė fjalė, rreth vetes grumbullonin mbi 1375 veta. Megjithatė, grupi mė i pa kompromis dhe mė i vendosur pėr luftė kundėr hordhive sllave ishte efektivi i pėrbėrė prej 375 vetave. Grupi ishte heterogjen nė tė cilėn merrnin pjesė intelektual (mbi 90 veta), fshatar (234 veta), ushtarak (36 veta), etj. Mirėpo nė rast nevoje ky grup grumbullonte edhe deri 3.000- 4.000 veta.
Intelektualėt e shquar qė iu kishin pėrgjigjur zėrit tė atdheut ishin tė shumtė, me fakultete tė mbaruara nė perėndim dhe ushtarak tė njohur, qė mė vonė formuan organizata dhe grupe ilegale e qė deri nė fund do tė luftojnė pėr ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare. Nė vazhdim do i pėrmendi vetėm disa nga ata si: Ymer Berisha, Luan Gashi, Gjon Sereqi, Qazim Sefa, Mulla Idrizi, Adem Gllavica, Halim Spahija, Tahir Deda, Ibrahim Lutfiu, Hasan Rema, Rexhep Abdullahu, Haki Myderriz Sermaxhaj, Halim Orana, e shumė e shumė tė tjerė.
Pa dyshim, se forcat nacionaliste qė nga orėt e para u udhėhoqėn nga intelektual tė dalluar. Vlen tė veēohet aktiviteti dhe puna e pa kompromis e Prof. Ymer Berishės, si figurė qė lente mbresa dhe tė epte kurajo se liria ėshtė afėr dhe patjetėr duhej fituar.
Vrasja e prof. Berishės e cila ndodhi me 10 korrik 1946 pėr ilegalen shqiptare ishte njė humbje e madhe. Kjo u vėrtetua me mbajtjen e Kongresit tė V tė LNDSH-sė. Kongresi i V u thirr tė mbahet me 25 qershor 1946 nė malet e Lipovicės, por pėr tė humbur gjurmė nga organet e sigurimit jugosllav lajmėrohet se do tė mbahet nė Kozmaē. Kjo taktikė nga ana e udhėheqėsve tė NDSH-sė pati sukses, sepse kongresi u mbajt pa u zbuluar nga organet e ndjekjes. Nė Kongres merrnin pjesė mbi 250 delegat ndaj edhe ishte ndėr mė masivėt gjatė veprimtarisė ilegale. Nė kėtė tubim tė madh tė forcave nacionaliste u shqyrtua situata nė rrethana tė njė shtetrrethimi tė plotė ushtarak jugosllav dhe mori vendime qė brenda 2-3 muajve tė ardhshėm tė bėhej tėrheqja e njėsiteve tė armatosura nga Kosova dhe tokat shqiptare nėn okupimin serbosllavė dhe dalja e tyre pėrmes Shqipėrisė dhe Greqisė nė Evropė e gjetkė nė botė, ku do tė punohej nė ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes shqiptare dhe ku do tė bėheshin pėrgatitjet pėr njė kryengritje e pėr njė luftė gjithėshqiptare kundėr copėtimit tė tokave tė Shqipėrisė etnike.
Megjithatė, nė kongres sikurse para "Ushtrisė Popullore Demokratike Shqiptare" dominuan dy opsione kryesore: Qėndrimi nė Kosovė, pa marrė parasysh rrethanat dhe kushtet, dhe opsioni tjetėr, mbėshteste zbarkimin e pėrkohshėm tė komitetit nė Shqipėri, ku do tė bashkėrenditeshin forcat gjithėshqiptare. Krahu militant kishte mbėshtetur opsionin e parė, edhe pas njė konsultimi tė gjatė sikur ishte arritur marrėveshja pėr formimin e njė formacioni tė armatosur pėr depėrtim nė Shqipėri.
Mė vonė, pasuan burgosjet, arrestimet dhe operacionet e vazhdueshme tė reparteve jugosllave pėr gjėja "spastrimin e vendit nga mbeturinat e reaksionit" siē i quanin ata forcat nacionaliste. Ato u shoqėruan me masat pėr ēarmatosjen e popullsisė civile. Aksionet pėr mbledhjen e armėve u karakterizuan nga keqtrajtimet dhe torturimi nė masė i popullit shqiptar. Gjenocidi antishqiptar u mpleks me shantazhin dhe me terrorin psikologjik, me anėn e tė cilėve u synua pėr ta mbajtur popullin shqiptar nė ato treva nėn presion, pėr ta detyruar atė qė tė linte tokat e veta. Rreth 120.000 shqiptarė hynin nė listat e tė dyshimtėve politikė, tė pėrpiluara nga UDB-eja jugosllave dhe qė ndiqeshin prej saj.
Ish- Jugosllavia dhe Serbia, mendonin se vetėm me pranga, me burgje, e me dhunė do tė arrinin tė mbanin njė popull tė tėrė tė robėruar dhe nė kolonizim tė pėrjetshėm. Ata pandehnin se me arrestime e me dėnime, me dėnime drakonike burgimi do ta gjunjėzojnė njė popull tė tėrė. Do ta detyrojė atė qė tė heqė dorė nga aspiratat e tyre shekullore, pėr njė bashkim gjithėkombėtar dhe pėr njė Shqipėri as tė madhe e as tė vogėl, por pėr njė Shqipėri tė vėrtetė nė kufijtė e saj etnik.
Megjithatė, qėllimet dhe aspiratat e forcave nacionaliste vazhduan tė jetojnė ndėr shqiptarėt si vazhdimėsi e lėvizjes sė pėrgjithshme qytetėruese properėndimore, e qėndresės pėr ēlirim tė pėrgjithshėm kombėtar, tė mbėshtetur nė traditat e ēmueshme tė lėvizjes ēlirimtare, themelet e sė cilės u vunė qė nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit ( 1878 ), pėr tė vazhduar edhe gjatė periudhės sė Luftėrave Ballkanike, gjatė Luftės sė Parė Botėrore e deri pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, e nė vazhdimėsi deri mė vitin 1998.
Kjo edhe ishte qėllimi suprem i gjithė ilegales shqiptare. E kėtė amanet tė pėrcjellė brez pas brezi e gjeneratė pas gjenerate, ia doli ta kurorėzoi me sukses bija mė e devotshme e kėtij populli, e dalė nga gjiri i saj i pėrflakur – Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18451
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi