» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

11 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 11 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


PASHKO VASA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

PASHKO VASA

Mesazh nga Dode Progni prej Sat 01 May 2010, 20:04

PASHKO VASA


“Oh ! Flija pėr Atdhe asht njė short pėr t’u pasur zili,pasi mbi varret e martirėve rreh flatrat gjeniu i lirisė dhe josh prehjen e ėmbėl e tė amshuar; kurse pėrkundrazi,mbi varret e shpirtskllevėrve dhe tė frikacakėve bėjnė ēerdhe gjarpėrijtė dhe degjohet bufi tė nxjerr lemzėn e vet tė pėrzishme”.Kėto janė fjalėt e patriotit dhe shkrimtarit tė shquar tė Rilindjes Kombėtare,Pashko Vasa (Vaso Pasho Shkodrani ),qė lindi nė Shkodėr me 17 shtator 1825. Tė parėt e tij ishin shpėrngulur nga Mirdita dhe u vendosėn nė Shkodėr,nė kėtė qytet me tradita patriotike e kulturore tė zhvilluara nė shekuj,tė cilat influencuan nė karaktrin e Vasos. I dal nga gjiri i njė familje tė thjeshtė,i rritur nė rrugicat e ngopura me varfėri,por tė etura pėr liri,si dhe nė kontakt me ngjarjet politike ndėrkombėtare dhe idetė e zhvillimit kombėtar, Pashko Vasa, qysh nė moshė tė re,u shque si luftėtar i zoti,udhėheqės dhė organizator i aftė. Ai nuk mundi tė pėrfundonte shkollėn e mesme,megjithatė nė saj tė pėrpjekjėve tė tij tė mėdha prej autodidakti Pashko Vasa arriti tė plotėsonte boshlleqet e tė pėrvetėsonte njė kulturė tė thellė tė gjithanshme. Nė moshėn 23 vjeēare zotėronte 5 gjuhė tė huaja,italisht,frėngjisht,greqisht,turqisht dhe pak anglisht. Aktiviteti I tij luftarak e patriotic fillon me pjesėmarrjen si vullnetar nė vitet 1848-49 nė luftė pėr liri e pavarėsi tė popullit Italian (Venedikut). Pashko Vasa u rrit nė kohėn kur idetė iluministe kishin depertuar nė Shqipėri,i pėrqafoi ato dhe u bė njė nga pėrfaqėsuesit tipik,duke punuar me mish e me shpirt,qė tė ushqente nė gjirin e popullit ndjenjat patriotike pėr ēlirimin e vendit nga sundimi otoman,pėr ruajtjen e tėrėsisė teritoriale si dhe pėr zhvillimin ekonomik kulturor e moral tė popullit shqiptar.Atmosfera luftarake e krijuar nė gjysėn e dytė tė shek. tė XIX,e cila arriti kulmin nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė formuar nė Prizren,njohja me njė serė patriotė tė shquar,bashkatdhetarė,pjesėmarrja nė lėvizjen patriotike e kulturore,brenda dhe jashtė kufijve tė Atdheut bėnė qė Pashko Vasa tė ngrihej e tė rradhitej me njerėzit mė tė shquar tė kohės. Ai nuk shkėputet pėr asnjė cast nga ngjarjet nė Atdhe,tė cilat qenė preludi i asaj epopeje tė madhe nė vitet e Lidhjes. Paralel me tė u formua karakteri,pėrsonaliteti, botėkuptimi,mendimi politik i tij tė cilat shpėrthyen mė me forcė e dolėn mė nė pah tamam nė vitet e zjarrta tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.Pashko Vasa bashkėpunoi me Zef Jubanin nė njė revoltė tė malėsisė sė Mirditės,rreth viteve 1862 nė Shkodėr,e mė pas e shohim nė Stamboll. Aktiviteti i tij atje lidhet ngusht me atė tė Sami Frashėrit e Jani Vretos,me tė cilėt luftoi mė kėmbėngulje pėr krijimin e njė alfabeti shqip. Lidhur me kėtė Pashko Vasa me njė grup patriotėsh ndėrmarrin njė protestė pėr sigurimin e fondeve pėr shkollat e shkronjat shqipe si dhe pėr caktimin e njė alfabeti tė vetėm tė gjuhės shqipe. Me 1867 ishte nė krye tė njė pėrpjekje pėr themelimin e njė shoqėrie kulturore dhe pėrsėri tė njė alfabeti tė pėrbashkėt mbi bazėn e alfabetit latin,pėrpjekjė qė u kurorėzua me sukses nė 1879 me tė parėn “Shoqėri tė tė shtypurit shkronja shqip”, e cila pėrqendroi aktivitetin e saj nė tė pėrhapurit e gjuhės shqipe e tė kulturės shqiptare. Pėr kėtė qellim nxorri dhe njė “Alfabetore”.
Me 1871, nė Stamboll bashkė me Sami Frashėrin e Jani Vreton,nisin orvatjen pėr themelimin e njė organizate atdhetare shqiptare,si pararendėse e “Komitetit Qendror pėr mbrojtjen e tė drejtave tė kombėsisė shqiptare”. Pra nė periudhen pregatitore tė Lidhjes Shqiptare Pashko Vasa luan njė rol aktiv. Krahas veprimtarisė patriotike,Pashko Vasa shkruan artikuj me karakter publiēistik e historic,vepra historike dhe njė tog vjershash. Nė artikullin “Shqynia dhe shqyptarėt” tė botuar nė shqip nė librin e tij “E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt” ai pėrcaktoi lashtėsinė e shqiptarėve,nė histornė e ndritur tė kėtij kombi,si dhe dallaveret e pazardhėqet qė i janė bėrė nga fuqitė e mėdha tė kohėve. Nga njėra anė,duke dashur tė zgjojė ndjenjėn kombėtare,nga ana tjetėr t’u tregojė fuqive tė mėdha se nuk janė ata qė vendosin pėr fatet e njė populli,por ėshtė populli vetė,ai jep shkakun e prapambetjes sė kėtij populli,nė antitezė me pasurinė dhe begatinė natyrore tė vendit. Veē asaj ai jep edhe mendimin e tij tė lidhur me formėn e qeverimit e tė riorganizimit tė vendit,duke rishikuar ndarjen e padrejtė nė vilajete dmth nė bashkimin e shqiptarėve nė njė njėsi tė vetme tokėsore e kombėtare,si dhe zhvillimin e industrisė,bujqėsisė e blegtorisė mbi bazėn e burimeve tė vendit,tė arsimit e kulturės mbi bazėn e gjuhės amtare,tė zakoneve e traditave amtare. Nė fakt kėto kėrkesa nuk pėrfaqėsonin ende njė autonomi. Ngjarjet e mėpastajme tė Lidhjes plotėsuan tėrėsisht kėrkesėn pėr autonomi. Duke theksuar se,duke kuptuar drejt situatėn nė tė cilėn jetonte kombi shqiptar dhe domosdoshmėrinė e luftės pėr liri e pėrparim,Pashko Vasa pėrcaktoi tre kėrkesat e programit politik nė minimum njhjen e kombit shqiptar si njė e tė pandarė nė bazė tė parimit tė kombėsisė,ruajtjen e tėrėsisė teritoriale e paprekshmėrinė e trojeve shqiptare,bashkimi i tyre nė njė njėsi tė vetme me administratė e ushtri shqiptare. Sė fundi, krahas kritikės sė shtetit burokratik tashmė tė kalbėzuar turk dėnohej edhe synimi gjithnjė e mė grabitėēar i monarkive shoviniste fqinjė kundrejt trojeve shqiptare. Pashko Vasa spikat me idenė e tij qė populli shqiptar tė bėhej zot i vetes,tė ishte kurdoherė me armė nė dorė mbi bazėn e forcės sė tij. Ai flet edhe pėr njė nga vetitė e shquara tė shqiptarit,tė besės. Pashko Vasa nuk mori pjesė direkt nė luftėrat e Lidhjes,por nė kohėn kurė armėt shqiptare provonin se ky vend ka zot,nė zjarrin e luftės,nė zemrat e ēdo shqiptari trokiti fort, u fut e zuri vend poezia manifest e Pashko Vasės “ O moj Shqypni e mjera Shqypni” ku spikatin edhe njė herė nė tėrė kompleksitetin idetė patriotike,demokratike e antifeudale tė tij. Thirrja kushtrim: “Ēonju shqyptar prej gjumit ēonju, / Tė gjthė si vllazėn n’njė besė shtėrngojuni / E mos shikoni kisha e xhamia / Feja e shqiptarit asht shqiptaria. / “,u bė njė nga kėngėt mė tė njohura,e cila edukoi tek luftėtarėt krenarinė dhe dashurinė e ligjėshme pėr Atdheun dhe urrejtjen ndaj armiqve.Veē kėsaj Pashko Vasa shkroi dhe shumė vjersha dhe poema tė cilat kan vendin dhe meritėn e tyre si vėllimin poetik “Trėndafila dhe gjemba” dhe romanin “Dardha e temalit”.Ne kėto krijime e tė tjera si kėto autori shprehet me njė romantizėm pėrparimtar,shpreh mallin pėr Atdheun si dhe urrejtjen pėr armiqtė.Vitet e fundit tė jetės sė tij Pashko Vasa i kaloi si qeveritar i Libanit,ku qeverisi me urtėsi,duke i hapur rrugė zhvillimit arsimor,kulturorė e ekonomik tė Libanit. Atė e kujtojnė si burrė tė pashėm,gojėmbėl e tė ditur. Aty nė Liban mbylli sytė me 1892. Nė qershor tė vitit 1978 eshtėrat e tij u suallėn nga Libani dhe u vendosėn nė vendlindje,nė Shkodrėn e tij tė dashur,qė me aq mallė e kujtoi dhe i kėndoi.

Burimi: Spartak Kondi , “10 Korriku” shtator 1980
avatar
Dode Progni
VIP

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 8506
Regjistruar mė : 09/04/2010
Profesioni : Historian-Pension

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi