» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Trimi i pamposhtur i maleve Cok Kiri Rudaj (1858 - 1925), luftoi gjithė jetėn pėr trojet etnike e flamur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Trimi i pamposhtur i maleve Cok Kiri Rudaj (1858 - 1925), luftoi gjithė jetėn pėr trojet etnike e flamur

Mesazh nga Naki prej Fri 30 Apr 2010, 02:20

Nga Gjon Frani IVEZAJ, historian

Kelmendi tokė e trimave tė lirisė
"Mbas shekullit VIII zhduken ngadalė tė gjitha kėshtjellat romako - bizantine, tė cilat, nuk morėn karakter qyteti. Duket se mė sėshumti qėndroi fortesa Klementina (te Prokopi), e cila, duhet kėrkuar te dogana mesjetare e Shėn Spasit nė Drin. Nė shek. XII nga ky fortifikim merr emrin fisi shumė i fortė i klementinėve (shqip Kelmen) embrioni mesjetar i tė cilit zinte vendin nė rrugėn romake ushtarake Shkodėr - Pukė - Prizren." - Milan Shuflaj

"Serbėt dhe shqiptarėt"
Kelmendi, ėshtė njė krahinė e madhe, i njohur, me emėr tė madh nė historinė e popullit shqiptar. Duke ndjekur gjurmėt e kėsaj krahine ende sot ushtrojnė si jehonė krismat e armėve, thirrjet e malėsorėve pėr kushtrimin pėr liri, si kreshta qė kanė shkruar historinė pėrmes tytės sė flaktė tė pushkės, baruti i sė cilės, ėshtė gatuar mes bjeshkėve, qė i kėndonte me zjarr lirisė e flamurit kombėtar.
Orėt e zanat ishin bashkėudhėtare tė banorėve tė kėtyre maleve, qė u jepnin bukuri, zgjuarėsi e pathyeshmėri kreshnike trimave legjendarė gjatė historisė, duke mbijetuar deri nė ditėt tona. Nora dhe Kelmendi e anasjelltas, janė sinonim tė njera tjetrės. Nėna Hana dhe babai i saj Vok Mirash Uci ishin nga Selca. I tillė ishte dhe trimi Memė Smajli, Prenkė Cali (1872 - 1945), etj., tė cilėt, luftuan pėr mbrojtjen e trojeve tona me armė nė dorė.
Cok Kiri Rudaj erdhi nė jetė nė njė shtėpi tė thjeshtė malėsori mes kreshtave tė thepisura tė Selcės sė Kelmendit nė vitin 1853. Ky fshat shtrihet atje ku lugina e Selcės ėshtė mė e zgjeruar. Sipas legjendės, emri i fshatit, ėshtė trashėguar nga njė paraardhės i banorėve qė quhej Seli, por mė e besueshme ėshtė prejardhja e emrit nga fjala sllave sellac, qė shqip do tė thotė fshat.
Pėrsa i pėrket fiseve Edith Durham shkruan, se Selca rrjedh nga dy fise Selcė Gjonoviqi, shumica nga stėrgjyshi Klimenti, dhe Selcė Rabijenoviqi, gjak tjetėr me lidhje fisi afėr Rjekės. Banorėt e Selcės, kanė gjetur forcėn dhe burimet e jetės nė peisazhin malor, duke u bėrė kompakt si toka dhe mali. Dėshira pėr tė qenė tė lirė, bėri qė tė ngrihen kundėr ēdo pushtuesi. Objektet e natyrės sė kėtij vendi janė nė tė vėrtetė edhe pjsė tė njė kėshtjelle trimėrie.
Betejat antiturke i tregon qafa e Kėstecit dhe Suka e Mkushit. Aty nė Zall tė Bruzit, trimėresha e Kelmendit, Nora, ruajti nderin e lirinė, duke therė Pashain turk. Kėtu ėshtė vendlindja e Dedė Gjerit, Nikė Lekės, komandantė tė pamposhtur nė luftrat pėr liri.
Gjyshi Gjergj Rudi, ka luftuar me Kaēel Turkun. Ai ka pėrfaqėsuar krahinėn e Kelmendit, duke qenė Bajraktar, nė ballė pėrherė si flamurtar nė luftrat heroike tė zhvilluar, kundėr ushtrive pushtuesve turke dhe malaziase. Brez pas brezi kjo shtėpi ka nxjerr trima, mendimtarė, prijės tė luftės e kuvendit, pėr tė cilėt flet vetė nėna histori. Janė tė njohura lėvizjet emėdha tė popullsisė nė tė gjitha viset dhe kohėt. Prej luftrave Cok Kiri, ka ilur nga vendlindja e tij Kelmendi nė moshėn 24 vjeē dhe vendoset nė Shtoj tė Ulqinit nė vitin 1854.
Gjithnjė si njė trim i vėrtetė, ka pas nė zemėr lirinė e vendit, duke marrė pjesė nė tė gjitha luftrat ēlirimtare. Ai arriti tė behet kryekomandanti i ushtrisė shqiptare, qė luftonte me vetmohim dhe me njdjenjė tė lartė krenarie kundėr ushtrisė dhe garnizone turke tė stacionuar nė Shkodėr, Ulqin etj. Ai shembull tė lartė heroizmi tregoi sėbashku me trimat e tjerė qė e shoqėronin edhe nė betejat e ashpra e tė pėrgjashme kundėr ushtrisė shoviniste serbe e malaziase.

Cok Kiri Rudaj, pjesėmarrės nė "Lidhjen e Prizrenit" 1878
Tashma nė librat e historisė, krahas figurave tė shquara tė kombit tonė qė nėnshkruan pėr kėtė dalėzotje tė interesave tė shenjta tė kombit shqiptar, qėndron edhe firma e trimit energjik e sypatrembur bajraktarit tė Kelmendit Cok Kiri Rudaj.
Aatij natyra e Zoti i kishte dhuruar zgjuarėsinė, trimėrinė, besėn, urtinė, vendosmėrinė pėr t'i ēuar gjėrat deri nė fund, bujarinė, mikpritjen nė oden e madhe plot burra, tolerancėn, nderin pėr mikun e plumbin pėr armikun, zmergjerėsinė dhe dashurinė pėr njerėzit qė kishin nevojė pėr ndihmen e tij bujare.
Mbi tė gjitha tek ai spikati dhe u ruajt nė lartėsinė e maleve kreshnike besa e dhėnė, gjė qė i ruajti atij gjithmonė nderen si prijes malesh, konakut, kuvendesh nė logun e burrave dhe pranė sofrės pėrherė tė shtruar me bukė e krypė e zemėr pėr tė miqtė dhe kalimtarėt qė trokitėn nė shtėpinė e famshme tė tyre.
Cok Kiri i kishte dhuruar Zoti, cilėsinė pėr tė gjykuar ngjarjen politike tė kohės nė vendlindje, shtoj tė Ulqinit qė u vė atdheu i dytė i tij, trazimet dhe erėrat e kėrcėnimeve qė do t'i vinin trojeve etnike shqiptare e popullit tonė nga synimet grabiqare tė fiqnjėve, tė nxitur dhe pėrkrahur nga oborret e diplomacisė europiane asokohe.
Ai e dinte se Europa kishte mbetur nė heshtje kur trojet e Arbėrit u mėsyen nga bisha e egėr e Perandorisė Otomane tė sulltanėve tė Bosforit qė me shpatė nė dorė kėrkonin tė asgjesonin popujt, kultura, civilizime, fenė e krishterė, duke u pėrpjekur pėr tė ngritur flamurin e tyre tė gjelbert me henė e yllė, nė vend tė flamurit tė kryepijėsit shqiptar Gjergj Kastrioti, qė pėr 25 vjet me radhė u bė njė kėshtjellė e pamposhtur pėr popullin arbėror e gjithė Europėn.
Cok Kirin e shohim me armė nė dorė, gjatė diteve tė zjarrta nė luftrat e zhvilluar nė Shkodėr, pranė kalasė legjendare Rozafat, i mbėshtur nga trimat e zonės sė Ulqinit. Me kėto heronj legjendarė ai vijoi tė rezistoi pėr tė marrė edhe kalanė e Ulqinit, duke ngritur krenarė flamurin e Gjergj Kastriotit. Fuqitė e mėdha europiane asokohe i dhuruan mbretėrisė sė krajlave tė Cetinės tokat shqiptare, si: Ulqinin, Tivarin, Malėsinė, Plavėn e Gucinė.

Cok Kiri Rudaj, ushtria serbe i merr 500 hektar tokė
Nė vitin 1911, kur flakėt e luftės kishin arritur kulmin ushtria serbe e malaziase e armatosur gjerė nė dhėmb, me dhunė e nėn tytėn e armėve i marrin forcėrisht familjes sė Cok Kiri Rrukaj 500 hektarė tokė. Por i pari i shtėpisė nuk e harronte kollaj kėtė grabitje dhe me tė gjithė mėnyrat u rezistoi me armė nė dorė vazhdimisht ushtrive serbo - malaziase.
Gjatė vitit 1913 filloi lufta kundėr malaziasve e cila zgjati pėr 6 muaj. Trimat malėsorė, ishin tė vendosur pėr tė ngritur flamurin shqiptar, nė vend tė ngjyrave tė falmurit tė pushtuesve malazias.
Kjo familje patriotike, jetėn e ka shkrirė nė luftėn pėr kombin e vet shqiptar. Ai ka zhviliar jė luftė heroike sėbashku me trimat e besės dhe tė nderit malėsor, si: Nik Lekėn, Sokol Luca, Mirash Gjeti etj.
Cok Kiri Rudaj, gjithnjė ka ruajtur lidhje tė ngushta me luftėtarėt e maleve dhe ēetave ēlirimtare, duke marrė pjesė dhe koordinuar veprimet ushtarake pėr liri sė bashku me tė gjithė patriotėt e Komitetit tė Ēlirimit, qė vepronte nėn Flamurin Kuq e Zi me shkaben dykrenare nė zonat e Malėsisė dhe qytetin e Shkodrės nė vitin 1874.
Midis tyre dallohet Gjeto Gjoni antar i Komitetit tė Ēlirimit pėr zonėn malore tė Rrjollit, i cili gjtithmonė bashkėpunoi ushtarakisht me malėsorėt e Kelmendit, Ulqinit, Tivarit e Krahinave tė malit tė Zi, pėr tė bashkuar armėt e lirisė kundėr taborreve tė ushtrive turke e malaziase.
Nė vitin 1875 Cok Kiri Rudaj, u bė Komandant i Forcave tė Ushtrisė Shqiptare tė zonės sė Tivarit e krahinave tė Ulqinit. Pėr kėto veprime liridashėse ai kishte ra nė sy tė keq nga ushtarėt e krajlave tė Cetinės dhe vezirave tė Shkodrės, tė cilėt kishin hartuar planin e zhdukjes fizike tė tij me kurth ose trathti. Tashma ai ishte nė rrethin e kuq tė njerėzve qė nuk pajtoheshin me pushtimin dhe mjerimin e popullit tė shtypur shqiptar.
Cok Kiri Rudaj, ishte i vetdijshėm se armiqtė e popullit shqiptar njė ditė do t'i dalin nė pritė dhe do ta vrasin. Ai nuk trembej edhe pse vdekjen e kishte tė sigurtė, duke qėndruar si burrat pa iu trembur ēerpiku i syrit nga kėrcėnimet e forcave tė huaja turke e malaziase dhe trathtarėt e atdheut.
Krajl Nikolla i Cetinės, me gjithė suitėn e tij kishte bėrė tė gjithė pėrpjekjet maksimale me forma dhe metoda tė holla tinzare tė tyre pėr tė shtirė nė dorė kėtė trim tė Malėsisė, duke shuar nė kėtė mėnyrė njė pishtar tė lirisė sė popullit shqiptar. Shpesh herė garda dhe forcat e oborrit tė mbretit tė Cetinės, u pėrpoqėn qė t'i dalin nė pritė pėr ta vrarė Cok Kiri Rudaj, paguan njerėz tė gjakut shqiptar pėr t'a vrarė kudo qė ta hasinin atė, por deshtuan sepse njeti dhe qėllimi i patriotit tė madh tė lirirė e Malėsisė ishte mė i pastėr dhe fisnik pėrballė pushtuesve 5 shekullorė dhe krajlave tė Cetinės.
Gjaku i lirisė sė popullit tėnd ėshtė mė i shenjtė se akti i florive tė trathitisė, qė nuk ka dete qė e lajnė. Cok Kiri Rudaj gjendej kudo mes malėve, nė pyjet me dėborė, nė ngrica, shpella, shi me bukė e shumė herė pa bukė, por qė asnjėherė nuk kishte menduar qė tė dorėzohej kėlyshėve tė vezirave tė Shkodrės dhe krajlave tė Cetinės. Ai e kishte "ba deken si me le", sikurse ka shkruar Poeti ynė i madh At Gjergj Fishta.

Fuqitė e Mėdha tė Europės bėnė padrejtėsi historike
Nė vitin 1877 nė mbledhjen e Shėn Stefanit Fuqitė e Mėdha, bėnin pėrpjekje qė tokat shqiptare t'ia jepnin Malit tė Zi. Luftėtarėt malėsorė tė lirisė, iu drejtuan Konsullit tė Francės nė Shkodėr Alere AMIRE, pėr ēėshtjen e tokave shqiptare, (Shih Alere Amire, CPC Vėll. 21, f. 348 -349. Letra ėshtė nėnshkruar mė 1882 - 1883)
Mė 1 mars tė vitit 1880 Cok Kiri Rudaj, Marash Gjeti, Nik Leka, me krerėt e Malėsisė nėnshkruan letrėn pėr t'ia dėrguar Konsullatės Angleze nė Shkodėr. (Shih PPTRI BLENI 114, f. 215, ACCO, Cetin)
Esenca e pėrmbajtjes sė letrave tė mėsipėrme ishte bashkimi i tė gjithė trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm.
Pas Mbledhjes sė Berlinit gjatė vitit 1880 shohim se ushtritė e mbretėrisė sė Carit tė Rusisė, pėrsa i pėrket interesave politike ata ndanin qėllime tė njėjta, duke pėrkrah shoviniszmin e tėrbur ardhacakėve sllav nė dėm tė trojeve etnike shqiptare. Pra si Serbia dhe mali i Zi kishin krahė tė ngrohta nė synimet e tyre shoviniste tė nxitur direkt nga Perandoria Ruse e carėve asokohe.
Mė 1886 luftari i paepur Cok Kiri Rudaj me malėsorėt e Tivarit, Ulqinit dhe patriotėt e vendosur shkodranė luftuan afėr Ulqinit nė njė fshat tė quajtur Dobrovoda, kundėr Generalit Mark Milani, qė ishte nisur me 7000 ushtarė pėr tė rrafshuar trojet e lashta tė Ulqinit e Tivarit. Moti i keq, me reshje tė dendura shiu, terreni i rėnduar me lym, pengoi depėrtimin e ushtrisė sė Generalit Mark Milani me vazhdu planin e mėsymjes dhe nė kėtė situatė tė rėndė pėr ushtrinė e tyre ata u detuan tė ktheheshin mbrapa nga kishin ardhur.
Njė ndėr shkaqet e tjera qė e bėri tė mundur kthimin e ushtrisė sė Generalit Mark Milanit, sipas burimeve historike ėshtė edhe fama e madhe qė kishin marrė trimat malėsorė tė kryesuar nga luftėtari trim Cok Kiri Rudaj, tė cilėt jo vetėm e njihnin shumė mirė vendin e tyre, por ishin pėrgatitur pėr tė bėrė njė rezistencė tė fuqishme "pėr jetė a vdekje", kundėr ushtrisė tė generalit Mark Milanit.
Pėr luftėtarėt shqiptarė koha me shi ishte shumė e pėrshtatshme, mbasi nė lftė e sipėr ushtarėt malazias do tė ēorientohen dhe kėshtu ishte mė ė lehtė shpartallimi i tyre me turp nga ēetat e Cok Kirit qė luftonit poėr ideale tė shenjta tė lirsė dhe flamurit kuq e zi.

Malėsia arenė e luftrave tė pėrgjakshme
Nė vitet 1910 - 1913, zhvillohen lufta tė njėpasnjėshme kundėr ushtrive turke dhe malaziase. Malėsia, sėrisht bėhet arenė e pėrleshjeve tė pėrgjakshme pėr liri e flamur. Ishin momente tė dhimbshme pėr popullin shqiptar dhe vetė Malėsinė e cila po humbte nėnėn e saj Shqipėrinė, si pasojė e ndajes sė padrejtė tė kufijve politike, ku pjesėt mė tė mira tė Veriut kreshnik i jepen si peshqesh nė tabaka shovinistėve fiqinj krajlave tė Mbretėrisė sė Malit tė Zi dhe Serbisė.
Cok Kiri Rudaj edhe pse u vu kufiri shqiptaro - serbomalazias, edhe pse Tivari, Plava, Gucia ishin tashmė tokė e robėruar prej Fuqive tė Mėdha tė Europės asokohe asnjėherė nuk u dorėzua dhe pėr mė tepėr kurrė nuk u pajtua me nėnshtrimin ndaj tė huajve.
Ushtria malaziase nė tokat e pushtuara synojnė tė ngrejnė flamurin e tyre nė kalanė e Ulqinit nė vitin 1913. Malėsorėt ishin tė vendosur qė tė mos e nėnshtronin flamurin e Gjergj Kastriotit qė ndėr shekuj ishte larė me lot nėnash e gjak trimash malėsorė. Cok Kiri Rudaj, vazhdon i pamposhtur luftėn pėr liri kombėtare dhe valėvitjen e flamurit kuq e zi.
Ai i drejtohet pėr ndihmė patriotėve tė Shkodrės pėr t'a ndihmuar me municion dhe trima patriotė. Shkodra, iu pėrgjigj se nuk mund t'a ndihmojė me ushtarė e armė, sepse ėshtė vėnė kufiri nga Fuqitė e Mėdha. Nė Zogaj tė Ulqinit, Vladimir, Dobrovda, Porto Milena valonte i lirė flamuri kuq e zi nė qiellin shqiptar prej dorės sė trimit Cok Kiri Rudaj.
Kur Shkodra nuk i dha ndihmė, ai iku nga prej malėsisė dhe uvendos nė Shkodėr. Pėr 7 vjet ky trim jetoi nė Shkodėr deri nė vitin 1924. Ai gjithė familjen e la nė Shtoj tė Ulqinit. Familja e Cok Kiri Rudaj, ishte njė derė e njohur nė tėrė Malėsinė e Shkodėr, pėr urti, trimėri, bujari, besnikėri, zemėrgjerėsi, tolerancė, besimtarėt tė zellėshėm e patriot tė flaktė qė i mbėshtetėn pėrherė luftrat pėr liri e flamur, duke dhėnė shumė bij tė mirė pėr interesat e vatanit.

Ndershmėria e familjes sė Cok Kiri Rudaj la gjurmė nė histori
Kjo familje e ndershme, nėn pushtimin e Malit tė Zi ruajti nderin e shqiptarėve me faqe tė bardhė, pranoj kalvarin e gjatė e tė rėndė tė mundimeve e pėrsekutimeve nga qeveritė malaziase, por asnjėherė nuk u bė rajė ose mashė pėr pushtuesit e rinj. Krenaria dhe lavdia e madhe e kėsaj dere e njohur pėr burrėri ėshtė njė histori qė gjithnjė e mė tepėr koha dhe historianėt kanė pėr ta studiuar dhe nxjerrė nė shesh, sepse e pastėr ėshtė edhe gjaku qė ata dhanė pėr trojet etnike shqiptare.
Mė 1925, Cok Kiri prej Shkodrės u kthye nė Shtoj tė Ulqinit. Me Kushtetutėn e Austro - Hungarisė, mė parė ishin marrė nė mbrojtje patriotėt shqiptarė qė luftonin kundėr Turqisė dhe kleri (qė shkollohej falas nė Europė e Austri) me Kishėn katolike nė Shqipėri me ndarjen e re politike tė trevave shqiptare kjo ndihme ndėrpritet.

Kujtesa e historisė dhe nderimi sot
"Dedė Coku dhe vėllai i tij. vėllezėrit mė nė zulm tė asaj treve" - Ē.T.Erikson
Nė kėtė vit mbyllė sytė edhe trimi legjendar e i paharruar i maleve shqiptare Cok Kiri Rudaj (1853 - 1925), duke mbetur i nderuar dhe respektuar nga tė gjithė brezat malėsorė tė Veriut tė Shqipėrisė dhe nė Malėsi. Tė gjithė krahinat e Shqipėrisė dhe Kosovės marrin pjesė nė hatrin dhe pėrcjelljen e trupit tė kryetrimit kreshnik pranė vorrezave nė Shtoj tė Ulqinit.
Nikollėn e Cokut, e ka marrė ushtria komuniste dhe e kanė dėrguar pėr internim nė Bitol tė Maqedonisė, tė cilin mė vonė e kanė vrarė barbarisht nė vitin 1946. Djemtė e tij Martini dhe Gjergji kanė vazhduar jetėn normale. Ata ishin burra tė nderes, trimėrisė, bujarisė, dashurisė pėr miqtė, bujar tė njohur e mikpritėsa tė pėrhershėm.
Martini i ka mbyllur sytė nė vitin 1995 nė Shtoj tė Ulqinit, kurse Gjergji ka ndėrruar jetė nė vitin 1993. Nga kjo shtėpi e njohur pėr besė urti, bujari, mikpritje e tradita tė hershme kombėtare ka dalė edhe nipi i tyre Gjekė Pjetri. Dera e tyre ka qenė mė e njohur nė Shtoj, Tivar, Ulqin, Shkodėr etj. Nė vitin 1944 Mali i Zi i ka marrė me dhunė kėsaj familje 500 hektarė tokė deri nė vitin 1968. Kjo familje e ka riblerė tokėn e vet nga shkjetė, vetėm e vetėm mos me e lanė nė dorė tė tyre.
Prej familjes sė tyre, nė kohėn e gjeneratave tė reja rrjedh edhe stėrnipi i Cok Kirit njoh kėtu nė Amerikė Luigj Gjergjin, i cili, studioi pėr Drejtėsi nė Universitetin e Prishtinės mė 1975. Ai jeton kėtu dhe ėshtė i nderuar dhe respektuar nga tė gjithė malėsorėt.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi