» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė!!!!!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė!!!!!

Mesazh nga Vizitor prej Thu 29 Apr 2010, 14:26

Tė gjithė e dimė se tė qarėt na ndihmon tė qetėsojmė shpirtin dhe trupin, por tani kėrkimet shkencore e konfirmojnė plotėsisht kėtė. Sė fundmi, doktorėt kanė zbuluar se lotėt mund tė na ndihmojnė tė ndihemi mė mirė. Ėshtė provuar shkencėrisht se tė qarėt bėn nėntė njerėz nė dhjetė tė ndihen mė mirė, largon stresin dhe ndoshta na ndihmon tė kemi njė shėndet tė mirė





Pėr mė tepėr, lotėt janė falas, gjenden te ēdo njeri dhe nuk kanė asnjė efekt anėsor pėrveē skuqjes sė syve,
lagies sė shamive dhe prishjes sė tualetit. Tė qarėt mund tė mos jetė i efektshėm sa ilaēet, por kėrkuesit kanė dėshmuar se ėshtė shumė efikas nė qetėsimin e trupit, sepse ndikon nė pėrmirėsimin e gjendjes shpirtėrore dhe rritjen e humorit te 88.8 pėr qind e njerėzve, ndėrkohė qė i bėn tė ndihen mė keq se mė parė vetėm 8.4 pėr qind. Kaq i dobishėm
ėshtė, sa mjekėt sugjerojnė se kjo mund tė jetė njė mėnyrė e mirė pėr tėgjithė ata qė kanė vėshtirėsi pėr t‘u shprehur dhe treguar problemet e tyre.

Edhe pse thuajse tė gjithė ne derdhim lot tė shkaktuar prej
emocioneve, 47 herė nė vit gratė dhe 7 herė burrat, mbetet ende njė
mister se pėrse qajmė dhe se ēfarė ndodh gjatė kėtij procesi. Ashtu si e
qeshura dhe zemėrimi qė kanė avantazhet e tyre, edhe tė qarėt, si njė
formė e veēantė e njerėzve pėr tė shprehur emocionet, ka tė mirat e saj.
Pėr shembull, ėshtė provuar se tė qeshėsh ndikon nė qetėsimin e trupit,
nė rritjen e tensionit tė gjakut, reduktimin e hormoneve tė stresit,
forcimin e sistemit imunitar dhe prodhimin e shumė antitrupave pėr tė
luftuar sėmundjet.

Po pėr lotėt ēfarė mund tė themi? Lotėt
emocionalė dalin nga tė njėjtat gjėndra loti qė prodhojnė lėngun qė
formon njė shtresė mbrojtėse nė kokėrdhok, pėr t‘i mbajtur ata larg
acarimeve, nga tė cilat del gjithashtu edhe lėngu qė i mbron kur sytė
irritohen apo kur bėhen pre e sėmundjeve tė ndryshme. Njė e dhėnė qė
konfirmohet plotėsisht nga eksperimenti tregoi se lotėt qė derdhim prej
emocioneve kanė pėrbėrės tė tjerė nga format e tjera tė lotėve qė dalin
prej syve, si pėr shembull kur grimė qepė apo kur diēka djegėse na futet
nė sy.

E gjithė kjo tregon mė sė miri se lotėt qė na dalin prej
emocioneve dhe pėrbėrėsit e tyre mund tė jenė njė mėnyrė e mirė pėr ta
kthyer trupin nė ekuilibėr pas pėrjetimit tė njė situate stresuese. "Kam
sugjeruar se ne mund tė ndihemi mė mirė pas tė qarit, sepse kėshtu
nxjerrim jashtė gjithēka negative qė kemi akumuluar brenda vetes.
Pėrbėrjet kimike qė formohen gjatė njė stresi emocional mund tė dalin
pėrmes lotėve kur qajmė. Sepse ky lloj stresi mund tė rrisė rrezikun pėr
infarkte, apo tė dėmtojė zona tė caktuara tė trurit. Aftėsia e njeriut
pėr tė qarė ka njė vlerė tė jashtėzakonshme", thotė Ulliam Frei,
profesor i farmaceutikės nė Universitetin e Minesotės.

Pėr mė tepėr, fakte tė tjera e mbėshtesin kėtė teori. Nga studimi u pa se lotėt
e lidhur me emocionet, ndryshe nga lotimi i zakonshėm i syve kanė nivel
mė tė lartė tė disa proteinave, magnezit, kaliumit dhe disa hormone,
pėrfshi kėtu edhe prolaktinėn. Le t‘i shqyrtojmė me kujdes. Magnezi
ėshtė njė lėndė ushqyese e domosdoshme, qė nėse gjendet nė organizėm nė
sasi tė vogėl, i atribuohen njė sėrė problemesh si ato me lėkurėn,
mpiksjen me vonesė tė gjakut dhe nivelet e ulėta tė kolesterolit. Po
ashtu, probleme me shėndetin mund tė shkaktohen nėse gjendet nė
organizėm nė sasi mė e madhe se ē‘duhet.

Kaliumi ėshtė i lidhur ngushtė me punėn e nervave, kontrollin e muskujve dhe presionin e
gjakut. Prolaktina ėshtė njė hormon i pėrshirė nė stres dhe luan njė rol
tė rėndėsishėm nė sistemin imunitar dhe funksione tė tjera tė
organizmit. Pėrmbajta e saj te lotėt mund tė shpjegojė edhe faktin se
pėrse gratė qajnė mė shumė se burrat. Femrat kanė mė shumė prolaktinė se
meshkujt dhe niveli i saj rritet ndjeshėm gjatė shtatzėnisė, kur rritet
ndjeshėm frekuenca e tė qarit te gratė. Ėshtė thėnė se tė qarėt mund tė
zvogėlojė edhe dhimbjet, edhe pse studimet nė kėtė fushė janė ende nė
fazėn fillestare.

Nga ana tjetėr, tė qarėt i ndihmon njerėzit t‘i
shohin gjėrat me njė sy mė optimist pas kėsaj. Studiuesit nė
Universitetin e Floridės thonė po ashtu se lotėt emocionalė, rrisin
mbėshtetjen sociale dhe reduktojnė ndjeshėm agresionin. Njė tjetėr
studim nė Universitetin e Tilburgut nė Holandė tregoi se si burrat,
ashtu edhe gratė, i jepnin mė shumė mbėshtetje dikujt qė ishte duke
qarė, por nuk ndodhte kėshtu me personat qė thjesht pėrloteshin. U pa
gjithashtu se burrat qė qanin pėlqeheshin mė shumė se gratė.

"Ėshtėmbėshtetur plotėsisht teoria se tė qarėt ėshtė njė sjellje qė tregon se
kėrkon tė pranosh ndihmėn e tė tjerėve", thonė studiuesit holandezė. Nė
studimin e fundit nė Universitetin e Floridės, studiuesit gjetėn se
pothuajse ēdo njeri ndihej mė mirė pasi qante, madje edhe sa shpesh
qante. Nga ana tjetėr, kėrkuesit amerikanė thanė se tė qarėt mund tė
jetė njė terapi e domosdoshme pėr shumė njerėz. "Pjesa mė e madhe e
njerėzve pranojnė se u rritej morali dhe humori pasi qanin.

Kjo ėshtė njė mėnyrė shumė e mirė pėr tė ndihmuar ata njerėz qė kanė
vėshtirėsi pėr tė shprehur emocionet e tyre". Ashtu si kėrkimet e tjera,
psikologėt nga Florida sugjerojnė se ėshtė e nevojshme mė shumė punė
dhe studim pėr tė kuptuar mė mirė origjinėn, natyrėn dhe funksionin e tė
qarit. Njė studim i ri, qė ėshtė duke u zhvilluar nga njė ekip i
specializuar ekspertėsh, po analizon me kujdes se cilat zona tė trurit
vihen nė veprim kur njerėzit qajnė. Studimet e shumta dhe pėrfundimet
pozitive kanė bėrė qė lotėt tė rrėzojnė tabutė dhe hipotezat e
pėrhershme se njerėzit e dobėt qajnė. Profesor Frei, autori i "Crying:
mystery of tears", thekson se: "Njerėzit janė qeniet e vetme qė kanė
aftėsinė pėr tė derdhur lot nė varėsi tė gjendjeve tė tyre emocionale.
Kjo ėshtė njė dhuratė e veēantė, me tė cilėn janė tė pajisur vetėm
qeniet njerėzore", pėrfundoi ai.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė!!!!!

Mesazh nga Vizitor prej Thu 29 Apr 2010, 14:30

Lotet jane sherues


Thuhet se: “ Kush nuk qanė, jeton mė pakė”, e duket se kjo statistikė
ėshtė treguar nė njė farė mėnyre e suksesshme. Shembull klasik janė
gjithsesi meshkujt (prej moshės fėmijėrore atyre u thonė se nuk duhet
qarė), e sipas disa statistikave ata jetojnė mė pak se femrat.

Tė thuhet se meshkujt jetojnė mė pak se femrat vetėm sepse nuk qajnė, do
tė ishte joserioze dhe e pavėrtetė sepse shumė faktorė ndikojnė nė jetė
dhe se nė bazė tė kėtij konstatimi nuk mund tė thuhet se cili prej tyre
jeton mė gjatė. Por, sipas disa hulumtimeve ėshtė konstatuar se tė qarit
ėshtė i dobishėm pėr organizėm (d.m.th. kur qani me tė vėrtet e jo tė
qarit artificial apo kur ju rrjedhin lotėt sepse qėroni qepė).


Nėse ju ka ndodhė ndonjėherė tė qani shumė, sigurisht se pas njė kohe ju e
keni ndje veten mė lehtė. Para se tė qani ju keni qenė tė mėrzitur dhe
pasi qė keni qarė ju e keni ndje veten shumė mė lehtė. Ndonjėherė pas tė
qarit ju keni qeshur menjėherė. Kėto ndjenja u janė tė njohura tė
gjitha femrave, por a e dini se ēka nė tė vėrtetė ndodhė nė organizėm
kur qani?


Kur keni ngarkesė emocionale, nė organizėm mblidhen
materie tė dėmshme (sidomos hormonet qė ndikojnė nė disponim). Kėto
materie tė dėmshme lirohen nga organizmi pėrmes lotėve, dhe nėse
pėrmbaheni dhe nuk doni tė qani, ju nė njėfarė mėnyre e helmoni
organizmin tuaj si emocionalisht ashtu edhe fiziologjikisht. Hulumtimet
kanė treguar se pėrmbajtja e organizmit pėr tė mos qarė njė kohė tė
gjatė mund tė shkaktojė komplikime si : ulcerėn nė lukth, rritjen e
shtypjes sė gjakut, pengesa nė zemėr, sėmundje tė veshkave etj.
(normalisht, nėse ekzistojnė edhe shkaqe tjera pėr paraqitjen e kėtyre sėmundjeve)
.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė!!!!!

Mesazh nga Arjana prej Fri 30 Apr 2010, 14:41

lotet shpesh here na clirojn nga mundimet,prandaj qani se sesht turp,esht nevoje e njeriut dhe normale,e njejta vlen e per meshkujt

Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 13294
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė!!!!!

Mesazh nga memaliaj prej Thu 06 May 2010, 18:27

Arjana shkruajti:lotet shpesh here na clirojn nga mundimet,prandaj qani se sesht turp,esht nevoje e njeriut dhe normale,e njejta vlen e per meshkujt
avash o ti goce se sjemi prej guri ne dhe ne meshkujt qajme, po problemi qendron se ju ta merni per dobesi prandaj dhe meshkujt rezervohen ca.
kapishi sadopak mua hahahahaaaaaa

firma.................................................................................................................................................................................
Cdo gje ka bukurine e saj.

memaliaj

Shteti : TIRANE
Postime : 3003
Kyējet nė forum : 10451
Regjistruar mė : 06/03/2008
Profesioni : arkitekt

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė!!!!!

Mesazh nga anea prej Thu 06 May 2010, 23:14

Me pelqen kur njerezit i shprehin ndjenjat e tyre,sidomos meshkujt ....

anea

Shteti : prishtine
Postime : 147
Kyējet nė forum : 7575
Regjistruar mė : 02/03/2010
Profesioni : ekonomiste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė!!!!!

Mesazh nga Katilja prej Sat 08 Jun 2013, 11:21

kur qaj syt marrin ngjyr tbukur kot sthon se syt tbukur jan ato sy qe qajn

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 

Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 5509
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė!!!!!

Mesazh nga Sponsored content Today at 09:37


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi