» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


"Ironia dhe Xhelozia"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

lexo "Ironia dhe Xhelozia"

Mesazh nga Naki prej Tue 05 Jun 2007, 15:59

Asgjė nuk e lind mė shumė dyshimin se kur dimė pėr njė gjė shumė pak dhe mu atėhere kjo mjegullirė na mbulon dhe pamjet e bukura. Nese nuk ndalojmė kėtė dyshim, ironi o xhelozi…atėhere as edukimi mė I mirė nė botė nuk tė mbronė nga pasionet e kėqija. Nė botėn e sotme lehtė ėshtė tė behesh I mirė nė pamje o sy tė botės por vėshtirė tė jesh I drejtė e zemrgjėre sepse nga xhelozia e urrejtja stė kuptojnė dhe kot arsyetohesh prap je I mundur. Nuk kishte thėnė pa ndonje shkas Aristoteli: “Se as armiku mė I madh nuk mund tė sjellė mė shumė dėm se edukata e cila gjithė jeten merret si foshnje”.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Tue 11 Sep 2007, 20:32, edituar 1 herė gjithsej

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17503
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lexo Re: "Ironia dhe Xhelozia"

Mesazh nga bovari prej Fri 10 Aug 2007, 22:35

Vella gjithje kam menduar se ēdo situate te lumtur apo te hidhur njeriu e pregatit vete ose ja pregatisin te tjeret dhe individi e pranon.
Une mendoj se xhelozia ndodh kur ka nje provokim dhe ironia eshte pergjigje ndaj provokimit po mvaret edhe nga kush perdoren keto arme shfarosese (provokimi i xhelozise dhe ironia)

bovari

Shteti : Istanbul
Postime : 685
Kyējet nė forum : 10338
Regjistruar mė : 03/07/2007
Profesioni : me libra ne dore akoma

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lexo Re: "Ironia dhe Xhelozia"

Mesazh nga Vizitor prej Mon 03 Sep 2007, 16:29

Ironia:
Mos, vallė, arti i tė shkruarit katandiset thjesht nė argėtim tė tė ngjashmėve tanė dhe nė manovėr tė shpirtrave tė tyre, pa vėnė nė punė qėndrueshmėrinė e tyre? Pėrgjigjen mund ta japėsh lehtė, pa asnjė vėshtirėsi: ēdo mendje ėshtė zot nė shtėpinė e vet. Ajo e ka tejet tė lehtė ta vjellė atė qė i shtie krupėn... Por ka syresh qė kjo s’i kėnaq, qė acarohen, qė qahen e qė bėjnė mė shumė se kaq. Ndonėse nuk shoh ndonjė gjė tė jashtėzakonshme qė tė ketė pėrshkuar zemėrimet e tyre e qė tė jetė forcuar nga pėrēmimi i tyre, unė nuk di t’i qortoj dhe ua kuptoj arsyet.

Ka njė padurim goxha tė denjė qė i shtyn njerėzit tė nėnēmojnė, tė mos lejojnė, tė qesėndisin atė ēka nuk kuptojnė. Ata mbrojnė si tė munden nderin e tyre intelektual, ata shpėtojnė fytyrėn e inteligjencės sė vet. Mė duket i shkėlqyer, thuajse i bukur, fakti qė disa njerėz nuk mund tė vuajnė nga tė hedhurit mbi vete tė njė lloj disfate tė mendjes sė tyre, dhe as ta mbartin vetė kėtė disfatė: ata ua bėjnė tė ditur tė ngjashmėve tė tyre, sikundėr njė aradhė pasqyrash.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Tue 04 Sep 2007, 16:35, edituar 1 herė gjithsej

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lexo Re: "Ironia dhe Xhelozia"

Mesazh nga Vizitor prej Tue 04 Sep 2007, 16:34

Xhelozia
Xhelozia ėshtė njė nga temat pėr tė cilėn ėshtė folur shpesh, ndonjėherė nė mėnyrė sipėrfaqėsore, madje nė disa raste nuk merret shumė seriozisht. Megjithatė bėhet fjalė pėr njė problem shumė tė njohur, i cili duhet parė nga dy kėndvėshtrime: xhelozia e partnerit ndaj partneres dhe xhelozia e partneres ndaj partnerit. Shpesh krijohet njė situatė patologjike kundrejt partnerit, e cila nuk e lejon atė t’ja hedhė sytė ose tė vlerėsojė njė femėr tjetėr. Madje kjo ndjenjė arrin deri nė atė pikė, saqė femrat nuk mund tė shohin dot njė spektakėl nė shoqėrinė e partnerit tė tyre, pasi prezantuesja ose ballerinat mund tė jenė shumė simpatike dhe ato fillojnė tė ndjehen xheloze.
Dashuria dhe xhelozia janė tė ndara nga njėra-tjetra. Xhelozia ėshtė e pavarur nga dashuria, mund tė ekzistojė dhe pa dashuri. Xhelozia ėshtė njė proces qė lidhet me ankthin, vetminė. Dashuria nėnkupton dėshirėn pėr tė komunikuar me dikė, dėshirėn pėr t’u shfaqur ndaj njė personi ose pėr t’ju dhėnė dikujt, pėrkujdesi ndaj tjetrit. Dashuria nuk duhet tė shihet si mungesė, si diēka qė ka ekzistuar dikur dhe tani nuk ekziston mė, por pėrkundrazi si diēka qė ėshtė gjithmonė e pranishme. Dashuri do tė thotė tė kesh nevojė pėr praninė e dikujt. Nga ana tjetėr xhelozia lidhet ngushtė me posesivitetin dhe nė kėtė rast te personat ekziston bindja: “i imi! Ky ėshtė i imi, dhe vetėm i imi!”. Pėr personin xheloz partneri ėshtė thjesht njė objekt, (nuk ėshtė njė subjekt, njė person qė ta duash pėr atė qė ėshtė nė tė vėrtetė), pėr kėtė qėllim aty ku mbretėron xhelozia nuk ekziston dashuria e vėrtetė. Dashuria presupozon qė midis partnerėve tė ekzistojė liria pėr t’u dashur dhe pėr t’u urryer. Partnerin qė pėrpiqet tė zotėrojė dikė, jo gjithmonė e duan, pėrkundrazi shpesh e kanė frike, madje dhe e urrejnė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lexo Re: "Ironia dhe Xhelozia"

Mesazh nga Naki prej Mon 10 Sep 2007, 17:43

Xhelozia - Helmi i Dashurise apo shiqeta vdekjepruese

Shumica prej nesh, edhe ndodh te biejme pre e miqesise teper te besuar apo oportuniste dhe te tillet i shohim si hyjni qe predikojne miqesi dhe dashuri paskaj rreth globit, perderisa jane te paafte te ndjejne nje gje te tille qofte edhe per mikun me te afert. Sa here ka ndodhur qe keta njerez te mjere, t’i japin vetes te drejte te mirren me fatin e te tjereve, t’iu hulumtojne aftesite e besa ndonje me i guximshem edhe te nderhyje ne jeten e tjetrit ose ta mesoj cfar duhet e nuk duhet te beje....!!!???
Ne dashuri te vertet shigjetat e tilla skan efekt...

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17503
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lexo Re: "Ironia dhe Xhelozia"

Mesazh nga Vizitor prej Mon 10 Sep 2007, 18:02

Le te lexojne ata qe bota ju duket si nje livadh me lule.Por po te ecesh ne te gjembat e luleve kane per te care damaret tuaj.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lexo XheLoZiJa

Mesazh nga SamkaQika prej Fri 16 Apr 2010, 00:47

Shumė prej nesh,
kush mė shumė e kush mė pak, ėshtė ndier xheloz pėr partnerin kur ka
kuptuar se ai ka kėrkuar tė krijojė njė marrėdhėnie, i ėshtė
pėrgjigjur :’’ngacmimit’’ tė dikujt tjetėr ose ėshtė larguar prej nesh
pėr tė patur njė lidhje tė re. Kur e dėshiron shumė njė person
nuk do qė ta humbasėsh : dėshiron tė jetė pranė teje pėrgjithmonė.
Pėr ta mbajtur pranė, pėr ta mbrojtur marrėdhėnien kontrollon sjelljen e
partnerit, bėhesh xheloze. Nė disa raste xhelozia mund
tė jetė e bazuar nė ‘’fakte’’ nė raste tė tjera ne mund tė jemi
shkaku i saj.
Xhelozia nuk ėshtė e njėanshme: Jo vetėm femra por edhe mashkulli
ėshtė xheloz… Shpesh neve na ėshtė thėnė ose kemi dėgjuar t’i thuhet
dikujt ….Nuk mė pėlqeu mėnyra sesi tė pa ai tipi… Mos e
kthesh kokėn as majtas as djathtas… Je veshur kėshtu qė tė biesh nė
sy: paske ndonjė variant sot… Duhet tė qėndrosh nė shtėpi dhe tė merresh
me fėmijėt… Nuk mė pėlqen tė punosh aty sepse ka shumė
meshkuj madje edhe …. Do tė tė vras nėse marr vesh gjė…. E vrava
sepse mė tradhtonte…

Pėrse mashkulli ėshtė xheloz nė marrėdhėnien me partneren?

Nėse partneri nuk ėshtė i sigurt nė marrėdhėnien e tij me partneren
ka shumė mundėsi qė tė ndihet i kėrcėnuar nga prania e meshkujve tė
tjerė nė jetėn e saj. Pasiguria pėr tė ardhmen e lidhjes
shkakton xhelozinė. Kjo formė e xhelozisė mund tė jetė njė ndėr
treguesit e periudhės sė vėshtirė qė kalon marrėdhėnia. Nė kėto kushte
xhelozia mjegullon pamjen dhe nuk tė lejon tė kuptosh atė qė
po ngjet realisht me tė dy partnerėt.

Xhelozia dhe pėrkushtimi i partneres
Nėse pėrkushtimi ndaj partnerit ėshtė nė nivele tė ulėta, ka shumė
mundėsi qė ai tė reagojė ndaj saj me xhelozi. Partneri cili merr pak
vėmendje dhe dashuri do tė vihet nė kėrkim tė shkaqeve:
pėrse ajo nuk mė do si mė parė? Pėrse ka ndryshuar? Dhe nė fakt
mendja shkon pėr keq: Mund tė jetė dikush tjetėr ėshtė nė jetėn e saj.
Njė mendim i tillė mund tė mjaftojė pėr tė ‘’minuar’’ paqen
shpirtėrore dhe pėr t’i dhėnė goditjen e parė lidhjes.

Xhelozia dhe tiparet e partneres
Nėse partnerja ėshtė miqėsore, hyn shpejt nė komunikim, tėrheq
vėmendjen e meshkujėve, partneri do tė ndihet i kėrcėnuar. Ai e
interpreton sjelljen e partneres si provokim dhe i sheh meshkujt e
tjerė si rivalė tė mundshėm tė cilėt mund tė paraqesin interes pėr
partneren e tij. Pėr shkak tė frikės dhe inferioritetit, ai shfaq
xhelozi pėr partneren nė marrėdhėniet qė ajo krijon dhe do tė
fitojė sa mė shumė nga vėmendja e saj.

Xhelozia dhe historitė e mėparshme tė partneres
Nėse partnerja nuk ka qėnė e qėndrueshme nė lidhjet e mėparshme,
partneri priret tė mendojė se ajo mund tė jetė e paqėndrueshme edhe me
tė dhe mund ta lerė pėr dikė qė mund t’i pėrgjigjet mė mirė
shijeve tė saj.
Xhelozia dhe historitė e mėparshme tė partnerit
Nėse edhe nė marrėdhėniet e mėparshme mashkulli ka qėnė xheloz ai do
tė vazhdojė tė shfaqė xhelozi edhe nė lidhjen nė vazhdim. Nė disa raste
xhelozia mund tė shkaktohet nga sjellja e partneres
ose nga shkaqe tė jashtme ndėrsa nė raste tė tjera ajo ėshtė tipar i
mashkullit dhe ka nevojė tė trajtohet.

Xhelozia dhe dėshira pėr kontroll
Nėse partneri kėrkon tė ketė kontroll nė jetėn e partneres dhe ajo
ka thėnė “po” pėr ēdo vendim qė ai ka marrė pėr tė. Ai do tė tregohet
xheloz nėse ai ka pak mundėsi tė kontrollojė atė qė
partnerja bėn. Ai do tė bėhet xheloz pėr shkak tė mungesės sė
kontrollit.

Xhelozia dhe modelet nė familje
Nėse partneri ėshtė rritur nė njė familje, ku babai ka reagur me
xhelozi ndaj nėnės dhe ai do tė priret tė imitojė modelin e babait nė
marrėdhėnien e tij me partneren. Ndikimi i modelit prindėror
vazhdon tė jetė i pranishėm nė jetėn tonė edhe kur nuk jemi mė
fėmijė. Gjithashtu edhe modelet e shokėve apo tė tė afėrmėve tė tjerė
ndikojnė nė sjelljen tonė. Nėse miqtė e partnerit priren tė
jenė xhelozė me partneret e tyre kjo do tė jetė njė arsye mė shumė
qė ai tė jetė xheloz me partneren e tij.

Xhelozia dhe pėrfundimi i lidhjes
Nėse lidhja po shkon drejt fundit dhe partnerėt nuk kanė forcėn e
duhur pėr t’i thėnė gjėrat nė sy, pėr tė qenė sa mė tė hapur dhe tė
drejtpėrdrejtė ai do tė nisė t’i nxijė jetėn partneres me
skena xhelozie, derisa ajo ose ai tė thotė fjalėn e fundit.

Ti dhe xhelozia: Si mund ta zbutėsh xhelozinė?
-Mbrojtja mė e mirė kundra xhelozisė ėshtė njė ruajtja e
marrėdhėnies. Nėse dashuria mbahet gjallė, nėse partnerėt janė tė
pėrkushtuar ndaj njėri-tjetrit, nėse e kanė njėri-tjetrin nė qendėr tė
vėmendjes nė lidhjen e tyre nuk ka vend pėr xhelozinė e sėmurė.
-Kontrollo mendimet dhe imagjinatėn: me kė ėshtė ai? Ēfarė ėshtė
duke bėrė? Ti mund tė kuptosh qė nė disa raste disa “lojėra” mund tė
luhen nga partneri pėr tė tė bėrė xheloze, qė partneri mund
tė jetė shumė i dhėnė pas vetes dhe nė disa raste mund tė mos
tregojė ndaj teje kujdesin e duhur. Njė episod, njė mendim i vetėm mund
tė bėhet shkak pėr njė “telenovelė” tė njė jete tė dyfishtė
tė partnerit. Nė kėtė mėnyrė ti i hedh benzinė zjarrit, shqetėson
veten dhe partnerin.
-Mos e “pėrdorni” xhelozinė si tregues tė dashurisė. Xhelozia e
vazhdueshme nuk nėnkupton dashuri tė vazhdueshme. Xhelozia reflekton
nevojat e tua, dėshirėn pėr tė ruajtur atė qė ti e dėshiron
pėr momentin dhe kėrkesat pėr atė qė do tė sjellė e ardhmja.
Xhelozia reflekton interesat personale dhe dashurinė pėr veten sesa
dashurinė reciproke.
-Hidh njė shikim pas nė marrėdhėniet e tua: ke qėnė xheloze edhe nė
marrėdhėniet e mėparshme apo vetėm nė kėtė marrėdhėnie. Nėse pėr ēdo
partner je ndier xheloze duhet tė jesh mė e kujdesshmė pėr
akuzat qė bėn: je ti qė e paragjyon parnerin, je ti qė sheh nė
sjelljen e tij e tij atė qė pret tė shohėsh duke mos i dhėnė rėndėsinė e
duhur aspekteve tė tjera tė sjelljes sė tij.
-Mos u hidh nė sulm nėse e sheh qė partneri yt ėshtė duke flirtuar
me dikė: Tregoi sesi u ndieve, tregoi sesa i rėndėsishėm ėshtė ai pėr ty
dhe qė dėshiron tė vazhdosh marrėdhėnien nė kohė. Mos u
bė qaramane. Jo tė gjithė meshkujt janė nė gjendje t’i bėjnė ballė
gruas nė njė situatė tė tillė. Dhe si vetėmbrojtje zgjedhin “ngritjen e
zėrit” ose i kujtojnė asaj njė histori tė “vjetėr”. Nėse
ju nuk sulmoni do ta keni mė tė lehtė tė komunikoni me partnerin
tuaj. Ndėrshmėria shpesh ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė pėrballuar
xhelozinė.!

SamkaQika

Shteti : !!..Nuk Ėshtė Arritje Tė Bėsh 1000 Miq Pėr Njė Vit, Por Tė Bėsh Njė Mik Pėr 1000 Vjet...!!
Postime : 329
Kyējet nė forum : 7894
Regjistruar mė : 01/03/2010
Profesioni : Modele

http://www.Nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lexo Re: "Ironia dhe Xhelozia"

Mesazh nga Vizitor prej Fri 16 Apr 2010, 00:53

"Ironia dhe Xhelozia"
me
"XheLoZiJa"

Keto dy tema bashkohen me respekt princesha

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lexo Re: "Ironia dhe Xhelozia"

Mesazh nga Sponsored content Today at 10:34


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi