» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Sinan Hoxha: “…le tė plasin nga inati”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sinan Hoxha: “…le tė plasin nga inati”

Mesazh nga Kle@Love prej Wed 14 Apr 2010, 18:18

I kritikuar pėr huazime muzikore, i snobuar nga “njohėsit e
artit tė vėrtetė”, Sinan Hoxha ėshtė njė nga kėngėtarėt mė tė kėrkuar
shqiptarė qė ka ditur me mjeshtėri tė dominojė tregun muzikor dhe ta
shndėrrojė zėrin e tij nė njė instrument financiar tė suksesshėm. 15
vjet muzikė, 8 albume, mbi 20 videoklipe, katėr koncerte recitalė e
dhjetėra tė tjerė muzika e tij sot ėshtė njė industri. Mė i kėrkuari por
edhe kėngėtari mė i diskutueshėm.

Ėshtė shumė e vėshtirė ta takosh
Sinan Hoxhėn. Jo pėr shkak tė tipit por pėr impenjimet e shumta
muzikore. Ka nxjerrė nė treg albumin e tij “Xhelozia” dhe nuk rresht sė
kėnduari nga njė qytet europian te tjetri. Njė makinė e gjallė mund tė
quhet, pėr faktin se kėndon live i shoqėruar nga orkestra e tij nė
shumicėn e performancave. Dhe ėshtė pikėrisht ky aktivitet shumė i
ngjeshur dhe i kėnduari jo me ‘playback’ siē bėjnė pjesa dėrrmuese e
kėngėtarėve, qė e bėn atė tė veēantė dhe tė suksesshėm, por edhe
kėngėtarin shqiptar qė fiton mė shumė. Ndryshe nga sa ndeshim shpesh qė
kėngėtarėt pėr tė rregulluar jetėn e tyre lidhen me politikėn apo zėnė
ndonjė zyrė nėpėr institucione shtetėrore, Sinani ka ditur me zgjuarsi
tė kuptojė shijet e publikut, tė depėrtojė nė to, tė frymėzohet prej tij
e padyshim ta kėnaqė atė.
Shumė ekspertė tė artit nuk e kanė marrė pėr vite nė konsideratė e disa
vazhdojnė ende. Ndoshta dhe pėr faktin se i ardhur nga periferitė e
kryeqytetit, pa mbėshtetje, me prindėr fare tė thjeshtė qė nuk kishin
lidhje me artin, pa licera dhe akademizma diti tė pushtojė skenat kudo.
Tė kėndojė nė Koplik por edhe nė Madison Square Garden ku ka kėnduar
Michale Jackson.
Gjithnjė i qeshur, mė njė thjeshtėsi dhe mirėsi qė rrallė e ndesh tek
artistėt shqiptarė, ai ka aftėsinė tė ta shndėrrojė intervistėn nė njė
bisedė si prej miqsh tė vjetėr, mjeshtėri komunikimi qė i ka ndikuar jo
pak nė arritjet e tij.
Cili ėshtė sekreti i suksesit tėnd?
Nuk ėshtė ndonjė sekret i madh. Rruga qė tė ēon drejt tij ėshtė padyshim
njė punė e madhe dhe kėmbėngulėse dhe pėrpjekje tė vazhdueshme pa u
tėrhequr nga zhgėnjimet nė momente tė caktuara, por duke gjetur forca
pėr tė vazhduar sikur tė mos kishte ndodhur gjė, pėrkundrazi me mė shumė
pėrkushtim.
Po a ka njė ēelės sekreti?
Natyrisht dhe mund tė them qė gjetja e tij pėrbėn bazėn e rezultatit.
Ēelėsi ėshtė kompromisi. Jo nė kuptimin e rėndom tė kėsaj fjale por e
shprehur si njė vendosje ekuilibri midis vetes tėnde dhe publikut.
Publiku ėshtė “gjykatėsi” i artit dhe nė mėnyrė specifike i muzikės, ai
qė jep vulėn pėrfundimtare dhe vendos pėr suksesin apo dėshtimin.
Pėr afro 15 vjet je kėngėtari mė i kėrkuar nėpėr koncerte. Si ke
arritur?

Siē thashė dhe mė sipėr kam ditur tė krijoj artistikisht dhe ta hedh nė
nota muzikore atė qė kėrkon publiku duke u pėrpjekur tė gjej e tė kuptoj
se cilat janė shijet e tij. Arsyeja ėshtė sepse unė jam shumė i
pėrshtatshėm pėr muzikėn popullore qė pėr ne shqiptarėt ėshtė si ushqim i
shpirtit. Nė fund tė fundit jemi ballkanas e si tė tillė trashėgimia e
traditės popullore ėshtė shumė e fortė pėr tė mos thėnė pjesė pėrbėrėse e
jetės sonė. Jemi njė popull qė kėndon jo vetėm nė festa por dhe nė njė
darkė tė thjeshtė, nė punė, qė fishkėllejmė melodi, qė edhe vajin e
kthejmė nė kėngė. Tė ndryshėm nga njė krahinė nė tjetėr si lloje muzike.
Kjo ėshtė dėshmi edhe e njė shpirti ta madh artistik e tė ndjeshėm qė
shqiptarėt kanė. Dhe unė kam kėtė fakt parasysh nė kėngėt e mia. Nė
dallim me vendet e Europės ne nuk jemi, pėr fat tė mirė, tė shkėputur
nga tradita jonė.
E ke kthyer me shumė aftėsi muzikėn nė njė biznes….
Epo kam investuar mbi veten time. Albume, videoklipe, koncerte recitalė
kėto kėrkojnė shpenzime. Por pėrsėri ėshtė publiku ai qė ta kthen nėse
ti kėtė gjė ke arritur ta realizosh mirė. Ka shumė qė harxhojnė pėr tė
bėrė njė kėngė dhe nuk arrijėnė t’i marrin mbrapsh as shpenzimet.
Pastaj mos tė harrojmė njė fakt jo pak tė rėndėsishėm. Qė unė nė tė
gjitha koncertet e mia, por edhe atje ku marr pjesė pėr me pak kėngė,
kėndoj gjithmonė live. Nuk kėndoj nė playback dhe publiku kėtė gjė e
vlerėson. Kur shikon se kėndon katėr orė pėr ta dhe jep dhe shpirtin tė
shpėrblen. Duhet tė ofrosh qė dhe tė marrėsh. Spektatori nėse nuk kėndon
live nuk ka ndonjė interesim pėr kėngėn se ndryshe dėgjonte cd-nė nė
shtėpi. Nuk duhet tė fshihesh pas formės dhe veshjes, ato mund tė
tėrheqin pėr momentin por nuk mbajnė gjatė. Si kudo edhe nė kėtė biznes
qėndron rregulla e mė tė “fortit”.
Pse shumica e kolegėve tė tu
ankohen?

Nė Shqipėri abuzohet me fjalėn artist. Kėndon njė kėngė nė festival dhe
nuk kėndon mė pas asgjė. Edhe pse kritika i vlerėson presin festivalin
tjetėr pėr tė kėnduar njė kėngė tė re. Atėherė ky nuk ėshtė mė njė
profesion por njė hobi, e natyrisht qė nuk ka sesi tė tė ftojnė nėpėr
koncerte e tė tė krijojnė tė ardhura.
Po kur vjen puna te “live”?
Ėshė njė kategori tjetėr e gjerė e atyre qė nuk rreshtin sė prodhuari
videoklipe, shumė prej tyre edhe tė bukur dhe tė kushtueshėm por janė
shumė tė pakėt ata kėngėtarė sot qė lodhin fytin pėr tė kėnduar “live”,
disa nga mungesa e dėshirės, tė tjerė nga paaftėsia. Shumica vetėm
performojnė nė skenė, tunden dhe luajnė belin por kjo vetėm i kėnduar
nuk ėshtė. Mbetet thjesht nė kufijtė e njė shfaqjeje. Asgjė mė shumė.
Edhe ty tė kanė krititkuar pėr kėngė tė huazuara…
Ka ndodhur sidomos nė fillimet e mia dhe e kam sqaruar edhe nė shumė
intervista tė tjera. Duhet tė kėndoja shumė dhe nuk kishte kompozime tė
mjaftueshme dhe tė kėnaqshme. Ndaj dhe kam sjellė nė versionin shqip
hite tė vendeve fqinjė, por qė publiku i ka pritur majft mirė. Duhet
kuptuar edhe realiteti i asaj kohe. Dilnim nga njė periudhė ku njerėzit
kishin shumė etje pėr muzikė e veēanėrisht pėr atė ballkanasen qė nuk e
kishin dėgjuar dot lirshėm. Kėsaj shtoji dhe mundėsitė e pakta
financiare.
Por kjo ndodh edhe me kėngėtarė tė famshėm si Bocelli qė kėto
javė nxorri nė treg “Jingle bells” dhe u bė hit nė tėrė botėn, edhe pse
ėshtė njė kėngė qė e njohin fėmijėt e gjithė botės prej dhjetėra vitesh…

Po. Po. Rastet janė tė shumta nė botė. Dhe “O sole mio” e Domenico
Modugno ėshtė kėnduar nė shumė gjuhė dhe mė shumė sukses por asnjė nuk e
vuri nė diskutim pse morėn kėngėn e tij. Kjo ndodh nė Shqipėri, edhe
pse unė nuk kam patur kurrė pretendimin se ato kanė qenė kėngė tė mia
origjinale.
Vjen nga xhelozia?
Xhelozia ka pjesėn e saj e sidomos nė muzikė ku rivaliteti ėshtė i fortė
kjo ndihet shumė. E natyrisht vjen se unė jam shumė i kėrkuar se tė
ishte ndryshe nuk do tė ishin marrė me mua. Mė i kėrkuari por edhe mė i
diskutuari. Kėshtu qė kuptohet qė ka dhe xhelozi e inate. Por kush ka,
le tė plasi (qesh). Sidoqoftė, kėto vitet e fundit unė kam kėnduar vetėm
kompozime shqiptare tė zhanrit popullor dhe balada tė ndryshme.
Ndryshim i kushtėzuar?
Nuk do tė thoja i kushtėzuar sesa i pėrshtatur. Kanė ndryshuar kohėt,
muzika ka evoluar, kanė evoluar dhe janė sofistikuar edhe shijet e
publikut. Publiku ėshtė “aparati matės”. Por edhe unė jam pjekur
artistikisht. Eksperienca dhe kontakti me njerėzit mė kanė mėsuar sesi
t’i pėrshtatem atyre mė sė mirė, tė perceptoj dėshirat e tyre e nė kėtė
mėnyrė tė arrij tė mbush sallat e koncerteve e tė shes disqet me kėngėt e
mia.
Kė do tė falėnderoje pėr punėn tėnde?
Pėrveē kompozitorėve ku dua tė veēoj Alban Furtunėn, me tė cilin u bėnė
shumė vite qė bashkėpunoj kam patur fatin tė kem ndėrtuar njė orkestėr
timen me tė cilėn performoj nė shumicėn e koncerteve. Orkestra ka njė
rėndėsi tė madhe nė pėrcjelljen e emocioneve te publiku e pėr pasojė nė
suksesin tim.
Si e menaxhon njė axhendė kaq tė ngjeshur?
Vetė. Kolegėt mė vėnė nė dukje se jam njė menaxher i mirė dhe si tregon
rezultati, ai financiar, di ta bėj kėtė gjė. Ka raste qė vihesh nė
vėshtirėsi se duhet tė zgjedhėsh ku tė shkosh, kur ke mė shumė se njė
ofertė pėr tė njėjtėn periudhė. Udhėtoj shumė e duke qenė se shumica e
koncerteve organizohen sipas mundėsive qė agjencitė kanė, e kam fjalėn
pėr nė Europė, mė duhet tė lėviz nga njė shtet te tjetri pa bėrė pushim.
Kush tė ndihmon pėr valixhen?
Edhe kur mė ndihmon mamaja duhet t’i kontrolloj vetė sepse jam shumė i
fiksuar pas gjėrave tė mia dhe dua tė sigurohem mirė para se tė nisem.
Me duket sikur kam lėnė gjithnjė diēka pa bėrė.
Jeton vetėm?
Kam njė shtėpi timen se tek shtėpia e prindėrve nuk do tė kisha qetėsinė
pėr tė punuar, duke mėnduar qė kam shumė nipėr e mbesa tė vegjėl tė
cilėt duan vetėm tė lozin e tė merresh me ta. Por kjo nuk do tė thotė qė
drekėn mos ta ha ēdo ditė me mamanė.
Egoizmi dhe karriera mos tė pengon
tė krijosh familjen tėnde?

Jo! Absolutisht. Unė vij nga njė familje shumė numerike dhe qėllimi im
ėshtė ky. Mė pėlqen shumė familja por jam duke e menduar. Por axhenda
tepėr e ngarkuar mė bėn instiktivisht ta anashkaloj kėtė gjė. Nuk ėshtė e
lehtė tė gjesh njė person qė tė pranojė largimet e gjata e tė shpeshta.
Do ta kishe preferuar kėngėtare?
Do doja njė person qė tė mė ndihmonte e tė mė pėrkrahte dhe jo njė qė tė
mė pengonte. (qesh)
Kė veēon nga bashkėpunimet?
Nuk mund tė veēoj asnjė. Kanė qenė tė gjitha tė shkėlqyera dhe
rezultative, pra tė goditura nė shenjė. Kjo sepse kanė qenė mė kėngėtarė
tė shkėlqyer si Soni Malaj, Artjola Toska, Ermal Fejzullahu.
Ke njė duet tė ri me njė kėngėtare tė panjohur pėr publikun e
Shqipėrisė, por qė nė pak ditė ka patur 100 mijė klikime nė internet…

Quhet “Knoma kėngėn” me kėngėtaren kosovare Shyrete Bejluli e cila ka
njė zė tė mrekullueshėm. Ishte propozimi i saj. Muzika e teksti janė tė
Ilir Bezanit. Ėshtė njė kėngė e veēantė qė ka njė tekst prekės. Flet pėr
dy pjesėt e kombit tonė tė ndara prej afro njė shekulli qė as muzikėn e
njėri tjetrit nuk na lejonin ta dėgjonim. Njė baladė lirike qė e kam
shumė pėr zemėr bazuar nė folkun dhe nė motivet e veriut ku mbizotėron
lahuta dhe fyelli. Jam shumė i kėnaqur nga kjo kėngė.
E ndoqe Festivalin e Rtsh-sė?
E ndoqa pėr tė dėgjuar kėngėt. Kishte edhe kėngė tė mira. E vėrteta
ėshtė se nuk mė pėlqen fakti qė nė garė mund tė ketė edhe kėngė tė mira,
e pėr shkak tė klaneve artistike tė mos kualifikohen pėr natėn finale.
Shpesh aty nuk vlerėsohen kėngėt qė e meritojnė e ndaj siē ndodh shpesh
kritikohen e komentohen jo mirė nga mediat.
Pra mendon se ka prapaskena?
Sigurisht, dhe jo pak. Do isha naiv tė thosha tė kundėrtėn.
Ishe dakord me ēmimin e parė?
Kėngėtarja Juliana Pasha ėshtė kėngėtarja mė e mirė pėr tė na
pėrfaqėsuar nė Festivalin Europian nė mėnyrė dinjitoze pėr zėrin potent
dhe melodioz qė zotėron. E vlerėsoj shumė dhe mė vjen mirė pėr tė.
Ti vetė e kė menduar tė marrėsh pjesė nė ndonjė festival?
Unė jam kėngėtar i muzikės popullore dhe besoj se i tillė do tė mbetem.
Por edhe po tė isha i asaj tė lehtė nuk do tė merrja pjesė kurrė.
Pėrgjigjen e thashė pak mė parė.
Shumė kėngėtarė mbartin konflikte me njėri tjetrin. Ti si i ke
raportet?

Pėrsa mė pėrket mua shumė tė mira. Nuk jam tip qė krijoj konflikte. I
shikoj si miq, pėrpiqem tė krijoj marrėdhėnie tė mira me ta e sidomos
korrekte. Korrektėsia ėshtė kryesore pėr tė patur njė harmoni midis
personave qė ushtrojnė tė njėjtin profesion. E natyrisht edhe respekti.
Unė pėrpiqem t’i respektoj tė gjithė pavarėsisht vlerėsimit artistik qė
mund tė kem individualisht pėr ta.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15843
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi