» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

11 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 11 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Xhelozia mes fėmijėve tė rritur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Xhelozia mes fėmijėve tė rritur

Mesazh nga Vizitor prej Mon 05 Apr 2010, 17:09

Xhelozia mes fėmijėve tė rritur


A keni dėgjuar ndonjėherė pėr
pėrbindėshin me sy tė gjelbėr, qė quhet xhelozi? Ai pushton dhe njerėzit qė
duhen shumė. Edhe motrėn ndaj vėllait apo anasjelltas. Si mund t'i shmangni
zėnkat qė lindin mes fėmijėve tuaj.

Alketa Berzani, psikologe
Ndonjėherė vėllezėrit dhe motrat janė xhelozė pėr njėri-tjetrin. Pėr
shembull, nė qoftė se njėri shkon mė mirė me mėsime, sidomos nėse rezultatet e
tij janė mė tė larta, tjetri ndihet keq. E jo vetėm pėr kėtė arsye, por dhe pėr
shumė e shumė tė tjera, vėllezėrit apo dhe motrat nuk shkojnė mirė me
njėri­tjetrin. Ky quhet rivalitet mes fėmijėve. Thėnė ndryshe, konkurrencė. Kjo
ėshtė normale deri nė njėfarė mase, por kur theksohet shumė mund tė bėhet e
dėmshme, duke krijuar situata tė pakėndshme nė familje. Njerėzit qė e duan
njėri­tjetrin mund tė kenė zėnka nganjėherė, por kur kėto bėhen tė shpeshta
situata bėhet e padurueshme pėr tė gjithė.

Pak konkurrencė nuk ka asgjė tė keqe. Nganjėherė mund t'i verė fėmijėt nė
pozita pune, pasi, nėse njėri ėshtė i zoti nė bėrjen e njė gjėje, edhe tjetri do
tė mundohet tė bėhet i zoti pėr atė gjė. Nga ana tjetėr, konkurrenca mund tė
bėhet shkak i zėnkave tė shpeshta mes fėmijėve. Nė shumicėn e shoqėrive nė botė
vėllezėrit dhe motrat rriten nė tė njėjtin ambient shtėpiak. Kjo afėrsi mes tyre
shėnjohet me zhvillimin e asociacioneve tė forta emocionale. Gjithsesi, jo
gjithmonė nė marrėdhėniet vėllezėr /motra mund tė krijohet njė lloj afėrsie,
veēanėrisht mes atyre qė kanė njė diferencė nė moshė prej 5 ose mė shumė
vitesh.


Arbitrimi i marrėdhėnieve vėllezėr/motra nuk duhet t'ju bėjė tė ligėshtoheni.
Por me pak fleksibilitet dhe mė shumė mirėkuptim, mund tė minimizoni dhimbjet e
kokės dhe tė krijoni njė ambient familjar mė harmonik.

Mbani parasysh tė ndiqni njė rregull: vendosni argumentet tuaja, pa pėrdorur
goditjet, dėmtimin e gjėrave qė u pėrkasin fėmijėve ose thirrjen nė emėr tė
fajtorit. Sa mė shumė tė ndėrhyni, aq mė shpesh do tė thirreni pėr tė ndėrhyrė.
Kur ėshtė e mundur, rrini jashtė mosmarrėveshjeve ndėrmjet fėmijėve tuaj pėr, sa
kohė kėto mosmarrėveshje mbeten verbale. Fėmijėt nuk mund tė vazhdojnė jetėn e
tyre, duke pasur nga pas njė arbitėr qė tė zgjidhė ndryshimet mes tyre. Duke
diskutuar me vėllezėrit/motrat dhe bashkėmoshatarėt, fėmijėt do tė mėsojnė tė
negociojnė me tė tjerėt dhe tė ecin me kėmbė nė tokė.

Tė gjithė fėmijėt ndihen xhelozė nganjėherė, por edukatorėt mund tė ndikojė
nė kėto ndjenja. Mos u ndjeni tė habitur kur shihni se fėmija juaj mė i madh
pickon mė tė voglin ose e pėrqafon atė duke e shtrėnguar fort. Ndėrkohė qė ėshtė
e vėshtirė tė bėhesh dėshmitar i agresionit tė fėmijės mė tė madh ndaj mė tė
voglit, duhet tė kuptoni se kjo ėshtė njė mėnyrė e zakonshme qė pėrdorin ata pėr
tė nxjerrė jashtė zemėrimin e tyre.

Mundohuni tė shmangni qė fėmijėt tė sjellin tek ju zėnkat e tyre. Kujtojini
se ata duhet t'i zgjidhin ato vetė. Nė qoftė se diskutimi bėhet i bezdisshėm ose
ju pengon tė mendoni, shkoni tek fėmijėt tuaj dhe thojuni: "nuk dua t'ju dėgjoj
duke u zėnė. Ju lutem, zgjidhini problemet tuaja me qetėsi ose gjeni njė vend
tjetėr pėr t'u zėnė!". Nė qoftė se ata vazhdojnė tė diskutojnė me zė tė lartė,
ēojini nė dhoma tė veēanta.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi