» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Vijmė edhe njė herė!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vijmė edhe njė herė!

Mesazh nga Interesant prej Mon 08 Mar 2010, 09:58




Vijmė edhe njė herė!



Autor: Fatmir Muja, Mars 2010

Marsi, ky muaj qė bashkė me stinėn mė tė bukur tė jetės, na e sjell edhe kujtimin e amshueshėm pėr ata qė guxuan tė mendojnė se ēdo njeri i gjallė frymon, por jo ēdo njeri qė frymon ėshtė i gjallė. Tė gjallėrosh domethėnė tė jesh i pranishėm nė botė edhe me jetėn edhe me vdekjen tėnde. E a mund tė vlejė koha e humbur e atyre qė frymojnė mė shumė se koha e atyre qė me vdekjen e vet i japin emėr kohės?
Jasharėt, njerėzit qė jetuan brenda kohės sikur tė gjithė tė tjerėt, njė ditė i lanė trupat e tyre nė kohėn e tashme dhe me shpirtrat e tyre udhėtuan drejt tė ardhmes qė e kaluara tė mbetet nė libra sepse, ata para se t’i lexonin librat, lexuan veten.
Sot, duke shfletuar albumin e fotografive qė kanė fuqinė tė na flasin me gjuhėn e heshtjes, ne qė nuk e kemi kėtė fuqi, u flasim atyre me gjuhėn e fjalėve edhe pse fjalėt tona nuk mund tė thonė mė shumė se heshtja e tyre.


Adem!

Ti qė mbajte emrin e babait tė njerėzimit, na bėn edhe njė herė tė kthehemi tek pikėnisja jonė dhe tė mendojmė se ēdo lindje ėshtė lajm i njė vdekjeje dhe ēdo vdekje ėshtė njė ngritje e njė perdeje, pėrtej sė cilės shfaqet realiteti i ekzistencės sonė. Ēdo ditė e re na bėnė mė tė vjetėr, por vitet nuk na ndajnė prej jush, sepse zemrat e atyre qė hanė pėr tė jetuar e nuk jetojnė pėr tė ngrėnė, mund tė durojnė ēdo gjė tjetėr veē ndarjes. Ne vijmė edhe njė herė te dyert e kullės pėr tė lexuar historinė e vetvetes dhe pėr ta kuptuar se durimi ėshtė mė i fortė se dhimbja. Ne vijmė pa trokitur, sepse dyert tua janė tė hapura pėrjetėsisht, ashtu siē qe e hapur edhe zemra jote pėr ta pranuar tė vėrtetėn e pėrbotshme se asnjė toke tė lirė nuk i mungojnė varrezat e dėshmorėve.


Hamzė!

Nuk mund ta pėrmend emrin tėnd e tė mos e ndjej se si del nga gjoksi thirrja jote qė na e heq vetminė e jetės nga zemra dhe na bėn tė mos harrojmė se ēdo dhimbje ka fund, por ēdo fund nuk ka dhimbje. Nuk mund tė qėndroj nė ballė tė oxhakut tėnd e tė mos m'i thotė shpirti fjalėt e tė urtit: "tė lumtur janė ata sy qė mund tė shohin fundin e gjėrave", i lumtur ėshtė ai zė qė mund t'i kėndojė pafundėsisė. Ne vijmė edhe njė herė pėr ta dėgjuar kėngėn tėnde qė koha jonė tė mos mbetet e zbrazėt pa fjalėn "mos thuej mbarova".


Nanė Zahide!

Shamia e kokės sate u bė si njė flamur qė mbėshtjell historinė e shkruar dhe tė pashkruar tė njė kombi dhe e ruan atė deri nė ditėn e e mbramė tė kėsaj bote. Ne vijmė edhe njė herė pėr tė marrė njė kafshatė nga sofra jote qė trupi, shpirti dhe mendja jonė tė jetojnė me urtėsinė e moēme se ne do tė falim, por nuk do tė harrojmė, sepse, nėse harrojmė, ē’kuptim do tė kishte falja?


Bacė Shabani!

Bora gjithmonė bashkohet me majėn mė tė lartė tė malit, ashtu siē u bashkua plisi me ballin tėnd tė pėrndritur nga agu i mėngjeseve qė ty tė gjenin tė zgjuar. Ne vijmė edhe njė herė nė odėn tėnde pėr t'u ēmallur, por takimi na e shton mallin edhe mė shumė. E sikur tė mos na shtohej ky mall, si do ta ndjenim qė ende jemi gjallė?


Fėmijė tė Jasharėve!

Pranė jush ne jemi tė vegjėl por, ju na bėni tė mėdhenj. Vlera e fjalėve matet me kuptimin e tyre, e ju ua kthyet kuptimin fjalėve tona me tė cilat ne u flasim fėmijėve tanė sot qė e djeshmja tė mos i ngjajė tė nesėrmes. Na falni qė ne nuk ishim pranė jush ato ditė kur ju pėr neve ia ndėrruat ngjyrėn borės! Ah sa do tė doja qė tė paktėn, sa herė vjen marsi, ta kisha ndonjė fjalė tjetėr nė vend tė fjalės faleminderit.
avatar
Interesant

Shteti : Pejė
Postime : 4173
Kyējet nė forum : 13082
Regjistruar mė : 02/03/2008
Profesioni : Jurispodenca

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vijmė edhe njė herė!

Mesazh nga NADJA prej Sat 13 Mar 2010, 22:03

nuk di ca te them me shume por shume e bukur kjo teme komplimenti love
avatar
NADJA

Postime : 73
Kyējet nė forum : 8442
Regjistruar mė : 07/03/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vijmė edhe njė herė!

Mesazh nga Drini prej Sat 13 Mar 2010, 22:16

Nje histori e dhimbjes krenare
avatar
Drini

Shteti : Republika e Korruptuar e Kosoves
Postime : 1629
Kyējet nė forum : 11039
Regjistruar mė : 01/04/2009
Profesioni : Inxhinier Mekanik/Ekonomist

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vijmė edhe njė herė!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi