» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

6 pėrdorues nė linjė: 1 anėtar 0 tė fshehur 5 vizitorė :: 1 Bot

sirena

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Plyku, fshati i te mocmeve, aty ku jetohet 100 vjet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Plyku, fshati i te mocmeve, aty ku jetohet 100 vjet

Mesazh nga Vizitor prej Wed 03 Mar 2010, 21:04

Fshati Plyk ndodhet nen juridiksionin e komunes Portez, vetem tre kilometra larg qendres se qytetit te Fierit. Nje fshat i krijuar pak para vitit 1800. Dikur me shume pak shtepi dhe vetem me tre fise, tashme i mbipopulluar me rreth 2500 banesa. Banoret tregojne se mbijetonin fal punes ne kooperative gjate sistemit komunist, me prodhimet e Myzeqese, kurse pas vitit 1990, te rinjte e braktisen fshatin duke iu drejtuar emigrimit ne Greqi, Itali apo gjetke. Ata pak banore qe gjenden ne Plyk merren me pune bujqesie, punojne tokat dhe kultivojne fruta, perime apo agrume, per te siguruar te ardhurat e mjaftueshme financiare per mbijetese. Edhe pse shume afer qytetit, rruga rurale mbetet sot e kesaj dite e pashtruar. Ky ka qene edhe motivi i bojkotit te zgjedhjeve te pergjithshme, ndersa shpresojne se qeveria do te beje dicka per ta dhe te dalin ne qytet per 5 minuta. Por Plyku njihet edhe si fshati i njerezve jetegjate. Pleq qe nuk vdesin poshte te 90-ve, ndersa mund te gjesh edhe nga ata qe po i afrohen 100-it.

Pleqte

Dhe per te vertetuar kete, marrim rrugen per ne thellesi te kesaj zone dhe pasi pyesim na rrefejne per pleqte e mocem te Plykut. Ata jane Rrape Bogdani, e lindur me 1912 dhe bashkeshorti i saj, Kasemi, tre vjet me i vogel, Nekie Bogdani, e lindur me 1915, Rabushe Kallashi, e lindur me 1910 dhe Xhevrie Kallashi, me e vjetra, e lindur me 1908 dhe ka bere plote 101 vjece. Nga biseda me ta mesuam se dy jane nga Cakrani, njera nga Gorishova e komunes Cakran, nje nga Plyku dhe e fundit nga Donofrosa e Beratit. Tregojne se per shume e shume vite kane perdorur vajin e ullirit si ushqim baze, nderkohe qe nuk kane perdorur raki dhe cigare, pervec Nekies, e cila konsumon cigare dhe raki.

Xhevria

Xhevrie Kallashi ka lindur ne vitin 1908, ne fshatin Slajmice te komunes Donofrose ne Berat. Ajo eshte martuar ne Plyk para viteve 1930 dhe nga martesa ka tete femije, rreth 50 niper dhe mbesa. Megjithese 101 vjece, me e moshuara ne fshat, ecen vete neper shtepi dhe ne oborrin e saj, nderkohe qe deri disa vite me pare ka qene nje shtepiake e mire. Djemte e niperit tregojne per gazeten "KJ" se ajo ngrihej ne mengjes heret, bente punet e shtepise dhe u gatuante. Rrinte ne kembe deri ne oren 10:00 te mengjesit. Xhevria tregon se gjate gjithe jetes se saj nuk ka punuar as edhe nje dite, por bashkeshorti e ka mbajtur ne shtepi per te rritur femijet e te bente punet e shtepise. "Kam perdorur shume vaj ulliri. Edhe kur s'kishim, nga viti 1990, e gjenim me miqesi. S'kam pire kurre as cigare dhe as raki", tregon ajo per sekretin e jetegjatesise. Tashme Xhevria shikimin e ka pak te dobet, nderkohe qe per te ecur justifikon me teper se 101 vitet qe ka mbi supe. Nga lufterat mban mend kohen e Isa Toskes. Ajo tregon se nje here ky njeri u dogji fshatin. "Ne e morem vesh dhe ikem e u strehuam tek disa te afermit tane ne fshatin Peshtan", rrefen ajo. Stergjyshja sapo kishte martuar nje nga mbesat e saj dhe priste miq per urime.

Bashkeshortet

Kasem dhe Rrape Bogdani jane nje cift bashkeshortesh qe edhe pse s'i kane mbushur te 100-at, jetojne ende me dashurine per njeri-tjetrin. Ata i takuam ne veranden e baneses ku jetonin. Kasemi eshte i vitlindjes 1915, ndersa gruaja e tij ka ardhur ne jete vitin e Pavaresise, me 1912. Ai ka punuar oficer dhe tashme eshte ne pension. Gruaja e tij nuk ka punuar asnje dite, nderkohe qe sikurse Xhevria ajo ka preferuar gjithnje vajin e ullirit, qe e cileson si sekretin e moshes. Kasemi tregon se eshte martuar me 12 shkurt 1943. "Qendrova vetem dhjete dite ne shtepi e dola partizan pasi atdheu mbi te gjitha", tregon Kasemi.

Nekia

Nekie Bogdani eshte nje tjeter grua e moshuar. Ajo ka lindur ne vitin 1915 dhe eshte bije nga Cakrani, kurse nga martesa ka 4 femije. Nekien e takuam ne krevatin e dhomes ku jeton. Ndryshe nga te tjeret, Nekia tregon se pervecse ka perdorur me shumice vajin e ullirit, pi cigare nderkohe qe ne rinine e saj ka pire edhe alkool, raki. Edhe pse nuk shikon nga njeri, me ndihmen e tjetrin shkon edhe perin ne gjilpere. Dhe kete na e demonstron me se miri sa hap e mbyll syte, megjithese sapo ka kaluar 94 vitet e jetes se saj.

Rabushja

Rabushe Kallashi eshte nje tjeter grua e cila sapo ka festuar 99 vjetorin e lindjes. Ajo eshte bije nga Gorishova e Cakranit dhe si zone me agrume thote se per vite te tera ka perdorur vajin e ullirit. Nga martesa ka sjelle ne jete 9 femije dhe ka 35 niper e mbesa. Ajo arrin te ece me kembet e saja dhe nuk ankohet kurre. Thote se nuk ka perdorur as alkool dhe as duhan ne jeten e saj. Qendron shpesh ne veranden e dyqanit te nipit te saj dhe eshte bere stergjyshe. "Kam punuar per disa vjet ne kooperative dhe perfitoj nje pension prej 3500 lekesh. Ma sjellin ne shtepi, pasi nuk mundem te shkoj dot ne komune per ta terhequr", tregon ajo per gazeten. Thote se per momentin ndihet mire dhe nuk ka nevoje te qendroje ne shtrat.


Krushqite

Karakteristike e banoreve te ketij fshati eshte se miqesite dhe krushqite i lidhin me fshatrat afer, ne kufijte administrative, si Kraps, Peshtan, Kreshpan, Cakran etj. Pikerisht keto fshatra mbeshteten edhe protesten para zgjedhjeve per rrugen e pashtruar.



Te moshuarit:

Rrape Bogdani, e lindur me 1912

Kasemi Bogdani, lindur me 1915

Nekie Bogdani, e lindur me 1915

Rabushe Kallashi, e lindur me 1910

Xhevrie Kallashi, e lindur me 1908

Burimi: Koha Jone

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi