» T ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata q dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 prdorues n linj: 0 antar 0 t fshehur 4 vizitor :: 1 Bot

Asnj

Shiqo lokacionet n hart


Numri Rekord i prdoruesve n linj ishte 484 m Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 antar t regjistruar
Antari m i ri dashuri_dhe_zjarr

Antart e ktij forumi kan postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Folklori shqiptar, Cikli i kreshnikeve

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Shko posht

miq Folklori shqiptar, Cikli i kreshnikeve

Mesazh nga GISHTEZA prej Thu 28 Jun 2007, 14:52

Cikli i kreshnikeve ose kenget epike per aget e Jutbines . Ky cikel eshte me i gjeri qe kemi ne legjenden shqipe. Paraqitet mjaft i plote dhe me nje larmi te madhe. Kryesisht kendohet ne veri. Ne kete cikel tregohen bemat e Gjeto Basho Mujit, heroi kryesor, te vellait te tij , Halilit dhe te tridhjete ageve. Keta veprojne ne Jutbine, krahine e papercaktuar mire. Pershkrimi i personazheve eshte i mbinatyrshem; ata flasin me oret, ata luftojne me mazdrake (topuz), gjaku i tyre derdhet si lume, i kane mustaqet nga nje pash, e hedhin topuzin me aq force sa ngrihet pluhur nente pash lart etj. Heronjte e ketyre legjendave jane te shumte, por kryesore jane Muji e Halili.




  • Fuqia e Mujit.

Kenga fuqia e Mujit eshte prologu i ciklit te Mujit e Halilit. Ne te shikojme figuren hiperbolike te ketij kreshniku, i cili eshte i pajisur me fuqi te mbinatyrshme.




  • Vajtimi i Ajkunes

Omeri, djali i Mujit rrethohet ne bjeshke e pas nje lufte te rrepte vritet. Kur arrin aty Muji, beteja ka perfunduar. Nga armiqte e vrare kupton se i biri megjithese ishte vetem shtate vjec, kishte luftuar si kreshnik. Keto tregohen ne kengen Vdekja e Omerit.
Vajtimi i Ajkunes eshte nje pjese lirike e ciklit te kreshnikeve, eshte nje kryeveper artistike.
Vajtimin e nenes e paraprin nje tablo dramatike tronditese. Muji varros me duart e veta te birin ne Lugjet e Verdha dhe kthehet ne kulle. Ajkuna merr vesh lajmin e zi.
Pas ketyre shperthen dhembja e nenes, vajtimi i saj. Ne kete vaj kemi dicka krejt te vecante, qe e ben kete krijim poetik lirik te qendroj midis kengeve epike heroike te kreshnikeve. Vete Omeri eshte nje femije i parritur, nje luftetar trim qe la pas bema kreshnikesh. Ajkuna, nje nene e dhembshur qe vuan thelle vdekjen e djalit.
Figurat artistike qe perdoren jane te nje lloji me ato te te gjithe ciklit. Ketu marrin pjese yjet, hena, zogjte e bimet. Yjet ndalen te degjojne vajin e Ajkunes, kjo mallkon henen pse nuk e lajmeroi me pare, ahu shtrin degen me te bukur qe ajo te mbeshtetet dhe zogjte e malit rreshtin kengen. Ajkuna ka ne zemer lajmin e zi dhe kuja shperthen. Ne fund te vajtimit shprehja e dhembjes merr forme tjeter. Nena kujton caste nga jeta e djalit, e sa me te bukura jane ato, aq me e thelle eshte vuajtja ne zemren e nenes.




  • Martesa e Halilit.

Martesa e Halilit eshte nje nga rapsodite me te bukura te cilkit. Ajo eshte vetem nje episod ne krahasim me gjithe bemat trimerore te kreshnikut Halil. Martesa eshte me rrembim dhe sjell jehonen e koheve te lashta, kur rrembime te tilla quheshin vepra trimerie. Megjithese ne kete pjese te ciklit, lufta midis kreshnikeve dhe kralit eshte per Tanushen, perseri nepermjet vargjeve del qarte qe ky konflikt eshte shume me i vjeter. Kjo duket ne faktin qe kreshniket e shohin me rrezik vajtjen e Halilit ne tokat e kralit. Halili e merr Tanushen e kralit pasi kapercen me trimeri e mencuri nje varg rreziqesh, por edhe me ndihmen e cetes se kreshnikeve. Martesa e Halilit shquhet per pasurine e perdorimin me mjeshteri te rralle te figurave artistike. Vend kryesor ze hiperbola dhe personifikimi. Me nje gjuhe te pasur jane sjelle dhe shume peisazhe si portreti i Tanushes, pershkrimi i betejes etj.




  • Omeri i ri.

Edhe kenga e meposhtme shpreh mjaft bukur trimerine e gruas shqiptare. Omeri i ri eshte emri i nje nga djemve te Mujit. Kete emer perdor e bija e plakut per te dal te luftoj balozin.




  • Muji vret Paun Harambashin.
  • Mejdani i Mujos me Balozin.

Kenga me poshte nuk eshte shkeputur nga Cikli i Kreshnikeve, por eshte mbeshtetur ne kete cikel..



__________________


Edituar pr her t fundit nga n Thu 28 Jun 2007, 14:53, edituar 1 her gjithsej

GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyjet n forum : 10699
Regjistruar m : 04/06/2007

Mbrapsht n krye Shko posht

miq Re: Folklori shqiptar, Cikli i kreshnikeve

Mesazh nga GISHTEZA prej Thu 28 Jun 2007, 14:52

Cikli i kreshnikeve
Fuqia e Mujit


Lum e lum per tlumin Zot,
Nujem kane e Zoti na ka dhane!
Kurr ishkane Muja djale i ri,
Ma kish cue baba nrroge tu njizotni;

Coban lopesh zotnija e ka ba,
Per gjith dite bjeshket Muja tui kerkue;
Per gjith dite nder gurra tu u freskue,
Per gjith dite nder mriza tuj pushue
Rruge as shtek pa njofte nuk ka lane

Mi con lopet gjithhere ku sin kane
I nate lopet cobanit i paskan hupe
E tu shpija nuka mujte me dredhe
Buze nji shkambit mu ndale asht ngushtue

Asht ule djali aty per me fjete
Paj dy djepa aty kin qillue;
E kan marre brimen e tuj kjajte
Masht avite Muja me i shikjue
Po i pajton tuj i pekunde
E tdy djepat ika vun ne gjume
Bardhe si drita dy Zana atehere kane ardhe
-Ty, qysh te thone Mujon e kan pvete-
Zo! cte ka pru nket vend e shka tka trete!-

Muja atehere shka u ka thane
Rrogtar lopesh un kam qillue
Per gjith dite kto bjeshke i kam kerkue
Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe
Mkan hupe lopet, e askund skam mujte me i gjete
Ktu mxu nata e u ngja per me fjete
Smylla sy prej vajit, qi kam ndie
Ishin kane tuj kajte keta dy fmi
Kurrkund carje fmia numkan lane

Mu kan dhimte e jam hudhe me i pajtue
I pajtova e sa grima ngjume i kam vdue
Po Zo! shka jeni me gjithe ket drite?-
-Zana jemi, Mujo, tuj shetite,
-Tuj u sjelle na njerzvet me u ndihmue,
Ti cfare ndere, Mujo, po na lype?
Qi dy djepat na ike vu ne gjume?
A don force, Mujo, me qindrue?
A don lufte, Mujo, me luftue?

A don gja, Mujo, a don mall?
A don,dije, Mujo a don gjuhe?
Lyp shka te duesh Mujos te i kan thane
Kqyr Muji atehere cka qite e ka thane:
-Shpesh po mngucin cobanija
Shum inad cobajt si me kane

Paj me force me ja u kalue un due
Njana shoqes Zanat atehere i kan thane:
-Tamel gjiut Mujit per me i dhane
Tamel gjiut i kan dhane me pi
Me tri pika djalin ma kan ngri
E ika fale Zoti kaq fuqi
Sa me e luejte shkambin ma tmadhin
-Kape gurin! - Zanat i kan thane
Njimi okesh e ma guri ishkane

E ka kap gurin njimi okesh
Badihava peshue me duer e ka;
Der nnye tkames vec e nmujt ma
Njana shoqes Zanat atehere i kane thane:
-Edhe do tamel Mujos me i a dhane
E ka marre tamlin Muji e e ka pi
E ka kape gurin me e peshue
Deri ne gju ai gurin e ka cue
E ka ugje prap ntoke e ka pushue

Kqyre Zana sa mire ka thane:
- Edhe pak gji Mujo me i a dhane
I ka dhane prap gji per me pi
Sa don Zoti ti ka dhane fuqi
E e ka marre gurin me e peshue
Deri ne shoge (brez) gurin e ka cue
E kan pa Zanat e kan kqyre
Njana tjetres prap te i kan thane:
- Opet (perseri) Mujit gji lypet me i dhane

E ka marre Muji gji me pi
O! se cpo i ep edhe Zoti fuqi
Kenka ba si me kane drangue
Ka marre gurin me e peshue
Ncep te krahit Muji e ka vdue
Njimi okesh gurit i ka qindrue
Njena shoqes Zana cka i ka thane:
-Tjeter gji Mujit mos me i dhane:
Pse tjeter gji Mujit per me i dhane

E batis dyrnjan ana-mane,
Atehere Zanat Mujin po e zhgjertojne
Se sa tvogel qi po flasin:
Permbi krye hana tuj i shikjue
Permbas shkambit hija tuu zgjatue
Sa miqsisht me te kan kuvendue
Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thane:
-Probatin na, Mujo, duem me te xane:
Fol ti, Mujo tash qysh po thue?-

-Tu tjem ngusht, Zanat, me mndihmue!-
E ka fale Zoti sabahin
Ferk e ferk Muji kanka cue
I ka gjet lopet e ne shpi ka shkue
Nfushe tJutbines Muji kur a ra
Bytym shoket e mbledhun i ka pa
Se me Mujin aty in kene msue
Me i a mujte Mujit tuj ladrue
Kqyre seri Muji shka ka ba:

I a ka nise me cobaj me ladrue
Send ma tfortin me dore e ka kape
Pese konope perpjete i ka dhane
As kurrkush me fole nuk po flet
Se me thue kur po i bjen
Dekun ntoke gjinden po i qete
Prej zotnis tha Mujit asht largue
Prej zotnis burri kur asht da
Ka dredhe nshpi - tha nanen per me e pa

*Tha I a ka nise Muji tuj punue
*Tha I a ka nise Muji tuj luftue!
E nsa lufta Muji si po bjen
Ai gjith here me ndere si po del.



*tha shpesh poeti popullor,kur reciton, kur mungon rrokja, per te plotesuar dhjete rrokshin, shton fjalen tha

GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyjet n forum : 10699
Regjistruar m : 04/06/2007

Mbrapsht n krye Shko posht

miq Re: Folklori shqiptar, Cikli i kreshnikeve

Mesazh nga GISHTEZA prej Thu 28 Jun 2007, 14:53

Vajtimi i Ajkunes



Drita a dale e drite spo ban,
ka le dielli e nuk po nxeh:
a ka ba Gjeto Basho Muji;
Djalin ndhe Muji e ka shti
A dredhe Muji e ne shpi ka shkue,
nana e djalit po e pyet;
-Mujo, djalin ma ka gjete?
NLugjet tVerdha, a thue ka mbete?
Qyqe vetem rrugen paska marre,
kane zane vend yjt vajin me e ndie!
Kur ka dale nder Lugjet tVerdha,

atehere nana hanen ka mallkue:
-Tu shkimte (shofte) drita ty, o mori hane,
qe sma ove ate nate nji fjale,
nLugje tVerdha, shpejt me dale
bashke me hy nnji varr me djale!
Kur ka shkue te varri i djalit,
ka pa ahin treqind vjec,
ahi ishte rrema-rrema,
nji ma tbukrin mbi varr po e shtin

Mire po pshtetet per dege tahit
pikon loti mbi varr te djalit
Kane lane kangen zogjte e malit,
kane lane kangen me veshtrue!
-Po a se din se kush ka ardhe,
qe nuk cohesh per mu fale,
more i miri i nanes-o?
Amanet, o more bir,
dil nji here ksi burgut terret,

fol me nanen qe tka rrite
smke lane kurre kaq shume me prite!
More Omer i nanes-o;
A thue gjokun me ta prue?
Dil nji here per me lodrue
bjer nder gurra me u freskue
kerko majat bashke me zana
se ty varrin ta ruen nana,
mori i miri i nanes-o!

GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyjet n forum : 10699
Regjistruar m : 04/06/2007

Mbrapsht n krye Shko posht

miq Re: Folklori shqiptar, Cikli i kreshnikeve

Mesazh nga GISHTEZA prej Thu 28 Jun 2007, 14:54

Martesa e Halilit



Fort po shndrit njaj diell e pak po nxeh!
Cpo e merr fryma rrapin e Jutbines!
Bore e madhe paska ra:
Randojne ahet per me u thye
Kane cetinat vetem kreshtat
Ushtojne lugjet prej orteqesh
Prej orteqesh kah po bijne nder gropa
Kane ra vashat me gja ne lume

Kane gjete lumin ngri akull
Kane nise vashat me lype krojet
Kane gjete krojet tane ngri hej!
Ka dale Muji me kreshnike
A thue ndeshet me ndoj gja malit
Sa shpejt diellin ma zu reja!
Shpejt ma endi njei pelhure tgjane e tgjate
E ia ka veshun majat rreth e rrotull
Qe kur jane kap trimat-o te lumi

Kaq perzi i ka fryma e plajm e re
Askurrnji shoshojne trimat spo e njohin
Ngrine trimat, u sharruen
Por nbreg tlumit kulla e Mujit
Ttane per darke Muji i ka ndale
Kqyr cka bani Gjeto Basho Muji
E ka vu nje barre dru tvogel ne zjarr
Treqind vete prihere mu nxeh
Sa shpejt fryma burrave u ka ardhe

Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet!
Kane marre llafin e po llafiten
Kane marre gazin e po gazmojne
Kane nise trimat Mujin, po pyesin
-Nvater tande, Muje, kemi qellue
mos na ki rande per nji fjale
Qysh Halilin se martove?
Jane martue krejt mosha e tij
Djemte tyne nloje te tane kane dale

A tu dhimbsen paret per me i dhane?
A tu dhimben dasmat per me i ba?
Tutna djalin dikush po na e rre
Shpesh e shpesh po bie nKotorre tReja
Rob te gjalle djalin po e zane
Le konakun, Muje, po ta fikin
Ma zi fisin, Muje, po na koritin
-Faqebardhe, more shoke,ju qofshi
Se mire hallin po ma ditki, burra!

Ju tpavllazen shoke skeni qellue
Kujt po i dhembe dasmat per vlla tvet?
Ky edhe sasht or burra cub flligshish
Mire e njihni se asht daji trimnish-
Atehere djali ka nise me fole
-Kah kam vlla e kah kam moter
vdeksha para nu martofsha
se gjithe grate e Krahines ku jane
se gjithe vashat e Jutbines ku jane

bash si motra qe po mduken
dheu mka mblue e fat si qita vedit
po se mora Tanushen e kralit
E une Tanushen vete e kam pa
Gja ma tmire ssheh njeri nen kete diell
Vetulla e saj e drejte si fiskaja
Shtegu i ballit si shtegu i malit
Kur merr hana me prendue
Syni i saj si kokrra e qershis

E ka qerpikun si krahu i dallendeyshes
Fytyra e saj si kuqet molla ndege
Hunda e drejt-o si kalemi i Tushes
Goja evogel si lulja qe shperthen
Dhambet e bardhe si gurezit e lumit
Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli
Qafa e saj si qafa e pellumbit
Shtati i saj porsi shtat cetine
Mishi i dores posi rremi i shemshirit (lloj druri)

Por nqafe mpaci mor Bjeshket e Nalta
Kurrrkund nji shteg qe nuk me late
Per me dale deri ne Krajli!-

Sa mire nama bjeshket mi paska gjue!
Sa shpejt deti ka ndigjue!

E e ka cue nji fryme te forte
E e ka cue nje fryme te nxehte
Bijne orteqet neper gropa
Ushtojne malet si prej motit!
Por tri dite e ma ska zgjate
A shkri bora e ka ra nlume
Por tri jave e ma ska zgjate
Cka e ka ba lumi ate te bardhe?
Tbardhet e bjeshkeve krejt e ka mbyte ndet

Cpo kendojne bilbilat nmal
cpo lodrojne femija nfushe
-Shpejt me dale te tbani (stan ne bjeshke)
se ka shperthye ahi!
Atehere djali Mujit i ka thene:
-Qetash gjokun , Muje, ti me ma dhane
Atehere djali i ka kcye gjokut nshpine:
-Tmire u pafshim! Mujit i ka thane
Ka marre rrugen per krali

Dy here djalin kurkush se ka pa
Kalojne male e kalojne lugje
Kalojne breshte (pyll me bredha) e kalojne ashte (pyll me ahe)
Kalojne dite e kalojne net
-Cka ka hana qe spo del?
Kane pyet bilbilat e malit
Pritni pak more zogjt e malit
Ju me kndue tjeter pune skeni
Hana sonte ka ndodhe zane

Ka nji ndore (ne mbrojtje) me percjelle-
Qatehere djali sa kish ra nbreg tlumit
Ka lidhe gjokun brenda ne nji imshte (ahishte me drure te rinj)
Imshta ishte tane ahishte
Vete shatorret neper muzg te nates po i lyp
Kur ta mbrrite te cadra e kuqe
Ka zane vend permbas nji lisi
Rranjet e lisit shpernda ne lume
Sa urtisht djali qe po e msyn (sulmon)

Ma ka nxjerr thike ma te mprehten
Kamba-doras asht avite
-Po ket fytyre ku e ka pa
qe po me gjet me te Halilit?-
Ma gjate djali ska durue:
-Po je a njeri qe ke bese?
-Te thafshin krahet more djale i ri
se fort thelle qe paske hy!
Hajde brenda, kopil (djale i shkathet); - po i thote

Se ja vdesim te dy pernjihere
Ja te dy kemi shpetue!-
Atehere djali brenda ka hy
E ka marre vasha per dore
Shpejt e shpejt te njode i prin
I ka zgjedhe nji pale petka ma te mirat
Krejt si cike djali po ngjan
Nbreg te detit, permbi shkamb
Dymbedhjete katesh kulla e nalte

Kurrkund shoqen nuk e kishte
Treqind hapash kulla e gjane
Te tana ballet guri te lemue
Anash krejt guri te latue
Latue shkambi prej mermeri
Aty gurrat me flladite
Aty kopshti me u mahite (per te kaluar kohen)
Aty velat me valzue (per te lundruar)
Me valzue per shpine te detit

Me Halilin brenda kane hy
Sa fort shpejt kralica gati asht ba!
Kur ka pa sokol Halilin
A dredhe mbrapsht si dridhet gjarpni
Edhe deren e ka shkrepe (ka hapur me force)
Fill te krali paska shkue
-Te kane ardhe cubat e Jutbines
e ty kullat ti kane zaptue
erzin marre, cikat cnjerezue! -

Krali shpejt qenka shtrengue
tdy prej krahu krajli i ka kape
nburgje tthella Halilin e ka ndrye
rrugen e madhe Tanushes ia ka dhane
Mire po e ndal Jovani (nje mik) e po e pyet:
-Casht ky vaj Tanushe lum motra? i thote-
Se kso britme kure nuk kemi ndi!
-Rob kane zane Halilin e Mujit
e mue rruget tata mi ka dhane

ma per tgjalle te shpia mos me kthye!
Nji fjale Mujit te dera me ia cue
Me i ra mbrapa Halilit sa ma pare
Ndryshe djali ntburgje tu ka kalbe!
E ka gjete nji njeri te beses
Menjihere Mujit naten ia ka nisun
Nnestret nadje djali asht kape te kulla
Nji ka nji punet ia kallzon Mujit
Tmadhe burri paska nise me qeshe:

-A tkam thane taraku (dem, mezat) i Kotorrit
se Kotorret kane me ta hanger kryet?
Ka dale trimi ne beden te kulles
Me nji kushtrim ka thirre Jutbine e Krahine
-Skam cka u them more aget e mi
vec me koriti sokol Halili
Me u shtrengue burra si te mundni
Se dita e vdekjes ma e veshtire nuk vjen!
Kane ba ashtat trimat me ushtue

Kane ba lumin trimat mu turbullue
Kane ba gjoket trimat me fluturue
E tjane kape te Kotorret e Reja
Neper rane tdetit Muji i ka shpernda:
-Ver me goje mos guzoje kush me ba
Se shume njerez qenkan mbledhe nKotorre!
Me kushtrim krali i ka thirre
Midis logut asht nji djale i ri
Hekrat duersh bugagite (prangat) kambesh

Ai asht Halil aga i ri
Mbare Kotorret me ate po qeshin:
-A po e sheh Halil, vdekjen me sy?
Kurre ma ngushte, Halil, a thue ke qen?
Kuvend burrash djali paka shtrue
-Sasht ngushte njeriu deri ndite te vdekjes
-Fjalen e mbrame ne pac me e fole
se ty jeta mat hu tu ka sose!
-Pese dekika (minuta) liri me me dhane:

Tjeter tmire ne tparet nuk na kane lane
Kurrnji nesh mos me vdeke ne shtrat
Por me shpate mu pre tuj kendue-
Edhe duert mire ia shpengojne
Ia kane dhane lahuten ne dore
Kurrkush djaloshin vesh se ka marre
Krejt po e kendon kangen ne gjue te pareve
Qaty Muji neper fushe ka dale
E e ka ba nji piskame te madhe

Jane shembe kullat gjer ne themele
U trand deti me hy brenda
Kane gjemue malet si per mot tlig!
Kurrnji trimat nuk po e lane me ike
Lufte e rrepte aty qe po bahet
Me dhambe trimat duen shoshojne me shkye
Me dhambe gjoket duen shoshojne me e marre
Notojne kurmat thelle ne det
Notojne trupat neper gjak

Hic spo lodhet Gjeto Basho Mujei
Sa thelle trimi me paska hy!
Muji djalin e ka shpengue
A turre djali si i terbue
Gjalle me dore kralin e ka zane
Me shpin ne hu ditet i mbaroi
Qatehere burrat kane rroke unat (urat e zjarrit)
Shpejt qyteti ka marr zjarr
Ka marre zjarr krejt ne fund e ne maje

Sa fort Muji masht terbue!
Aspak dhimbe trimi spo ka
As per kulla qe rrenohen
As per tvdekun qe shkrumbohen!
Tri here dielli ka prandue
Tri here hana ka ague
Kurrkund zjarri me pushue!

GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyjet n forum : 10699
Regjistruar m : 04/06/2007

Mbrapsht n krye Shko posht

miq Re: Folklori shqiptar, Cikli i kreshnikeve

Mesazh nga GISHTEZA prej Thu 28 Jun 2007, 14:55

Omeri i ri



Lum e lum per tlumin Zot
Nujeme kane e zoti na ka dhane
Kur ishkane nji plak i mocem
Mashkull nvoter si ka mbete
Nji baloz nmejdan po i del

Edhe i leter po mi a con
Letren plaku po ma kndon
E me lot ai po e loton:
-Sot nji jave nmejdan me mdale
Ka qite cika e i paska thane:
-Pash nji zot, babe, qi tka dhane
Shka asht letra, qi po e kndon
E me lot fort po e loton?
-Le, mori cike, ty zoti truejte!

Rrezikzi kishem qillue
Cse kam le mos me gezue
Mue balozi mlype mdjdan
Un jam plak edhe jam zhgrehe (kam rene)
Nuk po muj me dale nbejleg (dyluftim)
Ka qite cika e i paksa thane:
-Aspak, babe, ti dert mos ki
kur tdale drita, ajo dalte e bardhe
ke mu vesh, babe, ke mu mbathe

per me ra nAgaj tJutbines
Agajt stlane jo me u korite
Kur ka dale drita, dalte e bardhe
Mire asht veshe plaku e mire asht mbathe
Per Jutbine heret asht fillue
Tridhet Age mkuvend mi ka bashkue
Hallin Agvet mire jau ka dertue (ka qare hallin)
Mue balozi mlype nmejdan
Mlype nbejleg me te me u pre

Pashi zot, Agaj, u ka thene
Un jam plak e tash jam mbete
Kurrsi Agajt me goje nuk kan fole
As me sy nuk po e shikojne
Shum-e paret plaku po jau njehe
Nuk ndigjojne me i preke me dore
Shpejt ne kambe plaku kenka cue
I ka hipe gjokut e a fillue
Ne shpi tvet kur paska shkue

Ka nise cika e po e pevete
-Babe a mujte, Agajt, a i ke gjete?
-Bet ne zotin, cike! Si mka dhane
Sndigjoi kush paret me i preke
Sndigjoi kush mejdanin me ma hjeke
-Hajt, bre babe, hic me u ngushtue
Per baloz sot mke djale mue
E stla, babe, un ty me shkue
-Le, bre cike, ty zoti truejte!

Sot dy jave nuse vijne me tmarre
Po nmejdan si ke me dale
Po nmejdan si ke me shkue
Kryet balozi me ta shkurtue
Dy here marrja mue me mmlue
Plak pleqnije me u shnjerzue?
Po shtrengohem e po shkoj vete:
Nuk baj dam edhe me mbete
Hic bre cika vesh nuk kish marre

Shpejt ne kambe ajo kenka cue
Mire ashte veshe edhe shterngue
Tu berberi na paksa shkue
Sikur djale kryet e ka rrue
Sikur djale nftyre me tu duke
Ska mujte baba i vet me u ndale
Ka nise plakur atehre me e sue (mesue)
-Permjete drumeit, cike , tuj shkue
Burri mdrum te ka qillue

Kur te shkojsh nat katund me ra
Aty asht sheher i madh
Njajo kulla, qi asht ma e bardhe
E tri katesh bojen e ka
E burrit tyt ajo ka qillue
Rueju ndere, pra, mos me i shkue!
Mi ka hipe gjogut ne shpine
Tmadhe gjogut i a ka dhane dorin
Kur ka ra nat katundin e ri

Cpo shikjon cika me turbi
Ma ka vu doren ne ball
Nate tuj erre, dielli tuj ra
Bet ne zotin cika qi ka ba
Nbe tzotit si ish betue
Nkonak burrit per me i shkue
I a ule gjogut , burrit i bje ndere
I thrret tmadhe e i trokate nji here
Dikush gjegje e jashte ka dale:

-Kush je ti thote more djale?
-Mysafir a don me tardhe?
-Ti hoshgjelden te i ka thane
npodrum gjogun i a ka cue
kan hi node e kan pushue
i a pjeke kafen me sheqer
i a ka dhena e ne dore e merr
kah te pin po e vndon oroe (po e ve re)
ne fyt kafen i a shef ka i rrqet

sa fort djali si asht ngushtue
paj te nana tha paska shkue
ka qite nanes Alia e i paska thane:
-Bet ne zotin, mori nane
Mysafiri, qi na ka ardhe
Paj per seri ma ka lkuren e bardhe
Kah e pin kafen nfyt i a kam pa
Shoqi i tij kurre nder ne ska ra
Shka i ka thene baxhija e shkrete

-Nmos bre femen, bir, do tjete?
Epja fyellin a thue po i bjen
Epja i here lahuten ndore
Qitni strugen e unaza lodroni!
Mire kan hanger e mire kan pi
Ma pvete djalin prej kah je
Po mi thote: Omeri i ri
I a ka dhane fyellin ndore:
Mjaft bukur po mi bjen

Shpejt mi luen gishtat e dores
Mire mia shjtejn frymen e gojes
I a ka dhane lahuten ndore:
Mjaft bukur po mi bjen
E ma mire me kange po e ndjeke
Kan qite strugen e kan lodrue
Tri here djalin e paska cue
Sa fort djali qi ashte ngushtue
Shpejt te nana tha paska shkue

Ka nise nanes tha me i diftue:
Tri here kapuca qi mka cue
E lahutes mire i ka ra
Edhe fyellit si ma mire nuk ka
Probatin nane , po e xa
Sa mire nanan a kujtue
Ka marre djalin e maka sue:
- Hajtni node tdy per me shtrue
Po nkjofte femen ka mu diftue

Gjume ne sy nuk ka me i shkue
Te dy nodre kan shkue me ra
Tmira teshat mi kan gjete
Se shkoi nata cika kishte fjete
Edhe djali tuj na ruejte
Po hic cika skishte luejte
Kur ka ague tha drita e bardhe
Tha te nana djali kishte dale:
-Bet ne zotin tha mori nanae

Si ka ra njashtu ka ndjehe
Ka qite nana e i ka thane:
-Nmeshteri me dale ndugaje
Me na ble fyellin prej pirinxhit
Me na marre furken e praruet
Ndere te dyja me i a vndue
Ne kjofte femen mos mu kujtue
Ajo furken ka me shikjue
Sa shpejt djali qi a nise

Nmeshteri tha kenka shkue
Fyell e furke - tha i ka marre
Fyell e furke mire i ka pague
Ka marre rrugen e asht fillue
Nder todes Omerit i a paska vndue
Shpejt asht veshe cika e shpejt asht mbathe
Paj ne dere tha kah ki pa dale
Shtjelm bre furkes i paska ra
Ma kap fyellin nat dore tbardhe

Kurrsi ciken pisk spo e xane
Kan pi kafen me sheqer
Fjala fjalen mire po e qet
Kqyr Alia shka i ka thane;
-Probatin, Omer, me txane
Bet ne zotin Omeri i ka ba
-Sot nmerak ty nuk po tla
Ktij balozit do ti dal nmejdan
Zoti e din si kam mu da

Per ne kjofte rrezik me mpre
Edhe kryet mue me ma trete
Marak ti per mue pse me mbete?
Paj ne kjofte nafake per me pshtue
Ksajt kah shpija kam me u diftue
Atehere Alia tha e la me shkue
I ka dhane doren e cika asht fillue
Ne shpine te gjogut si i ka ra
I a ka dhane tmadhe dorin

Aty mire si ka pushue
Ka lute zotin me i ndihmue
-Zoti tvrafte, Omer, - i paska thane
Qi tka lane Muja ktu me ardhe
Kenke i ri un sot me tcarte
Stutet burri tha baloz, me fjale
Cili shoqin po e ndjek ma pare?
Te dy ngjoga jane zatete
Ik ti djale, balozi te i ka thane
Edhe mprapa ciken poma ndjeke
Se sa vrap gjogat mi kane lshue
Se sa rebtas mtopuz kenkan gjue
Sa fort cika i a ka ruejte
Shpte per shpte atehre kenkan dredhe
Te dy shpatat tha si i kan ndeshe
E balozit dy copesh po kputet
Njatehere cika shpate po i bjen
Dekun ntoke kjo po ma qet

Mi zdrype, gjogut , mbi te kcen
Kurrsi kryet spo mund i a merr
Kaq per serei tmadh qi e kish pase
Athere gjogut mi bertet
Hajt bre, gjog, zoti ty tvrafte!
Nqerrazhi po due me tshite
E qymyr me bajte me ty
Nmnere qymyrin gjogu e pat
Nstom te lugut ndy gjujt ra:

Sa ntdy gjujt gjogu ka pushue
Ngjat balozit cika asht shtrengue
E ka mrrote (e permblodhi) e nshpine e ka vdue
Ka marre rrugen tha per me kthye
Ka marre rrugen nshpi me shkeu
Bash te i shoqei tha kish pushue
Qeft po bajne tha tu kendue e tuj pi
Mkan shtrue buke edhe jane ngi
Kan marre lojne me lodrue

Ka nise drita me ague
Asht ba gadi cika me u fillue
Don Alia tha per me e ndalue
-Ku po don, Omer me shkue-
Probatina na sot pa u vllaznue?
Bet ne zotin Omeri i paska thane
Kurrnji pare me vedi nuk e kam
Besen e zotit tha me ta dhane
Se sot nji jave ne darsem kam me tardhe

Se sot njijave ne darsem kem mu pa
Probatina atehre na kem mu ba
Njatehere Alia i ka besue
Asht fillue cika e nshpi ka shkue
Mi ka dale plaku tha ne dere
Masht gezue baba tha nji here
Tane Jutbinen tha e ka bashkue
Per gjithe dite tuj pi e tuj kndue
Erdh Orogu (koha e caktuar) nusja per me shkue

I qind darzmore Alia i paska cue
Mire fejtaret fejve (fyejve) po mu bijne
Mire kalorsit gjogave , po mu rrijne
Kangataret spo pushojne nji here
Pushke tuj qite, dajre tuj ba
Ne konak Alis i paskan ra
Njimi vte darzmore bashkue mi ka
Mire me hanger tha u kish gatue
Rreth e rrotull Alia tuj shikjue

Kurrkund porben tha me sy spo e shef
Kurrrkund proben tha nder shok nuk e ndan
-Ndalje kangen tha dajre mos me ba
Sei probatin tha mue mpaska deke
Sot nji jave tu un tha mik mka fjete
Besen e zotit ai mue ma ka dhane
Nkjosha gjalle pa tgzue sdue me tlane
Nder darzmore mue tparin ke me mpase
Pushoi kanga, - tha e pitas gjithkush mbet

Se as me shoqin kurrkush ma spo flet
Shka po i thot nusja vjerres svet
-Me ma thirre Alin ne dere
Ndere te odes Alia paska dale
I a ka thane nusja nja dy tri fjale
I a ka thene nusja e i ka ba be
Ndac Ali me mvra e me mpre
Mik sot nji jave ktu mue mke pase
-Hajt ty hajrin per me ta pa!

Node te miqt Alia paska shkue;
-Nisni pijen, shoke, nisni me kndue;
Probatini tek mka ardhe mue
Kshtu mkan thane, se atje nuk jam kane.

GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyjet n forum : 10699
Regjistruar m : 04/06/2007

Mbrapsht n krye Shko posht

miq Re: Folklori shqiptar, Cikli i kreshnikeve

Mesazh nga GISHTEZA prej Thu 28 Jun 2007, 14:55

Muji vret Paun Harambashin.



Hert ohet Paun Harambashi
e shtrngojke at'gjokun e zi
mir ia vjerreke topuzin n'telqi
duel pr dere, bjeshkn e ka msy
Trimij berre ai n bjeshk po i qet
tridhet qen ai prapa po jua ngjet
i ka marr me to tridhet oban
edhe i merrka plot tridhet sejmen

nji ardak pr vete p'e mbaron
bjeshkve dhent sa mir po jua l'shon
Shih, prej Mujit frika e kish ngran
mos ndoj sherr, po, Muji ia mbaron!
digjo 'bani Paun Harambashi
-Pse nuk ohem, - tha, - me u vesh e me u mbath
me ra, - tha, - te kroni i Jutbines?
Mos pa shoke atMujin e zatet
nmujsha pushke hajnisht une me ia dhane

ia la vetes, po, edhe nji nam
Veshet shpejt Pauni u shtrengua
per mejdan sa mire qe asht gatue
Pse asht shka, hakun mos me ia ngrane
shume ish qene Pauni trim me nam
Si vetima te kroni po shkon
fsheke vracin ne pyllin e zi
edhe vet nzhavarr sa mire ka hi
shih sa mire ne zhavarr asht palua

pritke shkjaku Mujin per me shkua
Ngjoni shkoke aty cka asht mbarua
tridhete cika ne kambe ishin cua
shkuen te kroni tshkretat uje me marre
cpo u prijke Ajkuna e Bardhe
I lane fjalet te kroni po shkojne
me e mbushe kanatata po fillojne
dhe kanatat sa plot i kane mbushe
Duel Pauni bash sikur arushe

Shih Pauni cikave u bertet
me kamxhik ka nise e po i prek
permbi tesha gjakun po jau qet
bash si kingjat po i fillon perpjet
te cardaku horri po i qet
Kur ia mbrrini nje plak me gjok te bardhe
ish hajvani, po, si shpend i bardhe
Prej zhavarri Pauni kish dale
edhe plakut gjokun ia kish ndale

e rrxoi plakun, krej e ka llomite
i ra cizme e ia then brinjte
e la plakun, gjokun ia kish marr
Shih, nji leter Pauni mbaroi
nJutbine Mujit letren, po, ia coi
po ne leter Pauni cpo thote?
-Ku je, Muje, he, zoti ty te vrafte!
Nam te madh dynjaja per ty ban
nuk ka krajl haraci qe ta pa

Por nuk asht per ty, Muje, qysh kane thane
qe, une bjeshken, Muj-o ta kam zane
pa travnine une ty po ti lshoj gjane
A ste vjen marre, o Muje - i kish thane
Sa tue qeshe ai Muji qenka cua
po i bertet asaj te lumes grua
-Kafe tzeze e duhan me mgatua
Cohet Muji kadale asht shtrengua
e pe merrke atgjokun e bardhe

e i hipi Muji atit ne shale
Kur pa gjoku bjeshken qe ka marre
sa pe rrehke, po, fushen me kambe
sikure rrfeja bjeshkes i dha gjame
te cardaku ushtima po shkon
Drodh Pauni, Ajkunes i ka thane
- Qe, kaq kohe ne bjeshke une jam
kurre per tkthjellet nuk kam ndie gjame!
-Nuk asht gjame, - Ajkuna i ka thane

tash, po ngjet, asht nise baci me ardhe
Kah cardaku gjokun Muji e con
i dripi gjokut e pushim pe ban
ish zhegite e gjoksin pe zbulon
Prej cardakut Pauni shikon
nis Ajkunes ai e i ka thane:
-Qysh mu vesh Muji nngiq tzi?-
Krejt ne *** ai trupin qysh me e shti?
Shih sa gaz Ajkuna ka perpi

-Po trrejne syte, Paun, e sje kah di
Baci Muje sasht vesh nngiq te zi
asht i leshtun gjoksit bytevi
asht i leshtun ne gjoks e ne krah
si asllani qe del neper mal
A ia sheh, Paun, vetlla e mustake?
Shihja syte, Paun, si i jane pergjake!
-Digjo ktej, Paun, - Muji kish thane
Kollaj asht , - tha, - me lidhe fmi e pleq

Kollaj asht, - tha, - cika me grabite
Kollaj asht tha, - pleq ne llom me qite
Del mejdanin me nda me kreshnike!
A po cohesh mejdanin ta ndajme?
i tha Muji e hipi ngjok te bardhe
- Ndiqem prapa, Paun! I kish thane
Nisi gjokun lendines Muji me ike
shih, permbas Pauni ia ka nise
Kush me e zane at gjokun, po, te bardhe?

Si shpend me krahe vrapin e kish marre
Kur e ngjoi Pauni me gjilit
ishte gjoku sa fort i shperdhite
nte dy gjunjet gjoku ish qene pase rrxue
mbi krye Mujit gjiliti i ka shkua
e tri bjeshke, tha, po, i kish kalua
Kur a dredhe, - tha, Pauni, me ike
fort pe gjuejke Muji me gjilit
bash si rrfeja gjilit ia ka ngjite

po kish ndeshe gjiliti ne celik
Qatehere trimat shpatat i kane qite
qafa-qafa atllaret kane afrua
tmadhe Muji sa iu ka gerrmua
- Sjell perpara, Paun, cje tmerrua?!-
Shume i djathte kish qene, po, Muji vete
me shpate shpaten sa mire po ia prt!
Jane thye shpatat edhe jane coptua
prej atllareve tdy nlendin jane gjua

gjoks per gjoks, po trimat jane zatete
tre sahate, po kane dredhe e kan zhdredhe
prishe e kane ate mejdanin krejt
thoshje laver asht ba, qe, tri vjet
Nkokerr tshpines Muji e ka gjua
e lendines zharg shkaun pe ngrehka
me i cope shpate, - tha, - kryet po i prejka
Kshtu mkane thane, atje une nuk jam kane
sasht cudi, se trimat gjithcka bajne.




Shpjegime:

Harambashi Kapedan i krajlise Harambash ka kuptimin Kryehajdut
telqi shtroje lekure qe vihen ne shale te kalit
sejmene roje
cardak ketu me kuptimin e cadres
zatet e ndesh, e takoj
palua eshte fshehur
zhavarr lloj bime barishtore

kanatat ene prej balte; shtambe
bash tamam
kingjat qengjat
llomite e ka dermuar, e ka perbaltur
travnine pa taks, pa pagese
marre turp
gjame ketu ka kuptim potere e madhe, bubullime
drodh u kthye
baci vellai (me perkedheli, por edhe nderim per me te moshuar)

dripi zbriti
zhegite e kishte zene vapa
ngiq nje lloj veshjeje me lekure deleje te zeze
bytevi krejt, i/e gjitha
gjilit shtize e shkurter, me omange ne njeren ane, si topuzi
shperdhite i shkathet, i ushtruar
*shume i djathte i shkathet, i shpejte
gjua u hodhen, u turren ne lendin
laver toke e punuar

Pushka ne kete kenge eshte nje element qe eshte shtuar me vone, duke e kenduar kengen brez pas brezi. Nje element tjeter historik ne kete kenge eshte organizimi i dylyftimit. Sipas rregullave te asaj kohe, caktohej me short se kush do te iket e kush do te qellonte i pari. Ky i fundit kishte me shume mundesi per te fituar. Ne kete kenge, Muji ia le vullnetarisht kundershtarit kete mundesi.

GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyjet n forum : 10699
Regjistruar m : 04/06/2007

Mbrapsht n krye Shko posht

miq Re: Folklori shqiptar, Cikli i kreshnikeve

Mesazh nga GISHTEZA prej Thu 28 Jun 2007, 14:56

Mejdani i Mujos me Balozin.



Kur ka ken' Baloz Edelia
ne Jutbin' Balozi ka ra
Kunen Mujit don me ia marr
N'saraj t'Mujit Balozi ka dal'
po na rrin tri dit' e tri nete
kurrsesi Kunes s'mund ia njese

Trimi Muj' ne bjeshk' me gjua
ne kambe trimi a varrua
Hajt, Baloz, gjokun me ma pru
Shkon Balozi gjokun me ia marre

- Bjerem uj' Kune, po du me pi!
Shtrin doren njet me ia dhane
mas berrylit kerahin ia kape
n'vidhe t'gjokut Kunen ma ven
per krajlie e njaty e a nise

Mir' Muji Balozin e heton
mrapa Balozit i asht vu
Thojt' ne fyt Balozin ma kape
nen veti Balozin ma rrzon
krye e krah' me shpat' ia shkurton.

GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyjet n forum : 10699
Regjistruar m : 04/06/2007

Mbrapsht n krye Shko posht

miq Re: Folklori shqiptar, Cikli i kreshnikeve

Mesazh nga Guest prej Mon 18 Feb 2008, 23:34

shum flm motrushe bukuroshe per keto tema te vklefshme me respekt nga motra kis

Guest
Vizitor


Mbrapsht n krye Shko posht

miq Re: Folklori shqiptar, Cikli i kreshnikeve

Mesazh nga Sponsored content Today at 02:55


Sponsored content


Mbrapsht n krye Shko posht

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Mbrapsht n krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti prgjigjeni temave t ktij forumi