» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Kėnga e Gjergj Elez Alisė.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kėnga e Gjergj Elez Alisė.

Mesazh nga GISHTEZA prej Thu 28 Jun 2007, 14:49

Mė lart ka njė prezantim tė heronjve Muji dhe Halili, dhe ndoshta kjo temė do tė pasurohet mė tej. Le tė flasim pak pėr figurėn e Gjergj Elez Alisė. Sipas folkloristit tė madh shqiptar Qemal Haxhihasani “ky hero, qė gėzon njė popullaritet tė gjerė nė epikėn tonė heroike, nuk ka ndonjė lidhje tė drejtpėrdrejtė me cetėn e Mujit e tė Halilit, prandaj ėshtė marrė edhe si personazh i njė nėncikli mė vete nė kuadrin e kėngėve tė kreshnikėve.” (Q.H. nė Folklori shqiptar, Tiranė 1977 f.76). Si nė rastin e kėngėve rreth Mujit dhe Halilit, kėnga e Gjergj Elez Alisė u botua nė “Visaret e Kombit” (Vėll.II, Tiranė 1937 f.42). Tė gjitha kėto materiale ribotoheshin nga Instituti i Folklorit nė “Folklori Shqiptar II Epika Legjendare” (Tiranė 1966). Material me vlerė ėshtė edhe studimi i Fatos Arapi “Kėngė tė mocme shqiptare” (Tiranė 1986). Njė artikull i Fatos Arapit nė lidhje me motivin e Vėllaut tė vdekur (Kėnga e Halil Garrisė/Kėnga e Dhoqinės/Kėnga e Kostandinit e Garentinės). Ky artikull po jepet mė poshtė :

Tė dhėna burimore

Gjergji (Shėn Gjergi) ishte njė burri i shenjtė, njė dėshmor fetar, i cili u lidh me kultin e krishterė, por pėr biografinė e tij nuk dihet gjė me siguri. E qartė ėshtė vetėm se emri Gjergj (Georg, George) u pėrhap nė Evropė. Mė vonė, nė kohėn e mesjetės, Gjergji nė shumė vende u bė njė figurė legjendare. Ai u paraqit si njė kalorės, i cili vra njė dragua dhe me aktin e tij tė trimėrisė e shpėtoi jetėn dhe nderin e njė princeshe. Lidhjet midis Gjergjit dėshmor fetar dhe Gjergjit kalorės janė tė pasigurta. “Kėnga popullore shqiptare “Gjergj Elez Alija” dhe shumica e varianteve tė saj nuk kanė asnjė element tė pėrbashkėt me legjendėn kristiane pėr Shėn Gjergjin.” (Sadri Fetiu: Aspekte krahasimtare tė kėngės popullore “Gjergj Eliz Alija” nė “Kultura popullore” nr 2/1980 f. 95)

Nė Suedi Gjergi, nėn emrin Sankt Göran (Shėn Gėran), u bė i njohur pėrmes njė skulpture qė gjindet nė Kishėn e Madhe tė Stokholmit. Kjo skulpturė, me trimin, princeshėn dhe dragoin, u krijua midis viteve 1484 dhe 1488 nga skulptori gjerman Bernt Notke, i thirrur nė Stokholm nga pushtetmbajtėsi Sten Sture i vjetėr pėr kėtė projekt. Simbolika kuptohet lehtė: Princesha (Suedia) shpėtohet nga kthetrat e dragoit (Danimarka) nga kalorėsi trim (Sten Sture). Disa vite mė pėrpara suedezėt kishin fituar mbi danezėt nė njė betejė afėr Stokholmit, dhe Suedia kishte mbrojtur pavarėsinė e vet pas disa vitesh unioni me Danimarkėn.

Nė Angli Shėn Gjergji u bė shenjtor kombėtar dhe lėvizja e vėzhguesve (Scouting) e ka zgjedhur Gjergjin si simbolin e saj.

Do tė pėrqėndrojmė vėmendjen te kėnga e Gjergj Elez Alisė. Sipas tė gjitha gjasave, pra, ajo nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me legjendėn kristiane pėr Shėn Gjergjin. Nga ana tjeter kjo kėngė ka pėrhapje ndėr popujt e Gadishullit Ballkanik, ose mė mirė tė themi subjekti nė variante tė ndryshme gjendet te rumunėt, serbėt, kroatėt, maqedonėt dhe bullgarėt pėrgjithėsisht me emrin Bolani Dojēin. Te grekėt dhe turkėt kėnga ėshtė e panjohur.

Diēka pėr variantet kryesore tė kėngės.

Nė variantin shqiptar Gjergj Elez Alia, njė malėsor, ka nėntė plagė tė rėnda mbi trup dhe dergjet nė shtratin e vdekjes. Shumė ka luftuar kundėr shtypėsve tė huaj; nėnė e babė e kanė vdekur, por motra e Gjergjit kujdeset pėr tė natė e ditė te kryet. Dhe nė kėtė situatė njė baloz i zi, njė trim i prapė, ka dalė prej detit. Ky baloz rrėnon e shkatėrron vendin, duke prerė gjithė trimat qė kanė guxuar t’i dalin nė shesh tė luftimit. I ka ardhur radha Gjergjit. Ai duhet tė luftojė pėr nderin e shtė//ė dhe tė motrės.
Ai e urdhėron tė motrėn qė tė shkojė dhe t’i mbath gjokun (kalin) e luftės te nallban-probatini. Po ky tregohet njeri i mbrapshtė, se i lyp vajzės “faqet e sytė”. Vajza i pėrgjigjet atij rėndė me fjalė dhe niset e bie nė derė tė nallban-jaranit (kumbarės). Ky ia mbath kalin mirė e bukur e tė nesėrmen Gjergji i del nė shesh tė burrave bajlozit tė tmerrshėm.
Trimat nė fillim hakėrrohen me fjalė, pastaj nis njė dyluftim nga mė tė egėrit, dhe Gjergj Elez Alia mė nė fund del fitimtar – ai ia pret kryet armikut. Ai kthehet nė shtėpi, thėrret pėrreth tij fshatarėt, u fal atyre gjithēka ka nga pasuria e vet dhe u lė amanet tė motrėn. Por pikėrisht nė atė ēast kur ai pėrpiqet ta pėrqafojė motrėn pėr herė tė fundit, qė tė dyve u pushojnė zemrat nė kraharor, dhe vėlla e motėr vdesin tė pėrqafuar. Fshatarėt hapin njė varr tė gjerė e tė gjatė dhe i varrosin ata ashtu siē janė tė pushtuar njeri me tjetrin. Dhe u mbjellin tek kryet nė shenjė jete njė bli. (Njeriu kthehet nė drurė – mbeturinat e totemizmit primitiv).

Nė variantin maqedonas njė “harap i zi” ka dalė nė fushat e Selanikut dhe ka ngritur shatoret e tij tė bardha. Ai merr nėpėr kėmbė nderin e njerėzve dhe i ka vėnė vendit njė haraē tė rėndė. Harapi kėrkon ēdo ditė nga njė nuse tė re e ēdo mbrėmje nga njė vashė me tė cilat bėn dashuri dhe pastaj i vret. I ka ardhur radha Angjelinės, sė motrės sė Dojēinit tė sėmurė. Duke fshirė avllinė ajo qan dhe i derdh lotėt breshėr. I vėllai e sheh dhe e pyet se ē’ka. Motra i tregon tė vėrtetėn: “Erdhi radha ime, mua do tė mė marrin.” Dojēini e porosit tė motrėn qė tė shkojė tek Ymer Biēakēiu dhe tė mprehė shpatėn e mejdanit qė ka nentė vjet qė nuk punon dhe ėshtė ndryshkur. Ymeri i kėrkon vajzės “sytė e zez” dhe Angelina duke qarė largohet prej tij. Kthehet nė shtėpi dhe i tregon tė vėllait se ē’i ka ndodhur. Ky e urdhėron qė ta lerė aty shpatėn e pamprehur e tė marrė kalin e tė shkojė te nallbani Mitro Pomerjanēe pėr ta mbathur. Por edhe nallbani i kėrkon Angjelinės “fytyrėn e bukur, si dielli i kthjellėt”. Dhe vajza qan dhe kthehet pėrsėri nė shtėpi me gjokun e pambathur. Atėherė i vėllai i sėmurė kėrcen nė kėmbė dhe i thėrret sė motrės: “Shko e merr armėt e ftohta dhe ēoja Pletikosa Pavles (“flokėgėrshėtuari Pavel” – figurė nė disa kėngė tė sllavėve tė jugut) qė t’i lajė.” Vajza bėn ashtu siē i thotė i vėllai, por edhe armėlarėsi i kėrkon asaj “shtatin e hollė si njė kallam deti.”
Ēupa kthehet nė shtėpi duke qarė e lebetitur: “As miq e as vėllezėr besnikė / Ata janė qė tė gjithė turq tė pabesė.” Atėherė Dojēini i armatosur por me armė tė pamprehura, me kalin e pambathur niset e shkon nė qytetin e Selanikut. Pasi vret Harapin e zi kthehet prapa e nė rrugė e sipėr u pret kokat Ymer Biēakēisė, Mitre Pomerjanēit dhe Pletikosa Pavlit. Me tė ardhur nė shtėpi ai kėrkon qė tė vijnė priftėrinjtė e shenjtė, i ndezin qirinjtė dhe heroi jep shpirt.

Nė variantin serb trimi quhet Xherxhelezi, person negativ dhe i dorės sė dytė, kundėrshtar i hidhėt i heronjve protagonistė tė tyre tė krishterė.

Nė kėngėt boshnjake Xherxhelezi ( d,m.th.me emrin si nė kėngėt serbe) ėshtė njė mejdanxhi i sulltanit.

Kjo mjafton pėr tė treguar se as kėngėt serbe, as ato boshnjake, kanė asnjė pėrqasje me heroin e kėngės shqiptare, i cili ėshtė simbol vetėmohimi pėr lirinė e vendit dhe mbrojtjen e nderit tė familjes.

Elementet e kėngės shqiptare dhe ato tė kėngėve sllave.

Prof. Eqrem Ēabej - mė i madhi lingvist shqiptar - ka vėnė nė dukje rolin dhėnės tė poezisė popullore shqiptare ndaj poezisė sllave. Ndėr elementet mė me rėndėsi thekson Profesori, janė emrat tripjesėsh tė heronjve Gjergj Elez Alia, Gjeto Basho Muji, Dezdar Osman Aga etj. Kėta emra vazhdojnė tė jetojnė edhe sot nė emrat e banorėve tė Veriut: Ded Gjo’ Luli, Prel Memė Ujka etj.

Sadri Fetiu (Prishtinė) thekson se ne kemi shumė arsye qė Kėngėn e Gjergj Elez Alisė ta konsiderojmė si bazė mė tė hershme tė kėtij motivi nė letėrsinė popullore shqiptare. Sė pari, pohon Sadri Fetiu, kjo kėngė ėshtė shėnuar nė Nikaj tė Malėsisė sė Veriut, mu nė zonėn qė studiuesit e epikės legjendare e kanė vėshtruar si trevė tė truallit tė kėsaj epike ndėr shqiptarė. Mandej, kėnga nė strukturėn e vet poetike dhe kompozicionale pėrmban elemente tė veēanta arkaike dhe rrin shumė afėr baladave shqiptare, qė trajtojnė tematikėn problemore tė raporteve tė caktuara familjare.

Nė kėngėt sllave, me kėngėn maqedonase si varianti mė me rėndėsi dhe sigurisht mė afėr burimit, elementet fetare dhe kishtare janė tė dukshme. Sipas legjendės fetare kristiane, tė kushtuar Shėn Dhimitrit, ky e mbrojti Selanikun dhe ka trajta tė ngjashme si figurė me legjendėn e Shėn Gjergjit. Nė kėngėn shqiptare elementet fetare gati mungojnė, me pėrjashtim tė pėrfytyrimeve shumė tė lashta me mbjelljen dhe tharjen e blirit mbi varrin e heroit si dhe me paraqitjen e shpendit, qyqes, nė fund tė kėngės. Nxirret pėrfundimi se protagonisti sllav ka mė shumė tė pėrbashkėt me Shėn Gėranit nė Kishėn e madhe tė Stokholmit, qė pėrmendet nė fillim tė studimit, se sa me Gjergj Elez Alinė nė kėngėn shqiptare.

Konteksti historik i kėngės sė Gjergj Elez Alisė ėshtė i lidhur me rrezikun qė shqiptarėve u vinte gjithmonė nga deti. Sadri Fetiu bėn vėrejtje se ky fakt mund tė na ēojė nė pėrfundime tė gabuara, sepse sulmet nga deti kanė qenė realitet gjatė njė pjesė tė madhe tė historisė shqiptare. Sadri Fetiu pėrcakton kėtė hapėsirė kohore – qė nga kolonizimi helen deri te koha e Bizantit dhe tė sundimtarėve tė anzhuve dhe tė Venedikut. Mua mė ka tėrhequr pikėrisht fjala ‘baloz’ dhe fakti se ky luftėtar erdhi nga deti. Kėtu kemi tė bėjmė me fjalėn latine baiulus, fjalė qė u pėrdor edhe nė kohėn bizantine, ndėrsa me titullin bailo shėnoheshin sundimtarėt e Venedikut.

Kjo fjalė ėshtė shumė kuptimplotė, sepse nė kohėn e kryqėzatave (1096-1204) porti i Durrėsit kishte rėndėsi tė jashtėzakonshme dhe dihet se mjaft nga pjesėmarrėsit e kryqėzatės – tė pėrdorim fjalėt e historianit Edwin E. Jacques (Shqiptarėt vėll. I) - ishin “turma kalorėsish e fanatikėsh, shenjtorėsh dhe barbarėsh” tė cilėt “frymėzoheshin nga motive sa tė ulėta aq edhe tė larta, si urrejtja, aventura, plaēkitja, shpėtimi dhe ēlirimi i vendeve tė shenjta.”

Na lind pyetja nė lidhje me balozin: A kemi tė bėjmė me njė individ tė veēantė, me njė personifikim tė njė grupi ose njė trillim pa lidhje me realitetin? Variantet ndėr sllavėt janė pa dyshim tė krijuara shumė me vonė, sepse “harapi” ose “arapi” ėshtė njė fjalė turke, qė me siguri ka ardhur nė Ballkan pas periudhės sė pushimit turk. (E. Ēabej: Studime etimologjike II A-B Tiranė 1976 f. 60-61). E gjejmė p.sh. te Buzuku (1555).

Nė fund tė kapitullit tė sotėm do tė shifni disa detaje qė ka kėnga e Gjergj Elez Alisė, dhe tė cilėt mungojnė nė kėngėt pėr Dojēinin. Sadri Fetiu jep nė studimin e tij disa prej atyre qė janė mė karakteristike:

1. Dialogu midis Gjergjit dhe sė motrės nė kėngėn shqiptare nuk pėrmban asnjė element tė formulave tė zakonshme epike. Ky dialog ėshtė i gjallė dhe dramatik. Fillon me monolog e, nė pjesė tė veēanta, gėrshetohet pėrsėri me tė dhe pėrfundon me porosi e urdhėra, qė heroi i drejton motrės pėr t’ia pėrgatitur kalin pėr dyluftim. Dialogu midis Gjergjit dhe bajlozit fillon dhe pėrfundon me ironi; edhe nė kėtė rast nuk kemi asnjė element tė formulės epike.
2. Dialogjet ndėrmjet motrės dhe dy nallbanėve kanė elemente tė formulave, por nė rastin e dytė (kur motra bisedon me nallban-jaranin) formula shndėrrohet si ligjeratė e drejte nė pajtim me gjendjen shpirtėrore tė motrės. Episodet e nallbanėve nė kėngėn shqiptare nuk i determinojnė veprimet e mėvonshme tė heroit.
3. Nė kėngėn “Gjergj Elez Alia” nuk pėrshruhet fare figura e jashtme e bajlozit.
4. Kėnga shqiptare pėrfundon me njė epilog, i cili si shtojcė e veēantė e zgjidhjes sė veprimit, pėrmban nė vetvete tėrėsinė e njė poezie qė artistikisht paraqet fuqinė kulmore tė shprehjes poetike tė artit popullor.
5. Motivacioni i kėngės “Gjergj Elez Alija” ėshtė mjaft kompleks. Kjo kėngė ndėrtohet mbi njė sistem motivesh, disa prej tė cilave janė tė afėrta ose tė ngjashme me motivet e baladave tė vjetra shqiptare. I kėtillė ėshtė motivi i dashurisė ndėrmjet motrės dhe vėllait, pastaj ai i vdekjes dhe i respektit memorial tė heronjve si dhe motive mė tė imta siē ėshte kulti i armeve.


__________________

GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyējet nė forum : 10699
Regjistruar mė : 04/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kėnga e Gjergj Elez Alisė.

Mesazh nga GISHTEZA prej Thu 28 Jun 2007, 14:50

Kėnga e Gjergj Elez Alisė.



1-12
”Trim mbi trima ay Gjergj Elez Alija!
Qe nand’ vjet nand’ varra nė shtat m’i ka!
Veē nji motėr nat’ e ditė te kryet,
ja lan varrat me ujt e gurrės nandvjeēe,
ja lan varrat me ata lott e syve,
ja terė gjakun me ata flokėt e ballit,
shtatin vllaut ja shtėrngon m’ruba tė nanės,
n’petka t’babės trupin ja hijeshon,
armėt e brezit ja rendon mbi krye!
Sa herė trupin motra p’e tėrnueke,
Dhimbn e varrėve vallaut krejt e harrueke,
dhimba e motrės dekun n’tokė e lėshueke!“

Shėnim:
Bie nė sy menjėherė stili solemn dhe krenar, njė krenari shumė e disiplinuar qė nuk lejon teprime as nė formė, as nė pėrmbajtje. Fjalėt „trim mbi trima“ pėrcakton karakterin e Gjergjit. Motėr e vėlla jetojnė nė varfėri: Motra pėrdor disa ruba tė nanės dhe petka tė babės pėr tė lidhur plagėt e tė vėllaut. – Numri nėntė ėshtė konsekuent nė variantin shqiptar, ndėrsa nė variantin maqedon (sipas Fatos Arapit) ky numėr pėrdoret vetėm nė vargun 51. – Shumė e dukshme nė tėrė poemėn shqiptare ėshtė dashuria vėlla-motėr, njė dashuri tronditėse qė bėn vėllanė tė harrojė dhimbjet e vdekjes dhe shqetėsimet pėr fatin e motrės kur ai nuk jeton mė. Pėr shqiptarėt e ditėve tona ėshtė me rėndėsi tė kujtojnė kėtė lidhje vėlla-motėr si njė traditė burimore nė kundėrshtim me ato tradita negative me ngjyrim fetar sipas tė cilave gruaja ėshtė njė „tepricė", tradita qė cimentojnė epėrsinė e burrit mbi gruan...

13-20
„Ā dalė zani e paska marrun dhenė,
se ’i baloz i zi ā dalė prej detit,
Trim i prapėt e belagji qi ish’ kanė,
Ja ki’ qitun dheut nji rreng tė randė:
”Tim pėr tim kah njė dash tė pjekun,
tim pėr tim kah njė vashė me ja djergun,
ditė me ditė kah nji kreshnik me premun,
javė pėr javė kah njė krahinė me djegun!”

Shėnim:
Haraēi qė kėrkon balozi, dhunuesi i huaj, ėshtė i prerė dhe i tmerrshėm. Ai ka si synim tė nėnshtrojė totalisht territorin e pushtuar, tė shfrytėzojė pa mėshirė tė mirat e vendit dhe tė poshtėrojė njerėzit, duke shkelur sa mė rėndė mbi jetėn dhe nderin e tyre. Kėto rreshta kanė njė forcė tė jashtėzakonshme shprehėse, ato tregojnė lakuriq gjendjen e hatashme tė popullit tė robėruar.

21-32

”Edhe Gjergjit rendi te i ka ardhė,
me lot faqet trimit m’iu kanė mbushė.
Erzi i shpisė qysh lshohet n’dorė t’balozit?!
Ja ka nisė e motra e po bėrtet,
krejt me lot Gjergjin p’e loton:
-Po qysh mordja, o vlla, me na harrue?
Nanė e tatė kah kalben pėr nan bli,
trupi i vllaut vorrue qe nandė vjet nė shpi,
trupi motrės n’dorė t’balozit t’zi?!
Qysh s’u shemka kulla me na xanė,
qysh s’u kthyeka shpija n’nji muranė,
me t’pshtue erzin, mori e zeza nanė!”

Shėnim:

Themeli i shtė//ė shqiptare ishte i ndėrtuar mbi trekėndeshin Besa – Ndera – Burrnija. Dhe tani kjo shtėpi ishte nė rrezik; a do tė shkatėrrohej bile themeli? Brengosja dhe dėshpėrimi i tė dyve duhet parė nė kėtė kontekst. Kush do tė mbronte nderin e shtė//ė kur prindėrit janė tė vdekur, kur vėllau qė nėntė vite dergjet nė shtrat dhe motra ėshtė mbetur e pambrojtur dhe do tė lėshohet nė dorė tė balozit?


33-73

Dy copėsh zemra djalit iu ka da,
Dy sytė nė ballė motrės ja ka lshue,
Dy rigė lot pėr faqe te i kanė skhkue.
Dy fjalė kullės djali ja ka fjakrue:
-He, ju u nxisha, mori sarajet e mija,
me lymashk u mbloshi n’fund e n’krye,
brevė e gjarpėn paēi motėr e vėlla,
pikėt ndėr shtroje kaq shpejt qysh m’i lshuet?!
- Jo, more vlla, lum motra, i ka pėrgjegjė,
t’ka lodhė jermi e s’po di ē’je kah folė;
se pėrjashta shi nuk asht tuj ra,
sytė e motrės po t’pikojnė, more vlla!

Qatherė Gjergji dorėn ja ka shtėrngue,
mirė po e limon me ato duert e shtatit,
mirė po e kqyrė me ata dy sytė e mallit!
Kurr ma themshim djali s’i ka folė:
- Amanet, mori motėr, pse po kan?
Zemrėn dysh, mori motėr, pse ma dan?
Qė nandė vjet, qi trupi ā tu m’u kalbė,
Gjergji i yt tjetėr pushim nuk ka,
veē si gjethi i ahit n’log t’shullanit.
A thue s’pate me ngranė e me pi?
A t’la keq ty vllau pėr veshė e mbathė?
A mos t’u randue, ndoiherė me fjalė,
motėrzezės vallau me iu mėrzitė,
huj pėr burrė ndoshta qi me t’ra?

Sa mirė motra vllaut po m’i pėrgjegjė,
dorėn e vllaut tu balli e paska vndue;
- Amanet ku je, mori njomėzėja e ahit,
po e kaq fort, thue, jermi t’ka ngushtue?
Hisha gjallė nė dhe, n’t’u martue motra!
Mjaft kam pasė, o vlla, me ngranė, me pi,
mjaft kam pasė me veshė edhe me mbathė,
kurr ma randė se sot ti folė nu’ m’ke!
Tjetėr babė nuk kam, as tjetėr nanė,
amanet, more vlla, mos m’pasė randė,
pėr nji dert qi sot po due me t’kajtė!
Qysh s’u njom ky shtat qe nand’ pranvera?
Si s’u mkamb ky trup me dal’ tu dera?
Si s’u tha kjo motėr, thafa-e vera?
Po un’ balozit qysh i shkoj tu dera?


Shėnim:
Kėtu s’ka nevojė pėr shumė komente, kėnga flet pėr vetveten. Vetėm duhet theksuar me ē’farė gjalleri dhe dashuri flasin motėr e vėlla me njeritjetrin. Nė kėtė dialog nuk ka shabllone (mjaft forma tė ngurtėsuara ekzistokan nė poezinė popullore nė pėrgjithėsi). Kjo bisedė motėr-vėlla ka ngjyrėn e freskėt tė jetės, tė emocioneve njerėzore. Nė fjalėt e Gjergjit dhe tė motrės dėgjojmė shqetėsimet e tyre pėr vatrėn, shtėpinė, dhe kujdesin e tyre pėr njeri-tjetrin. Uria, sėmundja dhe hallet e tjera tė jetės mund tė durohen – por motra nė duart e balozit do tė thotė thjesht mynxhyrė!



Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu 28 Jun 2007, 14:51, edituar 1 herė gjithsej

GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyējet nė forum : 10699
Regjistruar mė : 04/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kėnga e Gjergj Elez Alisė.

Mesazh nga GISHTEZA prej Thu 28 Jun 2007, 14:51

74-104

Braf nė kamb’ por djali konka ēue:
- T’e marrsh gjogjun, motėr, tė mejdanit,
fill n’gjytet me te, motėr, tė m’bijsh
e t’mė shkojsh tu nallban probatini.
Fal’ me shndet, thuej, Gjergji tė ka ēue,
me ma math’ me petkoj prej tumakut,
me m’ia u shti thumbat-o prej ēelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalė.
S’u gjegj gjogun vllathi me ta mbathė,
Hypi atit, bjeri n’der’jaranit.

E nė sheher ēika konka ra
Edhe ā shkue tu nallban probatini.
- Puna e mbarė tė kjoftė, more kumbar!
- Tė mbarė paē, ti mori vasha e largė!
- Falėmeshhndet ty Gjergji tė ka ēue,
me ma mbathun gjogun mirė e mirė,
me ma vndue patkojt-o prej tumakut,
me m’ja shti thumbat prej ēelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalė!
Mbrapshtė po folė aj nallban probatini:
- Pėr n’m’i falsh, moj vashė, dy sytė e ballit,
ta kam pshtue vlla-Gjergjin prej mejdanit,
e baj gjokun me fjurue si era!

Se me idhnim ēika e kite marrė!
-Ē’je kah thue, bre burrė, goja t’u thaftė!
Jam kanė nisė tu dera e probatinit,
qe nandė vjet, qi gjogu ksajt s’ā ra,
m’ fal se ndeshkam derėn e magjupit!
Se kta sy njė her’ un ua kam falė
tatės e nanės qi kalben pėr nan’ dhe,
Gjergjit tem qi kalbet varrsh mbi dhe!

Shėnim:
Nallban probatini ėshtė njėri i pabesė. Megjithėse ai ėshtė vėllami i Gjergjit, vėllau i tij sipas traditės me gjak, ai tani pėrpiqet tė shfrytėzojė situatėn pėr tė kėnaqur epshėt e tij tė ulėta. Duke parė bukurinė e vajzės ai e harron besėn e shkruar me gjak. Dhe bukuria e motrės sė Gjergjit zbulohet nė botėn e saj tė madhe shpirtėrore, nė ndėrshmėrinė e saj, nė dashurinė dhe respektin qė ka ajo pėr tė vėllanė dhe prindėrit e vdekur. Propozimin e nallbanit ajo e hedh poshtė me pėrbuzje, duke e mallėkuar (“goja t’u thaftė!”).


105-155

Ka shkue motra tu nallban jarani:
- Fal me shndet, thot, Gjergji tė ka ēue,
kam orokun e mejdanit,
sa ma mir kėt gjok ti me ma mbathė,
Than m’ka pėr patkoj prej tumakut,
me m’ia shti thumbat-o prej ēelikut,
se do t’dal m’u pre me baloz t’detit.

Si pėr vedi gjogun e ka mbathė
Edhe n’pramje ēika ā dredh nė shpi;
ka gjet vllan tu e pritė nėn hije t’blinit.

Ēa kish ba ay trimi Gjegj Alija?
“Falėmeshndet” balozit m’i ka ēue:
- Me dalė heret n’at fushėn e mejdanit!
Ēikė pėr ty, baloz, nu’ m’ka qillue,
desht e vathit pėr ty nu’ m’janė majė,
sall nji motėr, nu’ po muj me lshue,
varrėt e shtatit s’ā kush qi m’i lidhė!

Sa ka nisun drita me zbardhė majet,
N’fushė tė mejdanit trimat konkan dalė.
Keq me fjalė trimat shoshojnė po rrekin:
- P’a prej vorrit, Gjergj, ti konke ēue...?
Pse me m’qitė, bre burrė, n’ket fushė t’mejdanit?

Sa mirė trimi i ka pėrgjegjė balozit:
-Tė lumt goja, baloz, mirė po thue!
Qe nandė vjet qi kam marrė rrugėn e vorrit,
Pak pa mrrijtė baloz, ti m’ke dredhue.
M’ke lypė motrėn para se mejdanin,
m’ke lypė berret para se ēobanin
e jam dredhė n’ket log pėr me t’kallxue,
se ne t’parėt nji kanu na kanė lanė:
“Armėt me dhanė pėrpara e mandej gjanė,
kurr balozit motrėn mos m’ja dhanė,
pėr pa u pre n’at fushėn e mejdanit!
Por shtėrngou, baloz, se t’ka ardhė dita,
se ktu i thonė-o Gjergj Elez Ali!

E i kanė ba dy gjogjat tim me tim
e n’topuz balozi e ka shinue.
N’dy gjujt gjogu Gjergjit te i ka ra,
pėrmbi kryet topuzi i ka fjurue,
dymbėdhetė pash m’ledinė u ngul topuzi,
dymbėdhetė pashė pėrpjetė, si re, u ēue pjuhni.

Atherė Gjergjit rendi te i ka ardhė.
Sa mirė trimi n’topuz qi ka dredhė,
lik pėrmjet balozit te i ka ra!
Ā trandė fusha kur ā rrxue balozi!

Meiherė trimi shpatėn ma ka nxjerrun,
kryet me neje trupit ja ka damun,
zhag pėr kambet trupin e ka ngrehun,
me gjithė at m’nji bunar e ka mbytun,
tė tanė lumėn gjaku e ka tėrzue,
pėr tri vjet krejt vendin e ka qelbun.

Shėnim:

Pas qėndrimit tė pabesė, imoral, tė nallban probatinit, na jepet si kontrast qėndrimi besnik, i ndėrshėm tė nallban jaranit. Gjergji i ngritur nga shtrati ėshtė gati pėr luftė.

Gjergji i dėrgon balozit njė pėrshėndetje tė prerė: Herėt nė mėngjez ai do t’a presė nė fushėn e mejdanit. Prej atij balozi nuk do tė marrė asgjė – as vajzė, as dash, as motrėn.

Lufta fillon me ngacmime nga tė dy palėt, dhe pastaj dyluftimi jipet me ngyra tė gjalla por rrėfimi vazhdon pa u thelluar nė shumė hollėsira, sepse ky nuk ėshtė njė pėrshkrim lufte pėr argėtim. Tėrė kohėn kėnga tregon ngjarjet me stil tė pėrmbajtur, pa teprime.

Gjergj Elez Alia e rrėzon balozin dhe ia ndanė kryet nga trupi.
Pėr tė theksuar se sa i urryer ka qenė balozi kėngėtari na kumton: “Pėr tri vjet krejt vendin e ka qelbun”. Trupi i balozit ka qenė i mbushur me helm dhe vrer dhe kalbet vetėm me zor...


156-188

Qatherė trimi ā nisė me dredhė tu shpija
edhe shokėt tė gjithė m'i ka bashkue:
- Pa ndigjoni, more shokėt e mij!
Falė u kofshin sarajet e mija!
Falė u kofshin tanė paret e mija!
E u koftė falė krejt malli e gjaja e shpisė!
Amanet motra e Gjergj Elez Alisė!
Edhe shtatit trimi i paska dhanun,
motėrzezėn ngrykas kesh me e marrun,
tė dy zemrat priherė por janė ndalun,
vlla e motėr dekun paskan ramun!
Kurkuj shpirti ma mirė s'i ka dalun!
Gjamė tė madhe shokėt qi m'i kanė ba!
Po ja ēilin nji vorr bukur tė gjanė,
Vlla e motėr ngrykas pėr me i xanė
E ‘i muranė tė bukur e kanė mbarue,
vlla e motėr kurr mos me u harrue.
E ‘i bli t’bukur, qi m’ja vndojnė tu kryet,
zogu i verės gjithmonė me pushue.

Kur ka nisun mali me u dushkue,
ā ndalė qyqja n’muranė t’vorrit tė ri,
ka gjetė blinin tė tanė degash tha.
Ka flurue pėrmbi ‘i saraj tė zi,
Ka gjetė kulmin tė tanė shembė pėr dhe.
M’nji prezor si m’paska hypė,
ka pėrbe shtegtarin kah po shkon:

- Amanet, more shtegtari i malit!
N’kofsh tuj kndue ksajt, kajkėn me e pushue.
N’kofsh tu kajtė ksajt, gjamėn pėr me e xanė!
Kah kėrkova gjithkund bjeshkė e m’bjeshkė,
kah verova gjithkund vrri e n’vrri,
kah mjerova gjithkund shpi e n’shpi,
kėrkund s’ndesha m’Gjergj Elez Ali!

Shėnim:
Gjergji mblodhi shokėt e tij pėr takimin e fundit. Ai u dha atyre kullat, paret, gjithė mallin e gjėnė e shtė//ė. Dhe amanet motrėn.... Ai dinte se jeta e tij po soset.
Gjergji u hodh pėr tė pėrqafuar motrėn. Tė dyve zemrat u pushuan pėrnjėherėsh. Vėlla e motėr ranė pėrdhe tė vdekur. Shokėt i vajtuan me gjėmė tė madhe, pastaj ata hapėn njė varr tė gjerė.
Siē theksohet nė vėllimin “Epika legjendare, I”, Tiranė 1966: “Nderimi qė i bėhet pas vdekjes ėshtė shprehje e nderimit dhe e mirėnjohjes sė gjerė shoqėrore pėr ata qė bien si burrat nė fushėn e nderit, pėr mbrojtjen e idealeve tė larta njerėzore.”
Holandezėt marinarė-tregtar kanė njė shprehje shumė kuptimplotė latinisht: Navigare necesse est, vivere non. Shqip: “Me lundrue asht e nevojshme, me jetue jo.” Nė tė njejtėn mėnyrė mund tė thuhet pėr mentalitetin e trimave shqiptarė: “Me mbajt besėn, nderėn e burrninė asht e nevojshme, me u mbajt i gjallė jo.”
Bukuria ideo-estetike e Kėngės sė Gjergj Elez Alisė rritet edhe mė shumė kur marrim parasysh karakterin dhe pozitėn e motrės. Megjithėse ajo nė kėngė ėshtė e paemėr dhe zbaton porositė dhe urdhėrat e tė vėllaut, ajo ka njė forcė morale dhe njė qėndrim tė paepur qė e vendos krah pėr krah me Gjergjin. Ajo nuk ėshtė person sekondar, ajo deri nė fund rradhitet me tė vėllanė, bėhet e barabartė me tė. Kujdesi i Gjergjit pėr motrėn bazohet nė dashuri, jo nė frikė pėr njė turp tė mundshėm. Motra, me karakterin e saj tė lartė, nuk len shteg pėr dyshime.
Krahasime mund tė bėhen me kėngėn e vėllaut tė vdekur (Konstandinin, Halil Garrinė). Mirėpo, motra e Gjergj Elez Alisė me pozitėn e vet nė kėtė dramė poetike nuk ka shoqe nė poezinė popullore shqiptare.
Nėn bli pushonin motėr e vėlla, tė pėrqafuar nė vdekje. Varri u rrethua nga njė mur, njė grumbull gurėsh, qė tė mos harrohej kurrė sa shumė e kish dashur motra vėllanė dhe sa shumė e kish dashur vėllau motrėn.
Qyqja, kur nisi tė dushkohet mali, qėndroi mbi muranė e varrit tė ri. Ajo e gjeti blirin tė tharė, kulmin e kullės (sarajės) sė Gjergjit tė shembur pėrdhe. Qyqja atėherė zuri vend nė njė dritare, duke kėnduar njė pėrbetim shtegtarit qė shkonte udhės:
Dėgjo, o shtegtar i malit! Nė qofsh duke kėnduar, kur tė afrohesh kėsaj anė, pushoje kėngėn tėnde! Nė qofsh duke qarė, kur tė afrohesh kėsaj ane, shtoje edhe mė shumė vajin dhe gjėmėn!
Dhe qyqja mbaron kėngėn e vet me rreshtat mė tė bukura nė poezinė popullore botėrore. Ky mbarim i mahnitshėm ėshtė njė monument pėr rapsodin e panjohur shqiptar, i cili diku nė Malėsi tė veriut krijoi vjersha me njė bukuri tė paparė:
“Kah kėrkova gjithkund bjeshkė e m’bjeshkė,
kah verova gjithkund vrri e n’vrri,
kah mjerova gjithkund shpi e n’shpi,
kėrkund s’ndesha m’Gjergj Elez Ali!”

Populli i pėrvuajtur shqiptar ėshtė njė popull shumė i pasur. Thesaret qė kanė shqiptarėt nuk shihen nga tė gjithė. Prapė jam i bindur se Kėnga e Gjergj Elez Alisė, po tė ishe e shkruar anglisht ose frengjisht, do tė numėrohej ndėr xhevahirėt e poezisė botėrore.

GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyējet nė forum : 10699
Regjistruar mė : 04/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kėnga e Gjergj Elez Alisė.

Mesazh nga Guest prej Mon 18 Feb 2008, 23:32

shum flm motrushe bukuroshe gishteza qe ja ke kushtu ket tem qe te mos e harrojn disa apo disa nuk i dijn keto traditat tona me respekt nga motra kis

Guest
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kėnga e Gjergj Elez Alisė.

Mesazh nga Sponsored content Today at 13:13


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi