» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Anita Bitri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Anita Bitri

Mesazh nga Vizitor prej Thu 11 Feb 2010, 14:05


Anita Bitri
L 8/1/1968-V 12/11/2008



Anita Bitri u lind nė Sarandė, mė 8 Janar 1968 nė njė familje intelektuale. Tė gjithė admironin tiparet e ėmbla dhe tė bukura tė kėsaj fėmije ėngjėllor. Edhe pse ishte nė kopėsht, ajo kėndonte me fėmijėt e tjerė dhe imitonte nė ambjentet e shtėpisė, recitonte pa pushim; qė nė atė moshė dinte shumė poezi tė njohura dhe imitonte shumė kėngė tė festivaleve. Vlen pėr tė pėrmendur pjesėmarrja e Anitės nė Festivalin e Fatosave tė rrethit tė Vlorės, qė u zhvillua nė kopshtin Nr. 10, ku Anita u paraqit si valltare nė rolin e bletės punėtore. Interpretimi i talentuar i Anitės tėrhoqi vėmėndjen e pjestarėve tė jurisė, tė cilėt e vlerėsuan si valltaren mė tė mirė tė kėtij Festivali. Ishte vetėm 6 vjeēe dhe Anita ishte pjesmarrėse e rregullt e Festivaleve tė Fatosave dhe tė Pionerėve tė rrethit tė Vlorės, duke u vlerėsuar edhe me ēmime nderi. Pėr tu pėrmendur janė kėngėt e kėnduara prej saj Kukulla ime dhe Agimi dhe fshesa.


Fare e vogėl, Anita kishte njė pasion shumė tė madh pėr muzikėn. Dhe kjo ėshtė e lidhur dhe me trashėgimin kulturore tė familjes sė mamasė, tė cilėt kanė pasur nė fisin e tyre shumė muzikantė dhe kėngėtarė, ku spikat sidomos gjyshi i mamasė, Rauf Ngraēani, qė ishte njė talent i lindur nė tė kėnduar. Nė Berat ai ishte i kėrkuar nė dasma pėr zėrin e tij tė bukur. Vajza e tezes sė Anitės, Majlinda ishte kėngėtare profesioniste me grupin muzikor tė Ersekės, vajza e dajės Mira (e Tafil Ngraēanit) bėnte pjesė nė trupėn e valleve dhe tė baletit nė Tiranė. Pa pėrmendur qė gjithė fisi i mamasė mbartnin talent natyror nė fushėn e artit, dasmat e fisit Ngraēani ktheheshin nė njė konkurs tė vėrtetė zėrash dhe valltarėsh. Talenti i saj i veēantė pėr muzikėn tėrhoqi vėmendjen e profesorit tė violinės, zotit Robert Papavrami, i cili u mahnit nga veshi muzikor i Anitės nė konkursin qė u zhvillua pėr pranimin e elementėve tė vegjėl pėr klasėn e parė tė Shkollės sė Muzikės Naim Frashėri nė Vlorė. Pėr tė parėn herė profesori i madh u ndesh me njė talent tė tillė tė dhuruar nga natyra. Anita, sipas profesorit, ishte njė nga rastet e rralla qė kishte 99 % talent tė dhuruar nga Zoti dhe i duhej vetėm 1 % punė pėr tu bėrė gjeni nė violinė. Intuita e profesorit nuk gaboi; do tė duhej vetėm njė vit pune qė Robert Papavrami dhe Anita tė dilnin para spektatorit vlonjat nė njė duet me violin, duke mahnitur sallėn me interpretimin e tyre virtuoz.
Vitet e shkollės fillore dhe tetėvjeēare u karakterizuan nga njė pjekuri e lartė artistike e Anitės nė drejtim tė violinės. Por Anita ishte edhe njė nxėnėse e mirė nė disiplinat e tjera, pėrveē solfexhit ajo ishte e pasionuar edhe pėr sportin, veēanėrisht i pėlqenin ushtrimet gjimnastikore dhe lojrat e topit me dorė (basketbolli dhe voleibolli) dhe nė kėtė fushė shfaqej si njė sportiste e lindur. Anita ishte njė fėmijė ėndėrrimtar dhe shumė e apasionuar pas muzikės dhe kėngės. Kėngėtarja Vaēe Zela ishte hidhulli i saj, Anita ėndėronte tė bėhej si ajo, njė kėngėtare e famshme. Nė vitet e shkollės sė mesme Anita filloi tė studionte fshehurazi dhe tė besonte nė eksistencėn e Zotit dhe ti bindej verbėrisht Atij. Tė gjithė habiteshin me bindjet e saj fetare, tė ndaluara pėr atė kohė. Anita pa asnjė druajtje shprehej qė dhuntitė e saj ishin dhuratė e zotit dhe ēdo gjė e shikonte nė kėndvėshtrimin e tij.
Nė shkollėn e mesme tė muzikės Naim Frashėri, ku Anita vazhdoi nga viti i parė deri nė vitin e katėrt, karakterizohej si njė nxėnėse shembullore, veēanėrisht nė violinė, qė ishte edhe instrumenti pėr tė cilėn vazhdonte shkollėn. Pasioni i fėmijėrisė, kėnga, ia kishte lėnė vėndin violinės dhe solfexhit.Nė vitet 1980-1986 Anita prezantohet para publikut vlonjat si violiniste nė orkestrinėn e shkollės sė muzikės Naim Frashėri, mirėpo duke u rritur po e thėrriste paisoni pėr kėngėn, tė cilin ajo filloi ta demostronte te shokėt e klasės dhe profesorėt e kantos. Tė gjithė kuptuan se pėrveēse njė violiniste e talentuar, Anita kishte edhe njė zė tė jashtėzakonshėm. Njė zė i ėmbėl e njėkohėsisht i rrallė, e cilėsuan profesorėt e saj.
Prezantimi i Anitės si kėngėtare ishte thjesht njė rastėsi e pėrgatitur nga Zoti. Gjatė njė koncerti ku Anita merrte pjesė si violiniste, njė nga kėngėtaret u sėmur dhe kėshtu, lindi domosdoshmėria tė zvėndėsohej. Shokėt e orkestrės, qė e kishin dėgjuar Anitėn tė kėndonte, propozuan atė dhe efekti ishte i mahnitshėm. Prezantimi i parė u prit me duartrokitje pa fund nga publiku i sallės i elektrizuar nga zėri i bukur i saj. Ky ishte fillimi i njė karriere tė gjatė dhe tė lavdishme, qė ka vetėm njė protagoniste: tė madhen dhe tė paharruarėn ANITA BITRI
Kėnga e parė e saj nė shkallė kombėtare titullohet Hartimi dhe Dėbora. Nė anketėn muzikore tė Radio Tiranės pėr kėtė kėngė, Anita vlerėsohet pėr interpretimin e saj brilant. Mė pas, sukseset e saj vazhduan me kėngėn shumė tė njohur, Mos u nxito, mos u gabo tė Alqi Boshnjakut nė Koncertin e Pranverės 1988, ku u vlerėsua me ēmim tė parė. Talenti i saj nuk mund tė mos tėrhiqte vėmendjen e kompozitorėve tė njohur tė asaj kohe. Flamur Shehu ėshtė i pari qė do tė besonte tek Anita dhe do tė fillonte tė bashkėpunonte me tė nė disa festivale me radhė tė Radio Televizionit Shqiptar. Vlen pėr tu pėrmendur interpretimi i kėngėve Lulet e majit i ēel nė janar, Ska formulė nė Dashuri, Abrakadabra etj.
Nė kėto vite triumfi pranohet si kėngėtare profesioniste nė trupėn e Teatrit tė Estradės Vlorė. Mė pas korr njė sukses tė jashtėzakonshėm me koncertin e saj recital Anita nė shkallė kombėtare. Nė ēdo vit qė kalonte, Anita shihej si njė rrezik i madh pėr marrjen e ēmimeve, sepse nga kėnga nė kėngė, nga viti nė vit, konfirmohej si njė kėngėtare pa tė cilėn festivali nuk kishte kuptim. E gjitha kjo nuk u arrit veēse nga talenti i saj i padiskutueshėm, mėnyra se si e interpretonte kėngėn, luku plot shije dhe mbi tė gjitha, pėr faktin se ajo pati guximin tė fusė elementėt e rinj bashkėkohorė dhe shumė modernė pėr kohėn. Te kėngėtarja Anita Bitri gjendet gjithēka qė Zoti i ka dhuruar njė artisti.
Krahas kėngės Anita nuk la pas dore dhe studimet, ishte vullneti dhe dėshira e saj qė bėn tė mundur vazhdimin e studimeve pėr kanto dhe violinė nė Shkollėn Pedagogjike Dhaskal Todri nė Elbasan, ku nė vitin 1982 diplomohet si mėsuese kantoje. Drejtori i kėsaj shkolle, Sul Dedej do tė shprehej pėr Anitėn: Nuk ėshtė vetėm njė kėngėtare e talentuar, por dhe njė nxėnėse e shkėlqyer. Profesionin e mėsueses, Anita e ushtroi vetėm pėr pak muaj, pasi ajo qė e thėrriste ishte kėnga. Zoti i kishte caktuar njė mision, tė lumturonte popullin e vet me zėrin e saj magjik. Koncerti i dytė recital Anita, qė u zhvillua me njė sukses tė jashtėzakonshėm nė ēdo cep tė Atdheut, bėri qė ajo tė fitonte njė popullaritet tė jashtzakonshėm nė ēdo qytet tė Shqipėrisė. Pas njė shfaqjeje tė suksesshme nė Tropojė, iu bė ftesa pėr tė shkuar nė SHBA. Nė mars 1996 Anita mbėrrin nė tokėn e premtuar.
Gjatė qėndrimit nė Amerikė aktiviteti artistik i Anitės ka qėnė i pandalshėm dhe gjithmonė nė rritje. Anita ka qėnė pėrherė e lidhur me problemet e Diasporės Shqiptare dhe ka ndihmuar shumė nė rritjen e prestigjit tė artit shqiptar. Ajo nuk ishte vetėm njė artiste e thjeshtė, por edhe njė patriote e flaktė. Vlen pėr tu pėrmendur koncertet e bamirėsisė dhe pjesėmarrja e saj nė aktivitetet pėr mbledhjen e ndihmave pėr luftėn nė Kosovė si dhe koncerti i bamirėsisė qė u zhvillua nė 10 prill 2000 pėr mbledhjen e ndihmave pėr fėmijėt e varfėr tė Shqipėrisė. Pėr kėtė koncert ajo meritoi lavdėrimet dhe respektin e Presidentit tė Shqipėrisė, zotit Meidani dhe gjatė interpretimit tė disa kėngėve u shoqėrua nga vetė gruaja e Presidentit. Anita ishte njėkosisht dhe njė anėtare aktive e Organizatės sė Gruas Shqiptare nė Amerikė Motrat Qiriazi. Ajo e shikonte pjesėmarrjen nė koncertet e ndryshme tė komunitetit si dhe ato bamirėse si vazhdimėsi tė rrugės sė saj artistike. Nė kėtė mėnyrė, talentin dhe zėrin ia dedikoi tėrėsisht ēėshtjes shqiptare.
Pėr ta ilustruar aktivitetin e saj artistik po japim disa fakte:
Realizimi i albumit tė parė me kėngė Malli nė vitin 1999 dhe respekti qė tregoi Misioni Shqiptar nė New York, duke bėrė promovimin e kėtij albumi nė ambjentet e veta.


5 prilli i vitit 1999 solli dhe daljen nė skenat e Brodoway tė Anitės jo vetėm si kėngėtare por edhe si violiniste nė koncertin e pėrgatitur nga Organizata Madre, mjaft e njohur nė Amerikė.

12 gusht 1999, Anita shpalosi vlerat e jashtėzakonshme tė muzikės sė bukur shqiptare para tė gjithė ambasadorėve tė botės, nė mbrėmjen e organizuar nga Misioni Shqiptar nė Kombet e Bashkuara.

Dhjetori i vitit 1999 solli fitimin e konkursit tė zhvilluar nga kompania amerikane C.P.V. pėr tė kėnduar dy kėngė nė programet e tyre televizive.

Vera e vitit 2000 ishte e shoqėruar me koncertet recital tė Anitės bashkė me aktorin dhe regjizorin e njohur Koēo Devole nė shumė shtete tė Amerikės.

26 nėntor 2000, nė 9-vjetorin e gazetės Illyria, Anita e bėri mė tėrheqės kėtė koncert, duke kombinuar zėrin e saj magjik me lojėn me violinė.

12 nėntori 2000 sjell prezantimin e Anitės si kėngėtare dhe violiniste, nė koncertin e madh nė New York, sė bashku me Ivna Mulėn, Piro Ēakon dhe Silvana Braēen.

Viti 2001 filloi me njė tjetėr sukses nė jetėn artistike tė Anitės, ftohet pėr tė prezantuar muzikėn shqiptare nė njė koncert tė pėrbashkėt amerikano-shqiptaro-turk, ku shpaloseshin vlerat artistike tė kėtyre 3 vendeve. Nė kėtė koncert ajo prezantohet me njė nga kompozitoret me famė nė Amerikė, Tina Shaffer (kompozitore e Sellin Dionit, Dona Sammer, Betty Midler etj). Tina e vlerėsoi zėrin e Anitės si njė zė engjėllor qė zbret nga qielli.

Viti 2002 ishte njė vit pune intensive pėr gėrshetimin e muzikės moderne shqiptare me atė amerikane.

24 janari 2003 nisi me pjesėmarrjen e Anitės nė njė nga koncertet mė tė mėdha tė komunitetit shqipėtar, ku Anita prezantoi muzikėn e lehtė shqiptare pėrkrah kėngėtarėve kosovarė dhe maqedonas.

Vitet 2003-2004 ishin vite tepėr tė rėndėsishme pėr rritjen artistike tė Anitės. Gjatė kėsaj periudhe ajo shpalosi vlerat e artit dhe tė muzikės shqiptare nė kufijtė e Amerikės. Viti 2004 shėnoi edhe fillimin e punės si kantautore, qė u materializua me albumin Ēdo gjė ėshtė e mundur. Nė kėtė album do tė gjeni tė gjithė frutin e eksperiencės dhe tė pjekurisė artistike tė kėsaj artisteje tė madhe.
Anita ndėrkohėsisht po punonte dhe po hapte njė rrugė tė re nė artin e Diasporės Shqiptare, ajo po bėnte gėrshetimin e muzikės sonė tė bukur me Pop-in amerikan. Por tė gjitha kėto suksese nė jetėn artistike nuk do tė bėheshin tė mundura pa pėrkrahjen dhe respektin qė tregoi publiku i dashur shqiptar, tė cilin Anita e adhuronte dhe i dhuronte ēaste tė gėzuara me zėrin e saj magjik. Gjithashtu njė rol tė rėndėsishėm dhe vendimtar nė kėtė drejtim luajti dhe lindja e Siborės. Lindja e vajzės ishte njė nga dhuratat mė tė mėdha, qė Zoti i fali. Engjėllushen e vogėl e rrethoi me njė dashuri dhe pėrkujdesje tė papėrshkrueshme. Anita e edukonte me respektin pėr Shqipėrinė dhe gjuhėn shqipe, pėrkujdesej nė mėnyrė tė veēantė pėr ecurinė e saj shkollore, ishte njė nėnė e pėrsosur dhe njė edukatore e mirė. Por kėnaqėsin Zoti ia shtoi me ardhjen e nėnės nė Amerikė, sepse Hazbija jo vetėm qė ishte shumė e lidhur me Anitėn, por njėkosisht ishte njė nxitje nė jetėn e saj artistike , duke flijuar ēdo gjė me qėllim qė ti linte hapėsirė krijmtarisė artistike tė vajzės dhe kėngėtares sė saj tė adhuruar. Anita ka qėnė pėr tė gjithė familjen Bitri, nderi dhe krenaria e saj.
Me ikjen e Anitės arti dhe publiku shqiptar humbi njė zė tė mrekullueshėm, Shqipėria njė patriote tė flaktė, diaspora njė aktiviste dhe personalitet muzikor, familja dhe miqtė, njė artiste dhe shoqe tė mrekullueshme.
Pėr Anitėn (Elisabeta Ilnica)
Njė zhurmė gjigande ēau qiellin e nxirė. Ishte rrufe, a ndoshta apokalips! E gjithė njerėzia u pėrul. Kudo lutej pėr shpėtim...Mė nė fund, dėgjohet njė zė. Oh, nuk ėshtė zė i zakonshėm, por njė e qarė fėmije. Zemėrimi i kohės, stepet. Ngjyra e zezė zbehet kudo, duke u shndėrruar nė agim. Drejt detit rikthehen pulėbardhat. Toka dhe qielli bėjnė paqe. Zoti solli nė kėtė botė pėrgjigjien e lutjeve, Anita Bitri. Sarandė, 8 janar 1968. Njė vogėlushe do tė ndryshonte jetėn e shumė njerėzve. Mbase, mbase edhe tė njė kombi. Ajo nuk dinte tė ecte, por vetėm tė vraponte bashkė me erėn. Kėrkonte tė gjente misionin, pėr tė cilin ishte bekuar. Ngre kokėn lart. Njė rreze hyjnore i sjell lajmin: Anita ka lindur pėr tė bėrė art. Ka ardhur nė kėtė botė pėr tė shenjtėruar muzikėn. Do tė triumfojė pėrjetėsisht pėr kėngėn. Vrapimi ndalon pėrkohėsisht nė Vlorė. Sėrish nė bregdet, sėrish pranė valėve. Ajo qė e thėrriste ishte kėnga. Tashmė nuk mund tė kuptonte veten dot pa tė. Ishte e destinuar qė zėri i saj tė mrekullonte. Pėrpara Anitės qėndronte pasqyra. Mori krehėrin dhe e afroi afėr flokėve. I preku pakėz dhe e ndaloi te baluket e shkurtėra. Dalėngadalė e uli poshte e mė poshtė. Pa dashje, ceku paksa dhe hundėn. Stop! Tani ishte momenti. Duhej vetėm tė provonte zėrin.

Kurajua nuk i mungonte. Po ashtu dhe mikrofoni prej krehėri. E vetmja gjė qė i kishte mbetur, ishte tė pėrpiqej. Pasqyra e madhe i tregonte spektatorėt qė prisnin me padurim vogėlushen tė kėndonte. Mbylli sytė fort dhe shtrėngoi mikrofonin. Tashmė nuk kishte mbetur gjė tjetėr veēse tė bindte zėrin. Mė nė fund guxoi. Ishte vetėm njė refren i kėngėtares sė madhe Vaēe Zela. Njė refren, qė e bėri tė mos ndalonte kurrė mė sė kėnduari. Asgjė nuk mund ta pengonte mė tani. Krehėri dhe pasqyra do tė ishin dy kritikėt mė tė aftė, por edhe dy miqtė e saj mė tė mirė, tė cilėt nuk do ti ndante dot nga vetja. Provat sekrete nė dhomėn e gjumit do ti vazhdonte, derisa njė ditė gjeti njė njeri, me tė cilin i bashkonte diēka e pėrbashkėt; etja pėr tė bėrė art! Quhej Robert Papavrami. Nuk ishte mė tepėr se 7 vjeē, kur mjeshtri i violinės kėrkoi tė bindte gishtat e vogėlushes mbi telat e violinės.
E ēuditshmeProfesor Berti qė kishte bredhur botėn, nuk kishte parė kurrė fėmijė tjetėr qė tė skllavėronte nė atė mėnyrė violinėn. Gjithnjė kishte dashur qė tė ushtronte njerėz me 1 pėrqind talent dhe 99 pėrqind punė. Por kėsaj here, ai kishte gjetur dikė qė kishte 99 pėrqind talent. Ajo quhej Anita Bitri. Tashmė, nuk i duhej veēse 1 pėrqind punė. Ata dolėn para spektatorėve nė njė duet tepėr special, duke u prezantuar si mjeshtra tė violinės. Njė sukses pėr tu patur zili. Tashmė violina kishte gjetur duart e merituara, porAnita donte qė zėri i saj tė dilte jashtė dhomės sė gjumit. Donte qė ta dėgjonin qė dinte tė kėndonte, po aq bukur, sa ēdinte tė nėnshtronte violinėn. Vendosi tė kujdesej pėr zėrin nė fshehtėsi. Ngadalė u mėsua me sekretin e saj. Kur prekte telat e violinės, nė mendjen e saj ishin vargjet. Kėndonte nėn zė. Dashje pa dashje, por me njė dėshirė tė madhe, Anita fillon tė mėsojė rreth zotit dhe tė besojė nė tė. Qė nga ai moment, nisi ta ndjejė veten e privilegjuara e Tij. Ishte DESTINI qė e kishte kompletuar lidhjen mes Anitės dhe Zotit. Ishin detaje tė vogla, por qė do tė ndryshonin kursin e lundrimit.
Festivali i Interpretuesve tė Klasės Punėtore nė Elbasan fton Anitėn tė konkurrojė. Ishte veēse njė maturante pėr nga mosha, por jo pėr nga zėri. Osman Mula i kishte besuar kėngėn Eja. Por nuk mjaftonte kaq. Anita nuk kishte mbushur moshėn qė tė merrte pjesė nė kėtė festival. I duheshin dhe pak muaj qė tė bėnte 18 vjeē. Lufta filloi, pėr tė mbaruar shumė shpejt me fitoren e Anitės. Ishte publiku elbasanas, qė jo vetėm e ndihmoi qė tė marrė pjesė nė festival, por edhe u bė aleat i fuqishėm, duke ndikuar nė juri, qė ajo tė merrte ēmimin e tretė. Ky ishte Destini, qė aq shumė e lidhte jetėn e saj, Anita. Hapat filluan tė shtoheshin drejt kėngės. Tani kishte vetėm ngjitje. Sekretet morėn fund. Anita dinte tė kėndonte po aq bukur sa ēi binte violinės. Qershor 1986, ajo bėhet fituesja e ēmimit tė parė nė festivalin e Interpretuesve nė Vlorė, me njė kompozim tė Arben Zhezhės. Rrugėt ishin tė hapura. Destini kishte bėrė punėn e tij, tashmė ishte radha e Anitės pėr tia shpėrblyer atij. Vetėm 6 muaj mė pas, Anita rrėmben njė tjetėr ēmim tė parė po nė Vlorė, por kėsaj here nė festivalin e Kėngės, edhe pse mė tė njėjtin kompozitor.
Dimri trokiti sėrish. Anita mė nė fund mbushi 18 vjeē. Ajo mund tė ēante nė mes tė tė rriturve nė moshė, por edhe mes tė tė rriturve tė kėngės. Ajo ėndėrronte qė zėri i saj tė depėrtonte nė ēdo shtėpi tė Shqipėrisė. Ishte qershori 1987, qė do ti plotėsonte asaj kėtė dėshirė. Hartimi dhe dėbora, qė u krijua nga shoqja e klasės Laureta Ēuku, i dha ngadhėnjimin e dytė nė Tiranė. Ky ishte veēse fillimi, pasi fundin kishte vendosur mos ta mendonte kurrė. Do tė pėrmbushte misionin. Destini dhe talenti i saj do ta ndihmonin. Viti 1988. E vogla mes shoqesh, e kompozitorit David Tukiqi i dha ēmimin e tretė tė jurisė, por tė parin pėr spektatorin. Ndėrrimi i viteve shpalos njė tjetėr sukses me duetin Bitri-Ndoci, Shikomė nė sy. Ndėrsa Mos u nxito, mos u gabo nė Koncertin e Pranverės 1988, nė bashkėpunim me Alqi Boshnjakun dhe Aleksandėr Vezulin, nuk ishte mė njė kėngė qė i dha ēmimin e parė Anitės, por njė perlė pėr gjithė muzikėn e lehtė shqiptare. Pranverė 1989, Anita shpėrthen sėrish teksa kėndonte Lulet e majit, i ēel nė janar. 3 muaj mė pas, rrėmben ēmimin e dytė nė koncertin e Kėngės me Era pėrcjell fjalėn tė dua, tė kompozitorit Gjergj Leka, e cila mori ēmimin e dytė. Recitali Anita bėn qė kėngėtarja vlonjate tė kalojė kufijtė e Shqipėrisė. Turqia i dhuron vendin e dytė nė Festivalit Ballkanik nė mars 1990. Anita rikthehet nė Shqipėri gjithnjė e mė ngadhėnjyese.
Flamur Shehu dhe Jorgo Papingji nuhasin te vajza vlonjate madhėshtinė e tė interpretuarit. Nė dhjetor 1990, ata i besojnė asaj dhe shpėrblehen me ēmimin e parė. Bashkėpunimi Bitri-Shehu-Papingji vazhdon tė sfidojė. Ska formulė nė dashuri vlerėsohet e dyta. Treshja e muzikės rishfaqet prapė bujshėm me kėngėn Fat dhe dashuri. Kjo bėn qė Anita tė prezantojė zėrin e saj edhe nėpėr Evropė. Rikthehet me ēmimin e tretė nė dhjetor 1993, nė festivalin e Kėngės me anė tė kompozitorit vlonjat Artur Dhamo.
Megjithatė, Anita kishte shumė etje qė zėri i saj tė dilte nga kilometrat qė pėrbėjnė Shqipėrinė. Edhe pse kishte bėrė disa tentativa, ishte kthyer gjithmonė pėr festivale. I druhej mungesės nė skenėn shqiptare. Pas shumė lėkundjesh vendosi qė tė paktėn pėr njė vit tė shfaqte zėrin e saj nėpėr Evropė. Nuk u zhgėnjye, ashtu siē nuk u zhgėnjye edhe publiku jashtė kufijve shqiptarė. Por festivali ishte pika e dobėt e Anitės. Nė vitin 1995 ajo zotėron sėrish skenėn jo si konkurrente, por si e ftuara e nderit tė festivalit. Kėrkesat e shumta tė publikut bėnė qė vetėm pak muaj mė pas, ajo tė zhvillonte koncertin e dytė recital nė Vlorė. Pėr dy ditė me radhė ajo e ndjeu veten e privilegjuara e Zotit dhe e publikut. Duartrokitjet e vlonjatėve arritėn nga jugu nė veri. Pasi kėndoi pėr shumė qytetete tė vendit, nė Tropojė merr ftesė qė zėri i saj tė dėgjohej dhe nė Amerikė. Destini ishte sėrish me tė. Po ashtu edhe Zoti. Viti 1996.Shqipėria po vuante nga arti gjithnjė e mė i dobėt. Kritikėt mungonin, ndėrsa Anita kėrkonte majėn e ajzbergut tė muzikės. E dinte qė Amerika pėrkthehej si vendi i realizimit tė ėndrrave. E dinte qė fama e priste edhe nė perėndim. Mė nė fund arrin nė "tokėn e premtuar". Dielli shqiptar filloi t\'i mungojė menjėherė.
E kishte ditur qė nga fillimi qė do ta kishte tė vėshtirė, por jo kaq. Ishte hera e parė qė lutej pėr Destinin. Duke qenė se pėr momentin, ai nuk u pėrgjigj, atėherė Anita vendosi qė ta kėrkonte vetė. E vetmja gjė qė duhet tė bėnte, ishte tė kėndonte. I vuri detyrė vetes qė tė mos harronte kurrė misionin e saj qė nga lindja. Pėr tri vite me radhė, harroi sė qeni Anita, por vajza e kėngės.
Mė nė fund, Destini u kthye. Nė mars 1999 ajo nxjerr albumin e parė mė SHBA, me titull "Malli". Kėngėt e saj promovohen nė ambjentet e Misionit tė Ambasadės Shqiptare nė Nju- Jork. Miss Albania, U.S.A. e bėrė sėrish qė tė ishte e ftuara speciale. Agjensia amerikane C.P.V, e cilėson si kėngėtare profesioniste gjatė njė konkursi mes dhjetra kėngėtarėve shqiptarė. Emri Anita nisi tė marrė shumė kuptim edhe nė anglisht. Mė 7 dhjetor 1999, ajo ftohet nga organizata ndėrkombėtare "Madre" , si pėrfaqėsuesja mė e denjė e kėngėtarėve shqiptarė. Pas shumė vitesh, Anita pregatit edhe njė surprizė. Loja me violinė kishte nisur ta tėrhiqte sėrish. Duke ndėrthurur kėngėn me violinėn, ajo arriti qė brenda 3 minutash tė tėrhiqte vėmendjen e yjeve tė Hollivudit, si Tom Robbins, Susan Sarandoė, Vanesa Redgrave, Danny Shechtler, Eve Essler, Nenad Bach, etj. Kjo ishte "mirėseardhja" amerikane pėr Anitėn. Ata e ftuan nė botėn perėndimore tė muzikės, duke e vlerėsuar si pop-singer. Sa mirė qė Perėndia ishte sėrish me tė. Anita u bė emri qė bashkonte tė gjithė shqiptarėt e Amerikės. Anita u bė vajza qė mblodhi rreth njė tryeze gjithė ambasadorėt e botės nė gusht 1999. Ata nuk dinin shqip, por arritėn tė ndjejnė shqip vetėm nėpėrmjet zėrit magjepsės tė kėngėtares vlonjate. Vetėm 24 orė mė pas, ambasadori i U.N. i drejtoi Misionit Shqiptar njė letėr falenderimi pėr ambjentin e krijuar dhe muzikėn e bukur shqiptare tė interpretuar nga Anita Bitri. Viti 2000 nxjerr sėrish atė si tė privilegjuarėn e kėngės. Njė koncert me pėrmasa tejet tė mėdha, ku merrnin pjesė, Inva Mula, Pirro Ēako, Pali dhe Zerina Kuke, apo i famshmi Fadil Berisha, nuk mund tė ishte kurrė i plotė pa Anitėn. Ajo sfidon me njė serial koncertesh recitale, duke ēuar gjithnjė publikun nė kėmbė. Tashmė Anita kishte bėrė njė pakt me dashamirėsit e saj. Ajo do tė kėndonte pėr to dhe publiku do ta deshte pėr kėtė. Tė adhuroje muzikėn e Anitės u kthye nė njė ėndėrr, nga e cila nuk dėshironte tė zgjohej asnjeri. Pėrkundrazi, po u pėlqente bota e re me emrin "Anita". Kėshtu, ndodhi. Ajo vazhdoi udhėtimin e saj me koncerte nė shumė qytetete tė SHBA-sė.Ditė pas dite, ajo lartohej gjithnjė e mė shumė. Sa mė shumė kėndonte, aq mė shumė ngrihej. Nė kėto ditė triumfi, ajo takoi edhe kompozitoren e famshme botėrore tė Celin Dionit, Tina Shaffer. "Zėri i Anitės ėshtė shumė i kompletuar dhe ėngjėllor qė zbret nga qielli", do tė thoshte e mahnitur Tina amerikane. Viti 2002 sjell njė Anitė kėngėtare gjysmė shqiptaro-amerikane. Kėndonte, shkruante dhe kompozonte. Tashmė ajo shfaqet si njė kantautore e mahnitshme. Nė janar tė vitit 2003, prezanton njė koncert me kėngėtarė shqiptarė, kosovarė dhe maqedonas, ku nderohet nga ambasadori Uilliam Ualker dhe drejtori i projektit tė Evropės Lindore nė CSIS, zoti Janusz Bugajski. Njė muaj mė vonė Anita nėnshkruan njė kontratė pėr njė album tė ri me njė kompani amerikane "An\'Km records@Enterteiment". Tashmė "Toka e premtuar" i dha gjithēka kishte ėndėrruar, por jo atė pėr tė cilėn e kishte caktuar destini. Kishte ardhur finalja. Anita duhej tė ndryshonte fatin e njė kombi. Do tė kthehej nė Shqipėri. "Anita, kjo ėshtė Anita Bitri. Ėshtė kthyer Anita!".Nuk e kishte dashur kurrė emrin e saj aq shumė sa atė ditė tė nxehtė korriku. Ngado qė lėvizte kokėn, kishte njerėz qė e vėshtronin me admirim. Luku dhe veshja "made in USA", vetėm sa e zbukuronte, pasi ajo ishte e gjitha shqiptare nė tokė shqiptare. "Ēdo gjė ėshtė e mundur". Bashkėpunimi me producentin amerikan, James
Avatar nė 14 kėngėt e kėtij albumi befasuan menjėherė publikun shqiptar. Ata e adhuronin Anitėn. Planet ishin tė mėdha. Megjithatė, duhej tė kthehej edhe njėherė drejt Amerikės, pėr tė ardhur mė vonė pėrgjithmonė nė Shqipėri. Avioni ndėrroi qiell. Tetori sa vinte dhe bėhej mė i egėr, duke i shpallur luftė brishtėsisė. Donte tė sfidonte dimrin. Orė pas ore ditėt vjeshtake bėheshin gjithnjė e mė tė plogėshta. Ah, po bien disa kėmbana. Dikush po pregatitet pėr udhėtim tė largėt. Perėndia po e thėrret. Njerėzit kureshtarė dalin tė shohin. 19 tetor. Nėnė Tereza po shenjtėrohet. Tė gjithė pėrkulen para saj. Tė gjithė e lusin Nėnėn e Madhe qė ta shoqėrojnė nė "aventurat" e saj qiellore.
Dhe ajo nuk di kė tė zgjedhė. I duhet dikush tepėr e veēantė dhe tepėr e pastėr. Dikush qė tė ketė diēka hyjnore. Vėshtron fytyrat me radhė. Anita i pėrgjėrohet qė tė jetė ajo e zgjedhura e saj. Nėnė Tereza e kuptoi se atė e kishte caktuar destini. I zgjat dorėn dhe e fton nė udhėtim. Por Anita nuk mund tė nisej pa tė dashurat e saj. I lutet qė tė marrė me vete Siborėn e vogėl dhe nėnėn. Shenjtorja u bind.
Tashmė suita qiellore po i priste me tė gjitha nderimet. Nėnė Tereza i caktoi misionin e ri Anitės:
Tė kėndonte pėrjetėsisht pėr engjėjt.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi